Shqiperia sot ku po shkon ?????????
Thene me sakte : Ku po e ēojne keta qe ē' "drejtojne" Shtetin.
Shqiperia sot ku po shkon ?????????
Thene me sakte : Ku po e ēojne keta qe ē' "drejtojne" Shtetin.
http://www.tiranaforum.cjb.net
"Ne Shqiperi "nivelet e larte te korrupsionit dhe
krimit" - perfshire trafikun ne shkalle te gjere te drogave dhe
qenieve
njerezore - kane lene shumicen e popullsise "te demoralizuar dhe
apatike
ndaj vete konceptit te demokracise", sipas Grupit Nderkombetar te
Krizave."
Nir Rosen eshte nje gazetar i pavarur i vendosur ne Washington, i
specializuar ne ceshtjet Ballkanike.
IWPR ON-LINE: www.iwpr.net
( ky eshte percaktimi me i sakte per te gjendjen sot ne RSH)
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Bobobobob Anton sa pesimist je o njeri!!!!!!
Ku po shkon Shqiperia?. Cdo dite (per mendimin tim si nacionaliste e cmendur qe jam) po ecen perpara, mos harroni se ata qe kane pare bote me sy e duan shqiperine si Franca, Italia apo Gjermania po keto shtete kane 200 vjet dhe perparimi nuk arrihet "me katapulte". prisni pak e duroni se se ka thene kot populli yne i nderuar:i duruari i fituari
E bindur se Shqiperia eshte si shpirt pavaresisht nga problemet qe ka
He se mire thote Shanon , te mos jemi aq pesimiste se ajo "gota" jone nuk eshte gjysem bosh po gjysme plot.
Te mos shohim Itali e Gjermani por Tunizi e Algjeri qe i kemi komshij te katit te poshtem.
Se edhe cmimi i kallashit ne Shqiperi ka shku lart gje qe tregon se ekonomia dhe ligjet po forcohen megjithese edhe oferta po pakesohet .
Italianet thone se "Duracell"- dura di piu . Varianti i ri eshte "Albacel" - ma quanto duri ?
nejse se nuk po vazhdoj me se do akuzohem per ulje morali
me duket se megjithese ke ndryshuar ate nofken prape humorin se ke ndryshuar
ē'ti shtoj une atyre qe ka thene miku yne Glaukus....
ah po "no comment"... se s'ka lezet
se te tera qendron
Albacel ma quando duri
hahahahahaha
mendoj se sikur te behet rend e paqe qe te mund bota edhe
diaspora te vijne ne Shqiperi behet mire.
Secili shqipetare pa marr parasysh nga vjen ka deshire te kalojepushime atje e poashtu te investojne por jo sa te kete
trazira e plackites rrugve te Shqiperise.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Ajo qe arrij te kuptoj une se ku po shkon shqiperia eshte se
Shqiperia po shkon ne Shqiperi
Shume njerez sidomos politikanet dhe pushtetaret e sotem ne Shqiperi mendojne se ne po shkojme drejt civilizimit. Per mendimin tim kjo eshte krejt e kunderta.
Civilizimi eshte nje progres kundrejt nje shoqerie private, eshte Egzistenca e publikut duke ndjekur rregullat qe jane vendosur nga ata vete. Eshte krejt e kunderta me c'ka po ndondh sot ne shqiperi. ne nje shoqeri me njerez te civilizuar nuk perdoret forca por thjesht mirekuptimi, respekti deshira vullnetare per tu marreveshur. E theksoj se ne shqiperi po ndodh krejt e kunderta
Me ne popullin Shqipetar po ndodh nje fenomen i pa perjetuar nga nje popull tjeter. Vetem koha do e tregoje fundin tone.
Pushtetaret tane jane aty per te mbushur xhepat e tyre (me perjashtim te disave mund te thuash).
Prejardhesit tane ilirat kane qene djepi i kultures se ballkanit. Kjo ka rrjedhur nga bashkimi i ideve dhe koncepteve te njerzve intelektuale, kurse intelektualet e sotem jane shume egoiste. Ata mendojne se idete e tyre jane ideale per popullin por harojne fjalet e Skenderbeut, "bashkimi ben fuqine"!
Kjo teme diskutohet shpesh ne familjet intelektuale shqipetare jashte atdheut dhe me vjen mire qe na u dha mundesia te bejme ndonje debat ketu ne forum dhe jo vetem me njerzit e shtepise dhe ata qe njohim.
Paqe te gjitheve!
Mos ja hidhni fajin vetem politikaneve. Ne kemi faj gjithashtu. Ne jemi populli qe heshtim dhe nuk ngrihemi ndaj padrejtesive dhe kushteve te keqija qe jetojme. Mire qe po dergojme nje peticion, nisme qe e vleresoj shume, dhe shume njerezve u duket ndonje gje e madhe.
Megjithate, Shqiperia po shkon drejt nje te ardhmeje te ndritur
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Niko D'Angelo : 29-05-2002 mė 04:41
Winners Don't Quit
Balkanweb na tregon rrugen.
----------
TIRANE (18 Maj) - Pėr mė shumė se pesė muaj e ka mashtruar dhe mbajtur pėr qėllim prostitucioni njė 16-vjeēare. E ka detyrar qė tė braktisė foshnjen e saj 7-muajshe dhe e kishte paracaktuar fatin e viktimės sė tij, prostitutė nė trotuaret e Italisė. Agim Prifti, 37-vjeēar nga Divjaka, ėshtė arrestuar nga agjentėt e Zyrės Rajonale tė Antitrafikut nė kryeqytet, mbrėmjen e sė enjtes rreth orės 20.00. Ai sė bashku me viktimėn e tij janė kapur nė momentet e fundit para se tė niseshin me njė skaf nga Vlora.
Viktima
Viktima e Agim Priftit ka qenė njė 16-vjeēare me banim nė rrethin e Lushnjes. Rreth pesė muaj mė parė, Prifti, ka hyrė nė jetėn e saj, qė nė njė farė mėnyre ishte e ēoroditur. 16-vjeēarja N.Z. kishte qenė e martuar fillimisht me njė shqiptarė dhe kishte jetuar nė Greqi. Nga kjo martesė ajo kishte patur njė vajzė. Martesa e saj e parė me shqiptarin nuk zgjati shumė, por e detyruar nga kushtet e rėnda ekonomike tė familjes sė saj ajo martohet sėrish, por kėsaj here me njė shtetas italian rreth tė 60-ave. N.Z. jeton rreth 2 muaj me italianin dhe mė pas ndahet dhe nga ai. Pikėrisht nė kėtė kohė nė jetėn e saj shfaqet Agim Prifti.
Arrestimi
Pak pėrpara se tė vinin kėmbėt nė gomone dhe 16-vjeēarja tė nisej pėr nė fatin e saj tė caktuar nga Agim Prifti, policia ka arritur qė t'i kapė nė qytetin e Vlorės. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, gjatė pesė muajve tė "bashkėjetesės" sė N.Z. dhe Priftit, 16-vjeēarja ka kaluar ferrin. Ajo gjatė gjithė kėsaj kohe ka qenė e mashtruar pėr qėllime prostitucioni dhe sikur tė mos mjaftonte kjo, pikėrisht nė momentet e fundit, gjatė rrugės pėr nė Vlorė, Agim Prifti, ka arritur qė t'i mbushė mendjen qė tė braktisė vajzėn e saj 7-muajshe nė derėn e njė pallati nė qytetin e Fierit, nė afėrsi tė kishės katolike. Sapo janė kapur nga policia, vajza ka rrėfyer ēdo gjė rreth ditėve tė saj dhe mė pas ajo ėshtė dėrguar nė njė qendėr rehabilitimi, ndėrsa tutori i saj 37-vjeēari Agim Prifti, ėshtė prangosur menjėherė. dxh/an (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
-----------------
Elbasan: Vetėhelmohen tre vetė me bar miu njė me valium, enigmė motivet
Lajmi i ores 10:45 AM
ELBASAN (18 Maj) - Ndryshon harta e vetėhelmimeve nė masė. Nga zona e Myzeqesė, tashmė ajo ka "gllabėruar" rrethin e Elbasanit. Dhe, vetėm brenda njė dite ka marrė tri jetė njerėzish. Tre persona, dy vajza dhe njė djalė i kanė dhėnė fund jetės nė qytetin e Elbasanit, dy prej tyre me Fostoksinė (bar miu) dhe njė me ilaēe farmacie, Valium e Loran. Dy vajzat janė vetėhelmuar mbrėmjen e sė enjtes, ndėrsa i riu tė premten nė mesditė. Dy vajzat, janė gjetur tė vdekura nė dhomat e tyre, kohė e vende tė ndryshme, ndėrsa djali ka vdekur nė spital, me gjithė ndihmėn e mjekėve. Rasti i parė ka ndodhur nė familjen Hasa, banuese nė njė apartament tė lagjes "5 Maji". Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Elbasanit kanė bėrė tė ditur se, prindėrit kanė gjetur pa jetė nė dhomėn e saj, 29-vjeēaren Miranda Hasa, beqare e papunė. Ndėrsa pranė saj kanė gjetur njė qese me kokrra Fostoksine, gjysma e tė cilave mungonin. Po sipas policisė, shkaqet qė e kanė ēuar vajzėn nė vetėhelmim janė ende tė paqarta, pasi prindėrit e saj dhe tė afėrmit kanė pohuar, "se vajza nuk ka pasur ndonjė problem". Ngjarja e dytė ka ndodhur nė tė njėjtėn lagje, nė familjen Prifti. Shqiponja Prifti, 18 vjeēe, maturante, ėshtė gjetur dje nė mėngjes pa jetė nga prindėrit e saj. Kėta tė fundit kanė shkuar pėr ta zgjuar qė ta nisnin pėr shkollė, por kjo nuk ka ndodhur. Trupi i saj ishte i ftohur. Ajo kishte pirė tė gjitha ilaēet qė i kishte pėr kurim, Valium dhe Loran. Menjėherė ėshtė lajmėruar policia dhe bluzat e bardha. Sipas uniformave blu, edhe rasti i adoleshentes ėshtė enigmė, pasi prindėrit "ngrenė supet" lidhur me motivet. Vetėflijimi i tretė ka ndodhur dje mė mesditė nė lagjen "Skėnderbej", nė familjen Cenollari. Djali i kėsaj familje, 23-vjeēari Kujtim Cenollari, ka pirė disa kokrra bar miu. Tė afėrmit e kanė gjetur nė njėrėn nga dhomat duke u dridhur e nxjerrė shkumė. Menjėherė ėshtė ēuar pėr nė spital dhe me gjithė ndihmėn e mjekėve, ai ka ndėrruar jetė. Shkak pėr kėtė, mendohet tė ketė qenė, pasi gjithė pjesėtarėt e familjes ishin pa punė dhe muajt e fundit u ishte hequr edhe pėrkrahja sociale. Kėshtu, tri jetė janė shuar brenda njė dite nga helmet qė shiten lirshėm rrugės dhe ilaēet, duke bėrė qė Elbasani tė jetė nė hartėn e rretheve me numėr tė madh vetėflijimesh.
Rasti 1
Mirana Hasa, 29 vjeēe, banuese nė lagjen "5 Maji", e papunė. Vetėhelmohet me Fostoksinė nė dhomėn e saj, nė njė apartament, pėr arsye tė panjohura. Prindėrit e gjejnė pa jetė.
Rasti 2
Shqiponja Prifti, 18 vjeēe, maturante nė gjimnaz, banuese nė lagjen "5 Maji". I ka dhėnė fund jetės me Valium e Loran, tė cilat i pėrdorte pėr kurim. Familjarėt e gjejnė nė mėngjes dhe shkaqet kanė ikur bashkė me tė.
Rasti 3
Kujtim Cenollari, 23 vjeē, banues nė lagjen "Skėnderbej". Vetėhelmohet me bar miu. Sipas policisė, shkaku ėshtė varfėria, pasi pjesėtarėt e familjes ishin pa punė dhe u kishin hequr pėrkrahjen sociale. dxh/an (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
---------------
Mjaftonte qe PS-ja si "Partia e idealeve njerzore" me Parate qe ka paguar Drekat e Nanos ne Korfuz te paguante Buken e Gojes per Miranden dhe Kujtimin ata nuk e kishin vrare veten.
E mbani mend para disa kohesh ketu postova nji lajm ku thuhej se prane kishes ne Fier ishte gjetur nji foshnje e braktisur... Ja ku doli nena e saje dhe autori i kesaj poshtersie Agim Prifti.
O BELAMI o lej fen i Ins..qerem cabeu..i gjirokastres...kur do Flasi Poeti yt Dallkauku i i nderuar AGOLLI.?????
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 18-05-2002 mė 08:31
Pershendetje. po e cojne drejt ferit. as feri nuk eshte besoj si shqiperia. shqiperia eshte nje vend kunshullimi per vendet e tjera, tregon qe keqja eshte e pafund, shqiperi eshte shembulli i ksaj. e ne keqesin e pafundesin e saj e tregojme e vertetojme cdo sekond.
me shume respekt
eda
As qe mos shpresoni se do ndodhe mrekullia
Shqiptaret e kane treguar tere kohen se jane me te zotet per te gjetur zgjidhjet me te dhjera te mundeshme
Duhet te merret nje kthese 180`G,se kjo rruga eshte e gabuar me plot kuptimin e fjales "gabuar"
Me respekt : gunman
You only get one shot, do not miss your chance to blow
This opportunity comes once in a lifetime yo
EMINEM - Lose Yourself
Mendoj se sikur te ishte Shqiperia, sikur pershkrueht ketu ne forum, as nje vit nuk behet dhe shuhet me ka krejt!
Nje fjale e lasht thot: kur je i pezmatuem, mos shkruej, se plaga qe len fjala asht a e rande se plaga qe len shpata!
Keto shkrime sikur i gezojne mergimtaret, qe nuk jane ne atdhe!
Nuk esht ky as vet realiteti!
Deshiroj te dij, ka ketu ne forum ndonje qe shkruan direkt nga Shqiperia?
ke nevoje te kurohesh e dashur. tek e fundit cfare mund te prese shqiperia nga nje "intelektualeshe" si puna jote qe nuk di akoma as te shkruaje gjuhen shqipe?
Realiteti eshte nje rezultante e aktiviteteve te individeve ne shoqeri, porse menyrat e interpretimit te tij te ndryshme
Pohimi i mesiperm eshte i implementuar ne sistemet politike
Ne kohen e Xhaxhit kishte vetem nje menyre te ligjshme interpretimi dhe kjo ishte menyra marksit-leniniste
Ne shqiperine e sotme ku ka pluralizem politik ka te pakten dy menyra interpretimi
Njera eshte menyra qeveritare, pra ajo e atyre qe kane pushtetin
Nje menyre tjeter eshte ajo opozitare, pra ajo e atyre qe nuk e kane pushtetin
Ka edhe menyra te tjera por qe perqindja e tyre eshte e praktikisht e pakonsiderueshme
Duke u nisur nga sa me lart del se qendrimi i atyre qe i shohin gjerat me optimizem buron ne fakt nga pikepamja e tyre e njejte me politiken qeveritare
Po pesimistet nga e kane kete burim
Po nje pjese jane pesimiste sepse nuk shohin qe pikepamjet e tyre per perparimin te gjejne rrugen e zbatimit dhe kjo sepse e shohin se opozita nuk ka fuqi qe te vije ne pushtet dhe keshtu te marrin drite idete e tyre
Ndersa nje pjese tjeter qe eshte shume e vogel nuk sheh shprese tek ndonjera nga palet vec e vec porse mungon dicka e ndermjetme qe nuk ekziston ne jeten shqiptare
Veprimtaria e njerezve eshte e perditeshme dhe kjo ben qe realiteti ne fakt si rezultante e ketyre aktiviteteve te ndjeke keto ndryshime
Keshtu qe njerezit ne fakt me veprimet e tyre e kane ne dore realitetin e tyre
Pra ata mund ta bejne qe realiteti i tyre te prodhoje sherbim per nje shumice te themi 90%, ose psh 60% ose psh 20%
Duke pare te kaluaret e larget dhe te afert te shqiperise dhe duke bere krahasime me ketej nga perendimi une them se nga realiteti shqiptar ka perfituar nje pjese shume e vogel shqiptaresh
Pjesa me e madhe perkohesisht ka menduar se ka perfituar por pas ca kohe i ka dale ne te kundert
Duke u nisur nga keto njeriu fiton largpamesi ne nje shkalle te caktuar
Sa me shume te njohesh ligjesite e nje fenomeni aq me shume rritet perqindja e suksesit ne parashikimin e se ardhmes
Ja lete marrim nje shembull
Zgjedhja e presidentit
Ne baze te kushtetutes ajo i takon shumices ne parlament
Dhe deri ketu po te mos degjoje se cpo ndodh brenda mazhorances ska asgje te keqe
Porse kur lexon perdite se u zune e u pergjaken ne mbledhje, apo se jane korruptuar ketu e korruptuar atje, fillon e lekundet besimi se keta jane te qarte midis tyre per ate se si duhet qeverisur
Me cpo shoh une PS nuk eshte me nje parti porse ka dy klane
Njeri i Nanos dhe tjetri i Metes dhe keta e kane treguar se kane divergjenca
Prandaj them une se mire do ishte qe te merreshin vesh me opoziten per nje president qe t'e mos e kundershtonin te dyja palet
Do digjej ndonjeri si psh Nano po per te miren e te gjitheve ska pse te mos behej
Porse shoh qe Nano nuk po terhiqet dhe loja mund te perfundoje keq
Se kush mund te garantoje se Nano me te marre pushtetin do e rregulloje shqiperine
Nano ka qene kryeminister edhe dy here te tjera dhe ka hapur krahun se nuk e ka perballuar dot
Po kur shikoj une se Nano i vuri shkelmin familjes se vet 30 vjecare, si mund te mendoj une se nuk do i vere shkelmin shqiperise
E them me plot besim se ata qe perfitojne nga qeverisja kane aresye te madhe te thone se realiteti shqiptar eshe nje fushe e lulezuar
Une e kam thene dhe me pare Nano sukses te qeverise se tij ka per te konsideruar moskrijimin e urise dhe firmave piramide. Ata qe duan vetem kaq mire e kane imoralin Nano
Kur dikush i sheh gjerat me pesimizem kjo nuk do te thote se ai mendon se shqiperia do zhduket ore jo
Kjo do te thote se shqiperia nuk do jete ashtu sic e mendon ai po shqiperi do kete, ashtu si do iu dale shqiptareve.
Nuk zhduket kombi pse deshtoi Nano miq te dashur
Iken Nano vjen nje tjeter, kombi dhe shqiperia vazhdojne rrugen
Problemi eshte i shtruar si te jetosh dhe jo te jetosh apo jo
Se ka jete edhe dukeu zvarritur e duke u qurravitur porse ka edhe jete duke punuar dhe gezuar
Po te shihnim ne se shqiptaret iu perveshen punes dhe i lane tregetite e prostitutave, kurdeve dhe kanabisit do thoshim se PS eshte e mire dhe se kjo eshte rruga qe duhet ndjekur
Nuk na duhet perpjekja na duhet suksesi
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baobabi : 24-05-2002 mė 13:07
Pershendetje. vete vrasja mendoje se nuk ka shume lidhje me gjendjen ne shqiperi pasi vete vrasja eshte nje semundej mendore, eshte grada e fundit qe arin jeriu ku cdo gje esthe e erret e nuk ka rrugezgjidhje, vetet vrasja mund te kete motive te ndryshme, motive personale pa patur ndoje lidhje me gjendjen shteterore por me gjendjen shpirterore mendore e shoqerore.. por ama tergetia e vajzave ne shqiperi kjo ka te beje se ku po shkon shqiperia. ka te beje me gjendjen e shqiperise, e rrungen qe ajo po ndjek. sa e fort eshte qeveri e sheti. po ne shqiperi eshte me i forte deri tani femija se sa qeveria e policia. ligji ndryshon e varet nga tipi i personit. sheti e mafja jan nje, qeveritaret nuk jan ne pune per te bere detyren po si te vjedhin e si ti mbushin xhepat. pra mafja = qeverin & shetin . me e keq ja eshte se nuk na ka ardh as greku as italiani por vete shqipetari shkateron shqiperine, shqipetari shet shqipetarin. eshte turp me te vertet per ne shqipetaret.
me shume respekt
eda
shkruan ne Shekulli..
--------
A do tė lejojnė politikanėt njė katastrofė ekonomike?
Nga Dr. Eduard Zaloshnja
Megjithė qeverisjen mjerane tė Shqipėrisė nė 10 vjetėt e fundit, situata makroekonomike e saj ėshtė mė e mirė se e shumė vendeve tė tjera tė varfėra qė ndihmohen nga FMN-ja. P.sh, sipas raportit tė fundit mbi Shqipėrinė te "The Economist Inteligence Unit - EIU", borxhi total publik i qeverisė shqiptare nė fund tė vitit 2001 ishte afėrsisht nė nivelin 70 % tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto, (PBB pėrfaqėson vlerėn totale tė tė gjithė mallrave dhe shėrbimeve qė realizohen gjatė njė viti brenda kufijve tė njė vendi). Ky nivel ėshtė poshtė mesatares sė vendeve tė varfėra qė ndihmohen nga FMN-ja. Aktualisht kjo mesatare ėshtė rreth 88%. Defiēiti buxhetor pėr vitin 2001, qė pėrfaqėson sasinė e shpenzimeve qė qeveria nuk i mbulon dot nga tė ardhurat e saj, ishte vetėm 9.1% e PBB-sė (EIU). Inflacioni, qė pėrfaqėson rritjen mesatare tė ēmimeve tė mallrave tė konsumit dhe shėrbimeve, ėshtė mbajtur vitet e fundit nė kufijtė 2-4% nė vit (EIU). Leku, pas traumave makroekonomike tė viteve 1992 dhe 1997, ėshtė stabilizuar nė shkėmbimet me valutat kryesore. Ndėrkohė, rezervat valutore nė Bankėn e Shqipėrisė nė fund tė vitit 2001 mjaftonin pėr tė pėrballuar importin e mallrave pėrreth 4 muaj (EIU). Pasqyra e mėsiperme makroekonomike do tė kishte qenė e admirueshme pėr ēdo vend tė varfėr qė nė vitin 1992, ishte nė kushte tė pėrafėrta me Shqipėrinė. Fatkeqėsisht, nė qoftė se qeverisja e Shqipėrisė nuk do tė ndryshojė pėr mirė, faktorėt qė kanė kontribuar pėr arritjen e kėsaj gjendje makroekonomike nuk do tė jenė nė gjendje tė garantojnė njė tė ardhme tė ngjashme. Faktori kryesor qe ka ndikuar nė stabilitetin makroekonomik gjatė 10 vjetėve tė fundit ka qenė transferimi i kursimeve tė
rreth 600.000 emigrantėve shqiptarė nė drejtim tė familjarėve tė tyre nė Shqipėri. Sipas vlerėsimit qė bėn EIU, dėrgesat e emigrantėve arrijnė nė rreth 460 milionė dollarė nė vit. Kėto dėrgesa janė shumė tė rėndėsishme pėr stabilitetin makroekonomik po tė kihet parasysh qė me tė ardhurat nga eksporti i mallrave shqiptare mund tė blihet vetėm 24% e mallrave qė importohen nga jashtė, ndėrsa 460 milionė dollarėt e sipėrpėrmendur, mbulojnė rreth 44% tė importeve (EIU). Nė qoftė sė kjo shumė do tė mungonte, rezervat valutore do tė shkonin drejt zeros dhe leku do tė zhvlerėsohej nė njė masė tė tillė qė shumė shqiptarė nuk do tė ishin nė gjendje tė pėrballonin blerjen e mallrave tė importit. Nė njė situatė tė tillė, qeverisė do t'i duhej tė rriste pagat dhe pensionet nė mėnyrė tė ndjeshme. Por kjo rritje do tė duhej tė mbulohej ose me emetimin e parave, ose me njė rritje deri nė maksimum tė huave qė qeveria merr nga bankat shqiptare. Nė rastin e parė, spiralja e inflacionit do tė njihte vetėm rritje, ndėrsa nė rastin e dytė, do tė shuhej edhe shpresa mė e vogėl pėr kreditimin e biznesit privat, qė ėshtė burimi kryesor i krijimit tė vendeve tė punės dhe i tė ardhurave tė buxhetit tė shtetit.
Ndėrkohė qė nuk mund tė pritet qė dėrgesat e emigrantėve tė zhduken menjėherė nga skena e ekonomisė shqiptare, ėshtė e arsyeshme tė presupozohet qė dėrgesat e emigrantėve do tė vijnė duke u pakėsuar. Historia e emigracionit tė popujve tė tjerė ka treguar qė nė vitet e para lidhjet me vendin dhe familjen janė tė fuqishme. Mė pas, emigrantėt stabilizohen nė vendet ku kanė emigruar dhe kujdesen kryesisht pėr tė ardhmen e tyre financiare nė ato vende. Nė rastin e Shqipėrisė, duke parė edhe situatėn gjithnjė tė pastabilizuar politike, emigrantėt jo vetėm qė do tė pakėsojnė gradualisht dėrgesat e tyre pėr familjarėt nė Shqipėri, por do tė shpenzojnė qė kėta familjarė tė bashkohen me ta nė emigracion (autori i kėtyre rreshtave ėshtė njė shembull konkret i kėtij fenomeni). Njė faktor tjetėr stabilizues gjatė 10 vjetėve tė fundit kanė qenė dhurimet financiare dhe kreditė me kushte favorizuese nga komuniteti ndėrkombėtar. Por edhe ky burim do tė vijė duke shterruar. FMN-ja parashikon qė nė vitin 2004 financimet nga komuniteti ndėrkombėtar do tė jenė nė nivelin 1.9% tė PBB-sė, krahasuar me 2.3% qė ishin nė vitin 2001 (EIU). Ndėrkohė, pagesat pėr shlyerjen e borxhit tė huaj tė akumuluar deri mė sot, do tė rriten nga viti nė vit. P.sh. gjatė vitit 2002, qeverisė do t'i duhet tė paguajė 20 milionė dollarė pėr shlyerjen e pjesshme tė borxhit tė huaj, krahasuar me 9 milionė dollarė qė pagoi nė 2001.
Dhe sė fundi, por jo mė sė pakti, njė burim i rėndėsishėm pėr valutėn e huaj gjatė 10 vjetėve tė fundit ka qenė trafiku ilegal i tė gjitha llojeve. Nė qoftė se qeverisja e vendit nuk ndryshon pėr mirė, ky burim ka prespektivėn qė tė rritet me ritme tė shpejta. Por ėshtė njė rritje kjo qė jo shumė shqiptarė do t'a dėshironin. Njė rritje e tillė, nė vend qė tė na ēojė drejt Europės, na ēon me siguri drejt Kolumbisė. Megjithėse pasqyra e mėsipėrme nuk i ezauron tė gjitha shtigjet e mundshme nėpėr tė cilat mund tė kalojė ekonomia shqiptare nė tė ardhmen, ajo ėshtė mėse e mjaftueshme pėr tė dhėnė idenė se e ardhmja ekonomike e Shqipėrisė do tė ishte shumė e zymtė nė qoftė se politikanėt e pozitės dhe tė opozitės, nuk do tė nėnshkruanin njė pakt politik, objektiv i tė cilit tė ishte thirrja e dhjetorit 1990 "E duam Shqipėrinė si gjithė Europa!". Nė themel tė kėtij pakti do tė duhej tė ishte njohja nga ana e opozitės e faktit qė zgjedhjet e fundit i fitoi Partia Socialiste, dhe nga ana e pozitės, njohja e faktit qė nuk fitoi realisht aq vota sa ē'i nevojiten pėr tė zgjedhur Presidentin e Republikės nga radhėt e veta.
Pas pranimit tė kėtyre dy fakteve, tė dy palėt do duhej tė gjenin mirėkuptimin e duhur pėr tė caktuar nė krye tė shtetit njė njeri qė ėshtė mbi partitė, dhe qė ka kredibilitetin e mjaftueshėm, si nė sytė e opinionit
tė brendshėm, ashtu dhe atij tė jashtėm. Ky do tė ishte njė sinjal pėr investitorėt shqiptarė dhe tė huaj, si dhe pėr qeveritė dhe institucionet perėndimore, qė na ndihmojnė financiarisht, se gjėrat po ndryshojnė pėr mirė nė Shqipėri. Nė vazhdim, ky pakt do tė duhej t'i jepte opozitės njė rol real nė mbikėqyrjen e qeverisjes socialiste nėpėrmjet mekanizmave parlamentare dhe jashtėparlamentare. P.sh. opozitės mund t'i jepet mė tepėr peshė nė komisionin parlamentar qė mbikėqyr luftėn qė bėn qeveria ndaj trafiqeve ilegale dhe krimit tė organizuar. Ndėrsa kalimi i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit nėn varėsine reale tė opozitės dhe rritja e kompetencave tė tij, do t'a bėnin atė njė nga mekanizmat mė efikas jashtėparlamentar, pėr pėrmirėsimin e qeverisjes, kufizimin e korrupsionit, dhe pėr eliminimin e trajtimeve preferenciale ndaj njė grushti oligarkėsh. Pakti politik midis pozitės dhe opozitės do duhej gjithashtu tė pėrcaktonte njė grafik kohor pėr disa ndryshime institucionale nė infrastukturėn zgjedhore dhe nė administratė, me synimin qė zgjedhjet e ardhshme tė jenė tė pakontenstueshme dhe, nė rast tė njė fitore tė opozitės, transferimi i pushtetit tė bėhet pa trauma pėr administratėn. Eshtė e qartė pėr kėdo qė njė pakt i tillė ėshtė shumė mė i lehtė tė paraqitet nė letėr, sesa tė arrihet nė realitet. Por duket se jo pėr ēdo njeri ėshtė e qartė se arritja e tij ėshtė ndoshta e vetmja shpresė qė ekonomia shqiptare tė mos rrėshkasė prapė mbrapsht drejt 1997-ės.
------------------
Shqiperia sot po i drejtohet Europes ndonese me hapa te ngadalte.
Krijoni Kontakt