nga gaz.shqiptare
----------------------
Pėrkthyesi i njohur feston 70-vjetorin mes miqsh
Njė trokitje gotash nė pėrvjetorin e Robert Shvarc
-----------------------------------------------------------
mi.ho.
TIRANE
Njeriu i letrave, pėrkthyesi i njohur Robert Shvarc ka festuar dje nė mbrėmje pėrvjetorin e 70-tė tė ditėlindjes sė tij. Me iniciativėn e miqve mė tė ngushtė, kjo ditė e shėnuar pėr Shvarcin ėshtė kaluar mes tingujve tė muzikės dhe trokitjes sė gotave tė shampanjės nė njė nga lokalet e Tiranės "Pėr miqtė".
Me plot emocione ai i priti tė gjitha urimet qė i erdhėn nga miqtė e ftuar. Urimi mė i zakonshėm ishte: "Pastė jetė tė gjatė dhe realizoftė plot gjėra qė ai nuk mundi tė bėnte nė rininė e vet". Nė njė moment, si duke qeshur, edhe vetė Shvarci ia uroi vetes kėtė tė fundit. Njė urim tė veēantė i ka dėrguar Shvarcit edhe kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano. Nė kėtė urim thuhet:
"Nė kėtė pėrvjetor tė ditėlindjes Suaj, dėshiroj t'ju shpreh sinqerisht ndenjat mė tė ngrohta miqėsore. Dhe pse vitet kalojnė, mendja dhe zemra juaj ka mbetur gjithonė e freskėt dhe rinore. Duke kujtuar librat e shumtė qė kam lexuar, do tė pėrsėrisja njė ndjenjė tė hershme falėnderimi dhe respekti pėr punėn tuaj tė mrekullueshme. Ju uroj me gjithė shpirt qė tė vazhdoni punėn tuaj si shkrimtar dhe si pėrkthyes i veprave tė letėrsisė dhe kulturės botėrore".
Robert Shvarc njihet si pėrkthyesi i njė pjese tė mirė tė autorėve tė huaj nga gjuha gjermane, duke filluar qė nga: kolana e gjatė e veprave tė Remarkut, Stefan Cvajkut, Bretolt Brehtit, Henrih Hajnes, Gėtes, Shilerit, Kurt Tukolskit, Uinertit apo Enzensbergut. Janė tė shumtė titujt e pėrkthyer prej tij; "Harku i triumfit", "Asgjė e re nga fronti i Perėndimit", "Shkėndija e jetės", "Obelisku i zi", "Ēifutka e Toledos", "Nėna Kurajė dhe fėmijėt e saj", "Arturo Ui", "Opera pėr tre grosh", "Gjermania, pėrrallė dimri", vėllime me poezi etj. Veē kėsaj, Shvarci ka pėrkthyer dhe autorė shqiptarė nga gjuha shqipe nė atė gjermane, si: Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Gaqo Bushaka etj.
Krijoni Kontakt