Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Komente nga Gazeta Java mbi kosoven sot.

    Kosova Sot Ne Gazeten JAVA

    --------------------------------------------------------------------------------

    Disa shkrime per politiken ne kosove sipas gazetes JaVa

    ---


    HASHIM THAĒI DHE BATON HAXHIU BEJNE PAZAR ME PASURINE KOMBĖTARE TE KOSOVES?
    Nga JAVA
    May 12, 2008, 20:14

    Email'o
    Print'o



    Pėrkundėr pėrpjekjeve personale tė botuesit tė gazetės, qė tė vė kontakt me kryeministrin Thaēi pėr t’i davaritur spekulimet qė kanė pėrfshi botėn e mediave tė Kosovės, se Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu tashmė i kanė hy realizimit tė projektit qė ka pėr qėllim dhurimin e frekuencave nacionale tė Kosovės dy projekteve televizive tė Shqipėrisė, kjo gjė u vėrtetua e pamundur.



    Po ēfarė pėrmban nė vete ky spekulim qė ka tallazitur botėn e medias nė Kosovė.

    Si gjithmonė, sa here bėhet fjalė pėr televizionet e Shqipėrisė dhe qeverinė e Kosovės, e pashmangshme nė kėto relata na paraqitet figura (kryesisht e tallur) edhe nė Tiranė edhe nė Prishtinė – Baton Haxhiu. I zgjedhur nga klane tė dyshimta e nė rrugė tė dyshimta tė qarqeve mediale tė Shqipėrisė, Baton Haxhiu sot ėshtė bėrė reprezentuesi i interesave tė dyshimta tė disa qarqeve mediale qė kanė pėr ambicie abuzimin me pasurinė kombėtare tė Kosovės, nė rastin konkret – frekuencat televizive.

    Spekulimi thotė se kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, ministri i ministrisė respektive Limaj, Baton Haxhiu dhe pronari i Top Channel Dritan Hoxha, tashmė e kanė ngrėnė “darkėn” e kėtij pazari, i cili i garanton ndihmėn e pakursyer tė Qeverisė Thaēi qė Top Channel tė sigurojė tė paktėn frekuencė lokale nė Prishtinė (sic!). Kjo duhet tė fillojė sė pari me hapjen e njė studioje tė vocėrr nė Prishtinė, sa pėr t’u instaluar. Dritan Hoxha, nga ana tjetėr, i ka trullu edhe kryeministrin edhe ministrin respektiv se do t’i investojė, si thotė spekulimi - 10 milionė euro n’Kosovė.

    Kjo shumė parash duket e thėnė me aso lehtėsie me tė cilėn prindėt i mashtrojnė fėmijtė pėr dhurata, sepse kur Qeveria Berisha i kėrkoi po kėtij njeriu qė nė emėr tė taksave tė abuzuara t’i paguaj shtetit aprx.11 milionė euro, pronari Hoxha publikisht doli duke thėnė se kjo do e bankrotonte firmėn. Ku i ka kėto 10 milionė euro tė premtuara z.Hoxha, kėte me gjasė e di vetėm kryeministri Thaēi.



    Frekuencat nacionale, si njė kafshatė mė e madhe, sipas tė njėjtit spekulim, kanė mbetur qė tė ndėrtohen mė me kopili e pėrgatitje mė tė gjata, brenda njė projekti qė si kulisė do ta kishte njė fantom kompani kosovare, ku pėrflitet se B.Haxhiu do e themelonte, po qė nė tė vėrtetė, prapa kėtij fantomi do fshiheshin dy emra – Aleksandėr Frangaj dhe Blendi Fevziu, si dy nga aksionerėt kryesorė tė Televizionit KLAN nga Tirana.

    Baton Haxhiu qysh sot menaxhon njė pajisje pėr shtypje tė posterave gjigandė, qė ka pėr pronarė njerėz nga Shqipėria tė afėrt me Ilir Metėn dhe gruan e tij, por qė nė Kosovė janė regjistru si kompani e tij, tė cilat pasi kishin kryer punė nė zgjedhjet e fundit nė Shqipėri, u transferuan nė Kosovė qė tė jenė nė dispozicion tė kampanjės sė PDK dhe zotit Thaēi, si dhe tė Baton Haxhiut, i cili pos Thaēit, ia kishte fut mirė ēmimin edhe Behxhet Pacollit, duke ja marrė mbi 70 mijė euro pėr shtypje pllakatesh dhe pėr fushatėn.



    “Pastrimi i Terenit”



    Ky penetrim dhe abuzim me eterin mbi Kosovė, tė cilin e organizojnė dhe udhėheqin Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu, nuk do mbetej i vetmuar, thotė spekulimi. Krejt kjo “dallavare hashim-batoniane” si e kualifikuan, do pėrcillej me pėrgatitje tereni, ose si thuhet nė kėtė spekulim, me ‘pastrim tereni’.

    Po ēfarė nėnkupton “Pastrimi i Terenit”?

    Strategjia e instalimit tė 2 televizioneve tė Shqipėrisė, do pėrcillej me atė pjesė tė kėsaj strategjia e cila ka pėr qėllim dobėsimin e tri televizioneve qė pėrdorin frekuencė nacionale RTK, KTV dhe RTV21, si dhe ndėrtimin e njė muri administrativ ndaj tė gjitha projekteve tjera kosovare qė do kishin pėr ambicie kėto frekuenca.

    Kėshtu, sipas spekulimit, kjo detyrė e flliqtė dhe e padenjė pėr cilėndo qeveri, i ka ra hise Qeverisė Thaēi. Ky skenar do fillonte me destabilizimin finansiar dhe dobėsimin e ndikimit qė redaksia e lajmeve nė RTK ka nė publikun e Kosovės. Edhe pse sot pėr sot RTK ėshtė njė servis nė duart e Qeverisė Thaēi, ku ose ai personalisht ose dikush nga bashkėpunėtorėt mund tė telefonojė nė kėtė shtėpi dhe tė kėrkojė hapėsirė sa tė dojė, si thonė burimet brenda RTK, si nė “bashqe t’babės”. Njė takim i kryeministrit Thaēi me qytetarėt kėto ditė, qė ishte mendu vetėm pėr efekte mediale, u pėrcollė me paraqitjen “live” tė RTK nga kryeministria ku intervistoheshin qytetarėt nė hall qė kishin ardhur pėr ta taku kryemnistrin, dhe ku reporteri lavdonte gjestin e kryeministrit dhe i pyeste qytetarėt “kryeministri ėshtė i mirė apo jo(sic!)”. As televizioni i babės nuk ja kishte siguru kėsi komoditeti kėtij kryeministri. Atėherė, prej nga kjo ambicie qė RTK tė destabilizohet finansiarisht dhe tė dobėsohen “Lajmet” e orės 19:30? Si spjegojnė burimet brenda RTK, po kėshtu siē ka mundėsi qė Thaēi ta marrė nė telefon Agim Zatriqin, drejtorin e pėrgjithshėm tė RTK, tė njėjtėn mundėsi e ka dhe e gėzon edhe rivali i zotiti Thaēi, Ramush Haradinaj. Duke mos pasur kontroll tė plotė mbi kėtė medium, sepse po kėtė mundėsi e ka edhe rivali Ramush Haradinaj, Qeveria Thaēi kėrkon edhe nė mėnyra direkte – dobėsimin e ndikimit tė “Lajmeve” tė orės 19:30 qė ato kanė nė publikun e Kosovės dhe pėrgjithėsisht destabilizimin finansiar tė kėtij mediumi. (Kėto telefonata dhe ky flirt i liderave tė partive me njė menaxher tė njė servisi publik flasin vetė pėr vete, por kjo le tė mbetet pėr ndonjė eksplorim tjetėr tė “Javės”).

    Ky skenar vazhdon mė tej me destabilizimin finansiar edhe tė dy projekteve tjera RTV21 dhe KTV, duke i zhvendosur nga hapėsirat qė i kanė shfrytėzuar deri sot. (Stafi i KTV tashmė ėshtė njoftuar se do shpėrngulen me zyre diku n’Ajvali, afėr Prishtinės, shumė shpejtė.) Edhe pse, mbetet njė e vėrtetė e madhe se kėto dy projekte kanė gėzuar privilegje tė papara nė Kosovė, duke u trajtuar jo si dy projekte tė rėndomta komerciale qė i nėnshtrohen konkurencės sė tregut, po si edhe dy Servise Publike tjera (pėr gjithė kėtė kohė, kėto dy projekte janė donatuar me nga 4 milionė dollarė secila dhe imagjinoni: deri sot nuk kanė pagu qirra nė Kosovė?!!!), prapėseprapė, zhvendosja e kėtyre dy projekteve nga hapėsirat e tyre do t’i destabilizonte pėr njė kohė dhe do t’i traumatizonte. Pėr sa kohė? Pėr njaq kohė sa do i nevojitej dy projekteve televizive nga Shqipėria qė tė infiltrohen dhe tė instalohen nė Kosovė.





    Le ta zėvendėsojmė Hashim Thaēin e Drenicės, me Edi Ramėn e Tiranės



    Ky spekulim, edhe pse mbetet nė domenin e spekulimit, ka njė bazė. Sepse si i tillė vjen pas njėrit nga turpet mė tė mėdha, qė mundet njė qeveri me ia leju vetes dhe me ia bė interesave dhe publikut tė vet (si u kualifikua nga media e Kosovės, shih “Koha Ditore” dhe komentet e Televizionit RROKUM nga Dita e Pavarėsisė sė Kosovės), ashtu si veproi Qeveria Thaēi pėr Ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė. Si e dini, Qeveria Thaēi e ka mbajtur sekret edhe modelin e flamurit qė ėshtė zgjedhur, edhe vendin prej nga do nisej pėr t’u dėrgu nė parlamentin e Kosovės nė ceremoninė solemne, edhe orėn edhe gjithēka tjetėr qė lidhet pėr ato momente historike. I vetmi medium qė ishte njoftuar pėr kėto sekrete ka qenė njė medium i Shqipėrisė: Televizioni KLAN(sic!)

    Pas kėtij ”turpi e kėsaj tradhtie”, si u kualifikua ky gjest flagrant e i pajustifikueshėm, kjo Qeveri ka qenė dashur tė bojkotohej me javė nga tė gjitha mediumet e Kosovės. Qeveria e Kosovės e cila nuk ka respekt pėr mediumet e Kosovės, nuk e meriton tė mbulohet e transmetohet nga kėto mediume. Qeveria e Kosovės e cila ka pėr detyrė ta stimulojė, garantojė, zhvillojė dhe kultivojė Shtypin e Lirė tė Kosovės, flerton dhe “tradhton” me njė medium nga Shqipėria.



    Sipas burimeve shumė tė afėrta me kryeministrin Thaēi dhe ministrinė respektive, arsyeja e kėtij flirti dhe ‘tradhtie’ pėr Ditėn e Pavarėsisė e kryeministrit Thaēi, si dhe kjo ambicie pėr t’i sjell televizionet e Shqipėrisė nė Kosovė, buron nga njė bindje e pjekur e zotit Thaēi, dhe jo vetėm e tij, se Televizionet e Shqipėrisė disi janė shumė mė tė mira. Kanė gjuhė mė tė mirė, po duken mė mirė, etj. Ose si e tha Baton Haxhiu, “televizionet e Shqipėrisė kanė kryer njė Revolucion Kulturor” (sic!)

    Krejt ky percepcion provincial i njė qeverie provinciale gjen pak mbėshtetje kur ke parasysh vetėm raportin e fundit tė Freedom House, ku media e Shqipėrisė kualifikohet si mė sė paku e emancipuar e profesionale n’Ballkan. Ku e shohin avansimin e kėsaj medie kryeministri dhe qeveria e tij, kjo mbetet njė ēėshtje pėr t’u diskutuar.

    Kjo qeveri ia ka lejua vetes komoditetin t’i gjykojė e kualifikojė mediat e Kosovės si primitive dhe tė pazhvilluara, dhe prandaj ka konkluduar se u dashka qė t’i sjellim nga jashtė. Po ta ndjekėsh vijėn e kėsaj logjike atėherė u dashka edhe ne si qytetarė qė tė sjellim njė qeveri mė tė pėrgjegjshme, mė pak provinciale, qė ka dinjitet e vetėrespekt, e jo t’i durojmė kėta qė tė trajnohen, eksperimentojnė e tregtojnė me interesat e qytetarėve tė Kosovės.

    Nėse u dashka qė t’i sjellim mediat nga Shqipėria, atėhere le ta sjellim edhe njė qeveri ma tė mirė prej andej! Le ta zėvendėsojmė Hashim Thaēin e Drenicės, me Edi Ramėn e Tiranės. Ide shumė e mirė, apo jo?





    “Klanizimi” i hapėsirės mediale tė Kosovės





    Jo aq shumė Top Channel sa Televizioni KLAN janė modele flagrante tė abuzimit tė interesit publik, dhe njė gazetarie e cila nė Serbinė e Milosevicit njihej si Gazetari Milanoviciane.

    Po kush ėshtė ky Milanovic?

    Milanovic ishte drejtori i Radio Televizionit tė Serbisė (RTS), emėruar nga Milosevic. Ishte model i njė gazetari i cili fund e majė kredon e tij e fuste nė funksion tė Milosevicit dhe interesave tė ngushta tė partisė sė tij SPS. Deri nė atė masė sa nė fund, pas bombardimeve tė NATOs dhe rėnies sė Milosevicit, kėtė gazetar njerėzit e Beogradit aq shumė e urrejnė sa e ndjekin rrugėve tė qytetit dhe e rrahin publikisht. Mė vonė, Milanovic edhe denohet me 10 vjet burg, ku gjindet edhe sot.

    Nė Shqipėrinė berishiane dhe nanoiane, nuk ėshtė servisi publik ai qė e kryen kėtė punė tė flliqtė pėr qeverinė. Jo, nė Shqipėri vetimponohet njė tjetėr projekt medial qė quhet KLAN. KLAN qė nga dita e parė e tij, promovohet si projekt i cili ėshtė kryekreje nė funksion tė qeverive, cilado qė tė jetė ajo. Kujtojeni vetėm salto-mortalen e fundit tė kėtij mediumi i cili, i themeluar dhe lansuar nga Qeveria Nano, kapėrcen nė taborin e Qeverisė Berisha, dhe mund ta keni pak-a-shumė tė qartė profilin edhe profesional edhe kredon e themeluesve dhe reprezentėve tė kėtij mediumi.

    Ky botėkuptim gazetarie dhe ky profil nuk ėshtė i ditur n’Kosovė. Nė Kosovė sidoqoftė, shitet mend duke i bėrė watchdog qeverive, e jo duke e futur hundėn n’prapanicėn e kryeministrave. Nė Kosovė dihen mirė gazetat dhe mediumet qė e kanė ‘brown nose’ si thuhet, dhe pak e hiq njerėzit kanė respekt pėr to.

    Duke pasur parasysh vetėm dy pikėpjekjet e fundit tė kryeministrit Hashim Thaēi dhe ministrit Fatmir Limajt me kėtė medium (KLAN), ju e kuptoni se viktimat e para tė kėtij mediumi janė dhe sidomos kanė me qenė vetė kėta.

    Nė emisionin e televizionit KLAN, ku ishin ftuar dy kryeministrat Berisha dhe Thaēi, ky i fundit tallej edhe nga analistat e ftuar nė studion nė Tiranė, edhe nga Haxhiu nė Prishtinė. Ai prezentim i zotiti Thaēi ishte njė tallje me te. E ai i shkreti, e mendonte kėte si favor dhe mundėsi pėr t’u parė(sic!)

    Moment tjetėr qė mund tė kujtojmė ėshtė intervista e kėtyre ditėve e ministrit tė Telekomunikacionit Fatmir Limaj nė emisionin e Blendi Fevziut “Opinion Plus”. Nuk ėshtė e rastit qė ministri ftohet mu pas asaj “darke tė hangėrme tė frekuancave televizive” aq shumė tė spekuluar, qė me grua e me vlla t’ia bėjnė njė vizitė Televizionit KLAN. Fatkeqėsia e kėtyre personazheve ministrore kosovare nė pėrvojat e tyre me kėtė televizion (Klan) gjithmonė dalin tė disfavorshme pėr kėta vetė. Intervista e zotit Limaj n’Klan mbeti e humbur nėn efektin medial qė shkaktoi nė Prishtinė publikimi i fotos sė makinės zyrtare tė Ministrisė sė Telekomunikacionit qė e voziste i vėllai i ministrit Limaj gjatė atij qėndrimi nė Tiranė si mysafir i KLAN. Kush e solli foton nė “Kohėn Ditore”?



    Le tė mbeten kėto dy momente televizive si momente reflektimi pėr Qeverinė Thaēi sa pėr tė nxjerrė pėrfundimin se kush mund tė jenė viktimat e para tė infiltrimit tė kėtyre mediumeve n’Kosovė dhe pėr “klanizimin” e hapėsirės mediale nė Kosovė.





    Po ku mund tė jetė interesi i Hashim Thaēit pėr ta bėrė kėtė shkelje flagrante tė interesit kombėtar tė Kosovės dhe pėr ta kryer “klanizimin” e hapėsirės mediale kosovare?





    Me parallogari tė gabuara, Hashim Thaēi parasheh se me ardhjen e kėtyre mediumeve nė Kosovė ai do pėrforconte pozicionin e tij mediatik dhe tė qeverisė tij, dhe do amortizonte kanonadat e medias qė kanė nisur qysh tash ta akuzojnė pėr mungesė programi dhe vizioni pėr Kosovėn dhe pėr pėrpjekjet pėr tė instaluar njerėzit e tij nė postet kryesore nė Kosovė.

    Me ambicien pėr tė kontrolluar gjithēka, dhe me centralizim informate ashtu siē e ka bėrė nė Qeveri, duke e mbyllur ēdo informacion tek zėvendėsi i tij dhe duke mos emėruar portparol tė Qeverisė, Thaēi i percepton kėto mediume si aleate dhe mike tė tij, duke mos e parė elefantin nė dhomė se, kėto mediume vijnė jo pėr miqėsi e pėr tė sjellė para n’Kosovė, por - pėr tė marrė para nga Kosova. Asnjė kompani mediale nuk hyn nė njė treg nga humanizmi e ambiciet pėr t’i iluminuar, andaj as media e Shqipėrisė nuk vjen nė Kosovė pėr t’i mėsuar kosovarzijtė ta flasin Gjuhėn Standarde, po pėr ta rritur fitimin.

    Shembulli eklatant qė dėshmon kėtė logjikė tė kėtyre mediumeve ėshtė ēmimi shpėrblyes nė Top Fest 5 prej 10000 eurosh, qė sot televizionit Top Channel ia paguan njė kompani nga Prishtina. Ky zhvleftėsim dhe diskreditim i medias kosovare qė bėhet nga Qeveria Thaēi e bėnė biznisin kosovar qė tė investojė nė televizionet e Shqipėrisė, dhe kjo ėshtė e vetmja arsye e kėtij infiltrimi e kurrėfar miqėsie e ambicie iluministe. Me kėtė qėndrim tė Qeverisė Thaēi ndaj medias kosovare kjo qeveri nuk mund tė konsiderohet e Kosovės sepse bėn qė parat tė dalin nga Kosova e jo tė hyjnė nė Kosovė. Dhe, urgjentisht do duhej qė tė binte.

    Duhet tė jesh shumė naiv tė besosh ne mediumet si KLAN, tė besosh besnikėrinė dhe miqėsinė e tyre. Pyteni Salėn e vitit 1995, dhe pyteni Nanon e vitit 2005 se a ka kuptim tė flasėsh pėr nocionet “miqėsi” e “besnikėri” kur flitet pėr KLAN ose Top Channel.







    Historia e penetrimeve mediale shqiptaro-shqiptare





    Le ta kujtojmė shkurt historinė e njėkėso ambicieje tė ngjajshme qė kishte dikur njė ekip i gazetės “Rilindja” dhe Televizionit tė Prishtinės, qė nė vitet 90ta u instaluan nė Tiranėn postkomuniste me ambicien se do e iluminojnė hapėsirėn mediale atje. Tirana i heshti, i talli dhe i margjinalizoi nė njė mėnyrė tė merituar. Njėsoj, media e shkruar e Tiranės si Shekulli, Korrieri, Klan, etj, u pėrfshi nga i njėjti kompleks iluminimi e inflitrimi duke ardhur nė Prishtinė, pas NATOs, por dėshtoi dhe pėsoi fijasko njėsoj sikur Rilindja e TVP nė Tiranė. Kjo histori e penetrimeve dhe ambicieve pėr tė iluminuar e pėrfituar nga hapėsirat reciproke ėshtė njė histori e dėshtimit dhe pėrpjekjes pėr tė pėrfituar nga njė hallakamė e pėshtjellim i pėrgjithshėm i kėsaj hapėsire mediale shqiptare, qė sot e kėsaj dite nuk ka kritere tė caktuara dhe tė sanksionuara ligjore qė do e regullonin kėtė hapėsirė si njė hapėsirė e veprimit tė lirė konkurent mediatik.

    Sot, po guxoi ndonjė medium i Kosovės vetėm t’i shkonte mendja se lėre mė tė kėrkonte frekuenca televizive nacionale nė Shqipėri, do talleshin me te si me ma tė mbramin budall.







    2 mėnyrat e qorrimit tė publikut





    Por, ajo qė tė bėn me qesh nė Shqipėri – njė medium kosovar tė kėrkonte frekuenca nacionale – nuk ta vė buzėn nė gaz nė Prishtinė. Nė Prishtinė, njė medium i Shqipėrisė jo vetėm guxon, por edhe i premtohen frekuencat nacionale(sic!). Nėse ky spekulim pėr infiltrimin e dy televizioneve tė Shqipėrisė do na provohet vetėm pak i vėrtetė, interesi kombėtar i Kosovės do jetė para njė rreziku tė madh, dhe ky do jetė fillimi i fundit i Qeverisė Thaēi. Sepse, tevona, kėto frekuenca janė pasuri kombėtare e qytetarėve tė Kosovės dhe vetėm nė mėnyrė ligjore mund tė fitohen, e jo me darka hashim-batoniane.

    Le ta marrim se ky spekulim ka baza pėr t’u besur i vėrtetė.

    Pse kjo ēashtje do inicializonte fundin e Qeverisė Thaēi?

    E para, vetėm ideja se njė kryeministėr flet dhe premton nėpėr darka pasuri kombėtare tė Kosovės demaskon deri n’fund se sa ky kryeministėr respekton qytetarin, pozitėn e vet dhe interesin kombėtar.

    E dyta, tė flasėsh pėr pasurinė kombėtare tė Kosovės nėpėr darka dhe ta premtosh, kjo flet dhe zbulon njė natyrė tė fshehur dhe ambicie diktatoriale tė kryeministrit Thaēi, qė do e kompromitonte figurėn e tij publike pėrfundimisht.

    E treta dhe mė e zeza, njė kėso darke dėshmon se sa kryeministri i kėtij vendi respektoka qytetarėt dhe intelegjencėn e tyre. Kjo demaskon gjithė mosrespektin qė kryeministri Thaēi e paskėrka pėr qytetarin e Kosovės. Sa shumė po e nėnēmoka.



    Janė dy mėnyra pėr ta mbajtur njė vend nė terr: duke e terratisur dhe ndaluar ēdo medium; dhe duke e qorruar me dritė tė madhe qė jua lėshon nė sy.

    Metodėn e parė e pėrdori Milosevici nė Kosovė.

    Metodėn e dytė, nėse na provohet i vėrtetė ky spekulim, e po kemi shumė shpresė se do jetė vetėm njė prrallė me dy drenicakė, do qė ta pėrdorė Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu.

    Me e qorrue Kosovėn me dritėn e televizioneve tė Shqipėrisė!



    © by Gazetajava.com


    TE GJITHĖ - NJERĖZIT E THAĒIT

    Nga JAVA
    Jun 22, 2008, 16:26

    Email'o
    Print'o



    Baton Haxhiu dhe Arianit Koci

    Foto: Java
    Baton Haxhiu, ‘zėvendėskryeministri’ i Qeverisė Thaēi, i autorizuar nga Kryeministri pėr punė tė dyshimta (dhe pėr lidhjet me Sali Berishėn, qė Haxhiu i mban pėrmes Blendi Fevziut), po zhvillon takime dhe bisedime intenzive pėr tė caktuar dhe identifikuar emrin qė duhet Kryeministri mė pastaj ta pėrkrah dhe eventualisht ta propozojė si shefin e Shėrbimit Intelegjent tė Kosovės edhe para ndėrkombėtarėve.

    Emrat qė shtypi kosovar i hodhi nė publik si Arianit Koci, Ylber Hysa, Dukagjin Gorani…njėkohėsisht po ky shtyp (sidomos Koha ditore) i prezentoi si emra qė do jenė mė tė afėrt e mė lojalė me ndėrkombėtarėt, sesa me Kryeministrin dhe Qeverinė e tij. Por, Hashim Thaēi nuk do ishte Hashim Thaēi po tė mos ishte gjithmonė dy hapa mė para se opinioni kosovar dhe ndėrkombėtarėt (e sidomos Koha ditore!).

    Emri qė mė sė shumti u pėrfolė dhe u lakua si propozimi mė i dashur dhe mė i afėrt pėr Kryeministrin, Kadri Veseli, me emrin konspirativ “Luli”, qė jo vetėm gjatė luftės, po gjithmonė ishte pjesa e padukshme e Hashim Thaēit, engjulli mbrojtės i Thaēit, guximi dhe trimnia e tė cilit nuk kontestohet nga askush brenda PDK, si pėr habi tė opinionit, papritmas vullnetarisht dhe publikisht hoqi dorė nga ky oportunitet. Me njė prononcim ekskluziv nė RTK, lexoi njė shpėrbėrje publike tė njė shėrbimi sekret pėr tė cilin tė gjithė e dinin, por vetėm me kėtė akt shpėrbėrjeje u mėsua publikisht dhe zyrtarisht se – paska ekzistuar!

    Kryeministri Thaēi, nga ana tjetėr, me kėtė lėvizje taktike tė zhvendosjes sė emrit tė

    Veselit si kryespiun i mundshėm, nė tė vėrtetė fitonte dy herė: plotėsonte kėrkesat e ndėrkombėtarėve qė i kandiduari pėr kėtė post tė mos jetė nė asnjė mėnyrė njeri i partisė sė tij, si dhe nė anėn tjetėr, hapte rrugė pėr disa emra qė njihen si “tė pavarur”, si Hysa, Gorani, Koci…qė opinioni dhe ndėrkombėtarėt e kanė tė vėshtirė t’i lidhin drejtpėrdrejtė me Kryeministrin Thaēi, po qė nė tė vėrtetė pėr tė informuarit njihen si “Njerėzit e Thaēit”. Si lidhen kėta emra Gorani, Koci, Hysa…me Kryeministrin?



    Dukagjin Gorani ėshtė mik i studimeve dhe i rinisė i Hashim Thaēit. Cimera! Aktualisht kėshilltar zyrtar i tij. Kur Hashim Thaēi si shef politik i UĒK kishte hyrė nė Prishtinė pas ēlirimit nga NATO, njėra nga shtėpitė ku Thaēi ka qėndruar ėshtė edhe shtėpia e babait tė Goranit, njė tregim qė Gorani e tregon gjithandej, sa pėr tė theksuar lidhjet dhe afėrsinė qė ka ai me Thaēin, si “shokė tė luftės”.

    Vetė fakti se Gorani nė pėrgjithėsi ėshtė i prirur pėr t’i bėrė publike sekretet, si kėtė afėrsi me Thaēin, i zvoglon mundėsitė qė ky tė jetė kandidat serioz pėr kėtė post tė ‘rojtarit tė sekreteve’.



    Ylber Hysa, emėr qė pėrmendej shumė kohė mė parė sesa kėta emra shpėrthyen nė media, si kandidat shumė serioz pėr kėtė post, ėshtė njė nga tregimet ma spektakulare tė jetės partiake kosovare, nėse spekulimet qė ndjekin Hysėn provohen vetėm pak si tė vėrtetė.

    Si lidhet njeriu i dytė i partisė “ORA”, miku mė i ngushtė i Veton Surroit, me Hashim Thaēin?

    Sipas burimeve tė “Javės”, Hysa nuk lidhet direkt me Thaēin, por Hysa lidhet me elemente tė shėrbimit intelegjent qė udhėhiqej nga Kadri Veseli. Elemente brenda kėtij shėrbimi, e kanė suportuar e kanė bindur dhe e kanė pėrkrahur Hysėn nė idenė qė t’ia plasojė dhe sugjerojė idenė e themelimit tė njė partie politike, njėrit nga reprezentėt mė tė shquar tė shoqėrisė civile tė Kosovės, Veton Surroit. Sipas kėtyre burimeve, themelues i vėrtetė i partisė “ORA” gjatė gjithė kohės ishte tėrthorazi – Hashim Thaēi - me idenė e tij pėr tė pėrkrahur ēfarėdo partish e inciativash qytetare, tė cilat do kishin mundėsi qė ta zvogėlonin pėrkrahjen e qytetareve qė gėzonte LDK dhe Ibrahim Rugova asokohe.

    Sipas kėtyre burimeve, Ylber Hysa, pak muaj para themelimit tė partisė “ORA”, ėshtė parė “natė pėr natė” nė shoqėri rakie e miqėsie me elemente brenda shėrbimit intelegjent tė udhėhequr nga Kadri Veseli. Nė kėto takime, Hysa shpesheherė ėshtė parė nė kėto kafe me njė pjesėtar tė SHIK-ut - i njohur pėr redaksinė – ku nė kėto ndeja shumėherė ka qenė i pranishėm edhe ish nėnkryetari i KMDLNJ-sė, Ibrahim Makolli, sot nėnkryetar i AKR-sė. Hysa e kishte pėr detyrė ta bindte Surroin tė krijonte parti. Hysa, Makolli dhe pjesėtari i SHIK-ut ( i njohur pėr redaksinė) janė parė bashkė shpeshėherė edhe pas formimit tė Partisė “Ora” – nė kafiterinė “Strip-Depo”, njė kafiteri e njohur nė kryeqytet, ku rrijnė themeluesit dhe drejtuesit e gazetės “Express” dhe reprezentė tė PDK, qė simbas burimeve tė “Javės”, janė finansuesit dhe themeluesit e gazetės “Express”. Nė fakt, ideja dhe tė gjitha mbledhjet pėr themelimin e gazetės “Express” janė mbajtur nė kėtė kafiteri. Njė nga ftuesit qė ka ftuar gazetarė tė redaksive, disa prej kėtyre emrave tė ditur edhe pėr redaksinė, e qė janė ysht qė t’i lėshojnė redaksitė e tyre e t’i bashkohen gazetės “Express” ėshtė vetė - Kryeministri Thaēi.



    Po Arianit Koci? Nga lindi Koci?

    Koci nuk ka lidhje me Thaēin, thonė burimet e “Javės”. Koci ka lidhje me Baton Haxhiun. Haxhiu ėshtė i autorizuar nga Kryeministri qė ta pėrpunojė Kocin, si emrin mė tė panjohur dhe mė tė mundshėm pėr kryespiun, sepse qė tė gjithė emrat tjerė disi ‘kompromitohen’ shkaku i afėrsisė direkte apo indirekte me Kryeministrin.

    Arianit Koci, i biri i kompozitorit Akil Koci, qė ka filluar karierėn si argjentar, pėr tė vazhduar mė pas studimet e muzikės dhe pėr tė pėrfunduar si avokat, ėshtė propozimi ‘gjenial’ i Haxhiut. Koci ishte avokati qė reprezentonte gazetėn “Express” nė seanca gjyqsore, gjatė kohės sa ishte Haxhiu drejtor i kėsaj gazete (tė gjitha proceset Koci zakonisht i ka humbur!). Si politikisht virgjin, aspak i lidhur me ndonjė parti a lider, njė autsajder i pėrkryer, shihet dhe propozohet nga Haxhiu si njė kandidat i gjetur, tė cilin janė tė bindur Thaēi e Haxhiu se disi do ta kapėrcejnė nėpėr “detektorin e rrenave” tė ndėrkombėtarėve qė ta shesin si ‘tė pavarur”, e ta ‘mjelin’ si tė vetin.

    Haxhiu kėto ditė po zhvillon bisedime intenzive jo vetėm me Kocin (shif foton), po edhe me persona tjerė qė shihen nga Haxhiu, si i angazhuar nga Kryeministri, pėr t’ia propozuar ndonjė emėr qė kishte pėr ta kaluar ‘detektorin e rrenave’ tė ndėrkombėtarėve dhe njėkohėsisht do mbetej i tyre.

    Kush do kapėrcejė nėpėr ‘detekorin e rrenave’ pėr t’u bėrė Kryespiuni i Kosovės, njėri nga emrat e lakuar, apo ndonjėri nga emrat qė s’u lakuan nė kėtė eksplorim, mbetet tė shihet. Tė gjithė po e presin Tinėn.



    Pse ėshtė i rėndėsishėm drejtimi i Agjencisė sė Ardhshme tė Intelegjencės?

    SHIK-u ka qenė mė i sukseshėm nė Kosovė sesa shėrbimet e partive tjera politike nė Kosovė, falė lidhjeve tė krijuara me SHIK-un e Shqipėrisė gjatė kohės sė luftės. Sot SHIK-u (Shėrbimi Informativ Kombėtar) i Shqipėrisė ėshtė konvertuar nė SHISH (Shėrbimi Informativ i Shqipėrisė). SHISH, nė fakt, edhe i ka hapur rrugėn SHIK-ut pėr zhvillimin e kontakteve tė mėtutjshme me vendet e huaja. SHIK dhe SHISH edhe sot mbajnė marrėdhėnie tė mira. Konsiderohet se SHISH i ka krijuar “Lulit” dhe SHIK-ut tė tij marrėdheniet e mira me shėrbimet izraelite – ku janė trajnuar njė pjesė e “agjentėve” tė SHIK-ut.

    Por, megjithatė, Shėrbimet Informative tė partive, deri tash, gati kryesisht janė marrė me kontrollin e bizneseve tė mėdha nė Kosovė, si biznesi i naftės, alkoolit dhe duhanit - sesa me informacionin nė shėrbim tė qytetarėve ose shtetit. Shėrbimi Informativ Kombėtar, i njohur si SHIK, ėshtė formuar gjatė kohės sė luftės nė Kosovė – i cili mė shumė ėshtė marrė me fondet e “Vendlindjes Thėrret”, sesa me zbulimin e informacioneve nė dobi tė luftės sė UĒK-sė. Nė atė kohė, Kadri Veseli, i njohur si “LULI”, kishte krijuar njė Njėsit tė Shėrbimit tė tij Informativ - tė quajtur ZKZ (Zbulim Kundėr Zbulimit), njė Njėsit i udhėhequr dhe pėrbėrė kryesisht nga studentė tė asaj kohe, tė gatshėm pėr t’i ndihmuar UĒK-sė. Njėsit i cili merrej me mbledhjen e informacioneve, kryesisht, nga zonat dhe qytetet ku nuk vepronte UĒK. Kurse, vetė SHIK-u, mė shumė merrej me “transferimin” e fondeve nga “Fondi i Tre Pėrqindėshit” nė fondin “Vendlindja Thėrret”. Njė “aksion” qė pati sukses sidomos nė disa vende tė Europės dhe te njė pjesė tė shqiptarėve tė Amerikės. Pas luftės, ky Shėrbim ėshtė marrė me krijimin e “dosjeve tė zeza” tė partive rivale, sikur rasti i krijimit tė “Dosjes” kundėr LDK, tė cilėn ky shėrbim e lansoi pikėrisht pėrmes gazetės sė saponisurt asokohe – “Express”. Nė fakt, kundėr Ramė Marajt dhe Shėrbimit tė tij, i cili mė vonė ėshtė hetuar nga policia ndėrkombėtare pėr veprimtari tė dyshimta.

    SHIK-u i “Lulit” edhe pse i titulluar si Shėrbim… Kombėtar, i ka shėrbyer vetėm interesave tė Hashim Thaēit (Cimerit), madje as partisė (PDK). Meqenėse Kadri Veseli, nė Kosovė ėshtė identifikuar, botėrisht, si njeri shumė i afėrt me Hashim Thaēin, me siguri se edhe nuk do tė jetė nė krye tė Agjencisė sė Ardhshme tė Intelegjencės sė Kosovės. Mirėpo, “Luli” enigmatikė qysh sot lakohet si emėr i mundshėm pėr – Ministėr tė Mbrojtjes.



    © by Gazetajava.com

    JEHONA E ARTIKULLIT “Klanizimi i Kosovės” – “Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu bėjnė pazar me pasurinė kombėtare tė Kosovės?”
    Nga Migjen Kelmendi
    May 26, 2008, 14:42

    Email'o
    Print'o


    E kishim marrė pėrsipėr dhe e kishim kalkulue rrezikun e botimit dhe shpalosjes sė nji spekulimi dhe presupozimeve tė tij nė kryeartikullin e numrit 239 tė gazetės JAVA me titull “Klanizimi i Kosovės” - “Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu bėjnė pazar me pasurinė kombėtare tė Kosovės?”

    Burimet qė i kishim nė dispozicion si dhe biseda telefonike me ministrin Fatmir Limaj para botimit tė artikullit, ishin tė mjaftueshme sa me e marrė kėte rrezik, sepse menduem se botimi ose e ndriēon krejt, ose e mohon krejt kėte spekulim me krejt presupozimet qė pėrmbante.

    Para botimit tė artikullit kishim provue edhe si redaksi edhe une personalisht me e kontaktue kryeministrin Thaēi, por nuk kishim gjegje.

    Vendosėm me e botue, sepse interesi publik dhe interesi qytetar ishte aq i madh nė kėte spekulim sa, po them, e arsyetonte rrezikun.

    Mbas botimit, si edhe kishim llogaritė, dy burime autentike, nė bisedė me mue e konfirmuen fije e pėr pe kėte spekulim si tė vėrtetė:





    DESHMIA E PARE: Nji nga telefonatat e shumta qė kisha marr si kryeredaktor i Gazetės JAVA pėr guximin e demaskimit tė kėsaj “dallavere hashim-batoniane”, si kualifikohet n‘artikull, ishte edhe nji telefonatė e njanės nga pronaret e nji kompanie tė njoftun kosovare, e cila ma konfirmon edhe me telefon, edhe nė takimin qė kėrkova pėr me e analizue deri nė fund dėshminė, se ajo asht kontaktue nga reprezentė tė televizionit nga Tirana - Top Channel - dhe i asht ofrue me qenė fillimisht sponzorizuese, bashkė edhe me pesė kompani tjera kosovare, qė kishin me themelue diēka si “Top Kosova” dhe me konkurue ma vonė pėr frekuenca lokale, sepse Top Channel edhe nė Shqipni asht TV lokal.





    DESHMIA E DYTE: Burimi tjetėr mė konfirmon prapė personalisht se persona emnat e tė cilėve dihen pėr redaksinė, t’afėrt me AMPEK dhe USAID, janė kontaktue nga kryepersonazhi i kėsaj dallavere, Baton Haxhiu, i cili i ka ofrue me qenė n’ekipin qė ai pretendonte se po e formon pėr nji kompani mediale, e cila fillimisht kishte me qenė modeste, por ma vonė, si thotė burimi, atyne kishte me ju ndihmue TV KLAN nga Tirana, e sa i pėrket frekuencave nacionale, ato ia kishte garantue kryeministri Thaēi, citon burimi fjalėt e B. Haxhiut.



    BISEDA ME MINISTRIN LIMAJ. Biseda telefonike qė kisha me ministrin Limaj, qė u zhvillue para botimit t’artikullit, ishte bisedė mes miqsh, ku analizuem mundėsinė e vėrtetėsisė sė nji spekulimi tė kėtillė. Ministri Limaj mohonte nji pjesė tė presupozimeve tė spekulimit, por nuk e mohonte mundėsinė se n’Kosovė mund tė formohen kompani fantome mediale tė cilat mandej kishin me konkurue pėr frekuenca, edhe pse nuk u tha a janė premtue a jo frekuencat.



    BISEDA ME KRYEMINISTRIN THAĒI. Nė bisedėn telefonike me kryeministrin Thaēi, e cila u zhvillue vetėm mbas botimit t’artikullit, zoti Thaēi nuk i jepte shumė randėsi spekulimit sa nji fakti tjetėr: futjen nė tė njajtin thes me – Baton Haxhiun! Ai ishte ofendue shumė qė artikulli e qet bashkė me B. Haxhiun, sidomos qė e tall si tė manipuluem nga B. Haxhiu. “Qysh m’boni me Batonin, pash Zotin?!!!”, reagonte sa me humor aq edhe i ofenduem. Ai poashtu mohonte pjesė tė mėdha tė spekulimit, por nuk e mohonte se ka hangėr darkė me pronarin e Top Channel, Dritan Hoxha.



    Kėto katėr burime mjaftojnė sa pėr me konfirmue dhe me justifikue guximin me botue dhe me shpalue nji spekulim deri nė fund, sepse nė fund, spekulimi u vėrtetue nė pikat kryesore tė tij – i vėrtetė.





    NJA 2 FJALĖ TĖ ZGATUNA PĖR SHKELZEN MALIQIN





    Ndaj kėtij artikulli nuk reagoi publikisht as kryeministri e as Haxhiu si kryeprotagonistat e artikullit, as ministri Limaj qė pėrmendet n’artikull, as pronarėt e Top Channel (pos qė e kishin angazhue Rudina Xhungan qė t’i kėrkonte artikujt e botuem nga une), e as ata tė KLAN…askush, pos nji njeriu – Shkelzen Maliqi (shih artikullin”Beteja e re pėr hapėsirėn mediale”, Express, 12 Maj 08). Kishte reague edhe Arian Ēani n’emisionin e tij “Zona e Lirė”, por tue i tallė krejt protagonistat e artikullit pėr nja gjysėm ore



    Meqenėse interesi publik n’ate spekulim tė vėrtetuem ishte shumė i madh, natyrisht qė tė drejtė reagimi kanė tė gjithė ata qė kishin ose me e mohue me argumente ose me e ndihmue ndriēimin dhe zbardhjen e tij. Kėshtu edhe vepruen dy burimet qė kontaktuen me mue, tė cytun nga interesi publik.

    A ishte interesi publik ai qė e kishte ba Maliqin me reague? Artikulli i Maliqit a sjelli momente tė reja, a ndriēoi diēka, a kishte kundėrargumente? A kishte krye Maliqi ndonji hulumtim ma tė thellė sesa JAVA sa me mujt me iu kundrvue artikullit dhe presupozimeve tė spekulimit shpalue nga JAVA? A i kishte kontaktue bile kryeministrin e ministrin para se me reague?





    ĒKA JU DESHT ME RREJT SHKELZEN MALIQIT



    Me leximin e parė t’artikullit dėshmohet se Maliqi jo se nuk cytet nga interesi publik, nga interesi qytetar e kombėtar, po n’ate relacion mes Interesit Qytetar qė nė kėte rast reprezenton JAVA, dhe atij Grupor e Klanor qė simbas spekulimit e kryenin Thaēi dhe Haxhiu, Maliqi pa asnji fije dyshimi, pa krye asnji pėrpjekje vėrtetimi a hulumtimi, i del n’krah dhe nė ndihmė Interesit Klanor. Po citoj: “Mė shumė zhurmė bėjnė pronarėt e mediave xhuxhe, si p.sh. botuesi i Javės dhe redaktori i TV Rrokum, Migjen Kelmendi, i cili numrin e fundi tė gazetės e mbush me shkrime kundėr RTK-sė dhe spekulime ashiqare tė konstruktuara pėr komplotin e madh tė kryeministrit Thaēi me bosėt e mafive tė Shqipėrisė, qė, sipas tij, kanė pėr synim “klanizimin e Kosovės” (fund i citatit).



    Ndaj tė gjitha pyetjeve qė ngriten n’artikujt e “Javės” nr.239, po i risjelli vetėm disa:

    - A e pėrmbush misionin e tij si servis publik RTK?

    - Kujt i shėrben sot RTK?

    - A e ka zhvendosė kryeministri Thaēi kabinetin e tij n’RTK?

    - Cilat janė raportet e drejtorit Zatriqi me kompaninė Eurokoha, Top-Shop, CMB dhe Jeta n’Kosovė?

    - Sa janė tė bazueme presupozimet se Top Channel dhe Klan kanė ambicie me u instalue n’Kosovė dhe a ju ka premtue kryeministri Thaēi ndihmė pėr fitimin e frekuencave?

    - A asht taku Thaēi me pronarėt e Klan dhe Top Channel?

    - Etj. (shih JAVA Nr.239)

    Ndaj tė gjitha kėtyne pyetjeve, Maliqi ka vetėm nji pėrgjegje dhe ‘argument’: Java s’ka tirazh (sic!). Asht gazetė xhuxhe! Imaxhinoni njeriun e rritun, bile plak, tue abuzue me fjalėn publike dhe tue e pėrdorė ate jo me zbulue, ndihmue dhe argumentue interesin publik, po tue e pėrdorė pėr me mjegullue, kualifikue dhe pėrēmue argumentet, pyetjet dhe kredon e atyne qė mundohen me e mbrojtė ate interes. Ndaj krejt ēashtjeve qė ngrisin artikujt e nr. 239 tė Gazetės JAVA, Maliqi ka si kundėrargument dhe gjegje vetėm – tirazhin(sic)! Dhe kush flet pėr tirazhin? Punėtori i gazetės “Express”, e cila nė tana sondazhet e derisotme ka dalė si gazeta ditore me tirazhin ma tė vocėrr n’Kosovė!

    “Tirazhi si argument” besoj mjafton sa me e pa e konstatue vetdemaskimin e Maliqit si abuzues, rrenc, njeri qė ma s’pari s’ka respekt pėr veten, e mandej pėr krejt dynjanė, se lene ma pėr fjalėn publike, lexuesin dhe opinionin. (Po muj me e mendue se si e paska pėrjetue Maliqi lajmin pėr shpėrblimin e parė ndėrkombėtar nė historinė e shtypit nė gjuhėn shqipe qė e ka fitue gazeta JAVA. Paj po get nja 10 vjet ymėr ja paska hangėr Kush janė “Reporters Without Borders” dhe ai shpėrblim “Press Freedom Award”? Me siguri sipas Maliqit – xhuxha





    Riinterpretimi i “Migjen Kelmendit”



    Kisha vendosė ka diku 7 vjet nji embargo ndaj kėtij emni dhe njeriu, e para falė nji afėrsie tė dikurshme, dhe e dyta, aq shumė e aq keq u soll fati me kėte njeri, kryesisht pa meritė, por nė shumė pjesė edhe me meritė tė tij, sa kisha vendosė mos me ju gjegjė provokimeve dhe pėrēmimeve publike qė i bante Atitudės seme publike, dorėheqjes seme nga RTK, debateve qė kisha lansue, mediumeve qė kisha ndėrtue…gjithēkaje qė lidhet me mue dhe punėn teme publike. Nga ana tjetėr, ky njeri, prejse kisha dhanė dorėheqje n’RTK, i ka rezervue vetvetes rolin komod tė nji arbitri, i cili gjithmonė i paftuem ndėrmjetėson mes Atitudės seme publike dhe Opinionit, kryesisht tue riinterpretue kėte Atitudė, tue e minimizue, pakue, pėrēmue, tall, tue e kualifikue si ‘pa tirazh’, donkishoteske, xhuxhe…dhe gjithmonė tue u gjend n’krah me ata qė kanė Numėr, t’Fortit, Qeverinė, Thaēin e Limajn, Mediat e Shqipėrisė, Pacollat…EkremLlukat…Klanat…TopChannelat…Goliatat. Pėr krejt kėte kohė, qė kisha evitue dhe hesht kėte emėn, Maliqi ofrohej si mercenar i fjalės publike, i cili asht gjithmonė i gatshėm me pėrdorė erudicionin kundėr kėsaj Atitude, me u prostituue publikisht n’aso pėrmasa sa kishte konsumue krejt durimin tem dhe edukatėn teme. Maliqi qė nė pleqni tė vet ka zbulue dashninė pėr Shqipninė, me gjasė e ka tė paditun nji shembul nga tradita shqiptare se nuk ka diēka ma tė turpshme dhe ma tė padinjitetshme se – Plaku qė Rren. Pėr Plakun qė Rren ndėr shqiptarė humbet ēdo respekt, ēdo skrupull, ēdo abstenim.





    U ēu Shkelzen Maliqi me e pshtue Hashim Thaēin e Fatmir Limajn prej Migjen Kelmendit e Gazetės JAVA



    I paemnuem n’artikull, i paftuem nga askush me dhanė mendim ose me i dal n’mbrojtje, me nji mosnjohje flagrante tė situatės mediale shqiptare se jo vetėm kosovare, ai pėrdorė fjalėn publike dhe ofrohet me i dal n’krah Qeverisė dhe me e mbrojtė nga Individi, nga Qytetari dhe Pyetjet. Imagjinoni njeriun qė me vokacion asht filozof, qė prezentohet se reprezent i shoqnisė civile, si intelektual e qytetar, i cili nė relatėn Individi versus Shtetit, Qytetari versus Qeverisė, ai, filozofi, qytetari, intelektuali, del me i ndihmue Qeverisė me e pshtue nga pyetjet dhe argumentet e Qytetarit. Dhe sikur ta kishte ndonji kundėrargument, hallall, por ai krejt pyetjeve dhe argumenteve qė lansohen nė disa artikuj tė Javės nr.239, ka vetėm nji – tirazhin. Imagjinoni kėte katandisje morale e profesionale tė njeriut qė prezentohet si Filozof e Intelektual. Dhe ajo qė i krijon atij justifikim moral pėr me u zezue kėshtu publikisht asht fakti se mediumet e Kelmendit kokan - xhuxhe. Dhe Kelmendi s’asht ndonji pretendent serioz sa me ndikue nė kėto punė frekuencash e televizionesh. (Citat: “Kelmendi sigurisht se nuk ėshtė ndonjė lojtar serioz nė betejėn pėr kontrollin e frekuencave dhe mediave qė do ndodhė sė shpejti…”). Pėr te Qeveritė, tė Fortit, Pacollat…Llukat…TopChannelat e Klanat janė lojtarėt, njerėzit seriozė, me ndikim, qė vendosin. Goliatat janė protagonistat, e jo Xhuxhat, Davidat, riinterpreton mitin e famshėm Maliqi. Simbas riinterpretimit tė Maliqit, nuk e mposht Davidi (lexo xhuxhi) Goliatin, po e kundėrta. Nuk kanė dijtė hebrejtė me e kallxue kėte prrall me Davidin dhe Goliatin.

    Nga ana tjetėr, Maliqi kurrė s’arriti jo me ndėrtu qoftė edhe si xhuxh ndonji medium. E kujtoj pėrpjekjen e tij dhe tė Haxhiut qė diku nė vitin 2001 me e nis nji TV dhe jo vet, natyrisht, se tė dy kėta emna, nuk mund qėndrojnė vet nė kambė pa jau fut ndonji hu n’prapanicė, po tuj u martue me nji Div, me nji Goliat si biznismeni Ekrem Lluka. Dhe…? Dhe nuk arrijnė as me ja nis, as me e prodhue 1 minut program, as edhe nji milimetėr medium, se lene ma me i pėrgjasue “Javės” ja Televizionit Rrokum. Maliqi e Haxhiu me pėrpjekjen e tyne qė pėrmes martesave me Goliata me ndėrtue medium janė shembull i pėrkryem dhe kundėrargumenti ma i mirė kundėr krejt asaj qė Maliqi thotė n’artikull se pa Goliata si TopChannel, Lluka e Pacolla nuk ndėrtohen e nuk fitohen frekuencat. Maliqi ja fut vetvetes kambėn n’gojė me shembullin dhe pėrpjekjen e vet, pa marr tjerė shembuj se sa i gabuem asht. Nuk ju mjaftoi dhe nuk ju ndihmoi Goliati Ekrem Lluka Maliqit e Haxhiut me krijue medium jo. Krejt ajo pėrpjekje vetėmsa i demaskoi pėrfundimisht tė dy si tė dėshtuem dhe tė pazotė. Andaj edhe tė gatshėm njashtu si janė sot, me qenė mercenarė dhe prostituta tė fjalės publike.





    KOLONELI I PAFAT MALIQI



    Kėte riinterpretim tė mitit pėr Davidin e Goliatin nuk mun e kuptoni pa e kuptue nji tė vėrtetė tė randė tė kėtij njeriu – qė kurrė nuk mori ndonji ftesė pėr post publik, kurrė s’u respektue me ndonji ēmim kombėtar ja ndėrkombėtar as ai e as puna e tij, kurrė s’u ftue pėr kėshilltar a bashkėpunėtor, as pėr kurgja…. Maliqi asht nji “kolonel” qė pėr tana kėto vite askush s’i shkruejti e askush s’e ftoi, askush s’tregoi ndonji fije respekti…si n’ate novelėn e famshme tė Markesit. I thyem, si njeri, si individ, si burrė, si profesionist, ai ma nuk beson n’akcion qytetar, n’Davida dhe nuk e kupton i shkreti se nėse ka dėshtue Maliqi, s’ka dėshtue krejt dynjaja. Ai nuk e din se Goliati i tij qė e pėrmend n’artikull, Behxhet Pacolli, nė tri raste m’ka ba mue dhe Televizionit xhuxh Rrokum nji ofertė shumė gjeneroze pėr me ja udhėheqė projektet mediale qė ka. Maliqi i zezuem qė o ēue me pshtue Thaēin prej Kelmendit, nuk e din se kryeministri Thaēi m’ka ftue nė dy raste me ju bashkue si kėshilltar, por nuk kam pranue. Maliqi e di mirė se une kam pas post publik si drejtor n’RTK dhe kam dhanė dorėheqje nga parimet dhe pėrgjegjėsia qytetare, por krejt kėto ftesa e oportunitete qė ai i shkreti kurrė s’i pati e s’i pėrjetoi, une s’kam lejue qė ato tė kompromitojnė parimet, kredon profesionale dhe njerzore teme. Mirėpo, njeriu qė s’e ka kulturėn e JOs, sepse s’ka ēka mbron (pos Agim Zatriqin, nuk i beson njeriut qė e ka kulturėn e JOs. Kėtu asht dallimi mes meje, Atitudės seme publike dhe Maliqit publik. Por nji njeri me mentalitet prostitute si Maliqi, i cili fjalėn publike nuk e kupton dhe nuk e beson si mjet akcioni qytetar, po si trampolinė qė kishte me i ndihmue me u vesh me pushtet, me u respektue ma n’fund n’pleqninė e vet, dhe me u ba me t’Fortit, me Thaēin e Limajn, me ndrrue klasėn shoqnore tė njerėzve tė parespektuem, tė kolonelėve qė s’u shkruejnė, tė njerėzve qė kurrė s’arritėn me ndėrtue diēka tė veten, natyrisht se nuk e beson se ka njerėz qė i thonė JO t’Fortve, Goliatave, qė mundohen me ndėrtue diēka, qė i thonė JO krejt asaj qė ky njeri e ka andrrue e gjakue gjithmonė. Kjo po shpresoj e demaskon dhe vėrteton se kush asht ‘xhuxhi’ i njimendtė i jetės publike kosovare.







    Maliqi nuk asht vetėm Humbės, por Huqės i Madh



    Presupozimet e artikullit nuk i mohon nė tanėsi as ministri Limaj e as kryeministri Thaēi, qė tangohen randė n’artikull, e ky, Maliqi, i paftuem, i paadresuem, ēohet e rren publikisht dhe ofrohet me e pshtue Hashim Thaēin e Fatmir Limajn prej Migjen Kelmendit e Gazetės JAVA.

    E sa me e kuptue tanė trivialitetin e budallakinė e kėsaj oferte publike prej mercenari tė fjalės qė e ban Maliqi me artikullin e tij, duhet me u kthye nja 10 vjet mbrapa. E thashė, me Maliqin fati luejti keq dhe e theu, nė pjesėn ma tė madhe pa meritė, por edhe nė shumė pjesė me meritė tė tij.

    Nė kohėn e paraqitjes sė UĒK dhe luftės, ka mbetė i i nxanun nė shiritat e ekipit tem televiziv nga ajo kohė, fjalia e tij fatkeqe, po e citoj:

    “…nuk ka moment ma tė pavolitshėm nė histori se me e nis tash luftėn me Serbinė…” Vetėm disa muej ma vonė se kjo fjali, Kosova pikėrisht falė luftės - fiton lirinė.

    Kėtė fjalė tė Maliqit tė plotė keni me pas mundėsi me e ndjekė nė serialin dokumentar “Si Lindi Shteti”, qė asht prodhim i Televizioni Rrokum dhe ekipit tė Televizionit tė Prishtinės qė udhėhiqej meje, frik.

    Kjo fjali e Maliqit ka mbetė n’analet e publicistikės analitike kosovare si nji - Huqje Monumentale. Maliqi asokohe nuk pushonte jo vetėm tue shkrue, por edhe tue organizue tryeza e tue alarmue se po u nis lufta me Serbinė kena me dal t’humbun. Aq shumė sa filluen me u ndigjue edhe disa zana kėrcėnues ndaj tij, dhe une asokohe, i afėrt me te, vendosa me e shkrue nji letėr dhe me kanalet e ekipit tem televiziv me e nis nė shtabin e UĒK, ku mundohesha me spjegue se Maliqi po ja fut kot, po fillozofon (me “ll”), e ju e dini se kėta fillozofat s’janė gja tjetėr po qishtu ja fusin si “kau pelės”, por s’asht i paguem Serbie edhe pse doket si “Draza” Nuk e di fatin e asaj letre, por njeriu qė e ka pas detyrė me e ēue letrėn n’Shtab asht gjallė dhe e dėshmon dorėzimin e saj. Po them, disa muej ma vonė se ajo fjali e famshme “…nuk ka moment ma tė pavolitshėm nė histori se me e nis tash luftėn me Serbinė…”, Kosova fiton lirinė. Fal luftės me Serbinė.

    Tashti mundeni me e kuptue kėte theqafje e kėte prostituim eksplicit tė Maliqit, i cili pėrnjihere ofrohet me e pshtue Hashim Thaēin e Fatmir Limajn nga Migjen Kelmendi.

    Ky njeri i zezuem, nuk e ka kuptue, por m’provokoi me i thanė kėsaj radhe se gjatė tanė kėsaj kohe ka qenė transcendue meje dhe vetėm keqardhja ndaj zezimit tė tij edhe profesional edhe moral edhe familjar, m’ka ba mos me shkrue e mos me ja ba tė ditun kėte pozicion superior temin ndaj tij nė relatat Thaēi-Limaj-Maliqi-Kelmendi.



    Maliqi nuk e humbi vetėm luftėn. Maliqi e humbi edhe paqen, edhe Flamurin, edhe Identitetin, edhe Shtetin. Maliqi nuk asht vetėm Humbės i Madh. Maliqi asht edhe Huqės i Madh. Nga ma tė mėdhejt qė i kam njoftė deri sot. Koxha filozof duhesh me qenė e me e huq Luftėn, me e huq Paqen, me e huq Flamurin, Identitetin, Shtetin…Ka edhe shumė tjerė qė i kanė huq kėto momente, por ka edhe tjerė qė nuk i kanė huq, dhe kjo spjegon kėte nervozė dhe reagim tė Maliqit ndaj Atitudės seme publike. Se nė pasqyrėn e kėsaj Atitude, ky njeri e sheh paq si loti krejt katandinė e tij si Qytetar, si Intelektual, si Analist, si Profesionist, si Publicist…

    Andaj gjithmonė mundohet me e thy Pasqyrėn pėr me e pshtue Ftyrėn e vet.

    Ani me ēka: me tirazhin si argument, me kualifikime si ‘xhuxh’, sepse – Argumente s’ka.







    SHQIPNIA E MADHE E SHKELZEN MALIQIT DHE ASTRIT SALIHUT!



    Disa muej para 17 Frorit 2008, nė nji drekė shtrue nga kryeministri Ēeku, ku isha ftue edhe une e disa tjerė, Maliqi e Astrit Salihu pledonin ndamjen e Kosovės dhe krijimin e nji Shqipnie tė Madhe. Astrit Salihu si kanakari i Maliqit dhe si “pomocnik Narodnog Heroja”, ishte bile edhe entuziast e u rrėmbye njaq sa Maliqi, si “Narodni Heroj”, e zbuste Salihun tue i thanė jo Shqipni e Madhe, po Konfederatė. Disa muej ma vonė, nga ajo drekė shtrue e pague qeverie tė Kosovės, Kosova lindi si shtet qytetar, me flamur tė vet, me himn tė vet, me Kushtetutė tė vet, me identitet tė vet, me kufij tė vet dhe u njoh nga 40 shtetet ma tė zhvillueme n’botė si entitet i veēantė shtetnor, e jo pjesė e ndonji Shqipnie tė Madhe.

    Prap ky njeri u gjet n’anėn tjetėr prej meje, i humbun, i traumatizuem me vėrtetėsinė dhe fuqinė e realizimit tė parashimikimeve tė mia dhe Atitudės seme publike. Aq e fuqishme asht sot kjo Atitudė, sa nuk ka nevojė pėr kurrėfar fjale shtesė. Me e krahasue Atitudėn e cila nė detaje pledoi dhe propagoi kėte shoqni vlerash dhe kėte shtet qytetar njashtu si portretizohet nė pėrmbajtjen e Deklaratės pėr Pamvarėsi dhe nė Projekt-Kushtetutėn e Kosovės, plot 7 vjet, me Atitudėn e vonueme tė Maliqit prej nji nacionalisti qė pledon nė pleqni tė vet Shtete tė Mėdhaja etnike, i bjen si me e vra mizėn me ēekiq.





    POR KUSH PO FLET PĖR SHQIPNINĖ: MALIQI?!





    Imagjinoni njeriun si Maliqi, i cili se egziston nji splin, nji dashni iracionale pėr “Shqipninė” si koncept, si fjalė tjetėr pėr “Atdheun”, e kishte mėsue dhe lexue nga kangėt e mia (“Gjurmėt”) dhe nga librat e mi (“Mungesa e Atdheut”, “P’ej Shpije”…), me pledue sot - Shqipninė e Madhe. Ky Huqės i Madh prap u gjend n’anėn e gabueme tė historisė, edhe pse u mundue me tanė fuqinė e vet kėsaj here mos me huq. Edhe kėsaj here, si gjatė luftės kur u gjetėm rastėsisht UĒK dhe une nė njanėn anė, e Maliqi n’anėn tjetėr, njisoj edhe sot, prap u gjetėm nė tė njajtėn anė une, mediumet e mia xhuxhe, Thaēi e Limaj me Kosovėn Qytetare bashkė, e Maliqi n’anėn tjetėr me Shqipninė e Madhe dhe “pomocnikun e Narodnog Heroja” e Goliatat e tij tė Shqipnisė sė Madhe.



    Kisha me e kuptue nėse Maliqi n’pleqni tė tij e ka zbulue dashninė pėr “Shqipninė”, “Shqipninė” si koncept, si fjalė tjetėr pėr “Atdheun”, por dashninė pėr Shqipninė e Madhe (!) kėte s’e kuptoj dhe dyshoj shumė, aq shumė sa mos t’isha i bindun se asht i zezuem boll, kisha me ja demaskue edhe kete dashni tė vonueme.

    E ndėrtova krejt kėte kontekst vetėm sa me e vue dhe me e pa nė krejt tragjikomiken e vet Shkelzen Maliqin qė o ēue me pshtue Thaēin e Limajn prej Kelmendit – ME RRENA.



    I shkruva kėto 2 fjalė tė zgatuna pėr Maliqin mbas nji embargoje prej 7 vjete, tue e njoftue edhe Maliqin edhe lexuesin e JAVĖS se nė numrat e ardhshėm tė gazetės tash e tutje kanė me pasė mundėsi me e lexue edhe (ri)interpretimin tem tė Maliqit, me nji fjalor t’adaptuem pėr nji Plak Qė Rren, edhe shumėēka interesante qė lidhet me kėte figurė pėr keqardhje tė jetės publike kosovare.



    Po shpresoj se Maliqi ka me jetue njaq gjatė sa me e mėsue versionin e njimendtė tė mitit pėr Davidin kundėr Goliatit.



    © by Gazetajava.com
    __________________

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    hashim thaqi ishte ne Tirane, dhe kuvendoi me drejtuesit e RSH - do te kete mare premtime e sugjerime te "dobishme" prej sal, ram, top e kudiuna ...


    Shekulli, 18 Jun 2008

    Ekzekutimet e PD-sė
    Nga Arben Rrozhani

    Dekretet e Presidentit tė Republikės pėr anėtarėt e rinj tė Gjykatės sė Lartė, nuk do tė ishin bėrė lajmi mė trazues pėr politikėn dhe sistemin gjyqėsor nė Shqipėri, sikur kreu i shtetit tė kishte qėndruar nė linjėn e piketuar nga partia nė pushtet.

    Kėsisoj, Bamir Topi nuk do tė ishte, (si rrallėherė) njė kryetar shteti, tė cilit i rrėzohen nė bllok dekretet nga deputetėt e partisė sė cilės i ka shėrbyer si njė nga drejtuesit pėr kaq vite. Ajo qė ndodhi mbrėmjen e 16 qershorit nė Kuvend, ishte vetėm ekzekutimi i njė skenari qė ishte paralajmėruar mėse njė muaj mė parė. Ndodhte kur qetėsisht dhe zyrtarisht Presidenca njoftonte mė 15 maj 2008 se kishte dekretuar pesė anėtarėt e Gjykatės sė Lartė. Njė procedurė qė kishte ndjekur tė gjitha kriteret qė parashikon Kushtetuta. Njė procedurė e kaluar me atributet qė Libri Themeltar i Shtetit i jep Presidentit.

    Por ndodhte pa pjesėmarrjen e partisė-shtet. Dhe partia-shtet dėshmoi se nė votimin e 20 korrikut 2007 pėr tė zgjedhur si President tė vendit, nėnkryetarin e PD-sė dhe njėherėsh kryetarin e grupit parlamentar tė partisė mė tė madhe tė shumicės qeverisėse, nuk e ka bėrė me qėllimin pėr tė kurorėzuar Topin si president, por pėr tė rrėmbyer institucionin e radhės nėn sqetull.

    Kreu i shtetit kishte zbatuar thjesht procedurėn dhe ishte mbėshtetur nė nenin 136 tė Kushtetutės, se: “Anėtarėt e Gjykatės sė Lartė emėrohen nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit”. Interpretimi i kėtij neni nė PD, ashtu si dhe nė partitė e tjera sunduese, mė parė ka qenė ndryshe: “Partia i propozon emrat, Presidenti i dekreton dhe deputetėt e partisė pastaj votojnė pro nė Kuvend”.

    Kjo linjė nuk u zbatua. Se pse, nuk u zbatua skenari i parapėrgatitur i partisė-shtet e shpjegonte Presidenti dje, nė Konferencėn e Pėrgjithshme tė Prokurorėve:

    “Sot, me cilėsinė qė kam, fatmirėsisht jam i ēliruar jo vetėm nga detyrimet e njė karriere tė gjatė politike, jam i ēliruar edhe psikologjikisht dhe sot jam i motivuar qė sė bashku me ju tė pėrballim njė situatė qė ka tė bėjė me konsolidimin e shtetit ligjor”.

    Por partia nė pushtet nuk do njė President tė dalė nga binarėt e PD-sė, nuk do njė shtet ligjor, por shtetin qė drejtohet nga njerėzit e rekrutuar prej saj. Gjyqtarėt e nderuar tė dekretuar nga presidenti Topi, nga Kristaq Traja, qė kishte pėrfaqėsuar pėr nėntė vite Shqipėrinė nė Gjykatėn Europiane nė Strasburg, deri te Medi Bici, qė ishte veshur gjyqtar pas kursit tė famshėm tė “Plepave”, nuk janė mė njerėzit e partisė sė drejtuar nga kryeministri Berisha.

    Se ēfarė njerėzish nuk do partia-shtet e tha Presidenti po dje para prokurorėve: “Ne sot dėshirojmė tė promovojmė figura, tė cilat nuk tentojnė tė gjejnė lidhje tė shkurtra tė influencės dhe tė politikės, por bazohen mbi staturėn e vet. Statura presupozon ndershmėri, integritet, profesionalizėm”.

    E ka treguar historia e kaluar e qeverisjes sė PD-sė, kur kryetari i PD-sė ishte kreu i gjithėpushtetshėm i shtetit. Atėherė kur ēmontonte Prokurorin e Pėrgjithshėm pėr ta zėvendėsuar me njė tė vetin. Kur frikėsonte deri nė eliminim fizik, Kryetarin e Gjykatės sė Kasacionit dhe ndėrsa ai merrte rrugėn e ekzilit matanė Atlantikut, vinte nė vend tė tij njė kukull qė t’ia lėvizte fijet nga selia e Presidencės.

    Nuk ishte njė betejė parimore, ajo e dekreteve. As lufta e njėshit tė tė djathtėve, qė ka nė jetėshkrim njė teserė tė kuqe partie, kundėr gjyqtarėve qė paskan milituar pėr regjimin monist, kur ligji pėr Gjykatėn e Lartė kėrkon minimumi njė pėrvojė tė shquar profesionale prej 15 vjetėsh.

    Ishte njė betejė mes partisė-shtet qė ėshtė gati tė shkrijė gjithēka pėr tė blerė vota deputetėsh. Njėlloj si nė vitet e shkuara kur qeverisnin tė majtėt, qė arrinin tė blinin jo vetėm vota KPD-je, por edhe mandate gjyqtarėsh, me tė cilat bėhej jo vetėm trafik influence, amnistohej krimi dhe figurat e tij, por edhe konsolidohej pushteti, jo ai ligjor, por ai i partisė-shtet.

    Presidenti i Republikės nuk do tė ishte ndoshta ai i dekreteve tė rrėzuara mbrėmjen e 16 qershorit 2008, por tė kishte bėrė lojėn e kryetarit tė PD-sė. Tė kishte mbledhur grupin e atyre deputetėve qė rėndom etiketohen si mbėshtetės tė tij, t’u kishte kėrkuar emrat qė donin tė promovonin dhe nė kėmbim t’u merrte votėn pro. Ai nuk e bėri kėtė lojė blerjeje, duke marrė drejtpėrdrejt emrat qė kishin kaluar sipas ligjit Kushtetues nė filtrat e Presidencės dhe jo tė PD-sė. Ai ia la kryetarit tė PD-sė ta luante kėtė lojė dhe ai si nė votimin e shkuar tė korrikut 2007, tregoi se ėshtė joshėsi i pėrkryer pėr tė blerė kartonė dhe pėr tė ekzekutuar skenarin pėr partinė-shtet.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    hashim thaqi ishte ne Tirane, dhe kuvendoi me drejtuesit e RSH - do te kete mare premtime e sugjerime te "dobishme" prej sal, ram, top e kudiuna ...
    Kudiuna nuk ishte prezent me duket...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duj siv.. ketej hiqesh si anti hoxh kapo gjon.. ketej po ulerin se nuk u emeruan kapohoxhiste te tjere qe ta kapohoxh-onin 100% gjykaten shqiptare..

    sillesh sillesh dhe e zbulon prapanicen ku te duket targa..kphgj.. lol..

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    citue brej brarisha:

    duj siv.. ketej hiqesh si anti hoxh kapo gjon.. ketej po ulerin se nuk u emeruan kapohoxhiste te tjere qe ta kapohoxh-onin 100% gjykaten shqiptare..

    sillesh sillesh dhe e zbulon prapanicen ku te duket targa..kphgj.. lol..
    ne vend qe te trajtosh problemin, kerkon te "rremosh" ne kripte imagjinare, "zbulime" boshe dhe pa vend ...

    vendit i duhet stabilitet, dhe jo konflikte, sherre me pasoja per vendin, qe sajohen dhe behen vetem e vetem per te mbuluar bithen e liderit klepto-nomenklaturist qe ti e ke aq per zemer ... por nuk mund te mbulohen tragjedi si ajo e Gerdecit me ato "bemat" dhe "ianugurimat" staliniste ...

    perse nuk te bejne pershtypje kontrabanda karburanti e armesh, duke filluar per ne Serbi e me tutje ...?

    perse nuk kerkon ti shkohet '97 deri ne fund investigimi, apo pse sali ka instiguesit e atij kaosi ne kabinet, duke filluar nga vetja ...

    perse nuk po kerkon ti gjendet fillin e vrasjes se azemit ...

    kerkon me tej pika te erreta qe diskreditojne keq dhe zbulojne implikimin e drejtperdrejt te salis e zarave te tjere te perbashket me nanon ne ngjarjet me aq pasoja te renda per popullin Shqiptar ... ja tani edhe fotokopja me edverin ...

    ate thaqin qe e keni anatemuar an'e kend, perse nuk kerkon tia perplasesh te "vertetat" e tua ...?

    keto e te tjera nuk preken nga ty, duhen vetem "sherre" e "shamata" per te mbuluar m*tin me sh*rre ...

    e kam thene, po e perseris: saliu e shpura e tij e ngushte, kane gelltitur shume luge nga ajo ēorba sigurimso-puniste kapogjoniste ... si ēdo gje, edhe kjo do te kete nje fund ... dhe ai fund, aq i erret, meron salen, dhe "shpura" e shtyn ate edhe me tutje ne udhen e ndyre ...

    qashtu bre ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cmendim ke per banden hakmarrja o dujsiv..

    ?

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po pvete brarisha,

    cmendim ke per banden hakmarrja o dujsiv..
    ?
    mendim? mejtoj se banda hakmarrja eshte rivale e bandes se ustait tend, shokit sali ...

    mund edhe te beni sikur ziheni, sikur grindeni, sikur gjykatoseni, sikur sikletoseni ... ne fund te fundit, koken do tia hani njeri-jatrit ... ashtu siē ndodh zakonisht me banda te llojit tuaj ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cmendim ke per jaho salihin o dujsiv..

    te ishe gjykates sa ose si do e denoje jahon..?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    brari
    a i ke gati ti zbulosh vrasjet e te gjith shpiunave more haaaaaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    llap..

    ne se jini te bindur se kini vra spiuna.. pse i fshihni vrasesit..
    na i kallxoni qe te organizojm festival me kenge e cifteli e tupan.. e valle.. kushtuar trimave qe kan vra spijuna..
    bujrum..

    asnjiher nuk e kini ba kete.. perkundrazi kul.l e cakic kini ngrit me i fsheh ata te pabese..sepse ata nuk jan trima por lahpera te paguar nga kupola polpotiste enveriste per te likujduar atdhetaret e shquar e per te friksuar te tjeret qe ju te realizonit planet e akademise serbe..per nji kosove pa shqiptar..

    kjo eshte..

    avni rustemi e kish nji bindje..se po vret nji tradhtar.. e si burrat u perball me akuzen..
    asnji prej jush nuk e beri kte..

    kur rasimi ju akuzoj burrnisht juve me ne kry sali veselin e lim llapushnik jakup pojates.. se kini vra komandant drinin.. ne te pabese duke paguar nji ningje lahper pronar bordelosh.. ju papiken e turpit e akuzuat rasimin ne gjykat nderkombetare se..rasimi gjat luftes ka vra serb..

    kulmi..

    kulmi..

  11. #11
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    cmendim ke per jaho salihin o dujsiv..

    te ishe gjykates sa ose si do e denoje jahon..?
    do dilte i pafajshem.

    Ka qene nje kamera ne dhomen e pyetjes te njerit prej antarve te "hakmarrjes" , te arrestuar mbas bombes qe vune ne marketin "Vefa". Eshte dhene ne tv; pergjigjia e terroristit (ishte nje nga vllezerit) ,kur u pyet se pse e vune bomben,
    ishte rrenqethese. Me nje qetesi te habiteshme, ze te ulet dhe te rrjedhshem tha:
    "se urrej gjithcka qe ka sjell sistemi juaj i qelbur, qeveria juaj e qelbur".
    Ishte kaq i vendosur sa nje kamikaz islamik do ta kishte zili.
    Une e kuptoj se c'far do te nxjerresh me pyetjet e tua o brar, po ti e di pergjigjen already.
    Eshte tamam si rasti i mesiper....urrejtje e terbuar deri ne fund per Berishen dhe PD. Te tjeret, si Nano/Rama & co, urrehen pse nuk qeruan apo nuk po qerojne Salen. Eshte PATHOLOGJIKE.
    Ndoshta ti po i ben pyetjen njerit prej simpatizanteve te "hakmarrjes", e ndoshta dhe me shume se aq...........

  12. #12
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli 27 Jun 2008

    Pishtarėt e djegur, pishtarėt e ndezur

    Nga Alba Ēela

    Minatorėt qė ndodhen nė grevėn e urisė ndėrmorėn dje njė akt tė fuqishėm simbolik, duke djegur dekoratėn “Pishtar i Demokracisė”, akorduar nga Presidenti i dikurshėm dhe Kryeministri i sotshėm. Kjo dekoratė e marrė pėr tė nderuar kontributin e tyre nė grevat masive tė viteve ‘90 qė ndryshuan rrjedhėn e fatit politik tė vendit, ishte bėrė tashmė pėr kėta minatorė njė dėshmi e premtimeve tė pambajtura, e zhgėnjimit tė thellė pėr njė sakrificė qė ka ngelur pa pėrgjigje, pėr njė dinjitet tė nėpėrkėmbur.

    Nė deklaratėn qė shpjegonte kėtė akt, ata kėrkonin ndjesė. Ndiheshin nė faj qė kishin sakrifikuar aq shumė, pėr tė vėnė forcėn vendimmarrėse nė duart e atyre qė mė vonė do ju merrnin nga duart gjithēka.

    Nė Shqipėrinė e tejmbushur me paradokse dhe absurditete, me ironi tė thella dhe tė dhimbshme, me pishtarė fizikė dhe metafizikė qė digjen dhe qė rrezikojnė tė shpėrthejnė nga ēasti nė ēast, djegia nė mėnyrė protestuese e njė medaljeje demokracie nga disa minatorė nė grevė, ka mundėsi tė anashkalohet.

    Sepse ndihemi tė gjithė tė rraskapitur dhe ndoshta imunė ndaj dhimbjes, protestės dhe rezistencės. Kjo ėshtė pėr tė ardhur keq!

    Greva e viteve ‘90 ku u ngujuan pėr herė tė parė kėta minatorė, bėhej nė rrethana tė tjera. E megjithatė reagimi i qytetarėve, duke e njohur kauzėn e drejtė, bėri qė kjo grevė tė ishte njė ndėr mekanizmat vepruese tė suksesshme qė pėrmbysėn njė ndėr sistemet mė totalitare nė kontinent.

    Nė fund tė dekadės sė parė tė mijėvjeēarit tė ri, e njėjta popullatė, megjithėse me shumė mė tepėr mjete komunikimi, ndihet e mpirė politikisht dhe nuk mund tė bėjė asgjė veēse tė numėrojė ditėt e mbetura nga autoritarizmi tragjik. Ironi fatale prej atij qė duhet tė ishte bashkudhėtari i luftėtarėve tė lirisė.

    Medalja “Pishtar i Demokracisė” do tė thotė shumė pėr punėtorėt qė e ngrysin ditėn nė errėsirėn e galerive tė nėndheut. Shpresa-dritė nė fund tė tunelit pėr ta nuk ėshtė metafora e radhės. Nuk e kuptojnė se si pikėrisht qeveria demokratike tė cilėn e sollėn nė jetė, njė ditė do tė ishte qėllimisht e shurdhėr dhe e verbėr ndaj problemeve qė ata kanė, do tė pėrcillte me njė indiferencė dhe arrogancė tė ulėt vdekjet e pėrjavshme nė gropat e ferrit nė Bulqizė, do tė vazhdonte tė firmoste kontrata dhe koncesione vdekjeprurėse.

    Heqja dorė nga kjo medalje nė mėnyrė demonstrative, ėshtė njė akt i hidhur pėr ta. Por e djeshmja, mbi tė gjitha, ėshtė njė ditė me simbolikė tė hidhur pėr Kryeministrin. Refuzimi me pėrbuzje i flamurit tė njė beteje pėr tė cilėn ai me kohė ėshtė hequr si komandant - atė tė demokracisė - ėshtė caku i tij. E tillė ėshtė edhe dhimbja e atyre qė dikur ishin bashkėluftėtarėt e njė kauze fisnike dhe sot shohin te ai shkakun e vuajtjes, skamjes dhe dėshpėrimit.

    Sot ai pishtar i demokracisė ndizet pėr tė shuar pikėrisht aureolat e njė figure qė mėtoi tė ishte njė ndėr personazhet mė tė rėndėsishme tė ndėrrimit tė sistemit komunist. Sot pishtari i demokracisė digjet pėr tė shkrumbuar kotėsinė e bėmave pa lidership, pa vizion dhe sė fundi pa humanizėm. Kamerat qė filmuan, nė fakt dokumentuan njė moment historik.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    TE GJITHĖ - NJERĖZIT E THAĒIT

    SI NEGOCION BATON HAXHIU NĖ EMĖR TĖ KRYEMINISTRIT THAĒI PĖR KRYESPIUNIN E KOSOVES


    Baton Haxhiu dhe Arianit Koci

    Foto: Java

    Baton Haxhiu, ‘zėvendėskryeministri’ i Qeverisė Thaēi, i autorizuar nga Kryeministri pėr punė tė dyshimta (dhe pėr lidhjet me Sali Berishėn, qė Haxhiu i mban pėrmes Blendi Fevziut), po zhvillon takime dhe bisedime intenzive pėr tė caktuar dhe identifikuar emrin qė duhet Kryeministri mė pastaj ta pėrkrah dhe eventualisht ta propozojė si shefin e Shėrbimit Intelegjent tė Kosovės edhe para ndėrkombėtarėve.

    Emrat qė shtypi kosovar i hodhi nė publik si Arianit Koci, Ylber Hysa, Dukagjin Gorani…njėkohėsisht po ky shtyp (sidomos Koha ditore) i prezentoi si emra qė do jenė mė tė afėrt e mė lojalė me ndėrkombėtarėt, sesa me Kryeministrin dhe Qeverinė e tij. Por, Hashim Thaēi nuk do ishte Hashim Thaēi po tė mos ishte gjithmonė dy hapa mė para se opinioni kosovar dhe ndėrkombėtarėt (e sidomos Koha ditore!).

    Emri qė mė sė shumti u pėrfolė dhe u lakua si propozimi mė i dashur dhe mė i afėrt pėr Kryeministrin, Kadri Veseli, me emrin konspirativ “Luli”, qė jo vetėm gjatė luftės, po gjithmonė ishte pjesa e padukshme e Hashim Thaēit, engjulli mbrojtės i Thaēit, guximi dhe trimnia e tė cilit nuk kontestohet nga askush brenda PDK, si pėr habi tė opinionit, papritmas vullnetarisht dhe publikisht hoqi dorė nga ky oportunitet. Me njė prononcim ekskluziv nė RTK, lexoi njė shpėrbėrje publike tė njė shėrbimi sekret pėr tė cilin tė gjithė e dinin, por vetėm me kėtė akt shpėrbėrjeje u mėsua publikisht dhe zyrtarisht se – paska ekzistuar!

    Kryeministri Thaēi, nga ana tjetėr, me kėtė lėvizje taktike tė zhvendosjes sė emrit tė

    Veselit si kryespiun i mundshėm, nė tė vėrtetė fitonte dy herė: plotėsonte kėrkesat e ndėrkombėtarėve qė i kandiduari pėr kėtė post tė mos jetė nė asnjė mėnyrė njeri i partisė sė tij, si dhe nė anėn tjetėr, hapte rrugė pėr disa emra qė njihen si “tė pavarur”, si Hysa, Gorani, Koci…qė opinioni dhe ndėrkombėtarėt e kanė tė vėshtirė t’i lidhin drejtpėrdrejtė me Kryeministrin Thaēi, po qė nė tė vėrtetė pėr tė informuarit njihen si “Njerėzit e Thaēit”. Si lidhen kėta emra Gorani, Koci, Hysa…me Kryeministrin?



    Dukagjin Gorani ėshtė mik i studimeve dhe i rinisė i Hashim Thaēit. Cimera! Aktualisht kėshilltar zyrtar i tij. Kur Hashim Thaēi si shef politik i UĒK kishte hyrė nė Prishtinė pas ēlirimit nga NATO, njėra nga shtėpitė ku Thaēi ka qėndruar ėshtė edhe shtėpia e babait tė Goranit, njė tregim qė Gorani e tregon gjithandej, sa pėr tė theksuar lidhjet dhe afėrsinė qė ka ai me Thaēin, si “shokė tė luftės”.

    Vetė fakti se Gorani nė pėrgjithėsi ėshtė i prirur pėr t’i bėrė publike sekretet, si kėtė afėrsi me Thaēin, i zvoglon mundėsitė qė ky tė jetė kandidat serioz pėr kėtė post tė ‘rojtarit tė sekreteve’.



    Ylber Hysa, emėr qė pėrmendej shumė kohė mė parė sesa kėta emra shpėrthyen nė media, si kandidat shumė serioz pėr kėtė post, ėshtė njė nga tregimet ma spektakulare tė jetės partiake kosovare, nėse spekulimet qė ndjekin Hysėn provohen vetėm pak si tė vėrtetė.

    Si lidhet njeriu i dytė i partisė “ORA”, miku mė i ngushtė i Veton Surroit, me Hashim Thaēin?

    Sipas burimeve tė “Javės”, Hysa nuk lidhet direkt me Thaēin, por Hysa lidhet me elemente tė shėrbimit intelegjent qė udhėhiqej nga Kadri Veseli. Elemente brenda kėtij shėrbimi, e kanė suportuar e kanė bindur dhe e kanė pėrkrahur Hysėn nė idenė qė t’ia plasojė dhe sugjerojė idenė e themelimit tė njė partie politike, njėrit nga reprezentėt mė tė shquar tė shoqėrisė civile tė Kosovės, Veton Surroit. Sipas kėtyre burimeve, themelues i vėrtetė i partisė “ORA” gjatė gjithė kohės ishte tėrthorazi – Hashim Thaēi - me idenė e tij pėr tė pėrkrahur ēfarėdo partish e inciativash qytetare, tė cilat do kishin mundėsi qė ta zvogėlonin pėrkrahjen e qytetareve qė gėzonte LDK dhe Ibrahim Rugova asokohe.

    Sipas kėtyre burimeve, Ylber Hysa, pak muaj para themelimit tė partisė “ORA”, ėshtė parė “natė pėr natė” nė shoqėri rakie e miqėsie me elemente brenda shėrbimit intelegjent tė udhėhequr nga Kadri Veseli. Nė kėto takime, Hysa shpesheherė ėshtė parė nė kėto kafe me njė pjesėtar tė SHIK-ut - i njohur pėr redaksinė – ku nė kėto ndeja shumėherė ka qenė i pranishėm edhe ish nėnkryetari i KMDLNJ-sė, Ibrahim Makolli, sot nėnkryetar i AKR-sė. Hysa e kishte pėr detyrė ta bindte Surroin tė krijonte parti. Hysa, Makolli dhe pjesėtari i SHIK-ut ( i njohur pėr redaksinė) janė parė bashkė shpeshėherė edhe pas formimit tė Partisė “Ora” – nė kafiterinė “Strip-Depo”, njė kafiteri e njohur nė kryeqytet, ku rrijnė themeluesit dhe drejtuesit e gazetės “Express” dhe reprezentė tė PDK, qė simbas burimeve tė “Javės”, janė finansuesit dhe themeluesit e gazetės “Express”. Nė fakt, ideja dhe tė gjitha mbledhjet pėr themelimin e gazetės “Express” janė mbajtur nė kėtė kafiteri. Njė nga ftuesit qė ka ftuar gazetarė tė redaksive, disa prej kėtyre emrave tė ditur edhe pėr redaksinė, e qė janė ysht qė t’i lėshojnė redaksitė e tyre e t’i bashkohen gazetės “Express” ėshtė vetė - Kryeministri Thaēi.



    Po Arianit Koci? Nga lindi Koci?

    Koci nuk ka lidhje me Thaēin, thonė burimet e “Javės”. Koci ka lidhje me Baton Haxhiun. Haxhiu ėshtė i autorizuar nga Kryeministri qė ta pėrpunojė Kocin, si emrin mė tė panjohur dhe mė tė mundshėm pėr kryespiun, sepse qė tė gjithė emrat tjerė disi ‘kompromitohen’ shkaku i afėrsisė direkte apo indirekte me Kryeministrin.

    Arianit Koci, i biri i kompozitorit Akil Koci, qė ka filluar karierėn si argjentar, pėr tė vazhduar mė pas studimet e muzikės dhe pėr tė pėrfunduar si avokat, ėshtė propozimi ‘gjenial’ i Haxhiut. Koci ishte avokati qė reprezentonte gazetėn “Express” nė seanca gjyqsore, gjatė kohės sa ishte Haxhiu drejtor i kėsaj gazete (tė gjitha proceset Koci zakonisht i ka humbur!). Si politikisht virgjin, aspak i lidhur me ndonjė parti a lider, njė autsajder i pėrkryer, shihet dhe propozohet nga Haxhiu si njė kandidat i gjetur, tė cilin janė tė bindur Thaēi e Haxhiu se disi do ta kapėrcejnė nėpėr “detektorin e rrenave” tė ndėrkombėtarėve qė ta shesin si ‘tė pavarur”, e ta ‘mjelin’ si tė vetin.

    Haxhiu kėto ditė po zhvillon bisedime intenzive jo vetėm me Kocin (shif foton), po edhe me persona tjerė qė shihen nga Haxhiu, si i angazhuar nga Kryeministri, pėr t’ia propozuar ndonjė emėr qė kishte pėr ta kaluar ‘detektorin e rrenave’ tė ndėrkombėtarėve dhe njėkohėsisht do mbetej i tyre.

    Kush do kapėrcejė nėpėr ‘detekorin e rrenave’ pėr t’u bėrė Kryespiuni i Kosovės, njėri nga emrat e lakuar, apo ndonjėri nga emrat qė s’u lakuan nė kėtė eksplorim, mbetet tė shihet. Tė gjithė po e presin Tinėn.



    Pse ėshtė i rėndėsishėm drejtimi i Agjencisė sė Ardhshme tė Intelegjencės?

    SHIK-u ka qenė mė i sukseshėm nė Kosovė sesa shėrbimet e partive tjera politike nė Kosovė, falė lidhjeve tė krijuara me SHIK-un e Shqipėrisė gjatė kohės sė luftės. Sot SHIK-u (Shėrbimi Informativ Kombėtar) i Shqipėrisė ėshtė konvertuar nė SHISH (Shėrbimi Informativ i Shqipėrisė). SHISH, nė fakt, edhe i ka hapur rrugėn SHIK-ut pėr zhvillimin e kontakteve tė mėtutjshme me vendet e huaja. SHIK dhe SHISH edhe sot mbajnė marrėdhėnie tė mira. Konsiderohet se SHISH i ka krijuar “Lulit” dhe SHIK-ut tė tij marrėdheniet e mira me shėrbimet izraelite – ku janė trajnuar njė pjesė e “agjentėve” tė SHIK-ut.

    Por, megjithatė, Shėrbimet Informative tė partive, deri tash, gati kryesisht janė marrė me kontrollin e bizneseve tė mėdha nė Kosovė, si biznesi i naftės, alkoolit dhe duhanit - sesa me informacionin nė shėrbim tė qytetarėve ose shtetit. Shėrbimi Informativ Kombėtar, i njohur si SHIK, ėshtė formuar gjatė kohės sė luftės nė Kosovė – i cili mė shumė ėshtė marrė me fondet e “Vendlindjes Thėrret”, sesa me zbulimin e informacioneve nė dobi tė luftės sė UĒK-sė. Nė atė kohė, Kadri Veseli, i njohur si “LULI”, kishte krijuar njė Njėsit tė Shėrbimit tė tij Informativ - tė quajtur ZKZ (Zbulim Kundėr Zbulimit), njė Njėsit i udhėhequr dhe pėrbėrė kryesisht nga studentė tė asaj kohe, tė gatshėm pėr t’i ndihmuar UĒK-sė. Njėsit i cili merrej me mbledhjen e informacioneve, kryesisht, nga zonat dhe qytetet ku nuk vepronte UĒK. Kurse, vetė SHIK-u, mė shumė merrej me “transferimin” e fondeve nga “Fondi i Tre Pėrqindėshit” nė fondin “Vendlindja Thėrret”. Njė “aksion” qė pati sukses sidomos nė disa vende tė Europės dhe te njė pjesė tė shqiptarėve tė Amerikės. Pas luftės, ky Shėrbim ėshtė marrė me krijimin e “dosjeve tė zeza” tė partive rivale, sikur rasti i krijimit tė “Dosjes” kundėr LDK, tė cilėn ky shėrbim e lansoi pikėrisht pėrmes gazetės sė saponisurt asokohe – “Express”. Nė fakt, kundėr Ramė Marajt dhe Shėrbimit tė tij, i cili mė vonė ėshtė hetuar nga policia ndėrkombėtare pėr veprimtari tė dyshimta.

    SHIK-u i “Lulit” edhe pse i titulluar si Shėrbim… Kombėtar, i ka shėrbyer vetėm interesave tė Hashim Thaēit (Cimerit), madje as partisė (PDK). Meqenėse Kadri Veseli, nė Kosovė ėshtė identifikuar, botėrisht, si njeri shumė i afėrt me Hashim Thaēin, me siguri se edhe nuk do tė jetė nė krye tė Agjencisė sė Ardhshme tė Intelegjencės sė Kosovės. Mirėpo, “Luli” enigmatikė qysh sot lakohet si emėr i mundshėm pėr – Ministėr tė Mbrojtjes.


    © by Gazetajava.com
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    breshk.. si gjithmone..je teper i sakte..

    te lumte fjala e mendja..

    njimand..

    cfar lidhje ka kadri veseli i shikut polpotist.. me sali veselin.. gjeneralin e tmk-se se thaq qose jakupit.. qe pagoj ningjen me para per te vrare ne pabesi.. komandant drinin?

  15. #15
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    keni tejkalua parashikimet e pllanet ne m*sturbim ...

    ashtu si ne zgjedhje, nga 100 votues, keni mare 115 vota

    he, ju lumsha!

Tema tė Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  3. Gazeta Koha Jone.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-09-2002, 04:17
  4. Tendencat E Njohura Tė Veton Surroit
    Nga Albanino nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 22:30
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •