Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 148 prej 148
  1. #141
    Qė nga miratimi i ligjit tė punės mė 2 dhjetor 2010, dhe hyrjes nė fuqi nė qershor 2012, ka disa probleme me mos zbatimin e tij. Kėto probleme janė evidente sidomos nė mos veprimin e duhur tė Inspektoratit tė punės, mos zbatimit tė disa dispozitave tė ligjit nė sektorin privat, ku punėtorėve u shkelet e drejta nė orare tė punės. Ēėshtja e mbetur hapur pėr pushimin e lehonisė ėshtė sfiduese dhe mjaft e paqartė sidomos nė sektorin privat.

    Problemet me zbatimin e ligjit tė punės dhe njohja e tė drejtave nga ligji i punės pėr punėtorėt ėshtė njė nga sfidat kryesore tė institucioneve publike dhe private, sepse disa tė drejta qė u garanton ligji punėtorėve nuk po respektohen nga punėdhėnėsit – siē ėshtė e drejta nė orar tė rregullt tė punės. Kjo vlen pėr sektorin privat, ku punėtorėt mbahen nė punė deri nė dymbėdhjetė orė.

    Sektori privat dhe publik

    Ēėshtja edhe mė e ndjeshme bėhet kur ndaj ligjit fillon tė reagojė sektori privat i punėsimit, sepse njė pėrqindje e konsiderueshme e fuqisė punėtore janė femrat, tė cilave ligji i punės - e edhe aktet mė tė larta, si Kushtetuta e akte ndėrkombėtare - u garanton pushimin e lehonisė. Nga ky reagim krijohet pėrshtypja se ne si shoqėri ende nuk jemi nė gjendje tė pranojmė diēka qė ėshtė e drejtė, diēka qė i takon dikujt, por ende jemi tė prirė tė anojmė nga shfrytėzimi i mundit tė dikujt tjetėr.

    Nė shoqėrinė tonė misioni mė i vėshtirė pėr secilin qytetarė ėshtė gjetja e njė vendi tė punės nė kohėn dhe momentin e duhur dhe nė bazė tė pėrgatitjeve dhe kualifikimeve tė cilat i posedon personi. Por, edhe ata tė cilėt janė tė punėsuar kanė vėshtirėsitė e tyre rutinore tė punės pėr shkak tė moszbatimit tė mirėfilltė tė ligjit tė punės dhe pėr shkak tė metave profesionale qė ky ligj i ka pasur gjatė kohės sė hartimit tė tij (dhe tani paraqet vėshtirėsi nė zbatimin e tij nė praktikė).

    Ligji i punės ėshtė ligj gjithėpėrfshirės, ngase ka tė bėjė me tė gjitha shtresat e shoqėrisė nė cilindo sektor qė janė tė punėsuar: nė atė publik ose privat. Ky ligj prodhon efekte juridike pėr kėta dy sektorė tė jetės nė Republikėn e Kosovės dhe ėshtė obligativ pėr secilin punėdhėnės dhe tė punėsuar qė t’i respektojė dispozitat e kėtij ligji. Nė tė kundėrtėn pasojnė sanksionet tė cilat janė tė parapara me kėtė ligj, por edhe me ligje tė tjera tė sistemit tė drejtėsisė nė Republikėn e Kosovės.

    Rėndėsia e respektimit - aplikimit - tė kėtij ligji nė kėta dy sektorė tė jetės nėnkupton atė se nėse nuk kemi respektim tė ligjit tė punės nė sektorin publik atėherė shkelja e tė drejtave dhe lirive tė njeriut ka ndodhur nga ana e institucioneve tona. Nėse ky ligj zbatohet me pėrpikėri nga ana e sektorit privat, atėherė e mira e saj qėndron nė atė se kemi mė shumė tė punėsuar nė sektorin privat dhe mė pak keqpėrdorime nga ana e punėdhėnėsve nė raport me punėtorėt duke mos i respektuar oraret e punės, pushimet, pagat e vogla, kontratat e punės etj.

    Rėndėsia e zbatimit tė kėtij ligji nė sektorin publik ėshtė e veēantė, sepse nė sektorin publik kemi njė numėr tė madh tė punėsuarish dhe tė gjithė kėta si bazė ligjore tė veprimit tė tyre e kanė ligjin e punės i cili ligji ju rregullon tė drejtat nė njė formė ose nė njė tjetėr.

    Ligji i punės i tillė ēfarė ėshtė ka tė mirat e tij, sepse ėshtė vendosur njė bazė e mirė ligjore pėr tė punėsuarit dhe ata ndihen mė tė sigurt nė vendin e tyre tė punės, kanė tė drejta tė cilat janė tė garantuara, nuk lejon qė punėdhėnėsi tė shkelė tė drejtat e punėtorėve dhe njėherazi siguron kompensimin nė pagė dhe pushime pėr tė gjithė tė punėsuarit.

    Kontinuiteti i bazės ligjore

    Nėse krahasojmė ligjin aktual tė punės me rregulloren pėr ligjin themelor tė punės 2001/27 qė ishte bazė juridike pėr rregullimin e marrėdhėnieve tė punės deri nė nxjerrjen e ligjit tė ri, e vėrejmė se ka ngjashmėri mes kėtyre dy akteve. Analizuar rregullimin e orarit tė punės rreth tė cili ka shumė paqartėsi, del se ajo se si rregullohet dhe pėrcaktohet me ligjin e punės nė praktikė nuk respektohet fare dhe kjo i bie mos zbatim i ligjit dhe mos mbrojtje e tė drejtave tė punėtorit.

    Ligji i punės, pėr dallim nga rregullorja pėr ligjin themelor tė punės 2001/27 ka njė pėrparėsi dhe ėshtė mė favorizues pėr personat nėn 18 vjeē, se nė rast se ata punėsohen nuk mund tė punojnė brenda javės 40 orė pune sikurse ata qė janė mbi 18 vjeē. Por, do tė punojnė 30 orė punė brenda njė javė, i cili konsiderohet orar i plotė i punės (shih ligjin e punės, nenin 20, paragrafin 3). Praktikisht kjo dispozitė ligjore, sidomos nė sektorin privat, ėshtė e pazbatueshme dhe Inspektorati i Punės nė kėto situata duhet tė jetė mė aktiv, sepse nga mos respektimi i kėsaj dispozite vjen deri te shkelja e tė drejtave tė punėtorėve nga punėdhėnėsit sa i pėrket respektimit tė orarit tė punės.

    Keqpėrdorimi i orarit tė punės bėhet nė shumicėn e rasteve nė kompanitė e sektorit privat, por edhe tė atij publik, dhe nuk paguhen punėtorėt qė punojnė mė tepėr se tetė orė punė nė ditė dhe nga kjo mė sė shumti pėrfitojnė punėdhėnėsit.

    Nė kuadėr tė sektorit privat, sektori i hotelierisė (kur dihet se aty ka edhe punė gjatė natės) nuk e respekton orarin e punės pėr punėtorėt. Nga kjo, sipas ligjit tė punės mund tė ndėshkohet kompania e cila nuk respekton orarin e punės nė shumėn prej 100 – 5000 euro. Lidhur me orarin e punės brenda njė dite pune dhe pushimit brenda ditės qė u takon punėtorėve ka disa dallime. Ligji i punės pėrcakton 30 minuta pushim brenda 8 orėve pune. Kjo respektohet nė sektorin privat, sepse u pėrshtatėt shumė punėdhėnėsve, ndėrsa kemi njė mos harmonizim mes ligjeve, tė punės dhe atij pėr shėrbimin civil i cili u jep mundėsi shėrbyesve civil tė kenė 1 orė pushim brenda 8 orėve punė. Kjo u pėrshtatėt punėtorėve, por aspak shtetit, e nga kjo del se ligjet nuk janė nė harmoni dhe punėtorėt nė kėtė aspekt nuk trajtohen njėjtė si nė sektorin privat dhe atė publik (nė sektorin privat pėrfiton punėdhėnėsi, ndėrsa nė sektorin publik humbė shteti).

    Rekomandimet

    Ky ligj ka edhe tė metat e tij nė aspektin profesional, sepse gjatė fazės sė hartimit tė tij nė janė bėrė disa lėshime tė cilat mendojmė se duhet “rinovuar” sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur, ngase paraqesin vėshtirėsi nė zbatimin e tij nė aspektin praktik:

    Tek neni 8, paragrafi 1 parashihet shpallja e konkursit publik pėr njė vend pune qė ka nevojė punėdhėnėsi, por kjo dispozitė ėshtė obligative vetėm pėr sektorin publik e jo edhe pėr atė privat, sepse nuk pėrmendet sektori privat por vetėm ai publik. Kjo tė lė tė kuptosh se nė sektorin privat mund tė ketė keqpėrdorime me qytetarė nė rastin e punėsimit tė tyre nė njė kompani private (Shih nenin 8, paragrafi 1).

    Nė nenin 11 tė ligjit tė punės ceket decidivisht se cilat elemente - karakteristika - duhet t’i pėrmbajė kontrata pėr lidhjen e marrėdhėnies sė punės dhe nė mesin e kėtyre elementeve gjendet afati apo periudha kohore qė punėsohet i punėsuar se pėr sa vite ai ėshtė i punėsuar 1, 3, 5 apo mbi 10 vite. Ndėrsa, nė nenin 10 paragrafi 2 thuhet se kontrata e punės mund tė lidhet pėr njė periudhė tė caktuar, pa caktuar, dhe pėr ndonjė punė ose detyrė specifike qė bie ndesh me nenin 11, sepse aty thuhet se duhet ta pėrmbajė edhe afatin kohor ose periudhėn kohore tė punėsimit. Ndėrsa, nė kėtė nen thuhet se mund tė lidhet kontratė nė afatin e pacaktuar (shih nenin 10 paragrafi 2.1 dhe nenin 11, paragrafin 1.6, 1.7 dhe 1.10).

    Njė tjetėr ēėshtje qė duhet ndryshuar nė ligjin e punės ėshtė ēėshtja e trajtimit tė pushimit vjetor, ku kjo ēėshtje rregullohet me nenin 32, e ku thuhet: i punėsuari gjatė ēdo viti kalendarik ka tė drejtė pėr pushim vjetor tė paguar nė njė kohėzgjatje prej sė paku katėr (4) javė, pavarėsisht a punon me orar tė plotė apo tė shkurtuar. Shtrohet pyetja kėto javė janė 5 ditė pune, apo 7 ditė dhe kjo nė kėtė ligj aspak nuk sqarohet dhe i mbetet hartuesit ligjor ta sqarojė. P.sh. sipas kėsaj dispozite njė i punėsuar ka tė drejtė tė kėrkojė pushim vjetor 28 ditė, sepse njė javė i ka shtatė ditė dhe jo siē aplikohet 20 ditė (shih nenin 32).

    Pos mos zbatimit tė ligjit, njė problem tjetėr ekziston edhe te mos efikasiteti i gjykatave komunale pėr tė zgjidhur kontestet nga marrėdhėnia e punės dhe si rezultat i kėsaj shpesh vije deri te hezitimi i punėtorėve pėr t’ju drejtuar gjykatave pėr tė kėrkuar drejtėsi nė rast se atyre u ndėrpritet marrėdhėnia e punės (kontrata) nė mėnyrė arbitrare nga punėdhėnėsi.

    telegrafi
    Revolution 1848

  2. #142

    Banka Qendrore vėren rėnie tė tė ardhurave reale tė popullatės

    Ndonėse qeveria i ka rritur pagat pėr punonjėsit e administratės publike dhe zyrtarisht Shqipėria po pėrjeton rritje ekonomike, Banka e Shqipėrisė raportoi sė fundmi se, sipas vlerėsimeve tė saj, pagat e tė punėsuarve nė Shqipėri pėsuan rėnie prej 0.3 pėrqindėsh nė terma realė, fenomen ky qė nuk ka ndodhur mė parė gjatė dekadės sė fundit, pėr shkak se pagat nė Shqipėri sakaq janė shumė tė ulėta dhe nuk kanė ku tė shkojnė mė poshtė.

    “Sipas tė dhėnave tė fundit tė statistikave afatshkurtra, indeksi i pagės mesatare nė ekonomi u rrit me 2.2% nė tremujorin e katėrt tė vitit 2011, nė terma vjetorė. E deflatuar me indeksin e ēmimit tė konsumit, paga reale shėnoi rėnie me 0.3% nė krahasim me vitin e kaluar”, – thotė Banka e Shqipėrisė nė Raportin e Politikės Monetare.

    Treguesi i pagės nė ekonomi, referuar edhe nėn termin “pagė mesatare”, llogaritet si raport i indeksit tė fondit tė pagave me indeksin e numrit tė tė punėsuarve.

    Pagat nė sektorin shtetėror, ku janė tė punėsuar 166 mijė vetė ose njė e treta e tė gjithė shqiptarėve me punė stabėl, u rritėn me 6.7 pėr qind nė terma nominalė, me 4.2 pėr qind nė terma realė, (pasi i hiqet norma e inflacionit). Por kjo rritje nė sektorin publik nuk qe nė gjendje tė kapėrcejė rėnien e pagave nė sektorin privat.

    “Nė kėtė tremujor, paga mesatare nominale nė sektorin shtetėror shėnoi nivelin 48,000 lekė, ose 6.7% mė e lartė nė terma vjetorė, ndėrsa pas deflatimit me inflacionin rezultoi e rritur me 4.2%”, thotė BSH.

    Nė Shqipėri, vetėm njė nė katėr njerėz nė moshė pune kanė me tė vėrtetė njė punė dhe marrin pagė ēdo muaj. Pėr shkak tė krizės ekonomike qė Shqipėria pėrjetoi gjatė vitit tė kaluar dhe qė po vijon edhe kėtė vit, ka pasur rėnie tė tė ardhurave reale pėr kėtė kategori shqiptarėsh, ndėrkohė qė pėr shqiptarėt qė nuk kanė punė tė rregullt, punojnė me mėditje apo janė tė vetėpunėsuar, nuk ka asnjė tė dhėnė e asnjė studim mbi nivelin e tė ardhurave.
    Revolution 1848

  3. #143
    Ulen pagat, nuk shpenzojnė dhe janė mė pesimistė. Shifrat dramatike tė 6-mujorit



    Jemi keq nė tė gjitha drejtimet, por mund tė rėndohemi akoma e mė shumė nė rast se krerėt e shtetit dhe ekspertėt tė mos i kushtojnė shumė kohė politikės, por ekonomisė. Ashtu me qetėsi, tė dhėnat ekonomike tė vendit nga viti 2009 e deri mė sot po tregojnė se vendi po pėrjeton pasiguri tė mėdha dhe mė e keqja ėshtė se Banka e Shqipėrisė nuk ėshtė nė gjendje tė thotė se deri sa do tė zgjasė. Nė kėto kohė tė vėshtira duket se guvernatori i BSH-sė, Ardian Fullani, po bėn punėn e tij, atė tė transparencės me publikun, brenda hapėsirave, qė kur tė vijė e keqja e madhe tė ketė nderin e tė thotė qė “shqiptarėt u paralajmėruan”. Ndryshe nga ministri i Financave, guvernatori del nė media dhe shpjegon gjendjen ku jemi, tė paktėn njė herė nė muaj, kurse zyrtarėt e bankės zhvillojnė takime tė shpeshta informale me gazetarėt.

    Raporti i fundit mbi politikėn monetare u publikua dje, duke iu referuar 6-mujorit tė parė tė vitit 2012. Tė dhėnat paraqiten tepėr negative. Qeveria ka ulur investimet me tė paktėn 25 pėr qind, shkėmbimet tregtare janė tkurrur, biznesi nuk po investon aq sa duhet, po ashtu kredia pėr ekonominė regjistron kuota larg periudhės 2008, tė para krizės. Raporti tregon nė thelb se shqiptarėt po varfėrohen, duke u zhytur nė pesimizėm tė thellė. Kjo panoramė duket edhe te biznesi.

    Kursejmė ushqimin

    Deri dje, raporte tė ndryshme tregonin se shqiptarėt po kursejnė tė nxitur nga kriza dhe situata pesimiste, shkaktuar nga ngjarjet nė rajon, por tė dhėnat e fundit paraqesin njė tendencė tė ardhurash gjithnjė e nė rėnie. Pagat mesatare nė privat janė tkurrur me tė paktėn 4 pėr qind nė pjesėn e parė tė vitit.

    Nė raportin e politikės monetare pėr 6-mujorin e parė 2012, tregon se shqiptarėt po e mbajnė dorėn jo vetėm te shpenzimet pėr shėrbime, por edhe te mallrat, ku futen ushqimet.

    Importi i mallrave pėr konsum nė terma realė, si tregues sasior i konsumit privat nė ekonomi, u rrit me 6.9 pėr qind nė tremujorin e parė, pasi ishte rritur me 7.6 pėr qind nė tremujorin e katėrt tė vitit 2011. Ngadalėsim tė konsumit privat dėshmohet edhe nga zvogėlimi i tė ardhurave prej Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar (-0.3 pėr qind rėnie vjetore reale).

    Tė dhėnat pėr burimet e financimit tė konsumit privat gjatė tremujorit tė parė tė vitit 2012 disponohen pjesėrisht, thotė banka. Komponenti mė i qėndrueshėm i tė ardhurės konsumatore, paga, vlerėsohet tė ketė shėnuar rėnie nė terma realė qė nga tremujori i dytė i vitit 2011. Prirja rėnėse e tė ardhurave nga tatimi i tė ardhurave personale sinjalizon pėr rėnie tė mėtejshme tė pagės edhe gjatė gjashtėmujorit tė parė tė vitit 2012. Burimet e tjera tė financimit, kredia konsumatore dhe flukset hyrėse tė remitancave, kanė vazhduar tė mbėshtesin konsumin edhe gjatė tremujorit tė parė tė kėtij viti. Rritja e qėndrueshme e depozitave me afat tė individėve, si edhe zgjerimi i portofolit tė tyre me bono thesari, dėshmon pėr njė sjellje tė kujdesshme konsumatore nė drejtim tė shpenzimeve, ėshtė njė tjetėr vlerėsim i BSH-sė. Tatimi mbi tė ardhurėn personale, qė u rrit me 0.1 pėr qind nė tremujorin e parė tė vitit 2012 dhe ra me 4.4 pėr qind nė tremujorin e dytė tė tij, dėshmon se pagat nė privat sa vijnė dhe ulen. Treguesit mė tė fundit indirektė pėr konsumin privat sinjalizojnė ngadalėsim tė mėtejshėm tė tij gjatė tremujorit tė dytė tė vitit 2012. “Rėnia e treguesit tė besimit konsumator gjatė tremujorit tė dytė tė vitit 2012 ėshtė ndikuar nė shkallėn mė tė madhe nga rėnia e balancės pėr blerjet e mėdha (balanca shėnoi rėnie me 5.4 pikė pėrqindje duke qėndruar rreth 3 pikė pėrqindje nėn mesataren e vet afatgjatė)”, thuhet nė raport.

    S’ka investime

    Cili e mbėshtet zhvillimin ekonomik tė njė vendi? Natyrisht privati me investimet direkte dhe shteti me shpenzimet kapitale e tė pėrgjithshmet nė mbrojtje tė shtresave tė ndryshme. Tė dy kėta motorė aktualisht nuk po japin asgjė. Privati nuk po investon, fakt i dėshmuar nga INSTAT-i me tkurrjen e importeve tė makinerive dhe pajisjeve, duke kontribuar negativisht nė rritjen ekonomike. Performanca e dobėt e investimeve private ėshtė ndikuar nga perceptimi i bizneseve pėr njė kėrkesė nė rėnie, normat e ulėta tė shfrytėzimit tė kapaciteteve (mesatarisht 5 pikė pėrqindje nėn mesataren historike), si dhe standardet ende tė shtrėnguara tė kredidhėnies. Importi i makinave dhe pajisjeve, i cili pėrafron ecurinė e investimeve private nė ekonomi, u rrit me 1.5 pėr qind nė terma vjetorė nominalė nė tremujorin e parė tė vitit 2012. Ky tregues kishte shėnuar rritje vjetore 33.2 pėr qind nė tremujorin e katėrt tė vitit 2011. Tė dhėna cilėsore nga vrojtimet e besimit tė bizneseve mbėshtesin njė trend rėnės tė investimeve private, si dhe prirjen e bizneseve pėr tė kryer investime vetėm nė pajisje teknologjike dhe shumė mė pak nė struktura tė reja, thotė banka.

    Sikur tė mos mjaftojė kriza te biznesi, tashmė qeveria po i jep goditjen finale. Tė djegur nga rritja e borxhit, qeveria po kursen nė kohė krize, madje duke prekur edhe investimet kapitale nė ndėrtim rrugėsh, shkollash dhe spitalesh. Rėnia e shpenzimeve totale ėshtė pėrcaktuar prej tkurrjes nė terma vjetorė nominalė tė shpenzimeve kapitale, me rreth 27 pėr qind gjatė gjysmės sė parė tė vitit, duke dhėnė njė kontribut negativ prej 4.9 pikė pėrqindje nė ndryshimin vjetor tė shpenzimeve totale.

    Keq ekonomia

    Ngadalėsimi i aktivitetit ekonomik jashtė, veēanėrisht nė Eurozonė, ndikoi nė rėnien e vlerės nominale tė eksporteve shqiptare nė tremujorin e parė. Gjithashtu, pasiguritė pėr zhvillimet makroekonomike vijuan tė kushtėzojnė njė sjellje tė kujdesshme tė sektorit privat nė drejtim tė kryerjes sė konsumit dhe investimeve. “Ecuria e ngadaltė e konsumit privat ėshtė ndikuar edhe nga rritja e ulėt e tė ardhurave dhe mungesa e dinamizmit nė tregun e punės”, shprehen ekspertė tė BSH-sė. Pėrballė njė kėrkese tė dobėt konsumatore dhe njė norme tė ulėt tė shfrytėzimit tė kapaciteteve, bizneset kanė ulur investimet e tyre. Nga ana tjetėr, sjellja e agjentit fiskal nė pėrputhje me objektivat pėr deficitin buxhetor do tė vazhdojė tė kufizojė stimulin fiskal dhe kėrkesėn e brendshme nė afat tė shkurtėr.

    Nė kėto kushte, rritja e ekonomisė nuk mund tė sillte lajme tė mira. Ekonomia shqiptare nė tremujorin e parė tė vitit 2012, pėr herė tė parė qė prej vitit 2009, regjistroi njė rėnie vjetore me rreth 0.2 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto. Krahas reduktimit tė kėrkesės agregate, nė rėnien ekonomike tė kėtij tremujori gjen reflektim edhe ndikimi i goditjeve relativisht tė mėdha dhe me natyrė tė pėrkohshme tė ofertės nė prodhimin e sektorėve tė veēantė tė ekonomisė. Shfrytėzimi jo i plotė i kapaciteteve prodhuese nė ekonomi vijon tė kushtėzojė rritjen e ulėt tė pagave dhe tė kostove tė tjera tė prodhimit, duke pėrcjellė presione tė dobėta inflacioniste.

    “Situata e tensionuar e ekonomisė europiane, si edhe plogėshtia e kėrkesės sė brendshme, janė materializuar nė rėnie tė vlerės nominale tė eksporteve dhe ngadalėsim tė importeve. Hapėsira fiskale nė drejtim tė nxitjes sė rritjes ekonomike ka qenė e kufizuar, duke rezultuar nė njė kontribut nė rėnie tė sektorit publik nė rritjen e kėrkesės agregate. Nga ana tjetėr, konsumatorėt dhe bizneset vijuan tė shfaqin njė sjellje tė kujdesshme nė drejtim tė shpenzimeve dhe tė investimeve”, janė disa nga faktorėt e renditur prej BSH-sė.



    Mallrat

    Importi i mallrave pėr konsum, si tregues sasior i konsumit privat nė ekonomi, u rrit me 6.9% nė 3-mujorin e I, nga 7.6% nė 3-mujorin e IV tė 2011-s



    TVSH-ja

    Ngadalėsim tė konsumit privat dėshmohet edhe nga zvogėlimi i tė ardhurave prej Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar (me minus 0.3 pėr qind rėnie vjetore reale)



    Pagat

    Tatimi mbi tė ardhurėn personale, qė u rrit me 0.1% nė 3-mujorin e I tė 2012-s dhe ra me 4.4% nė 3-mujorin e II, dėshmon se pagat nė privat janw ulur



    Kapitali

    Importi i makinave dhe pajisjeve, i cili pėrafron ecurinė e investimeve private nė ekonomi, u rrit me 1.5%, kur nė 3-mujorin e IV 2012 ishte 33.2%



    Kostot

    Ēmime anormale nė kulmin e sezonit

    Kategoria “Ushqime tė papėrpunuara” regjistroi njė rėnie tė mėtejshme tė ēmimeve, e cila ėshtė normale pėr kėtė periudhė tė vitit. Por kjo sjellje sezonale pati kėtė vit njė intensitet mė tė ulėt krahasuar me njė vit mė parė, shprehen ekspertėt e Bankės sė Shqipėrisė. Norma vjetore e inflacionit tė kėsaj kategorie shėnoi vlera pozitive mė tė larta (2.1 pėr qind) jo vetėm krahasuar me njė tremujor mė parė (-2.8 pėr qind), por edhe me tė njėjtin tremujor tė njė viti mė parė (2 pėr qind). Inflacioni i kėtij grupi ndikohet kryesisht nga ēmimet e frutave dhe perimeve, tė cilat kanė regjistruar vlera mė tė ulėta nė tremujorin e fundit (mesatarisht -2.5 pėr qind nė terma mujorė), por pa regjistruar vlerat shumė tė ulėta tė sė njėjtės periudhė tė njė viti mė parė (mesatarisht -4.5 pėr qind nė terma mujorė).



    Shkaku

    Energji “negative” pėr ekonominė

    Tashmė tė gjithė e pranojnė se e keqja e kėtij viti ishte prodhimtaria nė sektorin energjetik. Gjatė tremujorit tė parė, dega “Energji elektrike, ujė dhe gaz” kontribuoi negativisht me 7.0 pikė pėrqindje nė gjenerimin e vlerės sė shtuar nė industri. Bilanci i energjisė elektrike nė vend pėr kėtė tremujor vazhdoi tė shėnojė pėrkeqėsime tė treguesve kryesorė tė tij krahasuar me vitin paraardhės. Kėto zhvillime negative janė materializuar nė rėnien e theksuar vjetore tė prodhimit vendas me 46.6 pėr qind, rritjen e ndjeshme tė nivelit tė importit, si edhe mungesėn e eksportit tė energjisė elektrike. Tė dhėnat mė tė fundit tė bilancit tė energjisė elektrike pėr periudhėn prill-maj rezultojnė mė tė pėrmirėsuara, me rritje me rreth 29% nė terma vjetorė.
    Revolution 1848

  4. #144
    Deputetja e PS-sė Zonja Kodheli

    “Rritja e pagave, Berisha tė shohė Eurostatin dhe pastaj tė flasė pėr suksese. Nuk e ulin varfėrinė”


    BLEDAR HOTI



    Qeveria ka proklamuar rritjen e pagave dhe pensioneve, duke e cilėsuar si njė tjetėr sukses nga ana e saj. Kryeministri nė mbledhjen e fundit tė qeverisė u shpreh se rritja e pagave dhe pensioneve tejkalon me 3 deri nė 5 herė indeksimin apo inflacionin e kėtij viti. Cili ėshtė mendimi juaj, sa reale ėshtė kjo rritje e pagave nė Shqipėri?



    Pėrgjigjen mė tė mirė, Kryeministrit ia kanė dhėnė Eurostat-i, pra Instituti Europian i Statistikave, i cili nuk i referohet vetėm tė dhėnave qė vijnė nga INSTAT-i ynė, por ka edhe vlerėsimet e veta tė pandikuara nga politika. Sipas tė dhėnave tė fundit tė Eurostat-it, Shqipėria renditet vendi mė i varfėr nė kontinentin e vjetėr, duke lėnė pas vete Bosnjė-Hercegovinėn. Sipas kėtij institucioni prestigjioz, Shqipėria ka vetėm 1/3 e fuqisė blerėse tė mesatares sė vendeve europiane (pa folur pėr mesataren e vendeve mė tė zhvilluara), qė me fjalė mė tė thjeshta do tė thotė: sado tė bėjė sikur i rrit pensionet qeveria, llogaria bėhet se ēfarė mund tė blesh ti me paratė qė ke nė dorė dhe se sa mund tė kursesh. Ndėrkaq, nė pėrgjigjen time pėr kėtė pyetje, nuk i hyj asfare diskutimit se si pėrcaktohet inflacioni nė kėtė vend, se si dhe se prej sa kohėsh duhet tė kishte ndryshuar shporta dhe metoda e llogaritjes sė tij, pasi qytetarėt e perceptojnė rritjen e ēmimeve ēdo ditė, duke dalė nė treg, pa qenė nevoja qė kėtė t’ia tregojė Kryeministri.

    Ēfarė komenti keni nė lidhje me deklaratat e Kryeministrit se e cilėson si njė sukses se ‘sot, rroga mesatare, e cila nė vitin 2005 ishte 273 mijė lekė, nė vitin 2012, me rritjen qė ne i bėjmė bėhet 513 mijė lekė’?

    Komentin po e bėj, duke e pyetur Kryeministrin: A e ka bėrė kjo gjė tė mundshme rritjen e cilėsisė sė jetės sė njerėzve? Po tė sigurisė sė tyre? A e ka ulur kjo varfėrinė? Kryeministri dhe qeveria e tij mund tė kenė pėrgjigje nga mė tė ndryshmet, qytetarėt kanė vetėm njė: ajo ėshtė negative. E vetmja gjė qė sot shqiptarėt dinė ėshtė qė paguajnė mė shumė taksa, mė shumė ryshfet dhe ēmime mė tė larta.

    Ndėrsa tjetėr problem nė Shqipėri ėshtė borxhi i saj. Institucionet ndėrkombėtare monetare kanė bėrė shpeshherė thirrje qė qeveria duhet tė tregojė kujdes nė lidhje borxhin. Qeveria pretendon se ka marrė disa masa pėr uljen e borxhit. Sa efektive janė ato? Sipas jush, cili duhet tė jetė veprimi qė duhet tė ndėrmarrė qeveria pėr tė pasur efekte tė ndjeshme tė uljes sė borxhit? Si i komentoni deklaratat mė tė fundit tė Kryeministrit se “nė Shqipėri, nga 2008-a e deri mė sot, borxhi ka mbetur nė vendnumėro dhe ka lėvizur me + apo – 2 %, nė vendet pėrreth borxhi ėshtė dyfishuar. Nė rast se ka qenė 20 ėshtė bėrė 54, nė rast se ka qenė 15 ėshtė bėrė 40 dhe kėshtu me radhė dhe se kjo ekonomi ia doli nė kulmin e krizės sė kontinentit tė ketė njė rritje ekonomike 4 vitet e fundit, 4 herė mė tė madhe se mesatarja e vendeve tė rajonit”?

    Sė pari, mė lejoni t’iu kujtoj se mesatarja e borxhit sovran tė vendeve tė rajonit ėshtė vetėm 40% e PBB-sė. Kjo do tė thotė se jo vetėm qė Shqipėria ėshtė shumė larg kėtij niveli, por edhe se qeveria mund tė lėvizė +/- 2% me tė dhėnat mbi nivelin e borxhit (gjė qė as kjo nuk ėshtė e saktė), por lėviz nė njė zonė tejet tė rrezikshme. Sė dyti, ne si opozitė kemi pėrllogaritur dhe artikuluar me shqetėsim, nė mė shumė se njė rast, faktin se borxhi sovran e ka kaluar limitin e tij ligjor prej kohėsh. Ndėrkaq qeveria, vetė ose nėpėrmjet zėdhėnėsve tė saj, siē ėshtė p.sh INSTAT-i, mundohen tė luajnė me opinionin publik nėpėrmjet disa shifrave absurde, tė cilat, tashmė, as vetė nuk i kuptojnė e besojnė. Dhe e fundit qė dua tė them lidhur me kėtė pyetje ėshtė njė fakt, qė vė nė diskutim jo vetėm rritjen e ekonomisė shqiptare (nuk po hyj kėtu se sa ėshtė kjo rritje nė terma reale), por edhe rritjen e ekonomive tė tjera tė ngjashme me kėtė tonėn. Ne rastin kur flasim pėr rritje dhe nuk ka punėsim, kjo rritje ėshtė vetėm pėr tabelat e raporteve qė shkruhen nė letra. Nė rast se rritja nuk ėshtė e qėndrueshme dhe nuk vjen si pasojė e ndryshimeve strukturore tė ekonomisė apo e nxitjes sė degėve pėrpunuese, ne do tė mbetemi njė vend pa shpresė pėr tė qenė konkurrues nė tregje, pamundėsi pėr rritje tė nivelit arsimor tė krahut tė punės, pa shpresė pėr tė qenė njė vend europian i barabartė nė mes tė tė barabartėve. Kjo nuk ėshtė ekonomia qė duam.
    Revolution 1848

  5. #145
    Pagat, shteti i rrit, privati i ul

    Banka e Shqipėrisė raporton mė pak tė ardhura pėr tė punėsuarit, si pasojė e krizės

    Gjergj Erebara

    Kriza e konsumit, qė u shfaq si njė krizė psikologjike nga fillimi i vitit 2011, duket se po kthehet nė njė krizė reale nė Shqipėri, me rėnie tė tė ardhurave pėr tė punėsuarit nė sektorin privat, gjė qė pritet tė sjellė edhe rėnie tė mėtejshme tė konsumit.

    Banka e Shqipėrisė raporton se, ndėrsa pagat kanė vijuar nė rriten nė sektorin shtetėror, ato nė sektorin privat kanė shėnuar rėnie.

    “Tė dhėnat mė tė fundit, lidhur me ecurinė e pagave nė ekonomi, pėr tremujorin e parė tė vitit 2012, janė tė pjesshme,” thotė Banka e Shqipėrisė nė raportin e saj tė fundit mbi Politikėn Monetare. Gjatė kėtij tremujori, paga mesatare mujore nė sektorin shtetėror pėrshpejtoi ritmin e rritjes vjetore nė 7.3% nė terma nominalė dhe nė 6.2% nė terma realė. Rėnia e pagės reale nė ekonomi, gjatė tre tremujorėve tė fundit tė vitit 2011, ndėrkohė qė numri i tė punėsuarve nė ekonomi ėshtė zgjeruar, tregon se pėrshtatja e tregut tė punės, me kushtet nė tė cilat operon ekonomia vendase, mund tė ketė ndodhur kryesisht nėpėrmjet reduktimit tė pagės reale,” thotė BSH-ja.

    “Ndėr tė tjera, rritja e lehtė e papunėsisė mund tė ketė ushtruar presion pėr rėnie tė pagave. Duhet theksuar se rritja e mėtejshme e tė papunėve afatgjatė mund tė shtojė presionet pėr rėnie tė tyre,” vijon mė tej raporti.

    Sipas INSTAT-it, treguesi i pagės mesatare nė ekonomi u rrit me 3.6% nė terma vjetorė gjatė nėntėmujorit tė parė tė vitit 2011, krahasuar me rritjen prej 8.7% tė shėnuar gjatė sė njėjtės periudhė tė vitit tė kaluar. Normat e larta tė inflacionit, qė karakterizuan pjesėn e parė tė vitit, sollėn njė ngadalėsim tė ndjeshėm tė pagės nė terma realė. Ky tregues ra me 0.18% nė terma vjetorė nė nėntėmujorin e parė. Pėr sa i pėrket analizės sektoriale, treguesi i pagės reale shėnoi rėnie kryesisht nė sektorėt prodhues tė ekonomisė. Paga reale nė industri dhe nė ndėrtim, nė nėntėmujorin e parė ra me 1.11% dhe 0.88% nė krahasim me vitin e kaluar.



    Pagat kanė ngecur

    Pagat nė Shqipėri kanė pėsuar rritje tė vazhdueshme qė nga viti 2000 deri nė vitin 2009, duke nisur nga njė nivel minimal. Nė vitin 2000, shqiptarėt paguheshin mesatarisht vetėm 13,355 lekė nė muaj, ndėrsa nė vitin 2009, paga mesatare arriti nė 36 mijė lekė nė muaj. Tė dhėnat e INSTAT-it flasin pėr sektorin publik dhe atė privat nė tėrėsi. Nė vitin 2010, paga mesatare ra nė afro 35 mijė lekė, ndėrsa gjatė vitit 2011 mėsohet se rritja ka qenė pothuajse zero. Edhe kėtė vit, ecuria e pagave duket e keqe.





    EUROGEDDON

    Kriza ėshtė njė fjalė greke

    Kriza e Greqisė u vu fillimisht nė vėmendjen e opinionit publik nė tetor 2009, kur Jorgos Papandreu dhe qeveria e tij njoftoi se qeveria paraardhėse ka qenė duke manipuluar bilancet. Njė muaj mė pas, u zbulua se deficiti buxhetor i vitit 2009 qe 12.7 pėr qind e PBB-sė dhe jo 6 pėr qind siē pati premtuar qeveria nė njė plan antikrizė, qė synonte mbajtjen e situatės nėn kontroll.

    Popullata nuk qe e lumtur: njė grevė masive vijoi nė shkurt, ndėrsa mė mars pati protesta popullore tė dhunshme, ku u pėrdorėn bombat molotov.

    Edhe tregjet nuk qenė shumė tė lumtura. Bondet dhjetėvjeēare tė Greqisė filluan tė shiten pėrkundrejt interesit prej 5 pėr qind nė vit nė nėntor 2009 dhe me 8 pėr qind nė prill 2010. Investitorėt nuk qenė tė shqetėsuar thjesht pėr borxhet e stėrmėdha tė Athinės. Ata qenė gjithashtu tė shqetėsuar mbi faktin se sa pak konkurruese qe bėrė ekonomia e kėtij vendi gjatė viteve tė konsumit tė tepėrt, qė nga dita e anėtarėsimit nė euro.

    Pagat qenė rritur shumė mė shpejt se sa produktiviteti. Rezultati qe qė Greqia po pėrjetonte deficit tė stėrmadh nė deficitin e llogarisė korrente, krahas deficitit tė buxhetit tė shtetit. Ekonomistėt filluan tė diskutojnė mbi dilemėn nėse ėshtė mė mirė qė Greqia tė dalė nga monedha e pėrbashkėt.

    Fillimisht Papandreu refuzoi tė pranojė se Greqia kishte nevojė pėr ndihmė. Por nė maj kėrkoi 110 miliardė euro ndihma (nė formėn e kredisė sė butė), nga tė cilat, 30 miliardė u dhanė nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar.

    Marrėveshja nė thelb nėnkuptonte qė Greqia tė merrte kredi nė kėmbim tė reformimit dhe shkurtimit tė shpenzimeve. Ajo ra dakord qė tė lejonte monitorim tė vazhdueshėm nga trojka e kredidhėnėsve: Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe FMN-ja.

    Por kreditorėt e huaj nuk dėshironin qė Greqia tė ristrukturonte borxhin e vet. Ata qenė frikėsuar nga ideja se njė gjė e tillė do tė infektonte edhe vendet e tjera tė dobėta, veēanėrisht Irlandėn dhe Portugalinė. Pėr tė parandaluar kėtė gjė, u krijua Fondi i Stabilitetit Financiar i Europės, njė fond me 440 miliardė euro nė dispozicion pėr tė shpėtuar nga falimenti vendet e dobėta. Ata shpresuan se vetėm fakti, qė kishin njė top tė tillė antikrizė, do t’i frikėsonte tregtarėt qė po vinin baste se disa vende do tė rrėzoheshin dhe qė nė praktikė, fondet e stabilitetit nuk do tė pėrdoreshin.

    Edhe Banka Qendrore Europiane hyri nė lojė duke blerė bonde tė Greqisė, tė Irlandės dhe tė Portugalisė nė treg tė hapur.

    Megjithėse kjo nuk e shkeli rregullin e imponuar nga Traktati i Mahstrihtit, ku ndalohet financimi i qeverisė nga Banka Qendrore, njė ndėrhyrje e tillė qe shumė pranė shkeljes sė kėtij parimi dhe shkaktoi debate tė shumta.

    Marrė nga Reuters

    http://gazeta-shqip.com
    Revolution 1848

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shkiperia nuk bie ne kriz ekonomike si greqia..
    ka tjera probleme shkiperia e tjera gėrqia..

    shkiperia po zhvillohet vrullshem..
    njerzit po kapercejn shekujt..
    ne nje fshat ku ne koh te enverit nuk kish asnji telefon me thirr ambulancen.. sot ka qindra celulare..
    ne nje rrug ku kalonte gjat nje dite ne koh te enverit vetem zisi i nshn-se e xinfuja e deges mrenshme sot kalojn 707 mercedesa si te ish-birose brenda 5 minutash..
    ne nje fshat ku kish vetem shpi te qelbura me rrogoz e mindere e asnji televizor ne koh te enverit sot ka 123 vila 2-3 katshe ku ne cdo dhome kan nga 2 tv petashuqe.. e shtepit e vjetra i mbajn me mbajt lopen ose pulat..ose derrat ..
    e ne vend te nje qerreje te vetme qe ish pron e kooperatives.. sot cdo ish-qaflesh(tash i qethur tull sipas modes) i fshatit ka 2 bemevera..

    mirpo ka nje strategji te ps-se per ta pjelle me cdo kusht krizen..

    e kesaj nuk besoj se do i bej balle berisha..
    ata jan mjeshtra..

    ketu eshte problemi..
    kurse ne gėrqi ska nje parti te tille qe ja do greqise krizen..
    ky eshte dhe ndryshimi mes gėrqise e shkiporise..


    ..


    euro ti shijaks je mo..

    jini bere beverli hills ju shijaku..
    pellembe e vila 3 katshe.. me nga 3 mercedesa ne oborr e 4 tjere ne udhetime..
    ata boshnjaket tek kodrat atje ishin bere miliardere..
    e cte bej i ngrati polic aty..

    me than se spitali eshte rregulluar ne shijak..
    eshte e vertete?

  7. #147
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    me than se spitali eshte rregulluar ne shijak..
    eshte e vertete?
    e vertete eshte, por vetem serume po ti blesh ne farmaci te bejne dhe synetlliqe.Nuk ka doktor te mirfillte per asgje. Aty vijne sa per infermjere per te bere ndonje vaksine dhe kaq ah po, japin dhe rekomandime kundrejt 200 ose 500 lekshit

    Imagjino Shijaku me 30.000 banore
    Revolution 1848

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Ana-Paula
    Anėtarėsuar
    17-09-2012
    Vendndodhja
    Pak atje dhe pak ketu :)
    Postime
    24
    po sikur pushtetaret te pergjysmojne njecike rrogene tyre dhe te mendojne dhe per ate te pensionisteve apo njerezve te shtresave me te pa perkrahura nuk do ishte keq,perkundrazi do behej nje drejtesi e savap i madh..........

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  3. Opozita e mbyll fushatėn me njė miting madhėshtor nga sheshi Skėnderbej
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 01:28
  4. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •