Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i rregjistruar Maska e LaCosTa
    Anėtarėsuar
    15-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    249

    Post Ku dallojn besimet Krishtere ?

    Dua te dij nga ju te besimtar te krishter ne pergjithesi se ku dallojn besimet Krishtere ne mes veti.

    Ku dallojn cermonit fetare ?

    Ku dallojn prifterinjt e te 3 feve ?

    Ku dallojn kishat e te 3 feve ?

    Ku dallojn festat krishtere ?

    A ka dallim Bibla te te 3 fete Krishtere ?

    Diskutim te kendeshem.
    Dashuro Nese Done Te Jetosh,Pastaj Jeto Nese Te Lejon Dashuria

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e asopaj
    Anėtarėsuar
    15-07-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    55
    Do jap shkurt pikpamjet Ungjillore (protestante):

    Ku dallojn cermonit fetare ?
    Ne pergjithesi ka vetem dy ceremoni: Darka e Zotit dhe Pagezimi me uje. Po ahtu jane dasmat..., por dy te parat jane ato qe jane urdhera nga bibla.

    Ku dallojn prifterinjt e te 3 feve ?

    Tek ungjilloret, nuk quhen prifterinje por me shume me termin Pastor. Veshja e tyre eshte pothuajse normale me te tjerte. Pa petkun e gjate, pa kurora ne koke.

    Ku dallojn kishat e te 3 feve ?
    Ne pergjithesi jane salla normale, objekte normale. Pa nje arkitektur te vecant kishtare, si psh. me kombana, kryqe. Thjesht vend per tu mbledhur dhe adhuruar Perendine.

    Ku dallojn festat krishtere ?
    Jane vetem dy festa: Krishtlindja dhe Pashka. Organizimi dhe kuptimi nuk ka shume ndryshim ndaj katolikeve apo ortodoksve, edhe pse me kete te fundit ka ndryshime datash.

    A ka dallim Bibla te te 3 fete Krishtere ?
    Fatekeqesisht bibles i jane futur ca shtesa por bibla perbehet nga 66 libra te shkruar nga 40 autor. Ka ndryshime ne perkthime dhe emretime te ndryshme, por kuptimi mbetet i njejt.

    Kaq kesaj here,
    Cdo te mire,
    asopaj
    "Burri nuk matet nga xhepat" I.Stavro

  3. #3
    Pyetjes tende sa legjitime po aq edhe naive, pra “Dua te dij nga ju te besimtar te krishter ne pergjithesi se ku dallojn besimet Krishtere ne mes veti.”…, do te mundohem me pak fjale te ta prezantoj si eshte realiteti, per pastaj te nxjerresh vete konkluzionet dhe njekohesisht te kuptosh ndryshimet.
    Te krishteret e pare te frymezuar nga Shpirti i Shenjte, me 314 ne Koncilin e Nikeas, proklamuan solemnisht qe; Besojme ne “Nje Kishe Te Shenjte Katholike dhe Apostolike”, pra na mbetet te shohim se ku eshte sot kjo Kishe, si edhe Eterit me mesimet e Apostujve na e lane. Pyetjes tende se ku jane ndryshimet, une do te shtoja, se kush eshte Kisha Nje, ose me mire kush eshte vazhdimesia a Saje. Psh. Kisha Orthodokse eshte me e vogla ne numer se ajo Katholike apo ajo Riformiste ( Protestante me gjithe nuancat e saja ). Jane gjithashtu me te pasura edhe me burime njerezish edhe me fuqi ekonomike te pershtatura fort mire kohes.
    Puna eshte, mund te kene edhe numer edhe pasuri, por asnjehere Te Verteten e Zotit.
    Le te bejme nje supozim, imagjino sikur te gjindesh perballe nje televisori me kapacitet qe te riktheje kohen mbrapsht. Do te vinim re nje harte ku te jane paraqitur tera konfesionet e krishtera qe jane sot. Shohim ne Perendim Kishen Katholike Romane, Kishat reformiste dhe Protestante, Kishen Anglikane, po njekohesisht nje numer te madh kishezash ose grupimesh te vogla qe vetquhen te krishtera si psh., Deshmitaret e Jehovait, Mormonet, Femijet e Zotit, etj.
    Ndersą ne Lindje, Kishen Orthodokse ( e prezantuar ne realitetet e vendeve si Shqiperia, Greqia, Bullgaria…, pjese e Lindjes se Mesme me Jeruzalemin), po ashtu edhe disa kisha te krishtera qe ndryshe njihen me emertimin Kisha Orthodokse-prekalqedoniane si Armenet, Asiret, Koptet,etj. Tani kthehemi jo me pak se 100 vjet, shohim harten mbi ekran, do te shohim se jane zhdukur setat ose emertimet te cilat linden si rezultat mosmarreveshjesh ne gjirin e Protestatezimos. Mbeten Kisha Katholike Romane, Reformistet, Protestantet dhe Anglikanet ne Perendim, ne Lindje ato qe pame me lart.Nga kjo kuptohet qarte se, ato konfesione qe linden ne shek XIX, kush ka pak inteligjence e kupton, nuk mund te jene Kisha e Jisu Krishtit, e cila u themelua gati 2000-vjet me pare, ne Jeruzalem.
    Po te vazhdojme te rikthehemi…, te themi psh., daten e zbulimit te Amerikes ( 1492 ), nga ku edhe merr zakonisht emrin Epoka moderne, do te shquanim lehte qe harta jone, ka pesuar ndryshime, ne Perendim eshte vetem Kisha Katholike Romane dhe ne Lindje gjendja eshte e pandryshuar…, ne fakt Kishat e lindura nga reforma ishin stakuar nga Kisha Katholike Romane ne shek. XVI, si proteste ( nga ku edhe merr emrin ), ndaj degjenerimit qendres Romane dhe Papes ne veēanti ( luks te shfrenuar, devijim i theologjise, shitje indulgjencash, inkuizicion ), si veper kryesisht te Luterit dhe Kalvinit.
    Po te vazhdojme “udhetimin” tone per se mbrapshti, psh. ne vitin 800’, vitin e kurorezimit te Karlit te madh, do te shohim nje Kishe te vetme si ne Perendim ashtu edhe ne Lindje, perveē atyre kishave Orthodokse-prekalqedoniane, po te riktheheshim akoma me tej, do te shihnim se edhe keto te fundit do te benin pjese ne te Njejten Kishe . Nje e Shenjte, Katholike, Apostolike. Pra nga viti qe folem me lart e pak me vone akoma, do te stakohej Kisha Katholike-Romane, kryesisht per faktin se peshkopi i Romes, qe ne pergjithesi ne e quajme papa, pretendonte nje autoritet mbi te gjithe Kishen, autoritet qe kurre me pare antiket e krishtere nuk ja kishin njohur . Ne fakt per nje supremaci te tille nuk ka vend ne Kishen e Krishtit. – Ja pra, keto jane ndryshimet dhe jo mjekrra dhe ngjyra veshjeve apo emertimet e shumta qe me te drejte apo abuzivisht kane marre!
    Pershendetje.

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Une do te hysha me shum ne ate ne menyren e besimit te Perendise sepse deri tani kam pasur pak probleme te di kush si e beson Perendine e kam kuptuar qe ka ndryshime ne besim mes jush andaj le te na sqaro dikush ?
    KOSOVA E MADHE

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga eldonel Lexo Postimin
    Une do te hysha me shum ne ate ne menyren e besimit te Perendise... te di kush si e beson Perendine e kam kuptuar qe ka ndryshime ne besim mes jush...
    Eldonel, pyetja jote eshte shume e sinqerte…, do te shtonja, tamam kjo ( si e besojne Perendine ) eshte themel-baze e ndryshimeve. Por mos valle pergjigjia ime e pare nuk te pelqeu? Mos valle nuk nxorre edhe ti konkluzionet e tua…, une besoj qe te kem qene i mjaftueshem ne pergjigje, “ se kush eshte ndryshimi dhe kush ka devijuar…, duke sajuar me “ide” novative, konceptin e Besimit.
    Nesč nuk te mjafton pergjigjia, merr e shqyrto nenforumet perkatese, pa dyshim qe do te mjaftojne.
    Pershendetje.

Tema tė Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  3. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  4. I krishtere dhe sherbestar.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 15:10
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •