Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    Floriri duke folur per Robert Shvarc shkruan:

    "Kam degjuar qe personalitetin e tij e karakterizonte nje ironi babaxhane dhe dashamire"

    Po.Eshte me se e vertete.Njeri shume i ndjeshem qe dhimbjen e mbulonte me humor.
    Besoj se ironine e kishte si mburoje ndaj nje ambjenti te pasigurt per tu rruajtur prej tij.
    Besoj se dashamiresia ishte nje nga prirjet e karakterit te tij.

    ************************************************** *******

    Gjermani moj e pabese
    Te shkela se me bere ftese
    Te dija c'ke nen lekure
    Nuk te kisha shkelur kurre

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH

    ---

    HISTORIA

    Vėllai i pėrkthyesit tė njohur Robert Shvarc rrėfen lidhjet mes tyre nė fėmijėri dhe rini. Gjithė fistoria e familjes Shvarc, kujtimet me tė atin dhe udhėtimi nė tokėn e hebrejve

    Alfredi, i vetmi Shvarc qė shkeli Izraelin


    ---------------------------------------------------------

    Admirina Peēi


    Portreti i tij ka njė hije tė veēantė dhe vėshtrimi poshtė syzeve duket i njohur. Madje edhe ndonjė mimikė e fytyrės. Tek e sheh nė kėmbė para "Turizmit" nė Shkodėr, edhe pse nuk e ke takuar kurrė mė parė, ai tė sjell ndėr mend pėrkthyesin e madh Robert Shvarc. Ėshtė vėllai i tij i vogėl, i lindur tetė vjet pas Shvarcit tė madh, nė Shqipėri. Ėshtė njė personazh qė ka preferuar tė jetojė i tėrhequr, sikurse edhe pjesa tjetėr e familjes Shvarc. Pasioni i tij ishte i lidhur me elektricitetin. Babai dhe xhaxhai i tij ishin ata qė ngritėn Ndėrmarrjen Elektrike nė Shkodėr. Edhe ai gjithė jetėn e lidhi me kėtė zanat, ndėrsa ndiqte me adhurim rrugėn e bukur tė vėllait tė tij, Robertit, tek sillte nė gjuhėn shqipe autorėt e mėdhenj tė letėrsisė botėrore. Alfredi, qė tashmė duket paksa i trishtuar, ėshtė i vetmi i Shvarcėve qė shkoi nė Izrael. As gjyshi i tij, as babai dhe as vetė Roberti nuk mundėn ta shkelin Izraelin. Ishte njė zė i lashtė qė i thėrriste, qė prej kohės kur tė parėt e tyre jetonin nė Austri. Por fati pėr ta qe i trishtė. Holokausti dhe pėrndjekjet e shumta shuan pjesėn mė tė madhe tė fisit tė tyre. Pas luftės, nė Shqipėri mundi tė mbijetonte vetėm familja e tyre: babai, gjyshja, nėna dhe tre fėmijėt e familjes Shvarc. Prej tyre ka mbetur vetėm ai, ndėrsa jeton kėto ditė tė heshtura nė Shkodėr, bashkė me gruan e tij. Vjen ndonjėherė nė Tiranė, te familja e Robertit. Ishte dhe para pak ditėsh nė njė mbrėmje pėrshpirtjeje kushtuar tė vėllait. Por ardhjet nė Tiranė ndodhin rrallė, shumė rrallė. Jeta e tij gjithherė ka qenė e lidhur me Shkodrėn, dhe pak veē, pėrtej rrethit tė madh tė njerėzve qė mbiemrin Shvarc e lidhnin me pėrkthyesin e Remarkut …


    Por cilat janė kujtimet e tij dhe rrėfimet pėr degėt e hershme tė familjes Shvarc, si erdhėn nga Vjena nė Sarajevė, rrugėt qė e ēuan drejt Izraelit, lidhjet me Robertin kur ishin fėmijė dhe rinia e hershme… Amaneti qė babai i la Shvarcit pėr tė pėrkthyer "Eksodin"… Tė gjitha kėto, Alfredi, i vetmi Shvarc nė Shkodėr, i rrėfen me njė lloj nostalgjie, ndėrsa emocionohet shpesh kur kujton etapa tė trishta tė jetės sė tij.

    Ēfarė mbani mend nga fėmijėria dhe rinia e hershme me vėllain tuaj Robert Shvarc?
    Kur ishim tė vegjėl, mbaj mend qė e gjithė familja jetonte nė njė lagje tė Tiranės, nė njė banesė 2-katėshe, e cila kishte katėr dhoma. Pronari i saj ishte njė i njohur i tim eti. Nė atė kohė ata punonin sė bashku nė Ndėrmarrjen Elektrike. Ai i tha babait se mund tė jetonim nė shtėpinė e tij me qira. Por nė vitin 1953 nene na thanė qė tė bėheshim gati se do tė riatdhesoheshim nė Izrael. Babi im ishte me origjinė izraelite, ndėrsa nėna nga Elbasani. Gjatė bisedės qė nėna ime bėnte nė telefon me vėllain e saj, duke i treguar se nga ēasti nė ēast mund tė niseshim pėr nė Izrael, dikush e ka dėgjuar kėtė bisedė. Ky person kishte njė lloj pozite nė Tiranė dhe na zuri menjėherė gjysmėn e shtėpisė. Ne u detyruam tė spostohemi nė gjysmėn tjetėr tė saj, nė dy dhoma. Ishte shumė ngushtė. Ne ishim 6 veta nė familje: gjyshja, nėna, babai, unė, Roberti dhe motra. Pastaj babait tim i erdhi transferimi pėr nė Shkodėr dhe e gjithė familja u shpėrngul aty. Qė prej atij momenti ne sikur u ndamė me Robertin. Ai qėndroi nė Tiranė, sepse kishte punėn. Mbeti aty nė njė dhomė tė vetme. Atėherė Robi punonte sekretar nė njė shkollė, ku sot gjendet Fakulteti i Shkencave. Pastaj nisi punė si pėrkthyes i turistėve dhe unė shumė rrallė mund ta shihja. Nė atė kohė unė isha ushtar nė marinė nė Vlorė pėr katėr vjet. Sa herė vija me leje, merrja ēelėsin e asaj dhome ku jetonte Robi. Aty ai mė linte gjithmonė njė copė letėr, pak para, ose mė linte porosi qė po mė priste nė klub. Zakonisht takoheshim te klubi i Lidhjes, ku sot ėshtė Teatri Kombėtar.

    Por unė vija shumė rrallė nė Tiranė. Gjatė katėr vjetėve qė isha me shėrbim nė marinė, kam ardhur vetėm 2 herė me 15 ditė pushim. Kaq kishim tė drejtė.
    Pra, ju jetuat fare pak kohė afėr njėri-tjetrit…?
    Po. Pas mbarimit tė ushtrisė ne u ndamė. Meqė familja ime u sistemua nė Shkodėr edhe unė u sistemova aty, ku nisa punė nė Ndėrmarrjen Elektrike, deri nė vitin 1966. Pastaj kalova nė Uzinėn e Kabllove. Gjatė kėsaj periudhe unė shkoja shumė rrallė nė Tiranė. Shumė shokė e miq tė tij kanė qenė shumė mė afėr Robertit sesa unė. Ai vetė pothuajse nuk vinte nė Shkodėr, sepse nuk e linte puna qė kishte. Nga puna si pėrkthyes me turistėt, kaloi nė Radio Tirana, e mė pas te Shtėpia Enciklopedike.

    Babai juaj banonte nė Shkodėr ndėrkohė. Deri nė cilin vit jetoi?
    Babai jetoi pėr njė kohė tė gjatė nė Shkodėr, ku punonte teknik nė centralin e elektrikut, siē funksiononte nė atė kohė. Ai vdiq nė moshėn 63-vjeēare. Edhe ai vuante nga zemra, sepse pinte shumė duhan njėsoj si Robi. Ndėrsa nėna vdiq dhjetė vjet mė vonė, nė vitin 1983.

    Roberti kishte nisur tė pėrkthente qė nė kohėn kur ai ishte gjallė, apo jo?
    Po, qė nė kohėn kur unė isha nė ushtri mė thoshte se kishte nisur tė pėrkthente njė libėr shumė tė bukur. Ishtė romani "Tre shokėt", qė ishte dhe libri i parė qė mora me autograf prej tij. Mė tej vijoi me pėrkthimin, dhe sa herė shkoja tek ai, e gjeja nė tavolinė librin me autografin e tij, ose kur nuk kisha mundėsi tė shkoja, librin e ri ma niste me autograf.

    Si e priti babai juaj orientimin e Robertit pėr nė botėn e pėrkthimit?
    Qė nė fillim Roberti iu pėrkushtua letėrsisė. Ai kishte dell poetik. Shkruante shumė poezi nė fillimet e tij. Kurse babai vetė i kishte shumė qejf librat dhe lexonte nė gjermanisht e nė italisht. Mė kujtohet qė kur kishte nė dorė "Eksodus" (nė atė kohė ishim nė Shkodėr), mė tha se "ky ėshtė njė nga librat mė tė bukur qė kam lexuar gjatė gjithė jetės sime". Asokohe Roberti kishte pėrkthyer "Tre shokėt". Mė thoshte: "Kėtė libėr duhet ta pėrkthejė Roberti. Por kur t'i vijė koha, jo tani". Atėkohė nė Shqipėri ekzistonte antisemitizmi, ishte shumė, shumė e vėshtirė.

    Gjermanishten ju e keni mėsuar nga babai, ēfarė kujtoni nga ajo kohė?
    Kur familja jonė erdhi nė Shqipėri, as gjyshja dhe as babai nuk dinin shqip. Nė shtėpi tė gjithė flisnim gjermanisht, madje edhe nėna ime, qė ishte nga Elbasani, e cila ka nė fakt njė histori shumė tė veēantė. Pas lindjes sime (unė linda nė vitin 1940), nė shtėpi flitej vetėm gjermanisht. Unė fjalėt e para i mėsova gjermanisht. Mė pas me shokėt dhe nė shkollė flisja shqip.

    Por mė vonė, kur u rrita, unė nuk iu dhashė letėrsisė, sikurse Robi. Unė isha i prirur mė tepėr pas teknikės.
    Thatė se nėna juaj ka pasur njė histori tė veēantė. Mund tė na e rrėfeni?
    Ajo lindi nė Elbasan dhe u rrit nė strehėn vorfnore. Pasi mbaroi shkollėn aty, i doli e drejta e studimit pėr rrobaqepėsi nė Vjenė tė Austrisė. Nė Vjenė gjyshja ime kishte njė rrobaqepėsi shumė tė madhe, ku mėsonte dhe shumė praktikante. Aty i takoi tė mėsonte edhe nėnėn time. Pra, ajo e mėsoi profesionin e rrobaqepėses nė rrobaqepėsinė ku pronare ishte gjyshja ime. Edhe njohja me tim atė aty ka ndodhur, nė ato kushte. Nėna ime ka qenė shumė e bukur kur ishte e re. Mė vonė, po nė Vjenė, ajo u martua me tim atė. Pas pak kohe u transferuan nė Sarajevė, ku lindi edhe Roberti. Dhe sėrish, pas disa vitesh, ata u detyruan tė transferohen nė Shkodėr. Roberti, nė fakt, erdhi 2-3 vjet mė vonė nė Shqipėri, bashkė me gjyshen.

    Nė Shqipėri erdhi edhe xhaxhai juaj, i cili pati njė fund tragjik, apo jo?
    Po, bashkė me nėnėn dhe babain tim erdhi edhe xhaxhai. Por ai pati njė fat shumė tragjik bashkė me gjithė familjen e tij. Nė vitin 1935 vdiq aksidentalisht nė centralin elektrik tė Shkodrės. Ai la gruan bashkė me dy vajza. Pas vdekjes sė tij Berta, e shoqja, bashkė me dy vajzat pėrfunduan nė kampet e pėrqendrimit dhe vdiqėn. E gjithė familja e tij u shua. Xhaxhai im ka pasur emrin qė kam unė sot, Alfred. Ndėrsa dy vajzat e tij quheshin, njėra Adela dhe tjera Frida. Pas fundit tė tyre tragjik, ata mbetėn nė kujtesėn tonė. Dhe kur mua pėr fat mė lindėn dy vajza, u vura emrin e dy vajzave tė xhaxhait, Frida dhe Adela.

    A ua pėrcillte babai ritet dhe traditat hebreje?
    Vetė babai im nuk ka lindur nė Izrael. Madje, ai nuk mundi tė shkonte asnjėherė nė jetėn e tij atje. Nė komunitetin qė jetonte nė atė kohė nė Vjenė, ndiqeshin me pėrpikmėri tė gjitha traditat. Atje ka lindur babai im, por edhe gjyshi, i cili ishte i nėnti vėlla. Ata ishin njė familje shumė e madhe, por mė pas lidhjet me ta u ndėrprenė, pėr arsye se ata janė persekutuar tė gjithė gjatė kohės sė luftės. Kurse nė shtėpinė tonė mbaj mend se babai na fliste nė rastet e festimeve tė ndryshme. Kishte dėshirė t'i festonte nė mėnyrėn origjinale izraelite. Vinte kapelen nė kokė, lexonte tekste tė ndryshme, sidomos ditėve tė premte e tė shtuna. Por unė isha tepėr i ri nė atė kohė. Nėna jonė ishte ortodokse me origjinė. Dhe mė tepėr kėto rite i bėnte babai dhe gjyshja. Ai nuk kishte shumė dėshirė qė ne t'u futeshim kėtyre riteve. Por kur unė u rrita, ai mė thoshte shpesh se, herėt, menjėherė pas luftės, neve si familje na doli e drejta e riatdhesimit nė Izrael, por na u anulua sėrish. "Sidoqoftė," mė thoshte, "jam i bindur se ju do tė riatdhesoheni dhe do tė keni rastin tė shkoni nė Izrael. Unė nuk do tė kem mundėsi tė shkel atje…". Si duket e parandiente, sepse ne u riatdhesuam shumė vjet pasi vdiq ai, vetėm nė vitin 1991.

    Si ndodhi vajtja juaj nė Izrael, si e pėrjetuat?
    Ishte tepėr e vėshtirė nė atė kohė. Motra ime filloi t'i bėnte mė parė dokumentet. Ndėrsa unė mė vonė. Nė fakt hezitoja. Roberti mė thoshte shpesh: "Ti nuk ke ēfarė bėn nė Izrael, sepse unė ta njoh tipin. Ti nuk do tė mund tė ambientohesh nė vend tė huaj". Por unė kisha dy vajza tė martuara nė atė kohė dhe gjendja ekonomike e tyre ishte shumė e vėshtirė. Mė duhej tė shkoja, tė paktėn pėr hir tė tyre. Nė Izrael unė mbėrrita njė muaj, apo njė muaj e gjysmė pas motrės sime. Qė atė kohė e kuptova se unė nuk mund tė jetoja nė njė vend tė huaj. Nė Shqipėri kisha gjithė shoqėrinė, kujtimet e mia. Dhe ndodhi krejt siē e kishte parashikuar Roberti. Atje qėndrova vetėm njė vit e gjysmė. Nuk munda ta jetoj largėsinė, shkėputjen nga Shqipėria. U ktheva, megjithėse kėtu nuk gjeta mė pothuajse asgjė, as shtėpi, asgjė…
    Vajzat mbetėn atje, pėr njėfarė kohe. Pastaj u shpėrngulėn.

    Nė cilin qytet jetuat nė Izrael?
    Nė Izrael na ēuan nė njė qytet tė quajtur Harmiel, nė veri tė vendit, nė kufi me Libanin. Ishte njė qytet shumė i bukur, gati pėrrallor, i ndėrtuar nė shpatin e njė mali, i gjithi mbi shkėmbinj. Nė atė qytet kishte gjithkund lulishte dhe pemė nga mė tė ndryshmet, gjithė vitin tė gjelbėruara.
    Ndėrkohė, Roberti qėndroi nė Tiranė...
    Po, ai qėndroi kėtu. Flisja me tė vetėm nė telefon. Kur i thosha se jam mėrzitur dhe nuk mund tė qėndroj mė tepėr, ma kthente: "Tė kisha thėnė mos e merr atė rrugė".
    Roberti vetė nuk e shkeli Izraelin…
    Jo, asnjėherė…

    Kishte dėshirė tė shkonte?
    Tė them tė drejtėn, nuk ma ka pėrmendur asnjėherė. Po tė kishte dėshirė, do ta gjente mundėsinė. Mund tė vinte me ne, ose mund tė vinte edhe mė vonė. Madje, nė kohėn kur u sėmur, motra i thoshte: "Pse nuk vjen ta bėsh vizitėn nė Izrael, sepse do tė kesh lehtėsira". Por ai nuk pranoi, tha se do tė shkonte nė Gjermani. Atje kishte njė shok tė ngushtė, i cili e ndihmoi. Operacionin e parė e bėri nė Gjermani, nė njė spital hebre.

    Tani nė Shkodėr me kė jetoni?
    Jetoj vetėm me gruan. Vajzat nuk janė kthyer nė Shqipėri.


    Historia me pianisten Margarita Kristidhi

    Kur e ngatėrronin me Robertin
    Ndonjėherė ndodhte qė njerėzit i ngatėrronin. Ose e bėnin lidhjen menjėherė qė ata ishin vėllezėr. Kur ishte nė marinė nė Vlorė, Alfredi kujton njė detaj tė bukur lidhur me kėtė. Atė kohė, sa herė merrte leje, vinte gjithmonė nė Tiranė te Roberti. "Unė gjithmonė i ēoja telegram Robit, para se tė vija nga Vlora. Edhe njė herė qė erdha nė Tiranė, shkova nė dhomėn e tij, ku mė kishte lėnė shėnimin: 'Jam nė Durrės me turistė'. Sipas tij, ky komunikim kishte ekzistuar gjithmonė mes tyre. Ai rrėfen se pas asaj ardhjeje nė Tiranė, nė afishe jashtė kishte parė tė shėnohej afrimi i premierės sė operės "Berberi i Seviljes". "I shkrova njė letėr dhe i thashė se doja njė biletė pėr atė shfaqje. U nisa pėr nė Shkodėr dhe qė andej fola nė telefon me tė. Mė tha se biletėn e kishte lėnė nė dhomėn e tij, dhe mė theksoi datėn e shfaqjes. Mė kujtohet se isha nė radhėn e parė. Mund tė kishte rreth pesė-gjashtė veta nė atė radhė. Kisha veshur uniformėn e marinės, kapelėn e kisha vendosur nė karrigen bosh, nė krahun e majtė timin dhe po shihja shfaqjen. Por aty mė bėri shumė pėrshtypje njė pianiste qė ishte nė orkestėr. Ishte Margarita Kristidhi, tė cilėn atė kohė nuk e njihja. Po ashtu edhe Llukė Kaēaj nė rolin e Don Bazilios mė bėri pėrshtypje. Por mė tepėr nė atė shfaqje mbaj mend qė shihja pianisten". Kėshtu rrėfen Alfredi, ndėrsa thotė se krejt pa vetėdije po provonte njė lloj simpatie tė veēantė pėr pianisten. "Pas shfaqjes do tė takoja Robin, i cili mė priste te klubi i Lidhjes. Kur mbėrrita atje, ai ishte nė tavolinė me dy-tre tė tjerė. Mbaj mend qė mė tha, ndėrsa qeshte: "Unė ta kam prerė biletėn qė tė shohėsh operėn, jo pianisten". Shtanga. Thashė me vete se nga e kishte marrė vesh ai kaq shpejt. Por, menjėherė ai mė tregoi me gisht Margaritėn, e cila ishte me biēikletė. Ajo kishte ardhur para meje dhe me siguri e kishte bėrė lidhjen. Ajo e kishte kuptuar se isha vėllai i tij".


    "Ditėt e fundit me Robin"

    Ato janė ditė shumė tė trishta. Por ėshtė njėkohėsisht dhe koha kur ai ka qėndruar mė gjatė pranė Robertit. Muajin e fundit nė spital kanė ndarė bashkė shumė biseda. Ndėrsa njė amanet tė hershėm qė ati i tyre e la pėr Robertin, e kanė zėnė nė gojė shpeshherė, ato net tė gjata kur pėrkthyesi i njohur merrej pafundėsisht me librin "Eksodi". Ishte historia e hebrenjve, ishte historia e tė parėve tė tyre, njė histori qė iu pėrkiste atyre. "Mė kujtohet koha kur ai punoi me kėtė libėr. Muajin e fundit tė jetės sė tij unė kam qėndruar nė spital bashkė me tė. Atė natė qė pėrfundoi faqen e fundit tė "Eksodus", punoi deri vonė. Mė pati treguar e shoqja, Aristeja, qė nė ato momente kishte thėnė: 'Sot i dhashė fund amanetit qė mė pat lėnė babai'. Sepse babai i pati thėnė: 'Kėtė libėr duhet ta pėrkthesh patjetėr'. Aty ėshtė historia e hebrenjve, ėshtė libri qė ai vlerėsoi mė sė shumti nė jetėn e tij". Mė tej Alfredi kujton se ato kohė nė spital ky libėr ishte strumbullari i bisedave. "Muajin e fundit qė ishte i sėmurė, kemi folur shumė pėr kėtė libėr. Ditėt e para ishte mirė me shėndet dhe na qėllonte tė flisnim shumė gjatė". Kur kujton kėtė periudhė, emocionohet sė tepėrmi. Kujton edhe detaje tė vogla, copėza bisedash, ditėt kur i ati e lexonte nė shtėpi nė Shkodėr, nė kohėn kur ai ishte njė libėr krejtėsisht i ndaluar. Dhe me kėto biseda, tani kaq kohė pas lamtumirės sė Robertit, Alfredi pohon se kaluan kohėn mė tė gjatė bashkė. Dy vėllezėrit e rritur me rrugė krejtėsisht tė ndara, pėr herė tė parė rrinin njė muaj rresht me njėri-tjetrin.


    UNĖ NUK MERREM ME PĖRKTHIME
    I ka ndodhur tė pėrkthejė tekste tė shkurtra. Por ai e thotė me bindje: "Unė nuk merrem me pėrkthime". Vetėm njė kohė i ka ndodhur, ca vite mė parė. "Kur punoja privatisht si elektricist, kishte raste qė kisha kohė dhe merresha me ndonjė pėrkthim. Pasi u ktheva nga Izraeli, kam udhėtuar shumė herė jashtė shtetit dhe njė herė nė Gjermani gjeta dy libra voluminozė me barcaleta. Ato i pėrktheja kur kisha kohė. Me ato barcaleta kemi ndėrtuar disa emisione nė Radio Shkodra bashkė me Paulin Selimin. Por, pėrveē kėtyre barcaletave, nuk jam marrė herė tjetėr me pėrkthim. Madje, mė ėshtė dukur absurde tė rivalizoj vėllain tim".


    KUR LEXOJA "EKSODIN" NĖ GREQI

    "Eksodus" ishte titulli i librit nė gjermanisht, tė cilin nisa ta lexoj njė verė, diku para tetė vjetėve, kur isha me pushime nė Greqi te njė shoku im". Alfredi kujton se njė ditė nė plazh, ndėrsa lexonte, dikush kishte ndaluar para tij dhe i fliste gjermanisht. "Unė ngrihem dhe i flas po gjermanisht", thotė ai, ndėrsa kujton se tė varur nė qafė ato ditė nė Greqi mbante yllin e Davidit, tė cilin edhe sot e mban me fanatizėm. "Ai qė mė foli ishte gjerman, punonte pėr revistėn 'Spiegel'. Mė tha se kėtė libėr e kishte lexuar tre herė dhe ishte i magjepsur pas tij. Kishte shumė dėshirė tė fliste me mua pėr atė libėr. Kjo mbase ngaqė bėri lidhjen me origjinėn time", kujton Alfredi.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Brari,me ke dhene nje kenaqesi te madhe me kete shkrim.Nje interviste e pakrahasueshme,nje histori qe te krijon dhimbje dhe simpati njekohesisht.
    Jeta eshte e cuditshme me te gjithe!
    Flm qe e solle mes nesh.
    Mel.

  4. #24
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vargje lamtumire pėr njė shok rinie
    Pėr A.K

    Ne vetėm ėndrra kishim asgjė tjetėr!
    Ende tė shkurtra i mbanim pantallonat,
    Dhe na pėlqente si kushtrim i vjetėr:
    Si shqipet lart e jo rrėshqanė si bollat!

    Na i copėtuan ėndrrat, na i vranė.
    S'e hidhnim kėmbėn dot mes gjarpėrinjsh.
    Dhe vanė ditėt, vitet.... e na lanė:
    Tejman mortor e flakėrimė qirinjsh.


    Tani sikur edhe botėn tė na falin,
    S'na duhet mė ia kthejmė prapė Mizorisė!
    Asgjė, asgjė s'na e shuan dot mė mallin
    Pėr tė pamajmet ėndrra tė rinisė.

    Ne vetėm ato kishim asgjė tjetėr
    Ende tė shkurtra i mbanim pantallonat,
    Hovet dhe shpresa dhe besėn e vjetėr
    Drejt qiellit i lėshonim si balonat...

    ***
    Tani po ikėn...Mė ti s'do kthehesh!
    (as ty s't’i kthyen vitet e qelive!)
    me vlegėn e atdheut mė s'do dehesh
    sakaq s'tė la ty trill i "perėndive"!

    Maj '91
    wrong verb

  5. #25
    Falmė
    Nga Robert Shvarc
    (e pabotuar - shkruar ne vitin 1957)


    Oh, falmė, falmė mikja ime
    Nė ta lėndova pėrsėri
    At’ plagė qė s’don mė ngushėllime,
    qė don tė mbetet si jetime
    krenare pa njeri!

    Oh, falmė, falmė pse kėrkoj
    Prej teje unė dashurinė
    E dhėmshurisht pse tė qortoj
    Nė ēastet-vrer, kur shpesh harroj
    Se ty ta vranė rininė …

    Esht’malli im gjithė pikėllim
    Qė djeg e bren aq pushtetplot
    E kur s’e gjen ate flijim
    Qė e njeh aq fort nė shpirtin tim
    I mbeten veēse lot!

    Esht’ zemra ime q’u mėsua
    Ēdo rrahje t’sajėn ta durojė,
    qė kurrė s’i tha njeri “Tė dua!”
    qė u ndez pėrherė dhe u shua…
    pse di tė dashurojė.

    E pra, mė fal e dashur ti,
    tani t’kuptoj unė ty mė mirė:
    ēdo ēas dhe unė po ndiej mėrzi
    e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
    s’kam gaz, s’kam mė dėshirė!

    Oh falmė, falmė mikja ime,
    s’do t’i lėndojmė ne kurrsesi
    k’to plagė qė s’duan ngushėllime,
    qė duan t’mbeten veē jetime
    ashtu si une, ashtu si ti …


    1957

  6. #26
    ***

    Pa shkak tė kapė ka 'i herė, o mik, trishtimi

    e s'din ēka ke e s'din ku tė dhemb;

    tė duket natė kur n’qiell zbardhon agimi

    e lulja vetė tė duket veē nji gjemb,

    kur t'kapė, o mik, trishtimi.



    Pa shkak tė kapė ka'i herė, o mik gazmendi,

    e s'din pse qesh, kur t'vjen ma mirė me qa,

    tė duket reja posi tis argjendi

    e lulja t'dehė kur asht zbe e tha:

    kur t'kapė, o mik, gazmendi ...



    1960



    ***
    thjeshte me shume se e bukur

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Nderime gjithmon nderime per mikun tim qe nuk linte gje pa me nxjerre kur shkoja ne shtepi te tij Shqiptar e kaluar Shqiptarit nga mikpritja.Patriot me shum se shum Shqiptar qe hiqen te tille. Njeri i pazevendesueshem nga te gjitha anet.
    Respekt vetem respekt per emrin dhe punen e tij.
    Arbeni.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Robert Shvarc, Vargjet e pluhurosura.

    Robert Shvarc, Vargjet e pluhurosura.

    » Dėrguar mė: 24/10/2010 - 15:28


    Admirina Peēi

    Robert Shvarc ka botuar qysh herėt poezi. Ishte fillimi i viteve ’50... “Ju siguroj qė ish te shumė i talentuar. Por mė
    vonė ai hoqi dorė nga botimi i poezive...”, thotė Amik Kasoruho, njė prej miqve mė tė afėrt tė Robert Shvarc, i cili ka vendosur tė na zbulojė pikėrisht kėtė anė tė panjohur tė pėrkthyesit brilant, qė paskėsh qenė edhe njė poet i mrekullueshėm, por qė kėtė mikrobotė rrezatuese tė botės sė tij tė madhe ia paskėsh dėftuar vetėm miqve tė tij tė afėrt.
    Ka njė kohė pėr gjithēka nė kėtė botė. E duket kjo ėshtė koha ideale tė zbulojmė poetin Robert Shvarc. Qė prej mė shumė se njė viti Amik Kasoruho po merrej me botimin e njė vėllimi poetik tė Robert Shvarc, e tashmė ky libėr nėn logon e shtėpisė botuese “Omsmca” ėshtė gati pėr tė shkuar tek vitrinat e librarive e bibliotekave. Kasoruho i ka qėndruar besnik njė fashikulli me poezi,(shumė i dashur pėr tė, tė cilin e kish marrė me vete qė kur emigroi nė Itali dhe e ka mbajtur si njė hajmali pėr vite tė tėra) me njė parathėnie kaq domėthėnėse dhe emocionuesve qė vetė Shvarc kishte shkruar nė krye tė kėtij vėllimthi.
    Nė kėtė intervistė me Amik Kasoruhon, do tė zbulojmė shumė detaje nga kjo mardhėnie e veēantė qė Robert Shvarc pati me poezinė.
    Po ashtu do tė botojmė pėr herė tė parė njė cilėk me poezi tė zgjedhura nga ky vėllim, sė bashku me pasthėnien e shkruar nga vetė Kasoruho, njė shėnim ku veē librit, zbėrthehet edhe mardhėnia e tė dyve, pėrjetimet e egra tė njė sistemi si ai qė kaloi Shqipėria pėr afro 50 vjet, dhe rrugėt qė mori fati i tė dyve nė ato rrethana…

    Z.Kasoruho, si lindi ideja pėr pėrzgjedhjen dhe botimin e poezive tė Robert Shvarcit?

    Ka qenė njė mendim i hershėm. Edhe pse qė nė gjallje tė tij qeshė pėrpjekur t’i mbushja mendjen per botimin e njė pėrmbledhjeje poetike, (kete episod e kam vėnė nė dukje nė pasthėnien e librit qė po botohet), filloi mori trajtėn e njė borxhi qe duhej larė, kur miku im u nda prej nesh. Mungesa e tij, malli pėr tė, ideja qė ai nuk jeton mė, mė mbushėn shumė dhe gjatė vizitave tė here pas hershme nė familjen e Shvarcit, e shoqja, Aristeja mė tregonte dorėshkrime tė Robertit. Disa prej tyre i kisha edhe unė tė ruajtura. Kjo ishte shkėndija, kurse shtysa pėrfundimtare ishte njė fletore qė gjetėm mes dorėshkrimeve, e modeluar nga vet Shvarci si kopertinė libri me titullin “Vargje tė pluhurosura”. Aty ishin njė tufė e mirė poezish.

    Tė gjithė e njohin si pėrkthyes Robert Shvarcin. Ndėrsa ju e keni njohur herėt. Si kanė qėnė fillimet e Shvarcit nė fushėn e letrave?
    Shvarci ka botuar qysh herėt poezi. Ishte fillimi i viteve ’50. Ato u botuan fillimisht nė gazetėn “Letrari i ri” dhe nė “zėrin e rinisė” ju siguroj qė ishte shumė i talentuar. Mė vonė ai hoqi dorė nga botimi i poezive dhe pėr kėte flet shumė qartė nė parathėnien e librit tė poezive tė tij.

    Dhe pėr njė kohė tė gjatė poezitė i shkruante pėr vete, apo pėr ndonjė mik. Pėrse nuk i ka botuar?

    Kėtė pėrgjigje e ka lėnė tė shkruar vet Shvarci nė njė shėnim qė e kishte vėnė nė krye tė fletores sė poezive qė i kishte titulluar pikerisht “Vargje tė pluhurosura” dhe qė ėshtė vėnė nė parathėnien e librit tė poezive tė tij (po e citoj fjalė pėr fjalė):
    “Janė vargje sirtari, tė shkundura nga pluhuri i shumė e shumė viteve. Vargje thuajse tė harruara, tė ndrydhura, tė frikėsuara e, pse jo, edhe tė ndjekura – sepse totalitarizmi edhe meditimet krejt personale e krejt pa tė keq i quante “ideologji borgjeze me helm tė sheqerosur kundėr diktaturės sė proletariatit”.

    Ekziston njė thėnie e njė tė mėnēuri: Ai qė s’ėshtė idealist nė moshėn njėzetvjeēare, s’ėshtė njeri; ai qė mbetet idealist edhe pasi i kalon tė dyzetat, ėshtė idiot.” Idealizmi i brezit tim – me pėrjashtim tė konformistėve tė ndėrgjegjshėm – mori fund nė vitet ’60, kur u bindėm se nė Shqipėrinė “socialiste” s’ishte aspak puna pėr tė mbrojtur njė ideal tė madh njerėzor, por vetėm e vetėm pėr tė ruajtur njė fron sundimtari …

    Kam shkruar edhe unė, prozė e poezi, deri nė fund tė viteve ’50. Por pastaj vendosa tė hesht, tė hesht nė mėnyrėn time: penėn e vura nė shėrbim tė penave tė fuqishme tė letėrsisė botėrore. Pa kėtė ekuilibėr qė arrita tė fitoj pėr vete, do tė kisha marrė fund pėr sė gjalli. Por edhe kjo punė ishte njė punė me zarar, sepse diktatura nuk kėnaqej vetėm tė heshtje ndaj saj, por dėshironte edhe tė flisje pėr te.
    Brezat e rinj le tė mė falin, nėse vargjet e mia tė dikurshme ndoshta s’do t’i ngrohin sa ē’duhet – fundja janė vargje tė pluhurosura dhe tani jemi nė fund tė shekullit XX. Por pėr diēka duhet tė jenė tė sigurtė: ne ēdo gjė qė kam shkruar ose rikrijuar, kam menduar gjithmonė pėr rininė dhe pėr atė do tė mendoj pėrsėri, deri sa tė kem jetė.

    Duke i lexuar, hedhur nė kompjuter, pėrzgjedhur, ēfarė karakteristikash keni vėnė re nė poezinė e Shvarcit?

    Nė gjithė poezinė e Shvarcit vihet re ndershmėria e njeriut, sinqeriteti i artistit. Ėshtė pėrgjithėsisht njė poezi rrėfimtare, sa mė duket se janė faqe tė jetės sė Shvarcit. Ishte njeri qė ndjente peshėn e fatit, merrte mbi vete bėnte tė vetėn ēdo gjė qė u ndodhte atyre qė njihte apo qė i jetonin pranė, e ēmonte miqėsinė si rrallėkush. Marrėdhėnia me jetėn shprehet nė poezi nė fillin e njė konflikti ku ėshtė njė lloj opozitari, qė i ka ruajtur tė paprekura parimet e veta duke qenė njė njeri qė nuk binte nė kompromis, kur ishte puna pėr tė ruajtur integritetin e tij moral apo pėr tė respektuar njeriun me “Nj” tė madhe.

    A ndryshojnė nga poezitė qė shkruhen sot?

    Ai e parandjen edhe vetė kėtė kur shkruan se kėto poezi “janė vargje sirtari”, por unė mendoj ndryshe. Them se poezia nuk ka kohė, as moshė, ajo ėshtė poezi, ndihet, lexohet dhe rilexohet. Po t’i shkoni deri nė fund vėllimit poetik do kuptoni se ėshtė poet i brengės dhe i mallit, ėshtė poet i dashurisė dhe i jetės. Ėshtė njeri qė e do vendin, dhe gjuhėn shqipe e ēmon shumė.

    Nuk keni frikė se lexuesi i sotėm nuk do t’i kuptojė dot ato?

    Pėrkundrazi, besoj qė lexuesi i sotėm ka nevojė tė kthejė kokėn pas e tė kėmbėngulė nė poezinė e vėrtetė. Sot poezitė janė meditime, si t’i shkruash nė prozė, si nė varg, ėshtė relativisht kollaj, nuk ka asnjė rregull, as metrikė, as rimė, as ritėm, as… kurse tingėllima ėshtė tingėllimė, vargu ėshtė varg, sepse nuk mund tė jetė prozė. Jo se metrika e kushtezon poezinė, por ajo i jep atė hijeshi dhe harmoni qė mbase sot ėshtė zėvendėsuar nga figuracioni apo nga meditimet, dhe kėsisoj sikur ka filluar tė zbehet kufiri midis poezisė dhe prozės.

    Si u arrit botimi i kėtij libri?

    Duhet tė kujtoj se librin kam dashur ta botoj me shpenzimet e mia. Ishte njė lloj “amaneti” qė i kisha premtuar vetes, t’i dhuroja familjes dhe mbarė vendit - njė Shvarc poet tė botuar. Mė vonė, ky botim u bė i mundur falė njė kontributi tė Ministrisė sė Kulturės, dhe duhet tė theksoj, se ishte vėmendja personale e ministrit Ferdinad Xhaferaj, qė lehtėsuan anėn ekonomike tė botimit. Gjej rastin ta falenderoj pėr gjestin e tij.

    Duke mos e ndarė kėtė intervistė nga ajo qė ju dhe Shvarci keni bėrė – pėrkthimi- me se po merreni kėto kohė?

    Sapo konkludova me shtėpinė botuese “Omsca” dhe botuesin Luan Pengili, tė cilin duhet ta falenderoj pėr seriozitetin e marrėdhėnies qė krijoi me mua pėr botimin e librit tė Shvarcit, njė seriozitet dhe pėrgjegjshmėri qė duhet tė ketė ai qė kėrkon tė botojė njė libėr, iu futa punės intensivisht pėr t’i dhėnė dorėn e fundit pėrkthimit tė njė prej veprave mė tė veēanta tė letėrsisė angleze, “Lartėsitė e Stuhishme” tė Emili Brontė-s, njė histori dashurie qė konsiderohet si nje nga veprat me kryesore tė letėrsisė sė kohės sė romanticizmit. Do doja qė kjo histori tė njihej nga lexuesi shqiptar. Ėshtė ndėr librat qė e kam pėrkthyer me shumė dėshirė. Uroj qė lexuesi ta pėlqejė. Pas kėsaj pune, do sistemoj gjithė publicistikėn time tė botuar nė mediat e huaja dhe vendase.

    Herėn tjetėr do flasim pėr pėrkthimin dhe librin e Brontés mė gjerėsisht, besoj. Po te ju, a ka lėnė gjurmė letėrsia e tė tjerėve, ose thėnė mė thjesht, ju shkruani poezi, veē romanit apo publicistikės qė keni botuar?

    Eh, them njėlloj si miku im i vjetėr dhe mė i ngushti mik, Robert Shvarci, shkruaj pėr vete, qėllon edhe poezi. Poezitė qė kam shkruar (mund tė them se nuk kam botuar veēse nja dhjetė syresh), nė njė farė mėnyre do tė jenė “testamenti” im. Tani, ēfarėdo qė tė bėj, e shkruaj me shumė passion, me shumė dashuri, sepse jam duke jetuar nė vendin tim dhe kjo ėshtė gjėja mė e bukur qė mė ndodh. Ėshtė emocion qė ka nevojė edhe pėr poezinė, apo jo?!

    EPITAF

    gjithnjė i desha lotet,
    por vetėm tė miat:
    tė tjerėve ua kam tharė…

    Dhe kėshtu rodhėn motet

    NE UDHEKRYQ

    Nė udhėkryq rri e mejtoj
    Nė vlen tė rroj, nė vlen tė vdes:
    fort e nemitur ėshtė nata,
    fort mall tė lig ajo mė ndes…

    Nė udhėkryq tė jetės sime
    Shpėrndan tingllime dhemshurisht
    Rini e vojtur qė s’u rojt,
    qė po vetvritet mizorisht …
    ***

    E dua dhimbjen time … Po: e dua!
    Ajo mė lindi – nėnė unė e kam.
    Por kur shoh lot tė ndrijė ndėr sytė e tua
    ti nuk e di se sa fatkeq qė jam!

    Ti nuk e di o shpirti im i dytė
    si brenga zbret nė zemrėn e cfilitur,
    kur ti i ngre drejt meje te dy sytė
    ku ndrit e trishtė shpresa e venitur!

    “Nuk mundem mė!” – Tingllimi i fjalės sate
    rrėqethi trupin tim, edhe mė kot
    ngushllim tė dhash nė terr tė kėsaj nate
    ndėr sytė e tu unė puthnja veēse lot …

    Tiranė 16 Shtator 1957

    ***

    … tė flas, tė flas me et’ pėr shpagė
    Ndėr ethet zjarr tė kėsaj nate.
    Oh, dije mirė kėtė plagė
    Ma mbyll veē plagė e zemrės sate.

    Maj 1955

    LULET E MUNDIMIT

    (Sonet)

    Si nuk po vyshken lulet e mundimit,
    si s’po mbaron kjo natė e brengės sonė
    o mike e dhėmshur, vallė gjithėmonė
    do jemi fli e lotit, e trishtimit?

    Atje ku ankthi vret me pa mėshirė,
    atje ku shpresa zhduket sa po vjen
    e pikėllimi zemrėn nis e bren,
    ne endemi tė dy – me sy tė ngrirė,

    e kėta sy vėshtrojnė rreth e rreth,
    por vesa s’ndrin e ėmbėl pėrmbi gjeth
    e paqja shpirtin krejt e ka harruar …

    Kudo veē pluhur, ndot e fat i zi,
    urrejtje e ftohtė, ēpagim edhe zili
    e lot krenar qė fshehur rrjedh helmuar. .

    Syt’ e tu, e dashtun,
    janė tė pėrlotun...

    KA KOHĖ QĖ YJET S’ULEN PĖRMBI TOKĖ…

    Ka kohė qė yjet s’ulen pėrmbi tokė,
    ka kohė qė njerėzit s’rrijnė me krye pėrpjetė
    tue pritė me u ra ndėr dhambė kafshat’e shkretė –
    dhe vjershat janė lirue: pesė groshė njė okė…

    Me duer ndėr xhepa poetėt trokė
    shetisin rrugve t’errta, krejt tė qetė;
    askush s’i nget, askush s’po don me i pyetė
    ē’ka kanė nė zemėr e ē’ka kanė nė kokė…

    Urdhno, zotni, pak dritė n’mos daē errsinė!
    Pesė groshė njė okė . – Nji andėrr e tanė rinije!

    Tridhet vjet – e tridhet okė dashnije!

    Urdhno, zotni, nji kangė pėr njerėzinė!
    Pesė grosh nji okė – nji jetė e tanė dlirsije!
    Tridhet vjet – e tridhet okė marrije!...

    ***

    Syt’ e tu, e dashtun, janė tė pėrlotun
    Sytė e tu, e dashtun mė hapin njė botė tė tanė
    Qė e kam andrruem, por nuk e paskam njoftun,
    Syt’ e tu, e dashtun qė tash i kam aq pranė ...

    Nė shregull shpresash tė marra jam kotun,
    Maleve tė nalta, qė puthen me qiejt, jam ngjitė
    Dhe greminave tė thella, ku lėvrijnė
    kaēamijt’ e krimbat kam rrėshqitė
    Dhe kam vra, sepse kam dashunue
    Dashuninė qė s’ishte dashuni
    Dhe kam pėmbysė me hov tė ēmendun
    Kėshtjella fantazish qė kisha ngrefun
    Nė trunin tem tė smuet e n’zemrėn teme t’lodhun
    Pėr me gjetė ndėr mija sy
    dy sy, e dashtun, si tuejat, tė pėrlotun ...


    FALME

    Oh, falmė, falmė mikja ime
    nė ta lėndova pėrsėri
    at’ plagė qė s’don mė ngushėllime,
    qė don tė mbetet si jetime,
    krenare pa njeri!

    Oh, falmė, falmė pse kėrkoj
    prej teje unė dashurinė
    e dhėmshurisht pse tė qortoj
    nė ēastet-vrer, kur shpesh harroj
    se ty ta vranė rininė …

    Esht’malli im gjithė pikėllim
    qė djeg e bren aq pushtetplot
    e kur s’e gjen ate flijim
    qė e njeh aq fort nė shpirtin tim,
    i mbeten veēse lot!

    Esht’ zemra ime q’u mėsua
    ēdo rrahje t’sajėn ta durojė,
    qė kurrė s’i tha njeri “tė dua!”
    qė u ndez pėrherė dhe u shua…
    pse di tė dashurojė.

    E pra mė fal e dashur ti,
    tani t’kuptoj unė ty mė mirė:
    ēdo ēas dhe unė po ndiej mėrzi
    e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
    s’kam gaz, s’kam mė dėshirė!

    Oh falmė, falmė mikja ime,
    s’do t’i lėndojmė ne kurrsesi
    k’to plagė qė s’duan ngushėllime,
    qė duan t’mbeten veē jetime
    ashtu si unė, ashtu si ti …

    1957
    UNĖ S’MBAJ SHPRESĖ

    E ē’tė shpresoj tani pėr ritakime?
    Ato po mbeten gonxhe qė nuk ēelin!
    Parajsė dhe skėterrė nė zemrėn time,
    rėnkime dhe shpresa qė mė dhelin!

    Gjithnjė tek un’ jetoka njė dėshirė:
    t’i falem pastėrtisė sė panjohur,
    asaj qė ėshtė m’e lartė dhe m’e mirė,
    asaj qė deri tani nuk mė ka ngrohur.

    Kėtė e quaj unė shenjtėrim –
    dhe e ndiej pėr Ty, o mike e shpirtit tim!

    Por ja qė mbetem prapė i vetmuar
    dhe koha shkon, asgjė nuk mė dhuron.
    E gjith’ ajo, qė n’heshtje kam varguar,
    mė lumturon e prapė mė trishton…

    E malli prapė mė shtyn nėpėr shtegtime,
    ku unė dalngadalė vras veten time.
    Dhe po humbas, por nuk mė vjen ēudi,
    se jeta mė llastoi e pėrkėdheli:
    mė fali zjarr, kurorė dhe lavdi,
    por dhe mė shpesh mė tundi nga themeli –
    ………………………………………….


    TINGĖLLIMET E PLAGUEME

    Po flen qyteti, vlla, dremit qyteti…
    Nuk ka as dritė, as hapat nuk kėrcasin,
    veē val’t e qeta, ku andrrat i tret deti…
    Sa vjet kaluen, vlla, qėkurse mbeti

    nji zemėr kndej plague – e nji coptue
    pėrmbas prangoresh, n’rininė e saj shitue,
    me dhimbė krenare, qė asnji kangė poeti
    ndėr tela t’lyrės s’mundet m’e u naltue…

    Po flen qyteti, vlla… Nė breg ku rrimė
    e lehtė pėrpėlitet vala-virgjineshė,
    e don me folė, e don me na tregue

    si netėt shkojnė, e andrrat veē nji grimė
    na puthin n’ballė, e ikin tue u qeshė…

    - 2 -

    O ti, dashnija e eme e andrrueme
    ke mbetun veē e gjallė nė lotin tonė,
    ke mbetun si dėshira e plagueme
    ndrydhė n’nji varrė tė vjetėr qė mė dhemb…

    Kush je, ku je, kur vjen e kur po shkon –
    pse shkon si vjen, e prap ti mue mė len
    n’nji terr tė zi, ku drita nuk agon,
    n’nji vuejtje prore, qė vuejtje t’tjera m’bjen.

    A thue kanė me kalue dhe shumė agime
    tue t’thirrė ndėr andrrat, vash’e mallit tem,
    me shpresa qė veniten si gjetht nė vjeshtė?...

    A thue gjithmonė e trishtė kanga ime,
    Si kanga e bylbyl-qytetit n’gem
    ka me tingllue n’kte shekull kaq tė thjeshtė?!...

    -3 -

    Mos pyet pse syt’e mi janė tė trishtuem
    n’pranver’n e bardhė tė vjeteve tė mia,
    ata nuk dijnė t’shpėrthejnė ndėr mij shkėndia,
    ata nuk dijnė si brof nji shpirt i gzuem…

    Mos pyet pse hapat e mij i drejtoj
    kah krah’t e butė, pėrkdhelės tė vetmisė –
    Ē’mė duhet mue njaj gazi i rinisė
    Kur gazi s’asht ēka unė i trishtė andrroj?

    Kush gjen ēka zemra i lypė nė kėte shekull
    ku vlerė nuk kanė as lotėt, as betimet,
    ku jeta lot me ty porsi n’nji shrregull

    e gazi lind atje ku janė idhnimet?!
    Mos kqyr pra, e dashtun, ti ndėr syt’ e mia
    unė s’mund t’dhuroj atė ēka lypė rinia.

    milosao.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Robert Shvarc, njė shpirt brenda njė fashikulli poezish

    Robert Shvarc, njė shpirt brenda njė fashikulli poezish

    » Dėrguar mė: 24/10/2010 - 15:00

    Amik Kasoruho (*)

    Nė njė farė mėnyre njerėzit e mirė i sho qėron edhe mbas vdekjes urimi mė i goditur, qė mbase urtia e vendit tonė ka mundur tė sajojė: mos t’u harroftė emri. Dhe neve tė tjerėve qė vazhdojmė tė jetojmė nė kėtė botė mbas njerėzve qė shuhen, s’na mbetet, veēse tė kujtojmė emrin e tyre dhe tė ndriēojmė kėtė shtegtimin tonė nė kėtė botė edhe me dritėn qė na vjen nga jeta, por edhe nga vepra e tyre. Ky ėshtė njė borxh, sidomos kur kėtė dritė na e kanė dhėnė dhe na e japin njerėz tė drejtė, punėtorė dhe tė dėlirė.
    Na pėlqen ta mveshim tė panjohurėn me shpresa e me mirėsi. Na pėlqen qė Robert Shvarc tė na ndjejė pranė qė ne tė bėhemi njėsh me tė ardhmen e tij. Na pėlqen ta ndjejmė edhe ne veten bashkėkohės tė kėsaj tė ardhmeje me urimin tonė, me dėshirėn tonė qė njeriun e dashur ta shohim gjithmonė e mė mirė. Dhe harrojmė se shpesh jeta i bėn llogaritė pa na pyetur.
    Shvarci ka bėrė atė qė pak njerėz ia dalin ta bėjnė: ka lėnė njė emėr tė nderuar, ka lėnė njė vepėr shembullore, ka lėnė njė kujtim tė pavdarur.
    Dhe ata qė kanė ndarė me tė hidhėrimet (e shumta) dhe gėzimet (e pakėta) tė kėsaj jete, edhe pse e kanė tė vėshtirė ta mbushin zbrazėtinė qė ka lėnė rreth tyre njeriu i dashur, ngushėllohen kur vėrejnė se njeriu i tyre i pėrket njė rrethi mė tė gjerė njerėzish dhe brezash tė ndryshėm: ata, them, marrin diēka nga ngrohtėsia njerėzore e njerėzve si Shvarci. Dhe nuk ėshtė pak.
    Gjithmonė bisedoj me Robertin si kam bėrė kah mot, duke shfletuar letra tashmė tė zverdhura qė i kemi pasė shkruar njeri – tjetrit, poezi tė tij tė hedhura netėve pa gjumė tė rinisė sė tij tė trazuar, fotografi tė shumė viteve mė parė. Nėpėrmjet tyre mė flet shoku im i adoleshencės, mbushur ėndrra tė pafajme (ne kishim vetėm ėndrra, asgjė tjetėr!- do tė shkruante nė vjershėn “Vargje lamtumire pėr njė shok rinie”), botuar nė gazetėn Drita, nė maj 1991, miku i ngushtė nė tėrė hallet e gėzimet e mia, ai qė mė bėnte tė krenohesha qė isha shok me tė. Dhe ndėrsa bėj kėshtu, e lė atė tė flasė. Unė dėgjoj dhe kujtoj.
    ***
    Shumė ėshtė folur pėr Shvarcin si pėrkthyes, madje si njė nga pėrkthyesit mė tė shquar nė shqip. Pak ose asfare ėshtė folur pėr tė si poet. Ndoshta pėr faktin se sė gjalli ai botoi fare pak vjersha.
    Ndėrmjet letrave tė pakta qė pata marrė me vete kur u largova nga vendi im ishte edhe njė fashikull vjershash tė Shvarcit. Nuk mund tė ndahesha prej tyre: - ishte shpirti i shokut tim nė to dhe nė vetminė qė mė priste nė vendin e huaj ku po shkoja, asgjė mė shumė nuk do tė mė ndihmonte tė ēaja pėrpara sesa fjala e ndjeshme dhe e dashur e shokut tim.
    Lexoj nė vjershėn “Dikujt” tė shkruar nė vitin 1950 dy vargjet e para: Nė agimin pa ndriēim tė jetės tėnde- u mundove t’i afrohesh tė vėrtetės. Dhe m’u kujtuan vitet e burgut, rinia ime e dėnuar, njerėzit qė druheshin tė mė aviteshin pas lirimit, dyert e mbyllura. Pa mu kujtua se qe pikėrisht Roberti ai qė mė mori nė shtėpinė e tij - duke rrezikuar shumė - dhe mė strehoi dhe mė fali qetėsinė qė tė jep njė ēati mbi krye, njė shok aty pranė. Shumėkush asokohe u mundua t’i afrohej tė vėrtetės. Ata qė nuk pėrcėlluan krahėt nė kėtė pėrpjekje, qė i pėrngjet pak edhe guximit tė fluturės qė i vjen rreth flakės sė qiriut, u ndrynė nė njė heshtje tė imponuar dhe sfilitėse, e cila e shtynte Shvarcin tė klithte “tė rrosh e prapė tė jesh i vdekur fare,- tė ndjesh e ndjenjėn ta varrosėsh thellė”(vjersha “Unė”-1956).
    Kjo ndjesi qenieje e mosqenieje, hovesh shpirti dhe ndryrje nė vetvete ka diēka tragjikisht madhėshtore, njė vlerė tė madhe tė njeriut qė s’u thye. Thellėsisht njerėzor, i dashur dhe i gatshėm tė flijojė pėr tjetrin, kėtė dashuri pėr njeriun Shvarci e shpreh madhėrisht nė vargjet:- gjithmonė i kam dashur lotėt- por nė sytė e mij- tė tjerėve ua kam fshirė!
    Por ai ishte i vetėdijshėm se nuk mund dhe nuk duhej tė shkonte tej cakut qė mujshia e tė fuqishmėve i kishte caktuar atij dhe gjithė atyre qė e ndjenin veten tė lirė. Edhe pse kjo nuk duhet kuptuar aq fort njė trajtė nėnshtrimi, sa njė mbyllje dinjitoze brenda qerthullit etik qė i cakton vetes njė njeri me shpirt tė lirė. Shumė vjet mė vonė do tė thoshte nė njė intervistė tė dhėnė Ilir Kekos dhe tė botuar nė gazetėn “Koha jonė” nė korrik 1994: nėse e kam braktisur poezinė time origjinale, kjo do tė thotė vetėm se nuk kam dashur tė bėhem shkrimtaruc i “realizmit socialist”, njė skllav i bindur i censurės apo qoftė edhe i autocensurės”.
    Shpirt i lėnduar por rebel, shkruante nė Sonetet e rrėfimit (qė janė thurur pikėrisht natėn kur mbushte njėzetė e shtatė vjeē). Mė therin sot ndriēimet, pse si qorr – e zgjodha natėn me iu msheh ēdokujt! Shpirt rebel pra, i farkėtuar mes kontradiktash tė therrta, ai nuk e shuajti kurrė dėshirėn pėr atė qė i mohohej atij dhe gjithė njerėzve qė donin tė ishin tė lirė nė kushte tė njė regjimi tė egėr. Gjithmonė nė Sonetet e rrėfimit ai thėrret me zė tė lartė: “e pra, kam mall, -ta rrok edhe unė, o qoftė dhe pėr njė ēast – atė qė s’m’erdh – atė qė mė pėrket!”
    Korrekt me tė tjerėt, a mbi tė gjitha, ishte i ndershėm me vetveten. Dhe kjo i jepte fuqi – atij njeriu me shpirt delikat e tė ganduar – ta shihte drejt e nė sy njimėndjen qė rrekej t’i lidhte duart: nji fat idhnak – na lidhi n’jetė veē nė nji skaj konopi – na nuk e hedhim vallen si tė vlojė shkopi!(po aty, soneti 7).
    I rilexoj kėto vargje, shkoj nėpėr duar njė tufė vjershash dhe mė duket se kam shtrėnguar fort dorėn e shokut tim dhe i ndjej rrahjen e zemrės dhe i dėgjoj zėrin, pa mė kujtohet jeta jonė. Jeta e tij. Para disa vjetėsh, miku im Anton Berisha mė sugjeroi tė bisedoja me Robertin qė tė mblidhte njė tufė nga vjershat e tij pėr t’i botuar nė Kosovė. Fola me Robertin. Nuk dėgjoi. Ishte i vetėdijshėm se tė shkruarit e poezisė nė gjysmė shekulli ka ndryshuar si manierė dhe se vjershat e tij, shprehje intime ēastesh frymėzimi, ndoshta nuk do t’u interesonin tė tjerėve. Nuk e mendoja si ai, por nuk ngula kėmbė: e njihja mirė dhe e dija se nuk do ndryshonte mendim dhe ideja e mikut tonė, A.Berisha, mbeti e parealizuar. Ajo ide mė ngacmonte pareshtur dhe ja ku jemi. Roberti do tė na falė qė pas kaq kohe, po nxjerrim nė dritė vėllimthin e vargjeve qė, nė mos tjetėr, ka pėr tė ndriēuar njė anė tjetėr tė shpirtit tė tij. Ėshtė hera e parė qė nuk ia dėgjoj fjalėn. Por e di qė ka pėr tė mė falur.
    Shpesh, shumė shpesh kam hequr njė paralele mes shokut tim dhe Shqipėrisė. Vendi ynė kur u shfaq nė arenėn e letrave shqipe Shvarci, ishte njė vend i etur pėr kulturė. Dhe Roberti pėr gati gjysmė shekulli punoi pėr tė na dhėnė vepra pėrfaqėsuese tė kulturės sė botės. Siē kishin bėrė tė Urtėt tani qysh nė kohė tė Rilindjes. Ai krahas vlerės letrare tė autorėve dhe veprave tė zgjedhura prej tij, pėr t’u pėrkthyer, dėshmoi njė nderim dhe njė dashuri tė zjarrtė pėr shqipen, tė cilėn e trajtoi me pekule, e pastroi dhe e pasuroi duke shtuar emrin e tij nė vargun e atyre qė punuan pėr tė afruar vendin tonė ndaj kulturės botėrore. Kush nuk e kujton thirrjen e tij tėrė afsh pėr tė ruajtur pastėrtinė e gjuhės sonė? Nė njė vjershė tė cilėn e ka lėnė si njė lloj testamenti vetėm nė katėr vargje shkruhet:- nga dashuritė e tij tė mėdha- vetėm njerėn s’e harxhoi kot:-atė pėr gjuhėn shqipe. Kjo pėrpjekje e tij tė kujton atė pėrpjekjen tjetėr, tė pashoqen qė ka bėrė populli ynė dhe tė Urtėt e tij pėr tė ruajtur gjuhėn tonė nė shekuj.
    Kryeneēėsia e tij fisnike dhe ndershmėria e skajshme e bėnė tė jetė njė njeri i panjollė; kėrkimi kėmbėngulės i asaj qė i afrohej tė panjohurės e bėnė njė nga pėrkthyesit mė tė mirė tė letėrsisė shqipe; dhembshuria dhe ndjenja e thellė e solidaritetit e bėnė njė shok tė rrallė: ky ishte Shvarci. Pėr tėrė ato qė ka bėrė e ato qė do bėnte ne i jemi borxhlinj. Sepse ndaj njė njeriu tė tillė nuk ndjehet vetėm detyrim por edhe mirėnjohje. Dhe kjo ėshtė shenjė qytetėrimi.

    (Pasthėnie e pėrgatitur me rastin e botimit tė vėllimit poetik “Vargje tė pluhurosura”.
    Titulli ėshtė i redaksisė.)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 04:41
  2. Robert D'Angely
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 01:23
  3. Letėr e hapur Robert Papės
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 09:04
  4. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31
  5. Lamtumire Robert Shvarc, njeri i punes dhe shqiptar i mire!
    Nga deti_bajri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 17:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •