Nderi i humbur i historise se Frasherve

I dashur lexues kjo dore letra dashurie te palexuara, ku si hyj i kudondodhur eshte ai, Mit'hat Frasheri, ose Lumo Skendoja i famshem, kerkon nje fare guxim edhe prej teje. Tek po guxon ai vet, per ty nuk eshte ndonje pune e kryer pa deshire. Kjo eshte nje tjeter ane e jetes se Mit'hat Frasherit, birit te rilindasit Abdyl Frasheri, dhe s'ka te beje me pune Shqiperie te mendimtarit iluminist te neoshqiptarizmes, te viteve '30. Keto letra shkeputur nga korrespondenca e tij intime, me Anxhelen, Elsen, Ninonin e Loloten, disa gra te huaja, qe kishte takuar ne udhetimet e tij pambarim ne harkun kohor mes dy Luftarve Boterore, jane si mediumi, qe takon dy botet ate qe prekim dhe ate qe s'e shohim. Nje lloj pajtimi per merine qe e njejta figure ka krijuar me historive me dhe pa Hoxhen, kur regjimi e harroi, natyrisht lenia ne hije e tjetersoi, ndersa tani me ndricimin qe faktet historike kane marre, entuziazmi i tepert e quan edhe "gjeniu i kombit". Ne jeten tone te shperbere shqiptaresh, kjo histori prej Frasherllinjsh hyn tek ato te rrefyerat ne pasyren e dyste te shtriges. Histori, ku shumica e heronjve prekin lavdine pas vdekjes.

Po, keto letra flasin per jeten. "Natyra jote cigane, ti qe aq shume do lirine, udhetimin, njohjen e botes, ndryshimin, jeten pa angazhime, pa kokecarje", thuhet ne nje prej letrave derguar 40 vjecarit Frasheri, nga e dashura e tij gjermane. Kishin gjetur njeri -tjetrin per t'i ikur luftes. Thone se lufta e kalit dashurine. Me kete vajze a grua, ai u dashurua ne vitin e '14- te te Luftes se Pare. Gati te gjitha prej tyre kishin njohje per Shqiperine dhe miqte e tij me mire. Ne letren e vetme qe po botojme prej tij, bie ne sy ai shkrim i imet, i dendur njekohesisht, i vogel sa s'behet, si per te mbytur dashurine prej burri, te ketij evropiani elegant. Aq elegant sa mbesat e tij e kishin ndjekur nga vrima e celesit, se si ky njeri mund te rrinte aq krek, aq fin kur hante, si ne restorant, edhe i vetmuar ne dhomen e shtepise ne Tiranen pa aristokraci cfari, ai pra Mit'hat Beu. Kete e tregon detaj e tregon Najada Petrela, e vetmja trashegimtare e tij. Ai, Mit'hat Frasheri nuk iu be burre asnje prej te dashurave te tij. Vdiq beqar ne moshen 69 vjecare i detyruar te jetoje si renegat larg vendit te tij, Shqiperise.


Keto jane disa letra intime zgjedhur nga korrespondeca personale e Mit'hat Frasherit, i njohur ndryshe me pseudonimin Lumo Skendo, bir i rilindasit Abdyl Frasheri, i harruar per 50 vjet, megjithe kontributet e tij si mendimtar i shqiptarizmes. Elsa, Anxhela, Lolot, Ninon, kush ishin grate e huaja qe e deshen dhe i dashuroi. Per here te pare, leterkembimi

Elsa (mbiemri nuk jepet), mendohet te jete gjermane. Me Mit'hat Frasherin jane njohur ne Zvicer gjate kohes se Luftes se Pare Boterore, kur kishte Shqiperine. Duken si dy klandestine, qe kane gjetur strehe ne vendin e rrethuar me zjarr lufte, por qe i mbeti larg rrezikut. Ashtu si Parisi i para Luftes se Dyte, Zvicra me Zyrihun dhe fshatrat turistike ishte toka e dashurive. Korrespondenca e Frasherit me Elsen, duhet te jete e gjere, por ne kete fond arkivohen pak me shume se dy letra.

Zyrih 15 dhjetor 1914

Mit'hat i dashur, dje ne mbremje mora letren tende te dates 28 nentor. Nuk e kuptoj perse nuk e ke marre letren e dyte dhe 2 kartolinat nga Lozana? Une i kam marre te tuat.

Mit'hat po t'i hidhje nje sy zemres sime do shihje katastrofe, deshperim, vuajtje. Kur me shfaqesh para sysh, me hipen gjaku ne koke, shpirti me digjet, pasioni i vjeter me rremben, qaj, prej vetes me vjen turp, por kjo nuk me lehteson, nuk me ngushellon. Gjithcka qe me rrethon ngrihet kunder teje. Me mungon edhe kur vertit ne duar korrespondecen tende...

Sa per pergjigjen e tim eti, nuk po marr mundimin te shpjegohem, por mendoj se ka te drejte dhe ne te njejten kohe gabohet.

Gjate qendrimit ketu, Mit'hat, nje mik yni erdhi per vizite ne shtepine tone. Eshte duke u divorcuar nga e shoqja. Njeri i mire dhe mbi te gjitha eshte ne gjendje te mire financiare. Me kerkoi te martohem. Nuk do habitesha sikur te ndodhe per Krishtlindje, une dyshoj, ndersa ime me eshte mese e sigurte. Nese vertet ky njeri me kerkon per grua, besoj se do te me bente te lumtur. Me njeh qysh femije dhe e di sa kam vuajtur. Une nuk e dua, thjesht me duket simpatik, e vleresoj dhe mendoj se pas ketij divorci me te shoqen, ai meriton te jete i lumtur. Por, zemren time e ke rrembyer ti dhe nuk mund t'ia filloj nga e para. Ndoshta, kjo dashuria ime per ty eshte marrezi. Mes nesh ekziston nje mister i thelle, raca, besimi dhe sekretet e te kaluares tende. Natyra jote cigane, ti qe aq shume do lirine, udhetimin, njohjen e botes, ndryshimin, jeten pa angazhime, pa kokecarje. Oh Mit'hat, sikur te mund te shihja ne zemren tende, nje lidhje te perjetshme me mua, ashtu sic e deshiroj.

Mit'hat i dashur, dashuria jone eshte nje cmenduri e tmerrshme. Me shkruaj hapur dhe qarte per te gjitha ndjenjat. Do doja i dashur, qe gjithe shqetesimet e mia te gjenin mbeshteteje ne shpatullat e tua, te kisha mbrojtjen tende. Dhe, te jetoja vec per ty, me ty, si nje femije qe nuk mendon vec per mesuesin e tij, dhe jeton vec per te, dhe bota te mos me hyje me ne pune. Te te ndjek kudo, te ndaj me ty cdo gje, gezimin dhe hidherimin. Oh! Mit'hat, kur coj nder mend dashurine tende, perkedheljet dhe puthjet e tua, as shoh dhe as degjoj gje c'behet rreth meje, eshte njelloj sikur te te bjere te fiket me sy hapur...

Zonja P.me ka thene shpesh se jam e marre qe nje burre si ty e paskam njohur ne kaq pak kohe. Me tha edhe se ne pranine e saj nuk i ke dhene te kuptoje asfare dashurine tende per mua. Per cfare arsye e paske fshehur kaq bukur, kur ajo e di tashme se duhemi? I dashur Mit'hat, nuk po te qortoj. Eshte thjesht nje pyetje nga ana ime. Kur madam P. po me thoshte kete, ndjeva te thoshte te verteten, dhe u bera keq... I kam folur tim eti per ty, per dashurine tone. Me pyeti, nese kam ndermend te martohem me ty. I thashe pikerisht ate cfare kemi biseduar mes nesh, se ti vertet me dashuron, por as qe behet fjale per fejese a martese dhe se ti nuk ishe tipi, qe krijon familje. Por, i vogli im Mit'hat, qenka vertet monotone, te besh cdo dite te njejten gje, te mendosh per ty, te enderrosh, te flasesh per ty, te te shkruash dhe te qash per ty.

Te puth fort Elsa

Rumunia Anxhela, e cila nenshkruan gjithmone Mumi, eshte gruaja qe ka korrespondencen me te gjate me Mit'hat Frasherin, plot 24 vjet. Fillon ne vitin 1915 deri ne qershor te 1939-es. Ishte nga Bukureshti dhe nga letrat e saj kuptohet se duhet te kryente ndonje funksion te thjeshte zyrtar shteteror. Nga toni mes radheve duket se marredhenia e tyre ka kaluar ne nje faze miqesie te ftohte, dhe mbeti dashuri. Anxhela shfaqet me e permbajtur dhe me force racionale te dashuruari. Ajo kishte njohje per Shqiperine e te tjere shqiptare, miq te Mit'hatit. Ne letren siper permenden kusherirat e tij Sanije e Xhemile.

29 maj 1915

Mit'hati im i shtrenjte. I mora njekohesisht dy letrat e tua, te dates 20 dhe 22 maj. Me ne fund jam e qete. I dashuri im, u be kohe nga letra jote e fundit. Kur i mora ne duar, dridhesha. I lexoja perseri e perseri dhe kam shijuar cdo fjale te dashur per te cilat kisha aq shume nevoje.

Pardje mora nje leter te shkurter nga Sanija. Ishin ca radhe shkruar me ngut, kur me njoftonte se xhaxhai i saj paskesh vdekur dhe se ishte shume e tronditur. E gjora! Do t'i shkruaj sot, dhe nepermjet saj po i dergoj ngushellimet e mia dhe respektin per te shkreten Xhemile.

Ketu pas dy javesh shi, ka qene shume ngrohte. Dua ta heq nga mendja se mbeten ende plot kater muaj, qe do me mbajne larg teje, Mit'hati im. Nga vazoja e luleve te mia, po te dergoj kete petal trendafili, per te sjell tek ty, dashurine dhe puthjet e mia,

Mumi

28 nentor 1933, kartoline

Miku im kjo date, eshte nje faqe me vete ne librin tim te kujtimeve. Me mbush me emocion ajo dite qe kemi kaluar ne Kostandinopoje, 9 vjet me pare. Si ikin vitet miku im, e megjithate ato nuk mund t'i fshijne mbresat e jetes sone te perbashket! U be kohe qe s'marr me lajme nga ty, megjithate, di qe gezon shendet te plot. Jeta ime mbetet po ajo. Mes puneve te zyres dhe shtepise. Here pas here, gjej mundesine t'i largohem Bukureshtit. E pergjithshmja mbetet monotone.

Po te shkruaj me nxit, ngase nuk doja te shpetonte kjo dite pa te thene qe nuk e harroj pervjetorin e nje dite te lumtur per vendin tend.

Miqesisht, jotja Mumi

16 qershor 1939

I dashur Mit'hat, me ne fund e mora letren tende te 4 qershorit, dhe qava. Kam qene shume e shqetesuar, miku im sidomos keto kohet e fundit. Deshiroj te jesh mire me shendet dhe jo i dekurajuar, me energji, per te realizuar ato qe do. Me vjen keq qe hoqe dore nga udhetimi yt ne Rumani. Do shihemi serish Mit'hati im, jam e sigurte, do jemi te lumtur dhe do besojme se nuk jemi ndare kurre! Me ke treguar per kopshtin tend te vogel per karafilat e tu dhe me sjell nder mend qendrimin tone ne Lozane. Me kujtohet fare mire ajo arome karafilash Sa here u marre ere, te ndjej brenda meje. Do doja shume te vija tek ty, t'i hidhja nje sy shtepise, per te pare nese eshte ajo qe imagjinoj, te jetoj mes objekteve qe te rrethojne. E di eshte nje enderr e pamundur.

Ketu tek ne po ben vape e padurueshme dhe pres te nisem per ne Pucioase...

Do te dergoj kartolina prej andej dhe shpresoj qe me t'u kthyer ne Bukuresht, me 1 gusht, te kem te reja prej teje. Gjithe dashurine time, ne nje puthje,

Jotja Mumi

Lolot ishte nje nga te dashurat e Mit'hatit per nje periudhe disa vjecare, gjate vajtje-ardhjeve te tij te shpeshta ne Paris. E divorcuar, me nje djal te vogel dhe me nje dhembshuri prej nene. Ajo gjithashtu kishte njohur jo pak shqiptare, patriot si Gjerasim Qiriazin te cilin e permend ne nje nga letrat e saj, me te cilat e ndoqi deri ne Detroid, e Nju Jork, te dashurin e saj shqiptar.

Lalizolle 8 tetor 1920

I adhuruari im Mimi, beson ne c'gjendje jam? Do ishte ngushullim i madh, te te kisha prane, ty qe me je kaq i mire. Mimi i shtrenjte, dashuria ime e vetme. Une as nuk guxoj te perfytyroj momentin kur te kerkoj ne port a stacion, sepse i trembem, shume i trembem zhgenjimit. Megjithate, une jetoj vec per ate cast, eshte e vetmja shprese qe me mban, sepse sic e sheh jeta per mua eshte shume e trishte dhe pa ty nuk provoj asnje lloj kenaqesie, asnje gezim, vec lutjes ne kishe (do thoja nje lutje e shfrenuar, me deshire, sepse serish je ti qe me ndjek dhe me mbeshtjell me imazh perendie).

E dua tim bir, por ai do kete tjeter familje. Ndersa ti je familja ime, nje familje e vetme me mua, e gezueshme, ideale.

Oh, ne kete kohe gri vjeshte, te trishte, krizantemat sjellin melankoli, ndersa ti je atje ne nje vend te ngrohte. Cfare largesie! Te pelqejne krizantemat, mua shume. Do ta mbushe tavolinen tone plot me to, ndersa ti do jesh duke ardhur, apo jo i shtrenjti im! Nuk e di nese dhe ti ke te njejtat deshira, te njejtat endrra me mua. Dua t'i ndjesh sa te forta jane, se si kapercejne largesite, detin vet dhe zhdukin te gjitha pengesat. ...

Po shkoj te fle, por e di, kam per ta gdhire gjithe naten, duke menduar per ty dhe veshtruar imazhin tend, duke lexuar e rilexuar letrat e tua te fundit. Sa pak me ke shkruar keto kohe! Tjetra qe pres, do me jape lajmin e kthimit tend? Shpresoj. Kjo me ben te jetoj. Me merr ne krahet e tu, dhe do te te jap mijera puthje, i adhuruari im Mimi!

Jotja Lolotte

Letra e Mithatit, derguar Ninonit. Eshte gruaja mister e ketyre korrespondencave. Zor se bie tek ajo nje rreze drite per te ndricuar se kush ishte dhe deri ku shkuan realisht marredheniet e saj me Mit'hatin. Mendohet qe edhe kjo te kete qene franceze. Eshte rast i vecante, qe kjo leter ka mbetur ne arkivin e tij, ndoshta nuk i eshte nisur Ninonit ndonjehere, ose eshte shkruar ne dy kopje. Kjo leter eshte mbajtur ne forme ditari gjate nje jave.

Tirane, 19 prill 1926

Ninon, po te shkruaj kete leter, por ate qe ndjen zemra, nuk e rrefen dot ikjen prej teje. Eshte e hene Ninon dhe ka kaluar nje jave qe kur jam nisur. Atje ne port, kur zgjate doren drejt meje, kur e mora ne te miat dhe e putha. Ishte puthja e fundit. Eshte e fundit vertet Ninon? Nuk do te shoh me, nuk do te kem asnje shans?

22 prill

Dje ne mbremje, ashtu shtrire sic isha, doja te lexoja. Por, e fika menjehere llampen. Doja te rrija vetem me ty. Ishe prane meje per nje kohe te gjate.

Nuk eshte deshira e trupit ndaj teje, nuk eshte ajo qe ndodh edhe pa pasionin. Dhe kjo nuk ndodh vec nje here ne jete. Sic me ndodhi kete te hene. Ka qene nje nate e pagjume per mua. Perse nuk te kam prane te me besh te lumtur?

Po lexoj Verlenin. Me ke shkruar se eshte libri yt i preferuar. Fjala "dashuroj" me duket se le tjeter gjurme. Enderroj, e di qe eshte iluzion, por perpiqem te perfytyroj ne jam une ai qe ti dashuron.

24 prill, ora 6 e mengjesit

Asgje e re nga ty. U bene dhjete dite qe kur kam ikur nga Athina. Eshte e djele dhe prej nje jave jam ne Durres. O zot, kujtoj te henen tone te fundit, kur ti erdhe

dhe thoshe "nuk mundem, keshtu nuk mundem".

Vuaje dhe kishe te drejte. Me ke shkaktuar nje dhimbje te madhe, duke me shtuar dilemat edhe me. Vec me nje shprese jetoj: te te shoh. Kur do te ndodhe, kur, kete nuk e di. Ky eshte obsesioni im.

Dielli po hyn ne dritaren time, i perkedhel rrezet, sepse jane te njejtat qe hyjne dhe ne dhomen tende. Me thuaj Ninon, e degjon kete, a ndjen?

E premte 7 maj, 7 e 30 e mengjesit

Ninon, nuk kam marre asnje leter prej teje. Te ndjej dhe ndihem i deshperuar. Sa do doja te prehesha ne ato duar, te me perkedhelnin floket. Iku dhe nje jave pa asnje leter prej teje. Cfare nuk shkon, perse s'me shkruan, pas letres sime prej Korfuzit. Do te ikesh prej meje?



Kush eshte Mit'hat Frasher

"Mit'hat Abdyl Frasheri, 1880-1949". Ky eshte epigrami vetmitar mbi varrin e Mit'hat Frasherit, njerit prej figurave me interesante te Shqiperise, qe nuk jeton me qe nga viti 1949. Vdekja e tij ka si shkak zyrtar infarktin, por ne nje dokument te CIA-s, botuar vite me vone, jane hedhur dyshime per te kunderten.

Ndoshta jane te paket shqiptaret qe e dine se ai eshte i varrosur ende ne Shtetet e Bashkuara dhe ende te paket ata qe dine se kush ishte ne te vertete ai. Ndersa, per shqiptaret e kulturuar te fillimit te shekullit te kaluar nuk kishte asnje dyshim: Ai ishte nje simbol i Shqiperise se re Moderne, qe po lindte. Per te konfirmuar kete do te mjaftonte, ideja qe ne Biblioteken kombetare jane rreth 40.000 libra te bibliotekes se tij. Ne te gjalle, i ndjeri shpresonte qe ato do te ishin themeli i nje Instituti Albanologjik.

Ishte publicist, shkrimtar, botues dhe politikan. Por, ketyre mund t'u shtoheshin edhe gjera te tjera, qe gjithsesi nuk mund 'te ngrene' shume peshe, ne figuren e madhe qe ka Mit'hat Frasheri, ne jeten shqiptare. I lindur ne Janine, me 25 mars te vitit 1880, ai e kreu te gjithe formimin e tij akademik ne Stamboll. Nen kujdesin e te jatit, Abdyl Frasherit, qe ne fakt e njohu shume pak, Mit'hatit iu mbrujten disa nga tiparet me te mira atdhetare. Pas mbarimit te shkolles, deri ne vitin 1905, do te punonte ne administraten turke dhe pak me pas do te kalonte ne Selanik, ne administraten shteterore. Qe nga viti 1897, eshte marre me krijimtari letrare, ndersa filloi qe te botonte kalendarin kombetar, te cilin e ka vazhduar pa nderprerje deri ne vitin 1928. Me 1901, botoi jeteshkrimin e pare kushtuar Naim Frasherit, qe eshte ribotuar ne Tirane, ne vitin 1923. E vecanta e tij eshte se ka botuar edhe ne anglisht e frengjisht. Ka shkruajtur me dy pseudonime "Lumo Skendo" dhe "Mali Kokojka", ne disa gjini. Ndersa, eshte aktivizuar edhe ne politike, pas vitit 1939, kur ka themeluar Partine e Ballit Kombetar. Pas mbarimit te Luftes se Dyte, ai eshte larguar ne drejtim te Emigracionit, sebashku me ish figura te tjera te njohura, qe ishin antagoniste me partizanet e Emver Hoxhes. Disa nga veprat e tij me te njohura jane "Naim bej Frasheri" (1901); "Robensoni" (1909); "Shkurtabiqi i verdhe" (1914);"Hi dhe shpuze" (1915); "Letra mbi nje udhetim ne Zvicer" (1915); "Plaget tona".


Korrieri 11/12/2002