Petraq Milo: Pensionet, rritja si nė 2006. Fshati 15 pėr qind, qyteti 5
Pagat, rritje 20 pėr qind pėr mjekėt e mėsuesit
Fabiola Ēela
Mė 1 korrik pagat e arsimtarėve dhe punonjėsve tė shėndetėsisė do tė rriten me 20 pėr qind.
Kėshtu ėshtė shprehur dje pėr gazetėn Panorama kėshilltari i kryeministrit, Petraq Milo. Ndėrkohė sipas tij, ėshtė ngritur njė grup punė, i cili do tė pėrcaktojė edhe masėn e rritjes sė pensioneve. Prioritet do tė jenė pensionet e fshatit dhe ato minimalet. Eshtė parashikuar qė rritja e masės sė pensioneve tė bėhet pak a shumė sa vitin e kaluar, tha ai.
Pensionet
Qeveria ka ngritur njė grup pune, i cili do tė pėrcaktojė masėn e rritjes sė pensioneve. Vėmendja kryesore e qeverisė ėshtė pėrqendruar nė rritjen e pensioneve tė ulėta, si pėr ato tė fshatit dhe tė qytetit. Grupi i punės po merret me detajimin e skemės, ku secila nga kategoritė e pensionistėve do tė pėrfitojė shtesėn e pensionit, duke filluar nga data 1 korrik. Eshtė parashikuar qė rritja e pensioneve tė jetė nga 5 deri nė 15 pėr qind, duke ndjekur kėshtu tė njėjtėn rrugė me vitin e kaluar. Kėshtu, pensionet suplementare tė kategorive tė ndryshme do tė pėrfitojnė rritje nga 5 deri nė 15 pėr qind. Ato kategori ku ndryshimet e pensionit janė bėrė nė janar kanė pėrfituar njė rritje tė vogėl, pėr shembull prej dy pėr qindėsh, me skemėn e re qė do tė aplikohet pas 1 korrikut, do tė pėrfitojnė rreth 13 pėr qind rritje tė pensionit. Ndėrsa ato shtresa qė mė parė kanė pėrfituar rreth 20 pėr qind rritje pensioni, nė bazė tė skemės sė re do tė jenė tė pėrjashtuar nga rritja, sepse e kanė marrė rritjen maksimale.
Pagat
Pagat e punonjėsve tė arsimit dhe tė shėndetėsisė do tė rriten me 20 pėr qind, ndėrsa pėr punonjėsit e tjerė buxhetorė rritja e pagave do tė jetė pothuajse e njėjtė me skemėn e vitit tė kaluar. Ndėrkohė me vendosjen e taksės sė sheshtė punonjėsit qė kanė pagat e ulėta, pėrveē rritjes do tė marrin edhe njė shtesė, e cila do tė jetė nė formėn e kompensimit. Njė vendim tė tillė e ka bėrė tė ditur vetė ministri i Financave, Ridvan Bode, pak ditė mė parė nė njė deklaratė pėr mediat. Nuk do tė ketė asnjė nėpunės publik, asnjė punonjės qė pėr shkak tė aplikimit tė taksės sė sheshtė mund ti preken tė ardhurat personale. Kjo pasi kompensimi i kėsaj mase nė rritjen e pagave, tė cilėn ne programojmė tė fillojė nė muajin korrik ėshtė tėrėsisht nė pėrputhje me efektet qė mund tė japė kjo taksė nė fazėn e parė tė zbatimit, ka thėnė ministri Bode. Mė hyrjen nė fuqi tė taksės sė sheshtė, tatimi mbi tė ardhurat personale nuk do tė jetė mė i pėrshkallėzuar por do te jetė nė masėn 10 pėr qind pėr tė gjitha kategoritė e pagave. Ndėrkohė pėr pagat deri nė 30 mijė lekė 10 mijė lekėshi i parė nuk do ti nėnshtrohet taksimit.
skema
* 20 pėr qind rritja e pagave tė arsimit
* 20 pėr qind rritja e pagave tė shėndetėsisė
* 5 pėr qind rritja e pensioneve tė qytetit
* 15 pėr qind rritja e pensioneve tė fshatit
Buxheti suplementar
Nė korrik tė kėtij viti do tė ketė sėrish njė buxhet suplementar. Nė fund tė vitit tė kaluar qeveria deklaroi se tė ardhurat qė do tė arkėtoheshin nga privatizimi i sektorėve strategjikė do tė pėrdoreshin pėr hartimin e buxhetit suplementar. Por deri mė tani Albtelekom ėshtė e vetmja kompani, privatizimi i sė cilės pritet tė mbyllet kėto ditė. Kėshtu tė ardhurat qė do tė merren nga privatizimi i kėsaj kompanie do tė pėrdoren pėr buxhetin e dytė tė vitit. Vlera e shitjes sė kėsaj shoqėrie ėshtė 120 milionė euro. Ndėrkohė qė mbeten ende nė listė pėr tu privatizuar edhe kompania ARMO INSIG, si dhe aksionet e qeverisė shqiptare nė kompaninė AMC.
Panorama
Krijoni Kontakt