Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878

    Sakatimi i poezisė

    SAKATIMI I POEZISĖ
    Shkruar nga D.Cana

    Pyetja e parė qė bėhet nga disa njerėz tė thjeshtė sotė ėshtė: A ka poetė sot?
    Kjo pyetje doli nė njė debat shoqėror dhe qė pėr mua do tė thoshte shumė.Kjo ishte njė shkėndi tė hapja kėtė temė diskutimi tė cilėn do ta vazhdojmė pėr sa kohė tė jetė e nevojshme.
    Dua qė nė fillim tė theksoj se,poezia,apo diskutimi pėr tė,nuk ka tė bėjė aspak me bindjet politike dhe filozofinė klasike tė kohės.Poezia ėshtė art dhe arti ėshtė shkencė.Ashtu si ēdo shkencė qė zhvillohet mbi bazėn natyrale,brėnda kufijve natyral tė botės,pėrmban brėnda saj ligjet e zhvillimit tė botės,kundėr tė cilave nuk mundet tė ecė dotė njeriu.Ēdo zhvillim shkencor ka ardhur mbi bazėn e studimit tė harmonizimit tė forcave natyrore.Nė qoftė se ky raport prishet atėherė prishet dhe bėhet i pa mundur realizimi i njė pėrpjekje realizuese tė ēdo lloj drejtimi.Pėr tė mos e mbajtur shumė me arsyetime dhe pėrkufizime filozofike ēdo lexues,do hapim kėtė temė dhe presim mendimin e secilit qė dėshironė tė shkruaj lidhur me atė qė ndryshe quhet “Harmonizim ndienjash”.
    Ēfar ėshtė poezia?
    Poezia ėshtė melodia e shpirtit,e zemrės sė ēdo njeriu tė gjallė.Kjo melodi shpreh ndienjat qė ndryshe quhen akordet zanore tė zemrės,dhe qė pėr ēdo njeri kanė njė harmonizim ndienja-shprehja-reflektimi.Po tė studiojmė autorė tė lashtė dhe tė sotėm,vetėm nė poezi do ndeshim njė ndryshim tė madh.Populli kėndoi qysh prej fillimit kur nuk e dinte ta sqaronte nėse poezija ishte art apo thjesht njė kėngė e telave tė zėmrės sė ndieshme apo tė plagosur!
    Po t’u pėrmbahemi poetėve tė vjetėr,botėrorė dhe atyre Shqipėtar do tė ndeshemi patjetėr nė dy probleme kryesore:
    1-Zgjedhja e temės dhe 2- mjeshtėria e ndėrtimit tė vargut!
    Nė poezitė botėrore ka njė rol tė veēantė pėrkthyesi,i cili ruante me mjeshtėri rimėn pa ndryshur asnjėherė as formėn dhe as pėrmbajtjen.Kurse poetėt tanė tė hershėm tė letėrsisė qė ndryshe quhet letėrsia e bejtexhinjve duke filluar nga; Pjetėr Budi-1566-1622,Frang Bardhi-1606-1643,Pjetėr Bogdani-1625-1689,Nezim Frakulla (Berati)-1680-1760,Hasan Zyko Kamberi-fundi i shekullit tė 18 e deri tek Zef Serembe-1844-1913
    Kemi Pjetėr Budin me vargjet;
    "Ku janė ata pleq bujarė,
    qė qenė pėrpara ne,
    e ata trima sqimatarė,
    tė shpejtė si rrufe?„

    Dhe Bogdani me vargjet;
    Kendonj Birrė madh mbė Diellt' tė lumit Atė,
    Qi dergoj gjiut se vet pėr tė shelbuem;
    Veshunė ndė Mish,e gjak bam i begatė,
    Ndė dy natyrė ngjeshun e fort shterguem,

    Pra siē e shikojmė kemi plus temės qė trajtojnė edhe mėnyrėn e rregullit tė vargut dhe rimės.Po si mund ta krahasoshė me kėtė poezi?-
    Ja
    Kjo shtėpi
    Ka njė tė vrarė
    Dhe kjo kėtu
    Dhe kjo pranė saj
    Dhe kjo tjetra
    Dhe kjo dhe kjo dhe kjo

    Kėtu kemi njė tregim nė vargje dhe jo poezi!
    Po tė kalojmė mė mbrapa nė atė periudh tė ndritur e cila u quajtė “periudha e Rilindjes Kombėtare” kemi poetė tė shkėlqyer tė cilėt pėrveēse ndikuan ndjeshėm nė zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare,lane mbrapa tyre vepra lapidare pėr kombin,pėr brezat e ardhshėm.
    Fillojmė qė nga De Rada,Naimi,Ēajupi,Asdreni,Fishta,Grameno,Stėrmilli ,Koliqi,Konica,Kuteli,Migjeni Mjeda, Pasha,Noli,Poradeci etj njė gjenerat e tėrė e shekullit XVIII-IX.Poezia e tyre ėshtė kompozim I mrekullueshėm elementėsh artistikė si krahasimet,hiperbolat,figurat letrare nga mė tė larmishme.Poezia rrjedh e qetė apo tronditės,melankolike apo vajtuese por gjithmonė lexuesi frymėzohet,pasurohet me dije tė reja,merr guxim edhe zgjidhje pėr shumė probleme shoqėrore.Poezia ruan gjithmonė rimėn e cila ėshtė teknika e ndėrtimit tė “Murit tė kėshtjellės poetike”.Ėshtė pikėrishtė ajo teknikė qė e lartėsoi kėshtjellėn e pozisė dhe i dha asaj atė vend tė lartėsuar,tė lavdishėm,tė merituar,tė pa zėvėndėsuar.Vini re njė pozi moderne,nga ato tė stilit tė Pikasos;
    Oh, nje grua lakuriq,
    Nė fund te barkut
    Nje iriq!

    Oh, nje burre lakuriq,
    Nė fund te barkut
    Dy kokrra fiq!

    O iriq,
    Mos ha fiq,
    E ke dhomen plot me miq!...

    Cili ėshtė mesazhi qė na trasmeton,na pėrcjell ne lexuesėve tė thjeshtė?Kush mund t’i nxjerr njė kuptim?..Veē atij qė e botoi..mori paratė.. dhe se sa i shėrben shoqėrisė,..se sa i dobishėm ėshtė?..Tė tjerat as qė duan ta mendojnė.E pse ta mendojnė?Iriqin e shitėn..Fiqtė i shitėn..!U bė tregėtija,biznesi,dhe mė tej…nuk i bėhet vonė askujt.
    Kėtu ka faj shumė edhe kritika letrare.Kritika letrare duhet tė luaj rolin e saj.Pa kritikė nuk ka art.Sepse kritika nuk ėshtė censure por “kontroll cilėsie”,po tė shpreheshim mė popullorēe.Pėr cilėsi ka nevojė edhe arti ashtu siē ka industria prodhuese,bujqėsia,blegtoria qė na ushqejnė e na mbajnė gjallė.Ashtu si vemi nė njė kafene dhe duam cilėsi!Ashtu si vemi nė njė restorant dhe duam njė supė tė shijshme…!Po supėn moderne,tė pa zier e pa shije, e pa kripė,kush mund ta hajė?Ta quajmė portret atė poezi moderne apo…ēfar?Ja si shkruan Ali Asllani, afro 70 vjet mė pare;
    Koha dridhet e pėrdridhet, do vij’ dita qė do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e pėrdridhet, prej gradimit katėr shkallė
    nuk do mbetet gjė nė dorė veē se vul’ e zezė nė ballė!

    Unė do pėrmėndja njė thėnie tė mėnēur;-“Historinė e bėn koha,kohėn e bėjnė njerzit,historia i bėn ata tė pa vdekshėm”.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Tė Pėrkrah Nė Kėtė Drejtim

    I nderuar Ali Baba Tepela,
    Je mjaft aktiv nė Forum ( por pėr herė tė parė me Ju komunikoj), por sigurisht qė koha vėrtetė nuk premton t'u pėrgjigjesh tė gjithėve qė kontribojnė nė mėnyra tė ndryshme, duke na sjedhur edhe mendime tė ndryshme, rreth shkrimeve nė zhanret prapė mė tė ndryshme.
    Tė pėrgėzojė sė pari dhe tė dėshirojė tė shtosh aktivitetin edhe mė shumė.
    Mė pėlqeu vėshtrimi i Juaj, vazhdoni nė kėtė drejtim.

    me respekt!

    Agim METBALA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878

    Poetėt dhe shkruesit nė vargje!


    Pėr kohėn qė jetojmė tė pakėt jan ata qė lexojnė poezinė,por janė tė shumtė ata qė ndiekin muzikėn dhe dėgjojnė muzikė.Mos harroni se muzika dy gjėra ka kryesoretekstin dhe muzikėn!
    Kėtu do flasim vetėm pėr atė pjesė qė i takonė poetėve,sepse ata janė krjuesit e tekstit.Pėr pjesėn e muzikės qė i takon kompozitorėve mund tė flasim njė herė tjetėr ose ėshtė i lirė gjithkush ta hapė si temė mė vete,E pėrsėris se janė mjaft interesante dhe tė domozdoshme tė diskutohen sotė midis nesh.
    Ēfar ėshtė poezia?
    Poezia me pak fjalė,ėshtė njė shprehje me fjalė e harmonisė shpirtėrore.Ashtu siē ėshtė shprehje me nota muzikore nga ana e kompozitorėve!
    Pėr tė parė se ku jemi,nė ēfar stadi zhvillimi jemi,presim diskutime.
    Jemi nė njė stad zhvillimi apo degjenerimi e degradimi?-Presim diskutime.
    Ēfar dua tė them me kėtė?
    Dua tė bėj njė krahasim tė thjeshtė.Si i kėndon populli dashurisė (edhe ai rapsodi popullor ėshtė njė poet mė vete) dhe si i kėndon njė poet modern?

    Balluket e ballit mbi sy tė kan rėnė,
    Si hėna pas malit,si hėnė e pa bėrė.

    Poeti modern;

    Baluke kishe,por ishin tė shpėrndara,
    Ato nuk i kuptonte askush...
    Kjo sa pėr hapje.Mė vonė do bjem njė shkrim mė tė zgjeruar.Shpresoj nė mir-kuptimin e tė gjithėve.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Ju pershendes dhe ju uroj veshtrim te mprehte , kritike te denje per forumin dhe per dashamiresit e letersise.
    Eshte nje shkrim i mire dhe mendoj se duhet botuar ne ndonje gazete, ne menyre qe te kete nje audience me te gjere zeri i ketij shkrimi.
    Je i drejte dhe korrekt.
    Do t`ju perqas (ne kete teme) ne ditet ne vazhdim materiale te ngjashme me kritiken qe ju keni nisur. Ne funksion te pasurimit te argumenteve.
    G.Banaj

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Jam dakort me vleresimin tuaj natyrisht pa e pergjithesuar dhe besoj se edhe ju jeni dakort.E keqja e atyre poezive qe permendi ju eshte se po i perjetesojne ne kenge.Tek `FOLK`TV,rastesisht degjoj nje kenge qe me la `pa fryme ` teksti.

    Me kane thene qe pi duhan
    Jo moj jo qafsha maman`
    Jo moj jo qafsha maman`
    Une nuk e pi duhan

    Me kane thene qe pi raki
    Jo moj jo per perendi
    Jo moj jo per perendi
    Une nuk pi fare raki!!!!!!

    Etj,etj poezi te tilla.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anėtarėsuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovės
    Postime
    159

    Krijo tė bukuren e kjartė pėr tė gjitha shtresat

    Ndonse unė nuk jam ndonjė studjues apo edhe kritik letrar, nuk mund tė them se mund tė jep ndonjė mendim eventual meritor lidhur me temen e hapur nga i nderuari Ali Baba Tepele.
    Megjithate, mendoj se autori i temės ka elaboruar mjaft mirė se ē'ėshtė dhe ēfarė duhet tė jetė poezia si njė krijim letrar i bukur - artistik. Konsideroj se baza apo skeleti i cili mbanė vėrtikalisht poezinė, duhet tė jetė arti, e bukura nė mėnyrė qe esenca me kėnaqėsi tė lexohet-dėgjohet nga lexuesi/dėgjuesi sepse tek e fundit, pėr ate edhe shkruhet, krijohet dhe atij i dedikohet.
    Unė mendoj se poezia duhet tė jetė edhe tėrheqėse pėr t'u lexuar nė mėnyrė qe tė sherbejė edhe si shlodhje pėr lexuesin e jo ngarkesė pėr te si dhe tė mos jetė e stėrngarkuar me shprehje tė tilla tė cilat lexuesi i rendomtė do ta kishte vėshtirė tė kuptonte. Nuk mund tė krijohet vetėm pėr njė kategori lexuesish por duhet krijuar diēka qė iu pėrgjigjet tė gjitha shtresave tė shoqėrisė, ndėrsa poashtu duhet tė ketė edhe muzikalitetin e vetė, pėrndryshe nuk do tė mė dukej si poezi.
    Poezia e kėtillė nuk ėshtė edhe e lehtė pėr t'u krijuar sepse nė te duhet tė ndėrthuren disa elemente siq ėshtė tema e zgjedhur, lidhja e fjalėve nė fjali, pėrputhja e vargjeve, pėrshtatja e tyre temės sė zgjedhur nė secilen strofė , lidhja e strofave me njėra tjetren etj etj dhe tė gjitha kėto tė jenė njė simbiozė qe do tė rezultonte me diēka tė bukur e kuptimplote.
    Nė kohen e re, duke pasur parasyshė kėto vėshtirėsi, kam pėrshtypjen se pjesa mė e madhe e krijuesėve kanė shpikur njė formė tė re te tė krijuarit dhe shkojnė "vijės sė rezistencės mė tė dobėt" kėshtuqė krijohet poezia e ashtuquajtur moderne, bashkėkohore e cila doren nė zemėr, ne tė shumten e rasteve nuk i ngjanė poezisė sė mirėfilltė. Lexova sė fundi se kjo tani quhet edhe "Prozė poetike" qė sadopak do t'i pėrgjigjej kėtij stili dhe forme te tė shkruarit tė poezisė.
    Unė me autorin e temės vetėm nė njė pikė nuk do tė pajtohesha tėrėsisht, nėqoftėse ate nuk e kam keqkuptuar kur thot :
    "Dua qė nė fillim tė theksoj se,poezia,apo diskutimi pėr tė,nuk ka tė bėjė aspak me bindjet politike dhe filozofinė klasike tė kohės".
    Mendoj se krijuesi nuk duhet tė jetė i ndikuar nga politikat ditore por gjithėsesi pikėpamjet e tija politike duhet t'i shprehė pa ngurrim nė mėnyren e tij artistike nė mėnyrė qė ato tė jenė tėrheqėse por edhe ndikuese tek masat e gjėra lidhur me ēėshtjet jetike.
    Unė kohė mė parė kisha shkruar njė poezi tė cilen pėr tė mos u bėrė monoton, nuk po e postoj nė tėrėsi por megjithate, po postoj njė pjesė tė saj :
    . . .
    "Me tėrė forcėn le tė protestojė
    atėherė kur duhet protestuar,
    padrejtėsitė pa mėshirė t’i luftojė
    edhe vetė zoti, pot’i ketė shkaktuar.

    Pėrndryshe ajo nuk do tė ishte
    e bekuara qė duhet tė jetė,
    madhėshtinė qė do tė duhej tė kishte
    e ndryer, nuk do tė mund tė ketė".
    (... Poezia ime)

    JU falemnderit pėr leximin dhe mirėkuptimin tuaj.
    "Lehtė bėhesh pasha nė nahi
    por ėshtė vėshtirė tė jesh njeri".

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2011
    Postime
    2

    Pergjigje per sakatim te poezise.

    Une jam dakord me ate,qe shkruani se ka sakatim te poezise,mirpo ka edhe shume talente qe kan prirje per poezi,mirpo nga droja nuk ja mban.Fjalen e kam se metrika eshte pune talenti,se njeri mund te jete mesues i letersise,mirpo nuk ka prirje per ate gje.Ka nje fjale te urte qe thotealin me shale nuk e ka ai njeri qe i njgjane,por ai qe e ka.Ketu dua te ceki se ndonje linguisti mund ti ngjante me teper,por ai nuk e ka prirje.Une nuk jam letrare por mund te ju shkruaj nje vjershe humoristike aktuale.


    MEMEDHEU
    Memedhe quhet toka
    ku besojme ne fjale te kota
    Ku kam dashur meme e ate
    ku intelektuali e kan shtyj ne balte

    Ku kam mesuar abetare
    ku askushi nuk meson fare
    Ku kam leshuar ato lote
    ku partia te vret per nje vote

    Ku babai se sheh ate femi
    se ri e vdeshur deri ne gji
    Ku politikani na u be i pari
    e populli na ngeli me brek pazari

    Ku kam kaluar kete rini
    ku polici denon cdo njeri
    Ku kam qeshur ku kam qare
    ku krimineli na u be i pare

    Te paret ku kan qene
    ku pa parti jeton si qene
    Ku te behet mendja te verresh me rrype
    ku ministri zdi te flas mire shqipe

    Ku ne mitingje qeshin pa deshire
    vec te fitojne nje pune te mire
    A eshte ky memedhe?
    ku partia u be si nje fe e re.

    Ku eshte i embel edhe ai guri
    ku nuset e reja nuk rin te burri
    Cfar te bejne o keta cuna
    ku grate nuk ju rine as ditave shtuna

    Po ne kete atdhe a mund te jetoje?
    po,po vec te prefekti qepnja ate goje
    Po pse ta qepi ate goje
    se vec ai mund tet punesoje.

    Sa te zeza na beri partia
    e ne e domi sa femija
    Sa femija e pak teper
    se ajo te ben ketu edhe Mbreter.

    Oh sa e quajme ne ate veper
    kur dikushi leshon mjeker.
    Oh sa i vlefshem eshte ky leshi
    se ateher LIDERI sna kap per veshi

    Kujt ti besoj o ne te mjere
    A kamataxhinjve qe zaptuan cdo dere
    Cdo dere e cdo toke
    e policia na i ka be shoke

    Po te ky dhe a mund te vras njeri?
    po,po se te leshojne ne shtepi
    E gjykatesi te leshon fare
    vec jepja zarfen me pare.

Tema tė Ngjashme

  1. Tetovė - Edicioni i XII i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 22:03
  2. Prezantim i poezisė sė re shqipe nė Gjermani
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 16:41
  3. Mbrėmjet strugane tė poezisė
    Nga Davius nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 09:20
  4. Keqkuptimi i madh i poezise
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 28-06-2002, 09:17
  5. Ndryshimi midis poezise dhe prozes
    Nga Lule Portokalli nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-06-2002, 04:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •