Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 78
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Kjo ngjarje ma perkujtoj atentatin mbi te ndjerin rugova,e kam denu kete aket siq e denoj edhe kete ndaj familjes se thaqit.Nuk na duhen keto gjera,se thaqi ka ber gabime gati te pa riparushme kjo nuk ka dilem,por nuk ben te ngriten armet ne mes veti.Lufta politike duhet ber por me mjete demokratike,e pat hillari klintonin u dorzua por ata nuk luftuan edhe pse ne numer jan shum me te mdhej se ne.
    Nuk na duhet edhe shum qe bashkesia nderkombtare ti qoj duart nga ne sepse e kemi tepru dhe kur ajo i qon duart ateher besoj se e dini te gjith qfar na pret.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Sa jemi popull interesant ne Shqiptaret!?

    Ky rast ende nuk i ka mbushur 24 ore, policia ende nuk ka leshuar asnje koment zyrtar se kush mund te qendrojë mbas kesaj ndersa ketu te gjithe po e dijm se kush qendron mbrapa ketij krimi. Disa shkuan aq larg sa qe i levizen eshtrat e Avni Rrustemit, hajde mendje hajde.

    Perderisa te gjithe kemi te drejte te shprehemi dhe duhet te respektohet mendimi i njeri tjetrit, une nuk po mundem te kuptoj pse kur gjykojm dicka nuk e analizojm pak situaten.

    U quajt si atentat mbi kryeministrin, familjen e tij, mafia, terrorista, atëdhetari ka provuar te mbyte "tradhtarin" etj.

    Te mendojm pak, ata qe kan ndermend per nje atentat dhe mirren me atentate atehere ata e percjellin shenjestren e tyre me dite te tera dhe 7/24 orë. Atdhetaret qe gjuajn mbi tradhtarin, ata gjuajn mbi të e jo mbi familje te tij, perveq nese familja gjindet me tradhtarin, atehere kjo eshte çeshtje tjeter.

    Prandaj, o te dashur, mos te kercejm ne konkludime pa fakte e pa nje analizë te shkurtur.

    Vet fakti qe Kryeministri nuk ka qenë ne shtepi, madje as ne Prishtine, ne kohen e ketij akti, tregon mjaft se nuk ka ngjyre politike, atentati e atdhetarie.

    Nje parti apo agjenci per nje vrasje politike investon shume, jo vetem per atentatorin por kohen, analizen e vendit te duhur, kohen e duhur, i monitoron levizjet e viktimes etj.

    Fakti qe keta "atentator" jan gjetur ne terracë nga rojet e jo rojet nga atentatori, te eliminohen qysh ne fillim ne menyre qe te arrijn te shenjestra e tyre, tregon se nuk kemi te bejm me motive politikë.

    Fakti qe femiju i Kryeministrit ka qenë në shtepi dhe eshte traumatizuar nga gjithe ai shkembim zjarri, tregon se nuk ka shansa qe Kryeministri apo te partisë se tij, e kan organizuar kete krim vetvetiu, ne menyre te fitojn apo mbulojn dicka te tyre. Kjo pra eliminon teorinë e atyre qe thanë se keta vet e kan bërë.

    Per mendimin tim, keshtu e thash edhe ne nje forum tjeter sot, se do te kemi te bëjm, me siguri ,me hajna te cilet nuk kan qenë ne dijeni se e kujt eshte shtepija. Per hajnat nuk eshte me rendësi e kujt eshte por ne kete rast sikur te kishin ditur se eshte e Kryeministrit, me siguri nuk do te kishin hyrë duke e ditur se ka roje 24 orë dhe mund te qellohen me arm. Fakti qe ata(hajnat) kan pasur arm nuk do te thote se e kan ditur prandaj jan armatosur. Ata te armatosur kan hyrë edhe neper fshatra e qytete ku ne shtepij kan qene vetem gra e femije.

    Keta hajna nuk besoj se kan qenë nga Prishtina apo rrethina e Prishtines. Me siguri jan hajna qe nuk e kan njohur mire lagjen dhe kush jeton ne ate lagje, perkatsishte ne kete shtepi. Me siguri e kan pa shtepijen e siguruar me kamera dhe kan menduar se eshte e ndonje bisnismeni dhe per mendimin e tyre ne kete shtepi duhet te jete ndonje peshk i madh. Si duket ky peshku i madh ju doli te jete peshkaqena.(peshkaqenat jan rojet qe i kan sulmuar hajnat)

    Fatkeqesi te mire nuk ka por nga kjo fatkeqesi doli nje e mirë. Asnje te lenduar nga familja e Kryeministrit dhe nga staffi i tij. Tani duhet te analizohet mire situata, si eshte e mundur qe keta persona te arrijn te ngjiten ne terracë? Sa persona kan qenë ne roje ate nate? Ku ka qenë stafi i cili vezhgonë kamerat? Pse nuk eshte leshuar alarmi, nese ka pasur alarm? E shume pyetje tjera duhen pergjigje.

    Nga ajo qe shikuam ne TV, eshte me u habitur se sa e hapur ishte shtepija e Kryeministrit, shume afer rruges, pa mure mbrojtëse dhe dritaret ishin menyra me e leht per nje atentat te mundur. Nga ky akt i mbremshem shpresoj se do të mesojn shume dhe do te shtojn sigurinë e Kryeministrit dhe familjes se tij.

    Me respekt
    Flag

  3. #23
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Rrofsh flag, ke shkruar mire...
    Do te shtoj vetem nje gje per kete lajm si rast krimi.
    Ne nje akt kriminel si ky pa marre parasyshe nga kush vjen dhe per c'motiv vjen ..bile edhe kunder kujt behet pa perjashtim.. duhet te kete vetem nje shumemendesi gjykimi te krimit... pra gjykim krimit nga te gjithe me mendimet e veta...dhe mos kete asnje pergezimi per dhunen te tipit mesjetar...
    Te gjithe ne ketu ne Forum dhe ne jeten e perditshme kemi pergjegjesi per shoqerine shqiptare , ne jemi kontributore direkt ne krijimin e shoqerise shqiptare te lire te qytetruar demokratike ose shoqerise vetevrasese banditeske.
    Per ata qe kane motive politike , me pune konkrete per vendin dhe populiin dhe vetem me fitoren e votes se popullit ..mposhten oponentet politik ,jo me prita, atentate dhe barbari te tjera mesjetaro-fashisto-komuniste.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 07-06-2008 më 17:14
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #24
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    Kush nuk ma mbush mendjen mu ketu se kjo nuk eshte e kurdisur nga vet ky trimi.. Po si eshte e mundur.. qe mafia te hyp ne tarrac e t'shikon gjitha gjonat mrenda.. + te ikin ne drejtim te pa njohur.. duke e dite qe ne shtepin e kryeministrit jan hiq me pak se 6..7 veta si sigurim qe e ruajn shtepin e tij? Po thojn edhe 1 i plagosur ka ik .. hajde mendje hajde.. ndryshe behen planet por jo ne kete menyr.

    Un them dhe do te them gjithmon se kjo eshte e kurdisur prej vet ketyre zagarve.. qe neser te dalin dhe te thon se "Edhe neve po na sulmojn" e per fat t'keq.. kete gja e bajt met shnosh aleanca e ramushit se kush te nin per qit sen ka me thon "Ramushi" .. kjo eshte politik e Thaçit edhe pik.. vet e ka ba.

    niemand
    Hajde mene hajde,. Cfare analista jemi bo dhe ne shqiptart amon Zot i modh.


    Cja fut kot mer burr, se nuk eshte aq naiv thaqi sa te prishe imazhin e shtetit te tij, shtetit te cilin ka luftu per te, shtet te cilin para 3 muajve e ka shpall shtet te pavarur. Po rri o burr mos ja fut kot amon se na bone me qesh me ket komentin tend per kete tragjedi te rend.

  5. #25
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Sapo degjova ne lajme se ishte arrestuar nje person i dyshimt ne lidhje me rastin, personi ne fjale (19 vjeqar) ishte dorezuar vet dhe tregoi se kjo ishte vetem nje vjedhje e ulet, bile ai as qe kishte ditur se kishte hyre ne shtepine e kryeministrit. hahahahah qka spo ndodh
    Ndryshuar për herë të fundit nga master2006 : 07-06-2008 më 18:22

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Mua me erdhi shum keq qe kishin qene gruaja dhe femija i tije ne shtepi , por ne jemi mesuar me armiqt tane, e dijme se sa kan ata meshire ndaj grave dhe femijeve.

    Kjo iu tregon politikanve tane se si behet politika.

    Ramushi gjat javes se kaluar i ashpersoj kritikat ndaj qeverise se Thaqit, dhe ne fund te javes armiqt e shqiptarve sulmojne shtepine e Thaqit, qe te duket ashtu se gjoja Ramushi e sulmoj familjen e Thaqin dhe ti perqaj apo ti fus ne konflikt Shiptaret mes vete si ne Maqedoni.

    Ja keshtu behet politika more amater te mjere (politikanve Shqiptar po iu them). Nje e rame e dy te vrame i thone kesaj.

    Shihni tash kur te fillojne amaterat politikan Shqiptar te akuzojne njeri tjetrin si ne Maqedoni, dhe me vone ndoshta edhe ta vrasin njeri tjetrin.

    Armiqt tane veprojne me politikanet tane ashtu siç vepron njeriu kur sulmohet nga qeni, hudhja nje shkop ne ara, ai vrapon pas shkopit, ndersa ti e vazhdon udhen tende.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Sic po flitet personi paska hy me vjedh se nuk e ka dite se e kujt eshte shtepia.. dhe ne ate moment e kan pa rojet e siguris dhe kan gjuajt ne drejtim te tij.. dhe kshtu eshte plagos dhe ka ik diqysh.. dhe asesi ai ska gjuajt me arm zjarri kunder tyre pervec rojet e siguris kunder atyre 2..3 vetave kush kan qen se dij.. pra ska qen dicka kunder Thacit por ka dasht me hy me vjedh.. sa o e vertet sdi.

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    Sic po flitet personi paska hy me vjedh se nuk e ka dite se e kujt eshte shtepia.. dhe ne ate moment e kan pa rojet e siguris dhe kan gjuajt ne drejtim te tij.. dhe kshtu eshte plagos dhe ka ik diqysh.. dhe asesi ai ska gjuajt me arm zjarri kunder tyre pervec rojet e siguris kunder atyre 2..3 vetave kush kan qen se dij.. pra ska qen dicka kunder Thacit por ka dasht me hy me vjedh.. sa o e vertet sdi.

    niemand
    Me fjalë tjera, nuk pasna qenë larg me teorinë time

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Vetëdorëzohet agresori i Hashim Thaçit. Deklaroi në polici se sulmoi për grabitje



    Pas presionit të vazhdueshëm të familjes së tij është vetëdorëzuar në polici personi që sulmoi shtëpinë e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Sipas burimeve bëhet e ditur se i vetëdorëzuarri Faslli Sejdiu ka deklaruar në polici se ka sulmuar për të grabitur. Duke shprehur se është përdorues i drogës, i vetëdorëzuari ka marrë përgjegjësinë e sulmit me armë ndaj kryeministrit kosovar.


    PRISHTINË - Është vetëdorëzuar sot në mbrëmje agresori që qëlloi me armë kundër banesës së kryeministrit kosovar Hashim Thaçi. Burime nga Kosova bëjnë të ditur se ai quhet Faslli Sejdiu dhe shumë pak të dhëna ka mbi motivet që e detyruan këtë shtetas të sulmonte banesën e kryeministrit. Bëhet e ditur se ka qenë familja e tij ajo që ka detyruar atë të vetëdorëzohet pranë Shërbimit Policor të Kosovës dhe vetë agresori ka pohuar para policëve se “jam i varfër narkoman dhe gjuajta me armë për grabitje”. Sipas burimeve mësohet se kjo ka qenë deklarata e tij e vetme në momentet e dorëzimit në organet e policisë.
    Shtëpia e kryeministrit kosovar Hashim Thaci u sulmua mbrëmë nga disa persona të armatosur. Sulmi ka ndodhur rreth orës 23:15 në lagjen "Arbëria" në Prishtinë. Mësohet se në momentin e sulmit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja dhe djali i kryeministrit, ndërsa vetë Hashim Thaci ndodhej jashtë Kosovës për një vizitë private. Sipas policisë kosovare forcat e sigurisë së kryeministrit Hashim Thaci kanë vënë re një person të dyshuar në tarracën e banesës dy katëshe të kryeministrit kosovar në përpjekje për t’u futur brenda në banesë. Pas paralajmërimit truprojat kanë qëlluar ne drejtim të personit i cili i është kundërpërgjigjur po me armë zjarri.
    Dyshimet e para të polcisë kanë qenë se sulmi ndaj banesës së Thaçit është kryer nga më shumë se një person megjtihatë gjithçka mbetet për tu hetuar në ditët në vazhdim. Pas vetëdorëzimit të Faslli Sejdiut policia është duke e marrë në pyetje dhe duke hetuar për dyshimet e organeve të drejtësisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 07-06-2008 më 20:08
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #30
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Ishalla sdel qaj budalla qe se dueht me dal se ja bojn ma zi sa ata te strellcit !!

    Sod dueht te bejm politik te hajdukit,per ndryshe do te sjellin politikat e mbrendshme me dipllamoci te huaj rrezik.


    Pe nje dueht te jemi gati prej 15 gjdo minister serb qe hyn ne kosov duhet ti bejm atentat per ndryshe kosoven do ta komndon serbija ,dhe rusija do ti fut hund ne enkalvat ballkanike ,dhe serbija do ta komandon kosoven,ose do ta detyron ndarjen me luft.
    Duhet ti dergojm sa em shpejt snajperistat ne mitro! par pesmbdhejtit?
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pergezime familjes qe ka detyrue te birin me u vetdorzu..
    keshtu dhe hamendjet e tensionet mbyllen..

    tash del problem.. ku asht kon thaqi ne vizit private..pa grue..

    ??
    pse nuk thuhet kjo..
    Pse grun duhet ta merr ku te shkon per pune private a ?

    A po don ta njollosesh edhe grun?

    a po eshte ne pytje morali i Thaçit ?

    Armiqet e luftetarve keshtu njihen si TI. dhe si ai qe ka kry antentat edhe si disa ketu qe s'din vlerat e njerve , e ata jan disa minje qe dikur ne vrima kan ndejtur duhe ber sehir .

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Autori i sulmit ndaj banesës së Thacit: "Nuk e dija që ishte shtëpia e Kryeministrit"


    Sipas policisë, 19-vjecari kishte shkuar për të vjedhur banesën, por nuk kishte pasur dijeni se objektivi i vjedhjes së tij ishte shtëpia e kryeministrit të Kosovës. Prindërit e Faslli Sejdiut denoncuan mbrëmë djalin e tyre si autori i sulmit të shtëpisë së Kryeministrit në lagjen "Arbëria" në Prishtinë.


    PRISHTINE- Nuk e dija që shtëpia ishte e kryeministrit Hashim Thaci”. Kështu ka deklaruar në polici 19-vjecari Faslli Sejdiu i cili u arrestua mbrëmë si autori i sulmit në banesën e Hashim Thacit në mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë 19-vjecari kishte shkuar për të vjedhur banesën, por nuk kishte pasur dijeni se objektivi i vjedhjes së tij ishte shtëpia e kryeministrit të Kosovës. Prindërit e 19-vjecarit denoncuan mbrëmë në rajonin e policisë në Prishtinë, djalin e tyre si autori i sulmit të shtëpisë së Kryeministrit në lagjen Arbëria. Më pas babai shoqëroi policinë në shtëpinë e tij ku dhe ndodhej 19-vjecari. I dyshuari është arrestuar dhe i është ofroruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Faslli Sejdiu është plagosur në krahun e djathtë, pasi u qëllua nga forcat e sigurisë së kryeministrit që ruanin banesën e Thacit, gjatë kohës që kishte tentuar të hyjë në brendësi të shtëpisë. Në momentin e sulmit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja dhe djali i kryeministrit, ndërsa vetë Hashim Thaci ndodhej jashtë Kosovës për një vizitë private.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  13. #33
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    Autori i sulmit ndaj banesës së Thacit: "Nuk e dija që ishte shtëpia e Kryeministrit"


    Sipas policisë, 19-vjecari kishte shkuar për të vjedhur banesën, por nuk kishte pasur dijeni se objektivi i vjedhjes së tij ishte shtëpia e kryeministrit të Kosovës. Prindërit e Faslli Sejdiut denoncuan mbrëmë djalin e tyre si autori i sulmit të shtëpisë së Kryeministrit në lagjen "Arbëria" në Prishtinë.


    PRISHTINE- Nuk e dija që shtëpia ishte e kryeministrit Hashim Thaci”. Kështu ka deklaruar në polici 19-vjecari Faslli Sejdiu i cili u arrestua mbrëmë si autori i sulmit në banesën e Hashim Thacit në mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë 19-vjecari kishte shkuar për të vjedhur banesën, por nuk kishte pasur dijeni se objektivi i vjedhjes së tij ishte shtëpia e kryeministrit të Kosovës. Prindërit e 19-vjecarit denoncuan mbrëmë në rajonin e policisë në Prishtinë, djalin e tyre si autori i sulmit të shtëpisë së Kryeministrit në lagjen Arbëria. Më pas babai shoqëroi policinë në shtëpinë e tij ku dhe ndodhej 19-vjecari. I dyshuari është arrestuar dhe i është ofroruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Faslli Sejdiu është plagosur në krahun e djathtë, pasi u qëllua nga forcat e sigurisë së kryeministrit që ruanin banesën e Thacit, gjatë kohës që kishte tentuar të hyjë në brendësi të shtëpisë. Në momentin e sulmit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja dhe djali i kryeministrit, ndërsa vetë Hashim Thaci ndodhej jashtë Kosovës për një vizitë private.

    A ndërrove mendje ti tash?

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...5&postcount=19
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Logjika komplotiste e kuaziinstitucioneve

    Sulmi, me qëllime ordinere, i një të riu kosovar në shtëpinë e kryeministrit pos shijes së keqe që na la këto ditë nxorri edhe një problem tjetër të madh: ate të papërgatitjes totale të institucioneve tona për tu përballë me të papriturat e kohës. Menjëherë pas sulmit, pos policisë, reagoi, presidenca, Kuvendi përmes personit të Jakup Krasniqit, Qeveria përmes zëvendës kryeministrit Hajredin Kuqi, Shoqata e Veteranëve të Luftës e mbase edhe ndonjë institucion tjetër. Ashtu me hamendje u sulën të gjenin fille komplotiste duke reaguar në mënyrë sproporcionale me ngjarjen që realisht si prapavijë kishte probleme të thjeshta të një narkomani të deklaruar. Reagimi i tyre siç thotë populli si "qurat(lexo: bibat) në mjegull" tregoi edhe një herë paaftësinë e kësaj klase politike për tu marrë seriozisht me të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. "Zbulimi" i menjëhershëm i armiqve të pavarësisië së Kosovës, institucioneve të saj dhe të vetë kryeministrit në vend se të priteshin hetimet e plota të organeve të ndjekjes zbuloi edhe një herë thembrën e Akilit të kësaj kuaziqeverie: ajo secilin sulm, qoftë ai edhe ordiner si ky i fatkeqit 19 vjeçar e përcepton me një fobi të pashembullt si sulm kolektiv ndaj një klase të tërë politike. Poashtu ky reagim sproporcional ka të bëjë edhe me vigjilencën e këtyre institucioneve sepse reagimet ishin aq agresive sa gati-gati qytetari i thjeshtë filloi të mendojë në mos pavarësia e Kosovës po goditej në zemër nga qarqe të errëta e të panjohura, në vend se e tërë kjo të përceptohej si një krizë abstinence e një nate pranverore të një djaloshi fatkeq...

    Të vjen të qeshësh dhe të qash njëkohësisht se si një përcjellës i thjeshtë i shtypit nga viset polare, si Brari, ende pa u komunikuar arrestimi i të riut, kishte më tepër të theksuar sensin e nuhatjes, se të gjitha institucionet e Kosovës së bashku...
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 08-06-2008 më 07:08 Arsyeja: ortografike

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklaratë e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hajredin Kuçi






    Prishtinë, 07 qershor 2008

    Ashtu siç jeni njoftuar nga Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK), mbrëmë është sulmuar shtëpia e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

    Ende nuk janë të njohura të gjitha detajet dhe kush është i përfshirë në sulmin kriminal. Në kohën e sulmit kryeministri nuk gjendej në shtëpi por aty ishin bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët nuk kanë pësuar lëndime.

    Fakti se dikush ka dashur ta lëndoj kryeministrin dhe familjen e tij, për çfarëdo motivi, nuk është vetëm veprim kriminal që kalon çfarëdo kufiri të urrejtjeve, qoftë pa durimin apo urrejtjen politike.

    Si rrjedhojë e kësaj situate të rëndë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka urdhëruar ngritjen e masave të sigurisë për shumë nga zyrtarët e Qeverisë dhe bartësit e institucioneve të lira dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo ngjarje është shumë serioze dhe dëshmon se ende ka të atillë të cilët nuk e duan shtetin tonë të ri, ndërtimin e një shoqërie të lirë moderne e demokratike në të cilën sundon rendi dhe ligji. Por askush mos të ketë iluzion se ne do të nënshtrohemi përballë kërcënimeve dhe përpjekjeve të tilla kriminale. Në Kosovë nuk ka vend për dhunë dhe nxitje të dhunës. Ata që shkaktojnë dhunë do të përgjigjen para ligjit. Qeveria e Kosovës nuk do të lëkundet nga rruga e saj e drejtë. Do të punojë me përgjegjësi që të përmbush misionin e saj për çfarë është zgjedhur nga populli, për qeverisje të mirë për sundimin e rendit dhe ligjit, vazhdimin e pa kompromis të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kudo dhe kurdo paraqitet ai.

    Kërkojmë nga qytetarët e Republikës së Kosovës të mos bien pre e thirrjeve dhe deklarimeve destabilizuese.
    Qeveria fton popullin e Republikës së Kosovës që ta ruaj unitetin dhe besimin në institucionet tona në kohën historike të shtet ndërtimit të vendit tonë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Komunikatë për Shtyp










    Prishtinë, 07.06.2008

    Me rastin e sulmit kriminal mbi shtëpinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15, kryeministrin sot e vizituan Presidenti i Republikes se Kosoves z. Fatmir Sejdiu, Kryetari i Kuvendit te Republikës së Kosovës z.Jakup Krasniqi, Ministra të Qeverisë së Republikës se Kosovës si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore.

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi me këtë rast ka pranuar telefonata nga autoritetet e SHBA-ve, të BE-së, NATO-së, si dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi, Kryeministri z.Sali Berisha.

    Kryeministri Thaçi ka pranuar telefonata nga shumë kryetarë të partive politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, si z. Edi Rama, z. Ilir Meta, z. Ali Ahmeti, z. Bardhyl Mahmuti, z. Bexhet Pacolli, z. Nexhat Daci, dhe personalitete të shumta të jetës politike dhe publiketë Kosovës etj.

    Të gjithë bashkëbiseduesit shprehën shqetësimin e tyre për këtë akt criminal, i cili i cilësua si akt i drejtpërdrejtë ndaj personalitetit të tij, dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht ky sulm u cilësua si sulm ndaj të arriturave dhe progresit të gjithëmbarshëm të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklaratë e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi në konferencën për shtyp









    Prishtinë, 7 qershor 2008


    Të dashur Qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Mbrëmë është sulmuar familja ime.

    Si çdo prind dhe bashkëshort, jam i lumtur që familja ime është shëndosh dhe e sigurt.


    Menjëherë mbrëmë, dhe gjatë tërë ditës së sotme, kam marrë shumë mesazhe solidariteti prej institucioneve dhe qytetarëve të vendit, si dhe prej shumë institucioneve dhe miqëve ndërkombëtarë.

    Shumë prej tyre kanë ardhur të më takojnë edhe personalisht.

    Në emër Timin dhe të Familjes i falënderoj të gjithë për respektin dhe solidaritetin që treguan.

    Dëshiroj që përmes këtij komunikimi me ju, t’ju siguroj se askush, nuk do të ketë fuqi të cenoj pavarësinë, rendin demokratik, sundimin e ligjit, lirinë dhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.


    Prandaj, kërkoj prej të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të qetë të japin kontributin e tyre për fuqizimin e shtetit tonë të ri – ta ruajmë unitetin qytetar dhe politik.

    Vetëm të bashkuar mund të kemi sukses.

    Kërkoj prej të gjitha forcave politike që bashkarisht të fokusohemi në prioritetet tona shtetformuese.


    Brenda pak ditësh vendi ynë do të bëhet edhe me kushtetutë.


    Vlerat themelore të këtij akti më të lartë juridik janë liria, siguria dhe prona e qytetarëve.

    Askush nuk do të mund t’i cenojë dhe kërcenojë këto vlera.

    Askush dhe as ky sulm nuk do të mund të ndalë punën tonë që Kosova të bëhet një shtet krenar brenda Bashkësisë Europiane dhe NATO - s.

    Që ta bëjmë këtë realitet, na duhet punë edhe më e madhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Kjo bartë me vete edhe rreziqe.

    Por, Ju siguroj se do të vazhdoj këtë betejë kundër së keqës, edhe me më shumë vendosmëri, për të mirën e vendit dhe gjithë qytetarëve.

    Unë si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për asnjë ditë, dhe për asnjë moment, nuk do të ndalem në obligimet e mija si qytetar dhe kryeministër, që çdo familje e Kosovës, çdo qytetar i saj të ndjehet i sigurt në pronën, shtëpinë dhe atdheun e vet.

    Ju faleminderit!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: Asnjë sulm s’mund të ndalë punën që Kosova të jetë shtet krenar brenda Evropës dhe NATO-s

    Prishtinë, 7 qershor 2008 (Kosovapress) Koha 18:01
    Thaçi: Asnjë sulm s’mund të ndalë punën që Kosova të jetë shtet krenar brenda Evropës dhe NATO-s

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të qetë të japin kontributin e tyre për fuqizimin e shtetit tonë të ri dhe ruajtjen e unitetit politik dhe qytetar, sepse siç tha ai, askush dhe asnjë sulm nuk do të mund të ndalë punën tonë që Kosova të jetë shtet krenar brenda bashkësisë evropiane dhe NATO-s.

    ------------------------------------------------

    Presidenti Sejdiu dënoi sulmin ndaj shtëpisë së kryeministrit Thaçi

    Prishtinë, 7 qershor 2008 (Kosovapress) Koha 11:32
    Presidenti Sejdiu dënoi sulmin ndaj shtëpisë së kryeministrit Thaçi

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, të shtunën e ka dënuar ashpër sulmin ndaj shtëpisë së kryeministrit Hashim Thaçi, duke e cilësuar këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj Thaçi dhe familjes së tij, por edhe ndaj vetë institucioneve të Republikës.

    ----------------------------------------------------


    Qeveria përshëndetë angazhimin efikas të SHPK-së në rastin e sulmit mbi familjen e kryeministrit Thaçi

    Përmes një komunikate të lëshuar sot për opinion Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndetë angazhimin efektiv të Shërbimit Policor të Kosovës në rastin e sulmit mbi familjen e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi.
    Qeveria vlerëson se ky përkushtim i Shërbimit Policor të Kosovës, garanton që vlerat themelore të shoqërisë dhe shtetit që po ndërtojmë, liria, siguria dhe prona e qytetarëve, janë të paprekshme dhe nuk mund t’i cenojë askush.

    Qeveria mbështetë hetimet e mëtejmë në zbardhjen e tërësishme të sulmit mbi familjen e kryeministrit Thaçi.

    Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur të vazhdojë betejën kundër të keqes, për të mirën e vendit dhe gjithë qytetarëve, thuhet në një komunikatë për opinion të lëshuar sot nga Zyra për informim pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.
    | s.b & RTK staff |

    08 qershor 2008 - 13:55:18

    ---------------------------------------------------

    Policia do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të sulmit në shtëpinë e kryeministrit Thaçi

    Policia ka arrestuar të dyshuarin F. S., 19 vjeçar, i cili parmbrëmë rreth orës 23:15 ka tentuar të hyjë në shtëpinë e kryeministrit Hashim Thaçi. I arrestuari ende është duke u trajtuar nga institucionet shëndetësore. Ndërkohë, SHPK thotë se do t’i analizojë provat materiale të mbledhura nga vendi i ngjarjes, në mënyrë që të vërtetohen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast.
    “Ne tashmë e kemi një të dyshimtë të plagosur, për rastin e sulmit ndaj familjes së kryeministrit, i cili ende është duke u trajtuar nga institucionet shëndetësore. Shërbimi Policor i Kosovës është duke i vazhduar hetimet në lidhje me rastin në fjalë”, thuhet në një informatë shtesë, të lëshuar sot nga ana e policisë.

    Shërbimi Policor i Kosovës do të analizojë provat materiale të mbledhura nga vendi i ngjarjes, si gjaku, shenjat e gishtërinjve dhe provat e tjera që mblidhen nga hetuesit, në mënyrë që të vërtetohen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast. Po ashtu, policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet e tjera të nevojshme të cilat dërgojnë tek ndriçimi i plotë i sulmit në shtëpinë e kryeministrit Thaçi, thuhet në informatën shtesë të policisë, dërguar sot opinionit nga zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani.
    | s.b & RTK staff |
    08 qershor 2008 - 12:55:01
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Arrestohet një i dyshuar për incidentin e parmbrëmshëm në shtëpinë e kryeministrit Thaçi

    Policia ka arrestuar të dyshuarin me inicialet F. S., 19 vjeçar, i cili parmbrëmë rreth orës 23:15 ka tentuar të hyjë në shtëpinë e kryeministrit Hashim Thaçi. Sipas zëdhënësit të SHPK-së Arbër Beka në orët e mbrëmjes së djeshme një qytetar është paraqitur në stacionin policor dhe ka deklaruar se është prindi i të dyshimtit, i cili ka qenë i përfshirë në incidentin e mbrëmshëm në shtëpinë e kryeministrit të republikës së Kosovës Hashim Thaçit.
    Sipas policisë i dyshimti kishte shkuar në këtë shtëpi në lagjen Arbëria për të kryer vepër penale të vjedhjes dhe se nuk kishte ide se pikërisht kjo shtëpi i përkiste Kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçit.

    Të dyshuarit do t’i ofrohet trajtimi i nevojshëm mjekësor pasi që mbrëmë ai është plagosur nga sigurimi i Kryeministrit.

    Sipas policisë, gjatë orëve të mbrëmjes të datës 07.06.2008, në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, është paraqitur një qytetar i cili ka deklaruar se është prindi i të dyshimtit i cili ka qenë i përfshirë në incidentin e parmbrëmshëm në lagjen Arbëria, në shtëpinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës , Hashim Thaçi.

    Policia së bashku me qytetarin (babai i të dyshimtit) kanë shkuar në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe e kanë shoqëruar të dyshuarin, shqiptar/kosovar 19 vjeçar, me inicialet F. S., për në lokalet e policisë. I dyshuari është i plagosur në krahun e djathtë me armë zjarri, thuhet në kumtesën e policisë.

    Me tej në komunikatë thuhet se sipas hetimeve preliminare, dyshohet se i dyshuari F. S., kishte shkuar parmbrëmë në një shtëpi në lagjen Arbëri, për të kryer veprën penale të vjedhjes dhe sipas tij ai nuk kishte pasur njohuri se shtëpia në fjalë është e Kryeministrit të Kosovës.

    Gjatë kohës sa kishte qenë duke tentuar të hyjë në brendësi të shtëpisë ai ishte qëlluar me armë zjarri dhe i plagosur kishte ikur nga vendi i incidentit, thuhet në kumtesën e policisë

    I dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit do t’i ofrohet trajtimi i nevojshëm mjekësor, thuhet mes tjerash në kumtesën e lëshuar vonë mbrëmë na Zyra për informim e SHPK – Komanda Kryesore Prishtinë.
    08 qershor 2008 - 09:40:49
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #40
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Nuk besoj qe ishte nje grabitje hajdutesh edhe pse e degjova ashtu ne Tv,por e verteta eshte se ketu fshihet diçka,


    Cfare shteti qe nuk tregon personin se kush ka qen,keto gjera behen vetem ne kosove duhet ditur personi nuk jemi akoma ne ditature me emra te fshehta dhe me fytyra te fshehta.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  3. Pala serbe: Kërkojmë ndarje të butë në Kosovë
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 18:19
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •