>>>LEXONI PLANIN E PLOTE TE BAN KI MOON TE OKB<<<
KAOSI JURIDIK nė Kosovė!
Albana Isufi
27.06.2008
Periudha e tranzicionit nė Kosovė po pėrcillet me paqartėsi juridike, ku institucionet e Kosovės, UNMIK-u, EULEX-i e ICO-ja funksionojnė nė bazė tė dokumenteve tė ndryshme juridike. Juristėt kosovarė tėrheqin vėrejtjen se kjo do t’i shkaktojė telashe shtetit tė ri kosovar.
Kushtetuta, plani i Ahtisaarit dhe raporti i Ban Ki Moonit - janė kėto tri dokumente qė aktualisht institucionet vendore dhe ndėrkombėtare u referohen nė kryerjen e funksioneve tė tyre. Juristėt tėrheqin vėrejtjen pėr njė situatė konfliktuoze, ku askush nuk ka autoritetin sipėror, tė cilit do t‘i bindeshin mekanizmat pėrkatės.
UNMIK-u, qė nė bazė tė Rezolutės 1244 ka thėnė fjalėn pėrfundimtare deri tash, ka filluar rikonfigurimin, qė nėnkupton se ky mision do tė zvogėlohet, pėr t’i lėshuar vendin EULEX-it. Por, tėrė ky rikonfigurim nuk merr pėr bazė as kushtetutėn e as planin e Ahtisaarit, por vetėm raportin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon.
“EULEX-i do tė operojė nėn ombrellėn e OKB-sė dhe kur misioni i OKB-sė tė dalė, EULEX-i do tė hyjė brenda. Ndėrsa, sa i pėrket institucioneve tė Kosovės, neve nuk na pėrket qė tė japim funksionet, u pėrket tė tjerėve qė t’i marrin ato funksione”, thotė zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko.
Por, brenda misionit tė EULEX-it vazhdon tė ketė paqartėsi dhe zyrtarė tė kėtij misioni thonė se janė ende nė pritje pėr tė kryer konsultimet e duhura me tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė dhe vendorė nė Kosovė, lidhur me vendosjen e kėtij misioni nė Kosovė.
Ivanko ėshtė i prerė se si do tė veprojė EULEX-i.
“Pėrderisa EULEX-i ėshtė nė ombrellėn e OKB-sė, EULEX-i do tė operojė nėn Rezolutėn 12 44 dhe jo nėn planin e Ahtisaarit. Raporti i sekretarit tė pėrgjithshėm ėshtė dokumenti qė i referohemi, ndėrsa plani i Ahtisaarit ėshtė plani qė nuk ėshtė aprovuar nė Kėshillin e Sigurimit”, thotė Ivanko.
Por, pėr institucionet e Kosovės plani i Ahtisaarit ėshtė baza mbi tė cilėn ėshtė shpallur pavarėsia dhe ėshtė hartuar kushtetuta. Po ashtu, edhe Zyra Civile Ndėrkombėtare (ICO), e vendosur nė Kosovė, vepron nė bazė tė kėtij plani. Ndėrsa, kjo zyrė thotė se nuk do tė preket fare nga rikonfigurimi.
“ICO ėshtė mandatuar sė bashku me shefin e saj, Pieter Feith, nga 25 shtete tė Grupit Ndėrkombėtar Drejtues dhe kėto shtete kanė marrė vendim qė tė punojnė me Qeverinė e Kosovės pėr tė implementuar planin e Ahtisaarit”.
“Qeveria e Kosovės, nė deklaratėn e pavarėsisė, ka mirėpritur Zyrėn Civile Ndėrkombėtare dhe puna jonė ka filluar me fuqizimin e kushtetutės, mė 15 qershor. Mendoj se tani secila organizatė ka mandatin e vet respektiv dhe mendoj se nė terren, organizatat ndėrkombėtare koordinohen me njėra-tjetrėn dhe do tė sigurojnė se nuk do kėtė duplifikim tė punės”, tha Andy McGuffie nga ICO-ja.
Juristi kosovar Ilir Dugolli thotė se referimi te dokumente tė ndryshme dhe mosrespektimi vetėm i kushtetutės si akti mė i lartė juridik i njė shteti, do t’i shkaktojnė shumė telashe shtetit tė ri tė Kosovės.
“Nuk mund tė funksionojė nė mėnyrė koherente ashtu si duhet tė funksionojė njė shtet normal, nė momentin kur institucione tė ndryshme, institucione qė i bėjnė konkurrencė njėra-tjetrės nė nivelin mė tė lartė, kanė pėr burim tė autoritetit tė tyre, tė pushtetit tė tyre, dokumente tė ndryshme”.
“Ajo ėshtė formulė pėr telashe, vėshtirėsi dhe konflikte tė kompetencave ndėrmjet atyre institucioneve. Problem nuk paraqitet kėtu vetėm fakti se UNMIK-u ka pushtetin e vet nga Rezoluta 1244 dhe nga letra e Ban Ki Moonit, por edhe nga fakti se nuk duket se mund t’i pėrshtatet rrethanave tė reja nė terren. Kjo mund tė shkaktojė telashe, sepse duhet tė ekzistojė njė autoritet pėrfundimtar, njė autoritet sipėror”, tha Dugolli.
Ndėrkaq, mbetja eventuale e EULEX-it nėn ombrellėn e OKB-sė, sipas Ilir Dugollit, do tė rrėnojė pakon e Ahtsiaarit dhe do tė shkaktojė funksionim tė strukturave jashtė-kushtetuese.
“Mbetja e EULEX-it nėn ombrellėn e OKB-sė ėshtė problem shumė i madh, problem nė aspektin funksional; ėshtė problem se nė njė shkallė rrėnon pakon e Ahtisaarit, nga e cila nxjerr burimin e autoritetit si EULEX-i, ashtu edhe kjo pavarėsi e mbikėqyrur”.
“Kjo do t’u hapė rrugė vazhdimit strukturave jokushtetuese, sepse nė fund tė fundit, UNMIK-u, e mandej edhe EULEX-i si njė dorė e zgjatur e UNMIK-ut, do tė mund tė shihej si strukturė jashtė-kushtetuese”, tha Dugolli.
Ndryshe, rikonfigurimi i UNMIK-ut ėshtė thėnė se do tė zgjasė 120 ditė. Gjatė kėsaj kohe pritet qė tė shuhet pothuaj tėrėsisht UNMIK-u dhe kompetencat nė fushėn e sundimit tė ligjit t’i kalojnė EULEX-it. Prania e EULEX-it parashihet nė pakon e Ahtisaarit, por nuk dihet nėse pėrfundimisht ky mision do tė veprojė nė bazė tė kėtij plani, apo do tė jetė zėvendėsim i UNMIK-ut.
Radio Europa e Lirė
Krijoni Kontakt