Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Kuvendi rrezon dekretet e presidentit Topi

    “Rrėzimi i dekreteve,veprime tė padenja nė Parlament”

    Pėr njė ambasador ėshtė shumė e vėshtirė tė flasė hapur pėr disa ēėshtje tė caktuara.

    ANDI TELA

    Madje, nė shumicėn e rasteve tė duhet tė deshifrosh mes fjalive pėr tė kuptuar mesazhin. Por duket se ambasadori amerikan ėshtė tepėr i shqetėsuar pas rrėzimit tė pesė dekreteve tė Presidentit Topi nė Kuvend. Ai hesht pėr njė ēast, dhe mė pas gati duke gėrmėzuar, lėshon fjalinė bombė: “Veprimet e Parlamentit mbrėmjen e sė hėnės, e thėnė me sinqeritet, ishin tė padenja pėr njė institucion demokratik”. Dhe nuk ndalet me kaq. Votėn kundėr ndaj pesė dekreteve e konsideron si njė rrėzim tė parimeve demokratike nga ana e deputetėve. Nė njė intervistė ekskluzive pėr “Panorama”, ambasadori Withers flet edhe pėr ēėshtjen e Gėrdecit, nga apeli pėr tė penguar rikthimin e banorėve nė zonėn e rrezikshme e deri te lėnia qetė e Prokurorisė nga ana e grupeve politike pėr tė kryer hetime tė plota. Thekson se pavarėsia e institucioneve ėshtė njė nga detyrimet qė rrjedhin pas marrjes sė ftesės pėr nė NATO. Por nuk ngurron tė lėshojė njė apel, madje nė formė lutjeje pėr pėrfundimin nė kohė tė reformės zgjedhore dhe kartave tė identitetit, duke i konsideruar tepėr tė rėndėsishme pėr arritjen e standardeve tė kėrkuara nga NATO.

    Z. Ambasador, po bėhet viti qė nga mbėrritja juaj si ambasador i SHBA dhe u bė pak mė shumė se njė vit qė nga vizita e Presidentit Bush. Sipas jush, ēfarė do tė thoshte Presidenti Bush po tė shihte pas dhe tė kujtonte angazhimet e marra dhe kėshillat e dhėna gjatė asaj vizite?


    Mendoj se vizita e Presidentit Bush ishte historike jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr Amerikėn. Unė nuk mund tė kujtoj njė ngjarje tjetėr qė pėrjetoi dhe simbolizoi kaq mirė marrėdhėnien e ngrohtė midis popullit amerikan dhe atij shqiptar. Personalisht e di se Presidenti vazhdon tė flasė pėr vizitėn e tij kėtu dhe herė pas here kur njerėz e informojnė se do tė vijnė kėtu, ai u thotė: “Unė kam qenė atje; ėshtė fantastike”. Dhe ai e kujton me shumė kėnaqėsi. Nė disa nga zyrat e Shtėpisė sė Bardhė ku kam shkuar pėr tė takuar kėshilltarė tė ndryshėm, ka foto tė Presidentit me qytetarėt e Fushė-Krujės. Pra, kujtimet e asaj vizite janė shumė tė ngrohta dhe mendoj se pėrmbledhin dhe simbolizojnė ngrohtėsinė mė tė gjerė qė ekziston midis shqiptarėve dhe amerikanėve.
    Pėrsa i pėrket temave, Presidenti mori dy angazhime kur ishte kėtu: e para, se do tė mbėshteste njė Kosovė tė pavarur dhe e mbajti premtimin e tij; sė dyti, ai tha se do tė mbėshteste ftesėn e Shqipėrisė pėr nė NATO dhe ai e mbajti premtimin e tij pėr kėtė. Presidenti e mban fjalėn. Ai gjithashtu dha disa kėshilla pėr qeverinė dhe popullin shqiptar dhe pėrsa i pėrket kėtyre kėshillave, ka ende mėsime qė mund tė nxirren. Po citoj vetėm diēka nga ato ēfarė ai tha: “Ėshtė shumė e rėndėsishme qė figurat politike nė kėtė vend tė kuptojnė ēfarė luhet kėtu. Politikanėt duhet tė punojnė sė bashku tani pėr tė arritur standardet. Ata duhet tė lėnė mėnjanė mosmarrėveshjet politike dhe tė pėrqendrohen nė atė qė ėshtė e duhur pėr shqiptarėt. Nė qoftė se populli shqiptar dėshiron tė bashkohet me NATO-n, atėherė politikanėt duhet tė punojnė pėr tė arritur kėto standarde”. Mendoj se kjo kėshillė ėshtė ende me vend sot.

    Mirė, pas premtimit tė Presidentit Bush, Shqipėria e mori ftesėn pėr t’u futur nė NATO. Pra, nuk ka mė ēfarė tė thuhet pėr kėtė? Do tė kemi njė ambasador dhe do tė dėrgojmė trupa nė misionet e Aleancės, dhe kaq?

    Jam shumė i kėnaqur qė e bėre kėtė pyetje, pasi ka shumė mė tepėr. Mė lejo tė shpjegoj. Ftesa pėr Shqipėrinė dhe Kroacinė pėr t’u bashkuar me Aleancėn ėshtė njė hap i parė shumė i rėndėsishėm. Unė e kam quajtur njė hap historik; edhe Kryeministri. Por, puna e vėrtetė tani fillon. Para bėrjes sė ftesės Shqipėria dhe vendet e tjera kanė punuar pėr tė kompletuar reformat qė do tė forconin demokracinė. Tani me ftesėn pritet qė Shqipėria t’i zbatojė kėto reforma, t’i ndjekė, t’i pėrmbushė kriteret me standardet mė tė larta. Nuk ėshtė mė e mundur pėr Shqipėrinė ose ēdo vend tjetėr qė ėshtė ftuar nė NATO qė ta marrė shtruar, ta marrė pėr tė mirėqenė se ratifikimi do tė ndodhė dhe tė kthehet nė mėnyrėn e vjetėr tė tė bėrit tė gjėrave.
    Tani Shqipėria duhet tė lėvizė pėrpara, duhet tė pėrparojė, duhet tė sigurojė jo vetėm angazhimin nė parim ndaj demokracisė, por njė angazhim nė praktikė, nė njė nivel shumė mė tė lartė se kurrė mė parė. Kjo nuk ėshtė njė pritshmėri. Kjo ėshtė diēka qė kėrkon hyrja nė Aleancėn mė tė rėndėsishme. Ėshtė jetėsore qė institucionet e pavarura jo vetėm tė ruhen, por edhe tė forcohen. Ato nuk duhet tė sulmohen politikisht. Ato duhet tė jenė tė lira qė tė kryejnė detyrat e tyre nė mėnyrat e pėrcaktuara. Pluralizmi nuk duhet tė jetė njė ėndėrr e largėt; duhet tė jetė realitet, tani. Njerėzit, individėt, duhet tė jenė tė lirė tė ushtrojnė tė drejtat e tyre, tė shprehin opinionet e tyre, pa marrė parasysh rrethanat politike. Ky ėshtė hapi i ri qė kėrkon hyrja nė NATO. Senati ynė dhe parlamentet e tė gjitha vendeve tė Aleancės do tė shqyrtojnė Shqipėrinė dhe Kroacinė dhe ēdo vendi tjetėr qė ėshtė ftuar pėr t’u siguruar qė kėto janė tė vėrteta; qė ky ėshtė realiteti. Ka mė shumė mbikėqyrje tani, jo mė pak. Ka mė shumė pritshmėri se kurrė mė parė. Ky ėshtė ēmimi pėr anėtarėsinė.

    Duke marrė shkas nga fjalėt tuaja pėr institucionet e pavarura dhe sulmet politike. Para dy ditėsh Parlamenti rrėzoi dekretet e Presidentit pėr emėrimin e pesė anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė. Njėri prej tyre ishte gjyqtar nė Gjykatėn e Strasburgut pėr 9 vjet. Edhe ai u rrėzua nė bllok. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė votim? Dhe do tė doja tė dija mė shumė pėr rolin tuaj nė takimet qė keni pasur me Presidentin Topi, mė herėt me Kryetaren e Parlamentit, Topalli dhe ndoshta ndonjė takim tė fundit me Kryeministrin Berisha.

    Dėshiroj tė jem shumė i hapur. U shqetėsova shumė nga veprimet nė Parlament tė hėnėn nė mbrėmje. Pėr tė qenė i sinqertė, e kam tė pamundur tė besoj se asnjė nga kandidatėt e propozuar nuk u konsiderua i kualifikuar. Tek ata kombinoheshin eksperienca, arsimimi, aftėsitė, pėrgatitja dhe trajnimi. Siē e pėrmendėt dhe ju, njėri prej tyre ishte pėr nėntė vjet gjyqtar nė Gjykatėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg. As edhe njėri prej tyre nuk u konsiderua i kualifikuar. Kjo ėshtė shqetėsuese dhe unė mund tė arrij vetėm nė pėrfundimin se deputetėt pėrdorėn detaje teknike nė ligj pėr tė anashkaluar, madje rrėzuar frymėn e parimeve demokratike. Pėr amerikanėt, ne nuk mund tė tolerojmė vetėm dukjen e parimeve demokratike. Ne kėrkojmė thelbin e demokracisė, nė ēdo rast. Veprimet e Parlamentit mbrėmjen e sė hėnės, e thėnė me sinqeritet, ishin tė padenja pėr njė institucion demokratik. Tani ėshtė e rėndėsishme qė tė gjitha palėt, tė gjithė aktorėt, tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė sheshuar menjėherė mosmarrėveshjet, nė njė mėnyrė qė respekton tė drejtat, privilegjet dhe pėrgjegjėsitė e tė gjithėve dhe qė s’kėrkon tė nxjerrė pėrfitime politike, por qė gjen njė rrugė tė pėrbashkėt tė nevojshme pėr ecjen pėrpara me emėrimin e gjykatėsve. Gjykata e Lartė, thjesht, ėshtė shumė e rėndėsishme pėr t’u kthyer nė njė top nė lojėn politike.
    Po pėr kontaktet tuaja me Presidentin dhe figura tė tjera?
    Kam folur siē e pėrmendėt me shumė nga figurat kyēe mbi kėtė dhe tema tė tjera. Unė thjesht doja tė bėja tė qartė pikėpamjen e qeverisė dhe popullit amerikan dhe tė inkurajoja, deri nė atė pikė tė limituar qė mundem, gjetjen e njė zgjidhjeje qė respekton tė drejtat e gjithsecilit.

    Kanė kaluar rreth tre muaj tashmė qė nga shpėrthimi i Gėrdecit. Imuniteti i ish-ministrit tė Mbrojtjes ėshtė hequr, Prokuroria e Pėrgjithshme po vazhdon hetimet, por qė ėshtė pėrballur me sulme nga politikanėt, ish-punonjės tė fabrikės qė kanė hyrė nė grevė urie, duke pretenduar dėmshpėrblim tė pamjaftueshėm nga qeveria. Si do shkojė kjo puna e Gėrdecit?


    Mendoj se duhet tė fillojmė duke marrė parasysh viktimat e tragjedisė. Nė njė moment tė vetėm jetėt e tyre ndryshuan pėrgjithmonė. Shumė vetė, pėrfshirė fėmijė tė vegjėl dhe tė pafajshėm, humbėn jetėt e tyre dhe mendoj se ata duhet tė jenė nė qendėr tė vėmendjes sė ēdo pėrqasjeje dhe, shpresojmė, ēdo zgjidhjeje qė do tė gjendet nė lidhje me shpėrthimin e ndodhur. Kam bėrė edhe mė parė thirrje qė hetimi tė jetė i plotė, i paanshėm dhe i pandikuar nga ndėrhyrjet politike. Sot e ripėrsėris kėtė thirrje. Ėshtė e rėndėsishme, qė pėr tė ndihmuar viktimat e Gėrdecit, tė gjendet e vėrteta dhe tė mos ketė pėrpjekje pėr tė manovruar apo ndėrhyrė nė njė hetim tė lirė dhe tė paanshėm. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė me tė cilėn mund t’i shkojmė nė fund asaj qė ndodhi. Prokuroria e Pėrgjithshme po e ndjek kėtė ēėshtje. Unė kam kėrkuar dhe do tė vazhdoj tė kėrkoj qė ajo tė lejohet tė kryejė detyrat e saj ashtu si ligjet e Shqipėrisė kėrkojnė qė ta bėjė.
    Diēka tjetėr qė doja tė thosha pėr Gėrdecin, diēka pėr tė cilėn kemi folur, por pėr tė cilėn jam edhe mė shumė i shqetėsuar tani. Shumė njerėz qė kishin shtėpitė brenda zonės sė shpėrthimit po kthehen aty. Disa anėtarė tė stafit tim, qė ishin atje vetėm dje, mė thanė se njerėzit po ndėrtojnė shtėpi tė reja shumė pranė vendit tė shpėrthimit. E pėrsėris me tė gjithė forcėn dhe qartėsinė qė mundem, se kjo ėshtė e rrezikshme pėr ta. Ka ende eksploziv, municione qė mund tė shpėrthejnė nė ēdo moment. Rreziku i njė shpėrthimi tjetėr ėshtė i pranishėm dhe e fundit gjė qė do tė donte ēdokush, ėshtė qė Gėrdeci tė shkaktojė viktima tė tjera. Ka marrė shumė deri tani. Kemi folur gjatė me autoritetet shqiptare nė nivelet mė tė larta; e kemi bėrė tė qartė se duhet mbėshtetja e tyre e plotė pėr t’u kėrkuar njerėzve tė mos kthehen. Ne shpresojmė qė pas kthimit tė kėtyre njerėzve nuk qėndrojnė konsiderime politike. Ka nevojė pėr njė zė tė fortė nga qeveria shqiptare qė tė thotė: “Ju lutemi shumė, ėshtė e rrezikshme kthimi nė njė rreze prej 800 m”. Ėshtė e pasigurt pėr shkak tė rrezikut tė shpėrthimeve; ėshtė e pasigurt pėr shkak tė rreziqeve mjedisore; ėshtė e pasigurt pėr ndėrtimin e banesave nė kėtė zonė, derisa njė pastrim i plotė tė jetė kryer. Dhe kjo mund tė marrė shumė kohė.

    Desha tė pėrfitoj meqenėse jemi tek ēėshtja e Gėrdecit, ka pasur raportime nė media se ka pasur transportime fishekėsh nga Shqipėria nė Afganistan, ku ėshtė pėrfshirė dhe kompania amerikane AEY. A mund tė na jepni njė informacion se si po ecin kėto hetime nė SHBA? Ēfarė ėshtė gjetur deri tani? A ka bashkėpunim mes Prokurorisė amerikane dhe asaj shqiptare pėr kėtė ēėshtje?

    Mė lejoni tė them qė nė fillim, qė nė bazė tė ligjeve tona unė nuk mund tė komentoj mbi substancėn e njė hetimi qė ėshtė nė vazhdim. Ajo qė mund t’ju them ėshtė qė duke u kryer njė hetim shumė serioz, duke parė tė gjitha aspektet e kėsaj ēėshtje, pėrfshirė dhe rolin e kompanisė qė ju cituat, AEY; Qė tė gjitha pistat e provave po shikohen; Qė ka bashkėpunim mes autoriteteve tona dhe atyre shqiptare pėr t’i shkuar deri nė fund tė kėsaj ēėshtje gjithashtu. Pėr momentin nuk mund tė them mė tepėr se kaq. Por, tė jeni tė sigurt qė, ndėrsa ne kėshillojmė qeverinė shqiptare qė tė kryejė njė hetim mbi prova dhe vetėm mbi to dhe qė tė procedojnė kėdo dhe kudo ku kėto prova ēojnė, ne po bėjmė tė njėjtėn gjė.

    Duket sikur ėshtė njė intervistė pėrvjetorėsh. Pas ekzaktėsisht njė viti do tė ketė zgjedhje tė pėrgjithshme nė Shqipėri. A mendoni ju se po bėhet gjithēka pėr reformėn zgjedhore dhe kartat e identitetit?

    Unė sigurisht shpresoj qė po. Zgjedhjet pėr qytetarėt nė vendin tim nuk janė diēka e rastėsishme. Zgjedhjet janė veprimi themelor i demokracisė. Dhe qė zgjedhjet tė jenė tė lira dhe tė ndershme, qė tė administrohen mirė, tė organizohen, dhe qė tė jenė tė lira nga ēdo problem dhe nga ēdo ndikim, ėshtė njė standard themelor pėr amerikanėt. Sigurisht qė [demokracia] pėrbėhet nga shumė mė tepėr, ėshtė sistemi gjyqėsor, sistemi zgjedhor etj. Por ne fillojmė me themelin e njė demokracie qė janė zgjedhjet. Dhe ėshtė jetėsore pėr Shqipėrinė qė zgjedhjet e ardhshme tė mos kenė tė metat qė kanė pasur zgjedhjet e shkuara. Do tė jetė njė provė pėr Shqipėrinė nė vėshtrimin e popullit amerikan dhe popujve tė tjerė nė mbarė botėn. Unė e mbėshtes fuqishėm thirrjen e bėrė nga Kryeministri Berisha, i cili kėrkoi qė pėrgatitja e Kodit tė ri Elektoral tė bėhet pa vonesė, menjėherė dhe nė mėnyrė tė pėrshpejtuar. Ne e mbėshtesim plotėsisht kėtė gjė. Eshtė shumė e rėndėsishme qė proceset e regjistrit tė gjendjes civile dhe tė kartave tė identitetit tė pėrfundohen, tė jenė gati kur tė bėhet votimi i ardhshėm verėn qė vjen. I bėjmė thirrje tė gjithė palėve tė pėrfshira qė tė ndėrgjegjėsohen, qė koha kalon. Ju lutem, mos u vononi nė kėtė. Ju lutem, lėvizni pėrpara, me qėllim qė zgjedhjet e ardhshme tė zhvillohen tė qeta dhe tė drejta.
    Tė themi qė Presidenti tjetėr amerikan do tė vizitojė Shqipėrinė. Ēfarė do tė donit tė shihnit tė realizuar nė Shqipėri ndėrkohė?
    Njė ndėr ėndrrat e mia mė tė dashura ėshtė tė arrij tė realizoj vizitėn e Presidentit tė ardhshėm amerikan. Dihet qė ne kemi zgjedhjet dhe kushdo qė do tė zgjidhet do t’i duhet tė marrė kohė pėr t’u organizuar dhe kujdesur pėr pėrgjegjėsitė e tij tė shumta. Por, megjithatė, nė njė moment tė caktuar, Presidenti do tė udhėtojė dhe njė ndėr pėrparėsitė e tė gjithėve ne nė kėtė ambasadė, do tė jetė qė tė inkurajojmė Presidentin e ardhshėm qė tė vijė kėtu. Nėse Presidenti vjen kėtu, jam i bindur qė do tė shohė nė popullin shqiptar njė mik tė vėrtetė tė Amerikės. Njė popull qė na ka qėndruar pėrkrah kurdoherė dhe me tė cilin ne shpresojmė tė vazhdojmė tė qėndrojmė krah pėr krah dhe ta mbėshtesim plotėsisht.
    Ēfarė do tė doja tė shihja? Unė besoj shumė te shqiptarėt, Shqipėria dhe tek e ardhmja e kėtij vendi. Do tė doja tė shihja tė gjithė energjinė, dinamizmin dhe talentin qė kam gjetur nė kėtė tokė qė tė mblidhet nė njė forcė tė bashkuar, qė pėrballet me problemet qė akoma ekzistojnė kėtu. Qė mposht korrupsionin, qė zgjidh problemin e trafikut tė qenieve njerėzore, qė arrin njė barazi mė tė madhe gjinore, qė sulmon varfėrinė dhe kujdeset pėr njė jetė mė tė mirė pėr tė varfrit nė kėtė vend. Dua qė mėsimet e nxjerra nga Shqipėria tė ndahen me tė tjerėt gjithashtu. Mėsimet e tolerancės fetare qė shfaqet nė mbarė kėtė vend, historia prekėse e shpėtimit tė hebrenjve gjatė Holokaustit, mikpritja e kėtij populli ndaj miqve tė huaj. Tė gjitha kėto janė gjėra qė Shqipėria duhet t’ia mėsojė botės dhe qė ėshtė e rėndėsishme qė bota t’i dijė. Kėshtu qė kur Presidenti i ardhshėm tė vijė kėtu, gjė e cila shpresoj tė mos jetė shumė larg, megjithėse nuk mund ta parashikoj, pasi nuk e dimė akoma se cili do tė jetė Presidenti i ardhshėm, shpresoj tė gjejė njė Shqipėri pėr tė cilėn qytetarėt kanė punuar shumė qė ta arrijnė. Tė gjejė shqiptarė qė jetojnė njė jetė tė mirė, tė sigurt, tė lirė, tė hapur dhe demokratike qė ata meritojnė. Kjo ėshtė ajo qė do tė dėshiroja.


    HETIMET PER GERDECIN
    Kam bėrė edhe mė parė thirrje qė hetimi tė jetė i plotė, i paanshėm dhe i pandikuar nga ndėrhyrjet politike. Sot e ripėrsėris kėtė thirrje. Ėshtė e rėndėsishme, qė pėr tė ndihmuar viktimat e Gėrdecit, tė gjendet e vėrteta dhe tė mos ketė pėrpjekje pėr tė manovruar apo ndėrhyrė nė njė hetim tė lirė dhe tė paanshėm. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė me tė cilėn mund t’i shkojmė nė fund asaj qė ndodhi.

    RREZIMI I DEKRETEVE
    Pėr tė qenė i sinqertė, e kam tė pamundur tė besoj se asnjė nga kandidatėt e propozuar nuk u konsiderua i kualifikuar. Tek ata kombinoheshin eksperienca, arsimimi, aftėsitė, pėrgatitja dhe trajnimi. Siē e pėrmendėt dhe ju, njėri prej tyre ishte pėr nėntė vjet gjyqtar nė Gjykatėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg. As edhe njėri prej tyre nuk u konsiderua i kualifikuar.

    KESHILLAT E BUSH
    Bush tha: “Politikanėt duhet tė punojnė sė bashku tani pėr tė arritur standardet. Ata duhet tė lėnė mėnjanė mosmarrėveshjet politike dhe tė pėrqendrohen nė atė qė ėshtė e duhur pėr shqiptarėt. Nė qoftė se populli shqiptar dėshiron tė bashkohet me NATO-n, atėherė politikanėt duhet tė punojnė pėr tė arritur kėto standarde”. Mendoj
    se kjo kėshillė ėshtė
    ende me vend sot.

    FTESA PER NATO

    Para bėrjes sė ftesės Shqipėria dhe vendet e tjera kanė punuar pėr tė kompletuar reformat. Tani me ftesėn pritet qė Shqipėria t’i ndjekė, t’i pėrmbushė kriteret me standardet mė tė larta. Nuk ėshtė mė e mundur pėr Shqipėrinė ose ēdo vend tjetėr qė ėshtė ftuar nė NATO qė ta marrė shtruar, ta marrė pėr tė mirėqenė se ratifikimi do tė ndodhė dhe tė kthehet nė mėnyrėn e vjetėr tė tė bėrit tė gjėrave.

    ZGJEDHJET E 2009
    Eshtė shumė e rėndėsishme qė proceset e regjistrit tė gjendjes civile dhe tė kartave tė identitetit tė pėrfundohen, tė jenė gati kur tė bėhet votimi i ardhshėm verėn qė vjen. I bėjmė thirrje tė gjithė palėve tė pėrfshira qė tė ndėrgjegjėsohen, qė koha kalon. Ju lutem, mos u vononi nė kėtė. Ju lutem, lėvizni pėrpara, me qėllim qė zgjedhjet e ardhshme tė zhvillohen tė qeta dhe tė drejta.

    SHQIPERIA NESER
    Dua qė mėsimet e nxjerra nga Shqipėria tė ndahen me tė tjerėt gjithashtu. Mėsimet e tolerancės fetare qė shfaqet nė mbarė kėtė vend, historia prekėse e shpėtimit tė hebrenjve gjatė Holokaustit, mikpritja e kėtij populli ndaj miqve tė huaj. Tė gjitha kėto janė gjėra qė Shqipėria duhet t’ia mėsojė botės dhe qė ėshtė e rėndėsishme qė bota t’i dijė.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-06-2008 mė 14:02

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Duhet te meret ambasadori amerikan e te na thote qe sa larg ka shkuar shkelja e normave te demokracise me dekretet e Topit.
    Kaq larg po shkon diktatura e dhjere e Berishes sa edhe Amerika shqetesohet.
    Sna u hoq hafe ky i paudhe.
    "Sna u hoq qafe ky i paudhe"..thua ti juanito, po kush ta heqi, une? Une te rrezikoj punen dhe jeten time dhe ti t'i gezohesh largimit te Berishes? Mos je ti b.ythe mo e zgjuar se une? Edhe une do te rri e pres si ty? Te tjeret...ata idealistet...k.oqet e kanarit..ata te sakrifikojne...kurse une e ti ,ne jemi , ...afrohu pak se mos na degjojne...ne jemi smart ass. Do presim pak dhe do fitojme rehat rehat pa u rreziku.

    Por ne keto llogaritje ,ti dhe une harrojme nje gje te vogel , qe te gjithe shqiptaret ne Shqiperi, mor po te gjithe,
    mendojne se jane :SMART ASS.

  3. #3
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Duhet te meret ambasadori amerikan e te na thote qe sa larg ka shkuar shkelja e normave te demokracise me dekretet e Topit.
    Kaq larg po shkon diktatura e dhjere e Berishes sa edhe Amerika shqetesohet.
    Sna u hoq hafe ky i paudhe.
    Me sa di une ai parlament u lavderua dhe u quajt "demokratik" , dhe kushtetues kur u zgjodhi Topin president vetem me pak se nje vit me pare, tashti me votim te FSHEHTE, merr nje tjeter vendim dhe ambasadori amerikan eshte i "zhgenjyer" ??? !!!!
    Une do thoja qe ne shqiptaret duhet te jemi te "zhgenjyer" prej tij, qe me kaq lehtesi ai del para mediave dhe kritikon nje paralament te tere!!!!!!!
    Mund te jesh kundra nje njeriu, por te vesh ne dyshim te qenurin demokratik te gjithe parlamentit, une mendoj eshte shume e nxituar per nje dipllomat.
    Kongresi amerikan rrezon kandidat te propozuar nga presidenti per gjygjtar, sekretatre shteti, kryeprokurore, perfaqesues ne OKB, pa folur per qindra ligje.
    Kjo do thoja une, eshte shkelqimi i demokracise.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Dajti Lexo Postimin
    "Sna u hoq qafe ky i paudhe"..thua ti juanito, po kush ta heqi, une? Une te rrezikoj punen dhe jeten time dhe ti t'i gezohesh largimit te Berishes? Mos je ti b.ythe mo e zgjuar se une? Edhe une do te rri e pres si ty? Te tjeret...ata idealistet...k.oqet e kanarit..ata te sakrifikojne...kurse une e ti ,ne jemi , ...afrohu pak se mos na degjojne...ne jemi smart ass. Do presim pak dhe do fitojme rehat rehat pa u rreziku.

    Por ne keto llogaritje ,ti dhe une harrojme nje gje te vogel , qe te gjithe shqiptaret ne Shqiperi, mor po te gjithe,
    mendojne se jane :SMART ASS.
    Kush te tha ty ta heqesh Berishen.
    Per fat te keq e kam lene vendin tim e sjam aty ta heq Berishen po ti pse trmbesh?
    Te thuash nje deshire qenke smart ass?
    Ty po sta mbajti as mos shkruaj bile but te kjerciska ass kaq shume
    Shendet

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ke desh te vendose topi ?

    na i sillni emrat.. kush e di..

    ne se topi ka dashur te vendose zagare te edvin arapit ne gjykat te larte ahere mir ka bere parlamenti..

    edhe mbas 2008 me kelish enveristesh do jene gjykatat..?

    mund te jape drejtesi nje xhelat tip abdiu qe ka varur poete ne litar ne fund te viteve 80 te..?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po mor po vetem Saliu e shpura e tij kane te drejte.
    Edhe ambasadori anglez gabim e kishte qe foli sot per dekretet do vonoheni ne europe tha.
    Me kujtohet nje liber i Bedri Dedes qe ekam lexuar shume vjet me pare. Quhej udhetim i rrezikshem dhe bente fjale per nje qytet (Sdikuisht e kishte emrin) ne te cilin nje bande rrugacesh rrekrutonin cunat e mire dhe i benin vakabonde.
    Dhe kish nje staf rrugacesh ai qyteti i se keqes. Dhe emrat e tyre fillonin te gjithe me 'koke'
    Tamam si shpura e saliut sot.
    Ne krye ishte Kokakomci, Rreth tij Koketapa, Kokedruthi, Koke frifiu etj. Policet qene koketehyndata, kokeshpirtnjeriu etj
    Sa here shof ekipin e Sales ai liber me kujtohet.
    Se di ndonjerin ketu ta kete njohur kete liber per femije

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli 20 Qershor 2008

    Sinqeriteti i papėrballueshėm i njė shantazhi

    Nga Igli Totozani

    Nisur nga sensibiliteti i madh politik qė po shoqėron rrėzimin e dekreteve tė Presidentit, nga Kuvendi i Shqipėrisė, ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se ēfarė ka ndodhur dhe mė pas tė nxjerrim disa konkluzione.

    Le tė analizojmė mė konkretisht aktivitetet e secilit institucion, nė rastin konkret, pėr tė verifikuar “normalitetin” e kėsaj procedure.

    Pėrsa i takon institucionit tė Presidentit, ky i fundit, nė pėrputhje me nenin 136 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, dekretoi nė 15 maj 2008 pesė gjyqtarė tė lartė. Sipas Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė por edhe sipas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese (nr 2 tė 18 janarit 2005) kėtu mbaron roli i Presidentit.

    Nisur nga ēka pėrmendėm mė sipėr, por edhe nė kuadėr tė rolit tė veēantė tė kėtij institucioni nė lidhje me sistemin e drejtėsisė nė pėrgjithėsi, tė balancimit tė pushteteve gjithashtu, legjislatori i ka njohur kėtij institucioni njė sovranitet tė madh nė emėrimet e rėndėsishme qė ai kryen. Nė mėnyrė tė veēantė, pėr tė ruajtur dhe mbrojtur ndarjen e pushteteve, vendimi i tij nė formė dekreti ėshtė totalisht nė kuadrin e pushtetit tė tij diskrecional.

    Nė pėrputhje me sa mė lart, me dekretimin, pėrfundon roli i kėtij institucioni dhe procedura vazhdon me Kuvendin e Shqipėrisė. Ky institucion, pėr nga vetė natyra e tij dhe sidomos mėnyra e tij e tė shprehurit, qė ėshtė votimi nė seancė, e fillon procedurėn e tij duke futur nė mėnyrė automatike - sipas vetė Rregullores sė institucionit - dekretet nė programin javor tė punimeve tė Parlamentit. Po sipas kėsaj Rregulloreje, Komisioni i Ligjeve mund tė ngarkohet me shqyrtimin e dy momenteve kryesore: plotėsimin e kritereve ligjor nga Gjyqtarėt e emėruar dhe meritėn e tyre (sipas Vendimit tė Gjykatės Kushtetuese).

    Gjithsesi, ėshtė jashtė ēdo dyshimi se nisur nga natyra e institucionit qė bėhet fjalė, raporti i nxjerrė nga ky komision ka vlerė vetėm sugjeruese pėr pėrfaqėsuesit e popullit, pra, pėr deputetėt. Janė kėta tė fundit, tė cilėt kanė tė drejtė tė vendosin nė liri dhe sovranitet tė plotė. As Komisioni i Ligjeve dhe asnjė strukturė tjetėr e brendshme e Parlamentit, pėrfshi kėtu edhe Kryetaren, nuk gėzojnė asnjė tė drejtė qėndrimi zyrtar nė emėr tė Kuvendit. Pushteti diskrecional, nė tė gjitha rastet, i takon secilit deputet, pushtet i cili ushtrohet nėpėrmjet votimit nė seancėn pėrkatėse parlamentare. Nė votim, sipas Kushtetutės, Parlamenti mund t’i aprovojė ose rrėzojė dekretet e Presidentit.

    Nė realitet nuk ka ndodhur kėshtu dhe procedura parlamentare ka patur shkelje jo tė vogla. Sė pari, dekretet e Presidentit kanė “pritur” nė sirtar njė periudhė mė tė gjatė se njė muaj pa u shqyrtuar, gjė, qė ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me traditėn dhe me Rregulloren e Kuvendit. Pėr mė tepėr, nėn argumentimin e shqyrtimit tė meritės sė secilit gjyqtar tė dekretuar, gjithė kjo kohė u shfrytėzua pėr tė bėrė tė mundur njė “kompromis” paraprak me Presidentin e Republikės.

    Kėtu u ndeshėn dy qėndrime tė kundėrta politike midis shumicės dhe pakicės nė Kuvend. Nėse e dyta, nė pėrputhje me Kushtetutėn, kėrkonte votimin nė Kuvend tė dekreteve, pėrfaqėsues tė shumicės vazhdonin t’i bėnin presion Presidentit tė Republikės pėr njė kompromis paraprak. Nė emėr tė kujt kėrkohej ky kompromis? Sigurisht qė jo nė emėr tė Kuvendit, se askush, as Kryetarja e as kryetari i grupit parlamentar tė PD, nuk kanė asnjė tė drejtė mė shumė se secili prej 140 deputetėve tė Kuvendit Popullor dhe aq mė tepėr ta kėrkojnė kėtė nė emėr tė kėtij institucioni.

    Sė dyti, qoftė Kushtetuta (neni 136, nuk parashikon dekretim pasi tė jetė marrė mė parė pėlqimi nga Kuvendi) qoftė Vendimi i Gjykatės Kushtetuese nuk parashikojnė konsultime tė detyrueshme pėr Presidentin e Republikės, por ia njohin tė drejtėn e emėrimit tė gjyqtarėve tė lartė, diskrecionit tė tij. Natyrisht, nėse Presidenti do tė dėshironte tė konsultohej pėrpara emėrimit edhe kjo nuk ndalohet, por do tė duhej ta bėnte kėtė me secilin deputet dhe kurrėn e kurrės vetėm me shumicėn nė pushtet apo pėrfaqėsuesit e saj nė Kuvend. Nėse emėrimet e gjyqtarėve do tė kishin qenė fryt i kėtij rasti tė fundit, kjo do tė kishte shėnuar fundin faktik dhe ligjor tė ndarjes sė pushteteve nė Shqipėri, qė edhe pa kėto, dihet si ėshtė. Rreziku i njė situate tė tillė, ishte njė nga shkaqet e forta tė cilat frymėzuan atė shqetėsim tė madh nė Shqipėri nė periudhėn para dhe pas zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės, vitin qė shkoi. Njė president nė shėrbim tė shumicės, do ta kthente pa dyshim shumė pas nė kohė demokracinė shqiptare.

    Pikėrisht, kėtė kėrkonte shumica e sotme. Jo vetėm rrėzimi nė bllok i dekreteve tė Presidentit, por sidomos deklaratat e Kryetares sė Kuvendit, treguan qartė se shumica e sotme jo vetėm nuk votoi (sikurse i parapėlqente ta mbronte pak ditė para votimit) pėr personalitetet e dekretuara dhe aq mė pak pėr meritėn e tyre, por shumė mė tepėr se kaq, pėr t’i dhėnė mesazh Presidentit tė Republikės se do tė pranonin vulėn e tij, vetėm kur ajo t’i ngjante asaj tė njė noteri dhe jo njė “gjyqtari”, sikurse nė rastin konkret njihet nga Kushtetuta e Shqipėrisė.

    Situata e mėsipėrme ėshtė tepėr e lexueshme: ose Presidenti i Republikės vendos siē e kėrkon shumica e sotme, duke i hapur asaj rrugėn pa kthim pėr tė gjithė ne tė rėnies sė demokracisė, ose atij do t’i rrėzohen dekretet dhe bashkė me to edhe funksioni normal i Gjykatės mė tė rėndėsishme nė vend, e bashkė me kėtė tė fundit, edhe mbarėvajtja e procesit tė demokratizimit tė Shqipėrisė.

    Shfaqja qė po shohim kėto ditė ėshtė vėrtetė e frikshme, edhe pse nuk ėshtė as e para dhe as e fundit nė kėtė histori tė ēmendur tranzicioni, fundin e tė cilit, si pėr ironi tė fatit e evokonte para pak kohėsh, njė nga personazhet e sipėrpėrmendur.

    Por tė paktėn, tė paktėn tė ngushėllohemi me njė fakt tė thjeshtė: kėsaj radhe, shantazhi ishte madhėrisht i qartė, i drejtpėrdrejtė, i sinqertė. Ndaj, s’na mbetet gjė tjetėr veēse tė urojmė qė pėrveē dėmit tė madh ndaj demokracisė shqiptare dhe imazhit tonė tek partnerėt, tė paktėn tė ketė bėrė diēka tė mirė; tė ketė ndikuar kėshtu, sadopak, pėr tė hapur disi ata pak sy qė nuk duan akoma tė shikojnė.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Momentalisht Gjykata e Larte ka 10 antare ( nga 17 qe duhet te kete).
    Po te shkoni ne faqen e gjykates se larte:
    http://www.gjykataelarte.gov.al/anetaret.htm

    dhe te lexoni me vemendje biografite e ketyre 10 antareve, ateher mund te arrini ne perfundimin qe:

    1 antar eshte i Sales
    3 antare nuk mund ti percaktosh nese jane te PS dhe/ose LSI-sė , apo asnjanes
    6 antare jane te PS-se dhe/ose LSI-sė

    --------------------------------------------------------

    Mazhoranca e djathte kishte shansin qe me zgjedhjen e 7 antareve te rinj te Gjykates se Larte, te ballanconte komunistizimin e saj te ndodhur ne vitet 1998-2005. (Nga 1998 deri ne 2005 ne Gjykaten e Larte kishte 17 Gjykates te zgjedhur prej Nanos dhe Metes. Te gjithe prokuroret dhe gjykatesit e diktaures se Enverit, qe mbushen burgjet e Burrelit & Co. me te burgosur politik)

    Ky shans i mazhorances u prish nga Bamir Topi, jo per parime, por per interesa e tija personale.

    ---------------------------------------------------------

    Nje fjale popullore shqiptare thote: " Po nuk qau femija, nuk i jep nena gjirin per te pire "

    Specialistet kuqalash e dine kete shprehje dhe bertasin me te madhe, ne menyre qe Sala te marr nga 7 gjykates , maksimumi 1 ose 2.

    Keshtu qe edhe per 3 vjet e ardhshem te kemi keto rraporte:

    ne Gjykaten e Larte 3 te Sales. 3 asnjanes dhe 11 bolsheviki.
    ne Gjykaten Kushtetuese 2 te Sales dhe 7 bolsheviki.


    .
    .
    .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per sqarimet antimafishe..

    qarte dhe sakte..

    pra vota e 3 korrikut i ka rr b mafies polpotiste.. neper gjykato prokurorira..

    po ata.. kanibalet enveriste qe pushkatonin e internonin e genocidonin shqiptarin e mire.. ne emer te mustaqeve te stalinit te cilave u kishin vene nickun.. popull..

    tmerr..
    e topi jone desh te perforcoj me sifiliza te ri.. garden enveriste vishinskoiste.. nga i njejti lloj..

    turp..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Bre bre u be dhe Topi komunist.
    Te ligj jane komunistet nuk diskutohet po antikomunistet qenkan bloze fare.
    Si beka zoti me te ligj

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Qe te quhej fillim i mbare dhe ne Gj.L presidenti Topi duhej te zgjidhte 5 gjyqtare qe hane nga pjata e tyre as majtas as djathtas.Pune e veshtire po duhej bere.Kta qe u zgjodhen s'kane pjat fare hane vetem majtas lol.
    Kam shume respekt per presidentin por me aq mundesi sa kam une per te pare me duket se kte here ja ka futur kot.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  12. #12
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    cituar nga antimafi,

    ...

    Keshtu qe edhe per 3 vjet e ardhshem te kemi keto rraporte:

    ne Gjykaten e Larte 3 te Sales. 3 asnjanes dhe 11 bolsheviki.
    ne Gjykaten Kushtetuese 2 te Sales dhe 7 bolsheviki.
    ky ekuacion, perderisa po del me sal e te tjere bolsheviki (asnjanes nuk ka kur jane bolsheviki ne loje), nuk eshte aq i ngatarruar sa kerkoni ta beni ...

    Eureka!!!!

    salija eshte krye-bolsheviki!!!?!

  13. #13
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Ej zot ce ka thene mire ai qe e tha; po kujt ja tha?

    Nuk behet Shqiperia me Shqiptare o popull.

    Per topin atehere kur u zgjodh president na cate derrasat; njeri i mire i drejte; demokrat ne Shpirt etj etj etj.

    Por une harroj gjithmone qe ju keto gjera nuk i thoni vete, por jua thote Saliu. Per sa kohe qe Topi eshte i mire per Saliun atehere eshte i mire dhe per ju Topi. Kur Topi fillon e kryen detyren me ndergjegjshmeri dhe nuk luan vallen e Saliut, tak behet i keq dhe per ju Topi.

    Si nuk u bete kurre me nje shtylle kurriozore o bageti? Brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin


    pra vota e 3 korrikut i ka rr b mafies polpotiste.. neper gjykato prokurorira..
    Shyqyr qe e more vesh o lum miku

    Ekuacion i bukur ai i Antimafias

    Ate shiko e mos u merr me teori konspiracioni pa vlere

  15. #15
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ... ju keto gjera nuk i thoni vete, por jua thote Saliu. Per sa kohe qe Topi eshte i mire per Saliun atehere eshte i mire dhe per ju Topi. Kur Topi fillon e kryen detyren me ndergjegjshmeri dhe nuk luan vallen e Saliut, tak behet i keq dhe per ju Topi ...
    shume e vertete dhe aktuale per manifestaxhinjte salista ...

    eshte "sherri" i radhes, do te thoja, per te mbajtur saliun ne qender te vemendjes - si gjenerues i perhershem i sherreve ...

    nga ana tjeter, kerkojne te kalojne ne plan te dyte problemet reale dhe shqetesuese te vendit e te popullit, qe sala me shpuren e tij i kane veshtiresuar tejet ...

    qashtu ...

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    “Rrėzimi i dekreteve,veprime tė padenja nė Parlament”


    ... Por duket se ambasadori amerikan ėshtė tepėr i shqetėsuar pas rrėzimit tė pesė dekreteve tė Presidentit Topi nė Kuvend. Ai hesht pėr njė ēast, dhe mė pas gati duke gėrmėzuar, lėshon fjalinė bombė: “Veprimet e Parlamentit mbrėmjen e sė hėnės, e thėnė me sinqeritet, ishin tė padenja pėr njė institucion demokratik”. ...

    Une po vrisja mendjen se ēfar e pickoi ambasador ziun, qe u hodh perpjet dhe ju versul parlamentit dhe qeverise.
    Ku ta dija une i shkreti, qe ambasadori na qenka bere si parlamentaret tane.

    Lexoni me poshte letren e kryetarit te komisionit te Congresit amerikan Henry A. Waxman, drejtuar ministres se jashtme Condoleezza Rice, ku zbulohen xhevahiret e US-Ambasdorit

    http://oversight.house.gov/documents/20080623094906.pdf

    .
    .

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    Lexoni me poshte letren e kryetarit te komisionit te Congresit amerikan Henry A. Waxman, drejtuar ministres se jashtme Condoleezza Rice, ku zbulohen xhevahiret e US-Ambasdorit

    http://oversight.house.gov/documents/20080623094906.pdf

    .
    .

    Per ata qe nuk e njohin mire anglishten, perkthimi ne shqip nga gazeta "Tema":




    Shkėlqesisė sė saj

    Condoleezza Rice

    Sekretare e Departamentit amerikan tė Shtetit




    E nderuara sekretare Rice:




    Komisioni i Mbikėqyrjes ka marrė informacion se ambasadori amerikan nė Shqipėri ka patur njė takim nė orėt e vona tė natės me ministrin shqiptar tė Mbrojtjes, gjatė cilit ambasadori ra dakord pėr zhdukjen e fakteve tė origjinės sė municionit kinez qė transportohet nga Shqipėria nė Afganistan prej njė kontraktuesi amerikan. Komisioni ka marrė gjithashtu informacion, se zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit janė pėrpjekur ta fshehin kėtė informacion prej Komisionit.

    Mė 9 qershor 2008, Komisioni mori nė pyetje majorin Larry Harrison, shefi i Zyrės sė Bashkėpunimit tė Mbrojtjes nė ambasadėn amerikane nė Shqipėri. Sipas majorit Harrison:




    - Mė 19 nėntor 2007, ambasadori i SHBA nė Shqipėri dhe ndihmėsit e tij kryesorė u takuan me ministrin shqiptar tė Mbrojtjes pėr tė diskutuar si t’i pėrgjigjeshin njė kėrkese tė gazetės “New York Times” pėr tė vizituar nė Shqipėri vendet, ku njė kontraktor amerikan, AEY, Inc., hiqte municionin nga paketimi i tij kinez, para se ta niste pėr nė Afganistan.




    - Si rezultat i bisedimeve qė zgjatėn deri natėn vonė, ministri shqiptar i Mbrojtjes urdhėroi njė nga gjeneralėt e tij tė lartė pėr tė fshehur gjithė gjurmėt e paketimit kinez, para se vendi tė inspektohej tė nesėrmen. Majori Harrison i tha Komisionit: “Ambasadori ra dakord, se kjo do tė hiqte dyshimet pėr shkelje ligji.”




    - Nė kohėn e kėtij takimi, AEY ishte nėn hetim pėr trafik tė paligjshėm nė lidhje me municionin kinez. Majori Harrison i tha Komisionit se ai nuk ishte dakord me vendimin pėr tė fshehur gjurmėt e paketimit kinez dhe gjatė takimit “nuk ndihej rehat”.




    Pėr mė tepėr, duket se zyrtarėt e ambasadės kėrkuan ta fshihnin informacionin pėr Komisionin. Komisioni i kėrkoi Departamentit tė Shtetit tė ofronte ēdo lloj informacioni nė lidhje me takimin mes zyrtarėve tė ambasadės dhe ministrit shqiptar tė Mbrojtjes, si edhe ēdo lloj informacioni pėr ndėrhyrje nė operacionin e ripaketimit tė AEY. Megjithėse majori Harrison u kėrkoi me forcė zyrtarėve tė ambasadės qė tė informonin Komisionin pėr takimin e 19 nėntorit 2007, nė pėrgjigjen e tyre zyrtarėt e ambasadės fshinė ēdo lloj reference nė lidhje me takimin.

    Tė premten, Departamenti i Drejtėsisė lajmėroi fajėsinė e AEY dhe katėr zyrtarėve tė kompanisė pėr fshehjen e origjinės kineze tė municionit qė transportohej nga Shqipėria nė Afganistan. Megjithėse rrethanat janė tė ndryshme, dėshmitė qė ka siguruar Komisioni sugjerojnė se tė paktėn nė njė rast, zyrtarėt e ambasadės kanė luajtur gjithashtu njė rol nė fshehjen e origjinės kineze tė municionit. Kjo dėshmi ngre pikėpyetje rreth rolit tė Departamentit tė Shtetit nė transportin e municionit tė paligjshėm kinez dhe sinqeritetit tė pėrgjigjeve tė Departamentit pėr Komisionin. Pėr tė ndihmuar Komisionin pėr vazhdimin e hetimeve tė tij, iu kėrkoj qė disa nga zyrtarėt e ambasadės tė paraqiten para Komisionit pėr intervistime tė transkriptuara.

    Gjithashtu, kėrkoj nga ju qė tė ofroni ēdo lloj dokumenti nė lidhje me ēėshtjen.







    Background




    Mė 25 mars 2008, Departamenti i Mbrojtjes e pezulloi AY “nga kontrata nė tė ardhmen me ēdo agjenci nė degėn ekzekutive tė qeverisė sė SHBA.” Bazė pėr kėtė pezullim ishte evidenca se nėn njė kontratė prej 298 milionė dollarėsh me Forcat e Armatosura pėr tė furnizuar me armė forcat e sigurisė nė Afganistan, AEY bleu municion nga Shqipėria qė ishte “prodhuar nė Republikėn Popullore tė Kinės mes viteve 1962-‘74”

    Ligji amerikan e ndalon pėrdorimin e municionit qė ėshtė prodhuar nė Kinė.

    Departamenti i Mbrojtjes e bėri pezullimin tė bazuar edhe nė dėshmi se AEY bėri deklarata false lidhur me origjinėn e municionit kinez. Mė 25 nėntor 2007, presidenti i AEY, Efraim Diveroli, i paraqiti Departamentit njė certifikatė qė deklaronte se prodhuesi i kėtij municioni ishte ‘MFS 2000’, njė kompani hungareze.

    Zoti Diveroli e dinte qė kjo deklaratė ishte “false dhe keqinformuese”, sipas pezullimit nga Departamenti dhe zyrtarėve qė e ndaluan.

    Pezullimi i Departamentit tė Mbrojtjes pėr AEY erdhi disa ditė para se njė artikull i gjatė nė “New York Times” zbuloi publikisht se AEY kishte transportuar nė Afganistan “dhjetėra miliona pushkė dhe fishekė... tė prodhuar nė Kinė, duke e kthyer prokurimin e tyre nė shkelje tė ligjit amerikan.”

    Dy muaj pas pezullimit tė AEY, Forcat e Armatosura i dhanė fund kontratės sė armėve, duke cituar dėshtimin e AEY pėr tė ofruar municion nė pėrputhje me kontratėn dhe pranimin nga vetė AEY se njė pjesė e mirė e municionit ishte prodhuar nė Kinė. Nė njė letėr pėr zotin Diveroli, qė i jepte fund kontratės nė 23 maj 2008, zyrtari kontraktues deklaronte se AEY ofroi municion “nga burime tė ndaluara dhe e pranon se njė pjesė e mirė e municionit ishte, nė fakt, e prodhuar nė fabrika tė Republikės Popullore Kineze”.

    Mė 19 qershor 2008, AEY, zoti Diveroli dhe tre individė tė tjerė tė afėrt me AEY u gjetėn pėrgjegjės pėr mashtrim prokurimi federal, konspiracion dhe deklarime false nė lidhje me prokurimin e municionit kinez nėn kėtė kontratė.

    Municioni i blerė nga AEY u shit nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes pėrmes kompanisė MEICO. Ministri shqiptar i Mbrojtjes nė kohėn e shitjes ishte Fatmir Mediu. Sipas “New York Times”, ka fakte se ministri Mediu ka marrė ryshfet si pjesė tė kontratės sė AEY pėr municion.

    Ministri i Mbrojtjes, Mediu, dha dorėheqjen nga detyra mė 17 mars 2008, njė javė para pezullimit tė AEY dhe artikullit tė “New York Times” dhe dy ditė pas njė shpėrthimi tė madh nė njė bazė ushtarake afėr kryeqytetit shqiptar, Tiranė.

    Prokurorja e Pėrgjithshme e ka akuzuar atė pėr “Abuzim tė detyrės” dhe “Pėrfitime tė paligjshme”, duke favorizuar padrejtėsisht bashkėpunimin shqiptaro-amerikan pėr ēmontimin e municionit.

    Parlamenti shqiptar i ka hequr atij imunitetin.







    Takimi i nėntorit me ministrin shqiptar tė Mbrojtjes




    Mė 9 qershor 2008, stafi i Komisionit mori nė pyetje majorin Larry Harrison, zyrtar i Departamentit tė Mbrojtjes, i cili punon nė Shqipėri si shef i Zyrės pėr Bashkėpunim Ushtarak. Nė kėtė detyrė zoti Harrison ėshtė pėrgjegjės pėr ofrimin e “trajnimit dhe pajisjes me armatime pėr ndihmuar modernizimin e ushtrisė shqiptare, si dhe ofrimin e ndihmės njerėzore”.

    Intervista me majorin Harrison zgjati rreth njė orė, pastaj ai tregoi interes pėr tė marrė ndihmė kėshillimore dhe prokurori i Departamentit tė Mbrojtjes qė ishte i pranishėm e ndėrpreu seancėn. Mė 12 qershor 2008, kėshilluesi i zotit Harrison informoi se zotit Harrison do t’i duheshin tė paktėn dy javė pėr t’u pėrgatitur pėr vazhdimin e marrjes nė pyetje.

    Sipas zotit Harrison, ministri shqiptar i Mbrojtjes i telefonoi atij mė 19 nėntor 2007 dhe i kėrkoi njė takim urgjent me ambasadorin e SHBA nė Shqipėri, John L. Withers, II.

    Gjatė marrjes nė pyetje deklaroi se ministri shqiptar i Mbrojtjes ishte i shqetėsuar se njė gazetar i “New York Times” kishte planifikuar tė inspektonte zonėn pranė aeroportit tė Rinasit, ku AEY bėnte ripaketimin e municionit kinez, para sa tė dėrgohej nė Afganistan, njė proces qė pėrfshinte heqjen e njė pjese tė municionit nga paketimi i tij kinez. Vizita e gazetarit, tha ai, ishte planifikuar pėr tė nesėrmen.

    Sipas majorit Harrison, ministri shqiptar i Mbrojtjes ishte “shumė i shqetėsuar dhe kėrkoi nga unė qė t’i pėrgatisja njė takim me ambasadorin ose me zėvendėsshefin e misionit nė lidhje me gazetarin e “New York Times”.

    Majori deklaroi se ministri i Mbrojtjes ishte i shqetėsuar, se gazetari do tė hidhte dyshime pėr korrupsion ndaj tij.

    Sipas majorit Harrison: Shqetėsimi kryesor i ministrit ishte se “New York Times” do tė shkruante njė artikull pėr korrupsionin shqiptar nė Ministrinė e Mbrojtjes. Dhe shkaku pėr kėtė shqetėsim ishte... se ēfarė do tė bėnte artikulli pėr reputacionin e tij personal dhe atė tė Shqipėrisė.

    Majori Harrison deklaroi se nė pėrgjigje tė kėrkesės sė ministrit shqiptar tė Mbrojtjes, ai kontaktoi zėvendėsshefin e misionit, Stephen Cristina, i cili rregulloi njė takim nė banesėn e tij private nė Tiranė atė mbrėmje. Majori Harrison mori pjesė personalisht nė atė takim, sė bashku me ministrin shqiptar tė Mbrojtjes, ambasadorin Withers, zėvendėsshefin e misionit, Stephen Cristina dhe oficerin e ambasadės pėr Sigurinė Rajonale, Patrick Leonard.

    Sipas majorit Harrison, takimi zgjati disa orė dhe mbaroi rreth mesnatės.

    Majori Harrison i tha Komisionit se gjatė takimit, ministri shqiptar i Mbrojtjes kėrkoi ndihmėn e ambasadorit tė SHBA. Sipas majorit Harrison, “ai komentoi disa herė, se ai kishte qenė mik i SHBA, kishte ndihmuar SHBA... Ai ndihej sikur SHBA i kishte borxh diēka.”

    Majori Harrison deklaroi se zyrtarėt pastaj diskutuan si tė manovronin me gazetarin e “New York Times”. Ai deklaroi se kėshilla e tij ishte qė gazetari tė mos lejohej tė vizitonte zonėn ushtarake, por nuk u mor parasysh. Nė vend tė kėsaj, ministri shqiptar i Mbrojtjes thirri gjeneralin e pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė dhe e instruktoi tė largonte tė gjitha arkat e municionit kinez nga zona e kėshtu “nuk do tė mbetej gjė pėr t’u parė nga gazetari”.

    Sipas majorit Harrison “ambasadori ra dakord se kjo do tė hiqte dyshimet pėr shkelje ligji, nėse zoti Wood (gazetari i NYT) nuk do tė shikonte arkat e municionit kinez, kur tė ishte nė vend.”

    Majori Harrison deklaroi gjatė marrjes nė pyetje se ai “nuk ndihej rehat” me kėto veprime, sepse pėr veprimtarinė e AEY nė Shqipėri ishte nė proces njė hetim pėr veprimtari kriminale.

    Gjatė marrjes nė pyetje me Komisionin, majori Harrison dha kėto pėrgjigje:

    Pyetje: Pra, nė atė takim mes ministrit tė Mbrojtjes, ambasadorit dhe disa zyrtarėve tė tjerė tė Departamentit tė Shtetit, ishte e qartė se po bisedonit pėr municion kinez? A ėshtė kjo e saktė?

    Pėrgjigje: E saktė. E saktė.

    Pyetje: Dhe ishte e qartė se AEY ishte kompania qė e blinte municionin nėn njė kontratė tė SHBA?

    Pėrgjigje: E saktė...

    Pyetje: Dhe ju thatė, atė kohė, se ishit informuar qė ishte e paligjshme, sipas ligjit amerikan, qė njė kontraktor amerikan tė blinte municion kinez? A ėshtė e saktė kjo?

    Pėrgjigje: Po zotėri, e saktė...

    Pyetje: Dhe ju thatė atė kohė se ishte e qartė qė njė hetim ishte nė proces e sipėr... A ėshtė e saktė?

    Pėrgjigje: Po, zotėri, e saktė.

    Kur u pyet, nėse tė gjithė ranė dakord me veprimet e ndėrmarra gjatė kėtij takimi, Major Harrison u pėrgjigj: “Dhe njėherė dua tė them se nuk ndihesha rehat nė kėtė takim. Dhe, kur thashė qė tė gjithė pranuan, personalisht nuk isha dakord me atė ēka po ndodhte nė atė takim, por nuk kisha tė drejtėn e fjalės nė tė.”

    Sipas Major Harrison: “Ata kėrkuan kėshillėn time se ēfarė duhej bėrė. Dua tė jem i qartė, nuk ndjehesha mirė gjatė kėtij takimi qė po zhvillonim. Por thjesht bėra kėtė koment: “Epo, ėshtė njė ambient ushtarak. Ju nuk duhet ta lini tė futet. Ju nuk duhet tė lini njė reporter aty brenda.”

    Njė ditė pas takimit mes ambasadorit amerikan dhe ministrit shqiptar tė Mbrojtjes, Patrick Leonard, oficeri pėr Sigurinė Rajonale, i shkruante njė asistenti nė e-mail: “NY Times” mbėrriti sot dhe ndoshta do tė bėjė njė shkrim pėr kėtė dhe gjėrat mund tė shkojnė keq... Ambasadori ėshtė shumė i shqetėsuar pėr kėtė ēėshtje.”

    Kur shkrimi i “New York Times” u publikua mė 27 mars 2008, ai u shpėrnda nė tė gjithė ambasadėn. Nė orėn 6.06, po atė mėngjes, zoti Leonard dėrgoi njė e mail te disa zyrtarė tė ambasadės amerikane, duke theksuar se ēėshtja e AEY “ishte kryeartikull te “New York Times”, shtatė faqe i gjatė. Nuk pėrmendet pėrfshirja e ambasadės - falė Zotit!”







    Reagimi i ambasadės ndaj Komisionit




    Nė pėrpjekje pėr tė marrė informacion nė lidhje me takimin e nėntorit tė vitit 2007 mes ministrit shqiptar tė Mbrojtjes dhe ambasadorit amerikan, Komisioni pėr Mbikėqyrjen siguroi dokumente qė pėrshkruanin sesi zyrtarėt e ambasadės amerikane nė Shqipėri fshinė pėrpjekjet e Majorit Harrison pėr tė informuar Komisionin pėr kėtė takim dhe fshirjen mė pas tė shenjave kineze nga armatimi.

    Mė 28 mars 2008, Komisioni pėr Mbikėqyrjen i dėrgoi Departamentit tė Shtetit njė dokument qė kėrkonte “tė gjitha komunikatat qė lidhen me AEY, nėnkontraktorėt, partnerėt, ndėrmjetėsit, sekserėt, shitėsit, ose kompanitė e transportit mes zyrtarėve tė Departamentit tė Shtetit, qeverisė shqiptare dhe qeverive tė tjera tė huaja.”

    Pėrveē kėsaj letre, mė 4 prill 2008, stafi i Komisionit kėrkoi dhe tė tjera informacione specifike:

    1. Informacione pėr ndėrveprimet e ambasadės amerikane nė Shqipėri me AEY ose pėrfaqėsuesit e saj;

    2. Informacione pėr ndėrveprimet e ambasadės me qeverinė shqiptare (Ministrinė e Mbrojtjes, MEICO) pėr sa i pėrket kontratės sė AEY dhe aktiviteteve tė saj;

    3. Informacione pėr ndonjė ndėrhyrje nė nėntor ose dhjetor tė vitit 2007 nga zyrtarė amerikanė (Departamenti i Mbrojtjes ose i Shtetit) nė operacionet e nėnkontraktorit tė AEY pėr paketimin e municioneve nė aeroportin afėr Tiranės, ndoshta pėrfshirjen nė to, duke mbyllur operacionet e paketimit pėr shkak tė dhunimit tė ligjeve amerikane pėr sa i pėrket origjinės sė armėve.

    Departamenti i Shtetit iu pėrgjigj kėsaj kėrkese mė 9 prill 2008. Nė njė e mail drejtuar stafit, oficeri i Ēėshtjeve Ligjore i Departamentit tė Shtetit i dėrgoi pėrgjigjet qė mori “nga ambasada sot nė lidhje me komunikimin e personelit tė postės me AEY, Departamentin e Mbrojtjes dhe qeverinė shqiptare”.

    Nė pėrgjigje tė pyetjes sė dytė, nė lidhje me kontaktet mes zyrtarėve tė ambasadės sė SHBA me Ministrinė shqiptare tė Mbrojtjes, ambasada bėri kėtė deklaratė:

    Nė kontekst pėr tė ndihmuar hetimin e Departamentit tė Mbrojtjes nė kėtė ēėshtje, pėrfaqėsues tė ambasadės u takuan tė paktėn tri herė me zyrtarė tė qeverisė shqiptare, pėrfshi edhe zyrtarė tė MEICO-s dhe Ministrisė sė Mbrojtjes. Pėrfaqėsuesit e ambasadės ishin aty nė rolin e pėrkrahėsit tė hetuesit tė Departamentit tė Mbrojtjes.

    Nė pėrgjigje pėr pyetjen e tretė, nė lidhje me ndonjė ndėrhyrje tė Departamentit tė Shtetit qė ndikon zonėn ushtarake tė ripaketimit tė AEY, ambasada iu pėrgjigj: “As zyrtari i ambasadės dhe as hetuesi i Departamentit tė Mbrojtjes refuzuan apo ndėrhynė nė veprimtarinė nė zonėn ushtarake.”

    Pėrgjigjet e ambasadės nuk flasin pėr takimin e nėntorit 2007 mes zyrtarėve tė ambasadės dhe ministrit shqiptar tė Mbrojtjes. Nė pėrgjigjen e saj ambasada deklaroi se ajo luajti njė rol tė vogėl ose nuk luajti fare nė lidhje me ēėshtjen, duke deklaruar: “Ne arritėm nė pėrfundimin se ambasada nuk kishte rol avokator tė pėrshtatshėm nė njė mosmarrėveshje me standarde ekonomike mes njė kontraktori dhe qeverisė vendase dhe mund tė merrnim pjesė, vetėm nėse urdhėroheshim pėr kėtė pėrmes njė kanali kryesor me miratimin e Departamentit tė Mbrojtjes.

    Dokumentet qė zotėron Komisioni tregojnė se majori Harrison i ka kėrkuar zyrtarėve tė ambasadės tė informonin Komisionin pėr takimin e nėntorit 2007, por nuk u mor parasysh. Ndėrsa zyrtarėt e ambasadės pėrgatitėn njė pėrgjigje pėr Komisionin, ata qarkulluan njė draft qė nuk e pėrmendte takimin e nėntorit 2007. Majori Harrison qarkulloi njė draft tė ri, nė tė cilin ai pėrdori opsionin e Microsoft Word “ndiq informacionin” pėr tė sugjeruar pėrfshirjen e takimit tė nėntorit 2007. Drafti i majorit Harrison pėrfshinte kėtė fjalė:

    A do ta pėrmendim takimin nė shtėpinė e Steve-it mė 19 nėntor (i pranishėm ambasadori Withers, DCM Cristina, RSO Patrick, dhe ODC Harrison), ku ambasadori i rekomandoi ministrit tė mos e lejonte gazetarin tė mos e shikonte municionin pranė aeroportit tė nesėrmen dhe ministri thirri major gjeneralin Spahiu... 23.00 tė largonte... tė gjithė municionin nga aeroporti deri nė orėn 8 tė mėngjesit?

    Zyrtarėt e ambasadės nuk e pranuan sugjerimin e majorit Harrison. Nė pėrgjigjen e fundit, zyrtarėt e ambasadės e hoqėn tekstin sugjerues tė majorit Harrison pėr takimin e nėntorit 2007 dhe hoqėn ēdo referencė nė lidhje me rekomandimet qė ambasadori amerikan i dha ministrit shqiptar tė Mbrojtjes.

    Megjithatė, varianti pėrfundimtar i pėrgjigjes sė ambasadės tregon se e kishte e “Qartėsuar” nga “L Harrison”. Majori Harrison nė dukje kurrė nuk e aprovoi atė. Pak konsultimit tė njė prokurori ushtarak, mė 16 prill, Majori Harrison shkroi njė memorandum qė memorizon pėrpjekjet e tij pėr t’i kėrkuar ambasadės tė informojė Komisionin pėr takimin e nėntorit 2007. Ky memorandum thotė: Lista e pyetjeve m’u dėrgua me e mail pėr tė dhėnė informacion shtesė. Megjithatė, unė dhashė informacion pėr pyetjen e tretė, zyrtari i Ēėshtjeve Politike dhe Ekonomike, zėvendėsshefi i misionit dhe ambasadori nuk e pranoi informacionin tim. Pėrgjigjet iu dėrguan Komisionit me emrin tim ashtu siē ishin nė memo ose nė fjalė tė tjera, por duke ruajtur pėrmbajtjen. Unė nuk e miratova pėrmbajtjen e pėrgjigjeve dhe unė jam i shqetėsuar se informacioni mund tė jetė hequr nė pėrshtatje me pyetjen.”







    Kėrkesė pėr intervista dhe dokumente




    Informacioni i marrė nga Komisioni ngre ēėshtje serioze. Nėse informacioni ėshtė i saktė, duket se zyrtarėt e lartė tė ambasadės amerikane nė Shqipėri miratuan pėrpjekjet e ministrit shqiptar tė Mbrojtjes pėr tė fshehur dėrgesat ilegale tė municioneve kineze, tė cilat janė tani subjekt i njė hetimi penal. Gjithashtu, duket se informacioni pėr incidentin iu fsheh Komisionit. Ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se cila arsye mund t’i justifikojė kėto veprime.

    Pėr tė ndihmuar hetimin e Komisionit nė kėto ēėshtje, unė kėrkoj intervista tė transkriptuara me individėt e mėposhtėm, jo mė vonė se 11 korriku i 2008.

    1. John L. Withers, II, ambasadori amerikan nė Shqipėri;

    2. Stephen Cristina, zėvendėsshef i misionit tė ambasadės amerikane, Shqipėri;

    3. Patrick Leonard, zyrtar i sigurisė rajonale, ambasada amerikane, Shqipėri;

    4. Robert Newsome, sektori ekonomik/tregtar, ambasada amerikane, Shqipėri;

    5. Paula Thiede, shefe e sektorit politik dhe ekonomik, ambasada amerikane, Shqipėri dhe

    6. Victor Myev, zyrtar politik, ambasada amerikane, Shqipėri.

    Duke shtuar, unė kėrkoj qė Departamenti tė sigurojė tė gjitha dokumentet qė kanė lidhje me AEY, kontratėn e tij, ose pjesė tė veprimtarisė qė janė krijuar ose janė zotėruar nga ambasada amerikane nė Shqipėri ose personeli i saj, duke pėrfshirė tė gjitha dokumentet e ēdo takimi tė nėntorit 2007 mes ambasadės amerikane dhe ministrit shqiptar tė Mbrojtjes. Komisioni pėr Mbikėqyrjen dhe Reformėn Qeveritare ėshtė Komisioni kryesor i mbikėqyrjes nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve (Kongres) dhe ka juridiksion tė gjerė mbikėqyrės, siē ėshtė parashikuar nė rregulloren e Dhomės. Dokumente bashkangjitur kėsaj letre japin informacion shtesė nė direktivat e Komisionit pėr intervistat e transkriptuara dhe pėr atė sesi t’i pėrgjigjesh dokumenteve tė kėrkuara nga Komisioni. Nėse ju keni ndonjė pyetje nė lidhje me kėto kėrkesa, ju lutem kontaktoni Stacia Cardille ose Russell Anello me stafin e Komisionit nė numrin (202) 225-5420.




    Sinqerisht,

    Henry A. Waxman
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 24-06-2008 mė 07:08

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Normal qe xhaxhi ambasadori (qe per hir te se vertetes ne pamje te jashtme duket nje handikapat i vertete) eshte ne loje

    Nuk i thone pak 300 milion $

    Ka per te gjithe....

  19. #19
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Duket inatin me parlamentin nuk e paska patur per dekretet e Topit, po per imunitetin e Mediut. hmm.
    Kete rradhe ,duket, hamendja e braces dhe mustafa nanos se ambasadori ja ka bere rrup sup Topallit ,dhe e detyroje ate qe te paraqiste imunitetin ne seance, na doli flluske sapune para kohe.

  20. #20
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Ky lloj debati ( sic po ndodh edhe ketu ne forum) eshte tipik per politiken Shqiptare.

    Tema eshte : kritike ndaj parlamentit per mosmiratimin e dekreteve presidenciale per emerimin e gjykatesve te larte.

    Kritika mund te vinte dhe nga nje prostitute, vrases, apo kanibal. Te gjitha keto karakteristika te kritikut nuk kane fare te bejne me temen.

    Pse nuk miratoi parlamenti emerimin e nje gjykatesi me pervoje europiane? Eshte ky njeri inkompetent? etj etj

    Tema nuk eshte as gerdeci e as lidhjet e Ambasadorit amerikan me ate tragjedi.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Kuvendi rrėzon Kėshillin e RTV, aprovon reformėn e re
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •