Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 58
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Korçë, seks për një copë pesë

    Pedagogu i Infermierisë kërkoi më shumë se paratë. U kap në hotel me studenten jetime

    Thellohet skandali i arrestimit të pedagogut të lëndës së fiziologjisë në Fakultetin e Infermierisë të Universitetit të Korçës. Rënia e tij në pranga nuk ka të bëjë thjesht me shfrytëzimin e detyrës për të përfituar ryshfet në sezon provimesh, por me abuzimin si pedagog për të "mëkatuar" me një studente të vitit të dytë.

    Robert Rado, 40 vjeç, pedagog i lëndës së fiziologjisë në Fakultetin e Infermierisë në Korçë, sipas të dhënave të policisë do të përballet më akuza më të rënda se ajo për shpërdorim detyre në kërkim të ryshfetit nga një studente. Ndaj tij, sipas pohimeve të dala zyrtarisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë, rëndon edhe akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me shpërdorim të detyrës. Një ditë pas arrestimit të pedagogut, policia ka bërë të ditur edhe të dhëna të tjera mbi shkakun e arrestimit të tij.

    Nuk ka qenë thjesht tendenca e pedagogut për të siguruar një ryshfet prej afro 100 eurosh nga studentja e vitit të dytë që identifikohet pjesërisht me inicialet J.S., por edhe presioni që ai të kryente marrëdhënie seksuale me të. Burime që i referohen grupit hetimor të ngritur për ngjarjen thanë se studentja e vitit të dytë në Fakultetin e Infermierisë të Universitetit të Korçës, ka pasur vazhdimisht presione për t‘i dhënë pedagogut diçka më shumë se paratë, për të marrë një notë kaluese. Studentja që nuk ka pasur mbështetje nga të afërm të saj, pasi është jetime, i ka ofruar pedagogut Robert Rado një shpërblim në të holla për të kaluar në provimin e fiziologjisë. Por të tjera kanë qenë pretendimet e mësimdhënësit. Duke i premtuar rezultate pozitive në të gjitha provimet deri në mbarim të fakultetit, pedagogu Rado, sipas policisë i ka kërkuar studentes së tij që të kryenin marrëdhënie seksuale.

    E ndodhur në këto rrethana, studentja i është drejtuar policisë së Korçës duke e vënë në dijeni për gjithçka i kërkonte pedagogu 40-vjeçar. Sipas policisë, me miratim të gjykatës është vendosur që me mjete përgjimi të sigurohet prova se pedagogu synonte kryerjen e marrëdhënieve seksuale me studenten e tij dhe jo thjesht të merrte ryshfet për provimin e fiziologjisë.

    Me aprovimin e kërkesës për përgjim nga gjykata, studentja ka pranuar të shkojë në takim me pedagogun e saj në një hotel të qytetit të Korçës. Rreth orës 15:00 të ditës së mërkurë, policia ka ndërhyrë në ambientet e hotelit ku pedagogu ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me studenten e tij, duke e arrestuar në flagrancë.

    Robert Rado është arrestuar jo vetëm për shpërdorim detyre duke qenë në një funksion publik, por edhe për kryerje të marrëdhënieve seksuale me studenten J.S, e cila e kishte denoncuar më parë në polici duke i ngritur edhe grackën e përgjimit gjatë takimit të tyre në hotel.

    Ky është rasti i dytë kur një pedagog përfundon në pranga për abuzim seksual me studentet. Një vit më parë, kamerat e emisionit "Fiks Fare" në "Top Channel" faktuan abuzimin e një pedagogu të Turqishtes në Tiranë.

    Rasti

    Ryshfeti, pranga pedagogut të "Ismail Qemalit"

    Policia e Vlorës njoftoi të mërkurën se kishte arrestuar një pedagog të universitetit "Ismail Qemali". Enertin Dheskali, pedagog i jashtëm në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë u arrestua në qytetin e Fierit, ndërsa ishte duke marrë një sasi parash nga një studente e tij, në këmbim të një note kaluese në provim. Ndaj Dhaskalit kishte nisur hetimi pas një denoncimi të bërë studentja. Prokuroria e Vlorës kishte nxjerrë një urdhër-arresti pas grumbullimit të provave dhe policia me bashkëpunimin e studentes bëri arrestimin në flagrancë, në një lokal në qytetin e Fierit. Enertil Dhaskali, 32 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë ndodhet tashmë në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Vlorës, në pritje të gjykimit për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.

    Gazeta Shqip

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Une e di qe te dy ishin kap per mirmarrje, dhe jo per seks. Keshtu e dhan te gjitha lajmet, pra per mitmarrje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Qenka vajze e ndershme

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Pretendo sot te mbarosh nje shkolle me nder dhe me rezultate te mira ne Shqiperi ... E pa mundur ! TURP !

    O trupin o leket ... turp tju vije .
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Ne burrat e shkrete i marrim te gjitha me djersen e ballit.

  6. #6
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Pedagogu i Infermierisë kërkoi më shumë se paratë. U kap në hotel me studenten jetime.

    Ky petagog qeka dhe fukara dhe dobiç.
    Megjithate ka shume studente qe e kane metode ngritjen e kembeve per te kaluar provimet.
    Bese dhe hakmarrje.

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    Ne burrat e shkrete i marrim te gjitha me djersen e ballit.

    Shif kur te fillojne petagoget (femra) me "kerkesa" .... Prapese meshkujve ju bejne nder ...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    KuCoVaR Maska e Olimp
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    QS
    Postime
    484
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Shif kur te fillojne petagoget (femra) me "kerkesa" .... Prapese meshkujve ju bejne nder ...
    po kur te qelloj ndonje 60-vjecare nder thua??? :P
    Ere mire mire

  9. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Shif kur te fillojne petagoget (femra) me "kerkesa" .... Prapese meshkujve ju bejne nder ...
    haha burrat jane si puna e qenit,ku te gjejn e njomin(jo te gjithe)
    per zyshat skam ndigju ndonjeher.

  10. #10
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Pretendo sot te mbarosh nje shkolle me nder dhe me rezultate te mira ne Shqiperi ... E pa mundur ! TURP !

    O trupin o leket ... turp tju vije .
    Mos i pergjitheso zogu. Kush meson merr 10 ne Shqiperi. Nuk eshte e pamundur ,po ka ca qe s'duan te mesojne po ta marrin universitetin me leke ose duke hap shalet.
    Turp t'ju vije ketyre te fundit. Ne fund te fundit profesori mashkull eshte, i prishet lehte mendja. Kjo sdo te thote qe eshte profesor dinjotoz, perkundrazi eshte i te njejtes kategori me ato qe hapin shalet per te marre provimin.
    Ka gjetur tenxherja kapakun.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  11. #11
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin

    1. "Zogu" hiqe nga fjalori jot te pakten kur me drejtohesh mua ..

    2. Nga qenke kaq i sigurte qe u marrka 10 ne Shqiperi ... mos ke dashur te thuash qe "merrej" jo "merret" .... Ta siguroj qe jo... e nqs ndodh , eshte shume e rralle.

    3. Si e justifikojne meshkujt njeri - tjetrin ... i shkreti petagog paska lekuren e dobet dhe nuk i duroka tundimeve ...

    Keto jane budallalliqe , nqs do ishte njeri me dinjitet e karakter e ngelte ate goce dhe do vazhdonte punen e tij. Nuk eshte e para sa e fundit qe kerkon te ece perpara duhe joshur petagoget, por jo te gjitha ja arrijne. Njeres si ky nuk dine cdo te thote kulture, respekt dhe profesion .... !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po ti vite gjashte ca bohej mo

  13. #13
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    1. "Zogu" hiqe nga fjalori jot te pakten kur me drejtohesh mua ..

    2. Nga qenke kaq i sigurte qe u marrka 10 ne Shqiperi ... mos ke dashur te thuash qe "merrej" jo "merret" .... Ta siguroj qe jo... e nqs ndodh , eshte shume e rralle.

    3. Si e justifikojne meshkujt njeri - tjetrin ... i shkreti petagog paska lekuren e dobet dhe nuk i duroka tundimeve ...

    Keto jane budallalliqe , nqs do ishte njeri me dinjitet e karakter e ngelte ate goce dhe do vazhdonte punen e tij. Nuk eshte e para sa e fundit qe kerkon te ece perpara duhe joshur petagoget, por jo te gjitha ja arrijne. Njeres si ky nuk dine cdo te thote kulture, respekt dhe profesion .... !
    1-Zogu

    2-Merret

    3-tenxherja-kapakun

    Nuk ka budalleqe. Goca qe hapin shalet ka ne te gjithe boten ashtu si edhe ne shqiperi. Kur hapen shalet mashkulli dobesohet,qofte profesor apo Presidenti i USA.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    10-a ne universitet merret qe c'ke me ate pune vetem se duhet te keshe ca gram tru me shume se keto hotelieret. Nje profesor po nuk te pa pak vivace nuk ta ben kerkesen kot ne ere. Shumica jane pajtuar me kete provimin e fundit se nuk u kushton shume e mire i gjene,Shko ul....... e meso dhe nuk del si viktim idiote gazetave.
    Ky profesori mund te jete injorant por nga ana morale se profesionale nuk e di.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kjo larte mesoka tere diten lume si prinderit qe e paskan

  16. #16
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    1-Zogu

    2-Merret

    3-tenxherja-kapakun

    Nuk ka budalleqe. Goca qe hapin shalet ka ne te gjithe boten ashtu si edhe ne shqiperi. Kur hapen shalet mashkulli dobesohet,qofte profesor apo Presidenti i USA.
    1. Ndrysho fjalor

    2. Po e the ti qe merret i ke vene vulen.

    3. Mos eshte sapllaku-legenin ?!

    Dmth sllogani eshte "Burrat joshen, por... s'kane faji "
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  17. #17
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga alda09 Lexo Postimin
    10-a ne universitet merret qe c'ke me ate pune vetem se duhet te keshe ca gram tru me shume se keto hotelieret. Nje profesor po nuk te pa pak vivace nuk ta ben kerkesen kot ne ere. Shumica jane pajtuar me kete provimin e fundit se nuk u kushton shume e mire i gjene,Shko ul....... e meso dhe nuk del si viktim idiote gazetave.
    Ky profesori mund te jete injorant por nga ana morale se profesionale nuk e di.
    Goca me duket se je ne Itali ti ne mos gaboj apo te ngaterroj me dike tjeter ?!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Goca me duket se je ne Itali ti ne mos gaboj apo te ngaterroj me dike tjeter ?!
    E po pastaj???? S'ka shume vite qe e kam mbaruar universitetin ne shqiperi keshtu qe s'pranoj kundershtime se e njoh mire realtan aty.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    kjo larte mesoka tere diten lume si prinderit qe e paskan
    Po lume prinderit qe me kishin se keto gjera as i mendoja jo ti beja, ndersa sot jam prind vet.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga alda09 Lexo Postimin
    E po pastaj???? S'ka shume vite qe e kam mbaruar universitetin ne shqiperi keshtu qe s'pranoj kundershtime se e njoh mire realtan aty.
    lume si profesori qe te ka dhene provimin

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •