Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 129 prej 129
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovë

    1. Mbretëria e Bashkuar18 Shkurt 2008
    2. Franca18 Shkurt 2008
    3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës18 Shkurt 2008
    4. Turqia18 Shkurt 2008
    5. Shqipëria18 Shkurt 2008
    6. Afganistani18 Shkurt 2008
    7. Kostarika18 Shkurt 2008
    8. Australia19 Shkurt 2008
    9. Senegali19 Shkurt 2008
    10. Letonia20 Shkurt 2008
    11. Gjermania20 Shkurt 2008
    12. Estonia21 Shkurt 2008
    13. Italia21 Shkurt 2008
    14. Danimarka21 Shkurt 2008
    15. Luksemburgu21 Shkurt 2008
    16. Peru22 Shkurt 2008
    17. Belgjika24 Shkurt 2008
    18. Polonia26 Shkurt 2008
    19. Zvicra27 Shkurt 2008
    20. Austria28 Shkurt 2008
    21. Irlanda29 Shkurt 2008
    22. Suedia04 Mars 2008
    23. Holanda04 Mars 2008
    24. Islanda05 Mars 2008
    25. Sllovenia05 Mars 2008
    26. Finlanda07 Mars 2008
    27. Japonia18 Mars 2008
    28. Kanadaja18 Mars 2008
    29. Monako19 Mars 2008
    30. Hungaria19 Mars 2008
    31. Kroacia19 Mars 2008
    32. Bullgaria20 Mars 2008
    33. Lihtenshtajni25 Mars 2008
    34. Korea Jugore28 Mars 2008
    35. Norvegjia28 Mars 2008
    36. Republika e Ishujve Marshall17 Prill 2008
    37. Republika e Naurusë23 Prill 2008
    38. Burkina Faso24 Prill 2008
    39. Lituania06 Maj 2008
    40. San Marino11 Maj 2008
    41. Republika Çeke21 Maj 2008
    42. Liberia30 Maj 2008
    43. Sierra Leone13 Korrik 2008
    44. Kolumbia06 Gusht 2008
    45. Belize07 Gusht 2008
    46. Malta21 Gusht 2008
    47. Samoa15 Shtator 2008
    48. Portugalia07 Tetor 2008
    49. Mali i Zi09 Tetor 2008
    50. Maqedonia09 Tetor 2008
    51. Emiratet e Bashkuara Arabe14 Tetor 2008
    52. Malajzia31 Tetor 2008
    53. Mikronezia05 Dhjetor 2008
    54. Panama16 Janar 2009
    55. Republika e Maldiveve19 Shkurt 2009
    56. Republika e Palaut09 Mars 2009
    57. Republika e Gambias07 Prill 2009
    58. Mbretëria e Arabisë Saudite20 Prill 2009
    59. Unioni i Komoreve19 Maj 2009
    60. Mbretëria e Bahrainit19 Maj 2009
    61. Mbretërie Hashemite e Jordanit08 Korrik 2009
    62. Republika Domenikane11 Korrik 2009
    63. Zelanda e Re09 Nëntor 2009
    64. Republika e Malawit16 Dhjetor 2009
    65. Republika e Mauritanisë13 Janar 2010
    66. Mbretëria e Swazilandit12 Prill 2010
    67. Republika e Vanuatus28 Prill 2010
    68. Republika e Xhibutit11 Maj 2010
    69. Republika e Somalisë19 Maj 2010
    70. Republika e Hondurasit03 Shtator 2010
    71. Republika e Kiribatit21 Tetor 2010
    72. Tuvalu18 Nëntor 2010
    73. Katari07 Janar 2011
    74. Republika e Guinea-Bissau10 Janar 2011
    75. Sulltanati i Omanit04 Shkurt 2011
    76. Principata e Andorrës08 Qershor 2011
    77. Republika e Afrikës Qendrore22 Korrik 2011
    78. Republika e Guinea Conakry16 Gusht 2011
    79. Republika e Nigerit16 Gusht 2011
    80. Republika e Beninit18 Gusht 2011
    81. Santa Lucia19 Gusht 2011
    82. Republika Federale e Nigerisë12 Shtator 2011
    83. Republika e Gabonit15 Shtator 2011
    84. Bregu i Fildishtë20 Shtator 2011
    85. Kuvajti11 Tetor 2011
    86. Republika e Ganës23 Janar 2012
    87. Republika e Haitit10 Shkurt 2012
    88. Republika e Ugandës17 Shkurt 2012
    89. Sao Tome dhe Principe13 Mars 2012
    90. Brunei Darussalam25 Prill 2012
    91. Republika e Çadit01 Qershor 2012

    MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #122
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Republika e Fixhit e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Lajmi për njohje e ka bërë të ditur kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

    Ai gjatë mbledhjes së qeverisë, e ka njoftuar kabinetin qeveritar për njohjen me ç’rast e ka falënderuar qeverinë e Fixhit për njohjen.

    Njohja nga Fixhi e ngrit në 96 numrin e shteteve që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Republika e Fixhit, gjendet në Oqeanin Paqesor në verilindje të Zelandës së Re. Ka një sipërfaqe prej 18 mijë 274 metra katrorë dhe popullohet nga mbi 868 mijë banorë, ndërsa kryeqyteti i këtij ishulli është Suva.

    Vv - Palaço+LISBA :D

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    qeveria e kosoves ende se di se sa shtete e kan njohur kosoven tash po thon pritet njohja e radhes se pse nuk jan te sigurt ne kto njohje se spe mund te terhiqet ndonje kinse njohje kto njohje jan klandestine qe dote thot me kontraband

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Konfirmohet njohja nga Pakistani

    Burime të “Zërit” brenda kryeministrisë së Kosovës, kanë konfirmuar se Republika Islamike e Pakistanit ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

    Sipas këtyre burimeve, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka njoftuar kryeministrin Hashim Thaçi përmes telefonit se shteti i Pakistanit ka marrë vendim për njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.

    Konfirmimi për këtë njohje pritet që në adresë të Qeverisë së Kosovës të bëhet brenda pak ditësh. Shteti aziatik me një popullsi 157 milionë banorësh vlerësohet të jetë njohje e rëndësishme për shkak të rolit që ka ky shtet në organizatën islamike dhe tek një varg shtetesh të tjera, që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #125
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjet e konfirmuara nga MPJ

    http://www.telegrafi.com/lajme/egjip...s-2-29209.html

    Egjipti njeh Republikën e Kosovës


    http://www.egyptianflag.org/picture/Egyptian_flag.gif
    E plotësuar - Ndihmëspresidentja e Republikës Arabe e Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy, e cila ka arritur sot për një vizitë në vendin tonë, ka konfirmuar vendimin e shtetit të saj si dhe të Presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi për njohjen e Republikës së Kosovës
    “Jam shume e lumtur që jam në Kosovë për herën e dytë. Kosova përfaqëson një simbol të lirisë duke qenë vendi më i ri demokratik në botë. Që nga revolucioni kemi pas shumë vizita të ndërsjella me Kosovën, së fundi nga Thaçi në konferencën e vendeve islamike me qëllim përforcimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen. Egjipti e mbështet Kosovën. Jam e nderuar të shpalli njoftimin se Egjipti po e njeh Kosovën. Kjo njohje do të na ndihmojë në bashkëpunimin tonë në shumë fusha sepse kemi një të kaluar të përbashkët si në aspektin kulturor dhe historik”, deklaroi Sharkway në konferencë për media, transmeton Almakos.

    “Shteti i Kosovës po fuqizohet çdo ditë e më tepër dhe integriteti territorial është i njohur ndërkombëtarësh, kurse tash do të lëvizim shpejt drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, Kështu është shprehur kryeministri Thaçi në një konferencë për media, ku tha se njohja nga Egjipti është në rrugë e sipër dhe nga sot po hapet një kapitull i ri i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Egjiptit, transmeton KP.

    Ndryshe, Egjipti është shteti i 99-të që njehë Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

    Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Ndihmëspresidenten e Republikës Arabe të Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy. Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, ajo pritet të ketë mesazh pozitiv për vendin.

    Burime të RTK-së brenda MPJ-së kanë bërë të ditur se mesazhi që ajo do të sjellë vjen nga Presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi.

    Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, kohë më parë në Kajro, ka pritur në një takim Kryeministrin e Kosovë Hashim Thaçi. Gjatë takimit, Thaçi u fokusua kryesisht në çështjen e njohjes së Kosovës nga Egjipti.

    Presidenti Morsi pati premtuar se Egjipti do ta njohë Kosovën shumë shpejtë. Në këtë takim, në mes të tjerash, ishte diskutuar edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Egjiptit. /Telegrafi/
    Vv - Palaço+LISBA :D

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjet e konfirmuara nga MPJ

    Guajana njeh Kosovën

    Ministri i Punëve Jashtëm të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një bisede telefonike që ka zhvilluar sot me ministren e Punëve të Jashtme të Guajanës, Carolyn Rodrigues-Birkett është informuar për vendimin e Qeverisë së Guajanës për të njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

    Ministri Hoxhaj në muajin shkurt, gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik që është zhvilluar në Egjipt, ka zhvilluar një takim me ministren Carolyn Rodrigues-Birkett.

    Gjatë këtij takimi, ministrja Rodrigues-Birket pat shprehur mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën, duke premtuar lëvizjen e shpejt të Guajanës drejt njohjes së Kosovës.

    Guajana, është një shtet i pavarur në bregun verior të Amerikës Jugore. Është shtet anëtar i Komunitetit të Karaibeve, i njohur si CARICOM dhe në kryeqytetin e saj, Xhorxhtaun, ndodhet selia e sekretariatit të kësaj organizate.

    Ky shtet është po ashtu anëtar i Unionit të Kombeve të Amerikës Jugore, Kommonuealthit si dhe nga viti 1966 është anëtar i Kombeve të Bashkuara.

    Me një sipërfaqe prej 215,000 kilometra katrorë, Guajana ka një popullsi prej 770,000 banorësh.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #127
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjet e konfirmuara nga MPJ

    PRISHTINE - Bashkimi Evropian ka njohur flamurin e Kosovës, pavarësisht faktit se ende nuk ka njohur shtetin e Kosovës.

    Flamuri i Kosovës figuron te ekipi monitorues i BE-se për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

    Kjo është hera e parë që një mision i BE-së përdor flamurin e Kosovës, përpos Parlamentit Evropian që e njeh pavarësinë e Kosovës, por që nuk është institucion me kompetenca vendimmarrëse në BE.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    El Salvadori njeh shtetin e Kosovës
    Emri:  73808.jpg

Shikime: 274

Madhësia:  23.2 KB

    PRISHTINE-Shteti i El Salavadorit e çon në 105 numrin e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Përmes një postimi në rrjetin Twitter, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, konfirmon njohjen e Kosovës nga El Salvadori.

    “Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York ka pranuar njoftimin e El Salvadorit për formalizimin e njohjes së Kosovës. Faleminderit El Salvadorit, qeverisë dhe popullit të saj”, ka shkruar Hoxhaj.

    ---------------------------------------------------

    Me sa di duhet 145 shtete te njohin pavarsine e Kosoves per hyrje ne OKB.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjet e konfirmuara nga MPJ

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjet e konfirmuara nga MPJ



    Ahtisari para 10 viteve dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës


    Sot bëhen 10 vjet që kur Martti Ahtisaari i dërgon raportin përfundimtar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhet të bëhet e pavarur.

    Derisa SHBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhet e pavarur. Serbët vazhdojnë ta kundërshtojnë planin. Rusia bënë deklarata që mund të interpretohen si kundra pavarësisë por nuk përmend përdorimin e vetos.

    Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe me 87 abstenime, ku shprehet përkrahja për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •