Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Antonomazia

    Antonomazi vjen nga greqishtja antonomazo - nderroj emrin.

    Eshte figure stilistike qe perftohet duke zevendesuar nje emer te pergjithshem me nje emer te pervecem, i cili eshte bere misherim i nje vetie nga historia, letersia, etj. ose nga anasjelltas,nje emer i percecem zevendesohet me nje titull, me nje togfjalesh,me nje epitet etj.

    Shembull :

    Emri i pergjithshem koprac zevendesohet me emrin e pervecem Harpagon (Harpagoni eshte personazhi kryesor i komedise "Kopraci" te Molierit,sic e kemi theksuar me lart)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #42
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Figurat e sintakses poetike

    Inversioni (anasjella)

    Inversion vjen nga latinishtja inversione - te vendosurit gjetke,nga ana e kundert. Quhet edhe hiperbate.Shqip perkthehet : anasjelle.

    Anasjella eshte zevendosja artistike e fjaleve kundrejt rendit te tyre te zakonshem sipas sintakses, permbysja e renditjes se tyre ne fjali per qellime te caktuara poetike dhe shprehese.

    Shembull :

    E dashura memedhe,
    Te dua dhe kshtu si je !
    Po kur te te shoh te lire
    Do te te dua me mire.

    (Andon Zako Cajupi - Roberia)

    Ne kete rast autori ka nxjerre mbiemrin para emrit per ta theksuar ate me me force, pra fjala e nenvizuar " e dashura " eshte anasjelle.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #43
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Konversioni (kthesa)

    Konversion vjen nga latinishtja conversio - nderrim,kthese.Quhet edhe refren (qe vjen nga frengjishtja réfrain - perseritje ).

    Eshte perseritje e nje ose disa vargjeve,kur pas disa fjaleve,zakonisht pyetese,jepet e njejta pergjigje e shkurter.

    Shembull :

    O moj Shqiperiz' e dashur,
    memedhe
    Te shoh me buze te plasur,
    si me sheh.

    (Andon Zako Cajupi - Shqiptar)

    Fjalet " memedhe " dhe " si me sheh " perbejne konversionin,sepse pas nje vargu pak a shume te gjate jepet nje pergjigje e shkurter qe sherben si kthese , duke bere qe te marrim edhe fryme gjate leximit.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #44
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Enumeracioni (numerimi artistik)

    Enumeracion vjen nga latinishtja enumeratio - numerim.

    Eshte renditja njera pas tjetres e fjaleve,qe kane lidhje nga kuptimi. Kur Naim Frasheri te poema "Bageti e bujqesi" shkruan :

    " Kini shembinj,qerxhe,lisa,lumenj dhe debore ne gji, persiper lulez e gjethe dhe brenda argjend e flori " ai perdor enumeracionin sepse permend (numeron) dhe rendit njera pas tjetres fjalet shkembinj,gerxhe,lisa,lumenj,debore,lulez,gjethe,a rgjend e flori.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 29-06-2008 mė 09:48
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #45
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Gradacioni (shkallezimi)

    Gradacion vjen nga latinishtja gradatio - shkallezim.

    Eshte renditje fjalesh a sinonimesh (se paku tri), qe e japin nje mendim, nje veprim ose nje peisazh shkalle - shkalle , duke e ngadalesuar ose duke e forcuar , ne zbritje apo ne ngjitje.

    Shembull gradacioni zbrites :

    Valimi i anijes se lehte
    Qetohet, ndalohet, mbaron ...

    (Lasgush Poradeci - Gjeniu i anijes)

    Ne kete shembull gradacioni (shkallezimi) jepet me ane te foljeve qetohet, ndalohet, mbaron duke filluar nga fjala me e forte drejt se butes.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #46
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Elipsa

    Elipse vjen nga greqishtja e vjeter elleipsis dhe do te thote mungese.

    Eshte figura stilistike qe krijohet, kur heqim nga teresia e tekstit ndonje fjale a pjese, e cila nenkuptohet, pa prishur kuptimin, me qellim qe t'i japim shprehjes me shume gjalleri, hijeshi a shpejtesi.
    Kjo figure perdoret me teper ne poezi dhe ne dramaturgji.

    Shembull nga letersia artistike :

    Laberia, -
    hakerrim e rrepte i maleve
    perqark,
    Shkembinj - shume, shume,
    Toke - fare pak.

    (Fatos Arapi - Balade per Muco Matohitin)

    Ne kete rast kemi perdorim te elipses ,sepse jane hequr foljet, te cilat nenkuptohen nga konteksti.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #47
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Pleonazmi

    Pleonazem vjen nga greqishtja pleonasmos - teprim.

    Eshte figura stilistike qe perftohet nga perdorimi i fjaleve te teperta, me kuptim te njejte ose shume te afert,duke e forcuar mendimin ose duke e bere m bindes. Kur kemi " levizi qerpiket e syve" eshte pleonazme,sepse mjafton te thuash " levizi qerpiket " per te kuptuar qe ai "levizi qerpiket",sepse vetem syte kane qerpike.

    Gjithashtu kur themi " e prisha fare " dhe "fiks fare ", fjala "fare" eshte pleonazme,mbasi eshte e tepert.

    Kur themi " e prisha " dhe " fiks " s'ka nevoje te perdoret fjala " fare ", megjithese sherben per perforcimin e mendimit.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #48
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Asidenti

    Asident vjen ngagreqishtja asyndeton - i palidhur ( a - mohuese, sydein - lidh, bashkoj )

    Eshte figura stilistike,ne te cilen me qellim lihen menjane lidhezat per t'i dhene shprehjes gjalleri e intonacion te shpejte.

    Shembull:

    Nena,motra,nusja dalin,
    Ngrehin krahet qe ta ndalin ...

    ( Fan Noli - Rend or Maratonomak )

    Ne keto vargje nuk jane perdorur lidhezat, por jane perdorur presjet duke perdorur asidentin.Ashti si Maratonomaku qe vrapon per te shpure sa me shpejt lajmin e gezuar te fitores,ashtu sic dalin me shpejtesi dhe nga njera pas tjetres nena, motra dhe nusja, po ashtu edhe vargu pa lidheza ecen me ritem te shpejte e te vrullshem.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #49
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Polisidenti

    Polisident vjen nga greqishtja polisyndeton - shume lidheza.

    Eshte figura stilistike qe perfitihet nga perdorimi i shume lidhezave, duke e ngaterruar ecjen e frazas per theksim.

    Shembull :

    Nje foshnje ndane rruges rrinte...
    E njerezit shkonin mizeri...
    E foshnja qante,ulerinte
    E s'i afrohej asnjeri...

    E kish uri e kish ftohte
    E,ku ta dish se cfare kerkonte
    S'dilte askush ta mbante ngrohte,
    Nga thonjte e vdekjes ta shpetonte.

    Papritur turmes mespermes
    Dikush i ra e prane iu qas
    E mori foshnjen me kujdes
    E i kendoi ne vesh me gas.

    (Musa Vyshka - Dje)

    Perdorimi i vazhdueshem i lidhezave qe jane nenvizuar perbejne figuren stilistike te polisidentit,sepse perseritja e lidhezave ben q fjalite te marrin nje ecje me te ngadalte. Nepermjet ngadalesimit te ritmit qendrohet per nje kohe me te gjate mbi fjalet, nenvizohen e theksohen me me shume force ato.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #50
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kiazma

    Kiazme vjen nga greqishtja hiazmos - kryqezim.

    Eshte figure stilistike qe krijohet nga permbysja e gjymtyreve,nga vendosja e tyre ne forme te anasjellte, por duke ruajtur rendin sintaksor. Kjo figure eshte nje perftese me shume efekt si loje gjuhesore.

    Shembull :

    Lufta per burrat eshte e burrat per lufte jane.

    (Bilat Xhaferri - Krastakraus)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Dėmtohet Shpella e Lepenicės, Vlorė
    Nga Shpend Bengu nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 21:17
  2. Figurat historike shqiptare dhe feja
    Nga white-knight nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 15:09
  3. Ikona dhe miniatura mesjetare nė Shqipėri
    Nga white-knight nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 08:04
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Figurat historike dhe Besimet fetare
    Nga b_a_t_o nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •