Lekura eshte instrumenti i pare i komunikimit i njeriut, pervec se dhe mjeti me efikas i mbrojtjes.Ajo perfaqeson pjesen e trupit qe komunikon me ambientin rrethues dhe eshte mjeti me i rendesishem per tu mbrojtur ndaj sulmeve te panumerta ndaj njeriut qe vijne nga jashte.
Eshte organi i pare qe formohet dhe me i ndjeshmi .Mjafton te mendosh se siperfaqja e lekures permban nje numer te pafund receptoresh sensoriale qe ndjejne stimujt e te nxehtit, ftohtit, prekjes, dhimbjes.
Dihet se ne ēdo centimeter katrore mban 5000 receptore sensoriale.Numri i fibrave ndjesore qe nisen nga lekura, futen ne palcen kurrizore permes brireve te pasem te palces, eshte me e madhe se gjysem milioni.
Lekura eshte nje mjet komunikimi shume efektiv qe reflekton jo vetem gjendjen tone shendetsore fizike dhe mendore por madje kontribuon qe ta percaktoje kete gjendje. Keqtrajtimi i epidermes provokon vuajtje.Ne ditet e para te jetes se nje femije nuk duhet tia perkedhelni lekuren,ose ta perkedhelni ne menyre te gabuar, kjo gje ndalon zhvillimin e shendetshem fizik dhe sjelljen me pasoja pak a shume te renda qe mbesin dhe ne moshe te rritur.
Mjeksia psikomatike ka deshmuar ndjesite e jashtezakonshme me te cilat lekura ndervepron kundrejt shqetesimeve nervore ne trurin e njeriut. Ajo qe ndodh ne mendje mund te shprehet ne menyra te ndryshme ne lekure: mendime shqetesuese mund te shfaqen permes rrenqethjes. Edhe tkurrja e retines (psoriasi) dhe shume shprehje te tjera te lekures mund te kene origjine psikologjike.
Efekti i eksperiences se te prekurit mbi zhvillimin e sjelljes se njeriut eshte i dukshem.Prekja eshte nje ndjesi e gjithe trupit. Por ndjesia eshte vetem nje aftesi e lokalizuar ne pulpat e gishterinjve,te perceptoje format, eshte pothuajse nje gjuhe e lekures.
Rendesia e nje funksioni ndjesor dhe komunikues te lekures eshte evidencuar edhe nga shume shprehje te gjuhes se perditeshme.
Thuhet se tja hedhesh tjetrit ne menyre te padrejte dhe ta prekesh me menyren e duhur do te thote te hysh ne kontakt me ate. Disa persona duhet te trajtohen me kujdes ,disa kane lekuren e forte, disa kane prekjen e lehte dhe disa mund te preken me kollaj, kjo mund si shume ose pak e ndjeshme. Ka persona qe i kane nervat nen lekure dhe ka te verteta qe mund te preken me dore.
Nje eksperience e ndjere thelle thuhet se eshte prekese dhe disa persona themi se preken shpejt ose se spreken fare.
Marre nga:www.medalb.org
Krijoni Kontakt