KOTHERJA E MISERT
Tregim nga Ziko Ll. Kapurani
Ishte e ēuditėshme. Greku turihollė, por me njė plėnc tė fuskosur, megjithėse e kishte pasur urinė zonjė shtėpie nė sofrėn e tij tė herėshme, hiqej sikur zorra nuk i gėrriti kurrė nga boshllėku. Ndoshta kėtė e bėnte pėr tu treguar sa mė i mistershėm nė sy tė refugjatit Selfo, tė cilin e kishte gjuhėzė nė gojė. Nga ana e tij Selfoja, i ri dhe i reshkur, me kockė stėrralli, i merrte kthesat aq bukur e aq shpejt nėn urdhėrat shpeshta tė afendit tė tij tė ri si tė ishte me sustė. Po vjen njė ditė dhe refugjati ndėrroi sjellje plotėsisht. Ai nisi tė mos i bindet mė. Herė herė dukej se ishte i gatshėm ti kėrcente nė grykė e ta shqyente pa mėshirė. Kjo, jo se ngrihej qysh nė katėr tė mėngjesit pėr tu hedhur nė platformė tė zitorit drejt cfilitjes sė punės gjashtėmbėdhjetė orshe, por se kur dilte nga plantacionet e duhanit i lagur nga vesa e mėngjesit tė parė, i nxirė nga lodhja, pronari i nxirrte pėrpara njė kothere tė thatė bukė misri. Refugjati nė fillim nuk fliste. E mbante pėrbrenda zėmėrimin, e bluante, e bluante derisa i kėrcenin djersėt mbi vetull. Kotherja e thatė e misėrt me tė cilėn e priste, ishte nga buka e mbetur nė ēantėn e Selfos mbas njė jave udhėtim mė kėmbė, rrugė pa rrugė pėr tė mbritur deri nė kėto plantacione. Greku, sapo refugjati shkeli nė avllinė e tij, mendoi se tė parėn punė tė kujdesėshme qė mund tė bėnte, ishte ti hidhte njė sy ēantės tė tė porsardhurit. Shumė kishte dėgjuar pėr ato ēanta qė kundėrmonin thartirėn e djersės dhe frikėn e dyshimit. Dhe sapo e hoqi tjetri nga shpina, i kishte hedhur asaj njė sy tė shpejtė. Nuk i kishte gjetur tjetėr brenda veēse njė brisk rroje, ca lėvore veze tė zjera, disa cigare tė shtypura. Nė njė cep kėtė copė misėrnike. Kėtė tė fundit, pasi e rrotulloi disa herė nėpėr duar, e mbėshtolli nė njė qese tė vogėl plasmasi dhe e futi nė xhep. Mė duhet, i kishte thėnė duke qeshur Selfos, i cili nuk i vuri dhe aq rėndėsi. Ndėrsa tani ia mbante kėngė:
- Kjo ėshtė buka jote? Po kjo nuk ėshtė bukė pėr njeriun, kėtė nuk e ha as qėni?! i thoshte duke e nxjerrė nga xhepi tė mbėshtjellė, tani me letėr tė hollė se mos i dėmtohej,ose sikur tė ishte flori. Dhe si pėr tė treguar se ai ishte shpėtimtari, i jipte njė bukė tė bardhė, njė copė sallam, djathė, ullinj... Selfos, kjo bukė e dhėnė nė kėtė mėnyrė, i zihej nė grykė, si tė ishte halė peshku. Bile ngandonjėherė i hipte nė kokė aq keq, sa nuk ia merrte fare bukėn e afendit duke dėnuar vehten me uri tė gjatė. Ishte njė farė grevė urie, njė farė kundėrshtimi, njė hakmarrje vetvrasėse.
Refugjati e shikonte misėrniken dhe i vinte keq. Ishte prej arės sė tij, prej shpirtit tė tij. I dhimbsej. Ndėr mėnt sillte ato ditė tė bukura pranverė qė e kishte mbjellė misrin nėpėr brazda tė hapura me shatė, si zonja e tij e ndiqte nga pas e gėzuar duke e hedhur kokra, kokra me njė dorė pleh fushnji. I sillte zėrin e nėnokes sė tij, pėr tė cilėn e kishte marrė shumė malli, pėrparėsen e saj nga shpesh nxirrte si nga fundi i dheut diēka pėr gojėn e tė birit. Pastaj e vadiste nėpėr netė hėnore tė gushtit, e korrte, e thėrmonte nė ballkonin e shtėpisė familisht. Ndėr mėnt i sillte atė furrėn e vogėl nė avllinė e mbuluar me kumblla pistile tė strehėzės sė vogėl nė fshat ku piqej kjo bukė me djersėn e nėnės dhe me prushin e druve tė ahut nga pylli, tė sjella mbi shpinėn e babait tė ligur nga puna e tepėrt. Po nga ti dinte tė gjitha kėto ai grek i rritur mes bollėkut, ky grek me plėnc si kacekun e fryrė tė gajdes sė Kadriut qė dikur vinte nga qyteti nėpėr dasmat e fshatit? Nuk mundi mė tė duronte dhe njė pasdite, kur pėr tė dhjetėn herė i nxirrte pėrpara copėn e misėrnikes, iu lut me njė greqishte tė pėrzjerė me shqipen:
- Mendoni zotėri, se duke mė treguar atė kothere buke mė jipni forcė pėr punė? Pėrkundrazi, mė prisni, mė shkurtoni kėmbėt. Nuk mundem mė, mė ktheni copėn e misėrnikes! Ju nuk kini asnjė lidhje mė tė! Ma jipni, ajo ėshtė pjesė e kockės sime, e shpirtit tim!
- Do ta hani?- u ēudit i huaji.- Ajo tani ėshtė kthyer nė gur, nuk mund ta pėrtypni. Pastaj, pak nga pak ajo po kthehet nė pjesė tė forcės sime.
- Jo, e dua, ajo mė takon mua, ma rrėmbyet padrejtėsisht kur unė isha i kėputur nga rruga, nga frika, nga uria! Po shfrytėzoni mė shumė atė kothere bukė se sa mua! Jeta ime ėshtė lidhur organikisht me atė bukė. Juve ska pse tju duhet. Besoj se mė koptoni, zotėri!- Ndėrsa i drejtohej zotėri, pėrbrenda i thoshte kacek.
Kaceku i ktheu shpinėn. E donte atė misėrnike, e cila po thahej dita ditės duke u kthyer nė njė copė ēmėrēi, tė cilin nuk e hante dot as shiu, as bora, aq mė shumė nofulla e njeriut. Kėshtu lindi njė konflikt, i cili nuk mund tė mbyllej me asgjė. Sikush e donte pėr vehte atė misėrnike tė thatė. Selfos i dukej se tjetri po e mbante peng. Dhe vėrtet, i kishin marrė peng bukėn e tij pėr tė cilėn do ta kėmbente me jetėn po ta sillte ora e keqe. Ishte njė peng qė i kėrkonte shumė shtenjtė. I dukej sikur greku i shkelte me kėmbė gjithė denjitetin, nderin, e shante me rrėnjė e me degė. Tani zuri tė mos e zinte gjumi, ta kishte mėndjen vetėm tek kotherja e bukės sė misėrt, duke harruar hallet e tjera qė e nisėn pėr nė vend tė huaj. Kuptoi se poshtėrimi moral ishte mė i rėndė se poshtėrimi fizik. E harroi barkun bosh, bile i pėlqente ta kishte bosh, veēse nuk lejonte askėnd ti shante bukėn qė e rriti, sofrėn e varfėr, e cila lidhej me nėnėn, babain, fisin, nderin, vendin. Nga ana tjetėr pronari i plantacioneve tė duhanit e mbante nė xhep copėn e misėrnikes pėr tu kundėrvėnė jo vetėm Selfos, por tė gjithė kundėrshtarėve tė tij politike. Ja komunizmi- u thoshte ai komunistėve greke duke e nxjerrė copėn e gurit nga xhepi. Kjo pak i interesonte Selfos. Sytė le tė nxjerrin me njėri tjetrin, thoshte ai, mua tė mė kthejė bukėn time. Asnjėri nuk lėshonte pe. Kaceku tani dilte nė sheshin e qytetit bujqėsor dhe nxirrte nga xhepi ngastrėn e bukės misėrnike si tė ishte bombė pėr tė trembur botėn.
-Atėhere, - bėri rrugė refugjati njė pasdite duke pirė kafėnė e radhės mbi verga duhani nė hangarin e madh,- thyeje atė copė bukė, thėrmoje ta hanė zogjtė! As unė as ti, pac!
Kultivuesi i duhanit nuk bindej me asgjė. Ishte gati tė humbiste njė pjesė tė pasurisė dhe atė mjet moral me tė cilin vinte pėrpara si buaj kundėshtarėt politikė, nuk e jipte. Atėhere Selfoja vendosi tia punonte tjetrit ndryshe: tia rrėmbente nderin e rrėmbyer. Dhe rasti i erdhi...
- Urdhėroni!- u fliste afendi i Selfos demostruesve qė kishin dalė nė rrugė pėr tė drejtat e tyre njė tė mėrkurė, duke u treguar bombėn prej misri,- ju doni tė shtroni kėtė bukė tė ashpėr nė sofėr? Merreni, ėshtė komuniste, mbetet nė grykė! Eshtė buka juaj, fytyra juaj! Merreni! Shpėrthen si ju!
Emigranti nuk priti mė shumė. Ia rrėmbeu bukėn e tij dhe priti reagimin e vendasit, i gatshėm tė kacafytej. Pėr ēudi tjetri, i mundur, zuri ti lutej butėsisht:
- Tė lutem, sa tė bėn, do ta paguaj osa qosa,( sa tė duash- greqisht) mė preve duart, mė humbe! Eshtė njė armė e re, moderne, mė hyn shumė nė punė!
- Nuk mundem tė shes nderin, mik i dashur! Nuk ka boss nė botė aq para sa tė mė blerė atė qė mė dhemb!
- Sa do?
- Nuk e shes!
- Qėnke i ēuditshėm! Je akoma nė botėn e tretė. Mėso se gjithēka shitet e blihet. Atėhere mė jep gjysmėn!- e drodhi Kaceku.
- Nuk mė duhet njė nder i pėrgjysmuar! Kėrkon tė mė vrasėsh me bukėn time?! Je njeri i lig!- u nxe dhe iu turr pėr ta grushtuar.
- Jo,- ia preu tjetri duke iu shmangur,- mė ke keqkuptuar. Dua ta dėrgoj atė bukė nė parlamentin grek, se edhe ata atje nuk dinė shumė gjėra, nuk flasin mirė, shpesh herė mė ngrejnė nervat... Duan tė na e shesin kėtė ushqim kafshe pėr shėndet. Mos ma merr armėn time! Nuk kam asgjė me ty. Pėrkundrazi, ne jemi dy miq tė mirė. Mbajmė njėri tjetrin me bukė tė mirė, por jo me kėtė ēmerē qė tė shqyen zorrėt. Ne punojmė pėr njė bukė tė mirė... Kjo e kėtilla duhet tė ikė nga sofrat tona.
Selfoja nuk e fantazonte kurrė qė buka e tij tė bėhej arma e tjetrit.
-Je i ēmėndur!- i bėrtiti. Do tė tė grushtoj nė shtėpinė tėnde! Mė bėn tė shkel traditat e mia, po mė ēmėnd edhe mua!- u shkreh me njė trup qė i dridhej.
Afendi u hodh nė pozicionin rezervė.
- Do tė mė vrasėsh se tė jap bukė tė bardhė?
Selfoja nuk i ktheu pėrgjigje. Me copėn e bukės nė dorė u drejtua nga ajo gazermė me rrjeta merimange ku flinin mbi dhjetė refugjatė dhe njė ushtri minjsh. Pasi mblodhi ca tesha tė shpėrndara andej kėndej prej mėngjezit tė nxituar, i hodhi nė ēantė tok me misėrnikėn, e rrėmbeu ēantėn dhe ngau rrugėn e parė qė i doli pėrpara. Ku ta nxirrte mushka. Do tė gjente njė afend tjetėr, ndyshe prej Kacekut. Nė kthesėn e parė tė rrugės, njė qen grindavec, u nda nga njė skuadėr qėnėsh tė harruar nė njė lulishte, u ngrit dhe e ndoqi nga pas me tė lehura. Selfoja dalloi brinjėt e dala jashtė tė kafshės. I erdhi keq. Nxori nga ēanta misėrniken dhe ia hodhi. Qeni pasi e nuhati pak, e mori nė gojė dhe u drejtua nga shokėt. Tė gjithė bastardėt bėnė po veprimin e grindavecit: i mbajtėn erė ushqimit tė tyre dhe e lanė. Kur refugjati shkoi tė merrte bukėn e mospėrfillur, bastardėt u ngritėn tė gjithė nė mbrojtje tė saj duke iu kanosur.
-Atėhere hajeni!- u thirri sikur ata ta kuptonin. Mos e doni edhe ju pėr armė kundėr tė tjerėve?
Po kafshėt ishin tė vendosur ta mbronin pronėn e tyre tė sapo pushtuar. Atėhere Selfoja kuptoi se tani ajo copė misėrnike nuk ishte mė e tij. E la dhe iu drejtua njė zotėrie me xhip luksoz, i cili i ndaloi ndėr kėmbė.
- Mos doni ndonjė ergat, zotėri?
Nga xhipi zbriti Kaceku, i cili i hodhi dorėn nė sup miqėsisht.
- Mė fal, - i buzėqeshi ai,- po kemi edhe ne tonat, me tė cilat do tė mėsoheni pak e nga pak edhe ju. Edhe ne prej misri jemi ndėrtuar, por tani..., mė kupto i dashur!
Selfoja me shikim nga kotherja e misėrnikes, hodhi kėmbėn nė xhip
Krijoni Kontakt