LARG PERĖNDIMIT
Cikėl poetik nga Bledi Llangozi
Ishte njė ēast krejt i veēantė. Ēast ngjethės, prekės, ēast qė tė shtang. Prindi nxjerr nga ēanta dorėshkrimet e tė birit. Ishte krijuesi Thanas Llangozi, i cili mbart nė shpirt plagėn e madhe tė ndarjes nga jeta e tė birit nė njė moshė kur ndiqte ngjyrat fluturake tė pranverės. Njė fletore e shkruar me kujdes, me njė shkrim tė bukur, tė qartė, me ndonjė korigjim ku dhe ku, i cili mė kujtoi fletoret e mia tė ndaluara, tė fshehura deri nėpėr purtekat e plevicės nė njė kohė tė frikėshme. Paēka se iku shpejt, Bledi 18- vjeēar la pas pavdekėsinė e tij: vėllime tė tėra me poezi dhe piktura tė mrekullueshme. Me plot bindje them se ishte njė talent i mrekullueshėm, qė perėnditė, ndoshta e patėn zili dhe e muarėn pranė tyre. Shpresa e tij pėr tu kthyer nė atdhe, tė cilit i kėndoi me njė dashuri e frymė ėngjėllore, humbi pėrgjithnjė njė ditė papritur nėn dallgėt e detit tė brigjeve tė begata tė Halkidhikisė.
Ziko Ll. Kapurani.
Ē ishte?
Ēishte vallė ai mendim?
Nga erdhi e ku mė gjeti,...
Ishte shpresė, apo besim,
Pse mė dha njė rrugė derti?
Ah, ti hije e varfėrisė,
Pse mė ngre nga vėndi im,
Nga pragu im i dashurisė,
Nga gjej prehje dhe gėzim?
Pse mė hedh nė shtegėtim,
Mė ēon atje ku ska mėshirė,
Ku ska shpresė, as besim,
Ku humbas nė shkretėtirė?!...
Tokės
U dehėm prej tokės,
Prej nektarit, aromės,
I biem nė gjunjė,
Ajo ėshtė Zoti ynė.
Dhe ajo fort na deshi,
Nėnė princeshė ish
Djersėn ne i derdhim,
Na e kthen shumfish.
Njė ēast
Dimė si ti bėjmė ballė jetės,
Furtunės qė rrugėn na pret,
Jemi nė shteg tė sė vėrtetės,
Dhe pas tij njė ēast solemn.
* * * *
Nė aromėn e zjarrtė tė trendafilit,
Ti shkel ngadalė si sorkadhe,
Zgjon e ngre nga ēerdh e bilbilit
Tinguj e diell pėr fush e male.
Mė pas futesh nė pyll mė thellė
Tė ngresh ēdo degė e ēdo fletė,
Dritė e jetė pėr tė mbjellė,
Dhe njė nektar me hap tė lehtė.
Pika e lotit
Pika e lotit mu kėput
Si thikė nė zėmėr u fut.
Pėrmbi gjoks mė rrėshqiti
Shpirtin thellė mė goditi.
Zgjata dorėn qė ta kap
Por gjithė trupit iu hap.
As nuk munda qė ta prekja
Lot i jetės ishte vdekja.
U thye ėndra jonė
U thėrres perėndive me zė, fuqishėm:
Ku ėshtė drita, buka e premtuar?
Ndoshta pėrgjigjen dhe ata se dinė
Dhe mbetem mes rrugėsh i harruar.
Mu vra, endra ime, e ndjej, u thye,
I kthyem shpinėn si njė tabele tė rrėnuar,
Sa me dhimbje, aq dhe me vdekje u lye,
Me njė bojė tė errėt gjer nė grykė mbuluar.
Fshatit
Ka dalė aroma e tokės sė punuar,
Mes parmėndės qė kali heq sertė,
Mes djersės qė plaku i pėrvėluar
Fshin ballin me shaminė rreckė.
E gjitha si puhizė fluturake, e lehtė
Mbuluar nga mundi e qielli i majit,
Bujku ndajnatė nget rrugėn pėrpjetė,
Aromėn e tokės ti shpjerė fshatit.
Endrat pėr atdhe
Drejt asaj jam nisur
Ku sgjej yll shpėtimi,
Nė shpirt jam i grisur
Krejt nga pikėllimi.
Ku do tė vete i ēartur?
Njė zot ndoshta e di,
Di vetėm se i pėrmallur
Do tė qaj pėr ty, Shqipėri!
Njė dhimbje kam zėmrės,
E nga rruga mė nxjerr,
Vjen ti atdhe, dor e nėnės,
E pėr krahu mė merr.
Trishtimi e ka pushtuar
Mbi trupin e vogėl tė njomzakut
Shtrihet i hapur ēarēafi i vdekjes,
Duart e tij si petalet e zambakut
Duket se kėrkojnė dritėn e heshtjes.
Dhe lotėt e thara duken tė qarta,
Buruar nga zgavra e thellė e syve,
Nė buzėt e mavijosura, tė akullta,
Njė vjesht e trishtė rrjedh mes tyre.
Endėr e plagosur
Mė mbėshtjell, mė ngre nga vendi
Ajo erė qė tymin e cigares mori,
Sikur mė mallkoi nga plepi gjethi,
E njė rrugė nė njė mall mė nxorri.
Mė rėndon njė pyetje mbi shpinė
Tok me njė ēantė mbushur djersė:
Tė rri kėtu, nė tym tė shtyj ditėt,
Apo tia mbath gjetkė me shpresė?
* * *
Nga pėrshkrimi i njė fytyre
Dalin hallet njė nga njė.
Mendimi e shpresa e tyre
Janė ėngjėllorė pa zė.
Kėtė mbrėmje
Sa dua sonte me rrugėt e Korēės,
Tė ngjitem gjer lart e tė zbres,
Shtėpite ulta, me qiellin mbi kokė,
Ti puth njė nga njė, tė qaj, tė qesh...
Njė letėr
Mė hodhi fati nėpėr rrugė,
Pa adresė nėpėr udhėkryqe,
Ndėrsa dera ime e drunjtė,
Priste letėr, a trokitje.
Gjyshes
Krrusur mbi krevat me tespie nė duar,
Ndjek me sy si lėvizin akrepat e orės,
Sonte nga mėrzia aq shum e munduar
Pėr uratėn e saj si vjen kush sė gjorės.
Ngrihet ēalė ēalė dhe shkon nė dritare
Hedh sytė gjer larg e mes thinjėsh hesht,
Pėr ēudi, si vallė skujtohet njeri fare...,
Mes njė psherėtime tė thellė pret e pret.
I rraskapitur
I raskapitur nga pesha e kohės
Mė duket boshe bota pėrqark,
Mė lėviz mbi zjar kafk e kokės,
Dhe qetėsi nuk gjej dot aspak.
Pėrpėlitem si zog i goditur,
Nga njė ėndėr zgjohem sakaq.
Dal jashtė me natėn e ligur,
Tė endem me tė posht e lart...
Krijoni Kontakt