Kosova Sot Ne Gazeten JAVA
--------------------------------------------------------------------------------
Disa shkrime per politiken ne kosove sipas gazetes JaVa
---
HASHIM THAĒI DHE BATON HAXHIU BEJNE PAZAR ME PASURINE KOMBĖTARE TE KOSOVES?
Nga JAVA
May 12, 2008, 20:14
Email'o
Print'o
Pėrkundėr pėrpjekjeve personale tė botuesit tė gazetės, qė tė vė kontakt me kryeministrin Thaēi pėr ti davaritur spekulimet qė kanė pėrfshi botėn e mediave tė Kosovės, se Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu tashmė i kanė hy realizimit tė projektit qė ka pėr qėllim dhurimin e frekuencave nacionale tė Kosovės dy projekteve televizive tė Shqipėrisė, kjo gjė u vėrtetua e pamundur.
Po ēfarė pėrmban nė vete ky spekulim qė ka tallazitur botėn e medias nė Kosovė.
Si gjithmonė, sa here bėhet fjalė pėr televizionet e Shqipėrisė dhe qeverinė e Kosovės, e pashmangshme nė kėto relata na paraqitet figura (kryesisht e tallur) edhe nė Tiranė edhe nė Prishtinė Baton Haxhiu. I zgjedhur nga klane tė dyshimta e nė rrugė tė dyshimta tė qarqeve mediale tė Shqipėrisė, Baton Haxhiu sot ėshtė bėrė reprezentuesi i interesave tė dyshimta tė disa qarqeve mediale qė kanė pėr ambicie abuzimin me pasurinė kombėtare tė Kosovės, nė rastin konkret frekuencat televizive.
Spekulimi thotė se kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, ministri i ministrisė respektive Limaj, Baton Haxhiu dhe pronari i Top Channel Dritan Hoxha, tashmė e kanė ngrėnė darkėn e kėtij pazari, i cili i garanton ndihmėn e pakursyer tė Qeverisė Thaēi qė Top Channel tė sigurojė tė paktėn frekuencė lokale nė Prishtinė (sic!). Kjo duhet tė fillojė sė pari me hapjen e njė studioje tė vocėrr nė Prishtinė, sa pėr tu instaluar. Dritan Hoxha, nga ana tjetėr, i ka trullu edhe kryeministrin edhe ministrin respektiv se do ti investojė, si thotė spekulimi - 10 milionė euro nKosovė.
Kjo shumė parash duket e thėnė me aso lehtėsie me tė cilėn prindėt i mashtrojnė fėmijtė pėr dhurata, sepse kur Qeveria Berisha i kėrkoi po kėtij njeriu qė nė emėr tė taksave tė abuzuara ti paguaj shtetit aprx.11 milionė euro, pronari Hoxha publikisht doli duke thėnė se kjo do e bankrotonte firmėn. Ku i ka kėto 10 milionė euro tė premtuara z.Hoxha, kėte me gjasė e di vetėm kryeministri Thaēi.
Frekuencat nacionale, si njė kafshatė mė e madhe, sipas tė njėjtit spekulim, kanė mbetur qė tė ndėrtohen mė me kopili e pėrgatitje mė tė gjata, brenda njė projekti qė si kulisė do ta kishte njė fantom kompani kosovare, ku pėrflitet se B.Haxhiu do e themelonte, po qė nė tė vėrtetė, prapa kėtij fantomi do fshiheshin dy emra Aleksandėr Frangaj dhe Blendi Fevziu, si dy nga aksionerėt kryesorė tė Televizionit KLAN nga Tirana.
Baton Haxhiu qysh sot menaxhon njė pajisje pėr shtypje tė posterave gjigandė, qė ka pėr pronarė njerėz nga Shqipėria tė afėrt me Ilir Metėn dhe gruan e tij, por qė nė Kosovė janė regjistru si kompani e tij, tė cilat pasi kishin kryer punė nė zgjedhjet e fundit nė Shqipėri, u transferuan nė Kosovė qė tė jenė nė dispozicion tė kampanjės sė PDK dhe zotit Thaēi, si dhe tė Baton Haxhiut, i cili pos Thaēit, ia kishte fut mirė ēmimin edhe Behxhet Pacollit, duke ja marrė mbi 70 mijė euro pėr shtypje pllakatesh dhe pėr fushatėn.
Pastrimi i Terenit
Ky penetrim dhe abuzim me eterin mbi Kosovė, tė cilin e organizojnė dhe udhėheqin Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu, nuk do mbetej i vetmuar, thotė spekulimi. Krejt kjo dallavare hashim-batoniane si e kualifikuan, do pėrcillej me pėrgatitje tereni, ose si thuhet nė kėtė spekulim, me pastrim tereni.
Po ēfarė nėnkupton Pastrimi i Terenit?
Strategjia e instalimit tė 2 televizioneve tė Shqipėrisė, do pėrcillej me atė pjesė tė kėsaj strategjia e cila ka pėr qėllim dobėsimin e tri televizioneve qė pėrdorin frekuencė nacionale RTK, KTV dhe RTV21, si dhe ndėrtimin e njė muri administrativ ndaj tė gjitha projekteve tjera kosovare qė do kishin pėr ambicie kėto frekuenca.
Kėshtu, sipas spekulimit, kjo detyrė e flliqtė dhe e padenjė pėr cilėndo qeveri, i ka ra hise Qeverisė Thaēi. Ky skenar do fillonte me destabilizimin finansiar dhe dobėsimin e ndikimit qė redaksia e lajmeve nė RTK ka nė publikun e Kosovės. Edhe pse sot pėr sot RTK ėshtė njė servis nė duart e Qeverisė Thaēi, ku ose ai personalisht ose dikush nga bashkėpunėtorėt mund tė telefonojė nė kėtė shtėpi dhe tė kėrkojė hapėsirė sa tė dojė, si thonė burimet brenda RTK, si nė bashqe tbabės. Njė takim i kryeministrit Thaēi me qytetarėt kėto ditė, qė ishte mendu vetėm pėr efekte mediale, u pėrcollė me paraqitjen live tė RTK nga kryeministria ku intervistoheshin qytetarėt nė hall qė kishin ardhur pėr ta taku kryemnistrin, dhe ku reporteri lavdonte gjestin e kryeministrit dhe i pyeste qytetarėt kryeministri ėshtė i mirė apo jo(sic!). As televizioni i babės nuk ja kishte siguru kėsi komoditeti kėtij kryeministri. Atėherė, prej nga kjo ambicie qė RTK tė destabilizohet finansiarisht dhe tė dobėsohen Lajmet e orės 19:30? Si spjegojnė burimet brenda RTK, po kėshtu siē ka mundėsi qė Thaēi ta marrė nė telefon Agim Zatriqin, drejtorin e pėrgjithshėm tė RTK, tė njėjtėn mundėsi e ka dhe e gėzon edhe rivali i zotiti Thaēi, Ramush Haradinaj. Duke mos pasur kontroll tė plotė mbi kėtė medium, sepse po kėtė mundėsi e ka edhe rivali Ramush Haradinaj, Qeveria Thaēi kėrkon edhe nė mėnyra direkte dobėsimin e ndikimit tė Lajmeve tė orės 19:30 qė ato kanė nė publikun e Kosovės dhe pėrgjithėsisht destabilizimin finansiar tė kėtij mediumi. (Kėto telefonata dhe ky flirt i liderave tė partive me njė menaxher tė njė servisi publik flasin vetė pėr vete, por kjo le tė mbetet pėr ndonjė eksplorim tjetėr tė Javės).
Ky skenar vazhdon mė tej me destabilizimin finansiar edhe tė dy projekteve tjera RTV21 dhe KTV, duke i zhvendosur nga hapėsirat qė i kanė shfrytėzuar deri sot. (Stafi i KTV tashmė ėshtė njoftuar se do shpėrngulen me zyre diku nAjvali, afėr Prishtinės, shumė shpejtė.) Edhe pse, mbetet njė e vėrtetė e madhe se kėto dy projekte kanė gėzuar privilegje tė papara nė Kosovė, duke u trajtuar jo si dy projekte tė rėndomta komerciale qė i nėnshtrohen konkurencės sė tregut, po si edhe dy Servise Publike tjera (pėr gjithė kėtė kohė, kėto dy projekte janė donatuar me nga 4 milionė dollarė secila dhe imagjinoni: deri sot nuk kanė pagu qirra nė Kosovė?!!!), prapėseprapė, zhvendosja e kėtyre dy projekteve nga hapėsirat e tyre do ti destabilizonte pėr njė kohė dhe do ti traumatizonte. Pėr sa kohė? Pėr njaq kohė sa do i nevojitej dy projekteve televizive nga Shqipėria qė tė infiltrohen dhe tė instalohen nė Kosovė.
Le ta zėvendėsojmė Hashim Thaēin e Drenicės, me Edi Ramėn e Tiranės
Ky spekulim, edhe pse mbetet nė domenin e spekulimit, ka njė bazė. Sepse si i tillė vjen pas njėrit nga turpet mė tė mėdha, qė mundet njė qeveri me ia leju vetes dhe me ia bė interesave dhe publikut tė vet (si u kualifikua nga media e Kosovės, shih Koha Ditore dhe komentet e Televizionit RROKUM nga Dita e Pavarėsisė sė Kosovės), ashtu si veproi Qeveria Thaēi pėr Ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė. Si e dini, Qeveria Thaēi e ka mbajtur sekret edhe modelin e flamurit qė ėshtė zgjedhur, edhe vendin prej nga do nisej pėr tu dėrgu nė parlamentin e Kosovės nė ceremoninė solemne, edhe orėn edhe gjithēka tjetėr qė lidhet pėr ato momente historike. I vetmi medium qė ishte njoftuar pėr kėto sekrete ka qenė njė medium i Shqipėrisė: Televizioni KLAN(sic!)
Pas kėtij turpi e kėsaj tradhtie, si u kualifikua ky gjest flagrant e i pajustifikueshėm, kjo Qeveri ka qenė dashur tė bojkotohej me javė nga tė gjitha mediumet e Kosovės. Qeveria e Kosovės e cila nuk ka respekt pėr mediumet e Kosovės, nuk e meriton tė mbulohet e transmetohet nga kėto mediume. Qeveria e Kosovės e cila ka pėr detyrė ta stimulojė, garantojė, zhvillojė dhe kultivojė Shtypin e Lirė tė Kosovės, flerton dhe tradhton me njė medium nga Shqipėria.
Sipas burimeve shumė tė afėrta me kryeministrin Thaēi dhe ministrinė respektive, arsyeja e kėtij flirti dhe tradhtie pėr Ditėn e Pavarėsisė e kryeministrit Thaēi, si dhe kjo ambicie pėr ti sjell televizionet e Shqipėrisė nė Kosovė, buron nga njė bindje e pjekur e zotit Thaēi, dhe jo vetėm e tij, se Televizionet e Shqipėrisė disi janė shumė mė tė mira. Kanė gjuhė mė tė mirė, po duken mė mirė, etj. Ose si e tha Baton Haxhiu, televizionet e Shqipėrisė kanė kryer njė Revolucion Kulturor (sic!)
Krejt ky percepcion provincial i njė qeverie provinciale gjen pak mbėshtetje kur ke parasysh vetėm raportin e fundit tė Freedom House, ku media e Shqipėrisė kualifikohet si mė sė paku e emancipuar e profesionale nBallkan. Ku e shohin avansimin e kėsaj medie kryeministri dhe qeveria e tij, kjo mbetet njė ēėshtje pėr tu diskutuar.
Kjo qeveri ia ka lejua vetes komoditetin ti gjykojė e kualifikojė mediat e Kosovės si primitive dhe tė pazhvilluara, dhe prandaj ka konkluduar se u dashka qė ti sjellim nga jashtė. Po ta ndjekėsh vijėn e kėsaj logjike atėherė u dashka edhe ne si qytetarė qė tė sjellim njė qeveri mė tė pėrgjegjshme, mė pak provinciale, qė ka dinjitet e vetėrespekt, e jo ti durojmė kėta qė tė trajnohen, eksperimentojnė e tregtojnė me interesat e qytetarėve tė Kosovės.
Nėse u dashka qė ti sjellim mediat nga Shqipėria, atėhere le ta sjellim edhe njė qeveri ma tė mirė prej andej! Le ta zėvendėsojmė Hashim Thaēin e Drenicės, me Edi Ramėn e Tiranės. Ide shumė e mirė, apo jo?
Klanizimi i hapėsirės mediale tė Kosovės
Jo aq shumė Top Channel sa Televizioni KLAN janė modele flagrante tė abuzimit tė interesit publik, dhe njė gazetarie e cila nė Serbinė e Milosevicit njihej si Gazetari Milanoviciane.
Po kush ėshtė ky Milanovic?
Milanovic ishte drejtori i Radio Televizionit tė Serbisė (RTS), emėruar nga Milosevic. Ishte model i njė gazetari i cili fund e majė kredon e tij e fuste nė funksion tė Milosevicit dhe interesave tė ngushta tė partisė sė tij SPS. Deri nė atė masė sa nė fund, pas bombardimeve tė NATOs dhe rėnies sė Milosevicit, kėtė gazetar njerėzit e Beogradit aq shumė e urrejnė sa e ndjekin rrugėve tė qytetit dhe e rrahin publikisht. Mė vonė, Milanovic edhe denohet me 10 vjet burg, ku gjindet edhe sot.
Nė Shqipėrinė berishiane dhe nanoiane, nuk ėshtė servisi publik ai qė e kryen kėtė punė tė flliqtė pėr qeverinė. Jo, nė Shqipėri vetimponohet njė tjetėr projekt medial qė quhet KLAN. KLAN qė nga dita e parė e tij, promovohet si projekt i cili ėshtė kryekreje nė funksion tė qeverive, cilado qė tė jetė ajo. Kujtojeni vetėm salto-mortalen e fundit tė kėtij mediumi i cili, i themeluar dhe lansuar nga Qeveria Nano, kapėrcen nė taborin e Qeverisė Berisha, dhe mund ta keni pak-a-shumė tė qartė profilin edhe profesional edhe kredon e themeluesve dhe reprezentėve tė kėtij mediumi.
Ky botėkuptim gazetarie dhe ky profil nuk ėshtė i ditur nKosovė. Nė Kosovė sidoqoftė, shitet mend duke i bėrė watchdog qeverive, e jo duke e futur hundėn nprapanicėn e kryeministrave. Nė Kosovė dihen mirė gazetat dhe mediumet qė e kanė brown nose si thuhet, dhe pak e hiq njerėzit kanė respekt pėr to.
Duke pasur parasysh vetėm dy pikėpjekjet e fundit tė kryeministrit Hashim Thaēi dhe ministrit Fatmir Limajt me kėtė medium (KLAN), ju e kuptoni se viktimat e para tė kėtij mediumi janė dhe sidomos kanė me qenė vetė kėta.
Nė emisionin e televizionit KLAN, ku ishin ftuar dy kryeministrat Berisha dhe Thaēi, ky i fundit tallej edhe nga analistat e ftuar nė studion nė Tiranė, edhe nga Haxhiu nė Prishtinė. Ai prezentim i zotiti Thaēi ishte njė tallje me te. E ai i shkreti, e mendonte kėte si favor dhe mundėsi pėr tu parė(sic!)
Moment tjetėr qė mund tė kujtojmė ėshtė intervista e kėtyre ditėve e ministrit tė Telekomunikacionit Fatmir Limaj nė emisionin e Blendi Fevziut Opinion Plus. Nuk ėshtė e rastit qė ministri ftohet mu pas asaj darke tė hangėrme tė frekuancave televizive aq shumė tė spekuluar, qė me grua e me vlla tia bėjnė njė vizitė Televizionit KLAN. Fatkeqėsia e kėtyre personazheve ministrore kosovare nė pėrvojat e tyre me kėtė televizion (Klan) gjithmonė dalin tė disfavorshme pėr kėta vetė. Intervista e zotit Limaj nKlan mbeti e humbur nėn efektin medial qė shkaktoi nė Prishtinė publikimi i fotos sė makinės zyrtare tė Ministrisė sė Telekomunikacionit qė e voziste i vėllai i ministrit Limaj gjatė atij qėndrimi nė Tiranė si mysafir i KLAN. Kush e solli foton nė Kohėn Ditore?
Le tė mbeten kėto dy momente televizive si momente reflektimi pėr Qeverinė Thaēi sa pėr tė nxjerrė pėrfundimin se kush mund tė jenė viktimat e para tė infiltrimit tė kėtyre mediumeve nKosovė dhe pėr klanizimin e hapėsirės mediale nė Kosovė.
Po ku mund tė jetė interesi i Hashim Thaēit pėr ta bėrė kėtė shkelje flagrante tė interesit kombėtar tė Kosovės dhe pėr ta kryer klanizimin e hapėsirės mediale kosovare?
Me parallogari tė gabuara, Hashim Thaēi parasheh se me ardhjen e kėtyre mediumeve nė Kosovė ai do pėrforconte pozicionin e tij mediatik dhe tė qeverisė tij, dhe do amortizonte kanonadat e medias qė kanė nisur qysh tash ta akuzojnė pėr mungesė programi dhe vizioni pėr Kosovėn dhe pėr pėrpjekjet pėr tė instaluar njerėzit e tij nė postet kryesore nė Kosovė.
Me ambicien pėr tė kontrolluar gjithēka, dhe me centralizim informate ashtu siē e ka bėrė nė Qeveri, duke e mbyllur ēdo informacion tek zėvendėsi i tij dhe duke mos emėruar portparol tė Qeverisė, Thaēi i percepton kėto mediume si aleate dhe mike tė tij, duke mos e parė elefantin nė dhomė se, kėto mediume vijnė jo pėr miqėsi e pėr tė sjellė para nKosovė, por - pėr tė marrė para nga Kosova. Asnjė kompani mediale nuk hyn nė njė treg nga humanizmi e ambiciet pėr ti iluminuar, andaj as media e Shqipėrisė nuk vjen nė Kosovė pėr ti mėsuar kosovarzijtė ta flasin Gjuhėn Standarde, po pėr ta rritur fitimin.
Shembulli eklatant qė dėshmon kėtė logjikė tė kėtyre mediumeve ėshtė ēmimi shpėrblyes nė Top Fest 5 prej 10000 eurosh, qė sot televizionit Top Channel ia paguan njė kompani nga Prishtina. Ky zhvleftėsim dhe diskreditim i medias kosovare qė bėhet nga Qeveria Thaēi e bėnė biznisin kosovar qė tė investojė nė televizionet e Shqipėrisė, dhe kjo ėshtė e vetmja arsye e kėtij infiltrimi e kurrėfar miqėsie e ambicie iluministe. Me kėtė qėndrim tė Qeverisė Thaēi ndaj medias kosovare kjo qeveri nuk mund tė konsiderohet e Kosovės sepse bėn qė parat tė dalin nga Kosova e jo tė hyjnė nė Kosovė. Dhe, urgjentisht do duhej qė tė binte.
Duhet tė jesh shumė naiv tė besosh ne mediumet si KLAN, tė besosh besnikėrinė dhe miqėsinė e tyre. Pyteni Salėn e vitit 1995, dhe pyteni Nanon e vitit 2005 se a ka kuptim tė flasėsh pėr nocionet miqėsi e besnikėri kur flitet pėr KLAN ose Top Channel.
Historia e penetrimeve mediale shqiptaro-shqiptare
Le ta kujtojmė shkurt historinė e njėkėso ambicieje tė ngjajshme qė kishte dikur njė ekip i gazetės Rilindja dhe Televizionit tė Prishtinės, qė nė vitet 90ta u instaluan nė Tiranėn postkomuniste me ambicien se do e iluminojnė hapėsirėn mediale atje. Tirana i heshti, i talli dhe i margjinalizoi nė njė mėnyrė tė merituar. Njėsoj, media e shkruar e Tiranės si Shekulli, Korrieri, Klan, etj, u pėrfshi nga i njėjti kompleks iluminimi e inflitrimi duke ardhur nė Prishtinė, pas NATOs, por dėshtoi dhe pėsoi fijasko njėsoj sikur Rilindja e TVP nė Tiranė. Kjo histori e penetrimeve dhe ambicieve pėr tė iluminuar e pėrfituar nga hapėsirat reciproke ėshtė njė histori e dėshtimit dhe pėrpjekjes pėr tė pėrfituar nga njė hallakamė e pėshtjellim i pėrgjithshėm i kėsaj hapėsire mediale shqiptare, qė sot e kėsaj dite nuk ka kritere tė caktuara dhe tė sanksionuara ligjore qė do e regullonin kėtė hapėsirė si njė hapėsirė e veprimit tė lirė konkurent mediatik.
Sot, po guxoi ndonjė medium i Kosovės vetėm ti shkonte mendja se lėre mė tė kėrkonte frekuenca televizive nacionale nė Shqipėri, do talleshin me te si me ma tė mbramin budall.
2 mėnyrat e qorrimit tė publikut
Por, ajo qė tė bėn me qesh nė Shqipėri njė medium kosovar tė kėrkonte frekuenca nacionale nuk ta vė buzėn nė gaz nė Prishtinė. Nė Prishtinė, njė medium i Shqipėrisė jo vetėm guxon, por edhe i premtohen frekuencat nacionale(sic!). Nėse ky spekulim pėr infiltrimin e dy televizioneve tė Shqipėrisė do na provohet vetėm pak i vėrtetė, interesi kombėtar i Kosovės do jetė para njė rreziku tė madh, dhe ky do jetė fillimi i fundit i Qeverisė Thaēi. Sepse, tevona, kėto frekuenca janė pasuri kombėtare e qytetarėve tė Kosovės dhe vetėm nė mėnyrė ligjore mund tė fitohen, e jo me darka hashim-batoniane.
Le ta marrim se ky spekulim ka baza pėr tu besur i vėrtetė.
Pse kjo ēashtje do inicializonte fundin e Qeverisė Thaēi?
E para, vetėm ideja se njė kryeministėr flet dhe premton nėpėr darka pasuri kombėtare tė Kosovės demaskon deri nfund se sa ky kryeministėr respekton qytetarin, pozitėn e vet dhe interesin kombėtar.
E dyta, tė flasėsh pėr pasurinė kombėtare tė Kosovės nėpėr darka dhe ta premtosh, kjo flet dhe zbulon njė natyrė tė fshehur dhe ambicie diktatoriale tė kryeministrit Thaēi, qė do e kompromitonte figurėn e tij publike pėrfundimisht.
E treta dhe mė e zeza, njė kėso darke dėshmon se sa kryeministri i kėtij vendi respektoka qytetarėt dhe intelegjencėn e tyre. Kjo demaskon gjithė mosrespektin qė kryeministri Thaēi e paskėrka pėr qytetarin e Kosovės. Sa shumė po e nėnēmoka.
Janė dy mėnyra pėr ta mbajtur njė vend nė terr: duke e terratisur dhe ndaluar ēdo medium; dhe duke e qorruar me dritė tė madhe qė jua lėshon nė sy.
Metodėn e parė e pėrdori Milosevici nė Kosovė.
Metodėn e dytė, nėse na provohet i vėrtetė ky spekulim, e po kemi shumė shpresė se do jetė vetėm njė prrallė me dy drenicakė, do qė ta pėrdorė Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu.
Me e qorrue Kosovėn me dritėn e televizioneve tė Shqipėrisė!
© by Gazetajava.com
TE GJITHĖ - NJERĖZIT E THAĒIT
Nga JAVA
Jun 22, 2008, 16:26
Email'o
Print'o
Baton Haxhiu dhe Arianit Koci
Foto: Java
Baton Haxhiu, zėvendėskryeministri i Qeverisė Thaēi, i autorizuar nga Kryeministri pėr punė tė dyshimta (dhe pėr lidhjet me Sali Berishėn, qė Haxhiu i mban pėrmes Blendi Fevziut), po zhvillon takime dhe bisedime intenzive pėr tė caktuar dhe identifikuar emrin qė duhet Kryeministri mė pastaj ta pėrkrah dhe eventualisht ta propozojė si shefin e Shėrbimit Intelegjent tė Kosovės edhe para ndėrkombėtarėve.
Emrat qė shtypi kosovar i hodhi nė publik si Arianit Koci, Ylber Hysa, Dukagjin Gorani njėkohėsisht po ky shtyp (sidomos Koha ditore) i prezentoi si emra qė do jenė mė tė afėrt e mė lojalė me ndėrkombėtarėt, sesa me Kryeministrin dhe Qeverinė e tij. Por, Hashim Thaēi nuk do ishte Hashim Thaēi po tė mos ishte gjithmonė dy hapa mė para se opinioni kosovar dhe ndėrkombėtarėt (e sidomos Koha ditore!).
Emri qė mė sė shumti u pėrfolė dhe u lakua si propozimi mė i dashur dhe mė i afėrt pėr Kryeministrin, Kadri Veseli, me emrin konspirativ Luli, qė jo vetėm gjatė luftės, po gjithmonė ishte pjesa e padukshme e Hashim Thaēit, engjulli mbrojtės i Thaēit, guximi dhe trimnia e tė cilit nuk kontestohet nga askush brenda PDK, si pėr habi tė opinionit, papritmas vullnetarisht dhe publikisht hoqi dorė nga ky oportunitet. Me njė prononcim ekskluziv nė RTK, lexoi njė shpėrbėrje publike tė njė shėrbimi sekret pėr tė cilin tė gjithė e dinin, por vetėm me kėtė akt shpėrbėrjeje u mėsua publikisht dhe zyrtarisht se paska ekzistuar!
Kryeministri Thaēi, nga ana tjetėr, me kėtė lėvizje taktike tė zhvendosjes sė emrit tė
Veselit si kryespiun i mundshėm, nė tė vėrtetė fitonte dy herė: plotėsonte kėrkesat e ndėrkombėtarėve qė i kandiduari pėr kėtė post tė mos jetė nė asnjė mėnyrė njeri i partisė sė tij, si dhe nė anėn tjetėr, hapte rrugė pėr disa emra qė njihen si tė pavarur, si Hysa, Gorani, Koci qė opinioni dhe ndėrkombėtarėt e kanė tė vėshtirė ti lidhin drejtpėrdrejtė me Kryeministrin Thaēi, po qė nė tė vėrtetė pėr tė informuarit njihen si Njerėzit e Thaēit. Si lidhen kėta emra Gorani, Koci, Hysa me Kryeministrin?
Dukagjin Gorani ėshtė mik i studimeve dhe i rinisė i Hashim Thaēit. Cimera! Aktualisht kėshilltar zyrtar i tij. Kur Hashim Thaēi si shef politik i UĒK kishte hyrė nė Prishtinė pas ēlirimit nga NATO, njėra nga shtėpitė ku Thaēi ka qėndruar ėshtė edhe shtėpia e babait tė Goranit, njė tregim qė Gorani e tregon gjithandej, sa pėr tė theksuar lidhjet dhe afėrsinė qė ka ai me Thaēin, si shokė tė luftės.
Vetė fakti se Gorani nė pėrgjithėsi ėshtė i prirur pėr ti bėrė publike sekretet, si kėtė afėrsi me Thaēin, i zvoglon mundėsitė qė ky tė jetė kandidat serioz pėr kėtė post tė rojtarit tė sekreteve.
Ylber Hysa, emėr qė pėrmendej shumė kohė mė parė sesa kėta emra shpėrthyen nė media, si kandidat shumė serioz pėr kėtė post, ėshtė njė nga tregimet ma spektakulare tė jetės partiake kosovare, nėse spekulimet qė ndjekin Hysėn provohen vetėm pak si tė vėrtetė.
Si lidhet njeriu i dytė i partisė ORA, miku mė i ngushtė i Veton Surroit, me Hashim Thaēin?
Sipas burimeve tė Javės, Hysa nuk lidhet direkt me Thaēin, por Hysa lidhet me elemente tė shėrbimit intelegjent qė udhėhiqej nga Kadri Veseli. Elemente brenda kėtij shėrbimi, e kanė suportuar e kanė bindur dhe e kanė pėrkrahur Hysėn nė idenė qė tia plasojė dhe sugjerojė idenė e themelimit tė njė partie politike, njėrit nga reprezentėt mė tė shquar tė shoqėrisė civile tė Kosovės, Veton Surroit. Sipas kėtyre burimeve, themelues i vėrtetė i partisė ORA gjatė gjithė kohės ishte tėrthorazi Hashim Thaēi - me idenė e tij pėr tė pėrkrahur ēfarėdo partish e inciativash qytetare, tė cilat do kishin mundėsi qė ta zvogėlonin pėrkrahjen e qytetareve qė gėzonte LDK dhe Ibrahim Rugova asokohe.
Sipas kėtyre burimeve, Ylber Hysa, pak muaj para themelimit tė partisė ORA, ėshtė parė natė pėr natė nė shoqėri rakie e miqėsie me elemente brenda shėrbimit intelegjent tė udhėhequr nga Kadri Veseli. Nė kėto takime, Hysa shpesheherė ėshtė parė nė kėto kafe me njė pjesėtar tė SHIK-ut - i njohur pėr redaksinė ku nė kėto ndeja shumėherė ka qenė i pranishėm edhe ish nėnkryetari i KMDLNJ-sė, Ibrahim Makolli, sot nėnkryetar i AKR-sė. Hysa e kishte pėr detyrė ta bindte Surroin tė krijonte parti. Hysa, Makolli dhe pjesėtari i SHIK-ut ( i njohur pėr redaksinė) janė parė bashkė shpeshėherė edhe pas formimit tė Partisė Ora nė kafiterinė Strip-Depo, njė kafiteri e njohur nė kryeqytet, ku rrijnė themeluesit dhe drejtuesit e gazetės Express dhe reprezentė tė PDK, qė simbas burimeve tė Javės, janė finansuesit dhe themeluesit e gazetės Express. Nė fakt, ideja dhe tė gjitha mbledhjet pėr themelimin e gazetės Express janė mbajtur nė kėtė kafiteri. Njė nga ftuesit qė ka ftuar gazetarė tė redaksive, disa prej kėtyre emrave tė ditur edhe pėr redaksinė, e qė janė ysht qė ti lėshojnė redaksitė e tyre e ti bashkohen gazetės Express ėshtė vetė - Kryeministri Thaēi.
Po Arianit Koci? Nga lindi Koci?
Koci nuk ka lidhje me Thaēin, thonė burimet e Javės. Koci ka lidhje me Baton Haxhiun. Haxhiu ėshtė i autorizuar nga Kryeministri qė ta pėrpunojė Kocin, si emrin mė tė panjohur dhe mė tė mundshėm pėr kryespiun, sepse qė tė gjithė emrat tjerė disi kompromitohen shkaku i afėrsisė direkte apo indirekte me Kryeministrin.
Arianit Koci, i biri i kompozitorit Akil Koci, qė ka filluar karierėn si argjentar, pėr tė vazhduar mė pas studimet e muzikės dhe pėr tė pėrfunduar si avokat, ėshtė propozimi gjenial i Haxhiut. Koci ishte avokati qė reprezentonte gazetėn Express nė seanca gjyqsore, gjatė kohės sa ishte Haxhiu drejtor i kėsaj gazete (tė gjitha proceset Koci zakonisht i ka humbur!). Si politikisht virgjin, aspak i lidhur me ndonjė parti a lider, njė autsajder i pėrkryer, shihet dhe propozohet nga Haxhiu si njė kandidat i gjetur, tė cilin janė tė bindur Thaēi e Haxhiu se disi do ta kapėrcejnė nėpėr detektorin e rrenave tė ndėrkombėtarėve qė ta shesin si tė pavarur, e ta mjelin si tė vetin.
Haxhiu kėto ditė po zhvillon bisedime intenzive jo vetėm me Kocin (shif foton), po edhe me persona tjerė qė shihen nga Haxhiu, si i angazhuar nga Kryeministri, pėr tia propozuar ndonjė emėr qė kishte pėr ta kaluar detektorin e rrenave tė ndėrkombėtarėve dhe njėkohėsisht do mbetej i tyre.
Kush do kapėrcejė nėpėr detekorin e rrenave pėr tu bėrė Kryespiuni i Kosovės, njėri nga emrat e lakuar, apo ndonjėri nga emrat qė su lakuan nė kėtė eksplorim, mbetet tė shihet. Tė gjithė po e presin Tinėn.
Pse ėshtė i rėndėsishėm drejtimi i Agjencisė sė Ardhshme tė Intelegjencės?
SHIK-u ka qenė mė i sukseshėm nė Kosovė sesa shėrbimet e partive tjera politike nė Kosovė, falė lidhjeve tė krijuara me SHIK-un e Shqipėrisė gjatė kohės sė luftės. Sot SHIK-u (Shėrbimi Informativ Kombėtar) i Shqipėrisė ėshtė konvertuar nė SHISH (Shėrbimi Informativ i Shqipėrisė). SHISH, nė fakt, edhe i ka hapur rrugėn SHIK-ut pėr zhvillimin e kontakteve tė mėtutjshme me vendet e huaja. SHIK dhe SHISH edhe sot mbajnė marrėdhėnie tė mira. Konsiderohet se SHISH i ka krijuar Lulit dhe SHIK-ut tė tij marrėdheniet e mira me shėrbimet izraelite ku janė trajnuar njė pjesė e agjentėve tė SHIK-ut.
Por, megjithatė, Shėrbimet Informative tė partive, deri tash, gati kryesisht janė marrė me kontrollin e bizneseve tė mėdha nė Kosovė, si biznesi i naftės, alkoolit dhe duhanit - sesa me informacionin nė shėrbim tė qytetarėve ose shtetit. Shėrbimi Informativ Kombėtar, i njohur si SHIK, ėshtė formuar gjatė kohės sė luftės nė Kosovė i cili mė shumė ėshtė marrė me fondet e Vendlindjes Thėrret, sesa me zbulimin e informacioneve nė dobi tė luftės sė UĒK-sė. Nė atė kohė, Kadri Veseli, i njohur si LULI, kishte krijuar njė Njėsit tė Shėrbimit tė tij Informativ - tė quajtur ZKZ (Zbulim Kundėr Zbulimit), njė Njėsit i udhėhequr dhe pėrbėrė kryesisht nga studentė tė asaj kohe, tė gatshėm pėr ti ndihmuar UĒK-sė. Njėsit i cili merrej me mbledhjen e informacioneve, kryesisht, nga zonat dhe qytetet ku nuk vepronte UĒK. Kurse, vetė SHIK-u, mė shumė merrej me transferimin e fondeve nga Fondi i Tre Pėrqindėshit nė fondin Vendlindja Thėrret. Njė aksion qė pati sukses sidomos nė disa vende tė Europės dhe te njė pjesė tė shqiptarėve tė Amerikės. Pas luftės, ky Shėrbim ėshtė marrė me krijimin e dosjeve tė zeza tė partive rivale, sikur rasti i krijimit tė Dosjes kundėr LDK, tė cilėn ky shėrbim e lansoi pikėrisht pėrmes gazetės sė saponisurt asokohe Express. Nė fakt, kundėr Ramė Marajt dhe Shėrbimit tė tij, i cili mė vonė ėshtė hetuar nga policia ndėrkombėtare pėr veprimtari tė dyshimta.
SHIK-u i Lulit edhe pse i titulluar si Shėrbim Kombėtar, i ka shėrbyer vetėm interesave tė Hashim Thaēit (Cimerit), madje as partisė (PDK). Meqenėse Kadri Veseli, nė Kosovė ėshtė identifikuar, botėrisht, si njeri shumė i afėrt me Hashim Thaēin, me siguri se edhe nuk do tė jetė nė krye tė Agjencisė sė Ardhshme tė Intelegjencės sė Kosovės. Mirėpo, Luli enigmatikė qysh sot lakohet si emėr i mundshėm pėr Ministėr tė Mbrojtjes.
© by Gazetajava.com
JEHONA E ARTIKULLIT Klanizimi i Kosovės Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu bėjnė pazar me pasurinė kombėtare tė Kosovės?
Nga Migjen Kelmendi
May 26, 2008, 14:42
Email'o
Print'o
E kishim marrė pėrsipėr dhe e kishim kalkulue rrezikun e botimit dhe shpalosjes sė nji spekulimi dhe presupozimeve tė tij nė kryeartikullin e numrit 239 tė gazetės JAVA me titull Klanizimi i Kosovės - Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu bėjnė pazar me pasurinė kombėtare tė Kosovės?
Burimet qė i kishim nė dispozicion si dhe biseda telefonike me ministrin Fatmir Limaj para botimit tė artikullit, ishin tė mjaftueshme sa me e marrė kėte rrezik, sepse menduem se botimi ose e ndriēon krejt, ose e mohon krejt kėte spekulim me krejt presupozimet qė pėrmbante.
Para botimit tė artikullit kishim provue edhe si redaksi edhe une personalisht me e kontaktue kryeministrin Thaēi, por nuk kishim gjegje.
Vendosėm me e botue, sepse interesi publik dhe interesi qytetar ishte aq i madh nė kėte spekulim sa, po them, e arsyetonte rrezikun.
Mbas botimit, si edhe kishim llogaritė, dy burime autentike, nė bisedė me mue e konfirmuen fije e pėr pe kėte spekulim si tė vėrtetė:
DESHMIA E PARE: Nji nga telefonatat e shumta qė kisha marr si kryeredaktor i Gazetės JAVA pėr guximin e demaskimit tė kėsaj dallavere hashim-batoniane, si kualifikohet nartikull, ishte edhe nji telefonatė e njanės nga pronaret e nji kompanie tė njoftun kosovare, e cila ma konfirmon edhe me telefon, edhe nė takimin qė kėrkova pėr me e analizue deri nė fund dėshminė, se ajo asht kontaktue nga reprezentė tė televizionit nga Tirana - Top Channel - dhe i asht ofrue me qenė fillimisht sponzorizuese, bashkė edhe me pesė kompani tjera kosovare, qė kishin me themelue diēka si Top Kosova dhe me konkurue ma vonė pėr frekuenca lokale, sepse Top Channel edhe nė Shqipni asht TV lokal.
DESHMIA E DYTE: Burimi tjetėr mė konfirmon prapė personalisht se persona emnat e tė cilėve dihen pėr redaksinė, tafėrt me AMPEK dhe USAID, janė kontaktue nga kryepersonazhi i kėsaj dallavere, Baton Haxhiu, i cili i ka ofrue me qenė nekipin qė ai pretendonte se po e formon pėr nji kompani mediale, e cila fillimisht kishte me qenė modeste, por ma vonė, si thotė burimi, atyne kishte me ju ndihmue TV KLAN nga Tirana, e sa i pėrket frekuencave nacionale, ato ia kishte garantue kryeministri Thaēi, citon burimi fjalėt e B. Haxhiut.
BISEDA ME MINISTRIN LIMAJ. Biseda telefonike qė kisha me ministrin Limaj, qė u zhvillue para botimit tartikullit, ishte bisedė mes miqsh, ku analizuem mundėsinė e vėrtetėsisė sė nji spekulimi tė kėtillė. Ministri Limaj mohonte nji pjesė tė presupozimeve tė spekulimit, por nuk e mohonte mundėsinė se nKosovė mund tė formohen kompani fantome mediale tė cilat mandej kishin me konkurue pėr frekuenca, edhe pse nuk u tha a janė premtue a jo frekuencat.
BISEDA ME KRYEMINISTRIN THAĒI. Nė bisedėn telefonike me kryeministrin Thaēi, e cila u zhvillue vetėm mbas botimit tartikullit, zoti Thaēi nuk i jepte shumė randėsi spekulimit sa nji fakti tjetėr: futjen nė tė njajtin thes me Baton Haxhiun! Ai ishte ofendue shumė qė artikulli e qet bashkė me B. Haxhiun, sidomos qė e tall si tė manipuluem nga B. Haxhiu. Qysh mboni me Batonin, pash Zotin?!!!, reagonte sa me humor aq edhe i ofenduem. Ai poashtu mohonte pjesė tė mėdha tė spekulimit, por nuk e mohonte se ka hangėr darkė me pronarin e Top Channel, Dritan Hoxha.
Kėto katėr burime mjaftojnė sa pėr me konfirmue dhe me justifikue guximin me botue dhe me shpalue nji spekulim deri nė fund, sepse nė fund, spekulimi u vėrtetue nė pikat kryesore tė tij i vėrtetė.
NJA 2 FJALĖ TĖ ZGATUNA PĖR SHKELZEN MALIQIN
Ndaj kėtij artikulli nuk reagoi publikisht as kryeministri e as Haxhiu si kryeprotagonistat e artikullit, as ministri Limaj qė pėrmendet nartikull, as pronarėt e Top Channel (pos qė e kishin angazhue Rudina Xhungan qė ti kėrkonte artikujt e botuem nga une), e as ata tė KLAN askush, pos nji njeriu Shkelzen Maliqi (shih artikullinBeteja e re pėr hapėsirėn mediale, Express, 12 Maj 08). Kishte reague edhe Arian Ēani nemisionin e tij Zona e Lirė, por tue i tallė krejt protagonistat e artikullit pėr nja gjysėm ore
Meqenėse interesi publik nate spekulim tė vėrtetuem ishte shumė i madh, natyrisht qė tė drejtė reagimi kanė tė gjithė ata qė kishin ose me e mohue me argumente ose me e ndihmue ndriēimin dhe zbardhjen e tij. Kėshtu edhe vepruen dy burimet qė kontaktuen me mue, tė cytun nga interesi publik.
A ishte interesi publik ai qė e kishte ba Maliqin me reague? Artikulli i Maliqit a sjelli momente tė reja, a ndriēoi diēka, a kishte kundėrargumente? A kishte krye Maliqi ndonji hulumtim ma tė thellė sesa JAVA sa me mujt me iu kundrvue artikullit dhe presupozimeve tė spekulimit shpalue nga JAVA? A i kishte kontaktue bile kryeministrin e ministrin para se me reague?
ĒKA JU DESHT ME RREJT SHKELZEN MALIQIT
Me leximin e parė tartikullit dėshmohet se Maliqi jo se nuk cytet nga interesi publik, nga interesi qytetar e kombėtar, po nate relacion mes Interesit Qytetar qė nė kėte rast reprezenton JAVA, dhe atij Grupor e Klanor qė simbas spekulimit e kryenin Thaēi dhe Haxhiu, Maliqi pa asnji fije dyshimi, pa krye asnji pėrpjekje vėrtetimi a hulumtimi, i del nkrah dhe nė ndihmė Interesit Klanor. Po citoj: Mė shumė zhurmė bėjnė pronarėt e mediave xhuxhe, si p.sh. botuesi i Javės dhe redaktori i TV Rrokum, Migjen Kelmendi, i cili numrin e fundi tė gazetės e mbush me shkrime kundėr RTK-sė dhe spekulime ashiqare tė konstruktuara pėr komplotin e madh tė kryeministrit Thaēi me bosėt e mafive tė Shqipėrisė, qė, sipas tij, kanė pėr synim klanizimin e Kosovės (fund i citatit).
Ndaj tė gjitha pyetjeve qė ngriten nartikujt e Javės nr.239, po i risjelli vetėm disa:
- A e pėrmbush misionin e tij si servis publik RTK?
- Kujt i shėrben sot RTK?
- A e ka zhvendosė kryeministri Thaēi kabinetin e tij nRTK?
- Cilat janė raportet e drejtorit Zatriqi me kompaninė Eurokoha, Top-Shop, CMB dhe Jeta nKosovė?
- Sa janė tė bazueme presupozimet se Top Channel dhe Klan kanė ambicie me u instalue nKosovė dhe a ju ka premtue kryeministri Thaēi ndihmė pėr fitimin e frekuencave?
- A asht taku Thaēi me pronarėt e Klan dhe Top Channel?
- Etj. (shih JAVA Nr.239)
Ndaj tė gjitha kėtyne pyetjeve, Maliqi ka vetėm nji pėrgjegje dhe argument: Java ska tirazh (sic!). Asht gazetė xhuxhe! Imaxhinoni njeriun e rritun, bile plak, tue abuzue me fjalėn publike dhe tue e pėrdorė ate jo me zbulue, ndihmue dhe argumentue interesin publik, po tue e pėrdorė pėr me mjegullue, kualifikue dhe pėrēmue argumentet, pyetjet dhe kredon e atyne qė mundohen me e mbrojtė ate interes. Ndaj krejt ēashtjeve qė ngrisin artikujt e nr. 239 tė Gazetės JAVA, Maliqi ka si kundėrargument dhe gjegje vetėm tirazhin(sic)! Dhe kush flet pėr tirazhin? Punėtori i gazetės Express, e cila nė tana sondazhet e derisotme ka dalė si gazeta ditore me tirazhin ma tė vocėrr nKosovė!
Tirazhi si argument besoj mjafton sa me e pa e konstatue vetdemaskimin e Maliqit si abuzues, rrenc, njeri qė ma spari ska respekt pėr veten, e mandej pėr krejt dynjanė, se lene ma pėr fjalėn publike, lexuesin dhe opinionin. (Po muj me e mendue se si e paska pėrjetue Maliqi lajmin pėr shpėrblimin e parė ndėrkombėtar nė historinė e shtypit nė gjuhėn shqipe qė e ka fitue gazeta JAVA. Paj po get nja 10 vjet ymėr ja paska hangėr Kush janė Reporters Without Borders dhe ai shpėrblim Press Freedom Award? Me siguri sipas Maliqit xhuxha
Riinterpretimi i Migjen Kelmendit
Kisha vendosė ka diku 7 vjet nji embargo ndaj kėtij emni dhe njeriu, e para falė nji afėrsie tė dikurshme, dhe e dyta, aq shumė e aq keq u soll fati me kėte njeri, kryesisht pa meritė, por nė shumė pjesė edhe me meritė tė tij, sa kisha vendosė mos me ju gjegjė provokimeve dhe pėrēmimeve publike qė i bante Atitudės seme publike, dorėheqjes seme nga RTK, debateve qė kisha lansue, mediumeve qė kisha ndėrtue gjithēkaje qė lidhet me mue dhe punėn teme publike. Nga ana tjetėr, ky njeri, prejse kisha dhanė dorėheqje nRTK, i ka rezervue vetvetes rolin komod tė nji arbitri, i cili gjithmonė i paftuem ndėrmjetėson mes Atitudės seme publike dhe Opinionit, kryesisht tue riinterpretue kėte Atitudė, tue e minimizue, pakue, pėrēmue, tall, tue e kualifikue si pa tirazh, donkishoteske, xhuxhe dhe gjithmonė tue u gjend nkrah me ata qė kanė Numėr, tFortit, Qeverinė, Thaēin e Limajn, Mediat e Shqipėrisė, Pacollat EkremLlukat Klanat TopChannelat Goliatat. Pėr krejt kėte kohė, qė kisha evitue dhe hesht kėte emėn, Maliqi ofrohej si mercenar i fjalės publike, i cili asht gjithmonė i gatshėm me pėrdorė erudicionin kundėr kėsaj Atitude, me u prostituue publikisht naso pėrmasa sa kishte konsumue krejt durimin tem dhe edukatėn teme. Maliqi qė nė pleqni tė vet ka zbulue dashninė pėr Shqipninė, me gjasė e ka tė paditun nji shembul nga tradita shqiptare se nuk ka diēka ma tė turpshme dhe ma tė padinjitetshme se Plaku qė Rren. Pėr Plakun qė Rren ndėr shqiptarė humbet ēdo respekt, ēdo skrupull, ēdo abstenim.
U ēu Shkelzen Maliqi me e pshtue Hashim Thaēin e Fatmir Limajn prej Migjen Kelmendit e Gazetės JAVA
I paemnuem nartikull, i paftuem nga askush me dhanė mendim ose me i dal nmbrojtje, me nji mosnjohje flagrante tė situatės mediale shqiptare se jo vetėm kosovare, ai pėrdorė fjalėn publike dhe ofrohet me i dal nkrah Qeverisė dhe me e mbrojtė nga Individi, nga Qytetari dhe Pyetjet. Imagjinoni njeriun qė me vokacion asht filozof, qė prezentohet se reprezent i shoqnisė civile, si intelektual e qytetar, i cili nė relatėn Individi versus Shtetit, Qytetari versus Qeverisė, ai, filozofi, qytetari, intelektuali, del me i ndihmue Qeverisė me e pshtue nga pyetjet dhe argumentet e Qytetarit. Dhe sikur ta kishte ndonji kundėrargument, hallall, por ai krejt pyetjeve dhe argumenteve qė lansohen nė disa artikuj tė Javės nr.239, ka vetėm nji tirazhin. Imagjinoni kėte katandisje morale e profesionale tė njeriut qė prezentohet si Filozof e Intelektual. Dhe ajo qė i krijon atij justifikim moral pėr me u zezue kėshtu publikisht asht fakti se mediumet e Kelmendit kokan - xhuxhe. Dhe Kelmendi sasht ndonji pretendent serioz sa me ndikue nė kėto punė frekuencash e televizionesh. (Citat: Kelmendi sigurisht se nuk ėshtė ndonjė lojtar serioz nė betejėn pėr kontrollin e frekuencave dhe mediave qė do ndodhė sė shpejti ). Pėr te Qeveritė, tė Fortit, Pacollat Llukat TopChannelat e Klanat janė lojtarėt, njerėzit seriozė, me ndikim, qė vendosin. Goliatat janė protagonistat, e jo Xhuxhat, Davidat, riinterpreton mitin e famshėm Maliqi. Simbas riinterpretimit tė Maliqit, nuk e mposht Davidi (lexo xhuxhi) Goliatin, po e kundėrta. Nuk kanė dijtė hebrejtė me e kallxue kėte prrall me Davidin dhe Goliatin.
Nga ana tjetėr, Maliqi kurrė sarriti jo me ndėrtu qoftė edhe si xhuxh ndonji medium. E kujtoj pėrpjekjen e tij dhe tė Haxhiut qė diku nė vitin 2001 me e nis nji TV dhe jo vet, natyrisht, se tė dy kėta emna, nuk mund qėndrojnė vet nė kambė pa jau fut ndonji hu nprapanicė, po tuj u martue me nji Div, me nji Goliat si biznismeni Ekrem Lluka. Dhe ? Dhe nuk arrijnė as me ja nis, as me e prodhue 1 minut program, as edhe nji milimetėr medium, se lene ma me i pėrgjasue Javės ja Televizionit Rrokum. Maliqi e Haxhiu me pėrpjekjen e tyne qė pėrmes martesave me Goliata me ndėrtue medium janė shembull i pėrkryem dhe kundėrargumenti ma i mirė kundėr krejt asaj qė Maliqi thotė nartikull se pa Goliata si TopChannel, Lluka e Pacolla nuk ndėrtohen e nuk fitohen frekuencat. Maliqi ja fut vetvetes kambėn ngojė me shembullin dhe pėrpjekjen e vet, pa marr tjerė shembuj se sa i gabuem asht. Nuk ju mjaftoi dhe nuk ju ndihmoi Goliati Ekrem Lluka Maliqit e Haxhiut me krijue medium jo. Krejt ajo pėrpjekje vetėmsa i demaskoi pėrfundimisht tė dy si tė dėshtuem dhe tė pazotė. Andaj edhe tė gatshėm njashtu si janė sot, me qenė mercenarė dhe prostituta tė fjalės publike.
KOLONELI I PAFAT MALIQI
Kėte riinterpretim tė mitit pėr Davidin e Goliatin nuk mun e kuptoni pa e kuptue nji tė vėrtetė tė randė tė kėtij njeriu qė kurrė nuk mori ndonji ftesė pėr post publik, kurrė su respektue me ndonji ēmim kombėtar ja ndėrkombėtar as ai e as puna e tij, kurrė su ftue pėr kėshilltar a bashkėpunėtor, as pėr kurgja . Maliqi asht nji kolonel qė pėr tana kėto vite askush si shkruejti e askush se ftoi, askush stregoi ndonji fije respekti si nate novelėn e famshme tė Markesit. I thyem, si njeri, si individ, si burrė, si profesionist, ai ma nuk beson nakcion qytetar, nDavida dhe nuk e kupton i shkreti se nėse ka dėshtue Maliqi, ska dėshtue krejt dynjaja. Ai nuk e din se Goliati i tij qė e pėrmend nartikull, Behxhet Pacolli, nė tri raste mka ba mue dhe Televizionit xhuxh Rrokum nji ofertė shumė gjeneroze pėr me ja udhėheqė projektet mediale qė ka. Maliqi i zezuem qė o ēue me pshtue Thaēin prej Kelmendit, nuk e din se kryeministri Thaēi mka ftue nė dy raste me ju bashkue si kėshilltar, por nuk kam pranue. Maliqi e di mirė se une kam pas post publik si drejtor nRTK dhe kam dhanė dorėheqje nga parimet dhe pėrgjegjėsia qytetare, por krejt kėto ftesa e oportunitete qė ai i shkreti kurrė si pati e si pėrjetoi, une skam lejue qė ato tė kompromitojnė parimet, kredon profesionale dhe njerzore teme. Mirėpo, njeriu qė se ka kulturėn e JOs, sepse ska ēka mbron (pos Agim Zatriqin, nuk i beson njeriut qė e ka kulturėn e JOs. Kėtu asht dallimi mes meje, Atitudės seme publike dhe Maliqit publik. Por nji njeri me mentalitet prostitute si Maliqi, i cili fjalėn publike nuk e kupton dhe nuk e beson si mjet akcioni qytetar, po si trampolinė qė kishte me i ndihmue me u vesh me pushtet, me u respektue ma nfund npleqninė e vet, dhe me u ba me tFortit, me Thaēin e Limajn, me ndrrue klasėn shoqnore tė njerėzve tė parespektuem, tė kolonelėve qė su shkruejnė, tė njerėzve qė kurrė sarritėn me ndėrtue diēka tė veten, natyrisht se nuk e beson se ka njerėz qė i thonė JO tFortve, Goliatave, qė mundohen me ndėrtue diēka, qė i thonė JO krejt asaj qė ky njeri e ka andrrue e gjakue gjithmonė. Kjo po shpresoj e demaskon dhe vėrteton se kush asht xhuxhi i njimendtė i jetės publike kosovare.
Maliqi nuk asht vetėm Humbės, por Huqės i Madh
Presupozimet e artikullit nuk i mohon nė tanėsi as ministri Limaj e as kryeministri Thaēi, qė tangohen randė nartikull, e ky, Maliqi, i paftuem, i paadresuem, ēohet e rren publikisht dhe ofrohet me e pshtue Hashim Thaēin e Fatmir Limajn prej Migjen Kelmendit e Gazetės JAVA.
E sa me e kuptue tanė trivialitetin e budallakinė e kėsaj oferte publike prej mercenari tė fjalės qė e ban Maliqi me artikullin e tij, duhet me u kthye nja 10 vjet mbrapa. E thashė, me Maliqin fati luejti keq dhe e theu, nė pjesėn ma tė madhe pa meritė, por edhe nė shumė pjesė me meritė tė tij.
Nė kohėn e paraqitjes sė UĒK dhe luftės, ka mbetė i i nxanun nė shiritat e ekipit tem televiziv nga ajo kohė, fjalia e tij fatkeqe, po e citoj:
nuk ka moment ma tė pavolitshėm nė histori se me e nis tash luftėn me Serbinė Vetėm disa muej ma vonė se kjo fjali, Kosova pikėrisht falė luftės - fiton lirinė.
Kėtė fjalė tė Maliqit tė plotė keni me pas mundėsi me e ndjekė nė serialin dokumentar Si Lindi Shteti, qė asht prodhim i Televizioni Rrokum dhe ekipit tė Televizionit tė Prishtinės qė udhėhiqej meje, frik.
Kjo fjali e Maliqit ka mbetė nanalet e publicistikės analitike kosovare si nji - Huqje Monumentale. Maliqi asokohe nuk pushonte jo vetėm tue shkrue, por edhe tue organizue tryeza e tue alarmue se po u nis lufta me Serbinė kena me dal thumbun. Aq shumė sa filluen me u ndigjue edhe disa zana kėrcėnues ndaj tij, dhe une asokohe, i afėrt me te, vendosa me e shkrue nji letėr dhe me kanalet e ekipit tem televiziv me e nis nė shtabin e UĒK, ku mundohesha me spjegue se Maliqi po ja fut kot, po fillozofon (me ll), e ju e dini se kėta fillozofat sjanė gja tjetėr po qishtu ja fusin si kau pelės, por sasht i paguem Serbie edhe pse doket si Draza Nuk e di fatin e asaj letre, por njeriu qė e ka pas detyrė me e ēue letrėn nShtab asht gjallė dhe e dėshmon dorėzimin e saj. Po them, disa muej ma vonė se ajo fjali e famshme nuk ka moment ma tė pavolitshėm nė histori se me e nis tash luftėn me Serbinė , Kosova fiton lirinė. Fal luftės me Serbinė.
Tashti mundeni me e kuptue kėte theqafje e kėte prostituim eksplicit tė Maliqit, i cili pėrnjihere ofrohet me e pshtue Hashim Thaēin e Fatmir Limajn nga Migjen Kelmendi.
Ky njeri i zezuem, nuk e ka kuptue, por mprovokoi me i thanė kėsaj radhe se gjatė tanė kėsaj kohe ka qenė transcendue meje dhe vetėm keqardhja ndaj zezimit tė tij edhe profesional edhe moral edhe familjar, mka ba mos me shkrue e mos me ja ba tė ditun kėte pozicion superior temin ndaj tij nė relatat Thaēi-Limaj-Maliqi-Kelmendi.
Maliqi nuk e humbi vetėm luftėn. Maliqi e humbi edhe paqen, edhe Flamurin, edhe Identitetin, edhe Shtetin. Maliqi nuk asht vetėm Humbės i Madh. Maliqi asht edhe Huqės i Madh. Nga ma tė mėdhejt qė i kam njoftė deri sot. Koxha filozof duhesh me qenė e me e huq Luftėn, me e huq Paqen, me e huq Flamurin, Identitetin, Shtetin Ka edhe shumė tjerė qė i kanė huq kėto momente, por ka edhe tjerė qė nuk i kanė huq, dhe kjo spjegon kėte nervozė dhe reagim tė Maliqit ndaj Atitudės seme publike. Se nė pasqyrėn e kėsaj Atitude, ky njeri e sheh paq si loti krejt katandinė e tij si Qytetar, si Intelektual, si Analist, si Profesionist, si Publicist
Andaj gjithmonė mundohet me e thy Pasqyrėn pėr me e pshtue Ftyrėn e vet.
Ani me ēka: me tirazhin si argument, me kualifikime si xhuxh, sepse Argumente ska.
SHQIPNIA E MADHE E SHKELZEN MALIQIT DHE ASTRIT SALIHUT!
Disa muej para 17 Frorit 2008, nė nji drekė shtrue nga kryeministri Ēeku, ku isha ftue edhe une e disa tjerė, Maliqi e Astrit Salihu pledonin ndamjen e Kosovės dhe krijimin e nji Shqipnie tė Madhe. Astrit Salihu si kanakari i Maliqit dhe si pomocnik Narodnog Heroja, ishte bile edhe entuziast e u rrėmbye njaq sa Maliqi, si Narodni Heroj, e zbuste Salihun tue i thanė jo Shqipni e Madhe, po Konfederatė. Disa muej ma vonė, nga ajo drekė shtrue e pague qeverie tė Kosovės, Kosova lindi si shtet qytetar, me flamur tė vet, me himn tė vet, me Kushtetutė tė vet, me identitet tė vet, me kufij tė vet dhe u njoh nga 40 shtetet ma tė zhvillueme nbotė si entitet i veēantė shtetnor, e jo pjesė e ndonji Shqipnie tė Madhe.
Prap ky njeri u gjet nanėn tjetėr prej meje, i humbun, i traumatizuem me vėrtetėsinė dhe fuqinė e realizimit tė parashimikimeve tė mia dhe Atitudės seme publike. Aq e fuqishme asht sot kjo Atitudė, sa nuk ka nevojė pėr kurrėfar fjale shtesė. Me e krahasue Atitudėn e cila nė detaje pledoi dhe propagoi kėte shoqni vlerash dhe kėte shtet qytetar njashtu si portretizohet nė pėrmbajtjen e Deklaratės pėr Pamvarėsi dhe nė Projekt-Kushtetutėn e Kosovės, plot 7 vjet, me Atitudėn e vonueme tė Maliqit prej nji nacionalisti qė pledon nė pleqni tė vet Shtete tė Mėdhaja etnike, i bjen si me e vra mizėn me ēekiq.
POR KUSH PO FLET PĖR SHQIPNINĖ: MALIQI?!
Imagjinoni njeriun si Maliqi, i cili se egziston nji splin, nji dashni iracionale pėr Shqipninė si koncept, si fjalė tjetėr pėr Atdheun, e kishte mėsue dhe lexue nga kangėt e mia (Gjurmėt) dhe nga librat e mi (Mungesa e Atdheut, Pej Shpije ), me pledue sot - Shqipninė e Madhe. Ky Huqės i Madh prap u gjend nanėn e gabueme tė historisė, edhe pse u mundue me tanė fuqinė e vet kėsaj here mos me huq. Edhe kėsaj here, si gjatė luftės kur u gjetėm rastėsisht UĒK dhe une nė njanėn anė, e Maliqi nanėn tjetėr, njisoj edhe sot, prap u gjetėm nė tė njajtėn anė une, mediumet e mia xhuxhe, Thaēi e Limaj me Kosovėn Qytetare bashkė, e Maliqi nanėn tjetėr me Shqipninė e Madhe dhe pomocnikun e Narodnog Heroja e Goliatat e tij tė Shqipnisė sė Madhe.
Kisha me e kuptue nėse Maliqi npleqni tė tij e ka zbulue dashninė pėr Shqipninė, Shqipninė si koncept, si fjalė tjetėr pėr Atdheun, por dashninė pėr Shqipninė e Madhe (!) kėte se kuptoj dhe dyshoj shumė, aq shumė sa mos tisha i bindun se asht i zezuem boll, kisha me ja demaskue edhe kete dashni tė vonueme.
E ndėrtova krejt kėte kontekst vetėm sa me e vue dhe me e pa nė krejt tragjikomiken e vet Shkelzen Maliqin qė o ēue me pshtue Thaēin e Limajn prej Kelmendit ME RRENA.
I shkruva kėto 2 fjalė tė zgatuna pėr Maliqin mbas nji embargoje prej 7 vjete, tue e njoftue edhe Maliqin edhe lexuesin e JAVĖS se nė numrat e ardhshėm tė gazetės tash e tutje kanė me pasė mundėsi me e lexue edhe (ri)interpretimin tem tė Maliqit, me nji fjalor tadaptuem pėr nji Plak Qė Rren, edhe shumėēka interesante qė lidhet me kėte figurė pėr keqardhje tė jetės publike kosovare.
Po shpresoj se Maliqi ka me jetue njaq gjatė sa me e mėsue versionin e njimendtė tė mitit pėr Davidin kundėr Goliatit.
© by Gazetajava.com
__________________
Krijoni Kontakt