Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Vetvlerėsimi.

    Koncepti per veten perfshin pergjithesime per cilesite apo tiparet tona dhe vleresime per to. Ju nuk keni thjesht njė pamje, por njė pamje terheqese ose aspak terheqese, ju nuk keni thjesht nje vete, por nje vete pozitive ose negative.

    Ky komponent vleresues i konceptit te vetes, njihet si vetvleresim. Ai lidhet me pranimin e pergjithshem te vetes, me shkallen me te cilen ju ndjeni se jeni njeri me vlere. Ne qofte se keni vetvleresim te larte, atehere ju respektoni, pranoni dhe vleresoni pozitivisht veten tuaj.

    Shumica e njerezve kalon periudha vleresimi te ulet, kur ndjehet inferior, i shkurajuar madje edhe i pa vlere. Kur keto ndjenja zgjasin mund te kete pasoja serioze si ankth, depresion, perdorim i drogave apo i alkoolit te tepruar, ulcera, pagjumesia etj.

    Mund te kete gjithashtu rezultate te uleta ne pune dhe ne shkolle. Kjo kthehet ne nje lloj rethi vicioz. Keshtu psh nje student e fillon ciklin me nje sens te ulet vetvleresimi, qe e ben ate te besoj se do te rrezohet ne provime. Kjo pritshmeri e shtyn te uli perpjekjet dhe nderkohe rritet dhe ankthi i tij. Kombinimi i perpjekjes se ulet dhe ankthit te larte shpie nė deshtim, per te cilen studenti me vetvleresim ul apo fajeson mungesėn e aftesise.

    Nese i veme njerezit me vetvleresim te ulet ne gjendje te keqe shpirterore, do te veme re se, ata do te sjellin ndermend te gjitha kujtimet e hidhura te se kaluares, nderkohe qe njerezit me vetvleresim te larte do ta rregullojne gjendjen e keqe shpirterore duke rikujtuar aspekte pozitive te se kaluares. Nje nga trajtimet me shpresedhenese eshte ai i Banduras, i teorise se "vetėefikasitetit".

    Sipas tij, vetėefikasiteti eshte besim qe ju personalisht mund te krijoni dhe te rregulloni rezultatet tuaja. Ne vend qe te perforcojmė ndjenjen e pėrgjithshme te vetvleresimit, bandura fokusohet ne ndjenjen e vetėefikasitetit lidhur me detyra specifike.

    Fakti qe ne vleresojme veten, perfshin egzistencen e nje komponenti te dyte te vetes, qe rregjistron gjithe informacionin e duhur per vleresimin e shanseve pėr sukses ne nje situate te dhene. Ky eshte komponenti i njohjes.

    Sa shpesh ndjeheni inferior ndaj shumices se njerezve qe njihni?
    A keni menduar ndonjehere se jeni njeri pa vlere?
    Sa shpesh nuk e pelqeni veten?
    Sa besim keni ne pergjithesi ne aftesite tuaja?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 12-06-2008 mė 18:40
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    I kam provuar te dy shkallet,superioren dhe inferioren. Ne te dyja rastet jame ndjere shume keq. Tek superiore te duket vetja sikur monologon-vepron me vehten dhe kunder saj sepse masa nuk arrin te me kuptoj e jo te me konkuroj.(por pak here ka ndodhur kjo)
    Ndersa ndjenjen e inferioritetit e kam perjetuar akoma me keq,kur te gjitha cilesit negative ja hedh vetes,e padobishme per shoqerin,profesionin etj. Por ka kohe qe keto dy "cilesi" nuk me perkasin. Ndoshta jam kam gjetur barazine ne gjithcka. Jam tip jo shume vullnetar dhe intensiv e kjo shpesh here me ka bere qe shume pasione dhe deshira qe kan pasur mundesi realizimi ti le ne hije sepse dyshoja ne aftesit e mia. por ato pak hapa qe kam hedhur jam gjendur e afte dhe e gatshme per tu bere dikush(mos harrojme qe disa gjera duan dhe moshen e tyre per tu synuar e arritur)

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Njerezit mund te vetevleresojne veten kur synimet e tyre jane te qarta, ku perpjekjet e te cileve nuk kufizohen per te ofruar nje pershkrim njerezor te botes, por nisen si gjurmues mbi udhen e humanizimit dhe punojne per transformime te mundshme.....
    Nje interpretim i botes pa deshire, ndryshimi mbetet i kote : njė ndryshim pa interpretim paraprak eshte nje ndermarrje e verber..

    Vetevleresojme veten tek realizimi i njė bote ku njeriu eshte me shume, ndonese duke patur pak, ku ekzistenca e tij nuk eshte e sunduar nga deshira per te konsumuar, ku " njeriu " eshte qellimi i pare dhe i fundit.... ku njeriu gjen mjetin per t’i dhene nje qellim jetes se tij dhe forcen per te jetuar i lire dhe pa iluzione.
    "Carpe Diem"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Vetvlerėsimi.

    5 truke psikologjike qė do t’ju bėjnė tė keni mė shumė vetėbesim

    Besimi nuk ėshtė njė tipar me tė cilin keni lindur. Ashtu si muskujt nė trupin tuaj, ėshtė diēka qė ne ndėrtojmė dhe pėrmirėsohemi ēdo ditė me praktikė tė vazhdueshme.

    Ka disa mėnyra pėr tė punuar nė ndėrtimin e besimit nė afat tė gjatė, tė tilla si njohja e vlerave tuaja dhe praktikimi i tė menduarit pozitiv, sipas psikoterapistes Tess Brigham.

    1. Sfidoni mendimet negative

    Pa e kuptuar, ne shpesh bėjmė supozime pėr aftėsitė qė na mungojnė.

    Le tė themi se jeni ndjerė gjithmonė tė turpshėm duke u rritur, kėshtu qė tė flasėsh pėrpara tė tjerėve ju duket diēka e tmerrshme. Fatkeqėsisht, shefi juaj ju ka kėrkuar tė bėni njė prezantim tė ekipit.

    Sfidoni besimet negative qė keni pėr veten tuaj. Kjo mund tė jetė aq e lehtė sa t’i thuash vetes ēdo ditė: “Unė jam njė folės i shkėlqyer publik dhe njerėzit duan tė dėgjojnė idetė e mia.”

    Vazhdoni ta pėrsėrisni atė nė kokėn tuaj ose ta thoni me zė tė lartė. Do ta gjeni veten mė pak tė shqetėsuar dhe mė tė pėrgatitur.

    2. Mos thuaj ‘mendoj’ ose ‘nuk jam i sigurt’

    Ndryshoni fjalėt dhe frazat e dobėta me ato qė do t’ju bėjnė tė dukeni si mė profesionistė dhe tė aftė.

    Kur flisni me tė tjerėt, shmangni fillimin ose pėrfundimin e fjalive me “Unė mendoj” ose “Nuk jam i sigurt”. Nė vend tė kėsaj, pėrdorni “Unė besoj”, e cila ju vė nė krye tė mendimit dhe jep siguri.

    3. Kujtoni njė moment kur jeni ndjerė tė sigurt

    Pikėrisht pėrpara se tė bėni diēka pėr tė cilėn ndiheni nervoz, provoni njė ushtrim vizualizimi nė tė cilin pėrsėritni njė pėrvojė tė mėparshme ku keni pasur njė nivel optimal energjie, fokusi dhe arritjesh.

    Rishikoni ngjarjen nė mendjen tuaj. Ēfare po bėje? Kush ishte aty? Cili ishte reagimi qė morėt nga tė tjerėt? Si u ndjetė kur mbaroi?

    Merrni atė energji pozitive dhe besim me vete nė tė tashmen.

    4. Hiqni dorė nga rrjetet sociale

    Ėshtė kaq e lehtė tė humbėsh kohė nė mediat sociale dhe tė krahasosh veten me tė tjerėt. Por mbani mend, ato postime ose video qė shihni nuk pasqyrojnė gjithmonė realitetin. Jeta e askujt nuk ėshtė perfekte.

    Siguria vjen nga besimi nė vete dhe aftėsitė tuaja. Krahasimi i vetes me njerėzit qė ndajnė vetėm gjėrat “magjepsėse”, e bėn tė pamundur tė shohėsh qartė arritjet e tua.

    5. Vishni diēka qė ju bėn tė ndiheni tė fuqishėm

    Studimet kanė treguar se rrobat qė veshim mund tė ndikojnė nė proceset tona njohėse. Ato mund tė rrisin performancėn tuaj dhe tė rrisin pėrshtypjet e njerėzve tė tjerė pėr ju.

    *Tess Brigham ėshtė njė psikoterapiste me bazė nė San Francisko dhe trajnere e certifikuar e jetės.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/03/5-truke-ps...ume-vetebesim/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-03-2022 mė 09:15

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Vetvlerėsimi.

    Ja disa mėnyra praktike pėr tė rritur vetėvlerėsimin

    Shpesh, nė varėsi tė situatave qė na ndodhin gjatė ditės ose edhe pa arsye, mund tė ndihemi keq moralisht, gjė qė ndikon nė energjinė e brendshme dhe dashurinė pėr veten. Sado e habitshme tė duket kjo gjė, mėnyra se si ne mendojmė pėr veten tonė ėshtė mėnyra se si na shohin edhe tė tjerėt (kėtu nuk po flasim vetėm pėr pamjen e jashtme).Por ēfarė mund tė bėjmė nė ato momentet kur nuk ndihemi aq mirė me veten?

    – Tregohu i kujdesshėm dhe i dashur me veten ashtu siē do tregoheshe pėr dikė qė mund tė tė kėrkonte ndihmė pėr tė kapėrcyer tė njėjtėn situatė.

    – Jepi pak kohė kėsaj ndjesie, ndonjėherė gjėja mė e mirė qė mund tė bėjmė ėshtė thjesht tė lejojmė pėr pak kohė pėrjetimin e ēdo emocioni.

    – Fillo mendo pėr tė gjitha gjėrat qė tė pėlqejnė mė shumė te vetja dhe shkruaji ne letėr.

    – Mos krahaso veten, arritjet e tua me tė tė tjerėve.

    – Bėj mjaftueshėm orė gjumi, ushqehu shėndetshėm, bėj pak aktivitet fizik, shpenzo kohė jashtė nė natyrė, mundohu tė zvogėlos pėrdorimin e cigares dhe alkoolit, sidomos kėtė periudhė.

    – Pėrqendrohu te ēdo gjė e mirė qė tė ka ndodhur deri mė sot, ēdo arritje, ēdo sukses dhe ndihu mirėnjohės ndėrkohė qė e pėrdor kėtė periudhė pėr t’u motivuar edhe mė tepėr.

    – Pyet njerėzit pranė teje se ēfarė pėlqejnė mė tepėr te ti – mund tė zbulosh gjėra qė ndoshta nuk i kishe vėnė re mė pėrpara.

    – Mundohu t’i largosh mendimet negative, pas pak ditėsh do e kuptosh qė je shqetėsuar pa arsye.

    – Aktivizohu nė aktivitete sociale nėse ke dėshirė dhe kohė tė lirė.

    – Gjej mundėsinė tė bėsh ēdo ditė diēka qė tė bėn tė ndihesh mirė ose tė realizosh qėllime tė vogla qė mund t’i vendosėsh vetes.

    – Shijo ēdo moment sado tė vogėl, vetėm ose nė shoqėri (gjithmonė me njerėz pozitivė).


    Gazeta Blic

    https://gazetablic.com/ja-disa-menyr...etevleresimin/

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Vetvlerėsimi.

    PĖRGJIGJEN PSIKOLOGĖT

    Sa i rėndėsishėm ėshtė vetvlerėsimi?


    Vetėvlerėsimi ėshtė komponent vlerėsues i konceptit pėr veten. Ai pėrfshin njė vlerėsim subjektiv emocional qė secili prej nesh i bėn vetes sė tij. Nėse keni vetėvlerėsim tė lartė, atėherė ju pranoni, respektoni dhe vlerėsoni pozitivisht veten tuaj. Nėse vetėvlerėsimi juaj ėshtė i ulėt atėherė ju prireni tė hidhni poshtė, poshtėroni, ulni dhe vlerėsoni negativisht veten.

    Turpi mund tė jetė njė kontribues i vetėvlerėsimit tė ulėt. Nėse njė njėri ėshtė i turpshėm probabiliteti qė ai tė ketė njė performancė tė dobėt ėshtė mė i madh. Si rrjedhojė edhe vlerėsimi qė ai do te ketė pėr veten e tij do tė jetė me nota mė negative.

    Ndodh qė njė person mund tė kalojė nė vetėvlerėsim tė tepruar. Nė kėtė rast kemi tė bejmė me njė njeri me tipare narciziste, qė do tė thotė janė njerėz vanitozė dhe egocentrikė. Nėse keto karakteristika bėhen pengesė pėr funksionimin e tyre tė pėrditshėm atėherė ėshtė e nevojshme qė ata tė marrin ndihmė tė specializuar.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/03/sa-i-rende...-vetvleresimi/

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Vetvlerėsimi.

    10 mėnyra pėr tė rritur vetėvlerėsimin

    Pothuajse gjithkujt prej nesh mund t’i kėtė ndodhur nė periudha tė caktuara tė jetės tė mos ketė pasur besim nė vetvete dhe pėr pasojė vetėvlerėsimi do tė ketė shkuar pranė niveleve mė tė ulėta.

    Shkaqet qė ēojnė nė mungesė vetėvlerėsimi janė tė shumta, mund tė jetė humbja e punės, apo mbingarkesa nė punė dhe pamundėsia pėr t’i pėrfunduar gjėrat nė kohėn e duhur, etj.

    Mė poshtė, do tė lexoni disa kėshilla, tė cilat do t’ju ndihmojnė pėr tė rritur vetėvlerėsimin:

    1.Dilni jashtė. Mund tė bėni njė xhiro me biēikletė apo thjesht tė shėtisni nė ajėr tė pastėr. Natyra ėshtė njė burim i pasur me energji pozitive sidomos pėr personat tė cilėt kanė njė vetėvlerėsim tė ulėt. Kur bėheni njėsh me natyrėn, kuptoni se universi nuk ėshtė kundėr jush dhe se jeta ėshtė e ndarė nė faza ku secila ka ndryshimet e saj.

    2.Ushtrime fizike. Mund tė filloni qė nė kėtė moment, dilni nga zyra dhe ecni, qoftė edhe pėr fare pak metra. Do ta shikoni qė kur tė ktheheni do tė jeni mė tė ēlodhur. Njė metodė mjaft e mirė ėshtė edhe kėrcimi dhe do ta shikoni qė pasi tė mbaroni sė kėrcyeri do tė ndiheni mė tė lumtur. Ajo ēka ka rėndėsi ėshtė qė ju gjithmonė tė merreni me aktivitete fizike, element shumė i rėndėsishėm nė rritjen e vetėvlerėsimit tuaj.

    3.Bėhuni krijues. Motivojeni veten pėr tė bėrė gjėra sa mė kreative sepse ky ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm nėse doni t’ia nisni nga fillimi dhe mbi tė gjitha duke u bazuar nė ata faktorė qė ju bėjnė tė ndiheni mė mirė.

    4.Mbani pranė vetes njerėz sa mė pozitivė. Ju e dini se cilėt janė ata miq, kolegė apo tė afėrm qė ju bėjnė tė ndiheni mirė. Janė pikėrisht ata, me tė cilėt ju duhet tė shoqėroheni.

    5.Bėhuni kritikė tė vetvetes. Askush mė mirė se ju nuk mund t’i dijė se kush janė pikat tuaja tė forta apo ato tė dobėta, prandaj kritiku juaj mė i mirė mund tė jeni vetė ju.

    6.Mos punoni pa pushim. Mos qėndroni ulur pėrpara kompjuterit pėr orė e orė me radhė. Ky ėshtė njė prej faktorėve mė negativė dhe njė ndėr mė kryesorėt qė ndikon nė uljen e vetėvlerėsimit. Shkėputuni herė pas here gjatė punės dhe do ta shikoni qė edhe vetė do tė jeni mė tė pėrqendruar kur ta filloni sėrish punėn tuaj. Pėrveēse do tė ndikojė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė rritjen e vetėvlerėsimit tuaj, kjo ėshtė edhe mjaft produktive.

    7.Shkruani pikat tuaja tė forta. Mos bini nė pesimizėm tė thellė. Kujtojani vetes pikat tuaja tė forta. Merrni njė fletore dhe shkruani aty tė gjitha pikat tuaja mė tė forta. Pasi t’i keni shkruar mund t’ia lexoni vetes me zė dhe mbase do tė bindeni qė kjo periudhė qė po kaloni mbase ėshtė thjesht kalimtare, gjė kjo qė mund tė ndikojė nė rritjen e vetėvlerėsimit tuaj.

    8.Pastroni mendjen dhe hapėsirėn pėrreth jush. Mundohuni tė mos mendoni pėr gjėrat negative qė kanė kaluar. Ajo ēka iku, iku, prandaj mundohuni tė pėrmirėsoni situatėn nė tė cilėn ndodheni. Lirojeni mendjen nga kėto mendime negative dhe do ta shikoni qė do tė jeni mė tė qetė si me veten ashtu edhe me personat qė ju rrethojnė. Gjithashtu mundohuni qė tė pastroni edhe ambientin nė tė cilin punoni. Nėse ėshtė thėnė shpesh qė njerėzit mė kreativė dhe ata mė produktivė e kanė shumė tė rrėmujshėm ambientin nė tė cilin punojnė, studimet e fundit kanė treguar se njė ambient punė i rrėmujshėm, me shkresa tė kudondodhura tė cilat nuk kanė lidhje me njėra-tjetrėn, me filxhanin e kafesė, ēajit apo tostin mbi tavolinė ndikon nė lodhjen e syrit dhe pėr pasojė, edhe nė lodhjen e trurit. Hidhini gjėrat e panevojshme, do ta shikoni qė edhe ju vetė do ta keni mė tė lehtė organizimin e tyre.

    9.Ndiqni ėndrrėn tuaj tė radhės. Ėndrrat dhe pasionet janė ato qė e mbajnė gjallė shpirtin krijues. Merrni lejen dhe nisuni nė destinacionin tuaj tė preferuar. Shkėputuni nga rutina dhe shijojini ato ditė relaksi. Do ta shikoni qė kur tė ktheheni jo vetėm qė do tė jeni mė tė ēlodhur, por do tė keni edhe njė vetėvlerėsim mė tė lartė .

    10. Nė fund por jo e fundit, ju duhet t’i kujtoni vetes se sa tė mrekullueshėm jeni. Po, po duhet t’ia kujtoni se s’bėn. Madje kėshillohet qė t’ia pėrsėrisni vetes disa herė fjalinė: “Kjo ėshtė njė gjendje kalimtare dhe unė do ta pėrballoj mė sė miri”. Unė e di qė mundem dhe jam e/i aftė pėr ta pėrballuar”.


    Monitor.al

    https://www.monitor.al/10-menyra-per...etevleresimin/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •