Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 48
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Shume i squt ky Baba.
    Ke 7 vjet qe fle nga 4 ore? Do te duhen edhe 70 vjet te tjera te behesh esell dhe te mos vish verdalle sic te thote dhe Tironcja.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    Edi Je I Madh Faleminderit.isha Ne Zagorie Dhe Kam Bere Shume Fotografi Dhe Ne Dilaj Ne Sheper Per 2-3 Dite Do Ti Hedh Ti Shikosh.
    Do Tu Lutesh Shume Atyre Qe Futen Ne Kete Teme Te Jene Serjoze Ka Shume Faqe Te Tjera Ku Mund Te Shkarkojne Merzine E Dites.
    Arqile Hila

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    S Do Ishte Keq I DSHUR LAKROR
    A.hila

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    [QUOTE=hoshteva;1995526]Edi Je I Madh Faleminderit.isha Ne Zagorie Dhe Kam Bere Shume Fotografi Dhe Ne Dilaj Ne Sheper Per 2-3 Dite Do Ti Hedh Ti Shikosh.

    Arqile,ju falnderoj per fotografite e reja qe ke hedhe ne forum,se na i solle aq prane Zagorine t'one.

    pershendetje, Eduard

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    [isha Ne Zagorie Dhe Kam Bere Shume Fotografi ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 18-08-2008 mė 22:21

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405

    Disa saktesime

    [QUOTE=EDilo;1998404]
    Citim Postuar mė parė nga hoshteva Lexo Postimin
    Edi Je I Madh Faleminderit.isha Ne Zagorie Dhe Kam Bere Shume Fotografi Dhe Ne Dilaj Ne Sheper Per 2-3 Dite Do Ti Hedh Ti Shikosh.

    Arqile,ju falnderoj per fotografite e reja qe ke hedhe ne forum,se na i solle aq prane Zagorine t'one.

    pershendetje, Eduard
    Tani pashe dhe fotografite e tjera qe ke nxjerre ne Sheper, mire do ishte p.sh te sqaroje e kujt esht shtepia qe ke shkruar "ne hyrje te Sheperit"?
    ndersa per porten qe pyet ,mos gaboj esht e shtepive ku rrinte Vasil Pite (Daci),vite e vite me pare, ndersa sot rri Landro Pina.nderkohe po te me lejoshe ,do te te bej disa saktesime ,ne menyre qe fotot te jene sa me te sakta;1-fotografia qe thuaj shkolla e Hoshteves,esht e shkolles se Sheperit,aty mesuese esht Liri Duka(Kagjini) dhe mesues i perkohshem ne ate kohe ne ate shkolle Kico Muci.
    2-porta e Dhame Capit,ajo porte njihet si porta e Papulit(ndersa rri Dh. Capi)
    3- thuaj ne Nitaj; Naqia qe ka dale aty para portes, ka vajtur shume vone ne ato shtepi(perpara ka qene ne mehallen e siperme, ne shtepite e Vangjel Kasos, por kur doli spiun ne gjyqin e Koco Ilia Dilos,iu be ndenjeja e pamundeshme ne ate mehalle ,jo vetem nga familja Dilo ,qe e perbuzte, por u perbuz dhe nga komshite e tjere,si psh familja e Marko Kagjinit, Come Thanasi etj,keshtu qe u shperngul ne RAKAJ). Nuk mund te shprehemi e ta quajme ne Nitaj, se asnje sheperjot nuk besoj ta dije kete emertim!Ai vend nuk mund te ndryshohet,se aty esht nje pjese e historise s'one kombetare, esht vendi i Rakanje, qe kane pase lidhje mne Ali Pashe Tepelenen,e pikerisht aty ndodhet dhe tuneli i tij enigme?
    Edhe nje here te falnderoj ,qe me ane te fotografive na e solle Zagorine aq prane, miqesisht, Eduard M. Dilo

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    nje pyetje zagoriteve fjala DJELMURISHTE eshte fjale zagorite
    arqile hila

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    Edi ke plotesisht te drejte se shume shtepi jo vetem ne sheper por kudo ne Zagorie kane ndryshuar pronare blere apo uzurpuar dhe une per te qene i sinqerte kam shkruar per pronaret aktuale.EDI une sheperin kam filluar ta njoh nga viti 1981 kur fillova pune dhe nuk kam patur jo thjesht mundesine per tu thelluar.megjithate te do te mundohem te bej me te mirem.siqerisht faleminderit EDI
    arqile hila

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    EDI shtepine ne hyrje te sheperit e kane ndertuar 2 vellezer qe kane lidhje te terthorta me sheperin nuk i njoh me duket rrine ne durres kane bere dicka vertet te bukur ku qe magazina siper.hodha dhe foton tjeterer te shtepise se tyre ku them ndertime te reja.po porta eshte eshe e pitanje seriozisht spo me binte ne mend te fala

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    PERTEJ REVE

    Pertej reve mendja ime
    Si nje zog i arratisur,
    Sillet sonde,s'di perse.

    Sa e madhe heshtja rrotull,
    Sa e thelle erresira,
    Sa merzi qe ka mbi dhe.

    Sa kandile ndizen qiellit
    Xhixhellima miriade-
    Jet' e madhe pa kufi.

    Ato shtigje mendja ime ,
    Shpirti im i arratisur,
    Po kerkojne kushedi.

    NGA SEJFULLA MALESHOVA,(shkruar 66-te vjet me pare).

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Edi! tani u kujtova. Meqense une jam me i vogel te mbaj mend kur shkoje rruges Nivanit me nje aparat fotografik ne qafe dhe beje fotografi Atehere rralle njerez kishin aparat fotografik
    Besoj se ti duhet te kesh fotografi te vjetra por Hoshteves nuk besoj t'ja harrish Jo c'do njeri merr dhembelin perpjete dhe nga maja e tij terheq pamje kaq te bukura Une kesaj i them sakrifice dhe dashuri per vendlindjen. Bravo i qofte Kjo eshte ndime e madhe per ne te merguarit Kemi c'tu tregojme te tjereve.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga Lakrori21 Lexo Postimin
    Edi! tani u kujtova. Meqense une jam me i vogel te mbaj mend kur shkoje rruges Nivanit me nje aparat fotografik ne qafe dhe beje fotografi Atehere rralle njerez kishin aparat fotografik
    Besoj se ti duhet te kesh fotografi te vjetra por Hoshteves nuk besoj t'ja harrish Jo c'do njeri merr dhembelin perpjete dhe nga maja e tij terheq pamje kaq te bukura Une kesaj i them sakrifice dhe dashuri per vendlindjen. Bravo i qofte Kjo eshte ndime e madhe per ne te merguarit Kemi c'tu tregojme te tjereve.
    'LAKROR'- PSUDONIM TE KENDSHEM KE ZGJEDHUR DHE ARQILEA ME FOTOGRAFINE E BUKUR TE LAKRORIT ZAGORIT QE KA HEDHE NE FAQEN E TIJ PLOT FOTOGRAFI ,ME SIGURI TE PERSHENDET.....UNE VERTET KAM BERE SHUME FOTOGRAFI KUR ISHA NE MOSHEN E RINISE NATYRISHT ME SHUME NE SHEPER ,E , PAK ,FARE PAK ME GJERE,DHE ME SIGURI DHE TY DO TE TE KEM FOTOGRAFUR DIKU,PO MIRE ESHT TE NA SHFAQESH KUSH JE ,DHE MUNDESISHT HIDH DHE TI NDONJE FOTOGRAFI NGA ATO QE KAM BERE UNE ,OSE KACANUA QE VINTE E BENTE SHPESH KUR ISHIM NXENES SHKOLLE ...
    I LE TANI POEZITE ,SHKRUAJ BRE LAKROR,SE ME ATE QE SHKROVE DIKUR... SHUME NA KENAQE.....ME FOTOGRAFI,NUK BESOJ TE SHKELQESH SI NE POEZI, NDAJ MOS U TRAZO DHE SHUME....

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    Te dashur zagorite jemi kaq pak sa s ja vlen te merremi me vogelsira.Une nuk vajta ne maje te Dhembelit tani se u lodha te pakten nja 20 vjet kuptohrt jo per qejf por per pune.Pastaj Zagoria per ne eshte e bukur nga cdo nivel qe ta fotografosh.Z.lakrori eshte mire qe te prezantohesh me emrin tend se ketu nuk ka nevoje te bejme karshillek se e njohim mire njeri tjetrin per fatin e mire dhe te keq bashke se jemi pak.sidoqofte faleminderit e ju uroj shendet e shume para.
    tani ju lutem lexoni kete poemth te te talentuarit JORGO TELO (mesuesi im) per mua me karakter e mendim kadarejan

    DUARTROKITJET TONA

    (Poemth )

    Nga Jorgo S. TELO



    1.

    Sa herė

    Vezullantėt trupa qiellorė

    Bujarisht na dhuronin rreze drite,

    Aq herė

    Ne, xhaketėgrisurit tokėsorė

    Ushqenim nepsmėdhenjtė

    Me frenetiket duartrokitje,

    Me delirantet brohoritje…



    2.

    Sa herė

    Tė uritur nėpėr dhjetėvjeēarė

    Ėndrrat gėlltisnim nėpėr dremitje…

    Aq herė

    Gjithmonė turreshim si tė marrė,

    Tė kėnaqnim Prijėsit tanė

    Me tė nxehtat duartrokitje

    Me tė ēmendurat brohoritje.



    3.

    Sa herė

    Verbėrisht ecnim kėmbėzbathur

    Rrugė e pa rrugė, tė etur pėr jetėngjitje,

    Aq herė

    Ne zorrėthatėt buzėplasur

    Nuk reshtnim sė faluri "Cimėdhenjve"

    Nga mė tė kolmet duartrokitje,

    Nga mė tė sojmet brohoritje.



    4.

    Sa herė

    Nėpėrkėmbeshim emėr pėr emėr

    E nė gjoks ndienim plasaritje,

    Aq herė

    Cipėplasurit pa shpirt e zemėr

    Tejnginjeshin prej turmės

    Me tė pasosurat duartrokitje,

    Me tė vrullshmet brohoritje.



    5.

    Sa herė

    Si punėtorė, bujq e blegtorė

    Rėnkonim tė kredhur nė djersitje,

    Aq herė

    O, sa jemi shfaqur shembullorė,

    T'i velnim partiako-pushtetarėt mizorė

    Me shpėrthimtaret duartrokitje,

    Me gjėmimtaret brohoritje.



    6.

    Sa herė

    Si nxėnės dhe ushtarė

    Me drejtqėndrim ndėr rreshtat klasike,

    Aq herė

    Degdisnim drejt madhorėve sharlatanė

    Tė pandalshmet duartrokitje,

    Tė hovshmet brohoritje.



    7.

    Sa herė

    Ne, tė shkelmuarit prej shkelmėtarėve vrastarė

    Zėrin ēonim mbi tė egrat skėrmitje…

    Aq herė

    Pėrballeshim me persekutorėt barbarė,

    Qė na detyronim t'u falnim duartrokitje,

    Qė na nxisnin tė lėshonim brohoritje.



    8.

    Sa herė

    Nė aksione rropateshim duke gulēuar

    Me kėngė nė gojė… edhe pse nė sfilitje,

    Aq herė

    Jemi ndjerė poshtėrsisht tė dhunuar,

    Pa guxuar mė tė voglėn "pėshpėritje".

    Se lypseshin vetėm duartrokitje

    Se pėlqeheshin vetėm brohoritje.



    9.

    Sa herė

    Sajoheshin koncerte e festivale,

    E "Profetėt" tanė nuk lejonin"plasaritje";

    Aq herė

    Eh, ē'diktat ndaj rapsodėve, kėngėtarėve!

    Veē hymne pėr Epokėn e tė Parin e tė Parėve…

    Gjithēkaja tė mbyllej me duartokitje,

    Domosdo dhe me brohoritje…



    10.

    Sa herė

    Kujtojmė tė sertėn Diktaturė,

    Atė propagandė, ato dėrdėllitje…

    Aq herė

    Kujtesėn shtrydhim si moskurrė

    (Sistemi s'rritej pa shushunja e spiunė)

    Rregjimi s'mbahej dot pa duartrokitje,

    Duartrokitjet s'kishin kuptim pa brohoritje.



    11.

    Sa herė

    Pėrdhuna nga lart e rriste trysninė,

    E me zhvatje e skamje na shtonte drobitjet,

    Aq herė

    Me imagjinatė thyenim pranga, zinxhirė,

    Ndiznim greva, protesta, kryengritje.

    Sytė prej Lindjes i kthenim nė Perėndim,

    Pėr tė shpėtuar shuplakat nga duartrokitjet,

    Pėr tė ēliruar gurmazet nga brohoritjet.



    12.

    Kėsohere

    Gati menduan se ndryshoi "klima"

    E se s'do nxirrnin me krye veset patetike…

    Si gjithherė

    Iku mjegulla, por mbeti bryma.

    Kemi mbushur sheshet me mitingje

    Kur politiksit na kanė mbledhur veē e bashkė,

    Kur kemi pritur miq nga jashtė.

    Dhe flamuj, o sa flamuj neper duar,

    Veē mė sė shumti flamuj tė huaj

    e shumėngjyrėshit flamujt partiakė,

    Frymėn po i marrin kombėtarit bajrak

    E nėn flamuj veē duartrokitje,

    E nėn flamuj veē brohoritje…



    13.

    Sa herė

    Rrugėt tokėsore-ujore na ndėshkojnė…

    na mungon uji i pijshshėm

    e ēmimet njohin veē ngjitje;

    Aq herė,

    Rendim pas liderėve tė partive politike

    Rendim me duartrokitje

    Si dikur dhe me brohoritje.

    14.

    Sa herė

    Shpirtin e xhepin na i grin ēdo korrupsion,

    Korenti dhe puna na mungon;

    Aq herė

    Shpėrfillim vuajtjet, e… pa pyetur

    pėr mungesat mė jetike,

    turremi si tė ēartur nėpėr sheshe e salla,

    ku degjojme, mashtrime, genjeshtra e pėrralla

    Dhe i shoqėrojmė ato me duartrokitje

    Doemos dhe me tė paharruarat brohoritje…



    15.

    Sa herė

    Krimi e maskat na nxijnė jetėn.

    e mitmarrjet na pėrthajnė "kuletėn";

    Aq herė

    Pėrgėzojmė partiakė e pushtetarė,

    Si tė dehur nga pije magjike…

    Tė etur pėr duartrokitje

    Tė etur pėr brohoritje.



    16.



    Kėsohere

    Prisnim:duartrokitjebrohoritjet

    t'mbeteshin rudimente.

    Mjaft mė…ne dhe rregjimi genjyem vetveten

    Na mbetėn nėpėr kėmbė…Po, pse, vallė?

    E shpjegon njė thėnie menēurore:

    "Nėse ngjyra e qimes ndėrrohet shpejt,

    Zakoni nuk harrohet krejt…"

    Ndaj nuk reshtin durtrokitjet,

    Ndaj nuk reshtin brohoritjet.



    17.



    Gjithėherė

    Ne kryelartėt e Shqiponjės zemėrfurrė

    kemi qenė tė paepurit krenarė nė rritje..

    Por shpeshherė

    S'merret vesh si tjetėrsohemi si moskurrė

    e rikthehemi si me njė joshje magjike

    tek tė fantaksurat duartrokitje,

    tek tė kotmėkotshmet brohoritje…





    18.



    Pėrfundherė

    As duhet tė shmangim veten nga marrėritė?

    As duhet tė shohim pėrpara nė liri e dritė?

    Pėrgjithherė

    Le t'i ēlodhim te gjorat shuplaka,

    Le t'i ēlirojmė gurmazet e ngrata.

    Pa rėnė nė "kurthin" e qetėsisė Olimpike:

    Mjaft mė me bajatet duartrokitje!

    Mjaft mė me delirantet brohoritje!

    Veē…atje e atėherė, kur duhet,

    t'i qesim energjike!



    Epilog.



    E pse tė mos i ruajmė emocionet

    pėr tė Shqiponjės fluturime jetike?

    Veē, ama..

    Vetėm kur tė kemi shėndet, paqe, begati,

    Veē, ama,

    kur tė tė vuajturėn Shqipėri

    tė shohim e njohim vetėm ngjitje

    brenda tė pranishmes LIRI…



    Korrik-gusht 2008










    --------------------------------------------------------------------------------

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin
    PERTEJ REVE

    Pertej reve mendja ime
    Si nje zog i arratisur,
    Sillet sonde,s'di perse.

    Sa e madhe heshtja rrotull,
    Sa e thelle erresira,
    Sa merzi qe ka mbi dhe.

    Sa kandile ndizen qiellit
    Xhixhellima miriade-
    Jet' e madhe pa kufi.

    Ato shtigje mendja ime ,
    Shpirti im i arratisur,
    Po kerkojne kushedi.

    NGA SEJFULLA MALESHOVA,(shkruar 66-te vjet me pare).

    Ja dhe fotografia e "poetit rebel", LAME KODRA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 22-08-2008 mė 16:37 Arsyeja: RREGULLIM

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Jashtezakonisht e bukur poema e poetit TONE Jorgo Telo.Shpreh nje realitet te paster dhe na con ne ato vite ku fytyrat e pastra te popullit zagorit(dhe te gjithe popullit shqiptar) u rrudhosen para kohe dhe me vjen keq qe akoma sot nje pjese e atij populli ka nostalgji per te kaluaren Nje dite do ta kuptojne koha do t'i lere mbrapa me mire von se kurre thote populli.Me shkrimet e Tij kuptojme se inteligjenca zagorite ka filluar te gjeje vetveten Nuk ka si te ndodhe ndryshe
    I uroj Zotit Jorgo shendet te mire dhe krijimtari te metejshme Per mua eshte figufa me e dashur intelektuale ne aktivitet Kja poeme zoti Hila ka vlere kombetare ( nuk nenvleftesoj te tjerat) dhe mendoj te hidhet edhe ne faqe te tjera te internetit dhe meqense ju e niset kjo merite ju takon juve . Faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lakrori21 : 24-08-2008 mė 13:04

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405

    Vargje aktuale nga i mrekullueshmi JORGOS. TELO

    Poeti madheshtor Zagorit Jorgo S. Telo; kam mendim qe sikur me te mos shkruash fare, me kete poemth te mrekullueshem, teper aktuale per Shqiperine dhe shqipetaret emri yt do te ngelet i gdhendur ne eliten e poeteve tane. Pa lere ato faqe aq te kendeshme e te bukura e me plot vlere qe dalin kur ne internet klikohet emri yt!
    Zagoria dhe me gjere kane te drejte te krenohen me ty! Te LUMTE!











    --------------------------------------------------------------------------------[/QUOTE]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 24-08-2008 mė 17:46

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    Zgorite te perkushtuar i madhi jorgo telo tani eshte me dy website personale ne internet.
    ato jane www jorgotelo.tk dhe www.jorgotelo.net.tk.
    lundroni ne to dhe tregojuani dhe shokeve tuaj ju siguroj qe nuk do zhgenjeni.
    a.hila

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    Me dte 06.09.2008 ne nje nga sallat e muzeut kombetar ne Tirane zhvillohet cermonia e dhenies se titullit Qytetar nderi i Zagories Coti Papulit nga Sheperi.
    do marrin pjese vec zagoriteve dhe shume figura te ndritura te Tiranes.
    burimi i informacionit Koēo Idrizi

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    Te lexojme e te njohimim krenarine tone





    TE MOS HARROJME ATA QE PERGATITEN KONTIGJENTIN E INTELEKTUALEVE ATDHETARE DEMOKRAT

    Eduard M. Dilo .
    SHBA


    Populli shqiptar trim dhe arsim-dashes , gjate gjithe jetes se tij mijra vjecare ka ruajtur te shenjte kujtimin e atyre qe sakrifikuan jeten per mbrojtjen e lirise, dinjitetit, zhvillimit dhe trashegimit te kultures se tij Emrat e atyre njerezve te nderuar qe cdo gje ja falen atdheut , ceshtjes tone kombetare , permenden ne kronoligjine e qyteterimit tone dhe i behen pengese komedise 50-te vjecare qe u luajt ne kurriz te popullit dhe atdheut tone krenar. Publicistika dhe historiografia shqiptare duhet te laje balten dhe te shkunde pluhurin e harreses qe te pa -atdhete hodhen mbi pishtaret e dijes , kultures dhe arsimit kombetar. Ata simbole qe edukuan dhe pergatiten kontigjentin e intelektualeve atdhetare dhe demokrate ne ate gjysme shekulli sketerre per Shqiperine dhe shqiptaret , ne ato vite kur fjala Atdhe qe zevendesuar me me fjalen “parti” dhe fjala Demokraci me “diktature proletare”, meritojne respekt te vecante dhe perkushtim. Nje nga keto simbole te arsimit tone kombetar , pionjere dhe veterane e tij esht dhe “Mesuesja e Merituar” Viktoria Ilia Dilo. U lind ne Sheper te Zagorise me 1922. Mesimet e para i mori ne fshatin e lindjes: pas mbarimit te shkolles”Nena Mbretereshe” me rezultate te shkelqyera dhe e plotesuar me njohjen e disa gjuheve te huaja , si italisht, spanjisht, greqisht dhe anglisht, nisi rrugen e bukur te mesuesise , ne Sheperin e saj, aty ku Babai i saj Profesor Dilua, ky “vigan i gjuhesise shqipe” kish hapur te pare shkolle shqip qysh me 1907 . Qe viti 1945, vit qe kolera e kuqe po instalohej plot terror e barbarizem ne atdhe. Ajo , Mesuese Vitua sic e therrisnin te gjithe , plot vrull, pasion e deshire , gjithmone e qeshur , u mesonte bashkefshatareve te vet sebashku me mesuesin e nderuar Sheperjot,Seve Ngjela, vjershat e bukura dhe plot mjalte te Cajupit , po ne shtepine e Cajupit. “ Kish nje aftesi per te spjeguar: “me fjalen e saj te embel , te dashur , te bente per vehte” kujtojne si koleget ashtu dhe ish nxenesit e saj. Nga respekti i madh qe kishim per te-kujton nje nga nxenesit e saj, Nuri Henxi, nuk vinim dot pa u pergatitur ne lenden e saj... Dhuna dhe terrori qe po instalohej ne Atdhe, e qe me porosi te fqinjit verior per te zhdukur me rrenje Nacionalizmen, s’munt te kalonte pa pasoja ne familjen e saj, ku vllezrit e saj te mbaruar shkollen e Fullcit e te shkolluar ne universitetet Evropiane ,perkrahes te kauzes se Mit-hat Frasherit te Madh, te mos konsideroheshin si”Armiq te Popullit”. Ata te edukuar ne familje me taban te forte Atdhetar, luftonin“Per Shqiptare te lire ne nje Shqiperi te lire” Menjehere filloi kalvari i vuajtjeve pa fund per kete familje te njohur e me emer ne mbare vatanin: u debuan nder familjet e para nga Tirana , e i internuan ne Zagori, ku shtepia u qe bere shkrumb e hi nga lufta. I burgosen dhe i torturuan barbarisht ne qelite e erreta te burgut ne Kalane e tmerreshme te Gjirokastres, i denuan per bindjet e tyre politike dhe i vune ne pune te detyruar ne tharjen e Kenetave te Myzeqese e Maliqit, ne galerite e thella te Spacit e Repsit, . Per mesuese Viton filluan pushimet e njepasnjeshme nga puna, lenia pa pune per vite e vite me radhe:e emeronin per pak kohe fshatrave e gerxheve te Shqiperise e prape e pushonin. Kemba si zente dhe’ gjekundi. Dhe Vitua , ere ne moshe, me endrra te thyera pa lindur akoma mire, gjithmone me brenge qe e bluante per brenda, kthehej ne shtepi,e mundohej te mos e jepte vehten para pjestareve te familjes qe vuanin tmerresisht shirterisht, fizikisht dhe ekonomikisht. Ne kujtimet e saj, Zonja e nderuar Sanka Dylgjeri, njera nga ish koleget e saj , per vitet ne te cilat flasim shkruan:”.... por dhe per mua ishte nje shoqe e mrekullueshme, nje moter e vertete, e cila megjithese e merzitur , e trishtuar.....me taktin e saj te mrekullueshem mundohej te te lehtesonte, duke ma bere diten pranvere me mbushte plot me kurajo e shprese per te ecur vazhdimisht perpara. Ajo ishte nje mesuese dhe metodiste e shkelqyer e Cila me fjalen e saj te embel , te dashur , te bente per vehte! Ajo si nje engjell i vertete qe ishte , sigurisht prehet ne Parajse!....” Lufta e ashper klasore dhe e pa meshire qe filloje ti behej familjes DILO,i hapi rruge tragjedise abai u vdes, tre vllezer ne azil te detyruar politik, qe s’dihej fare ne qene gjalle apo jo, ( u qe ndaluar kategorikisht korespodenca me familjen), Nena lengonte e semure ne shtrat , jo nga pleqeria , por nga ky tmerr i pashembellt qe e rrethonte. Pse valle gjithe ky tmerr i ushtruar nga terroristet e kuq pushtetmbajtes karshi kesaj familje intelektuale? Sepse pjestaret e saj qene vetem Shqiptare , e ne dem te Shqiperise nuk pranonin asnje kompromis. Edhe pse gjithe familja u vu nen mbikqyrjen dhe kontrollin e vazhdueshem te Sigurimit te tmerrshem Shqiptar, prapeseprape ngeli e pa tundur ne idealet e saj, ngeli shkemb ne Zagorien patriotike, ku diktatori deshi ta ngjyrose ne te kuqe , e ku “konet” deshen te komandonin me zerin e tyre te neveritshem. C’fare ironi e hidhur e fatit! E gjakosi Zagorien , por te kuqe e fole konesh nuk e beri dot. Ajo krahine esht’ vendi i luaneve dhe shqiponjave, esht’ vendi i pishtareve te Liris’ ,i trimave te penes e te pushkes. Kudo tmerr, gjeme..., por dhe kurajo e shprese. Viktoria , e raskapitur , nuk u ndahej vllezerve te saj , sa ne Maliq, Kalane e Gjirokastres, Spac apo Reps te Mirdites. Dhe vllezerit pergjeroheshin per te, e thoshnin “nje Viktori e vetme , vlen me teper se gjithe ne...” Jo me teper se 25-se vjece ka qene , kur para popullit e keshillit pedagogjik ka deklaruar:”Shkolla nuk do te kishte lartesine e saj, ne rast se nuk do te kishte si princip kryesor qe te zhvillonte dhe shpirtin e femijes , qe esht’ me e vlereshme nga te gjitha...” E si mund te mos e donin mesuese Viton , kur Ajo i konsideronte ata “e ardhmja e kombit, burim lumturie, shkopi i arte , i florinjte ne kohen e pleqerise per prinderit...” Vdekja e saj e pa pritur , kur s’qe as 60-te vjece, vetem pasoje e vuajtjeve barbare qe provoi e hoqi mbi kurriz , tronditi jo vetem familjaret , por dhe gjithe ata qe e njohen , jetuan e punuan me te, muaren edukate dhe mesime prej saj. Fjala e saj qe melhem per kedo se vuajtjen e tjetrit e bente prone te saj, e te ndihmonte me cka te mundej . Ndaj per te s'ngeli sy pa u perlotur, kur trupin e saj e percollen nga Fieri per Sheper. Sy te perlotur kolegesh, ish nxenesish, intelektualesh..., sy te perlotur te popullit shqiptar. Varri ju hap nga vete nipret e saj dhe u percoll ne banesen e fundit mbajtur mbi supe nga pjestaret e familjes DILO. Inkuzioni komunist i kishte hequr te drejten popullit te Zagories te kryente ritet tradicionale per familjen DILO. Megjithate , ne poezine “Dil Dede e prit femijte”, nga jonet e ajrit ne Zagorie esht’ mbledhe ky dedikim per Viktorine: “ Djemte mbi supet e tyre/ Nuse bien Viktorine/ Dora Distra edhe Shote/ Iku pa thene lamtumire. “ “Te vdekurit flasin me gjuhen e epigrameve”-Epigrami i shkruar per Viktori ILIA Dilo esht’ ky:”Embleme mbi piedestal dliresie/ Nene , moter, mesuese per ne je/ E skalitur si asnje tjeter / N e mendjen e njeresve qe prapa le. Me transformimet demokratike qe ndodhen ne Shqiperi, , esht firmosur dekoromi “Mesuese e Merituar” me motivacion:”Me personalitetin e saj te larte moral, pedagogjik, metodik e shkencor ka mbetur ne kujtese si shembull i ndritur i mesuesit te talentuar e te respektuar”. Ky esht fillimi i shkundjes se pluhurit te harreses. Mendimi intelektual dhe popullor shprehet me fjale te vendosura per te:”Viktoria nuk ka nevoje per levdata , arsimi yne kombetar dhe ne kemi nevoje per njerez si ajo”.

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    EDUARD BRENDA MUNDESIVE MA PERKTHE KETE FRAGMENT PER SOTIR DILOGJIKEN
    PERSHENDETJE ARQILEA

    +Very Rev Sotir Dilogjika (1900-1990) was born in Hoshteva, Albania
    near Permeti and arrived in the U.S. in the late 1930s. An accomplished
    artist, he was noted for mastery of byzantine chant and exceptional
    skill
    in his mastery of both Albanian and English in his sermons. From the
    time
    of his ordination in 1953, he served the parish of SS Peter and Paul in
    Rochester, NY where he also had painted the icons of the santuary. From
    1963 until 1972 he served as Dean of our Cathedral in Boston and
    presided
    at the funeral of Archbishop Fan Noli in 1965, serving as acting bishop
    for a time. He then served as pastor at St Mary's in Worcester until
    1981. Thereafter, he returned to Albania with his wife, Prifteresha
    Agathia Mboke an exceptional woman who had won the hearts of our
    parishioners. Whenthe churches of Albania began to open again in late
    1989, his counsel was sught and he delivered several radio and TV
    interviews in the homeland, recalling his memories of Archbishop Noli.

    All three clergymen, Bishop Stephen, Father Ellis and Father
    Dilogjika each applied their own skills and gifts in the context of
    their
    pastorates. Those were times of ups and downs, of many controversies
    and
    struggles. Their oversight covered the post World War II period, with
    a
    new generation's focus on education, business and accomplishment among
    our member families. Our community moved from that of an immigrant mind
    set to one of a thoroughly American ambience, while still retaining a
    love for its heritage. Many of our senior parishioners of today will
    recall their first youthful experiences during the years served by
    these
    three clergymen. It is fitting that we remember them on the Mid-Lenten
    Sunday of the Veneration of the Holy Cross, 2005.

    May their Memory ever be eternal. I perjetshem qofte kujtimi tyre.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •