Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Ziko Ll. Kapurani

    KOTHERJA E MISERT

    Tregim nga Ziko Ll. Kapurani

    Ishte e ēuditėshme. Greku turihollė, por me njė plėnc tė fuskosur, megjithėse e kishte pasur urinė zonjė shtėpie nė sofrėn e tij tė herėshme, hiqej sikur zorra nuk i gėrriti kurrė nga boshllėku. Ndoshta kėtė e bėnte pėr t’u treguar sa mė i mistershėm nė sy tė refugjatit Selfo, tė cilin e kishte gjuhėzė nė gojė. Nga ana e tij Selfoja, i ri dhe i reshkur, me kockė stėrralli, i merrte kthesat aq bukur e aq shpejt nėn urdhėrat shpeshta tė afendit tė tij tė ri si tė ishte me sustė. Po vjen njė ditė dhe refugjati ndėrroi sjellje plotėsisht. Ai nisi tė mos i bindet mė. Herė herė dukej se ishte i gatshėm t’i kėrcente nė grykė e ta shqyente pa mėshirė. Kjo, jo se ngrihej qysh nė katėr tė mėngjesit pėr t’u hedhur nė platformė tė zitorit drejt cfilitjes sė punės gjashtėmbėdhjetė orshe, por se kur dilte nga plantacionet e duhanit i lagur nga vesa e mėngjesit tė parė, i nxirė nga lodhja, pronari i nxirrte pėrpara njė kothere tė thatė bukė misri. Refugjati nė fillim nuk fliste. E mbante pėrbrenda zėmėrimin, e bluante, e bluante derisa i kėrcenin djersėt mbi vetull. Kotherja e thatė e misėrt me tė cilėn e priste, ishte nga buka e mbetur nė ēantėn e Selfos mbas njė jave udhėtim mė kėmbė, rrugė pa rrugė pėr tė mbritur deri nė kėto plantacione. Greku, sapo refugjati shkeli nė avllinė e tij, mendoi se tė parėn punė tė kujdesėshme qė mund tė bėnte, ishte t’i hidhte njė sy ēantės tė tė porsardhurit. Shumė kishte dėgjuar pėr ato ēanta qė kundėrmonin thartirėn e djersės dhe frikėn e dyshimit. Dhe sapo e hoqi tjetri nga shpina, i kishte hedhur asaj njė sy tė shpejtė. Nuk i kishte gjetur tjetėr brenda veēse njė brisk rroje, ca lėvore veze tė zjera, disa cigare tė shtypura. Nė njė cep kėtė copė misėrnike. Kėtė tė fundit, pasi e rrotulloi disa herė nėpėr duar, e mbėshtolli nė njė qese tė vogėl plasmasi dhe e futi nė xhep. “Mė duhet,” i kishte thėnė duke qeshur Selfos, i cili nuk i vuri dhe aq rėndėsi. Ndėrsa tani ia mbante kėngė:
    - Kjo ėshtė buka jote? Po kjo nuk ėshtė bukė pėr njeriun, kėtė nuk e ha as qėni?! – i thoshte duke e nxjerrė nga xhepi tė mbėshtjellė, tani me letėr tė hollė se mos i dėmtohej,ose sikur tė ishte flori. Dhe si pėr tė treguar se ai ishte shpėtimtari, i jipte njė bukė tė bardhė, njė copė sallam, djathė, ullinj... Selfos, kjo bukė e dhėnė nė kėtė mėnyrė, i zihej nė grykė, si tė ishte halė peshku. Bile ngandonjėherė i hipte nė kokė aq keq, sa nuk ia merrte fare bukėn e afendit duke dėnuar vehten me uri tė gjatė. Ishte njė farė grevė urie, njė farė kundėrshtimi, njė hakmarrje vetvrasėse.
    Refugjati e shikonte misėrniken dhe i vinte keq. Ishte prej arės sė tij, prej shpirtit tė tij. I dhimbsej. Ndėr mėnt sillte ato ditė tė bukura pranverė qė e kishte mbjellė misrin nėpėr brazda tė hapura me shatė, si zonja e tij e ndiqte nga pas e gėzuar duke e hedhur kokra, kokra me njė dorė pleh fushnji. I sillte zėrin e nėnokes sė tij, pėr tė cilėn e kishte marrė shumė malli, pėrparėsen e saj nga shpesh nxirrte si nga fundi i dheut diēka pėr gojėn e tė birit. Pastaj e vadiste nėpėr netė hėnore tė gushtit, e korrte, e thėrmonte nė ballkonin e shtėpisė familisht. Ndėr mėnt i sillte atė furrėn e vogėl nė avllinė e mbuluar me kumblla pistile tė strehėzės sė vogėl nė fshat ku piqej kjo bukė me djersėn e nėnės dhe me prushin e druve tė ahut nga pylli, tė sjella mbi shpinėn e babait tė ligur nga puna e tepėrt. Po nga t’i dinte tė gjitha kėto ai grek i rritur mes bollėkut, ky grek me plėnc si kacekun e fryrė tė gajdes sė Kadriut qė dikur vinte nga qyteti nėpėr dasmat e fshatit? Nuk mundi mė tė duronte dhe njė pasdite, kur pėr tė dhjetėn herė i nxirrte pėrpara copėn e misėrnikes, iu lut me njė greqishte tė pėrzjerė me shqipen:
    - Mendoni zotėri, se duke mė treguar atė kothere buke mė jipni forcė pėr punė? Pėrkundrazi, mė prisni, mė shkurtoni kėmbėt. Nuk mundem mė, mė ktheni copėn e misėrnikes! Ju nuk kini asnjė lidhje mė ‘tė! Ma jipni, ajo ėshtė pjesė e kockės sime, e shpirtit tim!
    - Do ta hani?- u ēudit i huaji.- Ajo tani ėshtė kthyer nė gur, nuk mund ta pėrtypni. Pastaj, pak nga pak ajo po kthehet nė pjesė tė forcės sime.
    - Jo, e dua, ajo mė takon mua, ma rrėmbyet padrejtėsisht kur unė isha i kėputur nga rruga, nga frika, nga uria! Po shfrytėzoni mė shumė atė kothere bukė se sa mua! Jeta ime ėshtė lidhur organikisht me atė bukė. Juve s’ka pse t’ju duhet. Besoj se mė koptoni, zotėri!- Ndėrsa i drejtohej “zotėri,” pėrbrenda i thoshte “kacek.”
    “Kaceku” i ktheu shpinėn. E donte atė misėrnike, e cila po thahej dita ditės duke u kthyer nė njė copė ēmėrēi, tė cilin nuk e hante dot as shiu, as bora, aq mė shumė nofulla e njeriut. Kėshtu lindi njė konflikt, i cili nuk mund tė mbyllej me asgjė. Sikush e donte pėr vehte atė misėrnike tė thatė. Selfos i dukej se tjetri po e mbante peng. Dhe vėrtet, i kishin marrė peng bukėn e tij pėr tė cilėn do ta kėmbente me jetėn po ta sillte ora e keqe. Ishte njė peng qė i kėrkonte shumė shtenjtė. I dukej sikur greku i shkelte me kėmbė gjithė denjitetin, nderin, e shante me rrėnjė e me degė. Tani zuri tė mos e zinte gjumi, ta kishte mėndjen vetėm tek kotherja e bukės sė misėrt, duke harruar hallet e tjera qė e nisėn pėr nė vend tė huaj. Kuptoi se poshtėrimi moral ishte mė i rėndė se poshtėrimi fizik. E harroi barkun bosh, bile i pėlqente ta kishte bosh, veēse nuk lejonte askėnd t’i shante bukėn qė e rriti, sofrėn e varfėr, e cila lidhej me nėnėn, babain, fisin, nderin, vendin. Nga ana tjetėr pronari i plantacioneve tė duhanit e mbante nė xhep copėn e misėrnikes pėr t’u kundėrvėnė jo vetėm Selfos, por tė gjithė kundėrshtarėve tė tij politike. “Ja komunizmi”- u thoshte ai komunistėve greke duke e nxjerrė “copėn e gurit” nga xhepi. Kjo pak i interesonte Selfos. “Sytė le tė nxjerrin me njėri tjetrin”, thoshte ai, “mua tė mė kthejė bukėn time.” Asnjėri nuk lėshonte pe. “Kaceku” tani dilte nė sheshin e qytetit bujqėsor dhe nxirrte nga xhepi ngastrėn e bukės misėrnike si tė ishte bombė pėr tė trembur botėn.
    -Atėhere, - bėri rrugė refugjati njė pasdite duke pirė kafėnė e radhės mbi verga duhani nė hangarin e madh,- thyeje atė copė bukė, thėrmoje ta hanė zogjtė! As unė as ti, pac!
    Kultivuesi i duhanit nuk bindej me asgjė. Ishte gati tė humbiste njė pjesė tė pasurisė dhe atė mjet moral me tė cilin vinte pėrpara si buaj kundėshtarėt politikė, nuk e jipte. Atėhere Selfoja vendosi t’ia punonte tjetrit ndryshe: t’ia rrėmbente nderin e rrėmbyer. Dhe rasti i erdhi...
    - Urdhėroni!- u fliste afendi i Selfos demostruesve qė kishin dalė nė rrugė pėr tė drejtat e tyre njė tė mėrkurė, duke u treguar “bombėn” prej misri,- ju doni tė shtroni kėtė bukė tė ashpėr nė sofėr? Merreni, ėshtė komuniste, mbetet nė grykė! Eshtė buka juaj, fytyra juaj! Merreni! Shpėrthen si ju!
    Emigranti nuk priti mė shumė. Ia rrėmbeu bukėn e tij dhe priti reagimin e vendasit, i gatshėm tė kacafytej. Pėr ēudi tjetri, i mundur, zuri t’i lutej butėsisht:
    - Tė lutem, sa tė bėn, do ta paguaj osa qosa,( sa tė duash- greqisht) mė preve duart, mė humbe! Eshtė njė armė e re, moderne, mė hyn shumė nė punė!
    - Nuk mundem tė shes nderin, mik i dashur! Nuk ka boss nė botė aq para sa tė mė blerė atė qė mė dhemb!
    - Sa do?
    - Nuk e shes!
    - Qėnke i ēuditshėm! Je akoma nė botėn e tretė. Mėso se gjithēka shitet e blihet. Atėhere mė jep gjysmėn!- e drodhi “Kaceku”.
    - Nuk mė duhet njė nder i pėrgjysmuar! Kėrkon tė mė vrasėsh me bukėn time?! Je njeri i lig!- u nxe dhe iu turr pėr ta grushtuar.
    - Jo,- ia preu tjetri duke iu shmangur,- mė ke keqkuptuar. Dua ta dėrgoj atė bukė nė parlamentin grek, se edhe ata atje nuk dinė shumė gjėra, nuk flasin mirė, shpesh herė mė ngrejnė nervat... Duan tė na e shesin kėtė ushqim kafshe pėr shėndet. Mos ma merr armėn time! Nuk kam asgjė me ty. Pėrkundrazi, ne jemi dy miq tė mirė. Mbajmė njėri tjetrin me bukė tė mirė, por jo me kėtė ēmerē qė tė shqyen zorrėt. Ne punojmė pėr njė bukė tė mirė... Kjo e kėtilla duhet tė ikė nga sofrat tona.
    Selfoja nuk e fantazonte kurrė qė buka e tij tė bėhej arma e tjetrit.
    -Je i ēmėndur!- i bėrtiti. –Do tė tė grushtoj nė shtėpinė tėnde! Mė bėn tė shkel traditat e mia, po mė ēmėnd edhe mua!- u shkreh me njė trup qė i dridhej.
    Afendi u hodh nė pozicionin rezervė.
    - Do tė mė vrasėsh se tė jap bukė tė bardhė?
    Selfoja nuk i ktheu pėrgjigje. Me copėn e bukės nė dorė u drejtua nga ajo gazermė me rrjeta merimange ku flinin mbi dhjetė refugjatė dhe njė ushtri minjsh. Pasi mblodhi ca tesha tė shpėrndara andej kėndej prej mėngjezit tė nxituar, i hodhi nė ēantė tok me misėrnikėn, e rrėmbeu ēantėn dhe ngau rrugėn e parė qė i doli pėrpara. Ku ta nxirrte mushka. Do tė gjente njė afend tjetėr, ndyshe prej “Kacekut.” Nė kthesėn e parė tė rrugės, njė qen grindavec, u nda nga njė skuadėr qėnėsh tė harruar nė njė lulishte, u ngrit dhe e ndoqi nga pas me tė lehura. Selfoja dalloi brinjėt e dala jashtė tė kafshės. I erdhi keq. Nxori nga ēanta misėrniken dhe ia hodhi. Qeni pasi e nuhati pak, e mori nė gojė dhe u drejtua nga shokėt. Tė gjithė bastardėt bėnė po veprimin e grindavecit: i mbajtėn erė ushqimit tė tyre dhe e lanė. Kur refugjati shkoi tė merrte bukėn e mospėrfillur, bastardėt u ngritėn tė gjithė nė mbrojtje tė saj duke iu kanosur.
    -Atėhere hajeni!- u thirri sikur ata ta kuptonin. – Mos e doni edhe ju pėr armė kundėr tė tjerėve?
    Po kafshėt ishin tė vendosur ta mbronin pronėn e tyre tė sapo pushtuar. Atėhere Selfoja kuptoi se tani ajo copė misėrnike nuk ishte mė e tij. E la dhe iu drejtua njė zotėrie me xhip luksoz, i cili i ndaloi ndėr kėmbė.
    - Mos doni ndonjė ergat, zotėri?
    Nga xhipi zbriti “Kaceku”, i cili i hodhi dorėn nė sup miqėsisht.
    - Mė fal, - i buzėqeshi ai,- po kemi edhe ne tonat, me tė cilat do tė mėsoheni pak e nga pak edhe ju. Edhe ne prej misri jemi ndėrtuar, por tani..., mė kupto i dashur!
    Selfoja me shikim nga kotherja e misėrnikes, hodhi kėmbėn nė xhip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    NJĖ SHAMI PRERĖ NGA LIVADHET





    Cikėl poetik nga

    Ziko Ll. Kapurani





    Vargjeve tė mi



    Vetėm ju mė mbetėt nga miqtė,

    nga baēa dhe nga lisat kah shtėpisė,

    vetėm ju.

    Vetėm ju mė mbetėt.

    Nga rrugėt qė ndoqa i lagur,

    nga strehėt qė kėrkova pėrmes shiut,

    nga zjarret qė ndeza

    pėr duart e ngrira,

    nga aromat e fshehura mes shkurresh,

    nga shkėndijat e takimit

    mbi dallgėt e buzėve tė sė dashurės,

    nga trokitjet e gjitonit mbasdarkeve

    dhe nga hapje e derės,

    mė mbetėt vetėm ju.

    Vetėm ju mė mbetėt prej pritjes sė nėnės

    mbuluar me muzg nė avllinė e trembur.

    Nga vijat e bardha tė djersės

    nė kapelėn e babait,

    nga spiralet e menduara tė ēibukut tė tij

    dhe nga cicėrimat e zogjve

    mė mbetėt vetėm ju.

    Nga tymi i pastėrmasė mbi prush,

    Nga ahengjet, isot e shėndetet,

    nga brazdat e mbjelljeve tė mia,

    nga vėllezėrit

    mė mbetėt vetėm ju,

    vargjet e mi...



    Rrjedhė



    Shpirti im ėshtė i gjėndjes sė lėngėt,

    me vetitė e lėngjėve

    rrjedh pėrrua ku fėshfėrit

    pylli i trishtė.

    Merr ngjyrėn e njė gjetheje

    qė i dridhet pėrsipėr,

    Formėn e njė guri ku i shket

    vrapi mėrmėritės.

    Hapet

    nė delikatesėn e njė ndjenje tė fshehtė,

    nė tundjen qumėshtore

    tė gjinjėve tė pranverės.



    Nėpėr katarakte varet nėnqeshje,

    me bardhėsi lėpin relievin,

    nėpėr cicėrima thėrmohet,

    avullon nėpėr erė

    me dallgėt transparente tė tokės,

    muzgjeve hap mėngjezet pentagrame

    me dridhjen e notave tė ajrit

    e tė dritės.



    Pak mė tej

    nė njė pellg,

    me rrethin e diellit

    ndėrton njė valle ku kėrcejnė yjet

    dhe fėmijėt mėhallės.



    Diku mė poshtė

    rrjedha e shpirtit fundos nė ranishte,

    humbet, sikur prej saj nuk mbeti mė.

    Kush e di kujt i fshihet,

    kush e di ē’tė shkuara ka me ndonjė.

    Ndoshta njė ēast tė ēvishet

    nga tė errtat e tokės.

    Nė galaktikė

    lakuriq tė dalė,

    thjesht,

    rrjedhė nėn qerpikė.





    Ripėrtėritje



    Nga buzėqeshja jote

    trungu i mykur ku marr frymė

    nxorri sythe.

    Pas buzėqeshjes tėnde

    hiri i cigares sime

    u kthye nė shkop tė lėngėzuar.

    Tymi mė veshi gishtat me nikotinė.

    Nikotina, gishti dhe hiri

    kishin marrė ngjyrėn jeshile

    tė ripėrtėritjes,

    kishin ēelur.



    Cjapi



    Cjapi ngre brirėt

    si dy gishta tė mprehur pėr fitore,

    mjekrėn e kreh ndėr murriza

    nė pasqyrėn e vesės sė mėngjesit.

    Mbrėmja kthehet nė blegėrimėn e njė dhije

    qė kėrkon kripė

    dhe cjap.



    Nė torbėn time



    Nė torbėn time tė leshtė,

    mbiu njė arė me misėr,

    nė mes fsheh njė baēe me qepė,

    njė ledh me kėrpudha gjize

    dhe skeletin e mesjetės.

    I mbaj mbi shpinė,

    t’i hap pėr drekė nė mes tė gjynjėve

    tė ngop urinė time

    dhe tė qetėsoj fytyrėn e nėnės.

    Era gromėsin qepė.

    Qeni pėrballė tund bishtin

    me sy qė lakmon torbėn time.

    Gėlltitet,

    lėpin gromėsitjen e erės,

    durimin dhe shpresėn e tij.

    Unė mbytem nė pak pėshtymė.

    nėntor 1986



    Kullon qielli



    Nga ngjyrat e ēarēafėve tė larė

    tė ndehur kangjėll - horizont,

    nė njė tel tė bardhė drite,

    kullojnė puthje,

    pasthirma, fjalė.

    Pikė, pikė,

    kullon aroma e ēlodhjes, era e sapunit,

    kullon qielli erotik i natės

    pikė, pikė

    mbi tėrfilin poshtė.



    Tėrfili

    mbush duart me pika dhe spėrkat

    vogėlushen pėrkrah,

    njė zhumbricė bufkė,

    ta zgjojė,

    t’i hedhė ndonjė fjalė tėrthori

    se ēoē duhet tė bėjnė.



    Zonja Mario



    Zonja Marjo mėngjeseve

    u hedh mbi supe

    ujė me qerpikė nga bukuria e saj,

    u hedh

    lakuriqėsinė e supeve tė saj tė bukur

    pėr tė mbushur ditėn.

    Del pi kafenė e hidhur

    me hardhin e avllisė

    tė mbjellė

    nga bashkėshorti i saj,

    zoti Aleko, kapedan anije.



    Rrallė e mė rrallė zoti Aleko

    kthehet nė shtėpi

    me dhurata tė shtrenjta.



    Duke shkuar kalimthi nėpėr duar

    dhuratat nga portet e botės,

    zonja Marjo i hedh sytė

    njė kokėr molleje tė harruar

    nėn gjethe

    nga vjelėsit nė vjeshtė,

    nga dilte

    dielli mėngjezeve,

    nga fshihej syri i muzgut,

    nga ēfaqej ashiku i saj netėve tė vonta,

    dhe pyet:

    “Do rrini shumė zoti, Aleko?”





    Kėtė mbrėmje



    Shpati festeshtrėmbėr

    ngre puhizėn e buzėve

    tė puthė kėtė mbrėmje prilli,

    sikur kjo mbrėmje

    tė ishte

    nishan nė faqen e njė zonje tė zeshkėt.



    Nė njė fije bari



    Nė njė fije bari

    ngrihen malet,

    nė kėrcellin e saj rrjedhin retė.

    Blegėrijnė stinėt

    dhe shqerrat

    nėpėr ngjyrat harkore tė gjetheve.

    Nė njė fije bari

    erėrat dhe zogjtė kanė foletė,

    takimin, cicėrimat dhe krahėt,

    atje pėrkundin tė vegjėlit e tyre.

    Nė njė fije bari hyn e del

    dielli.

    Nė njė fije bari rrjedh qumėshti i jetės

    ku pi zėri im.



    Vargje pėr hėnėn



    Hėnėn e thėrmova nė duar

    e pėrtypa nė gojė si mastikė,

    e fryva flluskė.

    Ime mbesė qesh. Buzėqeshja e saj

    mer formėn e hėnės.



    Hėnėn e hodha kripė

    nėpėr vjershat e mia

    dhe nėpėr plloēa shullėrėve

    pėr ndėrzimin e gushtit,

    mė hėnėn mbusha xhepat

    si me kumblla stambollite dikur nė fshat,

    e shtova strehė nė kapellė.

    e bėra napolonė tok me puthjen time

    pėr gushėn e zonjės A...

    Atėhere gusha e A-sė mer pamjen e hėnės.



    Njė mėngjes hėna kishte mbetur

    nė degėn e njė plepi,

    e mora pėr fole zogu.

    Njė mace po ngjitej t’i hante vezėt,

    e tremba macen me njė plis.



    Qejfi



    Qejfi ėshtė princ,

    mė princi nga princėt.

    Princi mė i vjetėr mbi tokė.

    Megjithatė,

    me kėmishė tė zhubrosur,

    pa komsha

    hyn e del

    pėr natė nė njė banesė pėrdhese,

    tė ulėt,

    hyn e del me kėmbėn e djathtė

    dhe me zemėr nė dorė

    si kupė rakie.



    Pėr ty

    A.

    Do tė bredh

    nėpėr buzėmbrėmjet e pranverės,

    nga perėndimi mė i bukur

    me vrullin e erės

    do tė kėput njė shami pėr ty.



    Do bredh

    nėpėr livadhet e pranverės,

    Dhe me kėngėn e zogjve

    do pres nga livadhet

    njė copė shumėngjyrshe pėr ty.

    ( Mezin do tė ta mat

    me oshėtimėn e pėrrenjve nėpėr katarakte.)



    Do tė tė qep njė fustan

    prej livadheve!

    Nėpėr kinde

    do tė tė zbresin tatėpjetė zogj e qiej,

    do tė tė bien ndėr kėmbė,

    aferim...

    Dhe nė s’tė ndahet njė zekth i xhindosur,

    mos e pėrze!

    Eshtė shpirti im!



    Prapė pėr ty, A!



    Mijra netė tė dy

    dhe ēdo natė me ty

    njė njohje e re me njė tjetėr.

    Ēdo natė e njėjta

    dhe e ndryshme pėr natė.

    Mijra netė me ty

    dhe natėn e re kam pritur

    tė vijė vetėm me ty!

    Mijra netė me ty

    mė mbetėn nata e parė.

    Mijra netė me ty

    e imja,

    e huaja ime, A!



    Me pizgėn time



    Qershorin dhe fėmininė time,

    brenda njė kėrcelli thekri,

    i mbylla dikur nė njė pizgė.

    Me tehun e briskut tė ditės

    i hapa gjashtė dritare drite,

    nga dilte qielli si nga syri i njė kau,

    me oshėtimėn e njė pylli

    nuse pėr dore.

    Nusja mbante nė virgjėrin’ e saj

    gjithė solfezhin tim:

    lotėt e shiut, vrapin e gjitones,

    trokun e kuajve,

    dallgėzimet e grurit,

    aromėn e ēajit.



    Dielli nuk ishte tjetėr

    veē njė vrimė e pizgės sime.



    Njė shqerrė malli



    Ashensori ėshtė qen i pabesė

    dhe vila nė Panorama njė rreth kokės.

    Veranda e gjėrė anės detit

    mė bėn gjumin roje objekti

    dhe krevatin njė kėrcu me milingona.



    Ē’ta dua katin e tretė nė Menemeni,

    kur njėherė s’mė erdhi suferina

    si grua e huaj nėn kuvertė

    tė mė hante kaēakėrisht?



    Do t’ia mbath pėr nė fshatin tim,

    me grindjet e qenve mbi mua

    tė ndihem zotėri dhe pendimit

    kopsat t’ia zbėrthej,

    tė marr frymė.

    Me njė shqerrė malli nė prehėr,

    me mėngjezet erėmirė tė bajgave

    avulloshka,

    nėn katet e njė ahu era

    tė mė tundė tė fle.



    Kush nuk ka fjetur nėn ahishte

    kur rrjedhėn e shiut gjethet

    e derdhin mbi njė llamarinė tė harruar,

    ėshtė akoma aguridhe.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Poezi nga Ziko Ll. Kapurani

    Per ty muhamedanke

    Krishti, vertet eshte hero
    Muhamedi hero, gjithashtu!
    Dhe bijte e tyre jemi ne
    E kam fjalen dhe per ne te dy!

    Mua me pagezuan te krishtere
    Ty te veshen muhamedanke
    Cudi, jemi te njejtit njerez
    Me te njejtat deshira, moj shejtanke!

    Te njejte merakun, driten ne sy
    Dhimbjet, lotet po te njejte
    Endrrat, buzeqeshjet, gjithashtu
    Dhe rrahim te dy si nje zemer!

    Jemi nje dashuri, nje kitare
    Te njejtet tinguj, akorde, nje bukuri!
    Krishti kumbar do desh te ish ne dasem
    Muhamedin mbles, dollibash, qejflli!

    Shen Maria patjeter do jesh
    Te te marre nuse per nje nip
    Ti s'ishe Maria, ishe Ismet
    Ishe Shen Ismeti, sigurisht!

    Cift s'u beme dot prape
    Nje Shen Aleks me hile na genjeu
    Per ty muhamedanke e kam plage
    Nje Ramadan mustaqe kashte te rrembeu!


    Per caj

    Nje sybardhe goten me caj
    Ne nje bar Selanikas me servir
    Sumbell cupe, s'te kam faj
    Sic nuk ka faj as syri im.

    Ulu kombull prane fukarait
    S'jam trazovac, te te tremb ty
    E di, c'me sjell aroma e cajit
    Por s'di ne jam ne ata sy.

    Ne mal c'me njohu caji, ti s'e di
    Ulu ta mesosh moj shejtanke
    Se mbytja gryken me kollaro si tani
    Dhe kepucet s'i kisha pa balte.

    Vasheza ime nuk ish si ty
    Qe provokon me gjinjte jashte
    Ish tjeter gje, kish tjeter sy
    Tjeter magji na lidhte bashke.

    Rendte pas cajit e nuk e kapja dot
    Se flutur ishte qe fluturonte
    Ti caj me sjell, por e ke kot
    S'je si ajo qe me verbonte.

    Bukurite e saj i kish sekrete
    Sekretet bukuri sa me s'ka
    Dhe asgje s'mbajti per vete
    M'i fali mua ca nga ca.

    Ti sybardhe je, te cment dhe ti
    Me keto molle qe i nxjerr jashte
    Por ah, vllahesha ish nje magji
    Dhe tjeter gje na lidhte bashke.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ziko Ll. Kapurani



    NJE TAKIM I RASTIT

    tregim

    Shok pas shoku dhe ata ishin bėrė njė dorė e mirė. Tė gjithė disi tė moshuar, tė gjithė tė ardhur nga vise tė ndryshme tė vendit. U njohėn dhe e donin njėri tjetrin si miq prej kohėsh. Toka e huaj ku i solli fati i lidhi mė shumė bashkatdhetarėt. Bile atje kėmbyen cigaret dhe me disa vėrsikė tė tyre tė kombėsive tė ndryshme, sidomos me grekė e rusė, porse u ngjitej lehtė fjala pas tyre. E kalonin ditėn nė Qėndrėn e pensionistėve tė lagjes. Herė me letra e herė me domino, herė me biseda nga mė tė ndryshmet. Shanin qeverinė, e mbronin, atje nxeheshin, atje uleshin. Ishin si nė strehėzėn e tyre. Njė mbasdite atyre u mungoi Nashoja.U merakosėn. Telefonuan dhe mėsuan se kishte shkuar nė njė takim me njė mikun e tij tė vjetėr.

    Se nga ia kishte gjetur adresėn ky mik i vjetėr dhe e ftoi Nashon pėr njė kafe diku nė qėndėr tė qytetit. Kishte vite pa shijuar atė kripė. E, vite tė ngarkuara, tė rėnda. Tjetėr gjė ajo magje, ke se ēfarė tė thuash... Jo se nuk pėrzjehej me tė njohurit e rinj, emėr zotit, por ja qė ka disa xhepa zemra. Edhe ajo mban ca kusure...

    Shkoi.U pėrqafuan. Sikush ndjente mbi shpinė lėvizjen ngashėruese tė dorės sė ngrohtė tė tjetrit, e cila i fliste mė shumė se gjuha. Mbas pėrmallimit, kaluan njė rrugė me lėvizje tė dėndur dhe hynė nė njė lokal komod, jo shumė tė shtenjtė. Porositėn nga njė raki. Pastaj njė meze tė thjeshtė. Dy vezė tė zjera, pak sallam, njė qepė. Pastaj njė raki tjetėr. Nuk mernin frymė kujtimet. Radhė, radhė. Tespie. Tė hidhura, tė ėmbla, tė tjerra bukur, nostalgjike. Ishin shokė burgu. E, kėshtu i kishin ngjeshur brenda, me akuza tė rreme, tė sajuara me dėshmimtarė tė rremė. Kohė e keqe, e tė ligut. Se mos sot qė zunė me duar atė qė ėndėronin ndiheshin tė lumtur? Demokracia i zuri disi vonė. U vonua shumė, djalli e mori!

    - Ai qė ishe, as shkojnė vitet mbi ty, more Nasho!

    - Tė lumtė ajo gojė, por tani me zor hip nė kumbėll!

    - E kėtu e prishe! Kumbllės mos iu ndaj, kokrat e vonuara janė mė tė shijėshme!- qeshi tjetri.

    - E di ti se kam mall tė shkoj njė ditė nė burgun e Ballshit?- iu drejtua mikut tė tij, Shefqetit.

    - Eshtė jeta jonė, kemi kaluar atje ēaste tė veēanta, qė nuk harrohen,- shtoi tjetri.- Ishim miq tė mirė, njė cigare e thithnim nga njė herė dhjetė tė burgosur.

    - Nuk na shkoi kot mundi. Desh tė na hante i ligu, por e hėngrėm.

    - Muarėm shumė plagė, more Nasho! Plagė qė do t’i marrim nė botėn tjetėr!- shtoi Shefqeti. -Tė kujtohet Urimi, Urimi i xha Sulos? I ranė me levė nė tru tė vogėl, e verbuan... E lanė nė errėsirė.

    - Po Rrakon? Ia tregonin bukėn dhe nuk ia jipnin se nuk realizonte normėn. Eh, plaku i mjerė. Vdiq pa e parė njeri... Thoshin nga uria, po ku ta dish. Fliste rrallė.

    - Po Luanin, Samiun... Djem tė mirė. Sapo mbaronim njė dėnim, u jepej dėnimi tjetėr! I akuzonin pėr bashkėpunim me Flotėn e Gjashtė Amerikane... Nė burg...

    Dera e kafenesė u hap dhe brenda hyri njė plak disi kurrizdalė, me dy veshė llapushė, tė cilėt i dilnin mbi jakėn e palltos sikur donin t’i zinin ēdo pėshpėritje tė lokalit. Hapat i hidhte ngadalė, tė menduara, tė lodhura. Fytyra i ngjiste njė parcele toke tė porsa lėruar, gjithė brazda. Ai pėrshėndeti tė pranishmit me njė greqishte tė coptuar. Pa kthyer sytė nga dy miqtė e vjetėr, ai u ul pranė tyre. Nė atė tavolinė, siē dukej, gjeti njė tė njohurin e tij grek, tė njohur nė moshėn e pleqėrisė. Porositi njė kafe pa sheqer. Tė hidhur. Helm. Kurrizdali uli kokėn mbi filxhanin e kafesė sikur dinte tė fliste me ‘tė, tė kuptohej me atė lėng tė pėrzjerė mė mirė se me rrethuesit e gjallė.

    - Edhe ne kemi kaluar shumė, por ju kini kaluar nė vrimė tė gjilpėrės,- dėgjoi Nashoja ngacmimin qė greku i hodhi tė porsardhurit.

    - Trari, teli, stopi,- ia ktheu kurrizoja.- Ne nuk mund tė kalonim kufirin, tė vinim tek trungu ynė,- vazhdoi pa ngritur kokėn.

    Nė pamjen e tij Nashoja dalloi njė fytyrė tė ndryshuar, tė plakur tė njė njeriu tė njohur. Tė jetė ai?

    - Mos e njeh gjė zotėrinė qė ankohet, or Shefqet?

    - Eshtė njė patrioti ynė. Thotė se ka vuajtur shumė nė Shqipėri. Sa herė vij, e gjej nė kėtė lokal dhe gjithnjė thotė tė njėjtat. Eshtė pensionist. Ha me dy lugė dhe prapė qahet. Merr pension si homogjen edhe nga Shqipėria. Nuk di gjė tjetėr veēse shan tė djeshmen, tė sotmen, tė nesėrmen e Shqipėrisė. Shan, vetėm shan. Nuk ka stacion. Duket sikur ka shkarė, por mė shumė mė duket se ka shumė fytyra.

    Nashoja e pa edhe njėherė se mos gabonte. Po. Ishte ai, ai qė i kishte hedhur prangat. Iu prish gjaku, u verdh nė fytyrė, u ngrit nga tavolina dhe i shkoi afėr.

    - Si jini zotėri? Ju sjell gjė ndėr mėnt fytyra ime?- e pyeti me zė tė ulėt.

    - Nga t’ju njoh? Tani edhe sytė mė kanė lėnė,- u shpjegua tjetri.

    - Asgjė nuk tė le ty, as dhe mashtrimi. Nuk paske ndryshuar, - ngriti zėrin ish i burgosuri. – Tė paska mbuluar guna e pleqėrisė, qimja tė ka ndryshuar, por zakoni jo,- gati sa s’thirri Nashoja.

    Lokali ktheu sytė pikėrisht tek ajo tavolinė.

    - Nuk tė them gjė se shaje grekun. Kėshtu tė thoshin, kėshtu thoshe. Deri kėtu jemi mirė! Po, sinqerisht mė vjen keq, mė vjen keq se do ikėsh nga kjo botė dru i shtembėr qė prish gjithė barrėn. Pse e shkel bukėn qė ke ngrėnė!? Ose mė shkoqur, pse kafshon dorėn qė tė ka dhėnė bukė?! Unė shikoj se shumė minoritarė ndihen shqiptarė dhe njė shqiptar si ty ndihet grek?!- nuk priti aspak pėrgjigje Nashoja, por vazhdoi tė zbrazte njė thes me derte qė po mbante njė jetė mbi supe:

    - Mė ke hedhur prangat. Tė gjitha kėto nuk do tė t’i pėrmėndja... Do t’i hidhja pas shpine. Do ta pėshtyja djallin. Po ėshtė diēka tjetėr. Tė dhanė urdhėr tė mė arrestoje, isha antikomunist, e pranoj. Po pse shkele ligjin? Pse mė hodhe dorėn nė fyt pėr tė mė mbytur? Mė le pa ndjenja, mė gjakose me thonj. Edhe tė tė kishin thėnė tė mė mbysje, tė mos e bėje. Ne ishim shokė fėminie bashkė.

    Ish operativin e mbuloi njė ēehre e ēngjyrtė dhe u ngrit tė dilte . Po tjetri e zuri pėr mėnge.

    - Ulu, ulu tė tė jap njė raki. Mos u tremb, nuk do tė hedh helm brenda. Jam demokrat unė! Eshtė njė fjalė e re kjo e demokratit. Ndoshta tė tremb. Mos ki frikė! Ulu tė pimė njė gotė bashkė. Ti kurrė nuk do pije me mua, vetėm po tė kishe qėllime pėr tė mė rrėmbyer ndonjė fjalė tė burgosje ndonjė tė pafajshėm. Mė mirė, tė mė fusje nė thesin tėnd. Tė kujtohet? Ke qėnė edhe provokator, zotrote! Erdhe nė Burrel tė mė takoje. Gjoja si mik. Kishe bėrė dy ditė rrugė. Pėr mua? I mjerė ke qėnė! Ke tė drejtė tė qahesh. Edhe ne ishim tė mjerė, po ti ishe mė i mjerė. Harrove? Mė the se erdhe pėr mua. Ēfarė mė pandehje? Teveqel? Doje tė dilja dėshmimtar pėr njė mikun tim se kishte sharė Enverin? Tė nisa nga kishe ardhur. Tė kujtohet si mė the? Mė the se nuk do dilja nga burgu, se atje do mė treteshin kockat. Po ja, unė dola. Dola, por ty nuk tė ngjesha brėnda pėr krimet e tua. Nuk desha tė tė zija punėn.

    - Mė lejo tė dal nga lokali!- e ndėrpreu veshllapushi.

    - Jo! Pėr kėtė takim unė kam pritur vite e vite. Ne do tė pimė bashkė. Le tė dehemi, unė do t’i paguaj prapė. Ti kurrė nuk ke paguar. Jemi miq, paēka se mė ke bėrė varrin. Nuk mė munde dot, ja ku mė ke. Tė dy tė barabartė. A nuk ėshtė mė mirė kėshtu? Tė lara, tė shpėlara e tė kthyera pėrmbys tė gjitha enėt. Mos u tremb se unė po t’i them kėto. I them qė tė ēlirohem nga njė barrė, se mos vdes dhe shkoj i ngarkuar. Nuk do mė nxinte dheu tė ngarkuar.

    Nashoja u mbush me frymė dhe thirri kamarierin. Nė tavolinėn ku ishte ulur ish punonjėsi i sigurimit shkoi njė dopio raki dhe njė meze e thjeshtė me pak djathė, disa thela patate dhe pak xanxiqi. Askush nuk fliste. Bile edhe klientėt greke. Ata kuptuan diēka, zunė tė murmurisin duke parė herė njėrin dhe herė tjetrin nga tė huajt. Ish i dėnuari politik e dinte me rrėnjė e degė greqishten, paēka se kurrė nuk e kishte treguar tė vėrtetėn. Ai kishte shkuar nė shkollat greke gjer nė klasė tė katėrt. Atėhere nuk kishte kufi. Me tufat e deleve i kalonin malet paqėsisht. Mė vonė hyri sherri, u ngrit kloni, u shpall me ligj vrasja nė rast kalimi tė kufirit.

    Dikush nga vendasit, i cili kishte kuptuar se diēka e keqe do tė ndodhte, doli jashtė i nervozuar. Nuk kaluan pesė minuta dhe dy policė, njėri i ri, tjetri thinjosh hynė nė lokal, hodhėn njė sy rreth e qark. Nuk mundėn tė dallojnė ndonjė shkelje. Mandej iu drejtuan tė zotit tė lokalit, i cili shprehu zėmėrimin se cili ishte ai keqdashės qė i nxirrte emėr tė keq lokalit tė tij.

    - Eshtė farsė,- iu shpreh i riu flokthinjurit duke u larguar.

    Kurrizdalin nuk e mbante mė vėndi. Po nuk mund tė ikte. Iu duk se dikush i kishte hedhur dorėn nė grykė pėr ta mbytur pa mėshirė. Ndjeu njė mpirje tė kokės, pastaj tė tė gjithė trupit. Ai i urrente tė arrestuarit e dorės sė tij mė shumė se dikur. Po tani i kishte rėnė koburia, nuk mund tė bėnte asgjė. Megjithatė, ai nuk binte lehtė nė gjynjė paēka se e shkuara nisi ta kafshojė si hienė e keqe ku mundte. Nuk mund ta zbonte hienėn. Iu ngjit pas trupit, pas ekzistencės sė tij. Sytė tani ishin egėrsuar, i ishin errėsuar aq sa nuk dallonte dot askėnd.

    - Duket, je prapė ai. Ke tė drejtė! Njeriu nuk ėshtė dru ta gdhėndėsh si tė duash. Do tė vdesėsh siē erdhe. Mirė bėn qė nuk ndryshon! Ne do tė tė duam ashtu siē je, me atė kokė, me atė shpirt! I keq! Ikė, ikė po deshe! Veēse mbaj njė fytyrė, sado e ligė tė jetė. Mendon se nuk tė njohin? Qėnke ngrysyr larg! I ke akoma dosjet e mia? I ka firmosur kėrcėnimi yt, jo dora ime. Me ato mendon tė mė kėrcėnosh pėrsėri? Nuk mundesh, je kartė e djegur. Ti nuk ke dosje, i ke djegur. Jini gjė e zgjuar. Po dosja jote jam unė mė kėmbė. Po tė mė hapėsh kapakun e gjoksit tim, do tė gjesh librin e bėmave tė tua. Jini pjesėmarrės nė vrasje. Megjithatė ne nuk kemi kohė pėr hakmarrje,- fliste gjysėm i dehur Nashoja. -Veēse mblidh gojėn, mos na shaj vėndin! Mezi e kemi. Dhe e ke vėnė re? Kur je larg, e dashke mė shumė! Aq mė tepėr se e kemi tė varfėr. Ju na e katandisėt kėshtu dhe pastaj na dhatė arratinė.

    - Le tė kthejmė njė kupė pėr pajtimin tonė!- ngriti gotėn Shefketi pėr tė zbutur situatėn e tėndosur.

    Kurrizdalit iu duk gota shumė e rėndė, nuk mundi ta ngrinte. As mundi tė ngrihej tė hidhte njė hap drejt derės sė lokalit. As mundi tė hapte gojėn. Koka iu var mes duarve si kėmbore Janine. Bile si e tillė i kumbonte gjithandej. I kumbonin veshėt, tė cilat pak e nga pak iu shndruan nė pranga qė vringėllinin. Sakaq i erdhi urdhėri tė arrestonte dy kundėrshtarėt e tij tė njohur. U fliste me ton tė prerė se tani do ta shikonin kush ishte ai. Dikush nga kafeneja i dha njė shpullė tė fortė. Ish operativi u pėrmėnd. Nuk e pėlqeu skenėn qė pa. Nuk ishte mė i zoti pėr asgjė. U ngrit me zor dhe duke pėrshėndetur vazhdimisht armiqtė e tij tė dikurshėm, doli jashtė. Hapat e ngadalta, veshėt llapushė, akoma pėrgjuese, qė i dilnin mbi pallton e vjetėr, pėrcilleshin nga dhjetra sy tė befasuar.

    - Ndoshta i folėm disi rėndė, - tha Shefketi duke ēukitur gotėn me mikun e tij tė vjetėr.

    - Ndoshta mė pak nga ē’duhej t’i thosha!- e ndėrpreu tjetri. – Je i ftuar tė vish njė ditė nė shoqėrinė tonė,- ndėrroi temėn Nashoja,- Jemi djem tė mirė tė nėnave. Merre dhe ish operativin! S’na prish punė. I yni ėshtė.

    - Qysh nesėr!- ia ktheu tjetri,- vizitat janė reciproke.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    DY TE MUNDUR



    tregim nga Ziko Ll. KAPURANI



    Fredi kishte vite qė ndiqte tufat erkėndėshme tė ēajit, por njė tė tillė, si e kėsaj pasdite, nuk i kishte zėnė syri. Ajo i ngjiste njė sofre rreth sė cilės mund t’i shtroheshin pėr darkė dhjetė barinj. E dalloi qė larg si valėvitej nė erė dhe iu afrua. Pa se tufa ngrihej nė njė thepisje masivi shkėmbor afėr majės sė malit ku nuk mund tė shkelte kėmba e njeriut. Nuk i trembej syri lehtė, por kėtė radhė zunė t’i dridheshin kėmbėt para kohe. Kjo nga paramendimi se ndoshta s’do tė mundte ta kėpuste atė bukuri aq tė rrallė. Nisi t’i rrahė zemra fort. I erdhi disa herė pėr rreth masivit tė rrezikshėm. Nė mes tė greminės ngrihej ajo rrėnjė bukurie, e cila duhet tė ishte e paprekur ndonjėherė prej ditės qė kishte mbirė. Kishte pėrpara mbretėreshėn e virgjereshave. Lėshoi midis dy gurėve tė bardhė krahun e ēajit tė mbledhur fije- fije. Pranė tij u ul dhe vetė. Ai duhej t’i shkonte patjetėr asaj hijeshie, qė asnjė tjetėr s’kishte mundur tė vinte dorė mbi ‘tė. Po ajo rrėpirė e ashpėr nuk kėrkonte pak pėr kėmbim tė pasurisė sė saj. Nė pakujdesinė mė tė vogėl drejt saj, njeriu mund tė thyente qafėn. Dhe kishte dy fėmijė tė vegjel, njė grua, njė nėnė qė e prisnin. Ai ishte shtylla, po tė binte ai, lėkundej e gjithė shtėpia. Ashtu, por familja nuk mbahej duke mbajtur duart lidhur, as duke u trembur nga hija, e cila ndjek besnike gjatė gjithė ditėve me diell e pa diell vetėm frikacakėt. Ato fije ēaji do tė ishin shkaku, qė, sapo tė dilte nė pazar tė dielėn, do t’ia rrėmbenin gjithė barrėn e ēajit. Do t’ia mbushnin kuletėn me pesėdhjeēe. Ato pak ara ranishte, pa ujė, megjithė merakun ndaj tyre, nuk i jipnin dot bukėn e pėrditėshmen. As kurbeti nuk i pėlqeu, por mė mirė tė themi, nuk i eci. E kthyen disa herė si tė paligjshėm. Tek e fundit, Fredi ishte nga ata qė e nxirrte bukėn edhe majė shkėmbit. Pak mė fukara, po nė strehėzėn e tij. Ēaji i sillte njė tė ardhur tė mjaftueshme. Pastaj, ishte nė malet e tij, nė erėn e tij, nėn gunėn e tij.

    Pėr njė ēast mendoi tė lidhej me rripin e mezit pas qafės sė njė shkėmbi, i cili mbaronte nė sofrėn e lakmuar tė tufės erėmirė. T’i vinte nga sipėr. Si zog. Shumė shpejt ndėrroi mėndje, mbasi rripi nuk ishte veēse pesė pėllėmbė. Pastaj ishte dhe mjaft i vjetėr, i ngrėnė nėpėr vrima, i gatshėm tė kėputej. Dhe pse nuk ia hante syri, nuk hiqte dorė nga dėshira. “Syri ėshtė gjithmonė frikacak, nuk i duhet besuar dhe shumė,” mendoi. Do tė varej me dhėmbė e thonj nga ndonjė anė pėr t’i vajtur asaj barishte, e cila i merrte pamje nga mė tė ndryshmet. Pak e nga pak po i merrte nurin e njė zonje tė bukur, belkėputur, e cila pėrkulej sa nė njė krah, nė tjetrin sikur desh t’i shmangej puthjes sė erės. Do tė ishte ai, Fredi i sholleve tė grisura, qė do ta kėpuste. Do t’i shijonte aromėn, bukurinė. Do ta puthte, do ta shtrėngonte nėn krah, do ta ndante tufėza, tufėza, do t’ua lidhte belin me kulmak. Do tė ēmėndte gjithė pazarin. Do t’i tundte nė erė duke thirrur: “Ēaj Gramozi, ēaj Gramozi! Ēaj kundėr gripit, kundėr ftohjes! Ēaji i jetės!” Si ajo punė! Dhe do ishte dimėr, ngricė. Me kokėn nė jakė, tė gjithė do vraponin drejt tij. Por, sė pari, tė mirrte guximin e t’i vinte asaj tufeje magjike. Do t’i shkonte patjetėr. Kėshtu e kishte pėsuar ai dhe me zonjėn qė tani merr pėr natė nėn ēarēaf. Ajo mbahej mė tė lartė, nuk binte me asgjė nė duart e tij. Po Fredi nuk iu nda, e ku nuk e ndoqi gjersa e rrėzoi, e vuri poshtė. Edhe kjo virgjėri nė rrėpirė tani duhej tė binte nė dorė tė tij. Sapo kishte hapur lulet, megjithėse korriku i kishte futur kėmbėt prej dy javėsh. Kreshtė mali kėtu. Dielli nuk ėshtė ai i fushės. Tjetėr se lind mė parė se kudo nė botėn tjetėr dhe ikėn mė vonė. Kėtu rrezet i thyen njė veri i hollė, i cili nuk di tė pushojė njėherė. Ai vjen qė larg, ndoshta nga Antraktida.

    Mbi kokė tė tij papritur rrėshqiti njė hije. Njė shpejtėsi e frikėshme. Kėrcėnuese. Instiktivisht uli kokėn. Njė zog midis shqiponjės dhe skifterit pasi i kaloi mbi kokė, qėndroi mbi shkėmbin e tufės sė ēajit. U panė tė dy sy mė sy, mė shumė si dy kundėrshtarė, se sa si dy kureshtarė pėr tė njohur njėri tjetrin. Ishte gati njė armiqėsi e fshehtė. Dukej sikur do dilnin nė duel pėr tė njėjtėn tė dashur. Fredi, si padashur, mori njė gur dhe ia fėrshėlleu shpendit mbi kokė. Zogu u tremb. Me njė kėrcim u fsheh nė njė vrimė nė mes tė shkėmbit. Herė mbas herė nxirrte kokėn nga vrima me njė vėshtrim kėrcėnues ndaj njeriut. Njeriu kuptoi se shpendi ishte pronari i asaj gremine dhe, me sa dukej, do ta mbronte me ēdo kusht. Tani nuk ishte mė rrėpira pengesa pėr tė kėputur tufėn e artė, por njė zog i egėrsuar, i vendosur, i kthyer nė njė ushtar i betuar me atdhedashurinė tė rrėnjosur nė mishin e tij. “ Atje do tė ketė folenė grabitqari,” mendoi Fredi. “Mė duhet t’i jap tė kuptojė se unė nuk kam asgjė me ‘tė dhe tė vegjėlit e tij.” Po si t’ia shpjegonte kėtė njė shpendi tė lartėsive tė mėdha, qė kurrė nuk ishte bėrė mik me njeriun? Ishin tė dy tė ngjashėm: shpendė tė lartėsive, kokėfortė, kėmbėngulės nė qėllimin e tyre. Askush nuk bėnte pas. Njeriu mund tė bėnte dhe tjetrėn, tė merrte ēiften dhe ta hiqte qafe. Kjo nuk ishte e rrugės, bile ishte poshtėruese pėr njė njeri qė dashuron natyrėn, qė jeton nė gjirin e saj. Tė ndeshej ballė pėr ballė me njė shpend grabitqar, kėtė s’e kishte dėgjuar. Po sikur shpendi ta rrėmbente nė thonjt’ e tij dhe ta ngrinte si ljepur nė qiell? E mbushi mėndjen se shpendi nuk do tė ishte kurrė mė i fortė se ai. Po tė shkonte puna gjer atje sa tė pėrleshen, le tė bėhej edhe ajo. Fredi do ta shqyejė shpendin e pabindur. Do t’i tregonte se nė kėto male ishte zot ai, njė krijesė zoti me emrin Njeri. Nė fund tė fundit do luftonte pėr bukėn e pėrditėshme tė fėmijve. Nė greminėn shkėmbore dalloi disa tė ēara. Do tė vendoste atje kėmbėt dhe duart do t’i zinte pas disa xhufkave me barishte. Do tė bėhej njė me ashpėrsinė e thepisur. Do t’i ngjitej nga poshtė. E ē’do t’i bėnte njė zog njeriut? Nga ana tjetėr shpendit i dukej se i preknin atdheun. Ndoshta dhe familjen. U tremb pėsėri. Ndėr mėnd i shkoi njė thėnie e famėshme e njė njeriu tė dėgjuar. I huaj tjetri. I kishte parė monumentin nė njė revistė, monument nė mes tė njė kryeqyteti europian: “Pėr dashurinė jap jetėn, pėr atdheun jap dashurinė.” Shumė bukur. Sidoqoftė kohėrat ndryshuan. Tani njerzit ndjekin jetėn, atdheu mbetet vetėm njė pikė malli. Po e di Zogu kėtė? E di se njeriu pėr atdheun kujtohet rrallė? Njerzit kėshtu e kanė nė kėto kohra tė reja. Flenė me kė t’i zerė nata. Tė shkelin fjalėn e kanė pėr tė rrugės. Po shpendėt? Shpendėt janė akoma afėr natyrės. I la tė gjitha dyshimet mėnjanė. U ngrit, mė mirė brofi menjėherė nė kėmbė dhe me njė kėrcim tė shkathėt i hodhi dorėn njė xhufke bari nė pėrpjekje pėr t’i vajtur tufės provokuese. Kėmbėn e djathtė e mbėrtheu nė njė tė ēarė si ta kishte kthetėr ketri. Pastaj njė pėrpjekje tjetėr pėr mė lart. Nė njė kėrcim tjetėr dhe gishtat do t’i preknin nė fijet e para tė ēajit. Zogu me kreshtėn pėndore ngritur gjėmb, lėshoi njė klithmė tmerruese, ankthi. Nuk ngurroi t’i hedhė kthetrat nė shpinė tė njeriut duke i grisur kėmishėn dhe duke i lėnė gėrvishtje tė thella nė shpinė. Mandej u ngrit lart, shumė lart. Humbi nė hapėsirė. Ndėrsa shpėndi u ngrit lart, Fredi humbi duke shkarė tatėpjetė nė njė pėrplasje nėpėr gurė. Ishin dy tė keqkuptuar. Dy trima tė trembur. Tė trembur dualėn nga vrima e shkėmbit edhe katėr zogj tė vegjėl. Tė gjithė sė bashku lėshuan njė vikamė tė sertė duke hapur gojėn tė gatshėm pėr sulm. Ndoshta pėr tė kėrkuar ndihmė. Njeriu i malit pak e nga pak, duke u zvarritur bėri tė largohej nga ai rrezik. Por nuk mundi as dy hapa. Zogu qė njė ēast mė parė kishte humbur nė qiell, tani kthehet me forcė dhe egėrsi tė dyfishtė. I hedh kthetrat nė sup dhe u dha krahėve me forcė pėr ta ngritur kundėrshtarin lart. Nuk mundi ta lėvizė, por as iu nda. Fredi instiktivisht i hodhi dorėn nė qafėn e hollė tė shpendit. Ia shtėrngoi aq fort, sa tjetri lėshoi njė zė mbytės duke iu varur i gjithi nė krahun e tendosur e duke u munduar tė luftojė me kthetra. Nuk e zgjati mė shumė, por me sa i hante krahu, Fredi e pėrplasi zogun pas shkėmbit. Kur mendoi se gjithēka kishte mbaruar, ajrori i plagosur nuk e pranoi humbjen. Ai u lėshua plumb e i nguli njė sqep tė mprehtė nė kapakun e syrit tė majtė. Atėhere shpendi ndjeu se krahėt ia mbėrthyen ēengelat e duarve tė armikut tė tij. Bėri t’ishkėputej, por nuk mundi. Njeriu e kishte vėnė nėn gju pėr t’i dhėnė fund kėsaj beteje duke e shtypur kundėrshtarin pėrfundimisht.

    Nuk ndodhi kjo. Papritur shpendi ndjeu nė qafė njė dorė tė butė, miqėsore t’i ledhatonte pendėt e ngritura gjėmb. Bashkė me kėtė mirėsi ai ndjeu disa fjalė tė pakuptueshme pėr shpendėt e egėr. Megjithatė kuptoi se tjetri e falte dhe kėrkonte paqe, njė paqe, e cila i kushtonte shumė zogut: humbjes sė atdheut tė tij. Kėshtu e kuptoi shpendi i maleve. Pėrfitoi nga kjo dobėsi e njeriut dhe me njė lėvizje tė shkathėt iu shmang mbėrthimit. Nuk ngurroi t’i sulej pushtuesit me njė urrejtje tė thellė, me kėlthitje dėshpėruese. Mundi ta shkėputė nga toka mbi dy metra, por jo mė shumė. E lėshoi nga ajo lartėsi duke e ndjekur nga pas pėr ta ngritur pėrsėri, ndoshta mė lart, pėr ta lėshuar mbi rrėpirė. Nė ēastin kur bėhej gati ta rrėmbente Fredi bėri njė lėvizje vetėmbrojtėse dhe shpendi u gjend pėrsėri i mbėrthyer nė forcėn e krahut, e madhėshtisė njerėzore.

    - Po tė fal edhe njėherė!- i thirri Fredi,- mė nuk tė fal! Nuk tė kėrkoj folenė, as zogjtė, kėrkoj vetėm bukėn e fėmijėve tė mi, ēajin qė mban tė mbėrthyer! Ai nuk tė takon ty, se pėr ty ai nuk ėshtė gjė, ndoshta njė stoli! Kėrkoj njė marrėveshje midis nesh! – dhe e lėshoi pėrsėri kundėrshtarin.

    Ajrori i maleve mė nė fund iu duk se nuk kishte tė bėnte me njė armik tė vėrtetė, porse me njė farė miku qė kėrkonte paqe, mundet dhe pa ndonjė kusht rėndues mbi ‘tė. Megjithatė nuk ishte i sigurtė. Humbi pėrsėri nė hapėsirėn qiellore, por kėtė radhė disi i rėnduar. Fredi, ashtu i dalė nga pėrleshja siē ishte, vuri re se zogut njeri krah i rrinte i varur. I erdhi keq. Ishte ai shkaktari qė i preu krahun. I preu kaltėrsitė, pėrpjekjet pėr tė jetuar. E bėri invalid. Dhe jeta nė male ishte e vėshtirė. Dhe e priste me padurim tė kthehej.

    Vonoi. Kthimi i tij kėsaj radhe ishte njė ushtri e tėrė, e ngjashme me njė re tė zymtė, e gatėshme pėr t’u shkarkuar nga mbingarkesa e urrejtjes ndaj pushtuesit. Reja erdhi duke u ulur mengadalė mbi shkėmbin ku dualėn zogjt’ e vegjėl. Shpendi i plagosur kėtė radhė nuk kishte ndėr mėnt tė luftonte mė. Ai bėri rrugė. Siē duket, u pendua. Mundohej tė fshihte dhimbjen. Suita e tij rrėmbeu tė vegjėlit nė kthetra dhe iku. Fredi ndjeu njė goditje nė lugė tė zemrės. Ai ngriti duart lart dhe thirri me sa kishte nė kokė:

    - Mos, mos ikni! Ju lutem! Kthehuni nė atdheun tuaj! Po ikij unė, ja, po largohem!- Dhe u dha kėmbėve tatėpjetė.

    Po skuadra e zogjve malorė nuk dėgjonte mė. Ajo u ngrit lart, shumė lart. Pak e nga pak shtėllunga e reve tė saj u kthye nė njė mjegull e shtyrė nga njė veri qė erdhi poshtė nga lugina. Iku. Kushedi ku. Mėrgoi. E lanė shpendėt shtėpinė e tyre. Fredi i ndoqi me sy derisa ata nuk dukeshin mė. Ndjeu nė faqe ngrohtėsinė e lotėve tė pendimit, tė dhimbjes.

    - O perėndi!- thirri me sy drejt qiellit.- E kthe prapa mikun tim! Ka pėrleshje dhe midis miqve, por jo ndarje!

    Zėri i tij ushtoi gjer pėrtej, por zogjtė nuk u kthyen.

    Njeriu ktheu sytė nga ajo tufė e mrekullueshme ēaji. “Bukuri vrasėsė” psherėtiu nėpėr dhėmbė. Nuk e urreu. Ajo ishte prapė e bukur, atje nė mes tė shkėmbinjve. Po nuk u kthye ta kėpuste. Iu duk njė bukė e hidhur. Shumė e hidhur. Kokėvarur mbi gjoks, ndjeu se ai dhe shpendi ishin dy tė mundur. A do tė shiheshin mė vallė, tė nėnshkruanin paqen, fitoren?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    MONOLOGU I NJE EMIGRANTI NE DITE KRIZE

    Nga Ziko Ll. Kapurani

    Kriza ekonomike mė ka hedhur lakun nė grykė. Ma shtrėngon pa mėshirė. Pa ndonjė vendim gjyqi nėse jam apo fajtor. Eshtė mė shumė shtrigė se shtrigat e pėrrallave. Xhepi nė centet e fundit. Barku sapo nisi tė gėrrasė i nevrikosur se s’po kthej mė kokėn nga ai. Nuk e di se vetė koka po zjen si kazan me bėrsi pėrmbi zjarr duke ngopur ajrin me avuj tė rėndė, tė ēoroditur. Avujt, pas pak, shuhen. Kazani i kokės kthehet nė njė kafkė tė zbrazur. Shtėpia nuk mė mban. Shkoj ku mė shpien kamalecat e kėmbėve. Edhe ato nisėn tė mos mė mbajnė mė. Dridhen. Ulem mbi mermerin e bardhė tė njė statuje. Statuja nuk mė do. Mė fut nga poshtė disa gjėmba tė ftohtė, tė padurueshėm. Kalimtarėt mė shohin indiferentė. Edhe unė i shikoj indiferent. Grindem me indiferentizmin. Nuk mė duket aq burrė i mirė. Mė kėrkon gjithnjė cigare. Kutia e cigareve m’u mbarua. Nuk mbetėn brenda veēse disa thėrrime tė shkundura. Ngrihem, shkoj mė tej. Pėrpara mė dalin shifra tė mėdha eurosh shkruar me shkronja tė zeza nėpėr zarfe tė ardhura nė adresėn time. Mė duhet tė paguaj. Pronari i shtėpisė mbrėmė mė dha ultimatumin e fundit. Nuk pret mė. Do mė nxjerrė jashtė. Mund tė ketė tė drejtė. Kam borxh tre qera. Njė mėndje e nxehtė mė thotė t’i kthehem e t’i them: “ Zotėri, ke perėndi ti? Nuk shikon se jam pa punė? Falmė disa muaj, mos bėj kėshtu, nuk do varfėrohesh!” Prapė e kthej. Nuk mė duket aq e drejtė, ka punuar tjetri. Ndonse i jati. Po babai im ē’ka bėrė? E ē’farė tė bėnte ditėziu! Rrokėllimė i shkoi jeta. Po pse, unė nuk kam punuar zotrote? Nuk mundem tė gjej kokėn e fillit. Nesėr vijnė tė mė mbyllim edhe korentin. Sa pėr telefonin, s’mė prish punė, le ta presin. Pėr ujin kam mjaft ditė afat akoma. Kam edhe disa duar pėr t’u shlyer me “Fordin” e vjetėr. Edhe kjo kriza, sa gjėmb i keq, ē’doli aq shpejt, ... nuk duroi edhe disa muaj, tė mė kishte zėnė mirė e ngrohta! Mėndja mė shkon tek thėnia e dikurėshme: “Kriza e pėrgjithėshme e kapitalizmit.” Nuk e besoja. Ja ku mė zuri! Po prapė, nuk duhet tė qahem. Mė la tė punoj njėzet vjet. Ēoē bėra. Dhe kush, kush akuzonte krizėn e pėrgjithėshme tė kapitalizmit... Ai qė ishte vetė kriza, qė na jipte njė bukė pėr tetė orė punė, d.m.th., pesėdhjetė cent nė tetė orė, qė pėr gjysėm shekulli nuk bėri dot njė rrugė, qė mė la mė kėmbė njė jetė, qė mė shkurtoi kėmbėt, krahėt, qė mė la lakuriq, barkbosh, qė mė la cung... E tmerrėshme! Kėto kujtoj dhe them: “ Shyqur Zotit!” Tė shkuara tė (pa) harruara. Mė duhet prapė tė regjistroj emrin si njėherė e njė kohė nė listėn e bakalit, nė listėn e furrės sė bukės, nė shumė deftete tė tjera, tė cilat i kisha harruar. Mė kishte marrė pėrposhtė skamja. Ja si tani. Ikėn ato ditė. Mirė bėnė. (Ishin tonat, sa na merr malli! Ah, sikur tė ktheheshin njė ēast!) Po tani, tani nga t’ia mbaj? Hedh sytė nėpėr trotuare. Njė cigane mjaft e bukur, me njė bel tė kėputur, kėrkon nėpėr kazanet e plehrave duke mbyllur e hapur njė farė mashe. Eshtė nga anėt tona edhe ajo. Nuk i pushon goja: “mana, ruha palia.” Nga katet e sipėrme tė njė pallati njė trashaluqe i hedh njė qese me rroba. Cigania i rrėmben, i hedh nė kartonin mbi katėr rrota. Shtyn rrugėt duke mė lėnė “vjershėn” e saj dhe skamjen time. Ndėr kėmbė mė qėndron njė prostitutė. Eshtė mjaft e bukur. E re. Mė bėn me shėnjė t’i shkoj nga pas. Sytė mė shkojnė tek kėmbėt e saj tė zbuluara. M’u dukėn si dy rrugė qė ēojnė motorrat e epsheve tė parkonin mbi kryqet e saj tė shumėshkelura. Ia bėj me dorė se nuk kam dyshkė. Ajo nėnqesh dhe ikėn mė tej. Mė lind njė dėshirė e lajthitur... Ah, sikur tė gjeja njė shumė tė hollash. Pėr shėmbėll, dhjetė mijė euro. Pak janė. Ē’mund tė bėj me kaq? Asgjė. Shumė, tė gjeja shumė... Po mirė janė edhe pak, aq sa tė kaloja krizėn. Po kush mund tė humbasė para? Ndoshta ndonjė bossi i janė ēpuar xhepat, ose ndonjė hajduti. Mendime tė kota, fare tė kota. Le tė gjeja njė pesėdhjeēe, pa leri mė shumė. Do t’i pija, do tė dehesha. T’i shtyja tė gjitha poshtė, tė mos i shikoja. Asgjė nga kėto. Vrapoj tek qoshja, tė provoj fatin me kino, me pro- po, me baste. Klientėt edhe atje tani shtohen dita ditės. Mbusha aq kino, derisa lashė centet e fundit. Tė gjitha shtigjet e mbijetesės u mbyllėn. Papritur mė erdhi ndėr mėnt babai... Ndjesė pastė, sa i miri, sa i zoti, sa trim ishte nė ditė tė vėshtira. Unė nuk jam as hija e tij. Ai nuk na la kurrė pa bukė. Dhe kishte gjashtė fėmijė. Bėnte ēmos. Kthente malet pėrmbys pėr fėmijėt e tij... “Ti, ti je kot!” mė thotė gruaja. Mė vjen tė pėlcas. Po ē’mund tė bėj? Kriza ėshtė pėr tė gjithė. Erdhi nga Amerika, nga ajo hapėsirė lumturie. U hap pak e nga pak. Si vetė djalli. Se si erdhi, nuk e marr vesh. Njė dyshim mė bren pėrbrenda ditė e natė. Jeta mė ka mėsuar t’i shikoj gjėrat me sy kritik. Pse bangat kėrkojnė para? Edhe kėtė nuk e marr vesh. Shteti u jep para bangave. Hajduti i fal para hajdutit. Lozin me paratė e mia. Sa hajdut shteti! Prandaj nuk le tė tjerėt tė vjedhin, i presin rriskun e tij. Ndryshe, ku vajtėn tė hollat? Pse nuk qarkullojnė mė? Ē’i bėnė? Mos luajnė ndonjė strategji qė unė nuk e kuptoj? Mos duan tė ma hedhin? “Do t’i bėjmė ballė edhe me dhallė,” thoshim dikur. Njė ditė na e muarėn edhe dhallėn. Tani qė kėrkuam njė tavolinė mė ushqyese, prapė na e rrėmbyen dhallėn. Mėndja mė shkon tek trimėria e babait. Njė ditė ai u gjend me gisht nė gojė. Kusarėt ia muarėn tufėn e leshtė qė kishte pėrpara. Ja si unė tani, qė mė muarėn punėn, mė prenė krahėt, mė lanė cung. E zbritėn nga kali. Ia muarėn edhe kalin. “Mjaft ti, - i thanė, - tani tė hipim edhe ne pak!” U zgėrdhinė dhe ikėn. Hipėn vėrtet. Hėngrėn shumė vite nga djersa e babait, tė cilin e ngjeshėn nė birrucė pėr shumė vite. Njė birrucė e zezė ku mbėshtolli me errėsirėn e saj njė komb tė tėrė. Kur doli nga birruca, babait, si gjithė tė tjerėve, ia futėn kokėn nė kazanin bosh tė kooperativave bujqėsore. E paguanin me disa pika tė mjera. Njėqint pika nė njė ditėpune tė lodhėshme. Pika pa bukė! Pika kot! Tetė frymė mbi shpatulla babai. Po ē’bėri babai, thoni ju? “Doli malit pėr liri.” Partizan, more vėlla! Partizan i jetės. Ē’tė bėnte ndryshe kur nuk mund ta rrėzonte tė keqen nga froni? (Ja, si unė tani krizės.) Nė maj ngrihej herėt dhe u qepej maleve. Jo pėr t’i bėrė pjellore si fushat, pėr t’i ngrėnė erozioni e nė vėnd tė barit tė dilnin gjėmba, por pėr tė ndjekur fijet e ēajit. Dilte tė djelave nė pazar. E shiste dhe kthehej nė shtėpi me ēantėn plot ushqime. Ne i kėrcenim mbi kokė nga gėzimi. Megjithė pėrndjekjet qė i bėnė duke e quajtur agjent tė tė huajve, armik e rebel, ai ēdo mėngjes ngjiti malin e tij me ajėr tė pastėr. I tillė ishte xha Lato. Tani unė mendoj ta bėj si ai. T’i le tė gjitha e t’u ngjitem maleve. E bėj nga e keqia, more shok! Pse ti, nuk mendon ta bėsh njė gjė tė tillė? Do t’ua bėj tė qarta tė gjitha viseve tė mia. Mbeta, mbeta, si i thonė fjalės, me “lulet” nė dorė. Dikur e mora perėndinė me gurė dhe ajo mė mallkoi, mė la barkun tė thatė. Kosore pėr tė krastitur shkarpa trupi im. Epo thosha: “Mirė tė mė bėhet, mohova Zotin!” Po tani qė Zotin e vuri nė krye tė kėndit tok me dajon, pse prapė nisėn zorrėt tė mė gėrrasin? Nuk qėnka gjė dhe kjo punė. Dikur kėndova diktaturėn ( nga e keqia), mė dhanė shkelmėn pas prapanice, tani kėndova demokracinė ( nga e mira), prapė shelma nė prapanicė nuk mė mungoi. Dal nė fanarin e parė. Tė bardhė e tė zinj presin tė dalė ngjyra e kuqe e t’u sulen kalimtarėve me vetura pėr t’u lėnė nė xham kartpeceta. Pėr pesėdhjetė cent. Kthehen shpejt pėr t’i mbledhur. Askush nuk hap xhamin. Shikoj se lypėsat janė shtuar tmerrėsisht. Dikush mban nė gjoks njė letėr ku tregon se ėshtė i papunė dhe se ka uri tė tmerrėshme bashkė me tre fėmijėt e gruan shtatzėnė. Njė tjetėr se ka fėmijėn nė spital dhe i duhen tė holla pėr operim. Njė tjetėr bėhet sakat. Aktor i studiuar nė Shkollėn e Urisė. Skena e ashpėr e jetės. Janė tė pabesueshėm, paēka se tė vėrtetė. Largohem. Kam frikė mos ma ngjitin edhe mua kėtė metodė tė pėrulur jetese. E njėjta skena edhe nėpėr dyert e kishave. Lypėsa qė zgjatin dorėn me shprehje lutėse nga mė prekėset. Nuk mund tė shoh mė skena tė tilla. Nxitoj te disa pallate tė rinj, tė pambaruar. Sigurisht pėr punė. Qetėsi. Heshtja ia ka marrė njė kėnge tė shtruar, si ime gjyshe kur mė vinte nė gjumė. Atėhere flija, por tani nuk mundem. Mė ngrihen nervat mė keq. Mė mori malli pėr zhurmėn e betonieres, pėr rrotullimin e saj, pėr anevatorin, pėr zėrin e ustait nga katet e sipėrme: “Ej, mjeshtėr, e kalove nė kompjuter, kėshtu bėhet ēimentogonia! Thur tani njė cigare!” Po unė nuk e thurrja. Ja, vija vėrdallė, fugė, pastroja, afroja rėrėn, fėrshėlleja njė kėngė tė vjetėr nga fshati im. Tė premten, veēse, e ngrohja mirė xhepin. E ngrohja dhe stomakun me ndonjė gotė, i shtoja dhe ndonjė bėrxollė tė kripur, tė skuqur pėrmbi qymyr. Tani mė duket si pėrrallė. Ēfarė tė bėj? Di dikush nga ju tė mė japė njė rrugė qė tė mė nxjerrė mbanė? Se, unė pėr vehte, jam nė udhėkryq. Nuk di ē’rrugė tė ngas. Tė kthehem nga kam erdhur? Mė lidhin njėmijė fijė tė dukėshme e tė padukėshme me kėtė vėnd tė huaj, sjelljen e tė cilit, ndaj meje, akoma nuk po e kuptoj. As mė mban, as mė lėshon. Atėhere tė ik? Mė duket se nxitohem me njė hap tė tillė, ndoshta edhe pendimi nuk do ketė mė vlerė njė ditė. Tė rri? Do tė pres edhe pak, se, siē i thonė fjalės, “i duruari, i fituari.” Ah, tė rronte babai, ai do dinte tė zgjidhte rrugėn mė tė mirė! Megjithėse u thinja, para tij do isha i vogėl, shumė i vogėl.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 28-03-2009 mė 12:47

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ziko Ll. Kapurani



    E DUA PATJETER NJE UDHETIM



    esse e shkurtėr pėr nostalgjinė



    Eshtė njė udhėtim qė ma lyp shpirti ēdo ditė. Dhe mė shumė natėn. Kurrėsesi nuk do tė jem vetėm. Pėrkrah do tė kem njė zonjė simpatike, zonjėn e shpirtit, Nostalgjinė belhollė, e cila, mua, gjeneralin e rėnduar me diploma dhimbjesh, mė ka ushtarin mė tė thjeshtė, mė tė bindur. Nėn urdhėrin e saj vrapoj me njė kanaēe nė dorė t’i mbush ujė tė ftohtė nė burime tė largėta. Po erdhi kohė e keqe pėr shpirtin, pėr kėtė frymė tė padukėshme, transparente, tė qelqtė, e cila ka pėrmbajtjen e vetė jetės nė brendėsi tė saj. Ai shkelet pėr ditė me kėpucė tė ndotura si tė ishte pragu i jashtėm i njė pallati tė vjetėr. Rrallėkush kthen sytė nga ky fllad delikat, dritėronjės, tė ndjeshėm, tė hollė qė ka ngritur natyra nė magjitė e saj. Dhe ka njė dinamikė e fshehur, qė pėrbėn thesarin mė tė madh nė ndėrtimin hyjnor tė njeriut. Eshtė po ky njeri i ēuditshėm qė nuk e pėrfill mė vlerėn e tij. Deri kėtu dhe unė nuk mundem mė tė mos e dėgjoj kėtė Bukuri tė nderuar tė shtėpisė time ndjesore. E di qė po tė mos i bindem, do tė bėjė tė sajėn: do tė mė grryejė pak e nga pak, derisa tė mos mbetet mė prej meje veē skeletit mortor. Dikush ėndėron njė udhėtim nė Rivierėn spanjolle, dikush tjetėr nė Dubaj, njė tjetėr nė Galaktikė. Sigurisht, shoqėruar me njė njohje femėrore tė beftė pėrkrahu. Normale. Njerėzore. Unė i heq mėnjanė tė gjitha kėto. Kam tjetėr sens. Mė fton ditė e natė njė udhėtim pėr nė kodrat e fushat mė tė bukura tė botės, tė quajtura: Ditėt e Mia tė Shkuara. Kėshtu quhet ky reliev i gjelbėr, shkėmbor, i ashpėr. Ai fsheh shumė toponime pėr rreth, deri dhe nė emrin tim, nė mėngjeset e muzgjet e mia. Ku ndodhen kėto? Jo shumė larg, njė vrap pele, siē i thonė fjalės. Rruga ėshtė kali im mė i mirė. Sa mė pėlqen raca e bukur e kuajve! Vrapoj me ‘tė si i ēmėndur. Qė tė jem mė i sigurtė, ndėrroj kalė, ngandonjėherė u hip reve, ndonjėherė erėrave, ngandonjėherė ėndrave, deri dhe kėngėve tė zogjve. Njė vathė tė tėrė me njėthundrakė tė shpejtė kam nė shpirtin tim. Kėshtu, shtėpia ime ėshtė mbi patkonj, tė cilat hollohen nga shkėmbenjtė, nga asfaltet, nga stėrrallėt e udhėtimeve. Shpesh mė duhet t’i ndėrroj. Shėndet tė kem! E kanė udhėtimet kėsmetin e tyre.

    Vrapi i parė mė shpie nė Bregdetin e Sarandės, atje ku hyra nė njė shkolle prej drrase me ėndra pėr t’u bėrė diēka, i ditur, pėr shėmbull, si mėsuesi im i klasės sė parė! Po fati e kishte shkruar ndryshe rrugėn time: vrapova zbathur pas njė tufe tė bardhė me dele. Gjėmba drizash mė gjakosėn kėmbėt deri sa mbrija nė rėrėn e imtė tė detit. Doja tė takoja pikėrisht atė dallgė, qė njė ditė maji, mė solli, kush e di nga, njė shishe tė bukur. Pėr pak sa s’mė pėrpinė dallgėt kur ngrita pantallonat e shajakta deri nė gjunjė pėr ta marrė nga deti. Mbi shishe ish fotografia e njė Gorgoneje. Lakuriq. Gjinjtė jashtė. Mė buzėqeshte. Ishte shumė e bukur. Tė tillė e donte fėminia ime njė vajzė pėr nuse. Do tė zbukuroja vendin me bukurinė e saj, stanin tim, shtegėtimet. Po njė Gorgone e vėrtetė nuk doli kurrė nga deti. Ajo, vite mė vonė, mė doli nga pylli. Tani me fytyrėn e njė Shtojzavalleje. E mora nėn gunė ta ha si tė ishte ēanak me kulloshtėr. Ato ēaste qė kalova me ‘tė janė atdheu im, i cili mė dėrgon shpesh herė ftesė me ėndrat e mia. ( Kam njėzet vjet nė kėtė qytet tė bukur,... po si nuk mė erdhi njė herė nė ėndėr kodoshi, po gjithmonė mė vinė atė vise tė blerta, qė lashė pas?!) Tė mos vete tek e dashura? Edhe zbathur, do tė shkoj. E dua patjetėr njė udhėtim pėr tė takuar ndarjet e mia prej saj me njė “mirupafshim” puthjesh e shtrėngim durash nė errėsirė, ahishtat ku e fsheha, zėmrėn time dhe ēajin qė i dhurova. Pastaj, si tė mos shkoj kur mė fton e Diela e dasmės sime, e cila mė veshi dhėndėr me njė kostum kafe dhe atė me vellon e bardhė tė nusėrisė? Do tė ngre dhe njėherė fshatin nė kėmbė me ato valle djaloshare qė zinim lartėsinė e bredhave me kėcimin tonė, do ta sjell edhe njėherė tė dashurėn rreth meje nė njė vallzim. Aq sa tė lidhet prej meje nga frika. Siē mė thotė vetė shpirti unė t’i kaloj nė bel krahun kėngės sė thėllėzės sime gati sa t’ia kėput. Dhe tė mos i ndahem, tė mos i ndahem kurrė!

    E, kohė, o kohė! T’i shoh bashkėfshatarėt e mi, ( kulakė e komunistė) tė rrotullojnė mbi kokė si njė copė reje kapelėn e tyre tė djersitur, ta fshehin pas shpinė, ta bėjnė njė me shtyllėn kurrizore, tė ulen nė gjynjė e tė kėrcejnė pupthi. (Atė kapele, sė fundi, e hedhin nė kokė si ēati dhe shkojnė tė ēlodhen nėn hijen e saj, duke mbėshtetur kokėn nė pėqi tė zonjave tė kėndėshme.)

    Nė njė rrugė ndajnate patjetėr do tė takoj pėrsėri shokėt e mi tė vėrtetė. Do tė takoj Kiēin, Detin, Xhimin, Gonen. Si dikur do tė puthemi buzė mė buzė. Do tė dalim sė bashku nga Lisi i Floqit, nga duhanoret e kooperativės, nga livadhet, deri nė kodrat e zotit Keno pėrmbi Korēė. Sigurisht qė nuk do tė harrojmė tė marrim dhe kitarėn e vjetėr. Prapė me serenatat tona do tė hapim dritare e zemra vajzash. Kur tė kthehemi vonė, gati ndaj tė gdhirė do na presin nė pragjet e shtėpive nėnat tona tė mira. Tė merakosura. Mund tė mos shkoj tė mos i takoj? Le tė kenė ikur nėn njė strehė tjetėr, unė do t’i gjej atje, si njė herė e njė kohė. Do shkoj tė trokas derė mė derė ditėve tė mia, netėve tė arta. Dhe ato patjetėr do tė dalin si zonja tė mira me njė vandak malli nė krahėt e hapur. Nė daltė ndonjėra e nevrikosur, e ashpėr, me ēomagen e sė keqes, nuk do ta le pa takuar... Eshtė e imja, edhe pėr ‘tė mė ka marrė shumė malli. Nuk ishin edhe aq tė kėqia. Se, dhe nė se nuk shkoj unė, mė vijnė ato. Tani mė duken tė lehtėsuara, vasha tė vėrteta. Vijnė tė ēmallohemi. Dalim sė bashku tek Ēipi i Hoxhės, me ngrohtėsinė e trahanit mėngjėsor dhe me frikėn e birucės sė ftohtė nė bark. Nuk u mbajmė mėri. Ē’farė demokratė do tė jemi po t’u mbajmė kokėn mėnjanė? Le tė mė thėrrasė nga rruga postieri, djali kanakar i fshatit, se mė kėrkon nė zyrė sekretari i partisė, kryetari i kėshillit popullor, apo operativi i zonės. Ata asnjėherė nuk mė thirrėn pėr mirė. Dhe pėr ēudi, unė dua prapė tė mė thėrrasin, po pėr keq, pėr shėmbull, pėr tė mė hequr veshėt si tė padisiplinuar, ose qė tė mė tregojnė birrucėn, ose si shkelės tė kufirit pėr “bashkėpunim” me armikun. Do tė jetė njė udhėtim i ēuditshėm, shumė i kėndshėm, i dashur. Nuk do tė rri pa u kthyer edhe tek sheshi ku ndahej plani i punės ēdo mėngjes. E dua pėrsėri ta dėgjoj brigadierin, tė cilin nuk e honepsja dot, e dua tė mė drejtohet: “Ti, shoku Ziko, nuk e ke shpėnė qilizmėn nė masėn e duhur. Puna nuk tė merret dorėzim.” Prapė t’i tregoj bishtin e belit. Ndaj tė ngrysur do tė kthehem tek furra e bukės. Le tė mė thotė shitėsja abrashe pėrsėri: “Ziko, tė kanė prerė bukėn. Po nuk solle kartė tė firmosur nga pėrgjegjėsi i sektorit, nuk mund tė tė jap racionin!” Do tė hip prapė “Robustėn” time, t’u jap pedaleve drejt Korēės pėr tė marrė ndonjė bukė tė mbetur nė ndonjė furrė. Bukė me ndonjė vrimė miu. Tė kujtoj edhe njėherė urinė. Sa e ēuditėshme ishte. Le mos mė japin bukė shitėset e qytetit, le tė kthehem prapė bosh nė fshat. Le t’i ngop edhe njėherė djemt’ e mi dhe zonjėn me ēantėn e bosh e puthje. Ajo ishte jeta ime dhe unė e do t’i shkoj. Le tė mbetem dy ditė pa bukė. Mirė do t’i bėjė barkut tim tė fuskosur me kimikate.

    Njė rrugė e magjishme mes plepash mė grish nėpėr ėndra. Eshtė rruga mė e bukur nė botė, e pėrditėshmja ime, rruga Floq- Korēė. Ruga e rinisė sime tė harlisur qė mė shpuri nė dyert e gjimnazit. Me njė ēantė librash nėn sqetuj. Brenda saj ekuacione tė vėshtira, tė zgjidhura me njė durim tė lindur, gjer ndaj tė gdhirė. Poezi kushtuar bukurosheve tė klasės. E ftoj ndonjėrėn prapė nė bangon time. I hedh kėmbėt mbi gjunjėt e bukur. Isha djalė fshati. Njė shikim i ēiltėr, i dhembshur, njerėzor, i pastėr, qelq. U ndamė njė ditė tė dėshpėruar. Sikush nė fatin e tij: Ilia pėr inxhinier, Ladi pėr avokat, Juli nė trikotazh,... unė pėr taraca nė Qarr. U ngjita nė mal. Mali ishte bursa ime e notave dhe sjelljeve shėmbėllore. (Nuk qahem, malin e kam shokun mė tė mirė edhe sot e kėsaj dite.) Mbeta mė kėmbė. Me njė lopatė mbi sup. Le tė dėrsij pak mė shumė se ē’duhet. Nuk jam mė ai i pari! Lodhem shpejt, mė priten gjunjėt nė malore. Po ėshtė malli ai qė mė ngjit deri nė majė. Malli ėshtė racė kali. Po arrite qė e hipe, tė shpie ku tė duash pa u lodhur fare. Le tė jetė, pėr shėmbull, qershor. Ishte muaji mė i bukur. Mė ngopte me cicėrima zogjsh, me veri, me aromė ēaji. Do ta ndez njė cigare nė majė dhe pastaj tė rri atje me shoqėrinė e zogjve e tė flladit tė virgjėr... Nuk do tė shkoj nė kooperativė pėr njė javė rrjesht. Do tė mė nxjerrin prapė para kolektivit. Sa mirė do bėjnė! T’i shikoj edhe njėherė ata njerėz tė dashur. Edhe ata qė mė kanė dėnuar se mė zunė mushkėn nė zarare. S’ka gjė, nuk u mbaj aspak mėri! I dua tė gjithė t’i takoj, tė mirė e tė liq, pa pėrjashtim. Do tė mbledh dhe bajgat nėpėr rrugė si Lej Feni. Le tė paguhem edhe njėherė me disa pika tė mjera tė shėnuara me laps kopjativ nėpėr blloqe fletėgjata.

    Nuk mund tė mos marr “Zėrin e Popullit” dhe tė dal para gjithė fshatit pėr tė lexuar bukur kryeartikullin me temė politike, pėr shėmbull : “Nė perėndim tė kontinentit partitė marks.- leniniste ngrihen nė pushtet.” Gjersa thashė gjithė ato gėnjeshtra, ē’prishi edhe njė gėnjeshtėr mė shumė. Pėr gjysėm shekulli ne ngritėm pallatin me tė ēuditshėm nė botė: mbi kėmbė prej hirre. Mrekulli e re botėrore. Kundėrshtimi ėshtė qesharak. Do ta lexoj deri nė fund artikullin, paēka se tani mė duhet ta lexoj me katėr sy. Do tė raportoj se nėpėr parcelat me panxhar tė pashkulur, mbaruam mbjelljen e grurit. Besoj se asnjėri nuk do flasė. Po tė jetė se ndokush pėrgojos gėnjeshtrėn, tė nesėrmen do gdhihen nė qeli. Sot ajo do tė jetė farsė, pa zarar. Xhirim i ditėve tė mia tė njė dimri tė shkuar.

    Nė rastistė qė udhėtimi im tė bėhet nė dimėr, aq mė mirė. Shumė do mė pėlqente tė binte borė, shumė borė. Borė me tufan. Ta fsheh kokėn nėn jakėn e peliēės sė vjetėr e tė dal nga shtėpia ime pėrdhese nėn kodrėn e Hijes. Tė mė ngrijnė kėmbėt. Tė ma japė e ftohta nė thonj. Po fundja, le tė ngrihet njė jugė e bardhė e ta derdhė dėborėn nėpėr pėrrenj. Le tė bėhet baltė, shumė baltė. Me ēizmet e mbetura prej kohės qė punoja nė bonifikim, do tė ngas prapė rrugėn e malit. Tabani i ēizmeve prapė le tė jetė i ngrėnė, kartė cigare. Tė mė futet balta nėpėr gishtrinj. Prapė si dikur. Tė kaloj njė mall tė vjetėr. Si dikur tė mė zerė dhe njė shi litar. Tė futem nėn degėt e dėndura tė njė bredhi. Shiu tė vazhdojė papushim. Gjersa tė ngryset. Atėhere tė marr rrugėn tatėpjetė nėpėr shi. I lagur qull tė futem nė shtėpi. Zonja tė mė grindet duke u lutur tė mos fut baltėn nė shtėpi. Tė ndėrrohem sakaq. Sakaq tė ndez zjarrin bubulak me dru dushku. Tė thėrras zonjėn, gjoja, se nuk ndihem mirė. Ajo e kupton hilenė, po bėn sikur shqetėsohet dhe mė futet nėn kuvertė tė mė qajė hallin. Si ajo punė pastaj. Nė dritare tė fėrshėllejė goreni. Aq mė mirė. Tė bjerė njė natė e ftohtė. Eh, sa mė ka marrė malli pėr netėt e ftohta!

    Po unė nuk dashkam vetėm njė, dashkam shumė udhėtime! E di ti se mė ka marrė malli tė shoh edhe vetė Satananė dhe unė t’i duartrokas vrasjet, ose vetėvrasjen time? Pastaj tė shkoj prapė e t’i rrėzoj monumentin prej bronxi, tė qesh edhe njėherė me monumentin prej shkumėsi qė vuri pėrsėdyti vazhduesi i tij besnik. Pastaj tė rreshtohem nė batalione refugjatėsh pėr t’i gjakosur pėrsėri kėmbėt nėpėr rrugė tė pa njohura. Nga ana tjetėr, shpirti mė trazon pėr diēka tjetėr: kėrkon tė shikojė ditėt e reja tė vėndlindjes, tė cilat janė tė ēliruara nga ankthi i errėsirės, qė vishen me dritė, qė tunden bleroshe nėpėr luleshte shtėpish komode. Ja, po i hip kalit dhe nisem! Zonja ime, Nostalgjia i njeh mė mirė rrugėt, i njeh symbyllur.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nga Ziko Ll. Kapurani

    Dashuri e shuar

    Njė mėri papritur mes nesh,
    Nxin qiellin me re inatēorė,
    Pemėn qė rritėm bėri shesh
    Me ēirrje heshtjesh, me borė.

    S’di pse me sy mė s’mė grish,
    As me gjoksoren mbi dy shegė,
    S’di ē’ke humbur qė kurmi yt
    S’mė ve mė fitilin tė mė djegė.

    Nuk di ē’lashė bosh qė dhe ti
    Pėrsipėr si dikur nuk mė merr,
    S’mė futesh mė mollė nė gji,
    As kėrthizėn mollė s’ma nxjerr.

    Nuk mė mbėshtetesh mė nė sup
    Tė tė puth supet nuk mė mbledh,
    As unė ve re kur vithet ti tund,
    As fjalė me gonxhe s’ tė hedh.

    U ftoh zjarri ynė, s’ka mė prush,
    Dhe urėt s’ia mbledh mė njeri,
    Duket, e dashka njė ndrim sikush,
    Pėr mirė a pėr keq, njė Zot e di.


    Mos kumbllėn...

    Mos mė prisni atė fėshfėrimė tė blertė,
    Kumbllėn cicėruese me aromėn mbi buzė!
    Dikur babai im e ka mbajtur pėr kapelė,
    Nėn ‘tė krojti kokėn nga djersa e brymtė.

    Mos ia prisni degėt qė mė zgjatin kutinė,
    Nga fryma e tyre ēibukun tim tė mbush!
    Njė eshkė tė ndezur prej fjalės t’i ve sipėr,
    Me tymin e saj tė pėrhapem gjithkund.

    Mos e prisni, ju lutem, atė kumbėll tė egėr!
    Eshtė vajza e bukur qė babai mė desh nuse.
    Paēka se tani mbi jastėk puth njė tjetėr...,
    Sa gjėra nė botė nga ē’janė thuhen ndryshe....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    VARGJE TE GURTE

    cikėl poetik nga Ziko Ll. Kapurani

    Poezi e gurtė

    Ka sy tė gurtė ku fshihet qielli
    dhe shtėllungat e reve,
    ka male tė gurtė nga del dielli
    aroma e ēajit
    dhe besa e burrit.
    Ka rrugė tė gurta
    nga dalin cicėrimat fėmijėve
    dhe e takave tė jetės.

    Ka muzgje tė gurtė,
    nga lindin puthjet
    dhe ftonjtė e hėnėzave,
    ka dhe vargje tė gurtė
    qė i ngrenė
    strehe tė pastrehėve,
    Vargje gurēilė, gurbardhė, gurshtufė.
    Vargje qė ngrenė shtėpi tė gurta,
    tė ngrohta.
    Ti nuk e beson?!
    Kujdes!
    Ky rast nuk ėshtė i pėrditshėm.

    Gurit tė emigrantit

    Me ngjyrėn e muzgut dhe tė dridhjes,
    mbi ty mbolla
    fidanėt e dritės dhe tė shpresės.

    Mbi ty mbolla bukėn
    dhe tė nesėrmen.
    Mbi ty hodha kripėn e djersės
    dhe tė zėrit
    tė lėpijė kali im, dielli,
    dhe blegėrima e Hėnės...
    (Sepse hėna
    mė duket njė dele e gurtė,
    e humbur.)

    Nuk tė nxinte xhepi im i zbrazur,
    as valixhia e zbrazur pėr ty,
    as shqiponjat olimpike tė ajrit,
    as dhelfinėt titanikė tė oqeaneve.
    Tė lashė tė trishtė
    duke pėrtypur dhimbjet.
    Nuk e dija,
    se nė vėnd tė zemrės
    tė kisha marrė ty.

    Lojė me gurė

    Ju le tė gurtėt,
    sokakėt e mi,
    tė mbuluar me barin e harlisur
    nėpėr rudha rrugėsh!
    Njė nga njė
    hedh gurė pas
    pėr mos u kthyer mė.

    I pabesė dhe i besės
    kthehem tek ju, tė braktisurit e mi!
    Gurėt qė ju hodha
    njė nga njė i mbledh,
    pėr nga kthehem
    t’i hedh.

    Njė lojė e lashtė nė doganė,
    njė lojė moderne,
    me gurė tė murmė,
    tė zinj, tė bardhė,
    lojė me gurė emigrantė,
    ku gjithmonė humbas unė.

    Dialog

    Mos mė grindni gurin,
    ėshtė kallo nė pėllėmbėn time,
    ėshtė unaza e gishtit tim
    prej ditės
    tė fejesės sime me natyrėn.
    Nė ngjyrat e tij
    ka ngrirjen e erėrave,
    lotin e diellit, flokėt e borės
    dhe oshėtimin e lumit.
    Nė ēdo prekje mbi trupin e tij
    njė hingėllimė hidhet nė erė,
    kumbon njė akord kitare.
    Zėri i virgjėrisė sė tij
    ėshtė heshtja.
    Ai nuk merr frymė,...
    ka frikė mos trembė
    dhe zgjohet dhimbja ime.

    Pashė

    Pashė njė gurėgdhėndės.
    Edhe shikimi i tij
    i mori trajtė dalte.
    Pak e nga pak,
    nga ēak e ēuk-et mbi gur,
    u zbulua,
    njė gjoks i bukur gruaje.
    Atje pashė si hapėn sytė dy zogj,
    dy bufė muarėn jetė.

    Pastaj,
    pashė si prej guri
    rodhi qumėsht i bardhė
    dhe cicėrima e pranverės.
    Dielli, udhėtari i lodhur i rrugės
    Olimp - Ostrovicė,
    uli shpinėn
    tė njomė buzėt.

    Nėna

    Mbi qilima tė gurtė
    ngjitet nė katet e sipėrme
    tė mėhallave tė saj:
    nė pragun e Hėnės,
    nė ballkonet e Arushės sė Madhe,
    nė odat e Yllit Polar.

    Nallanet e drunjta
    trak e truk i trokasin
    mbi sokakėt e veshur me gurė,
    me kallot e burrit tė saj tė largėt.
    Ngjitet gjer nė portat e Galaktikės,
    hyn nėpėr koridore.
    Me hapa tė lehtė, me frymė
    dhe me yjet
    ndez njė qiri.
    Endet nėna ime,
    trak e truk me nallane mbi gurė,
    i gėzohen kėmbėt nėpėr qiell,
    rudhat, thinjėt, lodhjet, pasthirmat.
    Pėrkul mezin e ēoē thotė
    me lambadhėn e ndezur
    pėr tė sajin,
    pėr atė qė prej vitesh tani
    i qan hallet me njė kryq tė gurtė
    sipėr tij,
    nė Tokė dhe nė Galaktikė..

    Ē’burrė!

    Gur gur
    ngritėm kalanė.
    Jetėn tonė ia besuam gurit.
    Dhe ai
    u pėrlesh pėr ne,
    u plagos, u gjakos,
    u dogj,
    u thėrmua pėr ne...
    Ē’burrė!
    Nuk tradhėtoi kurrė...

    Guri nė dritare

    Me njė guriēkė
    nė dritaren tėnde
    hodha shpirtin tim.
    Goditja ishte ngjyra e tejdukėshme
    e zėrit tė tij dhe tė zėrit tim.
    Njė sy guri
    ishte dhe hėna lajkatare
    qė tė nxori nė rrugė.
    Tė dy u nisėm nė njė rrugė tė largėt
    tė mbledhim yjet
    si tė ishin gurė tė ronitur
    nga avllia e pėrqafimeve tona.

    Ēast i gurtė

    Do desha njė ēast
    tė isha i gurtė.
    Tė mė shtronin kalldrėm
    nė njė rrugicė tė ngushtė.

    Mbi mua
    le tė shkelte gjithė mėhalla,
    me kėpucėt gjithė baltė,
    me shuaj kėpuce tė ngrėnė,
    zbathur.
    Do pres njė ēast tė gurtė
    mbi mua tė shkelė ajo.
    Nga poshtė
    t’i shoh
    bardhėsinė e natės sė saj
    nga lind Dielli.


    Pėrfundimisht

    Kthimin e shpinės,
    buzėt e mpira,
    zėrin e kėputur
    dhe shpirtin e zbrazur
    nga ndarja,
    qė nuk e nxuri letra
    dhe penės
    i ngriu boja,
    nė njė ditė tė gurtė,
    njė guri do t’ia tregoj,
    njė guri
    tė bardhė mbi kokėn time.
    E di,
    ai nuk do ta shuajė kurrė.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95
    te pershendes Mondi per keto tregime qe ke sjelle ketu,
    te shkruash proze eshte shume e veshtire. Te them me sinqeritet qe tregimi i Ziko kapuranit "Takim i rastit ",ishte nje perle.I thjeshte,i VERTETE,i ndjere ne dejet e trupit.Nuk dua te zgjatem,po kam edhe nje pyetje ky tregimtar nga eshte,sepse pena e tij duket e shtruar,si andej nga krahina e Korces apo erseke,permet???
    na shkrua dicka tjeter nga ai shkrimtar.
    elsa vrana

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95
    Ah besoj se eshte nga fshatrat e Sarandes.Gjithmone ne referim te asaj qe shkruan ne essene e tij.
    Une jam nga Borshi dhe me kujtohet ajo shkolle e vogel ne maje te kalase,ne borsh.
    perseri na posto dicka nga jeta e tij.
    elsa vrana

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te pershendes Elsa dhe falenderoj per viziten ne faqen letrare te shkrimtarit Ziko Ll. Kapurani. Vleresimet e tua do t'ja percjell se shpejti Zikos. Me poshte po sjell pak nga biografia e tij dhe nje tregim tjeter.



    Ziko Ll. Kapurani u lind nga prindėr vllehė nė zonėn e Sarandės nė Janar tė vitit 1951. Pas dy klasave tė para nė shkollat fillore tė minoritetit grek, vazhdoi mėsimet nė shqip. Mbaroi shkollėn e mesme tė pėrgjithėshme nė qytetin e Korēės. Shėmbėlloret e tij nuk e ndihmuan dot tė ngjitė shkallėt e universitetit pėr arsye se rrethi i tij familjar ishte kundėrshtar i vendosur politik i diktaturės sė kuqe nė Shqipėri me tė burgosur, tė arratisur, tė dėbuar politikė. Pėrpjekjet pėr tė botuar nė vitet ’70 librin “Poezi tė blerta,” u kthyen nė ėndra, tė cilat u realizuan mbasi theu qafėn diktatura e vdekjes. Mbas viteve ’90 ka botuar pėrmbledhjet poetike: “Njė degėzė ahishte,” “Dashuritė e mia,” “Njė tango e vjetėr,” “I kthyer nė re.” Nė prozė ka botuar pėrmbledhjen me tregime “Tė ndaluarit” dhe romanin “Tė gdhirė nė bunker.” Ka kontribuar nė shkronjat greke me vėllimin poetik “Pemė nė dėborė,” (“Δέντρο στα χιόνια”) dhe me pėrmbledhjen me tregime “Valixia e rėndė” (“Η βαριά βαλίτσα.”) Aktualisht ėshtė sekretar i Lidhjes sė Krijuesve tė Emigrantėve Shqiptarė tė Greqisė veriore e mė gjėrė me qėndėr nė Selanik “Dega e Blertė.” Krijimet e tij i boton nė tre gazetat prestigjioze nė shqiq, qė botohen nė Greqi: “Gazeta e Athinės,” “Albania press” dhe “Tribuna.” Prej vitit 1991 jeton familisht nė Selanik.



    Qeni i padukshėm

    tregim nga Ziko Ll. Kapurani

    Atė qen Guri nuk e kishte parė kurrė. Nuk ia njihte shtatin, as tė ecurėn, as flokun, po tė lehurėn e nxirrte tė njėjtė me Zhakun e tij. Eh, Zhaku! E ku kishte qen si ai! Njė shtat elegant me njė tė ecur krenare, emėr i vėrtetė i besės. Sa netė tė bukura e tė ashpra kishte kaluar ai me ‘tė. Natėn, ditėn, nė shi, nė vapė, nė ngricė. Po ky qė dėgjonte tani nga kati i sipėrm i shumėkatshit ku jetonte prej afėr njė dhjetė vjeēari, sigurisht qė ishte njė qen tjetėr, i cili i sillte pėrpara mikun e tij tė dashur tė jetės nė stan, diku nė rrėzė tė Ostrovicės. Njė zė i rėndė, oshėtimė lumi, gjėmim Zhaku. Pėrpara i dilnin netėt hėnore tė Gushtit, netėt e vjeshtės me mjegull, errėsirė, mandej vallzimi e bukur me tufanin e egėr tė kėsaj kafshe fisnike. Nėpėr mėnt i vinte ulėrima e uritur e lukunisė sė uqėrve mbi Shkėmbin e Ariut. Njė kėrcėnim ngjethės. Dhe pėrmbi ‘ta ngrihej zėri burrėror i Zhakut me shokėt e tij. Trim mbi trimat dhe me shokė. Syrin pishė, tė patrembur. Dhe Guri, para se tė mbushte ēanakun e tij, i pėrsheshte nė vedėr shokut tė tij, prania e tė cilit e bėnte mė tė fortė. Iku ajo kohė, ndjesė pastė! Tani qeni i gjitonit e niste tė lehurėn e tij zakonisht mbas mezit tė natės, por jo rrallė, i shkelte kėto orė. Ai e niste kėngėn e tij tė lehjes kur ēobani i dikurshėm i tufės sė bardhė ishte midis zgjimit dhe gjumit. Mė shumė nė njė ėndėr. Me qentė kishte qėnė mik qysh nė vogėli dhe nga zėri kuptonte se ē’trup kish sikush. Ky qė i prishte gjumin nė orė tė ndryshme, pas mezit tė natės, duhej tė ishte njė qen trupmadh, me sy tė qetė, disi dembel, aspak agresiv ndaj njeriut. Pėrkundrazi, po t’i shkelje nė plagė, do tė egėrsohej aq sa nuk e mbante as plumbi. Njė Zhak i dytė. Mundet dhe ndonjė pasardhės i tij. Se, patjetėr, duhej tė shtohej njė farė e tillė. Me atė gjėmim tė lehure, Guri kalonte mallin e stanit. Se mes vathės hodhi shtat ai, me frymėn, me ripėrtypjen e deleve. Kishte dhe tė atin pranė atėhere, njė burrė fjalėpakėt, i cili kishte marrė shumė nga malet, i ngjashėm me ‘ta. Mal tjetėr, pėrmbi malet. Kėshtu qė, ish njeriu i maleve, jo vetėm qė nuk ankohej nga e lehura e kėtij qeni gjigand nė njė orė qetėsie, por i pėlqente kjo oshėtimė, kjo jehonė e mbytur, e ardhur, jo nga grykat e mjegullta tė vjeshtės sė vėndlindjes, por nga njė kat mė sipėr. Kjo e lehur iu bė pjesė e trupit, njė ėndėr e dashur.
    - Zėri i qenit tuaj mė shpie nė njė botė tė largėt, shumė tė dashur!- i thotė gjitonit qė kishte nė katin sipėror tė shumėkatshit ku banonim.
    - Eshtė njė racė origjinale, shumė trime,- i shkeli syrin gjitoni duke qeshur.- Po deshe, mund tė tė gjej njė kėlysh tė tillė.
    - Faleminderit, miku im!- ia kthen,- i kam shumė pėr zemėr qentė, aq mė shumė ata tė stanit, po unė nuk kam ballkon tė ulem pėr njė kafe me zonjėn, jo mė pastaj tė mbaj njė qen tė madh. Mirė do tė ishte, po rrethanat, gruaja...
    - Nuk mė kuptuat,- u hap tjetri,- unė nuk kam njė qen tė tillė. Tė lehura kėtu dėgjoj shumė rrallė, sa pėr tė mos thėnė aspak. Po mė ngatėrroni dhe mua. Mos kjo e lehur vjen nga hyrja jugore e katit tė gjashtė?
    E vėrteta ėshtė se ishte njė ndėrtesė e madhe ku banonim mbi tridhjetė familje. Njė fshat i vogėl. Atje hynin e dilnin pa u njohur me njėri tjetrin. Ishte njė shumėkatėsh shumėkombėsh, ku shumica ishin qeraxhinj nga vendet e fqinje. Edhe Guri ishte i ardhur kėtu. Ngrihej me natė, si dikur pėr tė futur dhėntė nė shtrungė, dhe u miqėsua me njė betoniere. Nuk ishte e keqe. Tranga- trungat e saj, mundohej t’i krahėsonte me tundjen e bidonave tė qumėshtit mbi Ēilin krifėngritur tė tij kur ēdo mėngjes shpinte qumėshtin nė baxho. Para syve i kalonin si pulbardha mėngjeset me vesė, muzgjet e ftohta.
    Sikur e mori sysh, qeni, pas dy ditėsh, e ndėrpreu tė lehurėn. Kushedi, ndoshta dhe lehte, por atė kohė vinte disi i lodhur dhe kėputej shpejt nė njė gjumė tė thellė.. Ngandonjėherė e priste deri vonė, por pasardhėsi i Zhakut e mbylli si qyqja nė gusht. Me kohė sikur nisi ta harrojė, si shumė gjėra tė kėsaj bote. Po, nė kėto raste njė ngacmim i vogėl mjafton tė tė ngjallė dyfish dėshirėn e fshehur. Kur besonte se e kishte harruar, tek dera e jashtme gjen gjitonin e hyrjes jugore tė katit tė gjashtė, pikėrisht ai qė kishte pasur qenin.
    - E kam nevojė tė lehurėn e qenit tuaj! Pse e larguat? Njė kafshė e tillė nuk kėrkon shumė. Po tė doni, mund tė jap edhe unė diēka pėr gojėn e tij,- iu drejtua me dashamirėsi,- ai nuk besdiste njėri. Apo u ankua dikush?
    Banori i ri ishte njė kaukazian, qė nuk i qeshte buza kurrė. Ai mori njė pamje tė mvrejtur, gati tė egėr. Krroi kokėn nė tė gjithė rrumbullaksinė e saj dhe i tha:
    - Besoj se talleni!
    - Pėr kėtė tokė qė na ushqen!- u betua Guri.
    - Unė nuk kam qen...
    - Si? Mua mė ngjan se njė e lehur joshėse dilte pikėrisht nga shtėpia juaj. Nė orė tė ndryshme tė natės, herė tė shkėpura, herė pa u ndėrprerė, herė tė zgjatura, herė tė prera. Njė bukuri e gjallė. Mos ma fshihni tė vėrtetėn, flas sinqerisht...
    - Tė jini i sigurtė!- vėrtetoi tjetri. – Unė nuk kam ndonjė tė tillė. Bile mė ka marrė shumė malli tė dėgjoj tė grindet njė qen me zinxhirin e tij. Vij nga vise tė larta blektorale ku tufat e mėdha me kafshė, ishte jeta banorėve tė tyre.
    I kthyen shpinėn njėri tjetrit pa u kuptuar mirė. Atėhere Guri dyshoi nė sinqeritetin e gjitonėve. Mbajtja e njė kafshe tė tillė, ndoshta ishte e ndaluar nė pallat. Nė pallatin pėrballė, banonte njė avokat thinjosh, mjaft i dėgjuar nė qytet. Avokati ishte njeri serioz, i mbajtur mirė dhe i respektuar. Gjeti rastin dhe nuk i zgjati shumė fjalėt pėrshėndetėse. U hodh direkt nė temė. Po njeriu i ligjeve iu pėrgjigj se njė ligj i tillė nuk ekziston, por nėqoftėse kafsha bėhet kėrcėnuese, apo bėhet e bezdisur pėr qytetarėt, atėhere ndryshon puna.
    - Pėrkundrazi!- reagoi Guri,- Ai qen nuk ngacmoi askėnd, ishte shumė i dashur pėr tė gjithė. Nuk e di se si ndodhi dhe tani e pushoi tė lehurėn. Ndėrsa unė dua ta dėgjoj patjetėr. Mos mė ndani ju lutem, nga ai qen. Bėni njė mėkatė. Eshtė pjesė e jetės sime. Shpesh mė dukej se e lehura vinte nga pallati juaj. Mos e kini ju? Mos e ndėrprisni, lereni tė lehė, t’i lehė hėnės, erės, reve, le tė lehė pėrmbi mua.
    Avokati i premtoi se do tė interesohej qė ai qen do tė ēfaqej pėrsėri. Dhe ndodhi pikėrisht kėshtu. Atė natė qeni e filloi qysh herėt tė lehurėn, pikėrisht kur e rrėmbeu njė gjumė i lehtė, pėndė. Ish ēobani krijoi bindjen se gjitonėt diēka i fshihnin. Nė kėtė prapaskenė edhe avokati kishte rolin e tij. Si ta shpjegonte ndryshe qė, sapo i tha, qeni lėshoi logorimėn? Mandej, mbas disa ditėve, mėndja i shkoi gjetiu: dikush kėtu tallej me ndjenjat e tij. Dhe po ta kuptonte dot, mjerė provokuesi. Do t’i jipej mundėsia mė mirė t’i tregonte botės se cili ishte njeriu i maleve kur preket nė plagė. Mos vetė kafsha grindavece i provokonte nervat? Tė nesėrmen ai e shtroi temėn me gruan e tij tė mirė. Zonja, e rritur nėpėr parcelat me grurė, ia preu me sėpatė:
    - Qė fėshfėrin gruri nė dritaren tonė, mė thuaj ta besoj, e kam dėgjuar disa herė, por tė ndjehet ndonjė zagar, kėtė ta siguroj: nuk ėshtė dėgjuar.
    Guri, i prekur nga pėrgjigjet e njėjta tė tė tjerėve, nisi tani tė dyshojė tek vetvehtja. Nisi tė rrotullohej gjithė natė vorbull nė trurin e tij. Njė ēast iu duk se e lehura nuk dilte nga kati i gjashtė i pallatit ku banonte, por nga vetė barku i tij. Ndoshta nga veshėt, nga vrimat e hundės, nga goja, nga qelizat e trupit. Kjo nisi ta lodhė disi. I dha tė shtyrėn kėsaj lajthitjeje. I vinte tė pėlciste si bota pėr rreth nuk e dėgjonte atė tė lehur. Mos flenė tė gjithė nė atė orė? Po ku ta kuptonte kjo botė atė njeri tė tjerrur hollė, atė njeri, shpirti i tė cilit kapte ēdo tingull malli tė erdhur nga vėndlindja... Mendoi se ai ishte gatuar ndryshe nga kėta njerėz, tė cilėt e gdhijnė me atė muzikėn e ēmėndur, me ato tam- tumet qė nuk thonė asgjė.
    - Mirė tė tjerėt, por edhe ti, moj zonjė?!- iu shkreh sė shoqes njė natė duke u shtrirė pėr tė fjetur. - Si ėshtė e mundur tė jemi tė dy nė njė dhomė, nė njė krevat, nėn njė ēarēaf, unė tė dėgjoj angullimėm e njė qeni, ndėrsa ti jo?!
    - Guri im, nuk di si ta shpjegoj. Mos zhurmat besdisėse tė motorave tė bėhen tė lehura qenėsh?
    - Thua tek unė tė ketė nisur proēesi i lajthitjes?
    Ajo nuk u pėrgjigj.
    Ishte vonė, tepėr vonė. Nga njė bisedė pa fund, me mosmarrėveshje dhe kundėrshtime, gruan e rrėmbeu njė gjumė i thellė, ndėrsa burri i ktheu krahėt pėr t’u qetėsuar. Prapė, si nėpėr ėndėr, i erdhėn tė lehurat. Hapi sytė. Tė lehurat ndryshuan formė. Zonja e tij gėrriste lehtė, shumė lehtė. Kuptoi se tė gėrhiturat e saj ishin pikėrisht tė lehurat e qenit. Mė sė fundi mendoi se e zuri provokuesin. Megjithatė, nuk ishte i bindur plotėsisht. I kaloi lehtėsisht dorėn mbi gjinjtė e lėshuar tė gruas. Ajo buzėqeshi.
    - Eja i dashur, kemi kohė pa u futur tek njėri tjetri.
    - Tė gjitha do t’i besoja, - tha ai qėtė qetė, - por tė ishe ti qeni qė leh...
    - Atėhere, pse e kėrkon gjetiu?...
    - Po, po,- foli qetė ai. Qeshi. Qeshi thellė, si rrallė herė. Hapi portėn e ballkonit dhe doli jashtė. Nata ishte e qetė. Bile njė natė e dashur, e cila e pėrkėdhelte me njė freski tė lehtė. Nuk iu duk e keqe, paēka se e huaj. Njė natė qė e merrte me tė mirė. Njė natė e butė, e cila i prezantohej pėr herė tė parė me ėmbėlsi. Dhe pse tė mos pajtohej akoma me kėtė natė? Ajo e donte, por ai nuk i jipte shumė besė akoma. Netėt nė mal ishin tė pamėshirshme, tė egra, por megjithatė, se ē’djall e lidhnin me ‘to. Ishin netė torturuese, tė mundimėshme. Sa herė i mallkonte! Tani u hapte derėn tė hynin e ta mundonin prapė. Njeriu iu duk krijesa mė e pakėnaqur, mandej mė kokėfortė e kėsaj bote. Pėr ēudi, edhe kjo natė i ngjau me njė qenushe qė lehte. Domethėnė se po i kthente fytyrėn. Nisi ta dashurojė kėtė natė. Njė natė e re, njė njohje e re. Nga dhoma i erdhi njė zė i ėmbėl, i ngjashėm me angullimėn ledhatuese tė Zhakut kur kėrkonte diēka, njė zė lutės.
    - Po tė pres!- dėgjoi. - Nuk tė ngacmoj mė?
    - Se si shkave kėshtu dhe unė! Ti je e lehura ime, moj qenushe! – tha duke hyrė nė dhomė. Pa njė trup tė bukur fėmėror, lakuriq. I shkoi pranė dhe nisi ta puthė duke harruar gjithēka.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    “DEGA E BLERTE”

    Nga Ziko Ll. Kapurani

    Kėshtu e emėruam lidhjen tonė. Dega e blertė. Me dėshirėn e madhe pėr tė ndihmuar kėtė botė qė digjet me pak tė blertė. Ndoshta ndihmon sado pak ambientin shpirtėror tė njeriut tė qėndrojė jeshil. Dikush i ve mė shumė rėndėsi rrėnjėve. Natyrisht, po rrėnjėt pa degė janė tė vdekura. Janė degėt ato qė thithin Diellin, qė martirizohen pėr rrėnjėt. Dhe anasjelltas. Dega hapet gjthandej, duke thithur dy Diej. Jo pėr vehte. Dhe janė tė ēuditshėm krijuesit emigrantė. Ndėrsa thithin ajrin, dritėn e vendit ku jetojnė, nėn tokė, ia pėrcjellin atė trungut tė vėndlindjes. Duket sikur kanė bėrė njė celebrim tė detyruar, ose kanė vėnė kurorė martese me njė grua vetėm e vetėm pėr tė mbyllur gojėn e botės. Nga ana tjetėr pėr gjithė natėn shkon e fle pranė dashurisė sė parė. Eshtė apo jo e moralėshme kjo, zemra ka arsyet e saj, tė cilat nuk i dėnon dot asnjė ligji i llogjikės sė ftohtė.
    “Dega e blertė” ėshtė njė harmoni tė blertash letrare, ndaj sė cilės, edhe kalimtari mė indiferent, do tė shtangė para bukurisė sė saj. Dhe ajo, patjetėr, do t’i japė nga jeshilja e saj, pėr tė cilėn ka aq shumė nevojė atmosfera mbytėse e ditėve tona. Kjo e blertė ka krahė magjikė. Nga Selaniku i aromės sė zonjave elegante, ngrihet e hapet gėrxheve tė shtojzavalleve, bregdeteve tė vashės sė valėve shqiptare, hapet me dy krahė gjethesh nė tė gjithė rruzullin tokėsor. Ngrohet prej tij, ngrohet dhe rruzulli, i do fėshfėrimėn, ulet nėn dridhjet e saj.
    -Po cila ėshtė kjo degė e blertė? – lind pyetja. Aty pėr aty ngre kokėn dhe pėrgjigjia. Ajo ėshtė ahishte zemre, panje fletėgjėrė qė pėshpėrit vazhdimisht fjalėn e bukur, ėshtė degė Shqipėrie, nėn tė cilėn mblidhen zogjtė e thėllėzės sė trembur, tė humbur, tė ikur nga ledhet e folesė sė saj. Dhe zogj qė cicėrojnė nėn strehėt e vjetra tė pėrmalluara e tė braktisura mblidhen nėn kėtė degė tė blertė.
    Megjithė dėshirėn e dashurinė djegėse nė shpirt, nuk mund t’i shkoj ēdo gjethe, tė kėmbej pėrshėndetje me bukurinė e saj. Kėshtu bėj atė mėkatin e pashmangshėm erotik, shkeljen. Shkel padrejtėsisht tek njėra pėr tė shkuar tek tjetra... Shkoj tek sythi i parė i kėsaj dege, tek ngjyra jeshile qė quhet Llambi Gjikuli. Midis tij dhe degės sė ullirit tė bregdetit, nuk gjen dot ndryshim, tė dy me gjelbėrim tė pėrjetshėm, plotėsojnė njėri tjetrin, rriten, zenė dallgė e sythe pėr veshi, nuk e njohin thinjėn, rudhėn. Pa shih se ē’ thotė Llambi: “I lashė kėngėt e detit mbi degėt e ullinjve.” Dhe kėngėt e detit mbajnė emrin e tij. Paēka se tani shtrin shikimin si fluturim pėllumbi nga dega e njė rrapi pėrmbi Selanik, ai ėshtė atje, nė Bregun e tij.
    Eshtė njė degė, ku gjethet ngjishen simetrikisht pranė njėra tjetrės duke na tundur para syve njė natyrė dehėse. Gjethja, e cila i rri afėr Llambit, shkruan me shkronjat e damarėve tė saj: Bujar Muēaj. Se ē’i murmurin nė vesh gjethes tė krahut tjetėr. Nga mėnyra si tjetra ngre magjinė e saj, njihet. Eshtė Ardita Jatru. “Kafja e nėnės mbeti pa bėrė” thotė Bujari. “Mė s’dua tė fle. E urrej gjumin,” i pėrgjigjet Ardita. “Ishte prill, dita s’kishte zbardhur,” vijon Bujari. “Mė pėlqen qė jam grua!” shprehet Ardita. “Hėna na vėshtron e habitur,” thotė Bujari. Dhe Ardita pėrgjigjet: -Tallet hėna pėrmbi kodėr, Qesh e thotė “Eh, medet! Iu bė mėndja lodėr...” Ja kėshtu. Ndryshe nuk do tė ishin natyrė, degė e blertė.
    Dega rritet e rritet. Pranė meje ndjej tė shpallė gjelbėrimin njė tundje tjetėr magjie. U bėra gjiton. E, ēfarė zemre! Si nuk e njoha mė parė kėtė komshi aq tė mirė?! Mė mirė me gjitonin se me gjithė botėn! Bile ai ishte njė aromė e blertė, e hapur nė gjithė globin. E pashė me kėrshėri. “Unė kam pasur mėsues letėrsie tė lehurat e njė qeni” i them. Ai qesh. Kruan pak kokėn “e zbathur”. Ndjej heshtjen e Edmond Shallvarit flok tė bardhė bore mbi qepallat e mia. I them se borėn e kisha tė dashur, i flija mbi pulpat e bardha. Mė hap njė libėr tė ri, librin “Mė lexoni neser”. Lexon: “Ē’mė trishtoi kjo borė qė s’ra, me qiellin mbeti dashuruar.” I them se unė prej kėsaj gruaje tė bukur mora ndarje, le tė gjejė ashik tjetėr. Mondi mė pėrgjigjet: “Tė dyve njė fat na ka zėnė, veē mua mė la pa njė stinė.” Si era endem e trokas tek njė nėndegėzė. Degė e ēuditėshme. Si tė ishte pellg shiu, pasqyron dallgėt e qiellit: re shikimesh, buzėqeshje ylberėsh nėn qerpikė grash, yje drite, hėnėza si thela udhre... Eshtė biri i Sukės shkėmbore, poeti Dashnor Selimi. Ai jep e merr me seniciotin, i cili ktheu nė kėngė Senicėn. “Ditėt e fundit jetonte im atė dhe mendimet i fluturonin tek molla, hardhia.”- thotė ai. “Ndėrsa Dajko Ceni,- pėrgjigjet Theodhoriu,- me bejte e qyfyre zgjodhi Majin pėr t’u ngjitur nė yje.” Pranė ndjejmė aromat e kėndėshme, duart e ngrohta tė dr. Ana Kapia- kritike letrare, shefe e kulturės nė prefekturėn e Selanikut, tė filologes, pėrkthyeses Kostandina Evangjelu- pedagoge nė Universitetin e Selanikut, tė dr. Stavri Dajo, tė dr. Luan Zuka, tė personalitetit tė njohur politik Kristina Qelesidhu. Mė duket se jemi njė bahēe me pemė. “Dy herė rreh zemra e pemėve,- thotė Anjeza Dielli,- njėherė kur lindin dhe kur dashurohen.” “E lagur prej lotėsh, e spėrkatur me shpresė, e tronditur si era.., pikoj e gjitha vjeshtė,- thotė Rakela Yzeiri (Zoga). Sikush me tė tijat nė xhep zbret tė dielave pėr takimin e javės. Eshtė takim poetėsh. Takim i ngrohtė vargjesh qė sikush thotė: “jam unė pa je ti.” Hajde ta gjesh! Grindje e kėndėshme! Herė nė njė kafene e herė nė tjetrėn, gjithmonė nė qendėr tė qytetit, vargjet koloviten nėpėr urbanė, djersinė nėpėr vapė, ngrejnė jakėn nė tė ftohtė, zbresin nga pemėt pėllumbat, u thėrmojnė kokra misri, gėzohen tok me ‘ta. Vjen njė ēast e bėhen njė me pėllumbat. Vargje guitės. Vargjet bėhen zogj. Cicėrijnė. Qytetarėt kalojnė pranė tyre. Rrallė marrin ndonjė pėrshėndetje. Nuk prish punė. Ata kanė zemėr tė gjėrė. Nga qielli, me krahė ėngjėlli zbret mes nesh Bledi Llangozi. Mistik. “Kam mall tė shoh njė buzėqeshje- pėshpėrit mengadalė. “ Ti ishe buzėqeshja, more bir!- lotojnė fjalėt e Thanas Llangozit. Bledi tani ėshtė moshatar me Bedri Hoxhėn, paēka se nė qiell. “Ikėm. Mbetėn vajzat pa puthur- thotė Bedriu. Bledi ka shpresė se nuk do vonojė kthimi nė atdhe. Mė afrohet dhe mė jep njė kalė krifė ngritur nė njė letėr tė bardhė. Pikturė e tij. “Tė pėlqejnė kuajt, – mė thotė. E vura nė kornizė. Eshtė Pegasi ynė.
    Me fėshfėrima tė lehta vargjesh shtohet gjethja e re e degės, Suzana Dhimollari. “I kėrkova erės njė borxh, pak nga fėshfėrima e saj. I u duk shumė. Nuk mė dha- ankohet ajo. Borxh nuk i dha as pranvera nga blerimi i saj, as njeriu nuk i dha pak respekt. “S’mė mbeti tjetėr,- shton ajo,- veēse prej vetvehtes tė kėrkoj gjithēka.” Me borė tė bardhė ulet nė degė njė fluturak qepariot, Mina Papajorgji. “Dita rrokulliset e bora nuk pushon,”- ngrihet zėri i tij. “Kam shumė mall pėr ty, motra ime, - nuk u durohet pa folur Mereme Dungės,- na rrėmbeu Bajlozi kurbet.”
    Kjo degė e blertė ngrohet nga dallgėzimet e shpirtit tė poetit Agron Elezi nga Floqi i Korēės, nga furtuna blu e poetit fierak Nuri Plaku, nga dielli i pjeprit tė tė kėndėshmit poet lirik nga Balaj i Lushnjės Sherif Bali, nga imazhet qė kanė tė ftohtė tė gjirokastrites Suzana Zisi. Dhe mė shumė nga puthjet mbi pak tė kuq prej buzėve tė perėndimit tė Diellit tė talentit devolli Arben Shaholli. Sa shumė qė jemi! Njė pyll i tėrė. Them se na duhen pyjet. Ata janė ajri i virgjėr i jetės sonė.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    TYMI I ĒIBUKUT

    tregim nga Ziko Ll. KAPURANI

    Pasi veshi kostumin gri, rregulloi mirė gravatėn dhe doli nė stacionin e autobuzit. Do tė vinte tė shikonte mbesat nė qytet. Tė ndjente pėrqafimin e tyre, t’u dėgjonte zėrin, t’i zinte pėr dore, t’u merrte dhe nga njė veshje tė bukur. Nuk mėsohej dot me vetminė. Pėr pak kohė mori nė shpirt dy goditje njėra pas tjetrės. Nuk u bėnte dot ballė. Tani ēdo tė dielė shkonte tek e ndjera, e cila e la kur i duhej mė shumė. I ndizte njė qiri, i fliste, lotonte nė heshtje pėr disa minuta. Sikur i lehtėsohej pak shpirti. Goditja tjetėr ishte se e ndanė dhe nga mbesat e vogla. Shkuan nė njė qytet tė njohur pėr gra tė bukura, atje ku prindėrit e tyre gjetėn punė. Afrohej tė mbushej viti dhe ai nuk duroi mė. Hipi urbanin e linjės t’u shkonte pranė. Pėr pak ditė, tė shumtėn njė javė. Nuk u mėrzit qė shtėpinė e tė birit e gjeti mbyllur. Pasi trokiti disa herė lehtė nė portėn e jashtme, nuk iu pėrgjigj kush. Qytet kėtu. Punė. Lėvizje. Tjetėr botė.U ul nė sofatin e portės dhe hapi kutinė e vjetėr tė duhanit. Gjithēka mund tė ndėrronte, atė jo. E kishte kujtim nga i jati. Mbushi ēibukun prej bushi duke e ngjishur fort me gishtin e madh. Nuk kishte mė eshkė, masat e stėrrall pėr ta ndezur. Kohėt kishin ndryshuar. Ndezi ēakmakun me gaz metan duke i thithur flakėn nė ēibuk. Njė tym mbytės u hap nė tė gjithė mėhallėn. Ishte tymi i njė duhani gėrxhall, shumė i fortė, tė cilin e kishte mbjellė e rritur me duart e tij. E kishte tharė me merakun e tij. Po me atė merak e kishte grirė me bixhak netėve tė vjeshtės. E ngjishte fort nė njė shakull prej lėkure. Vetėm atje i ruhej pastėrtia, forca, shija, zjarri. Tani e ndizte i qetė, e thithte gjer nė mushkėri tymin e tij dhe ndjente se i qarkullonte tok me gjakun nė tė gjithė trupin. Paēka se ai tym nuk e linte tė mbushej me mish, ndihej i fortė. Ishte lidhur aq shumė me atė shijė, sa i dukej se nuk mund tė jetonte pa ‘tė, se ajo kishte vetė kuptimin e jetės. Nuk e hiqte nga goja ēibukun. Ata tre dhėmbė qė i kishin mbetur kishin marrė ngjyrėn kafe tė duhanit. Gėzonte dhe shtėllungat e hirta, tė cilat ngriheshin pėrpjetė, hapeshin gjithkund. I dukej se shtėllungat e tymit merrnin formėn e shpirtit tė sė ndjerės. I ndiqte me dhimbje gjer humbisnin nė hapėsirė. I dukej sikur ato shkonin drejt qiellit, pikėrisht nė atė shtresė ku prehen shpirtrat njerėzorė.
    Dera u hap papritur. Prej saj doli i biri. Mbas tij nusja e tij, mbesat. U hodh pėrpjetė. I thanė se ishte orari i gjumit dhe se nuk ndjenė tė trokiturat nė portė. Fjala e parė qė dėgjoi ishte se brenda shtėpisė nuk duhej tė ndizte ēibukun. Dėmtonte shėndetin e tė tjerėve, sidomos tė mbesave. Nuk i erdhi mirė, por gjersa bėhej fjalė pėr vogėlushet, e pranoi kėshillėn nė heshtje. Kėshtu vetėm gjumi ishte ai qė e mblidhte brenda. Dilte nė avllinė e vogėl tė asaj shtėpie tė ngushtė qė herėt nė mėngjes. Atje i vinin dhe mbesat. Po tani ato ishin njė vit mė tė rritura. Nuk i kushtonin mė rėndėsinė parė. I u dukėn mė tė largėta. Prapė shoqėrinė mė tė mirė kishte tymin e ēibukut. Po dhe kėtė shoqėri donin t’ia prisnin. Ky shok i ngrohtė u bė shkak i njė ankese tė banorėve tė mėhallės. E pa vetė me sytė e tij, kur njė ndajnatė, njė e sylarushe e panjohur, u kthye nga rruga, i qėndroi para syve dhe i tha pa e ulur qerpikun, gati e zėmėruar:
    - Zotėri, na mbyte me atė tym! Ēfarė duhan heq?
    Plaku u hutua. Ia nguli sytė asaj gruaje me gjinj afėr tė zbuluarit, me dy vithe tė mėdha, pa e hapur gojėn. I biri e dėgjoi nga brenda dhe sakaq u ndodh jashtė.
    - Duroni, zonjė e mirė, duroni! Ai nuk jeton kėtu. Erdhi pėr disa ditė. Tė shikojė mbesat, tė ēmalloset. Do tė ikė,- iu drejtua me tė butė gjitonės.
    - Nuk mund t’i thoni ta rrallojė pak, ose, tė ndryshojė duhan?
    - Kjo do tė thotė ta pėrcjell tė ofenduar. Nuk mundem. Do mė mbajė mėri sa tė jetė gjallė.
    Ankesat u shtuan, u bėnė vargan. Disa zėra pėshpėrisnin se plaku tymoste hashish. Ēėshtja shkoi aq sa njė mbrėmje telefonoi nė shtėpi vetė kryetari i bashkisė.
    - Mė kuptoni drejt,- i foli ai butė,- plaku po bėhet shqetėsues me tymin e ēibukut. Sot nė mėngjes m’u ankua sekretaria ime. E njihni, ėshtė komshia juaj. Bile nuk e linte njė kollė e thellė shkaktuar pikėrisht nga ai tym i ēuditshėm. I kėrcyen sytė pufka. Nė ē’zonė rritin atė duhan tė tillė?
    - Nuk mund t’i pres atė tym,- u pėrgjigj i zoti i shtėpisė.- Ai ėshtė lidhur aq shumė me atė sa thotė se do ta marrė edhe nė jetėn tjetėr. Edhe nė fshat ėshtė i vetmi qė ruan atė farė tė fortė nga pleqtė e tij, tė sjellė, siē thotė ai, nga kurbetllinjtė nė Virxhinia. E ka tė vetėn, tė veēantėn dhe nuk mund t’ia presė as vetė Zoti.
    - Interesante!- e mbylli ankesėn kryetari.
    Plaku i dėgjonte tė gjitha kėto. Tani vetėm turpi e mbante nė qytet. “Ja, e pėrzunė qė ditėn e tretė!” do tė dėgjonte pas krahėve nė fshat. E kuptoi se mund t’i sillte telashe tė birit, por nuk i ra nė sy. Kuptoi gjithashtu se si kalimtarėt nė rrugė e shikonin si tė ardhur nga ndonjė botė tjetėr tė panjohur. Bile edhe fėmijėt, tė cilėve u buzėqeshte, e shikonin kureshtarė sikur tė ishte personazh pėrralle.
    - Kjo klima e qytetit sikur mė ngacmon kockat, - i tha tė birit nė njė mesdite tė ftohtė, pa mbushur javėn. – Mirė ishte tė rrija dhe nja dy ditė, por ja, siē e shikon, trupi mė dashka tjetėr jetė, atė tė fshatit...
    Pas disa orėve plaku u ndodh nė fshatin e tij. Nuk shkoi nė shtėpi. Vajti drejt e tek e ndjera. Ia tha tė gjitha. Ia numėroi tespie. Sikur ajo tė ishte gjallė e ta dėgjonte. Si njėherė e njė kohė. E tymosi njėherė atje mbi mermer, duke ledhatuar atė bardhėsi tė ftohtė, tė pagojė. Sikur preku trupin e dashur tė jetės sė tij. Pastaj mendoi se nuk duhej ta rėndonte mė shumė. Boll e kishte atė dhe tė rėndė tė dheut sipėr. Tė ishte dhe ai atje e ta ndanin peshėn sė bashku! Nuk do ishte keq. Nuk donte ta shtynte mė tej kėtė ndjenjė tė hollė. U ndje i lodhur. Nxitoi hapat me sa i hanin kėmbėt. Pasi drodhi disa rrugica, u gjend para shtėpisė sė tij. Nuk ishte mė ajo qė la. Iu duk e zymtė, e trishtuar. U ul, puthi pragun. Njė e ftohtė gjarpėri i kaloi nėpėr buzė, e cila u pėrcoll nė tė gjithė trupin. Edhe krevati i ftohtė. Ndjeu tė dredhura. Nuk u tremb. I hodhi gojės dy kokra ulliri, dy thėrrime djathė, pastaj njė kafe tė ftohtė. Asgjė. Rrėmbeu plloskėn e rakisė dhe ktheu dy gllėnjka. E ftohta e dridhjeve nuk i largohej. Dora i shkoi instiktivisht nė xhepin ku mbante kutinė e duhanit. Sa hap e mbyll sytė mbushi ēibukun. E ndezi. Ndjeu tė gjallėrohej. I kėrkoi zemra shoqėri. Vetminė rrallė e kėrkonte. Kishte dhe ajo tė mirat e saj. Por jo tani.
    Njė diell i trishtė iu duk se po varej tej si limon nė degėn e thyer tė njė dite tė keqe. Plaku hodhi kėmbėn nė pragun e kafenesė sė fshatit. Ngriti kokėn pėr tė pėrshėndetur miqtė e vjetėr. Pėrballė, nė mur, dalloi ēibukun e tij tė vizatuar. Dhjetė herė mė i madh. Pėrmbi ‘tė spiralet e tymit. Gjer nė tavan. Dhe pėrmbi ēibuk njė X i madh. E kuptoi. Kėtu, pėr herė tė parė ndalohej duhani. U kthye prapa. Ku tė vinte? Hapi gjoksin dhe thirri:
    -Maskarenjtė! Legenat! U trembėn nga ēibuku im! Nga pak tym qė humbet pa trembur njeri! Thua nuk dinė ku tė godasin? Jo, janė tė zgjuar tė liqtė. Tymin e vdekjes tė makinave tė tyre e bėnė tė padukshėm. Ata e sėmurėn botėn. Dhe tani duan tė shuajnė ēibukun tim. Dogjėn pyjet, e vranė botėn. Mbetėn tek tymi im. Tymin qė del nga kokat e tyre dhe ēoroditėn rrotullimin e globit nuk e shikojnė. Djajtė! Mutėrit e halesė. Tė pėshtirėt e pangopur! Bythmėdhenjtė! Bythq...! Ja unė do ta flak ēibukun nė rrugė. Le ta shkelin makinat e tyre. Po tymin i gazit tė makinave tė tyre kush do ta shkelė? Ysht! Mistreca! Kini gojė e flisni! Jashtė nga globi! Nuk latė gjelbėrim nė kėmbė. Mbi hirin e tij ngritėt betonet tuaja. Llupėsa! Do t’u jap njė qė tė mos ngriheni mė!
    Nuk mund tė thėrriste mė. U ul mbi njė gur anės rrugės. Mori kokėn mes duarve. Koka i gumėzhinte. Ajo vazhdonte tė sharat. U kthye pas. Hyri nė kafene. Kėrkoi njė limonadhė. Sytė i shkuan pėrsėri tek vizatimi nė mur me ēibukun e tij. I duhej tė ndahej me mikun e vjetėr. Nisi prapė tė thėrrasė: “Legenat e ndyrė...” Nuk mundi mė. Ndjeu dy duar tė fuqishme nėn uniforma tė bardha ta rrėmbenin. Nuk e mori vesh pėr ku.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    SHENIME MBI TJEGULL

    Nga Sherif BALI

    Pėr librin lirik “I kthyer nė re”, plus dy cikle poetike tė Ziko Kapuranit.

    Ziko Kapurani i kthyer nė re.
    Emri i Ziko Kapuranit, pėr ata qė janė artdashės dhe lexues tė rregullt tė poezisė, nuk ėshtė i panjohur, pavarėsisht se e anashkalojnė tė ashtuquajturit hartues antollogjish tė arta e gjysėm tė arta, tė tharta e gjysėm tė tharta. Ai ekziston. Ashtu siē ekziston fshati i tij: Floqi. Qyteti i tij: Korēa. Atdheu i tij: Shqipėria. Sozia e tij: gajda ( pa brirėt e dhisė, me dy brirė tė tjerė: Dritero- Seferis). Muaji i tij mė i dashur: Tetori ( me tridhjetenjė ditėt e tij plus Kadarenė tridhjetedy, plus Zikon tridhjetetre.) Qeni i tij: Zhaku( i cili e pret akoma nė avlli, kur nuk e pret Tirana.)
    Ai ka botuar deri tani pesė libra poetikė, (i fundit nė greqisht) dhe dy libra me tregime, (i fundit nė greqisht), pėrveē cikleve e tregimeve tė shumta tė botuara nė gazeta tė ndryshme shqiptare dhe greke sidomos nė Greqi, por edhe nė Shqipėri, me tė cilat mund tė bėsh me ‘to njė antollogji mė vehte, qė mund tė pėrkthehen pa frikė nė ē’do gjuhė tė botės. Po ē’bėni ju, o hartues antollogjish, qė nuk kini futur asnjė vjershė tė vetme nė antollogjitė tuaja, tė cilat i kini hartuar poshtė poshtė Urės sė Lanės? Aha, ai ėshtė sipėr saj e s’e shihni dot. Aq mė shumė tė kthyer nė re.
    Po pse ėshtė kthyer nė re Ziko Kapurani?
    Ziko Kapurani ka nėntėmbėdhjetė vjet qė jeton si emigrant ekonomik nė lagjen Menemeni tė Selanikut. Larg Floqit tė tij, larg Korēės sė tij. Larg qenit tė tij, Zhakut. Pse, nuk ka qenėr tė tjerė nė Greqi, me tė cilėt mund tė lozė Ziko? Ka, por ata i tradhėtojnė tė zotėt, kurse Zhaku (apo Zhak Rumen?!), me shpirt poeti, e pret ende nė avlli, nuk e tradhėton tė zotin. Larg Tetorit tė tij. Po Tetor nuk paska nė Greqi? Ka, por jo me tridhjetetre ditė si nė Shqipėri. Prandaj, pėr t’u kthyer aty, autori ka pėrdorur njė truk tė bukur: ėshtė kthyer nė re. Nė re tė vėrtetė, nga ata tė Floqit tė tij. (Jo re fallco!)
    Shėnime mbi tjegull
    Duke lexuar librin e Zikos “I kthyer nė re,” anash ēdo vjershe, fillova tė mbaj shėnime. Nė qoftėse do t’i referohesha njė vjershe tė vetė librit, do tė thoja: shėnime mbi tjegull. Nė fund, kur u hodha njė sy atyre, pashė se gati-gati kishte dalė njė ese e vogėl. Ja disa nga vjershat me shėnimet pėrkatėse:
    Njė reje- Vetėm resė nuk i kėrkohen formalitete nga autoritetet greke, prandaj i drejtohet poeti, kurse njė shqiptari, heu! Mbase reja i sjell me erėn-Dori njė kallzė me tri kokra, ku patjetėr kokra e dytė ėshtė Ziko dhe e treta Ismetja. ( Po Aleksa, gruaja? Ajo ėshtė e para!)
    Shpirti im- Shpirti i poetit: xham i goditur me gur. O, sa figura s’u bėnė dot nė atė xham. Tani, copat e tij tė thyera, ai mundohet t’i mbledhė e tė bėjė me ‘to, ato fytyra qė s’e lanė tė bėnte dikur: nėnėn, babanė, Aleksėn, xhaxhanė e lidhur me pranga, apo atė nusen e bukur qė e pa nė njė rimė tė Eseninit a tė Brodskit.
    Lojė me gurė- Mund tė lozėsh me letra, me top, me domino, por me gurė s’ėshtė parė ndonjėherė. Me gurė tė vėrtetė, tė mėdhenj, na, popla. Po Ziko loz. Kur ikėn, qėllon me ‘ta Shqipėrinė. Kur kthehet, i mbledh e qėllon Greqinė. Ikėn pėrsėri, i mbledh e pėrsėri qėllon Shqipėrinė. Kthehet, i mbledh e qėllon prapė Greqinė. E ē’ėshtė guri i Sifizit para gurit tė tij? Guri i Sifizit nuk e bėn dot njė shtėpi, qoftė ajo edhe e vogėl. Sa pėr njė krevat tek, ėshtė njė i vetėm. Gurėt e Zikos e bėjnė. Janė shumė. Po ku ta bėjnė se? Ai ka atdhe ( madje dy; Shqipėri – Greqi), por nuk ka tokė. Nė Greqi s’e ble dot, nė Shqipėri ia mori ligji 7501. ( Neni 55 pėr agjitacion e propogandė i tokės.)
    Zemra – Floqi i ndrruar me Menemenin. Korēa me Selanikun. Shqiptarja me greken. Hėna me djathin. Dielli me sapunun. Veē zemra, zemra nuk ndrrohet, mbetet Njė. Madje edhe kur ndrrohet artificialisht, nuk i bindet mė tė parit( tė vdekurit), por tė dytit, tė gjallit.
    Qeni- Qeni grek njihet me poetin e bėhen miq, ndėrkohė kur ende nuk i ėshtė bėrė mik afendi. E ndjek t’i vijė pas nė Shqipėri. Ik, i thotė ai, ik, ku do vish? Atje tek unė nuk kujtohet njeri pėr njerzit e jo mė pėr qentė, qoftė edhe ai i Bajronit, teksa:
    «Zotėria tėnd po tė thėrret,
    Tė kėrkon me lajmet nėpėr botė.
    S’di pėrse nga pas ti po mė ndjek,
    Pėr kėtė Greqia ē’do tė thotė?»
    Dhe mė poshtė:
    «Mė kujtove mikun tim tė vjetėr,
    Zhakun tim qė ti ta dish s’ka si.
    Ai kurrė nuk iku me tjetėr,
    Dhe mė pret akoma nė avlli.»
    Pra, njė vend, ku njerzit s’tė presin, por qeni tė pret, si tė mos braktiset e qėllohet? ( Zhak, u kthye Ziko, t’i jap edhe unė njė gur?)
    Fshatarėve tė mi- Kjo vjershė mund ta kishte titullin fare mirė edhe «Kosa». Prapa derės sė fshatarit rri varrur nė gozhdė njė kosė, por prapa derės sė poetit rrinė dy:
    1- Kosa e barit
    2- Kosa e mallit.
    Mall dashurie- Ē’trinom: Bora,- Esmeria,- Poeti. Shaka nga tė Zikos me borė e esmere!
    Fshatari im – Emigranti rrit mjekrėn, qė t’i duket si fshati i tij i lindjes, atje ku ėshtė nėpėr botė, si pėr shėmbull njė Floq i mbuluar me kumblla, apo njė Balaj i largėt. Tė dy tė braktisur. Tė parruar. Ē’mė kujtoi kjo vjershė mikun tim tė vjetėr, poetin Gėzim Hajdari, qė bredh ezil mė ezil me mjekrėn e tij si njė Hajdaraj i vogėl qė e mban me vehte. ( Nuk ia beson Shqipėrisė!)
    Gajda e Vasilit- E bukur, elegante, melodioze, moderne gajda elektrike, por... origjinali ka diēka qė nuk arrihet, si kopja e hėnės nė pellg me hėnėn e vėrtetė tė qiellit:
    “Me ca sumblla, ēelėsa dhe me finde ca,
    Gajda elektrike mori dheun, dihet,
    Natyrisht, nga e ėma ajo ka diēka,
    Po se ē’kish e ėma, diēka qė s’arrihet!”
    Dhe e ėma e saj ėshtė gajda e Vasilit me brirėt e dhisė ( 28.000 km2., sa teritori i Shqipėrisė.)
    Burimi i pyllit- O ē’dhimbje, tė pish burimin e fshatit tėnd me para nė treg! ( Njė gllėnjkė uji prej tij, 10 lekė!)
    Kur tė shkoj- Eh, sa prapėsi i bėjnė poetėt nė jetė! Petėfin e vranė 26 vjeē, Lermentovin 27, Botevin 28, Hernandes 32, Vapcarovin 33, Hygoit i shkrinė statujėn ( por jo Hygonė), por ai tė vret vetėm me njė... grusht baltė. Baltė, tė cilėn, po ta mbrush me ujė, mund tė bėsh pėrsėri ēiftet simpatike: Ēajup- Evgjeni, Poe- Anabel Li!
    Harrova- Syt’e saj dy guacka tė ēara pėrgjysėm. Po hyre nė ‘to, pavarėsisht se janė tė ēara, nuk del mė dot. Kot qė janė tė ēara. Por poeti harron e hyn. Ohe, mė e bukura, del pėrsėri e hyn tek tjetra. Del nga Galo e hyn tek Nushi. ( Si fluari!)
    Tjegulla ( Mbi tė cilėn po mbaj dhe shėnimet)- Mė e rehatėshme se jastėku me lulka, kur ėshtė tjegull e vėndlindjes. Le tė mos ketė sipėr saj re apo kopje reje, asnjė trendafil mes datave 1 Mars- 1 Shtator, asnjė zemėr tė shpuar me shigjetė tė qėndisur nga e dashura apo gruaja, le tė jetė mbi ‘tė vetėm njė hėnė e vyshkur apo ylber i ēngjyrosur. Qoftė dhe njė gjilpėrė e harruar pa pe. Me atė gjėlpėrė tė harruar pa pe, tjegullėn, kur ėshtė e vėndlindjes, mund ta qėndisėsh e ta bėsh jastėkun mė tė mrekullueshėm tė botės. ( Ziko, a mė qėndis dhe mua njė tjegull?)
    Tetorit- Tetori, miku i poetėve. Ai i ka dashur shumė ata. Veēanėrisht Pushkinin, Apolinerin, Rilken, Nerudėn, Rafael Albertin, Kadarenė. Jo mė pak dhe Ziko Kapuranin.
    « Kėshtu ti gėrnjar nėpėr erė,
    Sherret nėpėr botė troket,
    Mėri nuk tė mbajta njėherė,
    Dhe ti, po s’mė fole, pėlcet.»
    E si mos i flasė ai poetit qė i ka shtuar dhe dy ditė tė tjera? ( Nga 31 e ka bėrė me 33!)
    Do tė shkonte gjatė t’i hidhja tė gjitha shėnimet mbi tjegull. Nė fund vjen kryevepra e librit dhe njė nga mė tė mirat e kohėve tė fundit, ajo qė e zbėrthen poetin copa- copa, si tė jetė njė Ziko Kapurani i ēmontueshėm, poema “I kthyer nė re”.
    Ka kohė qė poetėt tanė, si tė rinjtė dhe tė vjetrit, shkruajnė vetėm vjersha, tek tuk ndonjė poemė, e kundėrta e urbanizimit. Eshtė njėlloj si tė ndėrtosh vetėm fshatra e jo qytete, se vjersha nė fund tė fundit, ėshtė nj fshat vogėl me katėr pesė shtėpi ( me katėr pesė strofa!). Sidomos fshatrat (vjershat) e poetėve tanė, ku shumica dėrmuese nuk kanė drita, si fshatrat e vėrteta, madje, asnjė hėnė tė vockėl dy neēe sipėr tyre,( se ata, njė pjesė, s’dinė tė bėjnė as hėnėn!)
    Por, le tė kthehemi tek poema e Zikos. «Dil pak jashtė nga vargjet!», i drejtohet ai mikut poet nė Myzeqe, qė nė vargun e parė, sikur ta kishte aty pėrballė nė ballkonin rrotullues tė fqinjit, nė Menemeni:
    “Sot ke mik tjetėr,
    Ke njė re,
    Ke njė shi,
    Mbi pjeprin me portretin tėnd
    Tė shkasė pika – pika
    Barra e dhimbjes sė tij.”
    Dil mė prit, i thotė ai mikut tė tij. Pse, a mos iu mėrzit bota e pasqyrave dhe e buzuqeve, vėndi antik i muzave, ku numuri i perėndeshave ishte dyfish i meshkujve; njė grek- dy perėndesha? Mbase dhe kjo, por mbi tė gjitha:
    “Vij tė laj njė borxh tė vjetėr,
    Qė mė gjakosi gjoksin e kėngės.”
    Pra tė vijė tė thotė nėn degėzat e blerta tė ahishtes, apo ndanė atij pjeprit me portretin e shokut tė tij, ato kėngė qė s’e lanė tė thoshte; kėngėt e pakėndueme. ( Tė tijat e jo tė Migjenit). Sepse atje larg, ku raportet tani kanė ndryshuar( dy perėndesha njė grek):
    “Kam kohė
    Qė nuk dėgjoj predikime, mesha,
    Kam kohė qė s’falem nė kishė,
    Kam kohė qė s’ndez qirinj.
    Tani jam kthyer vetė nė qiri.”
    Njė qiri me emrin “Ziko Kapurani”
    Sepse atje larg, ku ēdo gjė ėshtė bėrė komerciale, ku edhe pjepri, edhe hėna, piqen tė dy me hormone tani, poeti s’duron mė:
    “Kam kohė, poet,
    Qė poezinė
    Nuk e dua ekuacion,
    As formulė,
    Tezė a hipotezė.
    S’kam kohė tė vras mėndjen
    Tė panjohura tė nxjerr me vargje.
    Poezinė e dua pjepėr kokėrvedhė,
    Ta hapim,
    Tė lėpijmė buzėt prej shijės.”
    Nxito, Ziko, nxito, se dhe kėtu ka filluar tė piqet me hormone pjepri. Mbase pjepri i vetėm, i pjekur pa hormone ka pėr tė ngelur veē ai i mikut tėnd, me portretin e tij sipėr. (Po edhe atė po e mban mbyllur Luvri.)
    Zonja A.
    Cikli “Njė shami prerė nga livadhet” ėshtė botuar nė gazetėn e Athinės, mė 29 Gusht 2008. Qė nė vjershėn e parė “Vargjeve tė mi”, ndjehet vetmimi i mėrgimtarit, pa miqtė e tij, pa oxhakun e shtėpisė, pa ēibukun e babait me spiralet e tymit, pa pastėrmanė mbi prush e tė trokiturat e fqinjėve nė derė:
    “Vetėm ju mė mbeteėt prej pritjes sė nėnės
    Mbuluar me muzg nė avllinė e trembur,
    Nga vijat e bardha tė djersės
    Nė kapelen e babait,
    Nga spiralet e menduara tė ēibukut tė tij.”
    Nė kėtė vetmim shpirtėror, befas, mbi kokėn e tij:
    “Cjapi ngre brirėt
    Si dy gishta pėr fitore,
    Mjekrėn e kreh ndėr murriza.
    ...Dhe mbrėmja kthehet
    Nė njė blegėrimė dhie
    Qė kėrkon kripė dhe cjap.”
    Me vehte ka marrė dhe torbėn e leshtė, atė torbė qė Driteroi e mbushi me baltėn e Devollit dhe e ēoi nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Ziko e mbushi me misėrniken e mykur, mori udhėn e refugjatit. Pas qindra ravgimesh e peripecish, tani rri e varrur nė njė mur luksoz tė katit tė tretė nė Menemeni, ku brenda saj “mbiu njė arė me misėr”, por ai pėrsėri kėlthet:
    “Ē’e dua katin e tretė nė Menemeni,
    Kur njė herė s’mė erdhi suferina
    Si grua e huaj nė krevat
    Tė mė hante kaēakėrisht?
    Do t’ia mbath pėr nė fshatin tim!
    Tė lehin qentė mbi mua
    E tė ndihem zotėri”
    Papritur, nėpėr kėtė zallamahi trishtimi e malli dhe tė ikuri, ēfaqet nė sfond njė gėrmė, gėrma A, dhe prapa saj njė zonjė, po zonja A, qė e shikon Zikon me kėrshėri, sė cilės ai i thotė:
    “Do tė tė qep njė fustan
    prej livadheve,
    Prerė mė kėngėn e zogjve,
    Njė shami nga perėndimi i Diellit,
    Prerė me oshėtimėn e pyllit.
    ... Dhe nė tė ngacmon njė zekth,
    Mos e perze!
    Eshtė shpirti im.”
    Aferim! Prej luadheve tė tua, Ziko, ka fustane pėr zonjėn A, dhe pėr zonjėn B, pėr zonjėn C, pėr zonjėn D, e zonjėn E.
    Ismetja – Cikli “Mbeta pinjoll i fėshfėrimės sė blertė,” ėshtė botuar nė gazetėn Albania press, pėr Shėn Valentinin 2009. Nė kėtė cikėl, pas tallazeve e vrundujve tė mėrgimit, vjen paqia, armėpushimi. Ēdo muaj ka katėr tė diela, ndėrsa viti veē njė: Shėn Valentinin. Si ta shkojė nė opozitė kėtė tė dielė tė vetme tė vitit poeti, aq mė shumė Ziko Kapurani, i cili pohon qė nė okelio tė ciklit pėr vehten e tij: “Je ēaj qė nė gjoks mė ke mbirė tufė”, i thotė nė vjershėn “Zili” asaj qė ka dashur, por qė tani “Ē’do ere i derdh ēeljen e brishtė”. I kujtohet ndajnata me ‘tė:
    “Nga puthja jonė,
    Nga flakėt e puthjes,
    Perėndimit ēdo mbrėmje
    I mbeti e kuqerremta nė faqe.”
    Atje, nė ditėt kur bie shi me diell nė rrugėt e Selanikut( ku dikur bridhte Milosao e De Radės), shikon jevgat greke “me muzgje nė llėrė” ( po stėrgjyshet e tyre Milosao i ka parė?) dhe prapė i harbon zemra si pėr zonjėn A. Apo zonjėn B? Mėkat qė poeti nuk na thotė. Mėkat. Tė bukura greket, tė bukura kristiankat, sa t’u kėputėsh kokėn, por, ku e ku Ismetja...
    “Gjethja ka formėn e zemrės,
    Puthja ka formėn e gjethes.
    Cila nga tė tria vodhi tjetrėn
    Dhe kur ia veshi vehtes?

    Me x,y,z. e shkrova nė letėr,
    Po pėrgjigje s’i gjeta pyetjes.
    Shėmbull, si katrave nė algjebėr,
    Gjunjėt e bardhė tė Ismetes.”
    Nuk e shihni? Ai kthehet prapė nė Shqipėri, tek Ismetja, tek muhamedanka e rinisė, si Milosao tek e bija e Kallogresė nė Shkodėr. (Pra, e braktisin tė dy Selanikun!)
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

Tema tė Ngjashme

  1. Vleresime per Lasgush Poradecin
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 01:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •