Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 43
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2006
    Postime
    15

    Reagim ndaj “dëshmisë” së Ipeshkvit Dodë Gjergji në Strasburg me dat. 19 shkurt 2008.

    Reagim ndaj “dëshmisë” së Ipeshkvit Dodë Gjergji në Strasburg me dat. 19 shkurt 2008.



    Senad Maku
    23.02.2008

    “Ofensivat Katolike” dhe të Ithtarëve të tyre të marruara kohëve të fundit, por edhe në të kaluarën si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe trojeve tjera ku jetojnë shqiptarët, po merr përmasa shqetësuese. Rastet janë të shumta që kanë të bëjnë me një Islamofobi dhe anti-Islam. Në raste të shumta të Islamofobisë, mund të veçojmë disa, si: rastin e ish-presidentit të Shqipërisë Alfred Moisiu ku në nëntor 2005 ka mbajtur një ligjëratë në forumin e Oksfordit, ku ka fyer rëndë identitetin e myslimanëve në Shqipëri, kur deklaroi se “shqiptarët nuk janë muslimanë, dhe po ti gërvishtës pak dalin të krishterë”.. Po ashtu rastin e Qerim Ujkanit, Ndue Ukajn, Baki Ymeri, Dom Lush Gjergji, të cilët janë drejtuar kundër kulturës Islame, vetëm e vetëm të sulmohet ky besim Islam dhe ta prishin marrëdhënien ndërfetare të mira që kemi pas me shekuj dhe që kemi ende. Rasti tjetër është ndërtimi i një Katedraleje mu në zemër të Prishtinës, përball Kishës Ortodokse serbe pranë Bibliotekës Kombëtare Universitare, në kohën kur nuk ka besimtarë të mjaftueshëm katolikë për ta mbushur as kishën ekzistuese katolike në Prishtinë, dëshmon apriori qëllimin politik të ndërtimit të katedrales, e jo nevojën elementare fetare të besimtarëve katolikë. Në kohën kur në Prishtinë, në borë e në shi mijëra besimtarë myslimanë shqiptarë detyrohen të falen jashtë xhamive në mungesë të hapësirës së nevojshme për falje.

    Për të afishuar dhe deklaruar përpara Evropës “rrënjët krishtere të shqiptarëve”, kohëve të fundit në vendin tonë po ngrihen kudo buste të Nënë Terezës dhe emrin e saj po e marrin institucione, sheshe dhe objekte të rëndësishme si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, etj. Po ashtu në shërbim të këtij afishimi edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu (të cilin rilindasit tanë me mençuri ia dolën që ta bëjnë të pranueshëm si hero kombëtar për të gjithë shqiptarët si simbol bashkimi, lirie dhe rezistence), kohët e fundit ka filluar të paraqitet si “atlet i Krishtit”, “shpëtimtar i Evropës së Krishterë nga rreziku osman” etj.
    Rasti tjetër është Predikimin i don Shan Zefit, kancelar i Ipeshkvisë katolike të Kosovës në Kravasari të Malishevës të mbajtur me datën 20 Janar 2008, i cili në rastin më flagrant është përjashtuese, urrejtë nxitëse dhe përçarëse karshi shumicës së shqiptarëve të besimit musliman në Kosovë dhe shqiptarëve në përgjithësi. Kisha e Kravasarisë e ndërtuar midis popullatës muslimane e tregon shembullin më të keq të predikimit të fesë së krishtere duke u shndërruar në kishë politike dhe dezintegruese për kompaktësinë shqiptare. Tentimet të cilat bëhen në vazhdimësi nga disa krerë të Kishës Katolike në Kosovë për të neglizhuar, poshtëruar dhe konvertuar shqiptarin musliman, jo vetëm që nuk i shkojnë në favor të mirë, por e prishin imazhin e shqiptarit tolerant dhe e rrënojnë bashkëjetesën e cila është themelore dhe e shtresuar mirë midis popullatës së gjerë, por edhe në trojet shqiptare në përgjithësi.

    Kohëve të fundit, në vazhdën e sulmeve të para disa ditëve është “dëshmia” e Dodë Gjergjit në Strasburg, para parlamentarëve evropian me datë 19 shkurt 2008, i cili në dëshmin e tij tepër fyese për 95% të popullit Shqiptarë që i përkasin besimit Islamit, të ilustruar me shpifje e trillime shumë provokuese, para të cilëve nuk duhet heshtur.
    Deklaratën apo “dëshminë” e Dodë Gjergjit mund ta veçojmë në disa pika dëshminë e tij para parlamentarëve, të cilat janë:
    a) përhapja e Islamit me dhunë dhe me haraçe, dhe kthim në fenë e vjetër të krishterë, dhe nxitë një pjesë të rinisë dhe të intelektualëve të orientohen në kërkimin e "rrënjëve", trashëgimin tonë të përbashkët shpirtëror, që ne e quajmë "pagëzimin kulturor";
    b)Persekutimet e ndryshme nga ana e poshtuesit turku-otoman, dhe kleri katolik ishte ai që barte dhe ruante vlerat, kulturën tonë (krishtere), gjuhën , etj.;
    c)Duke veçuar dhe lartësuar dy figurat e ndritura të popullit tonë Gjergj Kastrioti, – Atleta Christi dhe e Lumja Nëna Terezë (1910-1997), bija e popullit tonë;
    e) Ne kërkojmë me këmbëngulje dialogun ekumenik me Kishën Ortodokse Serbe, sepse jemi dy Kisha të krishtera. Në të kaluarën kemi pasur suksese të mjaftueshme në këtë drejtim, etj.
    Ajo që u tha më lartë dhe nga keqdashësit e këtij besimi Islam, ka të bëj me akuzat kryesore që i bëhen Islamit predominon ajo që ka lidhje me përhapjen e tij me dhunë, në përgjithësi në botë, veçanërisht në trojet tona, fe që është imponuar nga pushtuesit dhe si rrjedhojë e kësaj propagande, vijnë thirrjet primitive që na bëhen për tu rikthyer në “fetë e të parëve tanë”, apo më konkretisht fjalët e Dod Gjergjit “në fenë e tyre të vjetër”. Disa kanë shprehur mendime nga më të ndryshmet; disa e kanë vlerësuar si fe të një kulture e civilizimi të pra¬pa¬mbetur, si fe e dhunës dhe e fanatizmit, që pengon mode¬rnizimin e je¬t¬ës, lirinë e të menduarit dhe të shprehurit; fe afriko-azi¬atike e, madje disa e kanë quajtur fe të Lindjes. Por, të shkretët sikur harruakan se edhe fetë e tjera, si: Krishterimi apo Hebraizmi e kanë zanafillën po nga Lindja. Kanë tentuar ta paraqesin islamizimin e shqiptarëve si “një e keqe e madhe”, një konvertim i detyrueshëm me metoda të ndryshme, më shumë me shpifje e me shprehje rrugaçërie, sesa me dëshmi historike, kanë provuar të paraqesin ‘dëshmitë’ se “Islami është fe e turkut”, se “islami është trung i huaj në trupin shqiptarë”, se “është mbjellur me shpatë gjatë pushtimit 500 vjeçarë turk!”, dhe se është “në kundërshtim me zakonet shqiptare” , etj.

    Aristidh Kolja (Kryetar i Arvanistasve të Greqisë), në lidhje me këto është shprehur se: “Ndërrimi i fesë së shqiptarëve me anë të dhunës” është pjellë e fantazisë dhe shpikje e murgjëve...“.(1) Duhet përkujtuar Dodë Gjergjit dhe të tjerëve se, Dokumenti i Vatikanit, i vitit 1970 “Orientimi për dia¬log në mes të të krishterëve dhe muslimanëve”, i lëshuar pas Koncilit të Dytë të Vatikanit, dëshmoi ndryshimin the¬lbësor të opinionit për muslimanët. Ky dokument, në for¬më të rezolutës, e mori përgjegjësinë e pranimit të padre¬jtësisë që i është bërë islamit në të kaluarën, duke dhënë një mesazh të qartë; “Të lirohemi nga paragjykimet ndaj islamit”.(2)
    Po ti kthehemi histotisë dhe realitetit dhe duke u liruar nga paragjykimet ndaj Islamit, e vërteta tregon ndryshe. Mënyra e ftesës në Islam ka qenë larg nga gjakderdhja dhe përdorimi i shpatës. Rruga e përhapjes së fesë mbështetet mbi faktin se vet fuqia e ftesës së vazhdueshme në Islam është më e fortë se fuqia e shpates. All-llahu i Lartësuar në librin e Tij të fundit Kuranin thotë: “Nuk ka dhunë në fe” (Bekare 256), kurse në një ajet tjetër thotë: “Thirr (Muhamed) në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira, dhe polemizo në mënyrë më të mirë. Vërtetë Zoti yt e di më së miri kush e ka devijuar rrugën e Tij dhe për ata që janë udhëzuar” (Nahl 125), “Thuaj atyre të cilëve u është dhënë Libri po edhe analfabetëve: a e keni pranuar Islamin? Nëse e kanë pranuar, e kanë gjetur rrugën, e nëse e refuzojnë, për ty është obligim t’i lajmërosh, All-llahu i sheh robërit e vet (dhe e di se çbëjnë) “. (Ali Imran 20) Kjo është esenca e thirrjes Islame, e gjithë kjo është paqe, liri dhe zgjidhje, pa detyrim e pa dhunë. Është e vërtetë e pamohueshme se Islami nuk është përhapur me forcën e shpates, por është përhapur me forcën e bindjes me besimin e thellë të njerëzve në drejtësinë e tij.

    Nëse kanë dëshirë të dijnë se cila është ajo fe e cila ka përdorë dhunë në konvertimin e tyre, vec pak të shfletohet historia mund të vërehet se cilat janë të vërtetat e feve gjatë historisë. Po të shikohen fetë e tjera, shihet detyrimi i tyre me dhunë që ta përqafonin sidomos fenë e krishtere që qe bërë në mënyrë institucionale. P.sh.: “Sharl Leman- mbret i Francës i detyronte të gjithë ata që nuk ishin të krishterë me anë të shpatës ta pranonin krishterimin. Poashtu, Olafi- mbret i Norvegjisë i ekzekutonte të gjithë ata që refuzonin të hynin në fenë e Krishtit nga banorët vikanë (pjesa jugore e Norvegjisë), ose ia këpuste këmbët dhe duart. Gjithashtu, atje ishte një grup ekstrem që përhapnin krishterimin me forcë, të cilët e quanin veten “vëllezërit e shpatës”.(3)
    Gustav Lubuni në veprën e tij “Qytetërimi Islam” fq. 271 tregon se: “Në Spanjë muslimanët u përndoqen në mënyrë më barbare, si asnjëher më parë në histori, vetëm pse thoshin “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Tij”. Këto ndjekje vazhduan deri më 1556 të udhëhequra nga inkuizicioni kishtar. Inkuizicionit iu bashkua edhe mbreti Filipi i dytë, i cili nxorri një ligj, sipas të cilit muslimanët që kishin mbetur në Spanjë, Brenda ditës duhej të braktisnin gjuhën e tyre, traditat e tyre, fenë e tyre, emrat e tyre dhe gjithçka Islame. Pas këtij ligji diskriminues, ai nxorri edhe një dekret tjetër, me të cilin jepte urdhër që të rrënoheshin të gjitha hamamet (banjot publike, më se 900 sosh), me arsyetim se ato ishin gjurmë të pabesimtarëve! Kështu, u zhduk civilizimi Islam me largimin e muslimanëve nga Spanja”.(4)

    Po ashtu historia e Krishterimit na mëson se në vitin 1209, në qytetin Berziers, u therën 15.000 albizhanë. Vërtetë, kur një vitez e pyeti Emisarin e Papës, se si do t'i dallonte heretikët nga besimtarët e vërtetë dhe të mirë, iu përgjigj "theri të gjithë dhe lëja Zotit t'i ndajë në boten tjetër"(5). Dikush mund të thotë se është çështje e herëshme, po a nuk ngjau e njëjta gjë në Parisë, në "Natën e Bartolomeut" më 24 gusht 1573, ku tinëzisht u sulmuan dhe u mbytën mijëra besimtarë të sektit hugenotë nga katolikët. Më pas, u mbytën edhe mbi 100 mijë hugenotë të tjerë anembanë Francës.(6)
    Duke folur shkurtazi për persekutimet dhe torturat nga ana e klerëve katolik, gjatë historisë, nuk duhet lërë pa përmendur edhe disa fakte të tjera në trojet shqiptare nga persekutime të tilla, pa kaluar pastaj tek historia e perandorisë Osmane gjatë shekujve në këto troje.
    U cekën disa shembuj jashtë trojeve shqiptare, sepse afërsisht në këto kohë, diçka e ngjajshme ngjau edhe me shqiptarët që kishin mërguar në 80 fshatrat e Italisë Jugore, në Kalabri e Sicili, për të cilët Papa Piu IV, me bulën "Romanus Pontifex" (16 shkurt 1564) dhe Klementi i VIII-të (1595), vendosën urdhërin për konvertimin e këtyre shqiptarëve të ritit lindor (ortodoks) në ritin perëndimorë (katolik). Për të rezistuar, ata u detyruan të mërgonin prej një vendi në tjetrin, shpesh duke ua vënë zjarrin të mbjellurave të tyre. Kështu, deriqë u konvertua shqiptari i fundit atje.(7)


    I cekëm këto të vërteta historike sa për të dëshmuar vatrat e kulturë së kishës katolike të Dodë Gjergjit, që përmendi në dëshminë e tij. Po ashtu Dodë Gjergji kërkon ku thotë: “Ne kërkojmë me këmbëngulje dialogun ekumenik me Kishën Ortodokse Serbe, sepse jemi dy Kisha të krishtera. Në të kaluarën kemi pasur suksese të mjaftueshme në këtë drejtim”. I nderuari Dodë besoj që fort mirë e dini edhe ju se çka ka vepruar kisha ortodokse serbe gjatë historisë në trojet shqiptare, duke pasur parasysh edhe bashkëpunimin apo “suksese të mjaftueshme” siç e quani ju.
    Në “Kanunin“ e vet, Stefan Dushani, shpalli sllavizimin dhe ortodoksizimin e dhunshëm të të gjithë besimtarëve të besimeve të tjera. Dhuna shkonte deri në damkosjen më hekur të skuqur në fytyrë të atyre që nuk pranonin konvertimin në ortodoks.
    Në “ Zakonik Stefana Dušana “ të Stojan Novakoviq, gjinden nenet, ndër të cilat janë:
    Neni 10: “Dhe në qoftëse ndodh që ndonjë heretik (besimtarë joortodoks) të jetojë mes pravosllavëve, të damkoset me hekur të skuqur në fytyrë dhe të përzihet, dhe në qoftë se gjendet dikush që i jep strehim, edhe ai të damkoset“.Neni 9: “Në qoftëse gjendët ndonjë heretik, i cili do të jetë martuar me ortodokse, mundet në qoftëse dëshiron të pagëzohet në pravosllav; në qoftëse nuk pranon, t’i merren gruaja dhe fëmijët dhe pjesa e shtëpisë, e ai të dëbohet“.(8)
    Që në vitin 1815, Knjaz Miloshi kështu i shkruante Petër Dobërnjës: "Ne, deri më tani, kemi vepruar me fat në të gjitha anët dhe Zoti na ka ndihmuar, kështu që të gjitha qytezat i kemi spastruar (nga muslimanët), dhe vetëm edhe në katër qytete e në Qupri, ka turq". Ndërkaq, në "Kurorën e maleve" Vojvoda Batriç, brohoriste: "Thyeni (rrënoni) minaren dhe xhaminë"(9). Sepse krahas urrejtes për Islamin, Njegoshi (150 vjetë më parë) frymëzohej me një konflikt midis të krishterëve e muslimanëve malazez që përfundoi me masakrimin e muslimanëve.(10)

    Edit Durham, përshkruante konvertimet e dhunëshme që u bëheshin shqiptarëve muslimanë: "Pagëzimet bëhen me tortura. Njerëzit hidhen në ujin e akullt të lumit e pastaj vihen e piqen pranë prushit të zjarrit, derisa kërkojnë mëshirë. Dhe çmimi për gjithë këtë është kthimi në fenë e krishterë - ortodokse" (11) Kështu shqiptarët musliman gjendeshin midis konvertimit dhe vdekjes.
    Sduhet lënë pa përmendur një rast, kur Shkodra kishte shpallë kushtrimin në mobilizimin e mbrojtjes së Tivarit (1878)(12) katolikët e Malësisë e të Mirditës në marrveshje me malazeztë, nuk ju përgjigjen thirrjes(13). Madje në Koplik, derisa muslimanët shqiptarë kishin shkuar të luftojnë hasmin, katolikët duke menduar se ata do të vdesin atje, kishin ngritur kryqe nëpër tokat e tyre, për ti uzurpuar ato.(14)

    Dodë Gjergji nuk harron të përmend edhe ndikimin që,”kanë ndikuar dy figurat më të ndritshme të popullit tonë, Gjergj Kastrioti, – Atleta Christi dhe e Lumja Nëna Terezë (1910-1997), bija e popullit tonë”.
    Siç thotë i nderuari prof. Dr. Muhamet Pirraku, “Kujtdo që ti mbushet mendja t’a vlerësojë Nënë Terezen si nënë e gjithë botës, apo si nënë e të gjithë shqiptarëve, është e drejtë e tij. Ajo mund të ishte “e madhe”, por ama as djersen, as vuajtjet, as dashurinë, as gjakun, as varrin nuk ja fali tokës shqiptare”.(15) Ndërsa nëse Skënderbeu vihej në mbrojtje të drejtëpërdrejtë të krishterimit... Si do të arsyetohet fakti i pjesëmarrjes së tij në luftën e princit të Napolit kundër një princi tjetër të Gadishullit Italik? Në veprimtarinë e tij kishte edhe luftra kundër të krishterëve, por edhe aleancë me ortodoksinë që nuk është krishterizëm perëndimorë! Ai ishte edhe katolik, edhe musliman edhe ortodoks. Si do të arsyetohet aleanca e tij e madhe me serbët, kundër të cilit për këtë arsye u ngritën princa e udhëheqës të rëndësishëm të shqiptarëve? Ai ishte bashkëpunëtorë i një pushtuesi e sundimtari, kundër një pushtuesi e sundimtari tjeter! Aso kohe, ende ishin të pathara damkat e hekurit të skuqur të serbëve të Stefan Dushanit, masakrat, shpronësimet, ndarjet e burrit nga gruaja e të birit nga prindi, si presion i konvertimit të shqiptarëve katolikë në ortodoks. Dhuna e këtyre konvertimeve tregon qartë rezistencën e shqiptarëve për të qëndruar në fenë katolike, dhe nuk kish si të dukej e mirë aleanca e Skënderbeut me nipin e Car Llazarit – Brankoviqin!
    Përrallat ‘intelektuale’ se Skëndrebeu e mbroi Evropen nga invadimi Osman, nuk u shiten më as fëmijëve të mitur, athua se nuk kishin rrugë tjetër osmanët për të depërtuar në Evropë, veç asaj që ‘mbrohej’ nga Skënderbeu! Pse të mos e pyesim vetë Skënderbeun çfarë admirimi kishte për krishterimin prendimor të Romës? Ai, tek po largohej i zhgënjyer e i helmuar nga Qyteti i Shenjtë i Romës, në fund të marsit 1467, mallkoj klerin cingun me këto fjalë: “Jo vetëm që duhet të lidhim paqë, por duhet t’ja hapim turkut edhe rrugën drejt Romës, që t’i shtrojë siç duhet këto priftërinj...”(16)

    Ndërsa sa i përket pushtimit të Perandorisë Osmane në trojet tonë dhe për tiu përgjigjur Dodë Gjergjit dhe të tjerëve në lidhje me Islamin, themi se Kontaktet e para të shqiptarëve me Islamin dhe gjurmët të islamizmit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hirë të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dendur prej misionarëve të botës islame arabo-turke, qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare etj. etj. të cilat historia i shtjellon shumë mirë. Por unë do të flas në lidhje me perandorinë dhe veprimin e saj në këto troje.
    Është faktuar historikisht se Osmanlinjët kanë filluar të duken në viset ballkanike rreth vitit 1354, kohë kur këto vise bënin një jetë feudale dhe vuanin nën sundimin e bizantit, të bullgarëve, të serbëve etj., të cilët edhe shqiptarët ishin vazhdimisht nën sundimin e tyre, dhe malltretimeve të ndryshme.
    “Osmanët ishin gjeografikisht larg, kurse ata që shqiptarët u druheshin se mos i thethitnin, ishin popujt kufitarë me origjinë sllave dhe grekë”.(17)

    Shumë prej sunduesve ushtronin dhunë ndaj shqiptarëve dhe i terrorizonin ata që nuk u nënshtroheshin urdhërave, ligjeve dhe besimeve të tyre, siç i përmendëm disa më lartë.
    Me depërtimin e Perandorisë Osmane dhe me shkatërrimin e Perandorive, për shqiptarët fillon një jetë e re. Perandorin Osmane disa zona apo vende e kanë pritur duarhapur sepse kanë qenë pjesëtarë të fesë Islame edhe para Osmanlinjëve, kurse në disa zona janë pritur dhe konsideruar edhe si shpresë-çlirues.
    Perandoria osmane-turke shqiptarët i gjen në gjendjen më të mjerueshme dhe tokat shqiptare të coptuara. Ndërrimi i një pushtuesi të egër me një të butë, i cili me vehte sillte mesazhin hyjnor të Islamit, ishte fillimi i një fati të ri historik, kur fillon të krijohet një shtresë e re e identitetit kulturor e kombëtarë të shqiptarëve. Nën halifatin islam të Osmanlinjëve tokat shqiptare u bashkuan, filluan të frymojnë së bashku, të tregtojnë e të punojnë së bashku. Pastaj, duke parë mesazhet e qarta dhe jodevijuese të Islamit, të cilat i jepnin njeriut vlerë, duke i kushtuar rëndësi lirisë, si gjëja me e çmuar, se si e urrente robërimin e skllavërimin, atëherë mendja e shëndoshë nuk mund të rrinte pa e pranuar. Duket se, çdo gjë që nuk e kishin më parë, tashmë e kishin. E si të mos pranonin të bashkëpunonin me këtë sundues, i cili ua hoqi terrin dhe i la të lirë të jetojnë, të punojnë, të tregtojnë, të lirë në besimet tjera, të organizojnë dhe të kenë një identitet të ri, që gati e kishin humbur.

    Do të përmend disa nga argumentet të historianëve dhe të tjerë rreth kohës së Osmanlinjëve dhe depërtimit të tyre në Ballkan e në veçanti në trojet shqiptare.
    Historiani ynë i periudhës Osmane, dr. Ferid Duka në lidhje me këtë çështje ka shkruar: “Faktorët që përcaktuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm, por një gjë duhet thënë: nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhvilluar me tendencë të posaçme nga sunduesit Osman. Të dhënat flasin se feja Islame është pranuar me dëshirë, nuk ka pasur dhunë në përhapjen e saj me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptarë”.
    Mark Tirta ka pohuar se Islamizimin e shqiptarëve nuk e shihte si dhunë; por si një ftohje, si një bojkotim i shqiptarëve kundër krishterimit, e pikërisht fillimisht kundër ortodoksisë serbe, greke e bullgare që i shpiente në shkombëtarizimin, në tjetërsimin etnik”.
    Arsa Millotoviqi, armik i madh i shqiptarëve i cili thoshte se “shqiptarët me përqafimin e fesë Islame i shpëtuan sllavizmit”.(18)
    Volteri, njëri nga armiqët e fanatikët më të mëdhenj të Islamit thotë se “ modeli islam i rregullimit të jetës, i pranishëm në kohën e Osmanlinjëve, paraqet shembullin më të mirë të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në lirinë e plotë të pjesëtarëve të feve dhe popujve të ndryshëm”.
    Historiani Robertson thekson se: “Me të vërtet muslimanët janë ata që e kanë unifikuar zjarrin dhe flakërimin për fenë e vet me zemërgjërësi dhe tolerancë ndaj pjesëtarëve të feve tjera dhe këto janë ata që, krahas tërë përkushtimit dhe vendoshmërisë konsekuente për përhapjen e fesë së vet, i kanë lënë të lirë të gjithë ata që këtë fe nuk e kanë përqafuar, sepse kanë dëshiruar t’i mbesin konsekuent mësimit të vet fetarë”.
    Kurse prof.Dr. Muhamet Pirraku thotë se: “Islami nuk ishte fe turke, e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarëve dhe të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqisnin vetëm pakicën sunduese”.(19)

    Aristidh Kolaj në “Arvanitët”, Athinë, 1985 thotë se:”Nuk ka egzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve”.(20)
    Profesori Robert Matran thotë: “ drejtuesit osman nuk kanë pasur vullnet për asimilimin e popullsive të poshtuara, nuk kryen as osmanizimin dhe as islamizimin të detyruar; përndryshe, si do të mund të shpjegonim ruajtjen e gjuhëve greke, bullgare, serbe apo të gjuhëve të tjera dhe feve të tjera…”. Poashtu dr. Çiro Truhelka i cili ka thënë se: “Është mendim i gabuar se Islamizmi është përhapur me dhunë. Egzistojnë argumente të shumta, të cilat e hedhin poshtë këtë. Unë mund të përmend vetëm një dhe ai është se shekulli i 19-të nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastirë në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”.(21)

    Italiani Roberto Marocco della Roca, ka shkruar: “Islamizmi i Shqipërisë ka qenë një pritë kundër trysnisë sllave”. Pët të provuar këtë me 1604 arqipeshkvi katolik i Shkupit informon Romën se shqiptarët ndiqeshin më shumë nga kisha ortodokse se sa nga turqit musliman”.(22)
    Duhet tja bëjë me dije Dodë Gjergjit, që ti përkujtojë vargjet e Gjergj Fishtes i cili në “Lahuta e Malcis”, ka shkruar:
    “Por, pse na të vegjël jemi
    Pse kend fis e vëlla nuk kemi
    Na sot shkjaut s’mund t’i bajmë ballë
    Qi po do t’na përpijë gjallë
    Prandaj, thom se e lyp e mara
    Qi dhe sot na, si përpara
    Të rrim njit me mbret të Stambollit
    Për me i bamun ballë Nikollit…”.

    Dodë Gjergji përmend edhe një shkak të kalimit në Islam të popullatës shqiptare, gjoja gjendja e rëndë ekonomike , haraçet brenda perandorisë Osmane si presion për ta përqafuar fenë Islame. Kjo nuk qëndron, sepse mirëkuptimi midis fesë Islame dhe feve të tjera, tolerance dhe bujaria muslimane kanë qenë çështjet parësore që kanë bërë për vete një numer dhe mas të madhe njerëzish, kurse dhuna dhe haraçi kanë qenë përjashtim. Lidhur me shkaqet e kalimit të shqiptarëve në Islam, Tomas W. Arnold, përveç të tjerash shkruan: “Është e mjerueshme ajo që pohojnë autorët e krishterë se shqiptarët janë detyruar ta pranojnë fenë nën presionin e dhunës e të haraçeve të paligjshme. Këta autorë nuk na ofrojnë fakte për akuzat e tyre. Zmajeviçi konvertimin e dy mijë njerëzve e arsyeton me numrin e madh të tatimeve dhe të taksave të tjera, por ai në të njëjtën kohë e pranon se edhe muslimanët jepnin të njëjtat tatime”.(23)
    Është turp i madh për të gjithë historianët që mbështesin këtë tezë, duke e ditur se Islami ishte ai që na mbrojti nga sllavizmi dhe nga humbja e identitetit tonë.
    Duke i njohur këto të vërteta, historiani anglez De Lacy shkruan: "Historia e bënë të qartë, se legjenda që “fanatikët musliman u shpërndanë nëpër botë duke detyruar popujt e mundur me majën e shpatës që të pranojnë Islamin', është një nga legjendat më absurde që historianët ta kenë pranuar ndonjëherë"(24).

    Në prag të kapitulimit të Perandorisë Osmane, ekzistonte një rrymë që kërkonte t'i bindëte shqiptarët se "turqit" ishin armiq kryesorë të shqiptarëve, sepse u 'mohonin' gjithëçka - propagandë e sajuar dhe e mbështetur fuqimisht nga serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët, që çonin ujë në mullirin e tyre, sepse ishin të vetëdijshëm se me dobësimin e Perandorisë, me shqiptarët do t'i qeronin hesapet më lehtë. Për fat të keq, edhe atëherë sikur sot, në lojën e propagandës së ndyrë sllave, ishin futur edhe disa prijës të fiseve shqiptar.(25)
    Pas rënijes së Perandorisë Osmane, italianët dhe malazezët nga e majta, bullgarët në të djathtë, serbët mbi kokë dhe grekët përfundi, të gjithë në aleancë u derdhën si të tërbuar në bark të Shqipërisë. Dhe kur u gjymtua Shqipëria Etnike, sllavët nuk ishin në aleancë me islamikët, por me Athinën e Vatikanin, Moskën e me gjithë Evropën. Cila aleancë i dhuroj Serbisë 1400 km2 me 2 milion banorë? Cila aleancë i dhuroi Greqisë 16844 km2 me 1 milion banorë? Cila aleancë i dhuroi Malit të Zi 2040 km2 me 700 mijë banorë të tokës shqiptare e të popullit shqiptarë?(26)

    Apeloj tek shqiptarët në përgjithësi e muslimanët në veçanti që të tregohen maksimalisht të matur dhe të kujdesshëm ndaj këtyre provokimeve të vazhdueshme me qëllime dhe plane të caktuara më parë, dhe të mos bien pre e qarqeve të caktuara politike, por të ruajmë bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare që kemi pas me shekuj dhe e kemi ende. Duke iu shmangur çdo lloj provokimi dhe gënjeshtre. Mirë e ka thënë Sami Frashëri, se po të mos kishte gënjeshtra shumë kredi e myshterinj, askush nuk do të gënjete, as edhe Islamofobët.

    Palëve kundërshtare ju citoj një nga citatet biblike ku thotë: “Athua u bëra armiku i juaj, duke ju thënë të vërtetën?” (Galatasve 4: 16)


    -------------------------------------------------------

    1 A. Kolja: “Arvanitët”, Athinë 1986, sipas Hajrudin Muja, “Herezia-edhe një shkak për kalimin e shqiptarëve në Islam, www.shqiperia.yahoogroups.com
    2 Dr. Maurice Bucaille, “Bibla, Kur’ani dhe Shkenca”, Gjakovë, fq. 10
    3 Takvimi 2002, botuar në Prishtinë, fq. 243
    4 Po aty fq. 245
    5 "Start" VI, 1982, f.72, sipas H. Muja, “Përkitazi me trillimin “Aleance Tradicionale sllavo-islamike” të Qerim Ujkanit”, www.shqiperia.yahoogroups.com
    6 Behxhet Jashari: "Katarza papale e Gjon Palit të Dytë dhe "mëkatet" e Kishës katolike", www.shqiperia.yahoogroups.com
    7 Dhori Qiriazi: "Krishterimi në Shqipëri" Tiranë 2000, f.94, 114, sipas H. Muja, “Përkitazi me trillimin “Aleance Tradicionale sllavo-islamike” të Qerim Ujkanit”, www.shqiperia.yahoogroups.com
    8 S. Novakoviq: “Zakonik Stefan Dusana” Beograd 1848
    9 Olga Zirojeviq: "Histori pak e njohur: Feliks Kanic (Felix Kanitzi 1829-1904) - dëshmitar i qytetërimit të fundit osmano-turk në Serbi" "Glas islama", nr. 90-91, Novi Pazar, maj-qershor 2004. Sipas H. Muja, “Përkitazi me trillimin “Aleance Tradicionale sllavo-islamike” të Qerim Ujkanit”, www.shqiperia.yahoogroups.com
    10 Petar Petroviq Njegosh: “Kurora e Maleve” verzion i shqipëruar, Prishtinë 1952, Po aty.
    11 Edit Durham: "Njëzet vjetë ngatrresa Ballkanike" Romë 1924, f.241, Po aty.
    12 Dëshmi gojore nga Burhanudin Fili, nga kopliku, New York 5 shkurt 2006, Po aty.
    13 Oliver Jens Schmit: ‘Arbëria Venedike” shqipëruar nga Ardian Klosi, Tiranë 2007, f.469, Po aty.
    14 Muhamet Pirraku: “Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar, Prishtinë 2003, Po aty.
    15 Dr. Muhamet Pirraku: “Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar, Prishtinë 2003
    16 Oliver Jens Schmit: “Arbëria Venedike” shqipëruar nga Aben Puto, Tiranë 2007, f. 365, sipas H. Muja, “Përkitazi me trillimin “Aleance Tradicionale sllavo-islamike” të Qerim Ujkanit”, www.shqiperia.yahoogroups.com
    17 Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët, Përmbledhje studimesh, fq. 58
    18 Për më tepër shih “Islami në shqipëri gjatë shekujve”, Ali M. Basha, fq. 70
    19 Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, N. Ibrahimi, fq. 222,223,232
    20 Përmbledhje studimesh, vepër e cituar, fq. 47
    21 Sipas Muhamed Pirraku, tek Dituria Islame nr. 83 viti 1996 Prishtinë
    22 A.M. Basha, vepër e cituar, fq. 47,48,53,54,59
    23 Përmbledhje studimesh, vepër e cituar, fq. 115
    24 De Lacy O’Leary: “Islam in Crosroads”, London, 1923, f. 8, sipas Hajrudin Muja, “Herezia-edhe një shkak për kalimin e shqiptarëve në Islam, www.shqiperia.yahoogroups.com
    25 Sadulla Brestovci: "Mardhëniet shqiptare - serbo - malazeze 1830 - 1878", Prishtinë 1983, f. 82, 91, 162,188, 189, 190, 200, 223; Faik Konica: "Kombi shqiptar po zgjohet", Vatra, Shkup 2007, sipas H. Muja, “Përkitazi me trillimin “Aleance Tradicionale sllavo-islamike” të Qerim Ujkanit”, www.shqiperia.yahoogroups.com
    26 H. Muja, “Përkitazi me trillimin “Aleance Tradicionale sllavo-islamike” të Qerim Ujkanit”, www.shqiperia.yahoogroups.com

    http://www.bibladhekurani.com/everte...?article_id=32


    Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT
    www.bibladhekurani.com
    www.geocities.com/bibladhekurani

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Te keshilloj qe ta analizosh mire deshmine e Imzot Dode Gjergjit, pastaj flit. I vetmi komuniteti katolik shqiptar ka te drejten e mbrojtjes historike te Kombit.

    Katoliket shqiptare eshte raca me e paster shqiptare !!



    NoName




    Shqyrtimi i çështjes së Kosovës nga pikëpamja e Kishës Katolike në Kosovë


    Dëshmia e Imzot Dodë Gjergji në Strasburg
    Më 19 shkurt 2008




    Fort të nderuar Ekselencë,
    të nderuar Zonja dhe Zotërinj,
    të dashur vëllezër e motra!

    Në fillim më lejoni të shpreh konsideratat e mia për Institucionin Tuaj, për strukturat që veprojnë brenda tij dhe për secilin prej Jush veç e veç.
    Në veçanti falënderoj shumë të nderuarin z Dr. Ingo Friedrich që më ftoi dhe e organizoi këtë takim.
    Zonja dhe zotërinj
    Këto ditë po shqyrtohet mundësia e marrjes së vendimeve të rëndësishme për ne qytetarët e Kosovës por edhe për të ardhmen e vendit tim.
    Kosova kërkon të këtë shtetin e vet të pavarur dhe demokratik, i cili do të mbështetet nga Bashkimi Evropian për të arritur funksionimin normal shtetëror, forcat e KFOR-it do të sigurojnë stabilitetin dhe paqen, kurse të drejtat e pakicave, sidomos asaj serbe, do të garantohen në bazë të propozimeve në Pakon e Ahtisarit. Ky proces mbështetet prej shumicës së faktorëve relevantë në Kosovë, edhe nga ne po ashtu.
    Për të kuptuar mirë arsyen pse i japim mbështetje Kosovës në këto procese të marrjes së vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e të gjithë qytetarëve të saj, duhet të bëjmë një vështirim historik të ngjarjeve, që kanë ndikuar në akumulimin e vlerave të përbashkëta të popullit Shqiptarë, pa marrë parasysh dallimin. Po edhe për të parë se Kisha Katolike ka qenë bartëse dhe ruajtjese, në mendjen dhe në zemrën e popullit shqiptar, e pashkëputshëmrisë së vlerave tona të përbashkëta të krishtera dhe evropiane.
    Vështrimi historik i veçorive tona
    Krishterimi ka depërtuar në trojet tona që nga koha apostolike, gjatë udhëtimeve misionare të Shën Palit dhe nxënësve të tij në Ilirik, ku bënte pjesë edhe Kosova e sotme. Këtë e dëshmojnë burimet biblike, historike, arkeologjike etj. Sidomos duhet theksuar argumenti faktik i pranisë së vazhdueshme, ndër shekuj, i Kishës katolike si pjesë përbërëse e shoqërisë në të gjitha periudhat historike.
    Përgjithësisht, krishterimi ynë gjatë shekujve mbartë shenja të martirizimit, sidomos gjatë përndjekjeve të Perandorisë Romake, ( deri te Edikti i Milanos 313), përndjekja dhe martirizimi i madh gjatë sundimit pesëshekullor të Perandorisë Osmane (1468-1912), dhe së fundmi diktaturës komuniste (1945-1990). Më tutje mund të themi se lashtësia dhe tradita e krishterë, pjesërisht ishte rrezikuar edhe me dyndjet e popujve sllavë, të cilët në trojet ilire gjetën një Kishë mjaftë mirë të organizuar. Kjo do të thotë, se popujt sllav nuk e sollën krishterimin në trojet tona, ata krishterimin e gjetën në mesin tonë.
    Gjatë 5 shekujve të persekutimit turko-otoman, kleri katolik bartte dritën e vetme fetare dhe kombëtare te shqiptarët, sidomos në ruajtjen e gjuhës dhe kultivimin e saj përmes veprave të botuara, që nga “Formula e Pagëzimit” (1462) e deri te veprat filozofike e teologjike. Gjatë kësaj periudhe binomi “Fe dhe Atdhe” ishte formësuar dhe thadruar në zemrën e klerit dhe të popullit, si përcaktim jetësor i veprimit shoqëror e fetar.
    Sundimi i gjatë Otoman në trojet tona la pasoja të shumta. Pasoja më e rëndë, pa dyshim, mbetet ndarja jonë fetare, e cila u shkaktua nga mungesa e lirisë fetare, ligjet diskriminuese ndaj të krishterëve, përndjekjet, mungesa e klerit katolik, lakmia për pasuri dhe privilegje, kushtëzimet me “haraç”, marrja e fëmijëve për të krijuar ushtrinë turko-otomane etj. etj. Në fillim ndarja shfaqej nën hijen e “laramanizimit – kriptokrishterimit ”, që do të thotë: pranim formal i emrave, traditës dhe fesë islame në publik dhe ushtrimi i krishterimit në jetën private. Duke qenë se kjo gjendje zgjati me shekuj, gradualisht u bë islamizimi i pjesës së madhe të popullit tim.
    Sot, ne Shqiptarët, si rrjedhojë e asaj që u tha më lartë kemi dy konfesione, fatbardhësisht kjo ndarje fetare e shkaktuar prej të tjerëve nuk ka sjell përçarje mes nesh, sepse ne arritëm të ruanim dashurinë dhe respektin paraislamik për njëri-tjetrin.
    Shqiptarët pa dallim feje janë përpjekur bashkërisht, sidomos 100 vitet e fundit, për t’u shkëputur nga lindja dhe për t’u bashkuar me familjen e popujve evropian, prej ku ishin rrëmbyer pas vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe. Me krijimin e shtetit të Shqipërisë (1912), populli shqiptar kishte filluar të merr frymë më lirshëm, edhe pse mbeti populli i coptuar në disa shtete. Fatkeqësisht, liria nuk zgjati shumë sepse Komunizmi përsëri na i grabiti atë.
    Kosova deri më 1981 e gëzonte një autonomi në ish Federatën Jugosllave. Ajo autonomi u mohua pikërisht në vitin e përmendur, kur edhe fillojë persekutimi shtetëror kundër shqiptarëve të Kosovës. Me këtë mohim flagrant të të drejtave individuale dhe kolektive, filloi kriza në Kosovë. Më vonë kjo krizë u zgjërua në tërë viset e ish-Jugosllavisë, duke shkaktuar luftëra që morën jetëra të shumta njerëzish dhe rrënuan qytete e fshatra. Kjo dhunë mori fund me ndërhyrjen e forcave të aleancës ushtarake të NATO-s, mu aty ku kishte filluar.
    Në këto kohë krize, gjithë populli dhe Kisha katolike në krye me ipeshkvin Nikë Prela (1918-1996) promovonin qëndresën paqësore. Ai frymëzohej nga paraardhësi i tij, Imzot Pjetër Bogdanit (1625-1689), i cili thoshte: “Fati i popullit tim, është fati im”, prandaj ishte i vendosur të jetë në anën e popullit të pambrojtur, duke ngritur zërin kundër çdo lloji dhune, padrejtësie, diskriminimi dhe punonte pa ndërprerë për ta motivuar kishën e përgjithshme dhe Qeveritë Tuaja për ta mbrojtur këtë popull. Po këtë qëndrim, në vazhdimësi, e mbajti guximshëm e besnikërisht edhe paraardhësi im i nderuar ipeshkvi Mark Sopi (1938-2006) së bashku me mbarë klerin i Kishës katolike në Kosovë. Po edhe pas Luftës (1999) nuk mungojë angazhimi i Tij me klerin për të qenë promovues i vlerave njerëzore dhe i të drejtave të të gjithëve, në veçanti ndaj të varfërve dhe të rrezikuarve.
    Mu për këtë, qytetarët e Kosovës pa dallim, janë miqësor dhe të afërt me Kishën tonë, sepse, si në të kaluarën ashtu edhe në ditët e sotme, ajo ka qenë dhe është gjithnjë në shërbim të Zotit dhe të popullit, pa u ndikuar nga dallimet që i kemi.
    Lashtësia e pranisë historike, vlerat që ka promovuar gjatë shekujve, gatishmëria e mishërimit me vuajtjet e popullit, kanë bërë që Kisha Katolike të jetë faktor i rëndësishëm për të gjithë njerëzit në Kosovë. Pikërisht, dëshmia mbresëlënëse e saj në të kaluarën dhe sot, ka bërë që populli shqiptar ta sheh Kishën tonë Katolike si pjesë të pandashme të vetën, edhe pse shumica i takon besimit tjetër. Mu për këtë, i gjithë populli, me nderim dhe falënderim e pranojnë përvojën e përbashkët paraislamike. Krishterimin e quajnë me simpati “feja jonë e vjetër”, sepse e dinë dhe e pranojnë se Kisha Katolike ishte thesar i përbashkët ku është ruajtur gjuha, tradita dhe kultura e mirëfilltë e shqiptarëve.
    Ky fakt, nxitë një pjesë të rinisë dhe të intelektualëve të orientohen në kërkimin e “rrënjëve”, trashëgimin tonë të përbashkët shpirtëror, që ne e quajmë “pagëzimin kulturor”. Në këtë kërkim të rrënjëve shpirtërore dhe kulturore, sidomos kanë ndikuar dy figurat më të ndritshme të popullit tonë, Gjergj Kastrioti, – Atleta Christi dhe e Lumja Nëna Terezë (1910-1997), bija e popullit tonë.
    Një rol të veçantë e ka luajtur në këtë drejtim, orientimi miqësor i Selisë së Shenjtë ndaj shqiptarëve dikur dhe sot. Sidomos kujdesi që ka treguar Papa Gjon Pali II (1920-2005) për ne.
    Në këtë frymë duhet kuptuar arsyen pse shqiptarët e krishterë nuk i konsiderojnë shqiptarët e besimit islam si të huaj, por si vëllezër të islamizuar në rrethana të vështira historike. Po ashtu edhe shqiptarët e islamizuar nuk e konsiderojnë krishterimin si fe të huajën, por, siç thamë, si “fenë e tyre të vjetër”. E sot, si fe e vëllezërve të tyre shqiptarë. Kjo përvojë historike, gati unike në botë, bënë që krishterimi dhe islami të bashkëjetojnë dhe të bashkëpunojnë mjaft mirë në çështjet e përbashkëta, shoqërore, kulturore e kombëtare.
    Shqiptarët në tërësi janë proevropian dhe prokristian, sepse nuk donë dhe nuk mund t’i mohojnë vlerat tona të përbashkëta gjatë historisë. Ky kontekst historik dhe aktual mundëson ndër ne një lloj islamizmi tradicional dhe të matur, të hapur, të orientuar më tepër rreth vlerave njerëzore të civilizimit perëndimor.
    Kisha katolike në Kosovë, edhe në fushën e komunikimit mes të krishterëve, gjithnjë ka kultivuar dhe kultivon dialogun ekumenik mes Kishave. Ne kërkojmë me këmbëngulje dialogun ekumenik me Kishën Ortodokse Serbe, sepse jemi dy Kisha të krishtera. Në të kaluarën kemi pasur suksese të mjaftueshme në këtë drejtim. Mjerisht, pas lutës së vitit 1999, nuk kemi arrit nivelin e dëshiruar, për shkak se Kisha Ortodokse Serbe ka mbetur edhe sot nën ngarkesën politike që e kanë imponuar rrethanat.
    Kisha katolike në këto momente po përpiqet të jetë urë ndërlidhëse mes dy realiteteve tona, islamizmit ndër shqiptarë dhe ortodoksizmit, kryesisht serbo-malazez. Ne po përpiqemi të japim kontributin modest për pajtimin e ndërsjellë në mënyrë që të krijohen kushte për dialog dhe jetë të përbashkët në paqe mes të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë.
    Ky është roli ynë historik dhe aktual, sepse me shqiptarët myslimanë jemi vëllezër në gjak, gjuhë, traditë, kulturë, me shekuj edhe me fe, ndërsa me ortodoksët jemi vëllezër të krishterë.
    Tani në realitetin e ri të krijuar në Kosovë, Kisha jonë po vazhdon të luan rolin e saj domethënës duke promovuar domosdoshmërinë për të bashkëjetuar të sotmen dhe të ardhmen, denjësisht me gjitha fetë. Ajo po ashtu angazhohet për të respektuar të drejtën e secilit për të qenë vetvetja, duke e respektuar të drejtën e çdo personi që të besojë atë që ia siguron mirëqenien e shpirtit, kulturën etnike dhe kundërshton çdo rryme destruktive, përçarëse e konfliktuoze, që do të mund të prishte bashkëjetesën.
    Me bindje të thellë, konsiderojmë se dialogu ndërkishtar, ndërfetar dhe ndëretnik është e mundësia e vetme për të krijuar dhe ruajtur mozaikun e kombeve, feve, gjuhëve dhe traditave të ndryshme në Kosovë e më gjerë në rajon.
    Të nderuar Zonja dhe Zotërinj
    Qëndrimi ynë lidhur me të ardhmen e Kosovës nuk ka ndryshuar asnjëherë, që nga vitet e nëntëdhjeta e deri më sot: Ne këmbëngulim se falja dhe pajtimi janë rruga e vetme që duhet ndjekur nga të gjithë që jetojnë në këtë vend. Vullneti i shumicës duhet respektuar dhe ky vullnet duhet mbështetur nga të gjithë faktorët, brenda dhe jashtë, që të mund të sigurohet paqja e qëndrueshme në këtë pjesë të Evropës.
    Në anën tjetër promovojmë pa ndërprerë se: Intensiteti i shpenzimit të energjive individuale dhe kolektive të shumicës, për të siguruar të drejtën natyrore të vetëvendosjes, arsyetohet vetëm kur do të shpenzohen të njëjtat energji në marrjen e përgjegjësisë për t’iu siguruar të gjitha pakicave, qofshin ato nacionale apo fetare: siguri të qëndrueshme, mundësi të barabarta, me “drejtësi dhe paqe”.



    Faleminderit për vëmendje!
    Dodë Gjergji, Ipeshkëv

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Pervecse i pavlere eshte ofensiv, dhe i pavlere si postim. S'ja vlen te lexosh gjera te tilla. Kur te mendosh per te tilla gjera thuaji ne arabisht, turqisht apo cfaredo gjuhe te vendeve te lindjes se mesme por jo ne shqip.

    Ne shqip nuk mund te flasesh kunder kishes pasi jo me pak se zanafilla, esenca dhe kyci i letersise dhe gjuhesise shqiptare eshte nen themelet e kishes dhe udheheqesve fetar te kishes katolike dhe asaj ortodokse pjeserisht. Nuk ka pjese te historise ku nuk luan rol kyc kisha katolike ne shqiperi si ne ceshtje kombi po ashtu edhe atdhetarizmi. Nese keni patur shansin qe se paku te mbaroni klasen e pare te ciklit te ulet patjeter qe do te keni ndeshur ne histori, letersi, gjuhesi qe tregon per kishen, mbase nuk eshte emri At, apo Dom perpara emrit te liderve shpirteror te klerit katolik si rrjedhoje e propogandave qe kane patur mbrojtjen e komunizmit.

    sikur edhe hoxh apo imam te jeni ju sdo te arrini kurre qe te keni as gjysmen e arsimimit te Dode Gjergjit, dhe liderve shpirterore te kishes katolike. Pastaj ku duhet te shikosh driten nga injoranca apo nga dija, logjika dhe arsyeja.

    Nese Presidenti Moisiu e ka thene nje gje te tille neser dhe ne te ardhmen do te jene jo vetem persona individe por pjesa derrmuese dhe intelektuale nese nuk e thone kete sot.

    Zgjohu nga injoranca dhe kerko dijeni njeri i prapambetur!
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2006
    Postime
    15
    eshte e vertet, se e verteta dhemb shume, kur zbulohen faktet gjat historise...cka te bejsh.

    ju kisha propozuar qe te lexoni me shume dhe te sillni argumente e jo fjale qe i merr era, por fjal dhe argumente qe peshojn dhe tregojn te verteten.

    skisha humbur kohe me ju fort, nese jeni per dialog ateher urdheroni me fakte, perndryshe nuk replikoj me sende te pa vlera si parashkruesit e mi.

    cdo te mire.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2007
    Vendndodhja
    Në tokën e ZOTIT
    Postime
    152
    Dodë Gjergji, eshte duke e luajtur nje rol pervers shumë provokuese me pjesën dërmuese muslimane, Musliman, ata te cilet edhe ia sollën lirinë e të shprehurit apo si te them me ndryshe, të OFENDUARIT publikisht. Ai mendon qe duke e mashtruar evropen mund ti manipluoj edhe shqiptaret. Këta argat te Vatikanit nuk jan te zot per kombin Shqiptar, ata kan nje enderr, dhe per nje enderr punojn "Rikthim" i muslimanëve në Idhujtari/Politeizëm ! Siq e pata lexuar nga nje intelektual shqiptar duke i u adresuar Dodës, ai thoshte ; që Shqiptarët jan pro-Evropës, Pro-Amerikes, e pro-Gjithqkaje ! Vetëm jo- "PRO-Krishterizmit" ! Rinijës nuk i intereson per fen e krishtere, atyre i intereson puna, shkolla dhe sidomos raprotet qe i kan me Zotin e vërtet, Zotin 1 i cili eshte Zoti i Jezusit a.s., Muhamedit dhe gjith çka që egziston !

    alprud e nderuar, kishat per te cilet po flet, me nje epok te lashtë ishin pron te tonat ! Shumica e kishave që datojn para ardhjës te osmanlijëve neve na takojn, dhe kët gjë, ende se kam kuptuar nga klerikët islam se pse nuk i marin qka i takon ? Edhe ne bibel thuhet, "Ktheja Sezarit qka eshte e Sezarit".

    Duhët nje debat publik, dhe diskutim seriozë per keto sene qe shpresoj qe së shpejti edhe do ti hynë kesaj pune, sepse do ti hynë her-do-kurdo !

    E siq thot nje fjal e urt disi; Teshës ja din vlerën vetëm një here kur ta humbësh, kush kërkon shum, mund te mbet edhe pa hiq.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga Senadi_ul Lexo Postimin
    eshte e vertet, se e verteta dhemb shume, kur zbulohen faktet gjat historise...cka te bejsh.

    ju kisha propozuar qe te lexoni me shume dhe te sillni argumente e jo fjale qe i merr era, por fjal dhe argumente qe peshojn dhe tregojn te verteten.

    skisha humbur kohe me ju fort, nese jeni per dialog ateher urdheroni me fakte, perndryshe nuk replikoj me sende te pa vlera si parashkruesit e mi.

    cdo te mire.
    Ku ke te vertete dhe histori ti mar... ti jo vetem qe jep bindjen se jeni nje manjak i pastervitur ne bankat e shkolles por nje njeri qe shume thjeshte mund ti thoshte turkut na pushto edhe pak me gjate...
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  7. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    O Senad Makovic!
    Pse nuk flet per ofenziven osmane me shpate dhe roberine 500 vjeçare, por quan ofenzive kete pune?! Realiteti cili eshte? E di kush je se kam degjuar per ty ne Ulqin ( shpesh kaloja andej, kam shoke dhe miq ne Ulqin dhe ne Anen e Malit) dhe per kete e di qe eshte e kote te debatohet me njerez te kalibrit tuaj, se per ju bota eshte bardhe e zi.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2006
    Postime
    15
    E di kush je se kam degjuar per ty ne Ulqin ( shpesh kaloja andej, kam shoke dhe miq ne Ulqin dhe ne Anen e Malit) dhe per kete e di qe eshte e kote te debatohet me njerez te kalibrit tuaj, se per ju bota eshte bardhe e zi.
    .................................................. .................................................. ...

    nese me njeh ateher pse nuk vjen te ta mesoj historin, dhe ta kuptosh realitetin e historise se mirefillt dhe jo te atyre qe kan deshire ta shtremberojn historin e vet.

    lajmerohu dhe debatojm per gjerat qe te nevojiten, sepse ke nevoje.

    cdo te mire.
    senadi.

  9. #9
    Dr. Dallaverxhi
    Anëtarësuar
    03-08-2006
    Postime
    9
    @ senadi_ul

    o picpirik po ja fut sikur se tishe ne kohen e ali bungut. po mundohesh me perqa popullin shqiptar majmune shko ka je ardh e mos e merr emrin Imzot Dode Gjergji kurr ma neper goj se esht mkat i madh se ti mi jetu edhe 7 shekuj nuk mundesh me arrit as afer dijenis se Imzot Dode Gjergji!!!!!
    duke lexuar se qfar shkruan ti kuptohet se je mbrapa me men ti je "prodana dusha"

    kso lloj propaganda mundesh me hap ne komunitetin musliman ndoshta atje ta fut dikush
    rak-in e merr naj mendim pozitiv por vetem ndoshta nga najnjo i mrapametunqe esht si ti!

    ngo e kurr mos harro-Meshira ipet fal e Lakmia fitohet shum shum veshtir!!! e na e dim se (spo flas per krejt por per qisi me mendime si ti) na kini shum Lakmi, por mos u merzit se na kemi Meshir per kso si ti e sti marrim pernime budallaqet tua

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-05-2008
    Postime
    75
    reagimi i senad makut nuk me pelqen aspak por te jemi real ate qe e paska thene ipeshkvi dodë gjergji ne strazburg eshte reale,nuk mund ta quash shpifje apo sulm ndaj islamit kur te parë tan ishin të krishter dhe kjo mua sme pengon aspak .

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2006
    Postime
    15
    Përhapja e Islamit në Shqipëri …Thomas Arnold
    Shkaqet e kalimit në Islam te shqiptarët … Muhamet Pirraku
    Baza e çdo feje - përsosshmëria morale …Imam Vehbi Ismaili
    Tentativë e pasuksesshme dhunë fetare …Sherif Delvina
    Antagonizmi ndërmjet dy kishave për dominim në tokat e Arbërisë (i hapi rrugën fesë Islame) …Iljaz Rexha
    Roli i Islamit në integrimin e Shqipërisë etnike dhe të kombit shqiptar …Dr. Muhamet Pirraku
    Momente të kalimit në Islam të popullsis shqiptare në shekullin XV - XVII …Ferit Duka
    E vërteta dhe paragjykimet për Islamin në botë dhe ndër shqiptarët …Mr. Qemajl Morina
    Islamizimi i popullit shqiptar …Skender Riza
    Kultura Islame shqiptare në vitet '20 - '30 të shekullit XX ...Viron Koka
    Roli i Islamit për forcimin e unitetit kombëtar shqiptar në dhjetëvjeçarin 1981 - 1991…Ana Lalaj


    keto artikuj i gjeni ne kete link:
    http://www.horizonti.com/libri/index.html

  12. #12
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ty me shume te paska ngacmuar nje deklarate e nje prifti se sa roberia 500 vjeçare!!!

    Faleminderi per ftesen. Ne korrik/gusht jam andej. Sidokudo ajo historia jote mua nuk me duhet. Historia e sahanlepirsve te turkut ska se ç'me duhet.Historine reale me kan mesuar te paret.
    Disa nga fjalet me te cilat tu drejtova ishin...
    O Senad Makovic!
    Pse nuk flet per ofenziven osmane me shpate dhe roberine 500 vjeçare, por quan ofenzive kete pune?! Realiteti cili eshte? ......
    Po te pyes s ea ke degjuar per fjalen haraç? A ke degjuar per padishah? A ke degjuar qe djemet shqiptar qe nuk iu bindshin urdherit per tu bere musliman i çonin ne Azi dhe Afrike... Nese din me fol per kulturen ilire, se sa per kulturen e turkut qe na ka shkatrruar cdo gje dhe na ka lene 500 vjet pas evropes, nuk me duhet. Shko ne Shas dhe aty e ke kulturen, nuk ke nevoje te ikesh ne Azi te kerkojsh kulturen tende.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Senadi_ul Lexo Postimin
    Reagim ndaj “dëshmisë” së Ipeshkvit Dodë Gjergji në Strasburg me dat. 19 shkurt 2008.



    b)Persekutimet e ndryshme nga ana e poshtuesit turku-otoman, dhe kleri katolik ishte ai që barte dhe ruante vlerat, kulturën tonë (krishtere), gjuhën , etj.;


    Ajo që u tha më lartë dhe nga keqdashësit e këtij besimi Islam, ka të bëj me akuzat kryesore që i bëhen Islamit predominon ajo që ka lidhje me përhapjen e tij me dhunë, në përgjithësi në botë, veçanërisht në trojet tona, fe që është imponuar nga pushtuesit

    Kanë tentuar ta paraqesin islamizimin e shqiptarëve si “një e keqe e madhe”, një konvertim i detyrueshëm me metoda të ndryshme,

    “islami është trung i huaj në trupin shqiptarë”, se “është mbjellur me shpatë gjatë pushtimit 500 vjeçarë turk!”, dhe se është “në kundërshtim me zakonet shqiptare” , etj.


    Dodë Gjergji përmend edhe një shkak të kalimit në Islam të popullatës shqiptare, gjoja gjendja e rëndë ekonomike , haraçet brenda perandorisë Osmane si presion për ta përqafuar fenë Islame. Kjo nuk qëndron,
    [/CENTER]

    Nuk e kuptoj si merr guximin dikush te tentoj ta mohon 500 vjet sundimin turk, kjo eshte e çuditshme!!!
    Keto mund te mohohen vetem nga njerezit si puna e jote!! Shkrimi i juaj ishte shkrim i gjate dhe krejt i pa vlere, por per hir te disa anetareve qe kan shkrua ketu un nuk e mbylla kete teme, per ndryshe te keshilloj te shhkruajsh te komuniteti i juaj kesi lloj pollavre 10 km te gjate.

    Sa i perkete reagimit ndaj Ipeshkvit te Kosoves, imz Dode Gjergjit, nuk keni faje ju talibanet se reagoni, e kuptoj shqetesimin e juaj, pos te tjerave ju reagoni edhe per faktin se keni pase deshire te raportoj ndonji mjeker gjate e pantoll shkurter atje, per fat ju nuk u pyte askush, pos asaj besa ju as te arabet atje nuk mund te raportoni per Kosoven se ata nuk e kan njohur ende Kosoven shtet dhe nuk do ta njohin edhe aq lehte kue dihet fakti se prishin miqesine me armiqet tane, ndersa, shtetet serioze dhe ato shtetet me vlere, kerkojne dhe ndegjojne te respektuarin Dode Gjergjin dhe dodat e tjere e ju mund te reagoni me pollavrat e Mohamet Pirrakut dhe Pirrakave te tjere.


    Per ndryshi ti dajia i dheut shko aty ku e ke vendin, ti le qe e paske humbur realitetin dhe historine e popullit tende por e paske humbur edhe rrugen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 03-06-2008 më 17:22
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2007
    Vendndodhja
    Në tokën e ZOTIT
    Postime
    152
    Toni 77,... para se te shkruash tjera here, mendo mir se kush ishin armiqët e Shqipëtarëve e kush ua prishi këtë miqësi qe Dodë Gjergji e cilëson si shum pozitive para lufte, nuk ishin arabët, por kryqalijt ! Që ju jeni ata te cilët punoni nat e ditë që ti sillni ata qe i larguam !

    Eshte e kot qe t'me quajsh "propagandist", progandist jam at here kur te tregoj "pallavra" si ky imzoti juaj !

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-05-2008
    Postime
    75
    lukolli.... mos e trego vet veten se sa km.je i pa ditur, peshoj mire deklarimet tuaja dhe permisohu ..... mos i permend arabet sepse ma perkujton gadafin e libis krahun e djathte te miloshit pse pofutesh aty ku nuk mund te dalesh,une me fe jam musliman por nuk mund te jem musliman i mire nese nuk e pranoj librin e shenjte te bibles te lutem meso

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-05-2008
    Postime
    75
    Rrenjet tona jan te krishtera nuk ka diskutim deshe apo sdeshe ta pranosh . nuk mund te them se ishin pollavra ato qe i tha ipeshkvi Dode Gjergji eshte realitet dhe kjo nuk duhet te ju mundoj nje lutje per te gjithe mos e rendoni aske me fjale as me prapashtese te emrit apo mbiemrit te ndokujt

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2007
    Vendndodhja
    Në tokën e ZOTIT
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga nezir2007 Lexo Postimin
    Rrenjet tona jan te krishtera nuk ka diskutim deshe apo sdeshe ta pranosh . nuk mund te them se ishin pollavra ato qe i tha ipeshkvi Dode Gjergji eshte realitet dhe kjo nuk duhet te ju mundoj nje lutje per te gjithe mos e rendoni aske me fjale as me prapashtese te emrit apo mbiemrit te ndokujt

    Qfar realiteti bre ?... po nëse fillon dhe i kërkon rrënjët e tua, at here do te dalesh tek Ademi e Hava a.s., qe ishin Musliman !

    Sille mbshtille, realiteti i dodës nuk përputhët me realitetin e sodit. Ai ende si ne mesjet flet, "kemi qen" po-po, keni qen po s'jemi më !

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2006
    Postime
    15
    te nderuar ju mundeni te llomotiteni sa te doni, por kur njeriu nuk ofron fakte per ato qe flet, ateher sjam i detyruar tju pergjigjem ne pallavrat e juaj.
    keshtuqe per disa ju kisha preferuar qe ta lexojn edhe nje here shkrimin me larte, sidomos pjesen e fundit, sepse po shoh se nuk e kan lexuar artikullin, por vec titullin e artikullit, e pastaj flasin.

    sa per moderatoret mundeni qe ta largoni krejt shkrimin , dhe te me bllokoni, si te doni, nuk me beni kurgje mua, por kur njerezve ju vret e verteta, dhe del ne pah e verteta ateher natyrisht se kerkojn qe ti largojne keto shkrime dhe ti bllokojn disa te tjera, sic keni vepruar me disa shkrime te mehershme duke i larguar nga forumi......keto nuk jan shpifje e as pallavra sic shpreheni ju, por jan fakte dhe bile te argumentuara shume mire, jo nga une por nga ata qe e kan studiuar mire kete histori te shqipatre, qofte nga te huajt, qofte edhe nga historiant tone shqiptar, qofshin ato musliman apo te krishtere......

    une po e le me kaq, sepse skam ardhur ketu tju mbushi mendjen, por tju ofroj atyre qe deshirojn te dijn realitetin dhe ta njohin realitetin qe te jet nje shtytje per studimin e asaj ceshtje qe shtjellohet.

    keshtuqe ju pershendes dhe kalofshit sa me mire, hapni syt e studioni dhe lexoni historin e vet, sepse eshte turp i madh per ato qe nuk e njohin, por vec flasin me te ndegjuar dhe nga njerezit jo adekuat per kete ceshtje.

    rrini gezueshem.

  19. #19
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Faktet i gjen ne Shas, ske nevoje ti kerkosh ne Anadoll as Arabi. Aty e ke te shkruajtur historine.
    Kurse per librat e para shqipre, ndoshta ti kan mesuar ne shkollen fillore, ndoshta te kan terguar se kush jane autoret? Po per cilin realitet flet ti mer? Edhe nje here po e perseris, shko ne Shas se Shasi eshte historia dhe te paret e tu.
    Syte i hapim dhe sahanat nuk dum ti lepijme.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  20. #20
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Citim Postuar më parë nga LuKoLi Lexo Postimin
    at here do te dalesh tek Ademi e Hava a.s., qe ishin Musliman !
    ademi dhe hava - musliman !! hahah kjo eshte cmenduria me e madhe qe kam degjuar ne jeten time !! edhe prostitutat e Muhamedit ishin muslimane, eh ??

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shën Gjergji, Martiri i Madh Çudibërës - 23 prill
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 25-04-2023, 00:07
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •