Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Tuberkulozi

  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Tuberkulozi

    Tuberkulozi

    Inoformacione pėr tuberkulozin (TBC)



    Kohėt e fundit tuberkulozi (TBC) ėshtė kthyer pėrsėri. Gjithashtu ka variacione tė reja tė TBC-sė qė janė tė vėshtira pėr t’u kuruar.Kėtu janė disa nga pyetjet mė tė zakonshme rreth TBC-sė. Nė qoftė se do tė keni mė shumė pyetjeje pasi ta keni lexuar kėtė njoftim, flisni me doktorin tuaj ose Qendrėn Shėndetėsore Lokale.
    Nga se shkaktohet TBC-ja?

    TBC-ja ėshtė shkaktuar nga bakteria qė zakonisht infekton mushkėritė, por gjithashtu mund tė prekė edhe pjesė tė tjera tė trupit.
    Cilat janė shėnjat e para te TBC-sė?

    Shenjat e para tė sėmundjes sė TBC-sė pėrfshijnė temperaturė tė lartė djersitje gjatė natės, lodhje, humbje peshe, kollė e vazhdueshme dhe (ndonjėherė) nxjerrje gjak gjatė kollitjes.
    Ēfarė ėshtė testi pėr TBC-nė?

    Eshtė nje test i thjeshtė lėkure. Njė test pozitiv do tė thotė se personi ėshtė infektuar me TBC. Ka nevojė pėr mė shumė teste pėr tė parė nė qoftė se njė person ka sėmundjen e TBC-sė.
    Ēfarė ėshtė ndryshimi midis infeksionit tė tuberkulozit dhe sėmundjės sė tuberkulozit?

    Njerėzit me infeksion TBC-je dalin me test pozitiv pėr TBC nė lėkurėn e tyre, por ato nuk janė tė sėmurė dhe ata nuk mund t’ia ngjisin sėmundjen tė tjerėve. Vetėm njerėzit e sėmurė me TBC mund t’ia ngjisin sėmundjen tė tjerėve.
    Kush e merr TBC-nė?

    Ēdo njeri i ēdo moshe mund ta marrė tuberkulozin. Por disa njerėz kanė njė rrezik mė tė madh. Kėtu pėrfshihen:

    *
    njerėz qė kanė qenė rreth e rrotull
    *
    njerėzve me sėmundjen e TBC-sė
    *
    tė varfėrit
    *
    tė pastrehėt
    *
    njerėzit nga vende ku ka shumė tuberkuloz
    *
    ata qė jetojnė nėpėr azile
    *
    personat e burgosur
    *
    alkolikėt dhe ata qė pėrdorin drogė
    *
    njerėzit me probleme mjekėsore ( tė tilla si diabeti dhe disa lloje kanceresh ) tė cilat
    *
    dobėsojnė mundėsinė e tyre pėr tė luftuar sėmundjen
    *
    njerėzit me virusin HIV (virusi qė shkakton Sidėn)

    Njerėzit me HIV janė nė rrezik po tė marrin tuberkulozin sepse sistemi i tyre i imunitetit ėshtė i dobėsuar, duke i lėnė ata tė paaftė pėr t’i rezistuar sėmundjes. Tė gjithė njerėzit qė kanė rrezik tė marrin TBC-nė duhet tė testohen. Testi mund tė bėhet nėpėrmjet doktorėve ose qendrave lokale shėndetėsore.
    Si pėrhapet Tuberkulozi?

    TBC-ja pėrhapet nė ajėr. TBC-ja shkon nė ajėr kur njė person qė ka sėmundjen e TBC-sė kollitet, teshtin ose flet. Ēdo njeri qė ėshtė rreth e pėrqark ndonjė personi me sėmundjen e TBC-sė mund tė infektohet, por zakonisht kalojnė disa ditė nga kontakti i afėrt. Ju nuk mund tė merrni TBC kur prekni mobilje, enė apo gilindera qė janė prekur nga personat qė kanė sėmundjen e TBCsė.
    Ēfarė ėshtė trajtimi pėr TBC-nė?

    Doktorėt mund ta ndalojnė njė person me infeksion tuberkulozi nga marrja e sėmundjes sė TBC-sė me anė tė barnave qė duhet tė merren nga 6-12 muaj. Njerėzve me sėmundjen e TBC-sė u jepen tė paktėn dy barna, gjithashtu pėr 6-12 muaj.



    Si pėrmbledhje, tuberkulozi i patrajtuar mund tė jetė njė sėmundje fatale. Por TBC-ja ėshtė pothuajse gjithmonė e shėrueshme. TBC-ja zakonisht nuk ėshtė njė kėrcėnim pėr jetėn tuaj po tė mos jeni nė njėrin nga grupet e rrezikshme. Megjithatė nė qoftė se ju mendoni se jeni nė rrezik ose keni ndonjė shkak pėr t’u merakosur, flisni me doktorin ose qendrėn shėndetėsore lokale.


    "Shendeti"
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Tuberkulozi 2

    Edhe njė broshurė tjetėr pėr semundjėn e TBC


    Ēfarė ėshtė Tuberkulozi?

    Tuberkulozi ėshtė njė sėmurje infektive e cila shkaktohet nga bakteria Mycobacterium tuberculosis.


    Infektimi

    Infektimi me bakteriet e Tuberkulozit bėhet pėrmes kanaleve tė frymėmarrjes, nga njeriu nė njeri. I sėmuri nga Tuberkulozi i hapur, gjatė bisedės, kollitjes, teshjes pėrhap nė rrethin e vet sėmurjen pėrmes pikėzave tė imėta tė cilat pėrmbajnė bakterie tė Tuberkulozit. Kėto munden pastaj tė thithen pėrmes ajrit nga njerėzit tjerė. Rreziku mė i madh nga infektimi ekziston tek kontaktet e shpeshta dhe tė afėrta me njeriun e sėmurė nga Tuberkulozi, i cili i hudhė bakteriet e Tuberkulozit pėrmes kanaleve tė frymėmarrjes (Tuberkulozi i hapur). Rreziku i infektimit ėshtė edhe mė i madh kur kontakti ėshtė mė i shpeshtė dhe mė i afėrt dhe sa mė shumė bakterie tė Tuberkulozit qė i sėmuri hudhė pėrmes frymėmarrjes.


    Pėrhapja e sėmurjes nė trup

    Image Depėrtimi i bakterieve tė Tuberkulozit nė trup shkakton njė reakcion nė inde dhe mushkėri. Pėrafėrsishtė 6 javė pas infektimit pėrmes testit tė Tuberkulinės mundė tė pėrcaktohet se a ka ndodhur infektimi me bakterie tė Tuberkulozit. Pėrafėrsisht vetėm 10% e personave tė infektuar me bakterie tė Tuberkulozit sėmuren nga Tuberkulozi, pjesa tjetėr prej 90% krijojnė njė imunitet kundėr njė infektimi tė mėvonshėm nga Tuberkulozi. Disa njerėz, veēanėrisht ata me imunitet tė dobėt sėmuren nga Tuberkulozi direkt pas infektimit. Nė mushkėri shfaqet njė vatėr e cila mundė tė vėrehet nė fotografi tė rėntgenit. Kur kjo vatėr shkatėrrohet mundė tė ngjitet nė njė degė tė kanaleve tė frymėmarrjes (Bronchus). Sekrecioni i prodhuar gjatė kollitjes tanimė pėrmban bakterie tė Tuberkulozit. Ky quhet Tuberkuloz i hapur. Tuberkulozi mundet qė nga vatra e mushkėrive tė zgjerohet/shtrihet edhe nė tėrė trupin dhe tė krijoj nė organet tjera vatra tė ndezjes/kalljes (p.sh. nė brinjė, veshkė, cipėn e trurit, eshtra dhe organet seksuale).

    Shenjat e sėmurjes

    Shpeshherė ndodhė qė i sėmuri pėr shkak tė zvarritjes sė fillimit/shfaqjes sė sėmurjes tė mos ndiej vėshtirėsi fare ose tė ketė vetėm vėshtirėsi jokarakteristike. Si p.sh.:

    * - kollitja ose kollitje mė e vogėl, nganjėherė me sekrecion gjaku
    * - humbje peshe
    * - humbje apetiti
    * - lodhje
    * - rritje tė lehtė tė temperaturės
    * - djersitje natėn
    * - tė therura nė gjoks

    Mirėpo ndodhė nganjėherė qė njė pacient i cili hudhė bakterie tė Tuberkulozit tė mos ndihet i sėmurė. Kollitja e cila zgjatė mė tepėr se 3 javė dhe lodhja pas fjetjes sė mjaftueshme janė arsye pėr tė vizituar mjekun.


    Diagnoztifikimi i Tuberkulozit

    Cilat mundėsi i ka mjeku juaj pėr tė ju kontrolluar dhe vėrtetuar se a jeni infektuar dhe sėmuar nga bakteriet e Tuberkulozit?


    1. Testi i Tuberkulinit

    Testi i Tuberkulinit ėshtė njė test i lėkurės i cili vendoset nė pjesėn e poshtme tė krahut. Nėse personi nė fjalė ėshtė i infektuar nga bakteriet e Tuberkulozit, atėherė pas 4–7 ditė fillon qė tė formohet njė e enjėtur qė vėrehet me tė prekur me dorė. Testi ėshtė pozitiv.


    2. Fotografimi i mushkėrive me rėntgen

    Nėse testi i Tuberkulinit ėshtė pozitiv apo nėse ekziston dyshimi nė sėmurjen e Tuberkulozit, atėherė bėhet fotografimi i mushkėrive me rėntgen. Nėse nė fotografinė e rėntgenit gjenden shenja tė sėmurjes, mjeku ende nuk ėshtė i sigurtė se a jeni i sėmurė nga Tuberkulozi. Diagnoza e Tuberkulozit vėrtetohet vetėm me dėshmimin/gjetjen e shkaktarit.


    3. Dėshmimi/gjetja i shkaktarit

    Nė princip gjetja e shkaktarit bėhet nė hudhjen e sekrecionit/pėshtymės tė pacientit. Nėse masovikisht gjenden bakterie tė Tuberkulozit nė pėshtymė, atėherė ėshtė e mundur qė me njė metodė shumė tė thjeshtė tė ngjyrosjes sė tyre tė shihen nė mikroskop. Nėse pacienti hudhė vetėm pak baterie jashtė, atėherė mundė tė vėrehen pėrmes vendosjes sė njė «kulture» nė tė cilėn bakteriet shumohen. Gjatė kėsaj metode zgjatė 6–10 javė derisa tė arrihet rezultati.

    4. Pasqyrimi i mushkėrive

    Nė raste tė veēanta mundė tė jetė i nevojshėm pasqyrimi i mushkėrive pėr tė pėrcaktuar diagnozėn pėrfundimtare.


    Mjekimi

    Qėllimi i mjekimit ėshtė asgjėsimi i bakterieve tė Tuberkulozit, atėherė sėmurja mundė tė shėrohet. Mjekimi zgjatė zakonisht, sot 6, eventualisht 9–12 muaj. Pasi qė bakteriet e Tuberkulozit reagojnė nė mėnyra tė ndryshme ndaj medikamenteve tė ndryshme, ėshtė e nevojshme qysh nė fillim tė mjekimit tė merren 3–4 medikamente tė ndryshme. Pas dy muajve, mjekimi vazhdon me 2 medikamente. Edhe pse pacienti njė kohė tė shkurtė pas fillimit tė mjekimit ndihet mė mirė dhe eventualisht mė nuk hedhė bakterie tė Tuberkulozit, me ēdo kusht ėshtė e nevojshme qė ai tė merrė nė mėnyrė konsekuente ēdo ditė dhe nė kohėzgjatje tė caktuar medikamentet e pėrshkruara!

    Pa bashkėpunim optimal tė pacientit, as medikamentet mė tė mira nuk mundė tė ndihmojnė aspak kundėr Tuberkulozit.


    Pengimi i zgjerimit tė Tuberkulozit

    Tuberkulozi i nevojshėm pėr mjekim, sipas ligjit ėshtė sėmurje e obliguar qė tė paraqitet/ lajmėrohet. Enti pėr shėndetėsi hulumton menjėherė pasi qė tė ėshtė bėrė lajmėrimi i sėmurjes se cilėt persona kanė qenė nė kontakt me tė sėmurin javėve dhe muajve tė fundit para se tė bėhet zbulimi i Tuberkulozit (d.m.th. anėtarėt e familjes, shokėt, miqtė, kolegėt e punės). Nė kuadėr tė njė kontrolle personat qė kanė qenė nė kontakt me tė sėmurin bėjnė testin e Tuberkilinit dhe/ose bėhet fotografimi me rėntgen i mushkėrive. Nėse ka ankesa, atėherė bėhet edhe kontrollimi i sekrecionit/pėshtymės. Me kėto masa duhet qė tė zbulohet deri tani njė burim i panjohur infektimi apo ndonjė person qė sapo ėshtė infektuar. Zbulimi i shpejtė i njė personi tė infektuar nga Tuberkulozi dhe mjekimi pėrkatės ėshtė masa mė efektive pėr pengimin e zgjerimit tė Tuberkulozit dhe pė tė shėruar tė sėmurin. Nėse gjatė kontrolles nė rrethin e tė sėmurit, te personat qė ka pasur kontakt testi i Tuberkulinit ėshtė negativ, atėherė pas 6–8 javėve bėhet edhe njė kontrollė. Nėse kontrolla ėshtė negative (pa tė enjėtura qė vėrehen me tė prekur me dorė), atėherė kjo d.m.th. se personi nuk ėshtė i infektuar nga bakteriet e Tuberkulozit. Nėse testi ėshtė pozitiv, dėshmon njė infektim me bakterie tė Tuberkulozit ėshtė i nevojshėm fotografimi i mushkėrive me rėntgen.

    Vėrejtjet pėrfundimtare

    Tuberkulozi ėshtė njė sėmurje me tretman dhe mjekim tė lehtė. Parakusht pėr kėtė ėshtė qė i sėmuri ti merr medikamentet rregullisht dhe njė kohė tė gjatė tė pėrcaktuar mė parė.


    Referenca:

    marrė nga Lungenliga Schweiz
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Tuberkulozi pėr femijė

    Tuberkulozi eshte nje nga semundjet ngjitese me te vjetra, qe eshte pershkruar per here te pare ne shekullin e 3te para eres sone,nga nje mjek kinez.Gjerat kane ndryshuar shume ne vitet e fundit dhe sot njohim hollesira per shkakun e semundjes, menyren e trasmetimit dhe mjekimin e saj.

    Pamvarsisht nga fakti qe kane kaluar kaq shekuj nga zbulimi i tuberkulozit, semundja vazhdon te ekzistoj edhe sot. Shume femije semuren sot nga tuberkulozi.



    Kjo flete e shkruar ka per qellim t’ju njoftoj per tema qe kane te bejne me tuberkulozin e femijve. Mes ketyre rreshtave do mundohemi me fjale te thjeshta t’ju shpjegojme per shkakun e tuberkulozit,per menyren e transmetimit, per rendesine e semundjes, per diagnozen, mjekimin, per suksesin e nderhyrjes mjekesore etj.


    Cfare eshte tuberkulozi?

    Tuberkulozi eshte semundje ngjitese dhe eshte kaqee lashte sa dhe njeriu. Mund te demtoje te gjitha organet e njeriut dhe eshte shkaktare per numrin me te madh te vdekjeve vjetore midis semundjeve ngjitese. Cdo vit ne gjith boten vdesin 3-4000000 popull nga te cilet 500.000 jane femije. Me perparimin qe ka bere shkenca ne mjekesi, tuberkulozi pas 1985 paraqitet me shume kercenuese ne gjithe boten. Zona me probleme serioze te tuberkulozit eshte Afrika, Azia, dhe Amerika e Jugut, vendet e B.S dhe te Evropes Lindore,ku bejme pjese edhe ne. Percjellja e tuberkulozit ne vendet e zhvilluara behet me ane te emigranteve,te cilet ishin te semure ose te infektuar ne vendet e tyre dhe shfaqen semundjen ne vendet qe shkuan dhe qe punojne. Kushtet e keqija te jetes, puna e ashper, dieta jo e pershtatshme dhe stresi qe u shfaq nga braktisja e atdheut dhe mundimi per tu pershtatur ne vendin e ri, perbejne faktoret qe ndikojne ne zhvillimin e tuberkulozit ne njeriun e rritur.


    Shkaku dhe transmetimi i tuberkulozit

    Tuberkulozi eshte nje semundje e trasheguar, por shkaktohet nga nje mikrob qe quhet mykobakteri i tuberkulozit, ose ndryshe bacili Koch. Eshte nje mikrob qe shumezohet shume ngadale, prandaj edhe semundja nuk shfaqet menjehere mbas infektimit sic ndodh me mikrobe te tjera,por shume vone.Jeton per disa ore ne toke ose ne dyshemen e dhomes ose ne orendite, enet e guzhines (pirunje, luge, pjata) por infektimi behet ne rreth 98% te rasteve nga mushkerite, me frymemarje nepermjet sperklave qe nxjerr i semuri i rritur. Infektimi i femijve ndodh gjithmone nga nje i rritur i semure me tuberkuloz, i cili nxjerre shume mikrobe me kolle,teshtitje, kenge, ose me te folur.Dhomat e mbyllura pa diell dhe pa ajrosje te mire jane vende te pershtatshme per te infektuar femijen.

    75% e femijve infektohen nga persona te ambjentit familjar, prinder, gjysher, te afermit dhe 25% infektohen nga vizitore te ndryshem.

    Femijet qe jane semure me tuberkuloz nuk ngjisin semundjen, per kete arsye nuk kerkohet te merren masa per mbrojtjen e femijve te tjere, me te cilet mund te luajne, te hane, te flene bashke. ”e raste te rralla ku nje i rritur mund te transmetoj tuberkulozin do terheqi vemendjen e mjekut.


    Nga momenti i infektimit deri tek semundja e tuberkulozit

    Futja e mikrobit ne organizem deri ne zhvillimin e plote te tij zgjatė11-12 jave. Ne kete faze, zbulimi i mikrobit behet me proven e lekures mantu, qe behet ne doren e femijes. Kjo prove quhet pozitive n.q.se. ne vendin e injeksionit (gjilperes) mbas 48-72 oresh shfaqet nje pllake e kuqe e forte me madhesi te barabarte ose me te madhe nga 1cm.Semundja mund te shfaqettek femijet gjate muajve qe vijne,ose viteve te ardhshem. Por rreziku qendron gjate gjithe jetes, n.q.se.nuk behet mjekimi parandalues perkates. Femijet qe do infektohen ne moshen me te vogel se 5 vjec dhe vecanerisht ne moshen 12 muajshe ndodhen ne nje rrezik te madh per te shfaqur semundje, bile forma te renda sic eshte minigjiti, shperndarja ne te gjitha organet (tuberkulozi miliar), ose tuberkulozi i kockave, ose i veshkave. Per fat te mire keto forma te tuberkulozit ne Greqi perfaqesojne vetem 6%. Pjesa tjeter 94% i perket mushkerive dhe gjendrave limfatike te mushkerive.

    Shenjat kur semundja prek mushkerite mund te jene temperature jo e larte zakonisht, zgjatja e temperatures me shume se nje jave, kolle e lehte, mungese oreksi, lodhje e shpejte dhe renje e lehte ne peshe d.m th.shenja te pergjithshme qe mund te vihen re ne shume semundje. Me shume nga 50% e femijve nuk shfaqin shenja, pervec femijve deri ne 1 vjec qe pothuajse te gjithe semuren. Diagnoza behet me proven e lekures mantu,radiografi e mushkerive dhe me zbulimin e nje te rrituri te semure ne ambientin e femijes.


    Kerkimi i te semurit me tuberkuloz qe infektoj femijen
    Ky kerkim duhet te behet me pergjegjesi te vecante dhe eshte e domosdoshme per ne ndihma nga prinderit e femijes. Duke pasur parasysh qe: -nje i semure me tuberkuloz mund te transmetoj tuberkulozin 6-8muaj para se te semuret dhe te shfaqe shenja, duhet te kontrollohen te gjithe te rriturit me radiografite e mushkerive dhe moshat me te vogla qe jane ne kontakt me femijen te kontrollohen me Mantu+ radio grafi te mushkerive. Te gjithe femijet e tjere, qe jane ne kontakt me femijen qe eshte infektuar, duhet te bejne Mantoux dhe n.q. se.eshte negative (nuk eshte skuqur) duhet ta perserisin pas 3 muajsh, sepse eshte e mundur te infektohen nga i njejti shkak por me vone. Kerkimi i kurimit perben nje veprim te rendesishem ne luften kunder tuberkulozit dhe ka per qellim te ndaloje transmetimin e sémundjes, te pushoj infektimi i femijes ose femijeve te tjere dhe te ndihmohet i semuri. Pervec personave te ambientit familjar kontrollojme dhe shoket dhe te afermit, qe kane kontakt te ngushte me femijen. Persona me shume te ndjeshem jane te rriturit me probleme ne mushkeri, me probleme ne zemer, me semundje sheqeri (diabet), ata qe jane te operuar ne stomak, ata qe vuajne nga kanceri ose me sida. Per cfaredo lloj shenje duhet te na informoni per t’ju dhene keshillat e duhura. Mjekimi i menjehershem i te rriturve me tuberkuloz te cone zakonisht ne nderprerjen e transmetimit te semundjes brenda 2-3 javesh.


    Trajtimi parandalues dhe mjekimi

    Trajtimi parandalues i femijes qe thjesht eshte infektuar, ashtu edhe mjekimi i femijes qe eshte semure behet me ilace. Kemi ne dispozicion ilace me rezultate te mira, qe kane shume pak efekte anesore (nderlikime) tek femijet.Zgjedhim kombinim ilacesh qe jane te sigurta per shendetin e femijve dhe mundohemi te shkurtojme periudhen e mjekimit sa me shume te jete e mundur. Ilacet jepen te gjitha bashke sipas keshillave tona. Disa femije jane te veshtire ne marjen e ilaceve. Perfundimisht te gjithe binden te marrin ilacet e tyre dhe kjo varet shume nga aftesia e prinderve dhe durimi i tyre per te bindur femijen. N.q.se.keni ndonje problem ju lutemi komunikoni me ne. Mos beni asnje ndryshim ne kombinimin, ose ne sasine e ilaceve, pa kerkuar mendimin tone.Ne raste te rralla kur femija ka te vjella mbas marrjes se ilaceve, ka te perziera ose shfaq njolla te kuqe ne lekure komunikoni me ne. N.q.se.keni harruar te na thoni se femija merr dhe ilace te tjera, ju lutemi te na informoni.Zbatimi i rregullt i keshillave tona te cone ne sherimin e plote te femijes, mos zbatimi i rregullave (mjekimi jo i drejte) eshte me e keqe se sa mos mjekimi. Mikrobi krijon rezistence ndaj ilaceve, n.q. se ilacet nuk jepen ne rregull atehere mjekimi eshte shume i veshtire. Keto keshilla te mjekut jane shume te rendesishme kur behet fjale per mjekimin e te rriturve dhe per kete arsye duhet te zbatohen me perpikmeri keto keshilla. Te gjitha format e tuberkulozit kurohen plotesisht, mjafton qe mjekimi te jepet nga mjeke specialist dhe te semuret te binden.


    Jeta e femijes gjate periudhes se parandalimit ose te mjekimit

    Me perjashtim te formave te renda te tuberkulozit qe jane te rralla dhe per te cilat do t’ju japim keshilla te vecanta, femija gjate periudhes se mjekimit jeton normalisht, sikurse jetonte perpara se te shfaqej semundja. Ushqehet, fle, luan dhe stervitet normalisht. N.q se do semuret nga ndonje semundje tjeter e zakonshme mund te marri ilace pa nderprere mjekimin e tuberkulozit. N.q.se semuret nga ndonje semundje e rende ju lutemi te na njoftoni. Programi i vaksinimit te femijes nuk nderpritet, me perjashtim te vaksines se turbekulozit (BCG).

    N.q. se eshte e nevojshme te nderpritet programi i vaksinave per 1- 2 muaj, ate do ta vleresojme ne. Mundohuni te jeni te rregullt ne takimin tuaj qe eshte shkruar ne karten e bardhe qe ju kemi dhene dhe te keni gjithmone me vete te gjitha radiografite qe keni bere me pare.

    Nuk eshte e nevojshme te mbyllni takim ne spital per viziten e ardhshme. Takimi eshte i shkruar ne karten tuaj. N.q. se nuk keni kuptuar mire disa nga keshillat tona, mos nguroni te pyesni perseri deri sa te jeni plotesisht te sqaruar.

    N.q. se gjate vizites ne kliniken tone keni probleme me punen tuaj, ju lutemi te na e thoni ne fillim qe te futeni te paret pa rradhe.

    Se fundi n.q. se keni probleme ne blerjen e ilaceve, ju lutemi duhet te njoftoni mjekun qe ju ndjek femijen qe te gjej ndonje zgjidhje.


    Vaksina kunder tuberkulozit (BCG)

    Efektet anesore te vaksines nuk jane serioze. Mund te shfaqet nje ulcer e vogel (gerryerje, grope) qe vonohet te mbyllet deri ne 6-7 jave. Zmadhimi i gjendrave ne sqetull ose ne qafe ne ate ane qe eshte bere vaksina. Por duhet tju theksojme qe eshte nje vaksine qe nuk ofron mbrojtje te plote si vaksinat e tjera. Nje femije i vaksinuar mund te semuret nga tuberkulozi dhe per kete arsye n.q. se ndodhet nje i rritur me tuberkuloz ne ambjentin tuaj duhet te kontrollohen edhe femijet e vaksinuar.


    Mbrojtja e femijes qe erdhi ne kontakt me tuberkulozin

    Kjo keshille u jepet femijve qe erdhen ne kontakt me ndonje te semure me tuberkuloz dhe prova e lekures (mantu) eshte negative d. m. th. Nuk eshte skuqur.

    Mos u nxitoni te beni menjehere vaksinen e tuberkulozit, sepse femija duhet te rikontrollohet pas 3 muajsh. Ne kete periudhe duhet te japim mjekim parandalues. Perqindja e kesaj mbrojtje eshte rreth 65% dhe eshte e rendesishme per kete femije ta zbatoje rregullisht. Nenkuptohet qe: -femija largohet nga zona e infektuar, per aq kohe sa shihet e nevojshme nga mjeket kurues te te semurit te rritur.

    marrė nga pedtb.gr
    "Carpe Diem"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •