Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Sëmundje autoimune që prekin zemrën.

    Ethja rheumatike ndodh pas infeksionit me Streptococcus pyogenes. Supozohet që antritrupat e formuar ndaj proteinës M të S pyogenes reagojnë me antigjenët e indeve njerëzore.

    1. Ethja rheumatike
    Faza akute e ethes reumatike përkon me sulmin autoimun mbi përbërësit e indeve pas infeksionit me Streptococcus pyogenes. Nuk dihet se pse ethja rheumatike i ben vaki vetëm disa njerëzve.

    Faza akute prek trurin, lëkurën, kyçet, dhe zemrën; në tru preken ganglionet bazale, dhe pamja klinike quhet korea e Sydenham-it (Sydenham's chorea), ose vallja e shën Vitit; prekja e lëkurës paraqitet me eritemë marginate (erythema marginatum). Në zemër preken të treja shtresat: endokardi, miokardi, dhe perikardi. Perikardi mund të mbulohet me një shtresë fibrine. Vegjetacione të vogla formohen nga depozitimi i fibrinës mbi valvula, sidomos mbi valvulën mitrale, sidomos në buzën e valvulës. Në fazën akute valvulat nuk paraqesin probleme funksionale, d.m.th., ato vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre pa probleme. Vdekja në fazën akute është e rrallë dhe ndodh kur muskuli i zemrës dëmtohet shumë; në raste të tilla në autopsi do vërehet nekrozë e miofibrileve, me infiltrate limfocitesh dhe makrofagësh (trupat e Aschoff).

    Gjithë këto ndryshime patologjike në miokard shërohen pa pasoja. Në anën tjetër, prekja e valvulave zakonisht ka pasoja afatgjata. Pak nga pak, prekja e valvulave shkakton trashje të tyre, ngjitje të fletëve të valvulave, dhe shkurtim të kordave tendine; si pasojë, valvula e prekur bëhet stenotike, ose inkompetente, ose të dyja; ky proces zgjat zakonisht disa dhjetëra vjet. Më shpesh preket valvula mitrale, pastaj ajo aortike, trikuspidale, dhe pulmonare.

    Valvulat e trashura nga ethja rheumatike përplasen me më shumë forcë; kjo shpie në shkurtim të jetës të qelizave endoteliale; së bashku me shtimin e turbulencës të rrjedhës, kjo shpie në depozitim të fibrinës mbi valvula; kjo predispozon për infeksion bakterial, zakonisht nga streptokokët viridans.

    Tabela - Ethja rheumatike.

    Faza akute
    Ganglionet bazale
    Lëvizje koreiforme.
    Kyçet
    Sinovit fibrinoz akut
    Lëkura
    Erythema marginatum, nodula subkutane
    Zemra
    Endokardit (prekje e valvulave me vegjetacione fibrinoze) Myokardit, ulje e aftësisë tkurrëse, trupat e Aschoff Perikardit (me eksudat fibrinoz)
    Pasojat (ethja rheumatike kronike)
    Valvulat
    Trashje e kuspeve. Trashje e shkurtim i kordave tendine.
    Ngjitje e fletëve (kuspeve) të valvulave. Kalcifikim. Rrezik i shtuar për endokardit bakterial.
    Miokardi
    Funksioni i miokardit rifitohet plotësisht. Disa trupa të Aschoff-it mbeten në miokard.

    Më poshtë do përshkruhet stenoza e valvulës mitrale, si shembull i prekjes të një valvule nga ethja rheumatike.

    Stenoza është ngushtimi i vrimës të valvulës. Stenoza e valvulës mitrale e bën të vështirë kalimin e gjakut nga veshorja e majtë në barkushen e majtë. Veshores i duhet të krijojë presione më të larta për ta pompuar gjakun përtej ngushtimit. Rrjedhimisht, veshorja e majtë pak nga pak zmadhohet dhe pëson hipertrofi. Si pasojë e hipertrofisë, miocitet e veshores të zmadhuar furnizohen me vështirësi me gjak, dhe prandaj bëhen vatra aritmie (fibrilim dhe flutter atrial). Me kalimin e kohës, veshorja e zmadhuar bëhet e paaftë të pompojë gjak -- tejzgjatja e miofibrileve e bën tkurrjen të paefektshme (pasojë e ligjit Frank-Starling); rrjedhimisht, gjaku lëviz ngadalë brenda veshores. Fibrilacioni dhe lëvizja e ngadaltë e gjakut brenda veshores bëhen shkak për formimin e trombeve brenda veshores. Trombet atriale mund të arrijnë në barkushe, në aortë, dhe pastaj mund të shkaktojnë infarkte në tru, veshka, shpretkë, gjymtyrë, zemër, etj.

    Njëkohësisht, rritja e presionit në veshoren e majtë shkakton rritje të presionit në venat pulmonare; kjo sjell rritje të presionit në kapilarët e mushkërisë, dhe edemë në indin lidhor përreth bronkeve (kjo mund të shihet në egzaminimin me rreze X). Edema peribronkiale pakëson epshmërinë e mushkërive, dhe prandaj vështirëson frymëmarrjen. Pra, mushkëria vuan si nga perfuzioni i pakësuar dhe nga ajrosja e pakësuar. Si pasojë, kapilarët pulmonarë ngushtohen (sepse hipoksia i ngushton kapilarët pulmonarë). Kjo shpie në rritje të presionit në arterien pulmonare. Gjithashtu, hipoksia bën që qelizat endoteliale ta humbasin formën e tyre të sheshtë dhe të rrumbullakosen, të marrin formën e sferës. Kjo shkakton daljen e proteinave në indin lidhor peribronkial. Në këtë fazë, sasia e edemës është aq e madhe saqë i sëmuri mund të vdesë "i mbytyr" nga eksudati. Me kalimin e kohës, eksudati proteinik riorganizohet dhe pak nga pak e ngurtëson mushkërinë. Kjo ndodh sepse eksudatet proteinike në mushkëri nxitin aktivitetin e proteazave (sistemi koagulues, sistemi i komplementit, etj.); kjo shkakton inflamacion të paktë, por që me kalimin e kohës e ngurtëson mushkërinë; në ngurtësimin e mushkërisë ndikon edhe hipertrofia e medias të arterieve pulmonare, që vjen si pasojë e hipertensionit kronik pulmonar; nga ana tjetër, dalja e eritrociteve në intersticiumin e mushkërisë dhe gëlltitja e tyre nga makrofagët u jep mushkërive ngjyrën e ndryshkut (induratio bruna = ngurtësimi bojë kafe).

    Rritja e presionit në arteriet pulmonare shpie në mbingarkesë të anës të djathtë të zemrës; ventrikuli i djathtë i mbingarkuar pëson hipertrofi, muri i tij trashet, dhe përkohësisht arrin ta pompojë gjakun në presione më të larta; me përparimin e sëmundjes, ventrikuli i djathtë zmadhohet akoma më shumë dhe bëhet i paaftë të pompojë. (Shkaku numër një i pamjaftueshmërisë të anës të djathtë të zemrës është pamjaftueshmëria e anës të majtë.) Kjo shpie në rritje të presionit në veshore dhe në venën cava.

    Rritja e presionit në venën kava të poshtme shoqërohet me vështirësim të qarkullimit të gjakut (kongjestion) në mëlçi. Nga kjo dëmtohen më shumë hepatocitet që gjenden përreth kanaleve qendrore (në qendër të gjashtëkëndëshit), të cilat vrasin veten (pësojnë apoptozë); hepatocitet që janë afër triadave portale e durojnë pak më mirë kongjestionin. Hepatocitet që ndodhen në pjesën e mesme (midis triadave dhe kanalit qendror) pësojnë steatozë (grumbullojnë lipide të cilat ngecin brenda qelizës). Pamja që merr mëlçia si pasojë e kongjestionit kronik është karakteristike: në të shihen zona të kuqe (grumbullim gjaku) dhe zona të verdha (steatozë); në anglisht kjo pamje njihet si 'nutmeg liver'.

    Rritja e presionit në venën kava të poshtme shoqërohet gjithashtu me vështirësim të qarkullimit të gjakut në gjymtyrët e poshtme; kongjestioni shkakton edemë të këmbëve dhe shton vështirëson shërimin e plagëve në këmbë.

    Si përfundim, stenoza mitrale shkakton ndryshime në zemër, mushkëri, mëlçi, dhe në periferi. Edhe në rast riparimi të stenozës mitrale me operacion, i sëmuri prapë nuk do ndjehet mirë sepse i ka mushkëritë të shkatërruara nga fibroza. Operacioni për riparimin e stenozës mitrale duhet bërë hreët në mënyrë që të shmanget dëmtimi i mushkërive.

    Tabela 6. Pasojat e stenozës mitrale.

    Valvula
    Rrjedhje turbulente, që shkakton... dëmtim të endotelit, që nxit... depozitim të fibrinës, që e trash akoma më shumë fletën e valvulës, dhe që... predispozon për endokardit infektiv
    Ventrikuli i majtë
    Stenoza mitrale pakëson sasinë e gjakut që arrin në të
    Atriumi i majtë
    Zgjerim dhe hipertrofi e atriumit Fibrilim atrial Trombozë, si pasojë e ngadalësimit të rrjedhës dhe e fibrilimit
    Mushkëritë
    Kongjestion i venave dhe i kapilarëve pulmonarë që shkakton pakësim të epshmërisë, që shkakton vështirësim të frymëmarrjes Edemë, fillimisht edemë peribronkiale, dhe pastaj edemë alveolare; eksudat proteinik; ngurtësim i mushkërive (induratio bruna) Hipoksi, që shkakton tkurrje (ngushtim) të kapilarëve pulmonarë; kjo shpie në... rritje të presionit pulmonar, dhe sklerozë të arterieve pulmonare
    Ana e djathtë e zemrës
    Hipertrofi e ventrikulit të djathtë Pamjaftueshmëri e ventrikulit të djathtë Kongjestion sistemik
    Mëlçia
    Vdekje e hepatociteve pericentrale, steatozë ('nutmeg liver')
    Periferi
    Shenja të mosfurnizimit me gjak Edemë e këmbëve



    2. Inflamacioni pas infarktit dhe sindroma post-kardiotomike.
    12 orë pas infarktit, neutrofilët fillojnë të infiltrojnë fibrat e dëmtuara; kjo është veçanti e zemrës - nekroza ischemike tjetërkund nuk shoqërohet me infiltrate neutrofilësh. Prania e neutrofileve të shumta mund ta shtojë dëmtimin e zemrës, dhe mund edhe të shkaktojë shpim (perforim). Pas infarkteve ose pas operacioneve në zemër, në gjak vërehen antitrupa kundër indit të zemrës. Disa pacientë qëllon që prodhojnë antitrupa të tillë për disa javë rresht; zemra e tyre infiltrohet me limfocite, dhe nganjëherë është i nevojshëm trajtimi me barna imunosupresive.

    3. Miokarditi eozinofilik.
    Eozinofilia, pavarësisht nga shkaku, mund të shoqërohet me inflamacion të miokardit. Kjo bën vaki gjatë në pacientët me infeksione parazitare, ose me leukemi. Një sëmundje e afërt është fibroza endomiokardiale (sëmundja e Davies), mekanizmi i të cilës nuk dihet. Pamja e fibrozës endomiokardiale është specifike, me fibrozë të apeksit të ventrikulit të djathtë dhe të murit të pasëm të ventrikulit të majtë që arrin deri në miokard.

    4. Miokarditi me qeliza gjigante.
    Kjo është sëmundje me zanafillë të panjohur; prekja e miokarditit nga sarkoidoza ngjan ca me këtë sëmundje histologjikisht.

    "Spekter"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Krijohet zemër bio – artificiale

    Studiuesit e Universitetit të Minesotës që po përpiqen të gjejnë kurime të reja për sëmundjet e zemrës kanë rritur një zemër miu në laborator duke përdorur qeliza embrionale.Përfundimet e studimit botuar në revistën “Nature Medicine” vendosin bazat për transplantimin e atyre që shkencëtarët i quajnë organe bio-artificiale tek njerëzit.

    Ekspertët thonë se në gjithë botën llogaritet të jenë rreth 100 milionë njerëz zemrat e të cilëve nuk arrijnë të ushqejnë me gjak trupin e tyre. Shumë pacientë me sëmundje zemre që kanë nevojë për një transplant do të vdesin në pritje të një organi që do t’i shpëtonte jetën. Por studiuesit thonë se nëse zemra e njeriut mund të krijohet nga organe kafshësh, ata mund të shpëtojnë jetë njerëzish.

    Në eksperimentet e tyre, studiuesit hoqën zemrat e minjve të sapolindur të laboratorit dhe ia hoqën qelizat.

    Studiuesja kryesore Doris Taylor, që drejton Qendrën e Universitetit të Minesotës për Riparimin Kardiovaskular, thotë se shkencëtarëve u mbeti në dorë një masë e bardhë proteinash në formë zemre që përmbante tuba aty ku kishte pasur enë gjaku.
    Dr. Taylor thotë se këto skelete zemrash, u mbushën përmes injektimit të disa qelizave që kanë aftësinë e ripërtëritjes dhe transformim, pak a shumë si qelizat embrionale.

    Brenda pak ditësh, thotë Doktoresha Taylor, zemrat e minjve filluan të krijojnë qeliza nga jashtë.

    "Është shumë interesante që me kalimin e kohës zemra i zë vendin lëndës fillestare dhe në thelb është sikur qelizat thonë që kanë veëm nevojë për diçka ku të kapen e pastaj vazhdojnë të shtohen. Kështu me kalimin e kohës, qelizat njerëzore zëvendësojnë atë masë dhe krijohet një ekuivalent i zemrës së njeriut".

    Qelizat e reja iu injektuan lëndë ushqyese dhe ndaj tyre u përdor një stimulues kardiak. Pas katër ditësh, studiuesit vunë re disa tkurrje në zemrat e minjve.

    Doktoresha Taylor thotë se pas tetë ditësh, organet eksperimentale filluan të qarkullonin lëng lehtë.

    "Ne ishim në gjendje të demonstronim se nga një zemër e vdekur së cilës ia hoqëm të gjitha qelizat dhe i dhamë jetë të re me qeliza të reja. Kështu për herë të parë kemi diçka të ngjashme me zemrën që ka anatominë e një zemre dhe mund të fillojmë të rindërtojmë inde të tëra në vend të një cope indi në një enë laboratorike".

    Nëse kjo metodë perfeksionohet në zemra më të mëdha do të mund të përftoheshin rezerva të pakufizuara organesh të nevojshme dhe studiuesit thonë se përdorimi i qelizave bazë të vetë pacientit do të sillte si rezultat që një zemër bio-artificiale t’i përshtatej sistemit imunitar të tij.

    Hapi i ardhshëm ishte përdorimi i kësaj procedure në një zemër derri për të parë nëse do të funksionojë në një zemër më të madhe.
    Doktoreshë Taylor thotë se zemrat bio-artificiale për njerëzit mund të përftohen nga organet e derrit sepse kanë pothuajse të njëjtën masë. Valvulat e derrave përdoren për zëvendësimin e valvulave të dala jashtë përdorimit tek njerëzit.

    "Ne shpresojmë që të kemi krijuar një instrumentn që do të ndryshojë mënyrën e të menduarit të njerëzve dhe do të krijojë një shans për alternativa të reja për përpunimin e indeve dhe për pacientët që kanë nevojë për organe".

    Studiuesit në Minesota po punojnë me shkencëtarët në vende të tjera në përpjekje për të krijuar organe të tjera bio-artificiale, përfshirë mushkëri, mëlçi, pankreasin dhe veshkat.

    "Spekter"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    5 keshilla per zemer te shendetshme

    Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë riskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjitmonë në dorë të jetoni me stil.

    Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja 5 strategjitë nga mund të marrësh startin:

    1. Mos pini duhan!

    Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet.

    Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj riskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët.

    Femrat që pijnë duhan janë shumë herë më të riskuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç.

    Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.

    2. Ushtrime, ushtrime, ushtrime

    Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinura me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër.

    Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit.

    Kardiologët rekamondojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë.

    Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës.

    3. Ushqime të shëndetshmë për zemrën

    Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrnave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht.

    Përdorni groshët dhe thjerëzat në vend të mishit.

    Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardoilogët.


    4. Ruani peshën normale

    Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme.

    25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk.

    Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër.

    Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.

    5. Bëni rregullisht ekzaminime

    Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën.

    Ekzaminiminet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni:

    Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80.

    Niveli i kolesterolit në gjak . Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve

    Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen.

    Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.

    "Spekter"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vaji i ullirit përmirëson sëmundjet e zemrës

    Shkencëtarët spanjollë pohojnë se vaji i papërpunuar i ullirit shërben si mjekim shtesë për sëmundjet të zemrës.

    Gjatë një studimi, pacientëve me sëmundje të qëndrueshme të zemrës iu kanë dhënë nga 0.5 dl vaj ulliri për dy ditë.

    Njëri grup i pacientëve kanë marrë vaj ulliri natyral, ndërsa tjetri vaj të rafineruar, duke pasur parasysh se vaji i papërpunuar ka më shumë fenole, të cilët janë antioksidantë të fuqishëm.

    Rezultatet kanë treguar se vaji natyral i ullirit ka vepruar si anti-inflamator, dhe për pasojë, nivelet e IL-6 dhe proteinës C reaktive kanë qenë të ulëta.

    Kjo ka qenë arsyeja që autorët e këtij studimi e rekomandojnë vajin e papërpunuar të ullirit për sëmundjet inflamatore dhe autoimune të zemrës.


    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Stres në punë? Kujdes zemrën

    Sipas punimit të realizuar nga shkencëtarët e "University College of London", stresi i akumuluar gjatë punës, "minon" shëndetin e zemrës, duke vepruar në disa fronte, mbi stilin e jetës jo të përshtatshme, favorizon sindromën metabolike, ndikon në sekretimin hormonal të sistemit nervor autonom.

    Një punim ky, që është analizuar pas përpunimit të pyetësorëve, vizitave dhe ekzaminimeve klinike të një kampioni prej 10.000 punonjësish publikë anglezë. Studimi ka zgjatur gati 12 vjet. Shfaqja e sëmundjeve kardiovaskulare është vlerësuar, duke marrë në konsideratë verifikimin gjatë periudhës së studimit të infarkteve (fatale apo dhe jo fatale), me dhe pa praninë e anginës. Përveç kësaj, është vlerësuar dhe shfaqja e faktorëve të riskut si, sindroma metabolike, mbipesha, rritja e nivelit të kortisolit në mëngjes dhe përbërësve të dëmshëm, konsumimi i alkoolit, duhanit, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e keqe. Rezultatet e studimit kanë treguar se, një punë stresante është e lidhur drejtpërdrejtë me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, mbi të gjitha mes punonjësve nën moshën 50 vjeç. Veprimi i kryer favorizon shfaqjen e sjelljeve "të këqija", ushqyerje e karakterizuar nga një konsum i pakët frutash dhe perimesh dhe aktivitet i pakët fizik. Studiuesit kanë konfirmuar dhe veprimin direkt të stresit mbi sistemin nervor autonom, që rregullon funksionet e muskulit kardiak. Lajmi jo i mirë është fakti se, dhe personat nën 50 vjeç, pavarësisht se kanë rezistencë fizike, përfaqësojnë një grupmoshë në rrezik. Sipas autorëve të studimit, rezultatet duhet të shërbejnë si "sinjal alarmi", në mënyrë që të gjendet shpejt një mënyrë e përshtatshme për të shkarkuar stresin që akumulohet gjatë punës së përditshme.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  6. #6
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Tumoret e zemrës

    Katër janë tumoret primare të zemrës për të përmenden: Miksoma e atriumit të majtë, Mesothelioma Rhabdomyoma bën vaki në sindromën de Bourneville, e njohur ndryshe edhe si skleroza tuberoze dhe Fibrosarkoma e zemrës

    A. Miksoma e atriumit të majtë është tumori më i shpeshtë. Miksoma atriale ka formën e një sfere e cila varet nga një bisht; bishti është i ngulitur në atriumin e majtë. Ky lloj tumori mund të shkaktojë bllokim të valvulës mitrale; gjithashtu nga tumori mund të shkëputen embole që përfundojnë në qarkullimin sistemik. Miksoma atriale mund të mos jetë tumor i vërtetë; disa autoritete besojnë se miksoma atriale s'është gjë tjetër veçse një tromb i riorganizuar.

    B. Mesothelioma është dy llojesh. Mezotelioma malinje e perikardit është e rrallë dhe ngjan shumë me mezoteliomën pleurale, si për nga paraqitja, ashtu edhe nga përparimi. Mezotelioma rritet rreth e rrotull zemrës dhe vdekja shkaktohet nga shtypja e zemrës. Ndryshe nga mezotelioma pleurale, mezotelioma e perikardit nuk është e lidhur me ekspozimin ndaj asbestit. Mezotelioma e tufës të His-it është një tumor jo më i madh sesa 3 mm; ka shumë mundësi që të jetë tumor i lindur; mund të shkaktojë vdekje të papritur në të rinjtë për shkak të aritmisë.

    C. Rhabdomyoma bën vaki në sindromën de Bourneville, e njohur ndryshe edhe si skleroza tuberoze. Fëmijët me sklerozën tuberoze kanë prapambetje mendore, epilepsi, zona të papigmentuara në lëkurë, dhe angiomyolipoma në veshka, angiofibroma në lëkurë, fibroma periunguale, etj.

    D. Fibrosarkoma e zemrës është e rrallë; fibrosarkoma e zemrës është invazive dhe jep metastaza ashtu si fibrosarkomat e tjera.


    "Spekter"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lidhjet mes depresionit dhe sëmundjeve të zemrës

    Që prej disa kohësh, shkencëtarët mendojnë se ka një lidhje të rëndësishme mes depresionit dhe sëmundjes së zemrës. Trajtimi standart për depresionin ka përfshirë shpesh antidepresantë dhe psikoterapi. Por një studim i kohëve të fundit në Kanada, i publikuar në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, tregon se për disa pacientë të sëmurë me zemër, ilaçet mund të jenë më të efektshme se sa seancat këshilluese me psikologun ose psikiatrin.

    Thuhet shpesh se, ajo që ndodh në tru, shpesh herë ndikon edhe në zemër. Një zbulim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i një dekade më parë, është edhe sot i vërtetë: njerëzit me depresion kanë më tepër prirjen të sëmuren. Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se numri i vdekjeve të pacintëve të moshuar që vuajnë nga Depresioni, është 4 herë më i madh se i atyre që nuk janë me depresion, dhe shumica e tyre vdesin nga sëmundje të zemrës, ose nga hemorragjia cerebrale.

    65-vjeçari Edward Pietrantonio ishte me depresion kur pësoi infarkt në zemër, 15 vjet më parë: “Përjetova vdekjen e një njeriu shumë të afërt me mua, pastaj patëm probleme familjare; gjithshka ndodhi përnjherësh dhe pastaj pësova goditje në zemër”. Sëmundjet e tij fizike dhe psiqike ishin tipike për rreth 300 pacientë, të cilët u përfshinë në studimin kanadez.

    Njërit prej grupeve ju dhanë antidepresantë dhe të tjerët morën pjesë në sesione të përjavshme tek psikiatri. “Dihet prej shumë vitesh se depresioni është shumë i përhapur tek pacientët me sëmundje të zemrës, kështuqë ne donim t’i bënim një vlerësim të dy trajtimeve për depresionin”. Doktor Francois Lesperance i Universitetit të Montrealit thotë se rezultatet ishin të habitshme: “Është sikurse të përpiqesh të trajtosh dy çështje në të njëjtën kohë. Vështirësia për t’u përballur me probleme shoqërore dhe strese dhe në të njëjtën kohë të vuash nga një sëmundje fizike, kjo ishte një sfidë e madhe për pacientët me sëmundje zemre", - thotë mjeku.

    Një grup pacientësh morën antidepresantin citalopram, që njihet ndryshe si Celexa dhe Laxapro. Dr. Lesperance thotë se ky ilac u zgjodh, ngaqë ka rrezikshmëri të ulët për të bërë reaksion me ilace të tjera. Ky është një faktor i rëndësishëm për pacientët që vuajnë nga zemra dhe që mjekohen edhe me ilaçe të tjera. Antidepresanti ndihmon në lehtësimin e depresionit, duke shtuar nivelin e substancës serotoninë në tru. “Antidepresantët, që kanë efekt tek sistemi i serotoninës në tru, i ndihmojnë pacientët me depresion, duke përmirësuar simptomat e sëmundjes”, thotë zonja Lesperanze.

    Studjuesit vunë re se kur rritej niveli i serontoninës në tru, gjendja psiqike e pacientit përmirësohej. Studimi kanadez, po ashtu arriti në përfundimin se pacientët, të cilët shkonin rregullisht në sesionet e përjavshme me mjekun psikiatër, treguan jo më tepër përmirësim se sa një vizitë e shkurtër tek mjeku, për një kontroll minimal.

    Doktor Lesperance thotë se studjuesit, megjithatë nuk ishin të sigurtë përse përmirësimi nuk ishte i ndjeshëm: “Biseda për këto çështje duket se ka qenë dicka e vështirë për pacientët e sëmurë me zemër”. Dr. Lesperance ende beson se sesionet e terapisë tek psikiatri janë të vlefshme për shumë njerëz dhe se krahasimi i mëtjeshëm i efektit që kanë tek të sëmurët antidepresantët dhe format të tjera të terapisë psiqike, është i nevojshëm.


    "Shendeti"
    "Carpe Diem"

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vetmia, e rrezikshme për zemrën e burrave

    Një studim i “Harvard School of Public Health” ka nxjerrë në dritë se personat që kanë pak miq, bëjnë pak jetë sociale, s’kanë marrëdhënie të mira me familjarët, kanë në gjak një molekulë që rrit rreziqet kardiake.

    Studimi ka përfshirë 3 267 burra dhe gra mbi 60 vjeç, të cilët i janë nënshtruar një kontrolli, ku është matur përqendrimin në gjak i katër matësve të inflamacionit, përfshi këtu dhe “inteleuchina 6”. Gjatë studimit vullnetarët treguan për jetën private, numrin e miqve dhe të të afërmve me të cilët flisnin për gjithçka. Jetës së tyre private i është dhënë një votë, që ekuinvaletohej me nevojën e tyre për të qenë të izoluar. Nga vëzhgimet doli se te meshkujt që ishin të mbyllur në vetvete, “interleuchina 6” gjendej në nivele të larta në gjak, që mund të favorizonte në shfaqjen e pllakëzave arterosklerotike. Ndërsa te gratë situata ishte krejt ndryshe, pasi edhe pse ato preferonin të qëndronin vetëm, nuk rrezikonin shëndetin e tyre.

    "Jeta"
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Stresi, rrit me 15 për qind rrezikun ndaj infarktit

    Shkenctarët kanadezë kanë vërtetuar se 20 përqind e probleme të zemrës, shkaktohen nga ndikimi negativ i stresit.

    Image Është vërtetuar se personat me stres në shtëpi ose në vendin e punës rrezikohen 2.7 herë më shumë nga infarktet. Në këtë studim morrën pjesë 15.000 persona nga 52 shtete. Edhe pse më herët është vërtetuar se ndikimi i stresit në sëmundjet e zemrës, kësaj here shkenctarët kanë gjetur dëshmi të reja që e vërtetojnër këtë gjë. Pas stresit, një tjetër shqetësim për kardiakët mbetet niveli i kolesterolit në gjak, i cili rritet 3.25 herë më shumë, krahasuar me rastet normale, ndërkohë pirja e duhanit rrit rrezikshmërinë ndaj infakteve me 2.9 përqind. Faktorë të tjerë me rrezik për infarkt janë diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut.


    marrë nga shekulli online
    "Carpe Diem"

Tema të Ngjashme

  1. Kanceri i gjirit, pse shkaktohet
    Nga s0ni në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 20-03-2010, 11:29
  2. Sëmundjet që prekin sistemin tretës
    Nga DI_ANA në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 00:42
  3. Disa sëmundje dhe ilaçi për to
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 13:09
  4. Kur dashuria bëhet sëmundje ?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 16:42
  5. Sëmundjet me vdekjeprurese ne bote...
    Nga Fiori në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-11-2004, 17:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •