Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Hasta La Vista, Petro Marko !

    Petro Marko e bėri Vlorėn pėrsėri kryeqytet tė Shqipėrisė

    Reportazh nga Laureta Petoshati

    Njė sallė e mbushur plot e pėrplot. Shkencėtarė, studiues, shkrimtarė e poetė tė ardhur nga tė gjitha universitetet dhe akademitė e trojeve tona u bashkuan me pedagogė e studentė tė Universitetit “Ismail Qemali” tė Vlorės, Fakulteti i Edukimit tė sė cilit dhe konkretisht Dega Gjuhė- Letėrsi organizuan konferencėn shkencore “Petro Marko –Personalitet i shquar i letėrsisė bashkėkohore shqiptare”. Janė ditėt 21 dhe 22 Maj kur Vlora dhe Dhėrmiu, ku ai u lind 95 vjet mė parė, harlisen nga gjelbėrimi dhe agrumet qė ēelin lulet e bardha e kundėrmojnė nėn miklimin e diellit dhe puhizėn e detit, me njė bardhėsi lulesh e dallgėsh, ku Petro Marko prehet nė pėrjetėsi. Universiteti “Ismail Qemali” ashtu siē tha dhe Pr. As.Dr. Bardhosh Gaēe, i cili bėri dhe hapjen zyrtare tė kėtij aktiviteti, e organizon kėtė konferencė shkencore me rastin e 95 vjetorit tė lindjes sė “Nderit tė Kombit” Petro Marko. Ky vit ėshtė viti i Petro Markos. Ai foli pėr jetėn dhe veprimtarinė e shkrimtarit tė madh, tė cilin e ka njohur personalisht, ashtu siē e citon dhe vetė i jashtėzakonshmi Petro Marko nė veprėn “Intervistė me vetveten” (Retė dhe Gurėt) se “edhe vlonjati me shpirt, artisti Bardhosh Gaēe, vjen shpesh e mė viziton tė sėmurė, qė nga Vlora. Mė bėn pyetje dhe mban shėnime. Me sa duket, e shikon qė unė dalėngadalė po shuhen”. Por Pr. As.Dr. Bardhosh Gaēe, qė ishte dhe njė nxitėsit kryesorė tė kėtij aktiviteti, nė fund tė diskutimit tė tij, doli nga veshja akademike dhe tregoi diēka nga ato shėnime qė mbante, rrėfeu njė amanet : “Dy javė pėrpara se tė vdiste, Petro Markoja mė tha: “ I kam lėnė amanet Xhevahir Spahiut, kur tė vdes, mė varrosni nė brigjet e Jonit, nė Dhėrmi, se edhe nė varr do tė kuvendoj me brigjet shqiptare tė Himarės. Varrin ma bėni me gurėt e mėdhenj. Mama Milla mė ka thėnė se kur linda unė, njė borė e madhe kishte mbuluar Vetėtimat dhe brigjet. E di. Edhe kur tė vdes, ditė me dėborė tė madhe do tė jetė.” Dhe ashtu ndodhi vėrtetė .” Salla shpėrtheu nga duartrokitjet dhe lotėt. Aty ishin ata qė e kishin njohur nga afėr, sytė e njomura tė Xhevahir Spahiut, tė akademikut Aliu Aliu dhe tė shumė tė tjerėve flisnin shumė herė mė tepėr se letrat e shkruara. Tani shkėmbinjtė janė mbushur jo me borė , por me petale tė bardha agrumesh.

    Kumtesėn e parė pėr Petro Markon dhe veprėn e tij, e mbajti akademiku Ali Aliu, cili kish bėrė njė rrugė aq tė gjatė qė nga Prishtina edhe pse me njė dhembje tė thellė pėr humbjen e bashkėshortes sė vet. Kot nuk shkruante Petro Marko tek “Intervistė me vetveten” kur thoshte : “ Fisnikėt dhe guximtarėt vėllezėrit e mi kosovarė!” Po nė kėtė vepėr ai flet :“ Mė vonė erdhi kėtu Ali Aliu dhe vendosi qė tė bėnte njė biografi pėr mua. E shpura nė fshat, te shtėpia ime; ai u mahnit me bukuritė e natyrės bregdetare dhe mė tha : “Tani e kuptoj pse shkruan nė mėnyrė ēapkėne poetike plot ngjyra dhe me njė horizont tė gjerė.” Ai shkroi librin “Krijuesi dhe koha”, pėr jetėn dhe veprimtarinė time letrare dhe me atė punė mbrojti doktoraturėn. Nė Kosovė, nėn redaktimin e Ali Aliut, u botuan 9 vepra tė miat, nė njė kohė kur kėtu nė Shqipėri as qė pėrmendej gjėkundi emri im si krijues.”

    Nėn duartrokitjet si dallgė tė fuqishme deti, akademiku Aliu Aliu i Universitetit tė Prishtinės tha se “Jam i nderuar qė ndodhem nė Universitetin “Ismail Qemali” tė Vlorės, qė Petro Marko e deshi aq shumė si gjithė Shqipėrinė, pėr tė cilėn ka bėrė aq shumė sa me tė drejtė mund tė radhitet me personalitetet mė tė shquara tė kombit. Kam emocione tė veēanta edhe unė, se kur e pėrcollėm pėr herė tė fundit nė pėrjetėsi, nė vendin e lindjes bashkė me poetin Xhevahir Spahiu dhe poetin Fatos Arapi, kam qenė edhe unė nė atė udhėtim, kaluam nėpėr Vlorė, kaluam pranė maleve me borė dhe mbėrritėm nė varrim. Unė sot e pėrcaktova qė tė pėrmend 2-3 karakteristika nga vepra e Petro Markos pėr tė mos e zgjatur, se jam informuar se ka shumė tė interesuar qė duan tė flasin pėr tė si personalitet dhe pėr veprėn e tij.” Akademiku Ali Aliu tha ndėr tė tjera se vepra e Petro Markos pėr individualitetin tij krijues ėshtė tepėr i veēantė, nė fillim tė viteve ’60 tė shekullit tė kaluar ai solli njė kthesė nė prozėn romanore dhe nė prozėn e gjatė tė letėrsisė shqipe. Ai, nė radhė tė parė sipas akademikut Aliu, e pasuroi atė me njė tematikė tė re, solli tematikėn internacionale, solli thyerjen e klishesė rigorozisht bardh e zi deri atėherė dhe solli njė pėrvojė pak a shumė shkrimore qė i hapi rrugė asaj qė do tė ndodhte mė vonė gjatė viteve ’70, domethėnė deri nė njė hop qė e ndihmoi sadopak prozėn romanore tė mėvonshme qė ta zgjerojė vazhdimisht hapėsirėn e vet tematike dhe shprehėse. “Njė ēėshtje tjetėr qė flas nė tekstin tim, ėshtė romani i tij, dorėshkrim qė nuk mundi tė botohej sa ishte gjallė, por pėr tė cilin mua mė pat folur qė nė fillim tė viteve ’70, kur bashkė me Petro Markon nė njė vizitė isha nė Dhėrmi. Mė shėtiti nėpėr vendet qė atė e frymėzonin tė shkruajė vepra siē ishte “Shpella e Piratėve” dhe pika referimi tė tija dhe qė atėherė mė fliste pėr 4 Gjikėt ose pėr njė “Emėr me katėr rrugė” qė nuk u botua dhe ai e pat mbaruar nė vitin 1972. Ngjarja ėshtė e viteve ’30 por Petro Marko fliste pėr katėr shanset, pėr katėr faktet, pėr katėr rrugėt dhe fatkeqėsitė e Shqipėrisė. Si ēdo katėr fate ēdo personazh pėrshkruante kėto katėr rrugė, katėr fate, por qė Shqipėria u pėrcaktua pėr njėrin, pėr Gjikbuajt. Por ajo qė ėshtė mė karakteristike e shkrimtarėve tė mėdhenj, ngjashėm ndoshta me Balzakun, i cili personazhet nė jetėn e pėrditshme i konsideronte si tė asaj ane, si kundėrshtarė ideologjikė me romanet e tij lindnin mė simpatikė, pse fliste atėherė zėri i autorit. Dhe nė kėtė roman personazhi qė ėshtė mė i pėrbuzur artistikisht, por po tė shihet mirė ėshtė dhe mė i pėrzemėrt i Petro Markos, ėshtė pikėrisht ai intelektuali qė vjen nga Europa, intelektuali liberal qė ėndėrron qė edhe Shqipėria tė bėhet Europė.” –vijoi mė tej Akademiku i nderuar duke folur pėr Petro Markon, kėtė personalitet qė Shqipėria i ka shumė borxhe.

    Si pėr ta vazhduar mė tej kėtė mendim tė akademikut Ali Aliu pedagogia Natasha Lushaj e Universitetit “Ismail Qemali” tha ndėr tė tjera se “Petro Marko gjendej aty ku duhej gjetur, si njeri dhe shkrimtar, nė anėn e lirisė, kurse kundėrshtarėt e tij ishin gjithmonė nė anėn e pushtetit. Nuk ėshtė rastėsi qė censura lindi bashkė me shtetin”. Ajo flet pėr deformimet dhe cenimin e veprės autentike tė tij pėr shkak tė censurės sė asaj kohe, por ekzistojnė fakte tė tjera pėr shtrembėrim apo mosrespektim tė tekstit autentik dhe post-mortum. Tė tilla fakte janė tė mjaftueshme qė veprėn e Petro Markos ta shohin si lėndė e parė studimi filologė, specialistė tė kopjimit, tekstologė, etj.

    Kumtesėn “Petro Marko shkrimtar dhe qytetar” e mbajti kritiku vlonjat Petrit Qejvani, ndėrsa pedagogia Maringlena Meminaj e Universiteti “Ismail Qemali” mbajti kumtesėn mbi librin “Hasta la Vista”, romani i parė qė u shkrua mbas burgut nė vitin1958 dhe nė ato vite, siē kumtoi ajo “ ishte njė ngjarje e madhe pėr gjuhėn dhe letėrsinė shqipe, kjo pėr faktin se nė kontekstin kulturor dhe shoqėror, tė politikave racionale tė kohės tregon humanizmin e njė shoqėrie tė madhe dhe idealiste si dhe personalitetin e tij tė madh si shkrimtar dhe si njeri”. Ndėrsa Prof.Vehbi Bexheti, nga Universiteti i Europės Juglindore nė Tetovė nė kumtesėn e tij foli pėr disidencėn e Petro Markos. Me njė kulturė dhe elokuencė tė shkėlqyer ai i bėri analizėn gjithė veprimtarisė sė Petro Markos kėtij njeriu qė kishte si ideal lirinė dhe fjalėn e lirė, pėrparimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė dhe kombit shqiptar, veprimtari qė filloi nė fillim tė viteve ’30 e qė kulmoi nė vitin 1936 kur iu bashkua luftėtarėve internacionalistė tė Spanjės, kundėr gjeneralit Franko dhe me intelektualin e shkrimtarin Skėnder Luarasi nxorėn gazetėn “Luftėtari i Lirisė”. Kur u kthye nė Shqipėri vazhdoi publicistikėn dhe botoi gazetėn “ABC” e cila, edhe pse s’doli shumė numra, pėr shkak tė disidencės qė i bėnte regjimit pati njė jehonė tė madhe. Mė 1939 u arrestua dhe mė vonė u internua nga pushtuesit italianė pėr idetė e tij antifashiste. Kur mbaroi internimin iu bashkua ēetave partizane. Pas ēlirimit tė vendit punoi kryeredaktor i gazetės “Bashkimi”, por nuk zgjati shumė pasi u burgos nga regjimi komunist, pėr bindjet e tij liberale dhe kundėr diktaturės duke iu ndaluar e drejta pėr botim. Pas daljes nga burgu, rifitoi tė drejtėn e botimit por regjimi e goditi pėrsėri duke i arrestuar tė birin e tij tė vetėm Jamarbėr Marko.

    Mbas kumtesės sė Prof.Vehbi Bexhetit, i cili pėrshkoi sagėn e vuajtjeve qė nuk ia robėruan dot shpirtin e lirė, Pr. As.Dr. Bardhosh Gaēe, i cili drejtonte dhe konferencėn tha se “ kur erdhi viti 1991, qė filloi demokracia, nė shtėpinė e Petro Markos vinin shumė gazetarė, qė i flisnin atij pėr “vuajtjet” e tyre jashtė burgut. Njė ditė Petroja mė tha: “Unė nuk duhet tė ankohem se kėta paskan vuajtur mė shumė se unė!” Por pėr tė folur mbi kėtė gjė, fjalėn e ka njė bashkėvuajtės burgu me tė, tė cilin e njohin tė gjithė, intelektualin dhe disidentin vlonjat Petrit Velaj.”

    Petrit Velaj, qė ka bėrė 30 vjet burg, shumė i thyer nė moshė, pasi falėnderon tė pranishmit pėr nderin e madh qė i bėjnė Vlorės dhe Shqipėrisė duke kujtuar dhe pėrjetėsuar figurėn e madhe Petro Marko “Nder i Kombit” tha : “-Unė kam qenė mė i vogėl se ai nė Shkollėn Tregtare, isha bashkėstudent me tė, bashkėluftėtar pavarėsisht bindjeve, por kisha tė bėja me njė idealist tė pėrsosur. Kemi pasur tė nderuarin Pr. Ernest Koliqi, qė na thoshte se duhej tė flisnim pak e saktė, ndėrsa Petro Markos i thoshte se “Ti Petro je Lamartini i dytė”. Petro Marko ishte ai qė i tha rinisė pėr tė luftuar nė Spanjė : “Adalante!” (Pėrpara!). Pėrpara syve tė mi kam parė se si ai djalė, i cili kishte luftuar pėr kėtė popull, ishte varur nė atė mėnyrė qė edhe Krishti s’u var ashtu, por me krahėt poshtė dhe kėmbėt lart, kur e torturonin nuk nxirrte asnjė fjalė, me pėrjashtim tė pyetjes : “Ēfarė kam bėrė!”. Mė vonė u hakmorėn me tė birin. Edhe kur doli nga burgu si tė gjithė tė tjerėt, nuk e humbi toruan. Kujtimi i tij mbetet i pavdekshėm. Vlora ia ka dhėnė meritėn, teatri i saj mban emrin e tij.”

    Nė ditėn e dytė tė kumtesave fjalėn e merr poeti Xhevahir Spahiu, pėr tė cilin Petro Marko tek “Intervistė me vetveten” thoshte : “ Pastaj, Xhevahiri, qė nuk mė ndahet, sikur tė ishte biri im. E kam si djalė, por edhe si shok; kemi ngjashmėri nė portret, por edhe njė tė pėrbashkėt nė ndjeshmėri e luftė pėr tė vėrtetėn. Kemi edhe poezinė qė na lidh.”

    Xhevahir Spahiu, thotė i emocionuar se “Shokėt mė thonė mė mirė tė rrėfej disa gjėra jetėsore tė njeriut Petro Marko, disa tė vėrteta qė ndrijnė edhe mbi veprėn e tij, tė kuptojmė veprėn e Petro Markos, ashtu siē thotė Ali Podrimja se “Jeta ime tek fjala janė njė”, pra dhe tek Petroja ėshtė dhe njeriu dhe fjala. Po tregoj disa detaje apo ngjarje qė hedhin dritė mbi jetėn e tij. Njė ditė po kaloja me tė pranė kafe “Florės” dhe po mė rrėfente se mbasi bėri burg, ai bėri 2 vjet e gjysmė, tre, i del njė njeri pėrpara: “Kishin kaluar 10 vjet qė s’ishim parė. Unė po e shikoja, ai po mė shikonte, ndali hapat dhe mė thotė : “-Mė njeh?” dhe unė i thashė : “-Po, tė njoh.” “-Ti mė mban mend me hu nė dorė.” Ky ishte hetuesi i tij nė burg. E tillė, tragjike ėshtė jeta e shkrimtarit nė Shqipėri. Nuk ėshtė e lehtė tė jesh shkrimtar nė Shqipėri, kėtė pyetje na i bėjnė dhe tė tjerėt, siē nuk ėshtė e lehtė dhe tė jesh shqiptar i vėrtetė nė Shqipėri. Aq sa shpesh njeriu thotė: “A jam unė nė vendin tim?” Kjo ėshtė pėrpjekja e madhe historike qė kanė bėrė shqiptarėt pėr kėtė popull, pėr tė mbetur tė lirė me vetveten, por kanė dhe shumė udhė pėr tė bėrė. Vjen vepra e Petro Markos tani tek ne qė tė na trimojė. Ne kemi nga njė luftė trimėrore nė ēdo kohė, ku pėrfshihen dhe luftėrat e lavdishme tė vlonjatėve, por ēdo kohė ka nevojė pėr trimėri intelektuale, trimėri qytetare dhe kjo bėn qė tė bėjmė pėrpjekje qė ta shkundim nga vetvetja atė shpirtin prej skllavi qė na pushton herė-herė. Domethėnė siē ngrihemi dhe biem nėpėr kohė, duhet tė shkundemi nga ai gjumi letargjik, si ky det me dallgė i jetės sė Petros qė ai e pėrballonte me trimėri sikur tė mos ish asgjė. Petro Marko siē fliste jetonte, nė ciklin e jetės sė tij ai ka lėnė njė mesazh, letėrsia e tij lexohet me kėnaqėsi tė madhe siē lexohet Hemingway. Veprėn e Petro Markos mė mirė nga ne kėtu dhe gjithė kritika shqiptare, e ka pėrcaktuar , njė njeri qė nuk e njihte fare, qė nuk e kish lexuar. Nė letrėn qė Hemingway i kishte dėrguar Petro Markos, mbas “Hasta la Vistės” ai i thotė: “Unė nuk di shqip i dashur Pedro, por di njė gjė qė ai qė do njeriun shkruan bukur.” Ky shkrimtar i madh e kish kuptuar qė Petro Marko ishte njeri i madh, prandaj shkoi dhe nė Spanjė, nuk i tha njeri tė shkonte i tha zemra e tij se atje po pėrgjaken. Ai shkoi me ata qė thonė :”Viva la vida” (Rroftė jeta!)”. Nė rrėfimin e tij tė gjatė pėr Petro Markon qė la tė mahnitur auditorin, tregoi se kur kish folur me Aleksandėr Zoton njė shqiptar i hershėm nė Francė qė pėrkthente i kish thėnė krahas Ali Asllanit, Vlora ka dhe Petro Markon. “Ai ishte poet, ai ishte fisnik. Nuk e kam dėgjuar kurrė tė shante njeri. Ai i ndihmonte tė gjithė, sidomos tė rinjtė, me mish dhe me shpirt. Ai ishte dhe kumbari qė na vinte titujt e librave, kur i kėrkonim ndihmė, si njė shokut tonė qė i vuri titullin e librit “Njeriu mbi pikėllimė”, me qė vendi aty quhej Pikėllimė. I kam thėnė njė ditė Sofokli Lazrit: Qėndrimi qė ėshtė mbajtur ndaj Petros na turpėron. Po ta kishte njė popull tjetėr Petro Markon pėr sė gjalli do ta vinte nė muze. Por Sofokliu uli kokėn dhe nuk mė paditi gjėkundi. Tė shkruaje nė atė kohė ishte heroizėm, sot ėshtė heroizėm tė lexosh. ”

    Salla qė ishte emocionuar, dėgjoi me shumė respekt dhe kumtesėn “Kush rrėfen nė romanin e Petro Markos” e Pr.Dr. Hamit Xhaferi nga Universiteti i Europės Juglindore nė Tetovė, i cili pasi foli pėr pėrvojat dhe metodat e pėrjetimit tė shkrimtarit thotė se “nė kėtė realitet zemėrimi i shkrimtarit flakėroi mė sė tepėrmi pėr arsye se e vriste ndėrgjegjja qė tė heshtte qė nė fillim tė fuqisė sė ndikimit tė urdhrit komunist, e veēanėrisht kur tentoi tė kundėrshtojė imponimet e huaja. Kur Petro Markon e shtrėnguan tė hyjė nėn diktatin e gazetės “Borba” tė Beogradit, kuptohet, ai s’e mirėpret njė fakt tė tillė, duke thėnė ndėr tė tjera se : “Ne kemi mė shumė traditė, jemi pasuesit e gazetės “Bashkimi i Kombit” para lufte; le tė mėsojė “Borba” nga ne. Ky do tė ishte shkaku i pikėnisjes sė njė vrazhdėsie tė paparė. Dhe tani Petro Marko paraqet problemin edhe njė herė me tėrė madhėsinė e tij: Kjo ēėshtje u pėrket edhe formave tė tjera jostilistike tė shtypit kombėtar.” Dhe si pėr vazhdimėsi mendimi dhe gjaku, vjen dhe kumtesa e poetit Pr.Dr. Agim Vinca, nga Universiteti i Prishtinės, qė kishte kumtesėn e librit autobiografik tė Petro Markos “Intervistė me vetveten”, i cili tha se “ Unė temėn time nuk do ta lexoj, do ta flas. Unė do ta quaja atė vepėr “Kalvari i njė shkrimtari” apo “Dialogu i Petro Markos me jetėn dhe vdekjen”. Kjo vepėr e botuar 8 vite mė parė nuk ka pasur jehonėn qė unė mendoj se e meriton. Vepra “Intervistė me vetveten”, ėshtė njė libėr biografik, i takon letėrsisė qė quhet letėrsi autobiografike dhe kjo lloj letėrsie ēmohet shumė nė botė, lexohet shumė dhe pėr kėtė shkruhet shumė. Ka njė traditė relativisht tė gjatė nė letėrsitė e mėdha evropiane si ajo italiane, franceze, gjermane. Nė letėrsinė shqipe kjo traditė ėshtė mė e vonė, por kujtoj se ka disa vepra tė traditės. Mund tė pėrmendim me kėtė rast “Autobiografinė e De Radės”, “Botimet e mia” tė Pashko Vasės, duke shkuar tek “Intervistė me vetveten”, tė cilėn unė e quaj njė vepėr tė rėndėsishme dhe asnjė shkrimtar s’mund tė bėjė asnjė hap pa e studiuar. Pastaj janė dhe disa vepra tė mėvonshme si “Kujtime tė Eqrem Bej Vlorės”, apo vepra e At Gjergj Pllumit “Rrno pėr me tregue”, libri me kujtime i Vedat Kokonės “Ėndėrr nė tisin e kohės”, etj, etj.” Pasi foli pėr kėtė lloj letėrsie poeti Vinca, shtoi se “autobiografia kėrkon tė plotėsosh disa kushte: Kriteret e vėrtetėsisė, besnikėrisė dhe tė saktėsisė. Edhe pse Petro Marko nuk i pėrfillte skemat, ishte natyrė e lirė, individuale, e paparashikueshme, e natyrshme, spontane, nė kėtė vepėr ai i pėrmbush kėto kritere. Nė veprėn e tij “Intervistė me vetveten”, ka shumė emra, ėshtė gjithė elita e viteve ‘20-’30 e deri sa mbylli sytė. Ndėrsa besimtari i rrėfehet priftit, nė autobiografi i rrėfehet lexuesit. Kėtė pakt social, sepse ai qė rrėfehet, duhet tė jetė sa mė real, Petro Marko e ka mbajtur me besnikėri. Vepra e saktė e Petro Markos ėshtė dėshmi pėr pasardhėsit dhe kulturėn tonė kombėtare.” Pa mbaruar mirė fjalėn, poetit Agim Vinca i afrohet shkrimtari vlonjat Eqrem Canaj dhe i dhuron njė tufė me lule sepse ajo ishte dhe dita e lindjes sė tij. I emocionuar, poeti flet pėr njė poezi tė tijėn tė titulluar “Ditėlindja”. Sa shumė intelektualė tė elitės kanė ardhur nga trojet tona etnike pėr Petron, qė vdiq me dhembjen pėr t’i parė ato troje. “Pėr ēudi pėr mua kufiri ishte i pakapėrcyeshėm. Edhe kjo ėshtė njė nga dhembjet e mia. E dua Kosovėn gjer nė dhembje, se ėshtė Shqipėri!”- shkruan ai tek “Intervistė me vetveten”. Po tė shihte ai se pėr tė kanė ardhur Vehbi Bexheti, Zeqirija Neziri, Ali Aliu, Hamit Xhaferi, Isak Shema, Hysen Matoshi, Agim Vinca, Mynyr Reēi qė pinė kafe e fjalosen nė mes tė Vlorės me Bardhosh Gaēen, Bilal Shkurtaj,Elena Grillon, Muharrem Jakupin, Sezai Rokaj, Nexhip Mėrkuri, Pranvera Velaj, Arta Musaraj, Albert Abazin, Irma Bellon, Edlira Ēekrezin, Kastriot Gjikėn, Emil Xhindin, Zamira Bashmilin, etj, do tė mendonte se Vlora ėshtė kthyer pėrsėri kryeqytet i Shqipėrisė si mė 1912 dhe shqiptarėt i kanė hedhur poshtė kufijtė! Po tė dėgjonte ai poezinė e bukur qė poeti i verbėr Kristaq Xhaho kish thurur pėr tė do t’i thoshte se dritėn e ka brenda shpirtit. Po tė shihte ai sytė plot me lot tė Foto Bixhilit, nga vendi i tij, i lindjes Dhėrmiu qė nuk e lexonte dot kumtesėn, nga emocioni, nga malli, nga vetmia do t’ thoshte rrėfenjėn e mama Millės : “Thonė se gurėt e mėdhenj atje poshtė nė Shėnmėri, janė burrat qė janė kthyer dhe kanė vdekur nė vend. Po tė jesh trim, zemėrbardhė e po tė shkosh andej natėn, i dėgjon tė dėftojnė historitė e tyre. Po tė jesh frikacak e zemėrlig, nuk i dėgjon dot. Kurse ata burra qė kanė ikur dhe kanė vdekur nė kurbet janė bėrė re... Vijnė qajnė dhe ikin. Dhe mbi spitharėt mė poshtė, afėr bregut, mblidhen lotėt e tyre siē mblidhet uji i shiut...” E mbas kėsaj do t’i thoshte atė fjalėn qė vetė Foto mė tha mua: “Mė thonė tė gjithė shovinistėt qė duan tė helenizojnė bregun : “Bėhu edhe ti me rrymėn!” Unė u them jam kundėr rrymės suaj se ajo rrymė mė mbyt. Edhe Petro ishte kundėr rrymave shoviniste ndaj nuk u mbyt kurrė, por ndrin si “Nder i Kombit”, ndrin si dielli i bukur i bregdetit arbėror”.


    Postuar me autorzim te autorit; Laureta Petoshati

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-01-2009
    Postime
    2
    Bash mir koka valla veq vazhdoni qeshtu uahahhahahaha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •