Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Post Informata Rreth Kultures Islame

    Informata rreth : Jezu Krishti dhe feja islame

    Ky shėnim nuk ka pėr qėllim qė t’a karakterizojė pėrgjithėsisht fejen islame, veēanėrisht meqė edhe nė Kuran ekzistojnė hapėsira pėr interpretim dhe drejtime tė ndryshme teologjike tė fesė islame. Ėshtė e sigurtė se Kuranit i pėrkushtohet rėndėsia qendrore, ndėrsa shkresave tė tjera tė fesė islame mė pak. Duhet tė mirret parasysh se, sikurse nė mesin e tė krishterėve, ka edhe muslimanė tė cilėt nuk e njohin mirė Librin e Shenjtė tė tyre.
    Kurani*) dhe fetė e tjera tė shkruara
    Islam do tė thotė „nėnshtrimi nėn vullnetin e Zotit". Libri i Shenjtė i fesė islame, Kurani trajtohet si inspirimi hyjnor qė profetit uhamed i ėshtė komunikuar pėrmes kryeengjėllit Gabriel. Profeti vlen si i dėrguar pėr njė „ndėrkohė" (sure 5, 19). Kurani i dallon besimtarėt nė kuptimin e mėsimeve tė profetit Muhamed nė „njerėz tė shkrimit" dhe "mosbesimtarė". Me „njerėzit e shkrimit" kuptohen (pėrveē muslimanėve) veēanėrisht ēifutėt dhe tė krishterėt, tė cilėt mbėshteten mbi tė njėjtėn traditė; nganjėherė edhe zjarrputistė (sure 22, 17). Ngaqė Kurani njeh edhe njė zingjir tė "profetėve", tė cilėt tė gjithė kanė dhėnė mėsime tė pėrputhshme pėr Njė Zot, pėr Gjyqin e matanshėm dhe lutjen pėr popujtė e tyre gjegjėsisht pėr kohėn e tyre (p.sh. sure 6, 83-92; sure 7). Allahu si fjalė ka tė njėjtėn prejardhje sikurse "Elohim", njė emėr Zoti tė librave hebreikė tė Moisiut. Pėrderisa njerėzit e kėtyre feve besojnė nė kėtė bazė tė pėrbashkėt, ata nė Kuran nuk vlerėsohen si mosbesimtarė. (sure 5, 48 etj.)
    Jezu Krishti nė Kuran
    Duhet tė udhėzohet qė Kurani e njeh Jezusit nė disa vende si profet tė dėrguar nga Zoti dhe si „fjalė" tė Zotit me rėndėsi tė pasqaruar mė gjerėsisht, „tė krijuar si Adami" (suret 2, 3, 5,...). Nė njė feje islame ai vlen me ēdo kusht mė tepėr se sa tek ata teologėt e krishterė modernė, tė cilėt e lėnė vetėm reformatorin social Jezu! Vetėm mėsimi pėr birėsimin e Jezusit nga Zoti, tek tė krishterėt e kohės sė Muhamedit qysh atėherė e kuptuar shumė tokėsore, nė kuadėr tė diturisė sė mėvonshme tė mėsimit tė trinisė nuk ėshtė pranuar nė Kuran. Tė krishterė, tė cilėt atė me tė cilėn mendohej, kanė mundur ta sqarojnė aq autentike, qė edhe njerėzit me pikėnisje tė tjera ta kuptonin, gati se nuk ka pasur. (p.sh. sure 6, 101)
    "Logosi" (nė ungjillin e Gjonit 1 „fjala e Zotit", njė emėrtim, e cila atje ėshtė e lidhur me Krishtin) nė Kuran pėrmendet pavarėsisht nga Jezusi (sure 13,12, sure 11).
    Kurani shikon Jezusin „tė krijuar sikur Adami" (sure 3, 59) dhe flet pėr njė „tė dėrguar tė Zotit" nga Fryma e Zotit, e cila ndėrmjetėsoi lindjen virgjėrore tė Jezusin nga Miriami (Maria) (sure 19, 17). Shpirti i Shenjtė ėshtė i pėrmendur nė lidhje me Jezusin edhe nė vende tė tjera tė Kuranit (sure 5, 110).
    Sipas Kuranit Jezusi i ri ka paralajmėruar ringritjen e tij (sure 19, 33), me tė cilėn megjithatė mund tė jetė menduar njė ringjallje e besimtarėve e pėrmendur shpesh nė Kuran nė „Ditėn e Gjyqit" (shiko poshtė) (sure 4, 159). Kurani flet pėr atė qė Jezusi pėr sė gjalli ėshtė ngritur nė qiell (sure 4, 157 -159, sure 3,55).
    Nė mėnyrė tė njėjtė Kurani pėrmban ringjalljen e besimtarėve nė kohėn e gjyqit (sure 36, 77, sure 69, 13, sure 75, 99 etj.). Ata tė cilėt besojnė nė Zot dhe nė Ditėn e Gjyqit, dhe „bėjnė ēka ėshtė e drejtė" (nė kuptimin e urdhėresave), sipas Kuranit nuk kanė nevojė tė frikėsohen nga gjyqi (sure 2, 62).
    Rreth bazave etike tė fesė islame dhe tė krishterizmit
    Edhe bazat etike**) tė tė quajturave 3 „religjioneve abrahamitike" janė tė ngusht tė lidhura. Urdhėresat paraqiten edhe nė fenė islame, edhepse jo tė listuara. Kurani p.sh. ndalon rreptė dhe pa pėrjashtim vrasjen e tė pafajshmėve. Termi "Gihad" (xhihad) = "Lufta e Shenjtė" rrjedh nė kėtė kuptim jo nga Kurani, por nga maksimat e Muhamedit dhe tė shkollave islamike tė drejtėsisė. Puna frymore-morale nė brendinė pranė pasioneve vetjake tė largėta me Zotin vlen si „xhihadi i madh", tė cilave i kushtohet domethėnie mė e madhe se sa tä gjitha debatimet e mėdha. (Krahaso p.sh. porosinė e Jezusit, "sė pari tė nxirret thėmbi nga syri yt..."- Shumė konflikte tė jashtme do tė humbnin bazėn e tyre.) "Xhihadi i fjalės" ėshtė pėrfaqėsimi paqėsor i besimit. "Xhihadi me dorė" ėshtė shembulli veprues, mėsonjės i besimit. "Xhihadi i shpatės" quhet edhe „xhihadi i vogėl"; ai u lejohet vetėm pėr mbrojtje besimtarėve tė sulmuar (krahaso Kuranin sure 2, 190). "Intenziteti" i trajtimit ndaj atyre qė besojnė ndryshe ėshtė i pėrcaktuar edhe nė Kuran (sure 48, 29, sure 47, 4).
    Tė gjera janė edhe rregullat tradicionale pėr sjellje ndėrmjet gjinive duke pėrfshirė edhe ndalimin e martesės me pjesėtarė tė feve tė tjera e kėshtu me radhė.
    Nė praktikėn islamike bėjnė pjesė: „Dėshmia, se zot tjetėr pėrveē Zotit (Allahut) nuk ka dhe Muhamedi ėshtė i dėrguari i Zotit;
    qė tė kryehen lutjet ditore tė parapara;
    qė tė pėrmbahet agjėrimi vjetor;
    qė mundėsisht njė herė tė bėhet haxhillėku;
    dhe tė paguhet zakati (taksa obligative)"

  2. #2
    Ramadan Shkodra
    80-vjet tė pėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe, (1921- 2001)
    Nisma e pėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe nga Qafzezi – vepėr monumentale e kulturės islamo-shqiptare
    I
    Kur’ani ėshtė bazė themelore i fesė, kulturės e qytetėrimit islam dhe, si i tillė, ėshtė faktor themelor qė bashkon Botėn Islame nė tė gjitha fushat e jetės, andaj nuk ėshtė e rastit qė pse popuj tė ndryshėm interesoheshin ta pėrkthejnė nė gjuhėt e tyre.
    Pėrderisa muslimanėt Kur’anit iu qasėn si libėr i shenjtė i zbritur nga Allahu xh.sh., jomuslimanėt Kur’anit iu qasėn nė mėnyrė tendecioze, pėr qėllime tė tyre antiislame[1].
    Historikut tė pėrkthimeve tė Kur’anit nė gjuhėt e ndryshme botėrore i ėshtė kushtuar kujdes i veēantė e meritor.
    Pėr kėtė qėllim janė pėrpiluar bibliografi tė posaēme, ndėr tė cilėt duhet tė veēohet bibliografia e punuar nga shkenėctari turk, Prof. Dr. Ekmeleddin Ihsanoglu “Bibliografia Botėrore mbi pėrkthimet kuptimore tė Kur’anit Kerim- Pėrkthimet e botuara 1515-1980”, botuar nga “Qendra pėr Hulumtimin e Historisė, Artit dhe Kulturės Islame”, Stamboll, 1986, e cila konsiderohet mė e kompletuara ndėr bibliografitė kushtuar pėrkthimeve tė Kur’anit nė gjuhėt e popujve tė ndryshėm nga e gjithė bota.
    II
    Sipas tė dhėnave tė deritashme, pėrkthimi i parė Kur’anit nė Evropė ėshtė bėrė nė gjuhėn latine nė shekullin XII nė vitin 1143 pėrgatitur nga monaku, Robert Ketenenzis me iniciativėn e Petreus Venerablis- abat i Klunit, me urdhrin e tė cilit ishte formuar njė komision i posaēėm pėr pėrkthimin e veprave nga gjuha arabe nė gjuhėn latine[2]. Mė vonė Kur’ani ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėt e tjera tė Evropės.
    Mė 1547 Kur'anin e pėrktheu humanisti italian ANDREA ARRIVABENIT, ndėrsa mė pastaj edhe nė gjermanisht (1623) dhe nė holandisht (1641). Studiuesi francez Sieur Du Ryer, e pėrktheu Kur'anin nė gjuhėn frėnge mė 1647 nė Paris. Ndėrsa mė 1691 nė Romė kemi edhe njė pėrkthim nė gjuhėn latine, pėrcjellė me shumė shėnime, tė titulluar "Prodomus ad refutationem Alcorani", qė e pėrgatiti Ludovico Marracci. Ky pėrkthim ishte bėrė drejtpėrdrejtė me kėrkesėn e Papės Inoēentija -XI-.
    Pėrkthimet e para tė Kur’anit nė gjuhėt e Evropės u dedikoheshin ekskluzivisht misionarėve dhe teologėve tė krishterė pėr propagandė kundėr fesė islame. Madje mė urdhėr dhe bekimin e udhėheqėsve mė tė lartė kishtarė.
    Mirėpo, luftimi i katolicizmit zyrtar dhe ndarja e Kishės nga shteti nė tėrė Evropėn, e me theks tė veēantė sė pari nė Francė duke filluar nga shek. -XVIII-, bėri qė edhe nė qarqet shkencore evropiane nė atė kohė tė shfaqej njė qėndrim mė real si ndaj Islamit, ashtu edhe ndaj Kur'anit[3].
    Mė 1734 Georg Sale pėrktheu Kur'anin nė gjuhėn angleze. Kėtij pėrkthimi i paraprin njė studim mjaft objektiv si pėr popullin, ashtu edhe pėr kulturėn arabe, por mbi tė gjitha ai kishte njė qasje konstruktive ndaj Islamit si fe. Si pėrkthimi, ashtu edhe studimi hasėn nė mirėkuptim tė plotė nė opinionin evropian; kėtė e dėshmon e dhėna se ky pėrkthim shėrbeu si bazė pėr pėrkthimet e mėvonshme nė gjuhėt e tjera, si nė gjermanisht (1746), frėngjisht (1770). Vetėm nė Amerikė nė periudhėn 1833-1880 pati pesė botime. Kėtė pėrkthim e kishte marrė pėr bazėedhe Ilo Mitko Qafėzezi, i cili ėshtė i pari ndėr shqiptarėt qė iu rrek punės pėr pėrkthimin e Kur’anit.
    Mė 1840 Ulmani pėrktheu Kur'anin nė gjermanisht. Mė 1949/50 nė Paris, Kur’anin e pėrktheu nė gjuhėn frėnge orientalisti i njohur frėng, Bllachéret, i cili konsiderohet njė ndėr pėrkthimet mė serioze tė realizuara nė Evropė nga orientalistėt evropianė[4].
    III
    Kur’ani vazhdon tė pėrkthehet edhe sot e kėsaj dite nė gjuhėt e ndryshme tė popujve anekėnd botės, madje nė disa gjuhė Kur’ani ėshtė pėrkthyer nga disa herė, si nė gjuhė angleze, turke, perse, urde, gjermane, frenge, ndėrsa nė gjuhėn shqipe tani kemi tė botuara gjashtė versione tė Kur’anit tė pėrkthyer, nga pėrkthyes tė ndryshėm.
    Kur’ani deri mė tani ėshtė pėrkthyer nė mė shumė se mbi 100 gjuhė tė ndryshme, dhe krahas Biblės, Kur’ani ėshtė libri mė i pėrkthyer nė botė.
    Edhe nė gjuhėn shqipe Kur’ani ka historinė e pėrkthimiit, madje pėr kėtė histori nė periodikun islam- nė Kosovė, Maqedoni e Shqipėri, ėshtė shkruar nga studiues tė fushave tė ndryshme. Nė vitin 1996 nė Shkup ėshtė botuar monografia “Pėrkthimet e Kur’anit nė gjuhėn shqipe”, pėrgatitur nga dr. Feti Mehdiu.
    Kėtė vit u bėnė 80 vjet nga botimi i pėrkthimit tė pjesės sė parė tė “Kurani (Kėndimi)” nė gjuhėn shqipe (1921) nė Poeshti tė Rumanisė nga rilindėsi ynė i njohur Ilo Mitko Qafėzezi.
    Nga emri i pėrkthyesit kuptohet se edhe nė gjuhėn shqipe pėrkthyesi i parė i Kur’anit, ėshtė i besimit krishterė-riti ortodoks, edhe pse shumica e popullatės shqiptare nė atė kohė ishte e besimit islam, dhe nė gjiun e saj kishte dijetarė eminentė qė i njihnin shkencat islame.
    IV
    Pėrderisa te popujt e tjerė tė Evropės Kur’ani ishte pėrkthyer nga tė krishterėt, shumica e tė cilėve ishin orientalistė specialistė pėr gjuhėn e kulturėn orientale nė pėrgjithėsi dhe atė arabe nė veēanti, dhe pėrkthimit tė Kur’anit i ishin qasur pėr ēėshtje misionare me qėllime antiislame, Ilo Mitko Qafėzezi pėrkthimit tė Kur’anit i hyri qė t’u ofronte vėllezėrve tė tij tė gjakut qė i pėrkisnin fesė tjetėr-fesė islame.
    Nė faqen e brendshme tė kopertinės ėshtė dhėnė pėrkushtimi i pėrkthyesit: “Bashkatdhetarėve kombėtarė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės u dedikohet[5]”, ndėrsa pėrkthimit i paraprin shėnimi i Qafzezit i dhėnė nė formė tė parathėnies, ku ai lexuesit i jep disa informacione me rėndėsi pėr historikun e pėrkthimi tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe. Shėnimi mban titullin: “Shqipėtarėvet”.
    Parathėnia e Qafzezit ėshtė me interes tė posaēėm, ngase aty mėsojmė shumė gjėra, sė pari, dėshirėn dhe qėllimin e pėrkthyesit, qė kishte vendosur ta pėrkthejė Kur’anin nė shqipen, si dhe shkaqet e arsyet e njė veprimi tė tillė. Qė nė fillim ai thotė: ”I shtyjtur prej dėshirės qė, tani pak sė paku, ėshtė koha tė dihet se cila ėshtė ajo “cipė qepe” misterioze qė i ndan fetarisht Shqipėtarėt Muhamedanė nga vėllezėrit e tyre tė Kėrshterė, po jap tė pėrkthyer Shqip Kuranin nga gjuha Inglize-pėrkthim nga Arabishtja prej z. Georg Sales, translator i shprovuar i Kėndimit Hyjnor[6]”
    Nė vazhdim tė fjalės sė tij, Qafzezi lexuesin e informon se pos pėrkthimit nė gjuhėn angleze tė George Sales, qė e ka pasur si bazė pėr pėrkthimin e Kur’anit nė gjuhėn shqipe, ka konsultuar edhe pėrkthimin e Kur’anit nė gjuhėn frėnge tė M. Savary, pėr tė cilin shprehet “...Prej kėti adoptova mė fort numurėlimin e versetave, mbasi z. Sales nuk e ka pėrdorur, gjė qė i-a humbet, sa-do-mos, Librit tė Shenjtė frymėn poetike[7].
    Qafzezi ėshtė i vetėdijshėm se pėrkthimi i tij nuk ėshtė nė nivel tė kėnaqshėm e tė dėshirueshėm, aq mė tepėr kur nuk ėshtė bėrė nga origjinali, por nga anglishtja. Madje ai nga shqiptarėt e mirė qė nuk janė tė ndikuar nga fanatizmi fetar, kėrkon mirėkuptim pėr lėshime eventuale nė pėrkthimin e tij: “...Po Shqipėtarėt e mirė, atdhetarėt qė s’janė veshur trashė me fatatizm fetar, e-do-puna tė m’i falin. Pėrkthimi im dėshironj tė jetė njė fillesė e ati qėe dotė benet i sosur paskėndaj. Tė jetė njė ndihmė, sado e pakėt pėr atė teollog qė dotė ketė fatbardhėsinė tė pėrkthejė Kuranin nga Arabishtja”[8].
    Siē shihet, nė fund tė kėtij pasusi Qafzezi e kishte kuptuar mirė seriozitetin e pėrkthimt tė Kur’anit nga origjinali, sepse ai thotė: “Tė jetė njė ndihmė, sado e pakėt pėr atė teollog qė dotė ketė fatbardhėsinė tė pėrkthejė Kuranin nga Arabishtja”
    Qafzezi punės pėr pėrkthimin e Kur’anit nė gjuhėn shqipe i hyri duke mos marrė parasysh mendimet e disave se pėrkthimi i Kur’anit ėshtė gjynah. Por, pėrkundrazi, ai pėrkthimin e Kur’anit nė gjuhėn shqipe e shihte si njė domosdoshmėri tė kohės, aq mė tepėr sepsei: ”...Qysh mundim t’u vemė-vesh tė tillave fjalė qė-s’kanė-vėnt, kur sot-pėr-sot Kurani gjendet i pėrkthyer afėro ndė njė dyzinė gjuhė tė tjera, edhe posa qė na kemi aqė tė madhe nevojė ta kemi tė pėrkthyer ndė gjuhėn amtare. Ungjilli ka afėro pesė-dhjetė vjetė qė ėshtė kthyer Shqip”[9].
    Nė fund tė kėtij shėnimi Qafzezi me njė vetėdije tė lartė iu drejtohet shqiptarėve me kėtė porosi: “Muhamedanė dhe tė Krėshterė:
    “Le tė bėjmė nga librat fetare, ēėshtje tė kulluara kombėtare. S’ėshtė nevoja tė de(A) bėtojmė ndjenja tė shpirtit. Nga kėjo nuk’ e gjen fare dem Shqipėrin’ e sotshme. Vetėm fanatizmi fetar duhet ndjekur edhe luftuar, gjer tė shduket krejt nga zemrat e Shqipėtarėvet qė e duan Shqipėrin’ e Lirė ndė radhė qytetėrimi. Tjetrazi, jemi tė humbur…”
    Qafėzezi kishte kuptuar drejt edhe besimin e shqiptarėve nė dy fetė -islame dhe tė krishterė. Ndonėse disa kėtė e shihnin si fatėkeqėsi tė shqiptarėve Qafėzezi dy fetė i sheh si procese tė natyrshme dhe si begati tė kėtij populli qė e ka dėshiruar edhe Zoti, pėr tė cilėn thotė:
    ...mbassi Perėndia deshi qė Shqipėtarėt tė jenė ndė dy palė fe. Le qė ka edhe tė tjerė kombe qė janė tė ndarė ndė me shumė se dy palė fe...
    Pavarėsisht nga kėto sfida Qafzezi para lexuesve del me kėtė konstatim:
    “Ballė-ēelur edhe me ndėrgjegjje tė pastėr dotė pranoj ēdo-farėsh kritikė tė rreptė. Veē kėsaj, ēdo vėrejtja (observata) pėrmbi pėrkthimin do-t’i pres me gėzim”[10]
    Nė vazhdim tė fjalės sė tij Qafėzezi thotė se pėrkthimi i tij do tė shtypet nė katėr pjesė, madje ai lexuesit ia tėrheq vėrejtjen:
    “Prandaj ata qė do-t’u bjerė ndė dorė kjo fashikullė, janė tė lutur ngullėsisht t’a ruajnė me kujdes qė t’a bashkojnė me fashikullat e tjera qė kanė pėr te dalė rrjeshtazi”.
    Pėrkthimi i Kur’anit nė gjuhėn shqipe fillon nė faqen 5, me pėrkthimin e sures sė parė Fatiha.
    Ky pėrkthim nuk ėshtė i komentuar e as i shoqėruar me tekst origjinal, ndėrsa ēdo ajet fillon me kryerresht tė ri, pasi paraprakisht ajetet janė tė numėruara sipas versionit nė frėngjisht tė M. Savary-t, siē e ka shpjeguar pėrkthyesi nė parathėnie.
    Qafzezi, nė fillim tė sureve ka dhėnė shėnime tė pėrgjithshme tė sures, si p.sh: Kaptinė I (Sura), Ndėrhyrje (Fatihat), Shpėrfaqur ndė Meqe[11], apo: Kaptinė VI, Shtazėt, Shpėrfaqur ndė Meqe[12]
    Me qėllim qė lexuesit tė shohin stilin, metodėn dhe gjuhėn e pėrdorur nga Qafėzezi, po sjellim pa ndėrhyrje pėrkthimin e sures Fatiha:
    Ndė Emėr tė fort Mėshirėplotit Pėrendi[13]
    1. Lavdi i kjoftė Perėndisė; Zoti i gjithė Krijatyravet.
    2. Fort mėshirėploti;
    3. Mbreti i ditės sė gjyqit.
    4. Ty tė adhurojmė, edhe prej teje lypim ndihmė
    5. Udhė-hiqna ndė rrugėn e drejtė.
    6. Ndė rrugėn e atyre mbė tė cilėt ke qėnė hirėplot;
    7. Jo ndė (rrugėn) tė atyre kundėr tė cilėvet ke marė mėri, as ndė tė atyre qė ecėjn jashtė-udhės[14]
    Para Fatihas nė faqen 4, edhe pse nuk ėshtė dhėnė ndonjė sqarim, ėshtė dhėnė fotoja e qytetit tė shenjtė tė muslimanėve Mekės me pamje tė Qabesė. Nė faqen 6 fillon pėrkthimi i sures sė dytė el-Bekare, qė nė dallim nga surja e parė el-Fatiha, emrin e sė cilės pos nė pėrkthim, pėrkthyesi ėshtė munduar ta japė edhe nė origjinal, po kėtu shėnon vetėm pėrkthimin e emrit “Lopa”, kjo sure pėrfundon nė faqen 42.
    Nė faqen 43 fillon pėrkthim i sures Ali-Imran, emrin e sė cilės Qafzezi e ka pėrkthyer “Shtėpi e Imranit”. Ndėrsa nė faqen 65 fillon pėrkthimi i sures “en-Nisa”, emri i sė cilės ėshtė pėrkthyer “Gratė”.
    Nga faqja 88 fillon surja Maide, tė cilėn ai e ka pėrkthyer “Pllaka (Tabella). Ndėrsa sureja e gjashtė dhe e fundit nė kėtė pjesė ėshtė surja El an’ am, emrin e sė cilės Qafėzezi e ka pėrkthyer “Shtazėt”. Pėrkthimi i kėsaj sureje, po edhe i Kur’anit pėr kėtė pjesė, pėrfundon nė faqen 126, ku shkruan “Fundi i Fashikullės sė I-rė”, e menjėherė pastaj nė faqen 127, ėshtė pėrmbajtja e lėndės “Tabella e Kaptinavet tė fashikullės sė I-rė tė Kuranit”, ajo qė do pėrmendur nė kėtė rast, ėshtė se pėrkthyesi, me kėtė rast, pos tė dhėnave tė tjera, si numri rėndor, emri i sures dhe numri i faqes ku fillon surja ka dhėnė edhe numrin e ajeteve tė sures pėrkatėse, p.sh:
    Ndėrhyrje; (Fatihat) pėrmban 7 verseta ……………..5
    Lopa; pėrmban 286 verseta………………..…………6
    Nė fund ėshtė dhėnė lista e gabimeve tė shtypit nė tė cilėn janė pėrfshirė 31 gabime tė pėrmirsuara.
    V
    Nė kėtė pjesė tė pėrkthimi tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe nga Qafzezi janė pėrkthyer 6 suret e para tė Kur’anit.
    Kjo pjesė e botimit ka 128 faqe dhe ėshtė e titulluar KURANI(Kėndimi), ndėrsa nga tė dhėnat e tjera bibliografike janė dhėnė edhe kėto: Pjesa e parė, pėrkthyer nė shqip prej: I. M. Q, shtypur nė Rumani, Ploeshti, 1921. Ka gjithsej 128 faqe.
    Nė kėtė shėnim tė shkurtėr, me rastin e 80-vjetorit tė botimit tė kėsaj vepre, qė pėr kulturėn islame ndėr shqiptarė ka vlerė monumentale ngase flet pėr pėrpjekjen e parė ndėr shqiptarėt qė Kur’anin, edhe pse me vonesė nė krahasim me popujt e tjerė e kishin pėrkthyer mė herėt, ta kishin tė pėrkthyer nė gjuhėn e tyre.
    Duke pėrfunduar, mund tė konstatojmė se edhe tani pas 80-vjetėsh, qė kur Qafzezi arriti ta botonte kėtė pjesė tė pėrkthimit tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe, vlera e tij (dhe pse tani mė kemi Kur’anin nė gjuhėn shqipe ėshtė pėrkthyer nga dijetarė eminentė nga radhėt e shqiptarėve muslimanė, nuk ka humbur nga pesha dhe rėndėsia e tij, sidomos ka vlera historike, ngase:
    - Qafzezi ėshtė i pari qė nė mėnyrė serioze iu pėrvesh punės pėr pėrkthimin e Kur’anit nė gjuhėn shqipe, edhe pse vetė nuk i pėrkiste fesė islame;
    - Pėrkthimi i Kur’anit nė Evropė nga jomuslimanėt nuk ėshtė risi, por evropianėt Kur’anit iu qasėn pėr interesa misionare, ndėrsa pėrkthyesit e Kur’anit pėrkthimin e bėnin pėr popullatat e tyre gjithashtu joislame, ndėrsa Qafėzezi pėrkthimit tė Kur’anit i hyri si njė nevojė e kohės pėr shqiptarėt qė nė kėtė kohė ishin me shumicė absolute tė besimit islam. Qafzezi nuk ishte as studiues i orientalistikės, por pėrkthimin e Kur’anit nė gjuhėn shqipe e kuptoi si njė ndihmesė tė tij pėr vėllezėrit e tij tė gjakut, qė i pėrkisnin fesė islame.
    - Puna e Qafėzezit nė pėrkthimin e Kur’anit nė gjuhėn shqipe jep tė kuptohet mė sė miri pėr tolerancėn e ndėrsjellė ndėrfetare dhe vetėdijen e lartė qė ka mbretėruar te shqiptarėt gjatė Rilindjes Kombėtare.
    - Ėshtė koha qė edhe kjo vepėr tė zėrė vendin e vet nė historinė e kulturės sonė, ngase nė shėnimet e deritashme pos tė atyre qė janė botuar nga organet e institucioneve islame, nga qarqe tė tjera kjo vepėr ėshtė injoruar, madje edhe nė ato shėnime qė flasin pėr jetėn dhe veprėn e Ilo Mitkė Qafėzezit, nė shėnimet pėr veprat e Qafėzezit, pėrkthimi i kėsaj pjese tė Kur’anit nuk pėrmendet fare (shih: Fjalori Enciklopedik shqiptar, Tiranė, 1985; Hasan Hasani: Leksikoni i Shkrimtarėve shqiptarė 1501-1990, Prishtinė, 1994), qė ėshtė njė anakroni e llojit tė vet!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    Falemnderit, StterollA, per keto informacione te vyera.
    Doja te shtoja dhe Pikat Kryesore te Besimit (Iman) ne Islam:
    (1) Besimi tek nje dhe vetem nje Zot
    (2) Besimi tek te gjithe engjejt e Tij
    (3) Besimi tek te gjithe librat e tij (keto perfshijne Taurat -Dhjata e Vjeter, Zabur-Psalmet, Inxhil-Dhjata e Re, dhe Kurani i shenjte)
    (4) Besimi ne te gjithe profetet e tij (duke filluar nga Ademi, Nuh, Ibrahim, Musa, Isa, dhe i fundit i gjithe profeteve, Muhamed)
    (5) Besimi tek Dita e Ringjalljes dhe Dita e Gjykimit
    (6) Besimi qe fuqia per te bere cdo lloj veprimi, te mire apo te keq, na vjen nga All-llah, por qe jemi te pergjegjshem per keto veprime, d.m.th. per zgjedhjen qe bejme (mire apo keq)
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Pershendetje......
    Nese deshiron te dish me shume per Islamin vizito kete
    ardese:www.geocities.com/alcislam/index.html
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Pershendetje......
    Nese deshiron te dish me shume per Islamin vizito kete
    adrese:www.geocities.com/alcislam/index.html....
    Mundesh te vizitoshe dhe te dishe se cka eshte Islami...
    Per mua Islami eshte nje Ushqime shpirterore......
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  6. #6
    THIRRJE NE ISLAM



    "Thirr, pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata nė atė mėnyrė qė ėshtė mė e mirė..." (En Nahl 125)

    "E kush flet mė bukur se ai qė Thėrret nė (rrugėn e) Allahut..." (Fussilet 33)

    "Nga ju le tė jetė njė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja..." (Ali Imran 104)

    "Ju jeni populli ma i ndėrshėm, i ardhur pėr (tė mirėn e) njerėzve.
    Urdhėroni tė bėhen vepra tė mira, ndaloni veprat e kėqia dhe besoni Allahun..." (Ali Imran 110)

    "I besojnė Allahut dhe ditės sė gjykimit, kėshillojnė pėr tė mirė dhe largojnė nga e keqja, pėrpiqen pėr punė tė dobishme, e ata janė prej tė mirėve." (Ali Imran 114)

    "Besimtarėt dhe besimtaret janė miq (tė dashur) pėr njeri-tjetrin,

    Urdhėrojnė pėr tė mirė, e pengojnė tė kėqiat..." (Et Tevbe 71)

    "Atyre tė cilėve, nėse u japim pushtet nė tokė, e falin namazin, japin zeqatin, urdhėrojnė pėr tė mira dhe largojnė prej tė keqes. Allahut i takon pėrfundimi i ēėshtjeve." (El Haxhxh 41)

    "O djali im, fale namazin, urdhėro pėr (punė) tė mira, e ndalo nga tė kėqiat..." (Llukman 17)

    "Hipokritėt dhe hipokritet janė si njeri - tjetri, Urdhėrojnė pėr (vepra) tė kėqia, e ndalojnė nga e mira..." (Et Tevbe 67)

    "Ata qė mohuan tė vėrtetėn nga beni israilėt, u mallkuan me gjuhen e Davudit dhe Isait, tė birit tė Merjemes. Kėshtu u veprua sepse kundėrshtuan dhe e tepruan. Ata ishin qė nuk ndalonin njeri - tjetrin nga e keqja qė punonin. E ajo qė bėnin ishte e shėmtuar." (El Maide 78-79)

    "( Kjtoje) dhe kur njė grup prej tyre thanė: - pėrse kėshilloni njė popull qė Allahu do ti zhukė ose do ta dėnoje me njė dėnim tė ashpėr?
    (Ata kėshilltaret) thanė: - Pėr t'u arsyetuar para Zotit tuaj dhe me shpresė t'u largohen mėkateve. Dhe kur e harruen atė, pėr tė cilen ishin kėshilluar, Na i shpėtuam ata qė tė tjerėt i pengonin (i thirrėn pėr me u larguar) nga tė kėqiat. Kurse i kapėm me njė dėnim tė ashpėr ata qė bėnin zullum ngase ishin tė shfrenuar." (El A'rafė 16)


    Feja Islame ėshtė njė ligjė jetėsorė, qė Allahu xh.sh. e ka zgjedhur pėr njerėzinė, pėr fitimin dhe pėr kėnaqėsinė e tyre, dhe Allahu ėshtė i knaqur qė feja Islame tė jete feja e jonė.
    "Jam i kėnaqur qė feja Islame tė jete feja e juaja". (El Maide 3)

    Besimtaret e kėsaj feje janė detėruar me detyrėn e Thirrjes nė rrugen Allahut xh.sh. Me urdhurua pėr vepra tė mira dhe me ndaluar nga punet e kėqia. Kjo detyrė e cila ėshtė njė pjesė e pandarė nga jeta e besimtarit ėshtė njė detyrė shum e vlefshme. Ėshtė e vlefshme ngase ėshtė prej detyrave tė pejgamberlerve.
    Allahu xh.sh. pėr me na lartėsuar neve, na ka detyruar me detyrėn e cila ėshtė esenca e pejgamberllukut, me thirrjen nė rrugen e Allahut xh.sh.
    Kjo detyrė ėshtė e madhnushme , e bekume sikurse namazi, zeqati dhe obligimet tjera.
    Vlera e kėsaj detyre, bėhet gjithnjė mė e madhėrueshme dhe mė e domosdoshme nė situatėn dhe nė vendin nė tė cilin jetojmė. Ėshtė obligim qė nuk i ndahet muslimanit duke qenė i urdhėruar qė gjithnjė tė veproj sikurse rasti me Nuhin as. Rastin e Nuhit as, fare qartė na e paraqet Kur'ani:

    "Ne e dėrguam Nuhin te populli i vet (dhe i thamė): Tėrheqja vėretjen popullit tėnd para se ata t'i godasė dėnimi i rėndė... Ai (Nuhi) tha: - O Zoti im, unė e thirra popullin tim natėn dhe ditėn." (Nuh 1-5)
    Kėshtu, edhe ne sikur Nuhi as, duhet tė veprojmė vazhdimisht nė favorin e Islamit, pėr njė ardhmėri sa mė tė lumtur.
    Kur'ani si ligjė pėr rregullimin e jetės sė njerėzore, pėr dunja dhe ahiret, foli dhe pėr ketė detyr tė rėndėsishme. Kushtu qė Kur'ani i madhnushem e paraqiti rrugėn e thirrjes nė fenė e Allahut, na e tregoi masėn dhe vendoi shenja tė qarta pėr ata qė thėrrasin nė rrugen Allahut xh.sh. E gjith kjo, pėr tė mos e humbur drejtimin e nė vend qė tė bėhen thirrėsit e rrugės sė drejtė, tė marrin drejtimin e kundėrt e tė bėhen larguesit e rruges sė drejtė; e ashtu duke dėshiruar tė bėjnė mirė, nė tė vėrtetė tė bėjnė dėm (mėkat).

    Allahu xh.sh. thot nė Kur'an :
    "Thirr nė rrugen e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė bukur dhe polemizo me ata si ėshtė ma sė miri". (En Nahl 125)

    Me thirrė nė rrugen e Allahut xh.sh. e jo nė rrugėn e ndonjė personi ose tė ndonjė idoli. Ajo ėshtė thirrje nė rrugėn e Allahut vetėm pėr Allahun xh.sh. Qėllimi i saj ėshtė, shpėtimi i njerėzisė nga robėria e krijesave duke ua kujtuar se ata janė robėt e krijuesit tė vėrtetė tė Allahut xh.sh. Qėllimi i saj ėshtė pėrforcimi i ifesė sė Allahut xh sh, ashtuqė fjala e mohuesve tė jetė e poshtėr. Kėshtu tė dominojė fjala e Allahut e tė fitojė vlerėn qė nė tė vėrtetė e ka.
    Thirrja duhet tė bėhet me urtėsi, me argumente tė qarta pėr tė vėrtetėn, duke qenė e pėrshtatur pėr situatė, kohė dhe vend.
    Thirrje me kėshillė tė bukur njerzore. Jo me qortime tė ashpra, dhe jo duke ja zbuluar gabimet.
    Thirrje, duke polemizuar, duke diskutuar me urtėsi, me fakte, dhe me bindje.
    Nė kėtė mėnyrė thirrja nė Islam ėshtė njė detyrė me vlerė tė madhe pėr ymmetin (popullin) e Muhammedit, qė e ka ngritė si popull mė tė ndershėm tė njerėzisė:

    "Ju jeni populli mė i ndėrshėm i ardhur pėr (tė miren e) njerėzve.
    Urdhėroni pėr (vepra tė) mira dhe ndalohuni nga (veprat tė) kėqia dhe besoni Allahun..." (Ali Imran 110)

    Ky ajet Kur'anor, shum bukur na sqaron neve rėndėsinė e thirrjes, dhe na bėnė tė ditur se Allahu xh.sh. popullin e Muhammedit a.s. e ka bėrė popullin ma tė ndershėm.

    Pse ėshtė bėrė populli i Muhammedit a.s. populli ma i ndershėm ?

    Vetėm se kanė besuar nė Allahun xh.sh. ose pėr ndonjė arsye tjetėr?

    Nuk mund tė themi se vetėm pėr shkak tė besimit nė Allahun xh.sh. ata e kanė fituar ketė nderim. E dijmė fare mirė se prej popujve tė kaluar ka patur tė tillė qė kanė besuar ne Allahun xh.sh. Por, kjo nderė ėshtė fituar me thirrjen nė rugėn e Allahut, nė thirrje pėr veprime nė vepra tė mira, nė thirjen pėr largimin e veprave tė kėqia. Kėtė e kuptojmė qartazi nga renditja e ajetit:

    “Ju jeni populli ma i mirė (i ndershėm) i ardhur pėr (tė miren e) njerėzve
    Urdhėroni tė behen vepra tė mira. Ndaloni veprat e kėqija Dhe besoni nė Allahun...”

    Rėndėsinė e kėsaj ne e kuptojmė dhe kur Allahu xh.sh. na tregon shkaqet e mallkimit tė beni israilit:

    "Ata qė mohuan (tė vėrteten) nga beni israilėt u malkuan me gjuhen e Davudit dhe Isait, tė birit tė Merjemės, Pėr shkak se kundėrshtuan dhe e tepruan.
    Ata ishin qė nuk ndalonin njeri tjetrin nga e keqja qė punonin.
    E, sa tė shėmtuara ishin veprat qė punun ata." (Maide 78-79)

    Tashmė ėshtė e qartė se kemi tė bėjmė me njė obligim tė domosdoshėm prej gjith atyre qė kanė besuar nė Njė Allah, kanė besuar nė fenė e drejtė tė Tij. Nė qoftė se nuk dėshirojmė goditjen e dėnimit nga Allahu, ēdo besimtarė duhet ta praktikojė kėtė brėnda mundėsisė sė vet. Kjo duhet tė zėjė vend tė rėndėsishėm nė persinalitetin e ēdo njėri qė vehten e njeh si musliman, duke filluar nė familjen e vet e duke u zgjėruar nė farefis e mė gjėrė.
    Allahu xh.sh. thotė:
    "O ju qė besuat, ruani vehten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, (duke i thirrė ata nė vepra tė mira dhe duke i thirrė qė me u larguar nga zjarri lėnda djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt..." (Et Tahrimė 6)

    Kurse Allahu xh.sh. kėshtu e urdhuroi dhe Muhammedin a.s.:
    "Dhe tėrhiqja vėrejtjen farefisit tėnd mė tė afėrt." (Esh Shuaraė 214)

    S'ka dyshim se besimin, kuptimin, mentalitetin, diturinė, jetesėn, karakterin, e familjes tėnde tė farefisit mundemi me e ditur shum ma mirė dhe mundemi me e bėrė njė thirrje ma tė kujdesshėm ,rezultati i sė cilės mundet me qenė mė i suksesshėm. Prandaj i ėshtė dhėnė rėndėsi dhe pėrparsi thirrjes sė familjes dhe farafisit. Por duhet tė jetė e qartė se thirrja vazhdon edhe pėr masėn e gjėrė popullore, dhe ėshtė obligim i yni sikur obligimet tjera.

    Thirrja e jonė e cila bėhet pėr rregullimin e jetės sipas urdhėrave tė Allahut xh,sh. dhe sipas ndalimeve tė Tij, si dhe thirrja pėr pregaditjen e jetės sė ahiretit; pamvarsisht se a pranohet apo jo, mbetet obligim pėr ne.

    1 - Besimtari kurr nuk e ndėrpret shpresen prej Allahut xh.sh:
    "...Pse vetem populli jobesimtarė e humbė shpresėn nė Allahun." (Jusuf 87)

    2 - Edhe nėse nuk pranohet thirrja jonė nga ndigjuesit, na jemi tė qetsuar me kryemjen e detyres tonė, se detyra jonė ėshtė vetem me poblikue, kurse me udhėheq nė rrugen e drejtė ėshtė nė doren e Allahut xh.sh. Allahu xh.sh.i thotė Muhammedit a.s.:
    "Ėshtė e vėrtetė se ti nuk mund ta udhėzosh ate qė do ti, por Allahu udhėzon kė tė dojė dhe Ai ėshtė qė di mė sė miri pėr tė udhėzuarit." (El Kasas 56)

    3 - Me veprimin e detyrės sonė, ne kemi arsyetim para Allahut xh.sh., dhe shpresojmė shpėtim prej atij dėnimit qė ka pėr me i goditur ata qė nuk e pranuan thirrjen:
    "(Kujtoje) Dhe kur njė grup prej tyre thanė: - Pėrse kėshilloni njė popull qė Allahu do ta zhduke ose do ta dėnoje me njė dėnim tė ashpėr? (Ata kėshilltaret) thanė: - Pėr t'u arsyetuar para Zotit tuaj dhe me shpresė t'u largohen mekateve. Dhe kur e harruen atė, pėr tė cilen ishin keshilluar, na i shpėtuam ata qė tė tjerėt i pengonin (i thirrėn pėr me u larguar) nga tė keqiat. Kurse i kapėm me njė denim tė ashpėr ata qė bėnin zullum, ngase ishin tė shfrenuar." (El A'rafė 164-165)

    S'ka dyshim se ne kemi me u pėrgjegjur vetėm pėr besimin dhe veprat tona, dhe ne nuk kemi me u dėnuar, e as nuk kemi me u pyetur pėr mėkatet e tjetėrkujt, vetėm do tė japim pėrgjegjėje dhe do tė dėnohemi pėr mekatat e tona dhe pėr mos zbatimin e urdhėrit lidhje me thirrjen nė rrugėn e Allahut xh sh.

    Pejgamberi a.s. thotė:
    "Baj be nė Atė (Allahun) qė ma ka shpirtin nėn sundimin e vet, ju vėrtetė (ja) do ti thėrrisni nė vepra tė mira (nė rregullat jetėsore tė fesė Islame) dhe tė largoni nga veprat tė kėqija.
    Ose brėnda njė kohe tė shkurtė, Allahu ka pėr me ua ēue dėnimin mbi ju, mbrapa (qė t'ju vijė ai dėnimi qė mundet me qenun, politike, ekonomike, morale, ose smundje ose tragjedi natyrore sikur tėrmet, vėrshime, etj; ose me ndonjė dėnim qė nuk na merr mendja) ju i luteni Ati (Allahut), por lutjet nuk ju pranohen." (Transmeton Tirmidhiju)

    Nė qoftė se nė njė vend nuk bėhet thirrja nė rrugen e Allahut, nė fenė e Tij tė vėrtetė, aj popull ka pėr me mbetur ndėr sulmimin e genjėshtarve, zullumqarve, dhe njėrzija duke u humbur napėr baltat e jobesimit, sulmimit, deshirave tė nefsit, nė loqat e gjynaheve dhe neve kan pėr me na tėrhjekur me vete...

    Eshtė e qartė se pėr thirrjen nė rrugėn e Allahut xh.sh. pėr largimin e njerėzve nga e keqja nuk duhet me qenė dijetar i pėrsosur. Por ato qė i dijmė mjaft janė pėr krymjen e kėsaj detyre tė domosdoshme.
    Nė qoftė se e dijmė domosdoshmėrinė e njeriut pėr besimin nė Allahun, nė melekėt, nė librat, nė pejgamberėt, nė diten e kijametit e kushtet tjera tė besimit pėr tė qenė musliman. Dhe nėqoftė se e dimė se namazi, agjėrimi nė muajin e ramazanit , dhėnja e zeqatit, vatjaja nė haxh, respektimi i prindėrve, nderimi i fqiut dhe i farėfisit, me qenė i drejtė, nė zemėr e nė fjalė, nė vepra, ėshtė prej obligimeve shumė tė rėndėsishme tė besimtarėve, ėshtė njė dituri e mjaftueshme pėr me i udhėzuar vėllazėrit dhe motrat tjera.
    Nėqoft se e kemi kuptuar se Zullumi, Bixhzi, Alkoholi, Zinaja, Rrena, folja mbas shpinde, Xhelozia, nėnēmimi i njeri tjetrit, janė rreptėsisht tė ndaluara, atėhere pse heshtim e nuk i largojmė shoqėrinė nga ato tė meta. Ku mbeti vėllazėria, ku mbeti dashuria pėr njeri-tjetrin.

    Allahu xh.sh. thotė:
    "Besimtarėt janė tė dashur (kan shoqėri) pėr njeri-tjetrin .
    Urdhėrojnė pėr tė mirė. E ndalojnė nga e keqja..." (Et tevbe 71)

    Jemi tė dtyruar pėr thirrje mbrenda diturisė sonė. Kjo do tė jetė shkak pėr shpėrblim nga ana e Zotit xh sh, por njėkohėsisht do tė jetė shpėtim pėr vėllaun tonė po edhe agim pėr ardhmėrinė e shoqėrisė se gjėrė:

    "Pasha kohen! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurtė. Me pėrjashtim tė atyre, Qė besuan, Qė bėnė vepra tė mira, Qė porositen njeri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės Dhe qė kėshilluan njeri-tjetrin tė jenė tė durushėm." (El Asr1-2-3)

  7. #7
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    wow rrofsh Stterolla shume e bukur nuk te dija per mysliman ty.

    Me pelqen rruga jote qe po ndjek go ahead brother.

    Good Luck ^^Gjalica^^

  8. #8
    eshte perkthim i bukur i Ilo Qafzezit , duke pasur parasysh se eshte dialekt jugor dhe ne shqiptaret e shqiperise jemi mesuar me nje menyre te tille shkrimi , por qe eshte dhe me letrare, per me teper aty nuk permenden emra dhe fjale arabe , qe shume here krijojne konfuzion ne zemren e shqiptareve , por kete se ka kuptuar asnje nga shoqatat islamike deri me tani,
    nje kura i gjithi ne shqip e ka nevoje besimtari mysliman , pse jo dhe te besimeve te tjera qe u duke si fjale te huaja shume shprehje ne arabisht qe nuk jane perkthyer fare nga origjinali

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Ndėrroi jetėn Haxhi Hafiz Sabri Koēi
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24
  5. Zonat kulturore e civilizimit islam
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 17:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •