Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 210
  1. #141

    Aftėsia Maskuese E Peshkut Akrep

    Pamja e jashtme e peshkut akrep ėshtė shumėngjyrėshe. Kėta peshq kanė ngjyrė tė njėjtė me koralet ku jetojnė. Siē e shihni nė foto, peshku akrep me vija tė bardha e tė kuqe, mund tė fshihet duke u maskuar midis koraleve, tė cilat kanė tė njėjtat ngjyra. Nė kėtė mėnyrė, ai i shpėton vėmendjes sė grabitqarėve. Gjithashtu, nė saje tė kėsaj pėrshtatjeje me koralet, ai mund tė tėrheqė me lehtėsi edhe gjahun e vet.

    Shikoni me kujdes peshkun akrep (nė figurėn poshtė dhe nė figurėn nė faqen tjetėr) dhe do tė kuptoni se sa e vėshtirė ėshtė qė tė vėsh re praninė e tij nė mjediset korale.

    Si peshku akrep, edhe shumė gjallesa tė tjera detare nuk mund tė dallohen pėr shkak tė pėrshtatjes me mjedisin ku jetojnė. Prania a tyre mund tė vihet re vetėm kur ato lėvizin. Kėto krijesa pėrdorin shumėngjyrshmėrinė e tyre pėr tė gjuajtur, pėr t’u riprodhuar dhe pėr t’u dhėnė sinjale tė ndryshme krijesave tė tjera. Po si vjen kjo harmoni? Kush e bėri ngjyrėn e peshkut tė njėjtė me shkėmbinjtė nėnujorė?

    Nė saje tė larmisė sė ngjyrave tė veēanta, peshku akrep fshihet shumė lehtė nėpėr shkėmbinj

    As rastėsia dhe as veprimi i peshqve tė tjerė nuk mund t’i japė njė krijese ngjyrėn e mjedisit ku jeton. Njė peshk, njė karkalec ose njė gaforre nuk mund tė ketė njohuri mbi ngjyrat, as tė jetė nė gjendje tė prodhojė njė sistem pėr tė ndryshuar ngjyrat nė trupin e tij. Sisteme tė tilla mund tė pėrcaktohen dhe tė vendosen nė trupat e kafshėve nga njė forcė e mbinatyrshme.

    Kjo forcė ėshtė Allahu i Plotfuqishėm. Ai i ka krijuar tė gjitha krijesat bashkė me tiparet qė ato zotėrojnė nė harmoni me mjedisin ku ato jetojnė. Allahu na bėn tė ditur nė Kuran:

    Si ėshtė e mundur qė Allahu tė mos dijė atė qė ata fshehin apo punojnė hapur, kur dihet fare mirė se Ai ėshtė Krijuesi i gjithēkaje dhe njeh me hollėsi ēdo gjė qė kanė nė zemėr. Allahu ėshtė Ai qė e bėri tokėn pėr ju tė pėrshtatshme pėr tė jetuar, prandaj ecni nėpėr rrugėt e saj dhe shfrytėzoni begatitė e Tij. S’ka dyshim se tek Ai do tė ktheheni pasi tė ringjalleni. (El-Mulk: 14-15)

  2. #142

    Tİparet İnteresante Tė Kuajve Tė Detİt



    Ju mund tė keni parė kuaj deti nė televizion ose nė libra. Pamja e tyre jo e zakonshme dhe forma valėvitese e notimit mund tė ketė tėrhequr vėmendjen tuaj. A e dini qė, ndryshe nga sa mund tė supozohet, kėto kafshė janė shumė tė vogla? Kuajt e detit, qė janė tė madhėsisė 4 deri 30 cm, zakonisht jetojnė nėpėr leshterikė dhe bimė tė tjera afėr bregdetit. Mburoja kockore e kalit tė detit e mbron atė nga rreziqet. Kjo mburojė ėshtė aq e fortė, saqė ėshtė e pamundur ta thyeni me duart tuaja.

    Koka e kalit tė detit ėshtė nė tė djathtė tė trupit tė tij. Kjo nuk vihet re nė asnjė peshk tjetėr. Si rrjedhim, kuajt e detit notojnė me trupin e tyre vertikalisht dhe lėvizin kokėn e tyre lart dhe poshtė. Megjithatė, ata nuk mund t’i kthejnė kokat e tyre anash. Mund tė merret lehtė me mend sa probleme do tė kishin krijesat e tjera nėse nuk do tė kishin mundėsi tė kthenin kokat nė tė djathė ose tė majtė. Megjithatė, nė saje tė ndėrtimit tė veēantė tė trupit tė tyre, kuajve tė detit nuk u ndodhin probleme tė tilla. Secili sy i kuajve tė detit mund tė lėvizė individualisht dhe lirshėm nė tė gjitha drejtimet. Kėshtu, kuajt e detit shikojnė rreth tyre lehtėsisht, edhe pse nuk mund tė kthejnė kokat anash.

    Do tė ishte mjaft interesante tė studionim nga afėr mėnyrėn e lėvizjes sė kuajve tė detit nė ujė, pasi ata notojnė nė saje tė njė sistemi plotėsisht tė veēantė. Kali i detit ka njė numėr fshikėzash notimi. Me sasinė e nevojshme tė gazit qė mbush kėto fshikėza, njė kalė deti mund tė notojė lart dhe poshtė. Nėse kėto fshikėza do tė dėmtoheshin apo sikur njė sasi e vogėl e gazit tė mungonte, kuajt e detit do tė fundoseshin, pra do tė ngordhin. Duhet tė vėrejmė se sasia e gazit qė mbush fshikėzat e notimit ėshtė e ndarė nė mėnyrė tė pėrsosur. Si pasojė, njė ndryshim sado i vogėl mund tė ēojė nė ngordhjen e gjallesės.

    Ky organizim i pėrsosur ka rėndėsi tė madhe. Nėse kuajt e detit mund tė mbijetojnė vetėm nė saje tė njė sasie tė caktuar gazi nė fshikėza, atėherė ata duhet t’i kenė pasur tiparet qė i kanė sot qė nė ēastin kur janė shfaqur. Me fjalė tė tjera, kuajt e detit nuk i kanė fituar kėto tipare me kalimin e kohės, siē pohojnė evolucionistėt. Ata janė krijuar sė bashku me tė gjitha tiparet dhe karakteristikat. Si gjithė krijesat e tjera nė gjithėsi, Allahu i ka krijuar kuajt e detit nė mėnyrė tė pėrsosur.

    Krijimi i kėtyre peshqve, tė cilėt janė vetėm njė nga llojet e shumta tė krijesave detare, ėshtė njė shembull i fuqisė dhe dijes sė pafundme tė Allahut.

  3. #143

    Pİlİvesat: Makİnat Fluturuese

    Nė vendet ku ka ujė, ėshtė e mundur tė shohėsh pilivesat. Nėse e njihni kėtė insekt, ju mund tė keni parė qė ai lėviz shumė shpejt dhe mund tė bėjė lėvizje shumė tė papritura nė tė gjitha drejtimet.

    Pamja e pilivesave i ngjan njė helikopteri. Ky insekt ka njė aftėsi tė jashtėzakonshme pėr tė fluturuar. Pavarėsisht nga shpejtėsia dhe drejtimi, kėto insekte mund tė ndalojnė nė ēast dhe tė fluturojnė nė drejtim tė kundėrt, mund tė qėndrojnė pezull nė ajėr dhe tė presin ēastin e pėrshtatshėm pėr tė zėnė gjahun e tyre. Kjo ėshtė e mundur nė saje tė krahėve tė tyre, qė mund tė rrahin shumė shpejt. Kur janė nė njė pozicion tė caktuar, ato mund tė bėjnė njė kthim tė shpejtė dhe tė drejtohen drejt gjahut tė tyre. Nė fakt, kėto janė vetėm pak aspekte tė manovrave tė pilivesave qė kanė qenė burimi i frymėzimit pėr njerėzimin nė ndėrtimin e helikopterėve.

    Njė pilivesė, ngjyrat e sė cilės mund tė ndryshojnė nga e kaltėr e hapur nė vishnje, ka dy ēifte krahėsh nė kurrizin e saj. Njėri ėshtė pėrballė dhe tjetri prapa. Gjatė fluturimit, dy krahėt e pėrparmė lėvizin lart kurse dy krahėt e prapmė lėvizin poshtė.

    Helikopterėt “Sikorski” janė prodhuar me teknologjinė e sotme duke marrė pėr bazė formėn e krahėve tė pilivesės. Fillimisht u hodh pamja e pilivesės nė kompjuter. Duke marrė parasysh manovrat e pilivesės nė ajėr, u bėnė 2000 vizatime tė veēanta. Nė fund tė kėtij studimi, u projektua “Sikorski”, me modelin e tij tė ri dhe shumė tė fortė, me lėvizshmėrinė e tij tė pėrparuar, i parashikuar pėr transportin e ushtarėve dhe furnizimeve.

    A i keni vėnė re sytė e pilivesės? Pilivesat kanė njė shikim tė pėrkryer. Sytė e pilivesės janė vlerėsuar nga shkencėtarėt si sytė mė tė mirė tė insekteve. Secili prej dy syve tė pilivesės pėrmban rreth 30,000 thjerrėza. Kėta sy, qė ngjajnė si dy hemisfera dhe mbulojnė gjysmėn e kokės sė insektit, sigurojnė njė fushė tė gjerė shikimi. Kėshtu, edhe ana e pasme ėshtė brenda rrezes sė shikimit tė pilivesės.

    Kėto janė vetėm disa nga tiparet e pilivesave, tė pėrshkruara shumė shkurt. Pėrfytyroni sikur njė nga kėto tipare tė pilivesės, si p.sh. ndėrtimi i veēantė i krahėve, nuk do tė ekzistonte. A do tė mundej ky insekt tė kryente manovra tė papritura dhe tė zinte gjahun? Nėse nuk do tė kishte sy tė aftė pėr tė parė nė tė gjitha drejtimet, si do t’u shpėtonte armiqve?

    Mungesa e njėrit nga sistemet qė pilivesa zotėron do tė rriste rrezikun e mosfunksionimit tė sistemeve tė tjera. Sidoqoftė, pilivesa ėshtė krijuar si tėrėsi, me tė gjitha sistemet e saj. Allahu e krijoi nė mėnyrė tė pėrsosur pilivesėn, ashtu si edhe gjallesat e tjera, ndaj dhe ky insekt jeton njė jetė mė se normale.

  4. #144

    Shtretėrİt E Fshehtė Nė Dete: Koralet

    Ju mund tė mendoni se koralet janė vetėm njė pirg gurėsh shumėngjyrėsh. Gaboheni. Koralet janė krijesa tė gjalla. Miliarda korale jetojnė sė bashku, tė ngjitura me njėra-tjetrėn nėpėrmjet njė lėnde tė veēantė, nė njė strukturė tė ngjashme me gurėt.

    Mbetjet e koraleve tė ngodhura gėlqerizohen dhe shndėrrohen nė fole koralesh, ku shumė gjallesa detare jetojnė sė bashku. Ēdo lloj peshku qė jeton nė njė shkėmb koral ka karakteristika tė veēanta.

    Sjelljet e peshqve qė jetojnė nė shkėmbinjtė koralė janė tė ndryshme. P.sh., disa peshq, si peshku papagall qė pėrmendėm mė parė, e kalojnė natėn nė gjumė tė thellė nė ēantat e tyre tė fjetjes. Disa lloje tė tjera peshqish, si shpinėngjitėsit, qėndrojnė gjysmė tė zgjuar ndėrsa pushojnė. Barbuni dhe disa lloje tė tjera kanė ngjyra tė shndritshme ditėn, ndėrsa natėn e ndėrrojnė ngjyrėn e lėkurės.

    Sfungjerėt, koralet dhe disa peshq qė shumohen me vezė, gjithashtu, jetojnė nė mbetje koralesh tė ngordhura. Pėrveē kėsaj, gaforre tė vogla dhe karkaleca deti ngjiten nėpėr shkėmbinjtė koralė pėr t’u ushqyer me bimė dhe gjallesa mikroskopike. Peshkaqenėt dhe ngjalat morej qė jetojnė nėpėr korale pėrdorin shqisėn e tyre tė fortė tė nuhatjes pėr tė gjetur ushqim nė errėsirė.

    Gjallesat e ndryshme qė Allahu ka krijuar nė det, me tiparet e tyre tė mrekullueshme, tregojnė fuqinė e pakrahasueshme dhe dijen e pafundme tė Zotit tonė. Nė suren “En-Nahl”, Allahu sjell shembuj tė disa krijesave qė ka krijuar. Nė tė njėjtėn sure ai i kujton njerėzit se duhet tė jenė mirėnjohės pėr krijimin e Tij:

    Allahu krijoi pėr ju nė tokė krijesa tė ndryshme; nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė dinė tė marrin mėsime. Allahu ėshtė Ai qė nėnshtroi detin, prej tė cilit hani mish peshku tė freskėt dhe nxirrni korale e perla pėr zbukurim. Ju shihni anijet si lundrojnė nė det qė ju tė kėrkoni rizkun tuaj prej bujarisė sė Tij, dhe kėshtu ta falėndėroni Atė. (En-Nahl: 13-14)

  5. #145

    Zogjtė Qė Ndėrtojnė Fole Pėr Pasardhėsİt E Tyre

    Megapodėt jetojnė nė Australi dhe ndėrtojnė fole shumė tė veēanta pėr vezėt e tyre. Megapodi mashkull gėrmon njė vrimė tė madhe dhe e mbush atė me lėndė tė lagura e bimė tė kalbura. Zogu ka njė arsye tė veēantė dhe tė rėndėsishme qė vepron kėshtu. Bakteriet nė bimėt e kalbura prodhojnė nxehtėsi, kėshtu qė foleja e tij ngrohet. Me qėllim qė tė mbajė temperaturėn konstante, mashkulli bėn ajrimin dhe vazhdimisht kontrollon temperaturėn e folesė duke ngulur sqepin e tij nė kėto vrima. Ai bėn, gjithashtu, njė dalje nė formė hinke nė sipėrfaqen e pirgut tė bimėve. Kjo dalje lė shiun tė pikojė brenda pirgut gjatė dimrit dhe nė kėtė mėnyrė, e mban atė tė njomur. Pasi foleja ėshtė gati, femra vjen dhe lėshon vezėt e saj nė vrimėn e hapur.

    Megjithatė, temperatura e folesė rritet vazhdimisht gjatė verės, ndaj dhe mashkulli megapod mbulon folenė me rėrė. Kjo mėnyrė bėn tė mundur ndalimin e rritjes sė nxehtėsisė nė fole.

    Tani, le tė shtrojmė njė pyetje. Para se tė lexonit kėto rreshta, a e dinit se nga bimėt e kalbura ēlirohet nxehtėsi? Ėshtė e natyrshme qė tė mos e keni ditur nėse nuk keni qenė informuar nga ndonjė tekst i specializuar. Shumė njerėz nuk e dinė. Megjithatė, megapodėt kanė njohuri pėr kėtė fakt. Pėr mė tepėr, ata e pėrdorin kėtė njohuri nė dobi tė pasardhėsve tė tyre.

    Po si ėshtė e mundur qė njė zog tė bėjė llogaritje kaq delikate dhe tė menēura? Si munden zogj tė tillė tė marrin masa tė tilla parandaluese? Pse kryejnė njė detyrė kaq tė vėshtirė pėr pasardhėsit e tyre?

    Me qėllim qė tė bėjė tė gjitha kėto, njė zog duhet tė ketė njohuri teknike tė njė inxhinieri dhe aftėsitė intelektuale tė njė qenieje njerėzore. Natyrisht, njė zog nuk ka arsyen dhe trurin pėr tė vepruar si njė njeri i mėsuar. Ka njė fuqi qė i drejton zogjtė dhe bėn tė mundur qė megapodėt tė kryejnė kėto detyra qė kėrkojnė pėrdorimin e arsyes. Kjo fuqi ėshtė Allahu, i Cili krijoi ēdo gjė nė mėnyrėn me tė pėrsosur.

    Nga sa lexoni nė kėtė libėr, ėshtė e lehtė tė kuptohet se kėto krijesa nuk munden t’i bėjnė tė gjitha kėto gjėra tė mrekullueshme vetė, pa aftėsitė dhe ndihmėn e dhėnė nga Allahu, i Cili ka krijuar gjithēka. Megjithatė, ka njerėz qė nuk pranojnė kėtė fakt. Allahu na tregon pėr kėta njerėz nė Kuran:

    Thuaj (o Muhamed): “Kush ėshtė zoti i tokės dhe qiejve?” (Ata nuk kanė pėrgjigje tjetėr ndaj) thuaj: “Allahu.”

    Thuaj: “Atėherė si ka mundėsi qė nė vend tė tij adhuroni zota tė tjerė, tė cilėt nuk kanė mundėsi t’i sjellin as dobi e as dėm vetvetes?”

    Thuaj: “A ėshtė i barabartė i verbėri me atė qė sheh? A krahasohet errėsira me dritėn?

    A mos vallė ata adhuruan nė vend tė Allahut zota qė kanė krijuar ashtu siē krijon Ai, ndaj dhe ata nuk janė nė gjendje tė dallojnė krijimin e Allahut nga krijimi i zotave tė tjerė?”

    Thuaj: “Allahu ėshtė krijuesi i ēdo gjėje.

    Ai ėshtė i vetmi qė meriton tė adhurohet dhe Ai ėshtė ngadhėnjyes mbi ēdo gjė.” (Er-Ra‘d: 16)

  6. #146

    Kujtesa E Fuqİshme E Grİfshės

    Grifshat mbledhin kokrra drithi dhe i groposin ato nė tokė pėr pėrdorim tė mėvonshėm. Ndonjėherė ato groposin deri nė mijėra kokrra drithi nė ditė. Ēdo gjė nė pyll duket njėlloj. Kjo ėshtė arsyeja pse ėshtė e vėshtirė madje edhe pėr njė njeri tė gjejė njė vend tė caktuar nė njė pyll. Atėherė si mundet qė grifshat e gjejnė vendin ku kanė fshehur ushqimin e tyre? Ato veprojnė nė mėnyrė shumė tė zgjuar dhe e shėnojnė vendin duke pėrdorur tri degė ose copa gurėsh. Sidoqoftė, ėshtė shumė e vėshtirė tė gjesh diēka tė groposur nė njė pyll. Megjithatė, eksperimentet kanė treguar se kėta zogj mund tė gjejnė kokrrat e drithit edhe nėntė muaj me vonė. Ėshtė njė mrekulli e krijimit qė kėta zogj kanė njė kujtese kaq tė fortė.

    Natyrisht, nuk ėshtė e mundur tė shpjegojmė sjelljen e grifshės pėr tė fshehur kokrrat e drithit, duke i groposur nė tokė ose duke i shėnuar kėto vende tė fshehta pėr t’i gjetur me vonė.

    Duke groposur mijėra kokrra drithi dhe duke shėnuar vendet e tyre me gurė dhe degė nė mėnyrė tė rregullt, ky zog kryen diēka shumė tė habitshme. Ėshtė shumė e natyrshme pėr njė zog tė ushqehet me drithė sapo e gjen, por vetėm njė qenie inteligjente mund t’i ruajė pėr pėrdorim tė mėvonshėm, tė shėnojė vendin ku ka fshehur ushqimin dhe ta njohė kėtė shenjė mė vonė.

    Njė zog nuk mund tė bėjė vetė asgjė nga kėto. Kėshtu, ne e kuptojmė se ka njė qenie qė zotėron menēuri e urtėsi tė pafund, ka fuqi mbi gjithēka dhe frymėzon grifshėn tė veprojė siē u tregua mė sipėr. Kjo menēuri e urtėsi e madhe i pėrket Allahut, i cili krijoi gjithēka me njė rregull tė pėrsosur.

  7. #147

    Pastruesİt E Detİt

    Ēfarė mendoni ju nėse shikoni njė peshk tė vogėl qė ėshtė gati tė hyjė nė gojėn e njė peshku tė madh? Do tė mendoni se peshku i madh do ta gėlltisė peshkun e vogėl dhe do tė ēuditeni se si peshku i vogėl qėndron aq pranė tij.

    Pa dyshim, kjo ėshtė diēka e veēantė qė peshku i madh e lejon peshkun e vogėl tė notojė rreth tij, nuk e sulmon dhe nuk do t’ia dijė fare nėse ėshtė duke notuar edhe brenda gojės ose nėn gushėn e tij. Megjithatė, ėshtė e mundur tė shohėsh shpesh pamje tė tilla nė oqeane. Peshqit e vegjėl nuk janė tė vetmet gjallesa qė notojnė pa frikė pranė peshkut tė madh. Ndonjėherė mund tė shihen edhe karkaleca deti afėr peshqve tė mėdhenj. Kėta janė karkalecat pastrues, puna e tė cilėve ėshtė tė pastrojnė disa nga peshqit e mėdhenj.

    Ka shumė lloje karkalecash pastrues deti. Ky qė shihet nė foto ėshtė njė prej tyre. Vija e kuqe dhe e bardhė e karkalecit tė detit e bėn atė tė dukshėm, tė ngjashėm me njė dritė dhe ndihmon peshqit qė u duhet tė pastrohen pėr tė dalluar atė. Kur karkaleci, me dy antenat e gjata tė bardha, vendoset pranė peshkut, ky i fundit pret nė mėnyrė shumė tė durueshme karkalecin pėr tė ngrėnė parazitet nė lėkurė ose nė vendet e dėmtuara. Karkaleci pastrues mund tė futet edhe nė gojė pėr tė hequr parazitet qė bezdisin peshkun. Nė kėtė mėnyrė, karkaleci gjen edhe ushqimin e vet. Karkaleci i detit vazhdon tė punojė derisa tė sigurohet se peshku ėshtė pastruar. Kur puna mbaron, peshku i madh nuk i shkakton as edhe dėmin mė tė vogėl karkalecit qė nė fakt mund tė jetė njė ushqim shumė i mirė. Karkaleci i detit vepron pa u shqetėsuar dhe pa u frikėsuar nga peshku i madh. Siē shihet edhe nė foto, kėto dy krijesa shkojnė shumė mirė me njėra-tjetrėn.

    Konceptet e “tė shkuarit mirė” apo “tė dhėnit garanci” etj. janė karakteristikė pėr njerėzit qė kanė arsye dhe inteligjencė. Ato nuk mund tė vlejnė pėr kėto gjallesa ujore. Megjithatė, Allahu, qė ka kontroll dhe fuqi mbi gjithēka, i mėson kėto krijesa tė sillen kėshtu dhe tė bashkėpunojnė me njėra-tjetrėn.

  8. #148

    Gjİnkalla E Zhurmshme

    Gjinkalla ėshtė njė insekt i zhurmshem. Ajo prodhon gumėzhitje me anė tė njė sistemi nė trupin e saj. Poshtė barkut tė insektit gjenden njė ēift organesh membranozė. Gjinkalla prodhon atė tingull shumė tė njohur duke dridhur kėto membrana si daulle. Kur kėto membrana tėrhiqen dhe lėshohen nga muskujt me tė cilėt janė ngjitur, prodhohet njė tingull i ngjashėm me atė tė njė ene tė zbrazur metalike. Insekti e pėrsėrit kėtė tėrheqje-lėshim 500 herė nė sekondė. Duke marrė parasysh qė ju mund tė mbyllni dhe tė hapni sytė vetėm njė herė nė sekondė, shpejt mund tė shikoni se sa e vėshtirė ėshtė ta kryesh kėtė 500 herė nė sekondė.

    Me hapjen dhe mbylljen e pjesės sė jashtme qė ndodhet nė zonėn mė tė ulėt tė kafazit tė kraharorit tė insektit, niveli i tingullit mund tė rritet dhe tė ulet. Syri i njeriut nuk mund t’i dallojė kėto hapje e mbyllje qė ndodhin nė tė dhjetėn e sekondės. Ne nuk e vėmė re as faktin se tingulli ėshtė i ndėrprerė dhe mendojmė se tingulli gumėzhitės i gjinkallės ėshtė i vazhdueshem.

  9. #149

    Zogjtė Pastrues

    Zogjtė qė shikoni nė foto janė zogjtė pastrues. Kėta zogj ushqehen me parazitėt qė jetojnė nė lėkurėn e disa kafshėve si rinocerontėt, elefantėt apo zebrat. Pėr kėtė arsye, kėto kafshė nuk shqetėsohen prej kėtyre zogjve edhe kur i kanė mbi trup e mbi kokė.

    Kjo lidhje ėshtė me leverdi pėr tė dy palėt. Nė kėtė mėnyrė, kafshėt heqin parazitėt dhe lajmėrohen, gjithashtu, nga zogjtė qė ngrenė zėrat e tyre nė rast rreziku. Nė shkėmbim, zogjtė sigurojnė ushqimin dhe madje edhe qimet pėr tė mbuluar pjesėn e brendshme tė folesė se tyre.

  10. #150

    Patİnatorėt E Pellgut Qė Ecİn Mbİ Ujė

    Ėshtė e pamundur pėr qeniet njerėzore tė ecin nė sipėrfaqe tė ujit. Megjithatė, disa gjallesa e bėjnė kėtė me anė tė strukturės sė veēantė tė trupit qė Allahu u ka dhėnė. P.sh., njė lloj insekti qė quhet patinatori i pellgut ecėn sipėr ujit duke shtypur kėmbėt e tij tė gjata dhe tė holla me lėkurė elastike nė sipėrfaqe tė ujit. Kur kėmbėt e insektit shtyjnė ujin, njė vrimė e vogėl formohet nė sipėrfaqe. Nė kėtė mėnyrė, insekti shpėrndan peshėn e tij tė trupit mbi njė sipėrfaqe tė gjerė.

    Vėzhgimet kanė treguar se kėmbėt e patinatorėve tė pellgjeve nuk e thyejnė sipėrfaqen e ujit. Me fjalė tė tjera, kėmbėt e tyre nuk hyjnė nė ujė. Si rezultat, patinatorėt e pellgjeve kanė mundėsi tė ecin nė sipėrfaqe tė ujit ndėrsa krijesa tė tjera nuk mund ta bėjnė njė gjė tė tillė.

  11. #151

    Kėmbėngulja E Peshkut Thİthės

    E veēanta e peshqve thithės ėshtė se ata pėrdorin anijet ose peshkaqenėt pėr t’u pėrhapur nė oqean. Pendėt e peshkut janė si njė disk oval thithės. Ai mund tė lėvizė me ndihmėn e gjithēkaje, e gjallė ose jo e gjallė. Pavarėsisht nga fakti se sa shpejt noton objekti apo gjallesa pas sė cilės ngjiten, peshqit thithės nuk lėshohen pėr asnjė ēast prej tij. Nė foton mė sipėr shihen peshq thithės qė i janė ngjitur nga poshtė njė peshkaqeni. Nė njė ajet kuranor Allahu i Madhėruar thotė:

    Ēdo gjė nė tokė dhe nė qiej i pėrket vetėm Allahut. Dija e Allahut pėrfshin ēdo gjė. (En-Nisa: 126)


  12. #152

    Peshku Me Buzė Tė Kuqe

    Peshku lakuriq nate me buzė tė kuqe ėshtė i vetmi peshk nė botė qė ecėn me tė katėr pendėt. Ato pendė janė tė pėrcaktuara pikėrisht pėr tė bėrė tė mundur ecjen. Ai ka, gjithashtu, njė hundė me pamje tė ēuditshme dhe buzė tė kuqe e tė mėdha. Kėto bėjnė qė pamja e jashtme e peshkut tė duket e veēantė. Ato qė i mundėsojnė peshkut lakuriq nate tė ecė nė fund tė detit si njė qenie njerėzore janė pendėt e tij tė kraharorit dhe tė legenit. Duke pėrdorur kėto pendė, ky lloj peshku mund tė qėndrojė shumė lehtė nė fund tė detit dhe tė zhvendoset mbi majat e pendėve.

    Pėrveē kėsaj aftėsie, peshku lakuriq nate ka njė tipar tjetėr interesant. Ai ka disa shtojca poshtė hundės, tė cilat i pėrdor si njė vijė peshkuese pėr tė mashtruar peshq tė tjerė. Kėto lloje peshqish janė mishngrėnės. Duke pėrdorur kėtė linjė peshkuese, ata gjuajnė peshq tė tjerė, gaforre, larva dhe midhje. Ky krijim i ndėrlikuar nė kėta peshq tė vegjėl qė jetojnė nė fund tė detit na tregon edhe njė herė njė nga shembujt e shumtė tė forcės krijuese tė Allahut.

  13. #153

    ēafkat Shumėngjyrėshe

    Ēafkat mund tė shihen pothuajse nė ēdo zonė ku ka ujė. Ēafka e madhe ngjyrė blu qė shohim nė figurė ėshtė zogu mė i gjatė qė jeton nė Amerikėn e Veriut.

    Vendi i folesė ku ēafkat mblidhen ėshtė, zakonisht, nė njė zonė tė fshehtė e tė thellė qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr njerėzit tė arrijnė ta gjejnė. Njė lloj tjetėr ēafke ka ngjyra tė ndryshme gjatė pranverės, ndėrsa i shfaqen ngjyra tė reja rreth sqepit shumėngjyrėsh gjatė kohės sė ndėrtimit tė folesė.

    Allahu i krijoi zogjtė me ngjyra tė ndryshme. Ne kėnaqemi duke parė ngjyrat e bukura nė puplat e zogjve. Kjo larmi ngjyrash tek zogjtė ėshtė njė nga shenjat e krijimit tė mrekullueshėm tė Allahut. Nė Kuran, Allahu tregon se Ai ėshtė krijuesi i ngjyrave:

    A nuk e sheh se Allahu e zbret shiun nga qielli dhe nėpėrmjet tij nxjerr fruta me ngjyra tė larmishme?

    Ai krijoi malet nė tė cilat gjenden rrugė tė bardha dhe tė kuqe, me ngjyra tė ndryshme dhe tė tjera tepėr tė zeza.

    Po kėshtu ai krijoi njerėzit, kafshėt dhe bagėtitė me njė larmi ngjyrash.

    Me tė vėrtetė, ata qė i frikėsohen mė shumė Allahut ndėrmjet robėrve tė Tij, janė dijetarėt. Allahu ėshtė i Gjithėfuqishėm dhe Falės i Madh (Fatir: 27-28)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arberbarca : 16-06-2009 mė 22:07

  14. #154

    Paraketİ, Papagallİ Qė Jeton Njė Muaj Pa Ujė

    Paraketėt e egėr jetojnė nė Australi nė njė zonė ku rrallė bie shi. Pasi sigurojnė nevojat e tyre pėr ujė nėpėrmjet farave me tė cilat ushqehen, kėta zogj e kanė shumė tė lehtė tė jetojnė pa pirė ujė pėr njė muaj nė stinėt mė tė thata. Uji ėshtė jetėsor pėr paraketėt e egėr. Pėr kėtė arsye, ata mund tė organizojnė gjithė jetėn e tyre sipas kushteve klimatike.

    P.sh., nėse uji nuk ėshtė i mjaftueshėm, ata ndalojnė se shumuari dhe fillojnė tė kėrkojnė njė vend tė ri me ujė. Sapo gjejnė njė vend tė tillė, fillojnė qė tė bėjnė vezėt. Ėshtė frymėzimi i Allahut qė i bėn paraketėt tė organizojnė jetėn e tyre sipas kushteve klimatike. Meqenėse uji ėshtė jetik pėr vazhdimėsinė e kėtyre gjallesave, ato ndalen sė shumuari menjėherė. Zoti ynė, qė di ēdo gjė rreth krijesave tė Tij, i frymėzon ato tė sillen nė mėnyrė shumė tė zgjuar. Nė njė ajet, Allahu thotė:

    Shtatė qiejt dhe toka dhe ēdo gjė qė ekziston nė to bėjnė lavde pėr Allahun. Nuk mund tė gjesh asnjė krijesė qė tė mos e lėvdojė Lartėsinė e Tij, por ju nuk mund ta kuptoni lavdėrimin e tyre. Ai ėshtė gjithnjė i Durueshėm, Falės i Madh. (El-Isra’: 44)

  15. #155

    Ndėrtİmİ İ Pendėve Tė Zogjve

    Dallimi mė i madh qė i veēon zogjtė nga krijesat e tjera ėshtė, natyrisht, aftėsia e tyre pėr tė fluturuar. Zogjtė mund tė fluturojnė nė saje tė krahėve tė tyre, tė cilėt kanė njė ndėrtim shumė tė veēantė.

    Pendėt e zogjve kanė njė strukturė me peshė tė lehtė dhe munden me shumė lehtėsi tė rifitojnė formėn e tyre origjinale. Nėse shohim njė pendė zogu nė mikroskop, do tė vėrejmė njė krijim tė mrekullueshėm. Nė mesin e pendės ndodhet njė bosht qendror i fortė qė ka njė helikė pendėsh ēift, tė quajtura shigjeta. Kėto shigjeta, gjatėsia dhe butėsia e tė cilave ėshtė e ndryshueshme, bėjnė tė mundur qė zogu tė fluturojė nė ajėr.

    Ndėrsa ne shqyrtojmė hollėsi tė mėtejshme, gjejmė struktura edhe mė interesante. Njė rrjetė puplash tė vogla, tė quajtura “barbule” vihen re mė tej. Barbulet nuk mund tė shihen me sy tė lirė. Nė to ka grepa tė vegjėl. Barbulet janė tė ndėrthurura nga kėto grepa si nė zinxhir.

    Grepat janė tė shtrėnguar si dy anėt e njė hallke zinxhiri. Barbulet, tė mbajtura lidhur nga grepat, janė aq afėr njėra-tjetrės, saqė edhe tymi i cigares nuk mund tė kalojė mes tyre. Nėse kėto grepa janė, nė njėfarė mėnyre, tė pambyllur ėshtė e mjaftueshme pėr njė zog tė shkundė puplat ose tė vendosė pendėt nė rregull me sqepin e tij dhe tė bėjė qė pendėt tė kthehen nė gjendjen e mėparshme.

    Me qėllim qė tė mbijetojnė, zogjtė duhet qė tė mbajnė pendėt e tyre tė pastra, tė rregullta dhe nė gatishmėri pėr tė fluturuar. Ata pėrdorin qese vaji qė ndodhen nė fund tė bishtit. Ata marrin pak vaj me sqepin e tyre dhe pastaj pastrojnė e lyejnė pendėt e tyre. Tek zogjtė notues, ky vaj pengon ujin tė arrijė nė lėkurė, kur janė nė ujė ose kur bie shi.

    Shikoni njė pendė zogu nė mikroskop dhe do tė vėreni strukturėn e ndėrthurur me grepa tė njė pendė

    Secili grup i pendėve nė njė pjesė tė trupit ka njė funksion tė veēantė. P.sh. pendėt e poshtme dhe pendėt qė shtrihen pėrgjatė krahėve dhe bishtit kanė njė strukturė tė ndryshme. Pendėt e gjata tė bishtit pėrdoren pėr tė ruajtur drejtimin, si edhe pėr frenim. Ndėrsa pendėt e krahėve hapen shumė gjatė fluturimit, edhe sipėrfaqja e shtrirjes sė krahėve zmadhohet, si rrjedhojė edhe forca e ngritjes rritet. Kur zogu pėrplas krahėt e tij poshtė, kėto pendė afrohen dhe pengojnė ajrin tė kalojė. Kur lėvizin krahėt, pendėt hapen shumė dhe lejojnė ajrin tė kaloj mes tyre. Me qėllim qė tė ruajnė aftėsinė e fluturimit, zogjtė ndėrrojnė pendėt nė kohė tė veēanta gjatė vitit. Pendėt qė nuk funksionojnė mirė rinovohen shumė shpejt.

    Kjo strukturė e hollėsishme ekziston nė pendėt e ēdo zogu. Tė gjithė ata kanė tiparet e nevojshme qė i ndihmojnė tė fluturojnė. Ēdo njeri qė mendon mbi ato qė u shpjeguan kėtu dhe pėrdor arsyen do tė vėrė re mrekullinė nė krijimin e zogjve dhe do ta kuptojė qė ky krijim ėshtė vepėr e Allahut.

    Edhe Kurani nxit besimtarėt tė mendojnė pėr krijimin e Allahut

    Sundimi i qiejve dhe i tokės i takon vetėm Allahut. Allahu ka fuqi mbi ēdo gjė.

    Nė krijimin e qiejve dhe tė tokės, nė ndėrrimin e natės dhe tė ditės, ka pa dyshim argumente pėr njerėzit qė llogjikojnė: Ata e kujtojnė dhe e pėrmendin Allahun nė kėmbė, tė ulur e tė mbėshtetur nė krah dhe mendojnė thellė mbi krijimin e qiejve dhe tė tokės (duke thėnė):

    Zoti ynė! Ti nuk e ke krijuar tė gjithė kėtė pa qėllim. I lavdėruar qofsh! Na ruaj prej ndėshkimit tė zjarrit. (Ali ‘Imran: 189-191)

  16. #156

    Zogu İ Ujİt Qė ēan Nėpėr Ujė Sİ Njė Gėrsherė


    Ata tė cilėt i dėgjojnė fjalėt dhe ndjekin mė tė mirėn prej tyre. Ata janė besimtarėt qė Allahu i udhėzoi nė rrugėn e drejtė... (Ez-Zumer: 18)

    Shumica e zogjve nuk mund tė fluturojnė nėse krahėt e tyre bien nė kontakt me ujin, sepse uji bėn qė pendėt e krahėve tė ngjiten me njėra-tjetrėn dhe i pengon zogjtė tė lėvizin krahėt. Megjithatė, edhe pse zogjtė ujorė zhyten nė ujė gjatė gjithė ditės, asgjė nuk u ndodh atyre. Ju ndoshta mund tė habiteni se si ndodh kjo.

    Kėta zogj kanė njė vaj tė veēantė nė krahėt e tyre qė pengon pendėt tė bashkohen me njėra-tjetrėn kur janė tė lagura. Kėshtu, ata mund tė zhyten pa probleme. Megjithatė, zogut ujor tė quajtur biralie i mungon ky vaj. Si rezultat, ndryshe nga zogjtė e tjerė ujorė, ai nuk mund tė zhytet nė ujė pėr tė gjuajtur. Si e siguron ai, atėherė, ushqimin e vet?

    Allahu i Gjithėmėshirshėm ka krijuar pjesėn e poshtme tė sqepit tė zogut mė tė gjatė se pjesa e sipėrme. Njėkohėsisht pjesa e poshtme ėshtė e ndjeshme ndaj prekjes. Pėr mė tepėr, krahėt e kėtij zogu ujor janė krijuar aq tė pėrkryer, saqė ai mund tė rrėshkasė mbi sipėrfaqen e detit pėr njė kohė tė gjatė pa i pėrplasur krahėt fare. Ndėrsa fluturon, zogu thyen sipėrfaqen e ujit duke pėrdorur pjesėn e poshtme si njė gėrshėrė. Sapo kjo pjesė e sqepit prek gjahun, zogu menjėherė e ndjen dhe e kap atė. Ky zog ėshtė, gjithashtu, njė nga provat e madhėshtisė sė krijimit tė Allahut.
    … Ai e di se ē’ka nė tokė dhe nė det. Ai ėshtė nė dijeni pėr ēdo gjethe qė bie. Nuk ka kokėrr nė thellėsi tė tokės apo send i njomė ose e thatė qė nuk ėshtė nė librin e qartė. (El-En‘am: 59)

  17. #157

    Sepjet E Ngjashme Me Motorėt

    Edhe pse quhet “peshk”, ndryshe nga peshqit e tjerė, sepja nuk ka hala nė trupin e saj. Ju mund tė pyesni se si kėta peshq pa hala mund tė lėvizin nė ujė. Nė tė vėrtetė, sepjet pėrdorin njė mėnyrė tė veēantė pėr tė lėvizur. Trupi i sepjes, qė pėrbėhet nga ind i butė, ėshtė i mbuluar me njė shtresė tė trashė lėkure. Me anė tė muskujve nėn lėkurė, njė sepje mbledh ujė brenda trupit tė saj dhe lėviz duke lėshuar ujin jashtė.

    Sistemi i sepjes, mbėshtetur nė rrjedhjen e ujit, ėshtė shumė i ndėrlikuar. Ky peshk ka dalje si xhepa nė secilėn anė tė kokės. Uji nxirret nėpėrmjet kėtyre daljeve nė njė gropė nė formė cilindri. Pastaj sepjet e derdhin ujin nga njė tub i ngushtė me presion tė madh menjėherė poshtė kokės. Kjo bėn tė mundur qė kafsha tė lėvizė me shpejtėsi nė drejtim tė kundėrt dhe tė largohet me shpejtėsi edhe nga grabitqarėt qė mund ta sulmojnė. Ju mund tė pyesni veten se ēfarė ndodh nėse shpejtėsia nuk ėshtė e lartė sa duhet. Nė kėtė rast, sepjet spėrkasin armikun me njė lėndė me ngjyrė tė ėrrėt qė prodhohet nė trupin e kafshės. Kjo spėrkatje i ēorienton grabitqarėt pėr pak sekonda, tė cilat janė tė mjaftueshme pėr njė sepje tė largohet me shpejtėsi. Ajo ikėn nga vendi dhe zhduket nėpėr lėndėn e spėrkatur.

    Si tė gjitha gjallesat e tjera, ky tipar i sepjes ėshtė shprehje e krijimit tė Allahut.

    I Madhėruar qoftė Allahu, i Gjithėfuqishmi, i Vėrteti! Nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė tjetėr veē Tij, Zoti i Arshit tė madh. (Ez-Zumer: 10)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arberbarca : 16-06-2009 mė 22:20

  18. #158

    Sepjet E Ngjashme Me Motorėt


  19. #159

    Patat E Egra



    Ēdo gjė nė qiej dhe nė tokė i pėrket vetėm Atij. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinė). Ditėn kur do tė kthehen tek Allahu, Ai do t’u tregojė pėr ato qė punuan. Allahu di ēdo gjė. (En-Nur: 64) Patat e egra, tė quajtura greilag, mund tė fluturojnė nė lartėsi afro 8,000 metra. Kjo ėshtė, nė fakt, njė detyrė shumė e vėshtirė pėrderisa shumė gjallesa nuk mund tė marrin frymė nė lartėsi tė tilla pėr shkak tė mungesės sė oksigjenit. Kjo ėshtė arsyeja pse ne marrim frymė me vėshtirėsi kur ngjitemi nėpėr male. Duke fluturuar nė njė largėsi qė ka njė mungesė ajri, zogjtė kanė nevojė tė pėrplasin krahėt sa mė shpejt. Me qėllim qė krahėt tė lėvizin mė shpejt, zogu do tė shpenzojė mė shumė oksigjen, qė e bėn gjendjen edhe me tė vėshtirė pėr tė. Megjithatė, kėta zogj nuk pėrballen me ndonjė vėshtirėsi kur janė duke fluturuar nė lartėsi prej mijėra metrash. Kjo ndodh nė saje tė mushkėrive e tyre tė veēanta, qė pėrdorin oksigjenin e pakėt nė lartėsi tė tilla.

    Duke funksionuar nė njė mėnyrė tjetėr nga ajo e gjallesave tė tjera, mushkėritė e kėtij zogu bėjnė tė mundur qė tė fitohet energji nga njė atmosferė me ajėr tė rralluar. Edhe kjo ėshtė njė nga provat e krijimit tė pėrkryer tė Allahut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arberbarca : 16-06-2009 mė 22:27

  20. #160

    Sistemİ İ Pakrahasueshėm İ Sİgurİsė

    Disa gjallesa, duke jetuar afėr sipėrfaqes se ujit, janė tė ndjeshme ndaj rreziqeve si sipėr ujit ashtu dhe poshtė tij. Kėto gjallesa kanė njė sistem tė pabesueshėm sigurie: ato janė tė tejdukshme. Siē edhe mund ta shikoni nė foto, ato janė tė padukshme pėr armiqtė e tyre. Nė mėnyrė tė ngjashme gaforret, karkalecat e detit dhe larvat e peshqve janė tė krijuara pothuajse tė tejdukshme.

    Sigurisht qė kėto krijesa nuk mund tė kenė marrė nė konsideratė mjedisin ku jetojnė dhe pastaj tė kenė pėrshtatur ngjyrėn e saktė. Pėrveē kėsaj, si munden kėto kafshė tė dinė se ēfarė u nevojitet pėr t’u mbrojtur? Si munden ato tė jenė nė dijeni tė pranisė sė grabitqarėve dhe tė arrijnė nė pėrfundimin se nuk do tė vihen re, sepse janė tė tejdukshme?

    Allahu, i Cili krijoi gjithēka nė mėnyrė tė pėrsosur, i krijoi kėto gjallesa tė vogla, tė mbrojtura nėpėrmjet njė sistemi tė pėrkryer. Allahu sheh gjithēka dhe ka krijuar sisteme tė veēanta mbrojtjeje pėr ēdo krijesė. Edhe kėto krijesa janė tė mbrojtura nga grabitqarėt e tyre nė saje tė tejdukshmėrisė. Nė njė ajet kuranor ėshtė pėrmendur se krijimet e Allahut janė tė pakrahasueshme:

    Allahu ėshtė Ai qė ka krijuar shtatė qiej mbi njėri-tjetrin. Ju nuk mund tė shihni asnjė gabim nė krijimin e tė Gjithėmėshirshmit. Shikoni pėsėri..! A shihni ndonjė tė ēarė? Atėherė shikoni pėrsėri dhe pėrsėri... (El-Mulk: 3-4)

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •