Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910

    Tumori ne tru!

    Pershendetje te dashur anetar.
    Po e hapi kete per t'me ndihmuar ndonjeri me informacione mbi semundjen e tumorit ne tru.

    Kisha disa pyetje si p.sh:
    1.Personat qe kan kete semundje mund te shpetojne?
    2.Kam lexuar diku qe kjo semundje eshte e ndar ne disa shkalla dmth duke ia filluar nga 1,2,3,4 duke vazhduar deri tek me e fundit?

    C'do informacion e juaji me ndihmon. Ju faleminderit!
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Tumori ne tru

    - Nga dhimbja e kokes menjehere pas verejtjes siē duket dhe ne foto lart behet tomografia. Me ane te tomografise ēdo gje e shikojme studjojme me qarte. Tumoret e trurit i studjojme ne dy tema kryesore.

    1 - Tumorė me huqe (naze) te mira: Ky lloj tumori eshte i zoti i zhvillimit te ngadalte.Veēanėrishte pjesėsen e cipes se trurit mund ta ndajne me kujdes nga tumori jo me shume vėshtiresi.Pėr kėtė arsye pas operacjonit perfundimet jane te mira. Ndonse tumori eshte me huqe te mira ai mund te jete i vendosur ne zona t e veshtira te trurit kjo na e pret buzeqeshjen ne fytyrat tona, ben te veshtire operacjonin dhe daljen e keqe te perfundimeve. Ne krahun e majte te fotos qe kemi larte vihet re simetria e trurit dhe normaliteti tij. Kurse larte ne foto ne krahun e djathte veme re se kemi duke u zhvilluar nje tumor me huqe te keqija.Me presin qe eshte duke bere e ka prishur berberjen simetrike te trurit.

    Kur shfaqet tumor disa shqetsime qe fillojne te zhvillohen dhe mposhtin
    njeriun:

    a- Te vjella (ne menyre mbyetje)
    b- Te fiket (tek rri njeriu marrje mendesh dhe renia e te fiketit) c- Pas nje kohe te kalueshme me tumor( zhvillimi i tumorit ne tru) shofim qe ka demtime trupore, felēi,lodhje muskulore,Harrese(prishje mendore) humbet
    disa veēori (zakone) si te shkruaj te bej hesap etj.




    2 - Tumorė me huqe(naze) te keqija:Zhvillohet shume shpejt. Eshtė i nderthurur si balte.Pėr kėtė arsye gjate operacjonit nuk hiqet i gjithė tumori.Pas operacjonit gjate nje kalimi kohore keta lloj tumoresh fillojne dhe zhvillohen perseri.Eshte e mundur qe tumorėet me huqe te keqija dhe zhvillimin e shpejt qe kanė ti ndajme ne disa klasa. Pas operacjonit siē mund ti jepet shancė pacientit qė tė jetojė 5-6 vjet po ne te njejten menyre ka tumorė qe jep shance 5-6 muaj pėr tė jetuar.Tumorėt me huqe tė kėqija raste tė tjera pėrhapen dhe nė pjesė tė ndryshme tė trupit.Pėrshembull kanceri mushkrisė ne shume raste perhapet ne tru.Ne pergjithesi kane forme ne (halka) gogla te
    rrumbullakta .


    Ē’farėdo lloj tumor qe te jetė trajtimi ėshtė kirurgu.Pas nderhyrjes se kirurgut i behet trajtim reze ( rėntgenogram) dhe kemoterapi (trajtim me ilaēe) .



    Nga Armando Jaupi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Metodė e re pėr heqjen e tumorit nė tru




    Zėri i Amerikės

    Kjo procedurė e re kryhet nė spitalin e Houstionit nė Teksas dhe nė njė numėr qendrash spitalore nė Shtetet e Bashkuara. Duket se kjo ėshtė metoda mė e mirė kirurgjike deri mė sot. Pas operimit, pacientes nuk i mbetet asnjė shenjė, rreziqet janė tė shkallės minimale dhe ajo qėndron nė spital jo mė shumė se njė natė. Allison Dawson thotė se fillimisht ndjehej e lodhur e kishte dhimbje tė vazhdueshme koke.

    Pas vizitave dhe analizave mjekėt pėrcaktuan se ajo kishte njė tumor nė tru nė gjendrėn e endokrinės qė prodhon hormone. Tumori ishte beninj, por me pasoja, pasi mund ta linte atė tė paaftė pėr tė lindur fėmijė. Pėr lehtėsimin e simptomave Allison filloi tė merrte ilaēe por pa efekt. Kėshtu qė mjeku David Baskin vendosi tė pėrdorte njė procedurė tė re me endoskop duke e kaluar aparatin nė hundė e deri nė tru nė vendin e tumorit.

    Doktor Baskin pėrdor njė endoskop, njė tub nė fund tė tė cilit vendoset njė kamer e vogėl dhe njė instrument tė hollė i cili shėrben pėr gjetjen e turmorit nė gjėndrėn e endokrinės nė qėndėr tė trurit dhe pėr heqjen e tij. Mė parė heqja e njė tumori tė tillė kryehej duke hapur kafkėn e kokės e duke zbuluar trurin. Ndėrsa tani, thotė doktor Baskin i njėjti operacion kryhet duke kaluar endoskopin nė vrimėn e hundės e drejt e nė tru. Pacientja qėndron vetėm 24 orė nė spital dhe del e shėruar e pa asnjė shenjė operacioni nė lėkurė.
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nje “tru” per nanorobotet

    Nje ekip kerkuesish te Institutit Kombetar te shkencave te materialeve ne universitetin e Tsukuba, ne Japoni, ka arritur te krijoje kompiuterin me te vogel ne bote te perbere nga vetem 17 molekula!
    Ky sistem qe funksionon ne paralel, eshte ne gjendje te kryeje disa veprime ne te njejten koha. Perberesit e perdorur jane molekula ne gjendje te shfaqin 4 pozicione te ndryshme. Kompiuteri perbehet vetem nga nje lloje unaze, ne qender te se ciles ndodhet molekula qendrore, ndersa reth saj ka 16 molekula te tjera periferike. Per ta aktivizuar nanokompiuterin, dergohet nje sinjal elektrik ne molekulen qendrore nepermjet nje mikroskopi me efekt tynel. Ky lloj mikroskopi sherben per te vezhguar objektet ne shkalle molekulare, por edhe per ti manipuluar ato (ndryshe nga teleskopet e zakonshem qe sherbejne vetem per vezhgim). Ai eshte i perbere nga nje maje ultra e holle ne gjendje te veproje ne nivelin atomik, duke krijuar nje tynel elektrik midis saj dhe atomeve, prej nga emri mikroskop me efekt tynel.
    Pasi aktivizohet, molekula qendrore i dergon instruksionin e saj 16 molekulave periferike. Sipas nje prej kerkuesve Anirban Bandyopadhyay, ky lloj ndertimi i vecante ne te cilin nje element komunikon njekohesisht me shume te tjere, gjendet edhe ne menyren e funksionimit te neuroneve.
    Kerkuesit nuk jane mjaftuar me kaq. Ata jane perpjekur te lidhin kompiuterin e tyre me 8 nanomakina, si per shembull ashensori me i vogel ne bote, i afte qe te ngjitet dhe te zbrese vetem nje nanometer (1 e miliarda e metrit). Keshtu ata verejten se ishin ne gjendje te drejtonin sisteme te jashtme te lidhura me kompiuterin.
    Ajo cka eshte me e rendesishme ne kete zbulim jane perdorimet qe mund ti behen. Fillimisht do te mundesohej te ndiqej ligji i Moore (qe thote se fuqi dhe kompleksiteti i kompiuterave dyfishohet cdo 18 muaj). Mjafton te imagjinohen me miliona nga keta nanokompiutera te lidhura ne sera per te krijuar procesore shume te fuqishem. Pervec kesaj zbulimi ne fjale i hap rrugen edhe shume perspektivave ne mjekesi. Keshtu do te ishte e mundur te ndertoheshin nanorobote ne gjendje te kryenin nderhyre nga me delikatet brenda trupit te njeriut. Ne rast te nje tumori ne tru per shembull, do te mjaftonte te injektoheshin ne gjak nje kompiuter qendror i lidhur me nanomakina te cilat do te vinin ne funksionim nje program te vecante.
    Megjithate per te mundesuar perdorimin e ketij zbulimi, progrese te tjeraduhen kryer. Se pari, perdorimi i nje mikroskopi me efekt tynel per te derguar udhezime eshte teper i veshtire dhe i shtrenjte per tu perdorur. Per me teper ne qofte se deshirojme te lejojme nanorobotet te qarkullojne ne tru per eliminuar tumoret, nje mikroskop i tille natyrisht qe nuk mund te perdoret. Kerkuesit jane duke tentuar te gjejne “aktivizues kimike”, si proteinat, per te derguar instruksionet e tyre nanokompiuterave. Nje tjeter aspekt mbi te cilin eshte duke u punuar eshte rritja e fuqise se ketyre nanokompiuterave. Keshtu ne qofte se ne vend te ndertimit unazor do te kalohej ne nje ndertim sferik, do te mund ti dergohej instruksioni jo me 16 por 1024 molekulave njekohesisht.
    Edhe pse per momentin perdorimet praktike mund te duke te largeta mjafton te shihet perparimi qe eshte bere ne fushen e kompiuterave normale 30 vitet e fundit per te arritur te kuptohet se brenda nje dhjetvjecari, keto lloj nanokompiutera mund te kthehen ne nje mjet te zakonshem per mjekesine dhe laboratoret kerkuese.

    Marre nga: internetactu.net

    "Blogshkenca"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Tumori mashkullor nė tru dėmton sistemin nervor

    Nuk janė tė pakta sėmundjet qė prekin dhe dėmtojnė sistemin nervor tė njeriut. Shtimi i pakontrolluar i qelizave kanceroze mund tė shkaktojė tumor nė trurin e njeriut.Kanceri i trurit paraqet njė shumim tė pakontrolluar tė indit tė trurit si dhe cipave qė rrethojnė trurin.

    Ato mund tė jenė malinje, pra femėrore, por nuk zhvillojnė metastaza. Nė tė shumtėn e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor, por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janė metastaza nga tumore tė tjera tė trupit. Tumoret mashkullorė, tumoret beninje, e shtyjnė indin pėrreth tyre, por nuk rriten brenda nė indin pėrreth dhe nuk zhvillojnė metastaza. Pėrbrenda kafkės mund tė rrisin shtypjen e trurit, duke e penguar sistemin e qarkullimit tė likuorit.

    Zhvillimi i tumorit

    Zhvillimi i tumorit mashkullor tė trurit i shtyn dhe dėmton strukturat e sistemit nervor, qė janė tė rėndėsishme pėr jetėn. Tumoret femėror ose malinj rriten duke e infiltruar indin pėrreth tyre, kjo do tė thotė qė ėshtė e vėshtirė tė gjendet njė kufi i mprehtė ndėrmjet indit normal dhe kancerit. Pas njė operimi tė mundshėm mbesin pėrreth akoma qeliza, tė cilat mė vonė shumohen dhe krijojnė sėrish tumor tė trurit. Nė pėrjashtim tė disa rasteve tė veēanta tumoret e trurit nuk bėjnė asnjėherė metastaza. Tumori i shfaqur nė tru mund tė zhvillohet vetėm nė njė masė tė vogėl tė zonės sė kafkės, sepse kjo pjesė nuk mund tė zgjerohet. Me zhvillimin e tumorit zona e trurit ngushtohet dhe shfaqen dhimbjet dhe simptomat e para. Pėr kėtė shkak edhe tumori mashkullor, beninj, nėse nuk shėrohet me kohė mund tė sjellė vdekjen e njeriut. Nė varėsi nga indi fillestar nė tė cilin zhvillohen tumoret nė tru mė tė shpeshta janė gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizės. Njė pjesė e tyre paraqitet si vazhdim, metastazė, i tumoreve nga organet jashtė kokės, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit.

    Simptomat

    Simptomat me tė cilat shfaqet tumori nė tru janė tė shumta dhe tė shumanshme nė varėsi nga shkalla e zhvillimit dhe pėrhapjes sė tumorit. Nė varėsi nga zona ku ato janė zhvilluar i sėmuri do tė ndjejė mpirje tė njėanshme tė trupit dhe humbje tė pjesshme tė shikimit, epilepsi tė ndryshme. Si pasojė e rritjes sė shtypjes sė trurit i prekuri nga tumori nė tru do tė ketė tė vjella, marrje mendsh, etj. por njė pjesė e simptomave janė tė pa pėrcaktuara mirė pasi nuk janė tipike vetėm pėr tumoret, si: dhimbjet e kokės, lodhja, humbja e peshės, etj.

    Diagnostikimi

    Pasi i sėmuri dallon simptomat e para e domosdoshme ėshtė qė t’i drejtohet mjekut dhe tė bėjė analizat paraprake. Pas diagnostikimit tė tumorit nė tru, vendoset edhe terapia qė duhet tė ndiqet. Terapia e tumoreve tė trurit varet prej lokacionit, madhėsisė, prejardhjes sė tumorit si dhe nga gjendja e pėrgjithshme e pacientit. Nė vend tė parė qėndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe hemoterapia. Nė varėsi tė shkallės sė pėrhapjes tumoret mund tė prihen dhe tė hiqen gjatė operacioneve. Tumoret e Shkallės sė I-rė janė nė princip tė shėrueshėm. Edhe tumoret e Shkallės sė II-tė e kanė prognozėn e mirė. Ndėrsa tumoret e Shkallės sė III-tė dhe tė IV-t edhe pse terapia ka pėrparuar shumė kanė njė mbijetesė vetėm 1 deri nė 2 vjet.

    Simptomat me tė cilat shfaqet zhvillimi i tumorit nė tru:

    - I sėmuri ndjen mpirje tė njėanshme tė trupit

    - Humbje tė pjesshme tė shikimit

    - Epilepsi tė ndryshme

    - Ndjen shtypje dhe presion nė tru

    - I prekuri nga tumori do kėtė tė vjella

    - Marrje mendsh

    - Dhimbjet e kokės

    - Lodhje

    - Humbje nė peshė

    Format e shfaqjes sė kancerit dhe simptomat

    Simptomat e kancerit varen nga lloji dhe vendi ku ai shfaqet. Nė mushkėri ai mund tė shkaktojė kollė, bllokim frymėmarrjeje ose dhimbje stomaku; ndėrsa kanceri i zorrės sė trashė zakonisht shkakton diarre apo rrjedhje gjaku gjatė jashtėqitjes. Disa forma tė kancerit mund tė mos shfaqin ndonjė simptomė tė dukshme. Nė disa raste simptomat shfaqen nė stadet ku tumori ka evoluar. Kėto forma janė tė vėshtira pėr t’u kuruar. Pėrgjithėsisht simptomat e shfaqura janė tė njėjta pėr disa forma tė shfaqjes sė kancerit, si: Ethe, temperaturė, tė dridhura, djersitje gjatė natės, humbje peshe qė shoqėrohet me ulje tė oreksit, dobėsi dhe lodhje. Pavarėsisht nga simptomat kanceri diagnostikohet nga analizat. Edhe pse pėrcaktimi i llojit tė kancerit shfaq vėshtirėsitė e veta e rėndėsishme ėshtė qė trajtimi i sėmundjes tė arrihet tė bėhet nė kohėn e duhur.

    Pėrdorimi i celularėve shkak pėr kancer nė tru

    Njė sėrė studimesh tė realizuara nė vende tė ndryshme tė botės kanė treguar njė rrezik nė rritje nga pėrdorimi i telefonave celular, sidomos nė anėn e kokės ku njerėzit vendosin aparatin. Pesė nga gjashtė studimet e bėra treguan se te kėta njerėz mundėsia pėr njė tumor malinj nė tru ishte mė e madhe. Po ashtu, pėrdoruesit e rregullt kanė mundėsi pėr tė zhvilluar mė shumė tumore se njerėzit e tjerė. Njerėzit qė kanė pėrdorur telefonat e tyre pėr njė dhjetėvjeēar ose mė shumė, janė 20 pėr qind mė tė prirė pėr tė zhvilluar sėmundjet e veshit dhe 30 pėr qind pėr njė tumor malinj. Rreziku ėshtė shumė herė mė i madh nė anėn e kokės, nga e cila telefoni ėshtė mbajtur mė gjatė.

    Tumoret dhe mėnyrat e ndryshme tė emėrtimit

    Kanceri ėshtė shtimi i pakontrolluar i qelizave jonormale, tė cilat ndryshojnė nga indi normal. Ky shtim i parregullt i kėtyre qelizave mund tė ēojė drejt vdekjes kur kėto qeliza pengojnė funksionimin normal tė organeve tė trupit tė njeriut ose pėrhapen nė tė gjithė trupin duke dėmtuar sistemin qendror. E shohim tė emėrtuar mė disa forma si: tumor kanceroz; tumor malinjit; tumor; kancer etj. Nė ditėt e sotme vihet re se tė sėmurėt me kancer janė tė prekur nga forma tė ndryshme nė tė cilat ai shfaqet. Kanceri mund tė prekė inde tė ndryshme tė trupit ose organe si: Mushkėrinė, zorrėn e trashė, gjirin, lėkurėn, indet nervore etj. Kanceri nuk ėshtė njė sėmundje e lehtė dhe shanset pėr tė mbijetuar ndryshojnė nė varėsi tė llojit tė sėmundjes.

    Paraliza cerebrale dhe ērregullimet nervore

    Paraliza cerebrale shėnon njė grup ērregullimesh neurologjike qė ndikojnė nė aftėsinė e trurit pėr tė kontrolluar muskujt. Paraliza cerebrale ndodh pėr shkak tė dėmtimeve tė trurit ose anomalive nė zhvillimin e trurit para, gjatė ose pas lindjes. Ajo mund tė variojė nga njė shkallė e lehtė nė njė mė tė rėndė dhe mund tė krijojė vonesa tė lehta ose tė rėnda mendore, probleme tė dėgjimit, shikimit, defekte nė gjuhė dhe nė tė folur, epilepsi dhe ērregullime tė sjelljes. Tipi spastik ėshtė zakonisht mė i pėrhapuri dhe ėshtė i lidhur me kohėn, ngrirje ose kontraktim tė muskujve tė trupit duke pėrfshirė kėmbėt ose duart. Akoma nuk dihet qartė ēfarė e shkakton paralizėn cerebrale te njė fėmijė, por numri i faktorėve dhe kushteve qė mund tė ndėrhyjnė nė zhvillimin e trurit mund tė vihet re.

    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  6. #6
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vitamina C mbron nga sulmi nė tru!!!

    Dozat e larta tė vitaminės C nė organizėm, zvogėlojnė pėr gati 50% rrezikun nga sulmi nė kokė, ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė kryer kėto ditė. Rekomandohet qė tė ushqehemi me pesė deri nė nėntė shujta pemė e perime nė ditė.

    Me sasinė e vitaminės C nė trup mund tė parashikohet mundėsia e sulmit nė tru, merret vesh nga njė hulumtim i gjerė i kryer me rreth 20.000 persona tė moshės sė mesme dhe tė vjetėr, tė kryer nė Norfolk tė Britanisė sė Madhe.

    Gjatė pėrcjelljes pothuajse dhjetėvjeēare tė popullatės sė pėrmendur, ėshtė vėrtetuar se personat me pėrqendrimin mė tė madh tė vitaminės C, kanė 42 pėr qind mė pak gjasa tė pėrjetojnė sulm nė tru.

    Efektet mbrojtėse tė vitaminės C kundėr sulmit nė tru kanė mbetur edhe pasi janė marrė parasysh faktorėt vijues: mosha, gjinia, pirja e duhanit, alkooli, indeksi i masės trupore, shtypja, kolesteroli, aktiviteti fizik, diabeti, sulmet e mėhershme nė zemėr, marrja e ilaēeve dhe statusi shoqėror.

    Doktori Phyo Myint nga universiteti Cambridge sqaron se, niveli i vitaminės C nė gjak ėshtė “tregues i mirė biologjik pėr konsumimin e pemėve dhe perimeve, tė cilat kanė pėrmbajtje qė mbrojnė nga sulmi nė tru".

    Njerėzit brenda ditės do tė duhej tė merrnin pesė deri nė nėntė shujta tė pemėve dhe perimeve.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Si shkaktohen tumoret?

    Studimet e kryera nga mjeket specialiste te onkologjise rendisin 12 faktore kryesore te cilėt ndikojne ne shfaqjen e semundjeve te kancerit. Dy nga shkaktaret kryesore qe renditen si nxites te semundjes janė alkooli dhe duhani.

    Konsumimi i duhanit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt sjell probleme te riparueshme pėr mushkerine, probleme te cilat kalojne deri ne semundje kancerogjene. "Duhani dhe drogat e ndryshme permbajne lende kancerogjene qe shkaktojne mutacione ne organizem, duke shkaktuar kancer" thuhet ne studimin e kryer nga specialistet e onkologjise. Sipas tyre, edhe vera dhe birra permbajne substanca paresore qe shkaktojne kancer, edhe duke konsumuar 10 mililitra alkool.

    Mjedisi dhe ajri i ndotur janė faktore te tjerė qe tregojnė rritjen e kancerit te mushkerive, sidomos ne zonat industriale ku ka edhe mbetje dhe substanca toksike. Ndėrsa femrat qe jetojne pranė zonave me ndotje te tillė rrezikojne njė menopauze te hershme.

    Ushqimi i zgjedhur te bėn qe te mbash larg kancerin. Kjo ėshtė njė nga keshillat kryesore te mjekeve onkologe te cilėt rekomandojne mos pėrdorimin e ushqimeve qe permbajne elemente toksike. Kėshtu konservat, peshqit e rritur ne akuarium apo edhe qumėshti industrial permbajne lende qe shkaktojne kancer te zorres se trashe apo edhe te aparatit tretes. Por edhe uji i ndotur mund te jetė njė nga faktoret kryesore te shfaqjes se tumoreve tė ndryshme. Studimet e viteve te fundit kanė treguar se femrat janė me te rrezikuara te preken nga kanceri pėr shkak te kimikateve qe gjendjen ne shtepi. "Boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet pėr pastrim shtepiak mund te jenė shkaktare te shfaqjes se kancerit" thonė studiuesit evropiane. Ndėrkohė qe edhe gazi, benzina dhe nafta sidomos pėr ata qe punojnė pėr nxjerrjen e tyre janė shkaktare te tumoreve. Sipas specialisteve, rrezik kanceri tek lekura shfaqin edhe prodhimet farmaceutike dhe ato kozmetike.

    Faktoret nxites:

    Duhani njihet si njė nga faktoret kryesore pėr shfaqjen e tumoreve ne mushkri

    Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojne kancer te mushkerive dhe menopauze tek gratė

    Pirja e alkoolit njihet si njė nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit te stomakut

    Elementet toksike te ushqimet perbejne rrezik pėr shfaqjen e kancerit te zorres se trashe

    Rrezet radioaktive mbeten njė nga shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne lekure

    Niveli i lartė i hormoneve sjell menopauze te shpejte tek gratė dhe tumor te qafes se mitres

    Konsumimi i ujit te ndotur bėhet shkak mutacione tė ndryshme dhe shfaqje te tumoreve

    Kimikatet qe gjenden ne shtepi janė njė nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri

    Gazi, benzina, vajguri sidomos pėr punonjesit ne kėto sektore janė shkaktar pėr shumė tumore

    Produktet farmaceutike nėse janė te pakontrolluara bėhen shkak i shfaqjes se tumoreve tė ndryshme

    Produktet kozmetike te njė cilesie te dobėt nxisin shfaqjen e tumoreve te lekures

    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  8. #8
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dhjetė mėnyrat e tė sjellurit qė dėmtojnė trurin

    Humbja e gjumit mund tė kthehet nė njė faktor tė vėrtetė rreziku pėr shėndetin tuaj. Truri si organ i brendshėm i njeriut ka nevojė pėr pushim. Pagjumėsia e madhe apo ērregullimet e theksuara tė gjumit pėrshpejtojnė vdekjen, sepse mungesa e gjumit shoqėrohet me eliminimin e qelizave trunore.

    Sjelljet qė dėmtojnė trurin dhe shėndetin tuaj
    - Mosngrėnia e mėngjesit
    - Ngrėnia pa masė
    - Pirja e duhanit
    - Pėrdormi i tepėrt i sheqerit
    - Ndotja e ajrit
    - Humbja e gjumit
    - Mbulimi i kokės pėrgjatė fjetjes
    - Aktivizimi i trurit kur je i sėmurė
    - Mungesa e mendimeve stimuluese
    - Tė flasėsh rrallė

    1- Mosngrėnia e mėngjesit

    Njerėzit tė cilėt nuk hanė mėngjes do tė kenė sasi tė pakta tė sheqerit nė gjak dhe si rezultat i kėsaj, truri nuk do tė ketė rezerva tė mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit. Kėshtu edhe nė rastet e dietave ushqimore ngrėnia e mėngjesit ėshtė e rekomanduar nga dietologėt.

    2- Ngrėnia pa masė

    Jo vetėm mungesa e oreksit por edhe ngrėnia e tepėrt ėshtė njė ves qė shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila tė shpie deri nė zvogėlimin e fuqisė mentale. Nė njė dietė tė shėndetshme ditore parashikohet edhe njė sasi e caktuar ushqimi, pėr tė mos rrezikuar mbipeshėn dhe probleme tė ndryshme shėndetėsore.

    3- Pirja e duhanit

    Pėrdorimi i duhanit, tashmė dihet se ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin tuaj. Pirja e tij shkakton tkurrje tė shumėfishtė tė trurit dhe mund tė shkaktojė sėmundjen e Alzheimerit.

    4- Pėrdormi i tepėrt i sheqerit

    Eksperimentet e ndryshme tė realizuara nė vite kanė treguar se pėrdorimi i tepėrt i sheqerit, qoftė ai nė ngrėnie apo pije, pengon nė thithjen dhe pėrvetėsimin e proteinave dhe lėndėve tjera ushqyese, duke shkaktuar vėshtirėsi nė zhvillimin e trurit.

    5- Ndotja e ajrit

    Edhe faktorėt ambientalė veprojnė drejt pėr sė drejti nė shėndetin tuaj. Njė faktor i tillė ėshtė edhe ndotja e ambientit. Kjo ndodh sidomos nė zonat urbane. Truri ėshtė njėri prej konsumatorėve mė tė mėdhenj tė oksigjenit nė organizmin tonė. Thithja e ajrit tė ndotur dobėson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogėluar efikasitetin e tij.

    6- Humbja e gjumit

    Truri si organ i brendshėm i njeriut ka nevojė pėr pushim. Pagjumėsia e madhe pėrshpejton ne vdekjen - mbarimin e qelizave trunore etj.

    7- Mbulimi i kokės pėrgjatė fjetjes

    Pėr disa prej jush tė mbulosh kokėn kur fle mund tė jetė njė veprim i njohur. Por tė mbulosh kokėn pėrderisa jeni duke fjetur, ēon nė shtimin e dioksid karbonit dhe zvogėlimin i oksigjenit, gjė qė shkakton dėmtimin e trurit.

    8- Aktivizimi i trurit kur je i sėmurė

    Puna e vėshtirė apo tė studiuarit gjatė sėmundjes, ēon nė zvogėlimin i efektshmėrisė sė trurit, si dhe prishjen e tij. Kur jeni i sėmurė duhet tė tregoheni tė kujdesur dhe tė relaksoheni.

    9- Mungesa e mendimeve stimuluese

    Tė menduarit ėshtė metoda mė efikase ne stėrvitjen e trurit tonė. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij.

    10- Tė flasėsh rrallė

    Disa thonė "Kur nuk je nė brendėsi tė njė bisede mė mirė tė heshtėsh, sesa tė flasėsh pa lidhje". Por jo gjithmonė ėshtė e vlefshme kjo. Truri juaj ka nevojė tė jetė nė funksion. Bisedat intelektuale do tė ndihmojnė qė truri tė jetė sa mė efikas.

    Dieta e duhur pėr njė mendje tė kthjellėt

    Sot shkenca dhe mjekėsia ka bėrė tė mundur qė tė evitohen ose tė shėrohen shumė sėmundje tė pėrhapura, tė trupit dhe tė mendjes, duke bėrė njė jetė tė shėndetshme. Njė rol tė rėndėsishėm luan ndjekja e disa rregullave tė thjeshta tė dietės dhe shėndetit. Njė dietė vegjetariane ndihmon shumė jo vetėm pėr tė pasur njė trup tė shėndetshėm, por edhe pėr tė pasur njė mendje tė qetė dhe tė kthjellėt. Ndėrsa ushqimi i mire ėshtė vital pėr shėndetin edhe agjėrimi, dieta ėshtė po aq i rėndėsishme. Trupi ynė ka nevojė pėr pushime periodike dhe kjo pėrfshin edhe organet tonė tė tretjes.

    Tė mbash trupin dhe mendjen tė freskėt

    Ėshtė e nevojshme pėr t'u kujdesur pėr shėndetin mendor dhe fizik. Jo vetėm faktorėt fiziologjikė por edhe ato psikologjikė mund tė jenė tė dėmshėm pėr shėndetin tuaj. Mos u ndikoni nga stresi, duke pėrdorur shumė vakte qė "tė ngushėllojnė", ndiqni njė dietė tė rregullt. Pas njė dite tė lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje pėr energji. Lėngjet, vitaminat, disa ėmbėlsira mund t'iu bėjnė tė ndiheni mė energjikė. Pėr tė mbajtur trupin dhe mendjen tė freskėt, gjatė viteve tė pleqėrisė, duhet tė ndiqni sa mė shpejt qė tė jetė e mundur njė stil jete tė pėrshtatshėm pėr tė ruajtur aftėsitė e trupit, pėr tė nxitur trurin dhe pėr tė ruajtur funksionet e mendjes. Pėr kėtė ėshtė i kėshillueshėm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor.

    Efektet negative tė pagjumėsisė nė tru

    Pagjumėsia mund tė shkaktojė ndalimin e qelizave tė reja nė tru, sipas sugjerimit tė njė studimi. Njė grup studiuesish zbuloi se pagjumėsia ndikon nė atė qė nė gjuhėn mjekėsore quhet Hipocampus dhe shpjegohet tė jetė rajon i trurit qė ka tė bėjė me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit tė trurit tregojnė se ato qė sjellin efekte nė tru janė pikėrisht hormonet e stresit. Studimet janė kryer te kafshėt duke marrė disa prej tyre dhe duke i lėnė 72 orė pa gjumė. Pastaj, janė krahasuar kafshėt e lodhura prej gjumit me ato qė kanė kryer procesin normal tė fjetjes dhe kanė zbuluar se ato qė nuk kishin fjetur, kishin njė nivel me tė rritur tė hormoneve tė stresit, qė quhet ndryshe corticosterone, shoqėruar kjo edhe me rėnien e ritmit tė prodhimit tė qelizave tė reja nė tru.

    Ndikimi i stresit nė shėndetin mendor

    Stresi mund tė ketė njė ndikim serioz nė shėndetin tuaj, sidomos nėse ai bėhet kronik. Ai godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atė imun. Shkakton dhimbje gjymtyrėsh, ankth e vėshtirėsi nė tė kuptuar. Tė gjitha kėto shkaktojnė probleme tė dobėsimit tė arterieve tė gjakut, diabetit, astmės, probleme nė marrėdhėniet me njerėzit dhe sjellje e vakėt nė shkollė apo punė. Kur ju jeni tė stresuar, trupi juaj ēliron hormone qė shpeshtojnė frymėmarrjen dhe rrahjet e zemrės, dhe japin njė vėrshim energjish. I gjithė trupi pėrgatitet tė pėrballet me rrezikun. Gjithė muskujt, nervat dhe hormonet vihen nė funksion pėr reagimin nė gjendjen e stresit. Ky reagim nė fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet nė gjendjen e tij normale.

    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Rreziku nga hemoragjia celebrale

    Koheve te fundit, nje rrezik i madh per shendetin eshte emoragjia cerebrale. Femrat jane ato qe preken me shpejt se meshkujt nga kjo semundje.15 per qind e pacienteve jane nen 45 vjec.

    Hemoragjia cerebrale quhet ndryshe, edhe infarkti i trurit. Ai vjen si rrjedhim i bllokimit te nje arterie ne tru, qe pengon dhe qarkullimin e gjakut.

    Faktoret kryesore qe ndikojne ne avancimin e kesaj semundjeje kaq te rrezikshme te grate janė: pillat, pirja e duhanit, mbipesha dhe migrena. Nese keto kater faktore do te puqeshin sė bashku, rreziku per nje emoragji cerebrale do te ishte i dyfishte dhe shume i rrezikshem per jetėn, aq sa mund te themi vdekjeprures.

    Ne tre oret e para pas renies se infarktit, kemi masen e shpejte me medikamente. Ne rastet kur pacienti nuk arrin te permiresohet me medikamente, eshte i detyrueshem nje operacion urgjent. 80 per qind e ketyre pacienteve nuk mbijetojne me shume se nje jave. Ndersa pacientet qe arrijne te mbijetojne dhe te permiresohen brenda 48 oreve, kane shanse te mira per jetese.

    Per te menjanuar nje semundje te tille te rerzikshme, nje kujdes i madh duhet treguar me ushqimin dhe sportin. Menjanimi i lyrerave si dhe ushtrimi i sportit eshte nje domosdoshemeri, qe rregullon cilesine e jetes se njeriut.

    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  10. #10
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nje rezonance magnetike me e avancuar!

    Rezonanca magnetike (Magnetic Resonance Imaging) eshte nje nga metodat standarte te perdorura sot ne mjekesi per gjetjen dhe lokalizimin e tumoreve. Kjo metode lejon analizen e pjeseve te brendshme te trupit, duke shfrytezuar eksitimin e molekulave dhe atomeve nen efektin e nje fushe magnetike. Mangesia me e madhe e kesaj metode mbetet ndjeshmeria e ulet e aparateve te sotme, e thene me fjale te tjera tumoret ose problemet e ndryshme e shkaktuara ne indet e trupit duhet te arrijne nje faze te caktuar zhvillimi para se te mund te dallohen nga skaneri. Per me teper pacienti eshte i detyruar te kaloje nje kohe te gjate ne brendesi te makinerive te zhurmshme, gje qe mund te shkaktoje probleme jo pak te rendesishme per personat qe vuajne nga klaustrofobia (semundja e hapesirave te mbyllura) te cilet ne disa raste e kane thuajse te pamundur te mbarojne viziten per shkak te pamundesise per te ndenjur nje kohe te gjate brenda ketyre makinerive.
    Fale kerkuesve te Departamentit te energjise te Laboratorit Kombetar te Berkeleit (Lawrence Berkeley National Laboratory) dhe te Universitetit te Berkeleit (University of California at Berkeley), tani gjithcka mund te ndryshoje. Metoda e re MRI (Magnetic Resonance Imaging) e zhvilluar nga keta kerkues eshte shume me e shpejte, me e ndjeshme dhe me e sakte se metoda e perdorur deri me sot.
    Principi i funksionimit te rezonances magnetike eshte pak a shume i njejte me “principin e funksionimit te nje sobe me mikrovale”, te dyja shfrytezojne fushen magnetike dhe polarizimin atomik per te arritur qellimin e tyre. Gjate rezonances magnetike atomet qe kane nje numer tek protonesh ose neutronesh ne berthame kane nje moment magnetik te ndjeshem dhe orientohen si gjilpera nje busulle ne veprimin e nje fushe magnetike. Nen ndikimin e kesaj fushe disa berthama (lloji i berthamave varet nga spini atomik, nje koncept fizik mjaft i komplikuar) fillojne te lekunden me nje frekuence karakteristike te kushtezuar nga materialet kimike te ndodhura ne afersi. Keshtu duke njohur frekuencat e lekundjes se atomeve te vecante jemi ne gjendje te zbulojme lendet kimike te ndodhura brenda trupit tone, pra edhe tumoret e llojeve te ndryshme.
    Rezonanca magnetike e perdorur deri me sot shfrytezon berthamat e hidrogjenit, te ndodhura kudo ne trupin e njeriut. Megjithate elemente te tjere, si ksenoni, shfaqin disa avantazhe ne krahasim me hidrogjenin si per shembull mos-ekzistenca e sinjaleve te sfondit qe prishin qartesine e imazheve, ose nje kohe polarizim/depolarizimi me e shkurter (pra nje kohe per matjen e frekuencave dhe zbulimin e tumoreve me e shkurter).
    Duke shfrytezuar keto aftesi kerkuesit kane arritur te krijojne nje sistem diagnostikimi super te ndjeshem qe eshte ne gjendje te zbuloje inde te ndryshem, dhe madje edhe qeliza tumorale te vecuara.
    E thene me fjale te tjera, tumoret mund te lokalizohen shume me heret se sa ndodh tani pra edhe nderhyrja kirurgjikale behet me e lehte, dhe si rrjedhoje pasojat dhe efektet anesore per pacientin jane shume here me pak te rrezikshme.

    Sipas: Berkeley Lab
    "Carpe Diem"

  11. #11
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nanotherrmija ne luften kunder tumoreve!

    Kimioterapia eshte nje arme efikase ne luften kunder kancerit. Fatkeqesisht, efektet anesore jane teper te renda, gje qe e kufizon zonen e perdorimit te kimioterapive ne trajtimin e luftes kunder tumoreve. Fale zhvillimit te nanoteknologjive dicka mund te ndryshoje ne aplikimin e ketyre terapive te rrezikshme. Nje studim tregon se duke perdorur nanotherrmija te mbuluara me substaca aktive do te mjaftoje nje doze 1000 here me e dobet per te trajtuar disa lloje tumoresh.
    Patrick M. Winter, Gregory M. Lanza dhe Samuel A. Wickline jane pioniere te perdorimit te nanoteknologjive ne mjekesi. Keta anetare te Washington University School of Medicine ne Shen-Luis (Saint-Louis) kane studiuar zhvillimin e nje tumori te bombarduar me nanotherrmija te mbuluara me fumagiline, nje toksine e perdorur ne kimioterapine tradicionale qe ndodhet tek disa kerpudha.
    Nanotherrmijat me nje diameter prej 200 nanometrash (500 here me te vogla se nje fije floku), pervec fumagilines, jane shenjuar edhe me nje element radioaktiv ne menyre qe te jene me te dukshem gjate rezonances magnetike. Kerkuesit kane studiuar efektin e ketyre therrmijave mbi enet e gjakut qe ushqenin tumorin ne lepuj tek te cilet ishin injekutar therrmija me dhe pa fumagiline. Kjo toksine perdoret ne doze te larte ne kimioterapi, por efektet e saj neurotoksike, e bejne praktikisht te pamundur zgjatjen e terapise. E vendosur ne siperfaqen e nanothermijave, ajo ndihmon keto te fundit te fiksohen ne proteinat e qelizave te eneve te gjakut qe ushqejne qelizat kanceroze, detyron bllokimin e ketyre eneve, dhe si rrjedhoje edhe izolimin e tumorit. Eksperimentet tregojne se me doza 1000 here me te vogla, sasi ne te cilen toksina nuk eshte helmuese per njeriun, zhvillimi i tumoreve ngadalesohet ne menyre te ndjeshme. Sic shihet ne fotografi, tumori i trajtuar me kete metode (majtas) eshte zhvilluar shume here me pak se tumori i patrajtuar (fotografia ne te djathte).
    Per me teper, nanotherrmijat duke u fiksuar ne zonat ku zhvillohen qelizat kanceroze, mund te lejojne mbikqyrjen e zones tumorale. Sipas Patrick Winter kjo mund te hape perspektiva interesante per te kuptuar impaktin e trajtimit nepermjet kimioterapive te tumoreve. Do te shfaqej mundesia te shihej zhvillimi i tumoreve dite pas dite. Kerkuesit mendojne te kalojne ne aplikimet tek njerezit brenda vitit 2008.

    Marre nga: futura-sciences.com
    "Carpe Diem"

  12. #12
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    DI_ANA sinqerisht te falenderoj shume per keto informacione!
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  13. #13
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Diana flm shume te vlefshme keto informacionet tuaja i kam lexuar te gjitha!

    P.s E kam hapur kete tem per nje person qe ka pas kete semundje (tumor ne tru) dhe tani i ka be operacion nje doktor ne Kaliforni dhe i ka siguruar qe 90% s'do i kthehet me dhe do shpetoj.

    Gjithe te mirat!
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

Tema tė Ngjashme

  1. Kanceri i gjirit, pse shkaktohet
    Nga s0ni nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 20-03-2010, 11:29
  2. Kėshilla pėr meshkujt qė vuajnė nga prostati
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-05-2007, 15:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •