Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 62

Tema: Nihilizmi

  1. #41
    Perjashtuar Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga de Balzak
    a mund te me tregoje kush nga ju se cfare e ka pas nietzsche Adolf Hitlerin?

    Desha te te pyes, ne c'vit vdiq Nietzsche more i nderuar se nuk me del hesapi mire mua, thua te kete vdekur hitleri para Friedrich ?! jam pak konfuz sepse mesa di une Friedrich as kishte idene kush ishte Hitleri!

    Epopeja Nietzsche diskutohet sot pas me shume se 110 vjetesh nga profesore te nderuar te shume universiteteve neper bote dhe askush nga ata nuk e ka ofenduar Friedrich-un ashtu sic beni ju ketu.
    Qe te jeni ne lartesine e duhur per te folur per Friedrich Nietzsche-n studjojeni me pare cfare ai shkruan, kuptojeni cfare kerkon te thote dhe pastaj ejani ketu si te marre per ta fyer.

    Askush deri me sot nuk ka thyer mendimet e tij filozofike me argumenta bindes packa se filozofia eshte shkenca e mohimit dhe mjaft e ndryshueshme teorikisht, e pra si ka mundesi qe deri me sot idete e tij adhurohen fort pasi eshte i ashper, i drejte, real.


    Dito.

  2. #42
    Miush modern Maska e miushi
    Anėtarėsuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Dito
    Desha te te pyes, ne c'vit vdiq Nietzsche more i nderuar se nuk me del hesapi mire mua, thua te kete vdekur hitleri para Friedrich ?! jam pak konfuz sepse mesa di une Friedrich as kishte idene kush ishte Hitleri!

    Epopeja Nietzsche diskutohet sot pas me shume se 110 vjetesh nga profesore te nderuar te shume universiteteve neper bote dhe askush nga ata nuk e ka ofenduar Friedrich-un ashtu sic beni ju ketu.
    Qe te jeni ne lartesine e duhur per te folur per Friedrich Nietzsche-n studjojeni me pare cfare ai shkruan, kuptojeni cfare kerkon te thote dhe pastaj ejani ketu si te marre per ta fyer.

    Askush deri me sot nuk ka thyer mendimet e tij filozofike me argumenta bindes packa se filozofia eshte shkenca e mohimit dhe mjaft e ndryshueshme teorikisht, e pra si ka mundesi qe deri me sot idete e tij adhurohen fort pasi eshte i ashper, i drejte, real.


    Dito.


    Lexo cfare shkruajta une dhe do te sqarohesh

  3. #43
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,458
    Faleminderit
    4
    4 falenderime nė 3 postime
    Ncnc absurditete jan kto , Nietche apo si e ka emrin ai , ka vdekur por zoti kurr!
    Sui generis

  4. #44
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    8
    Postime
    416
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ju per Zotin tuaj imagjinar hidhni poshte edhe veten bashke me jeten tuaj, jo me Nicen.
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  5. #45
    your "wrost" nightmare Maska e Militik
    Anėtarėsuar
    19-01-2007
    Postime
    246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Zoti vdiq?

    I perjetshem qofte kujtimi i tij....

  6. #46
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,948
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    'Zoti vdiq' eshte shprehje qe nenkupton Zoti kristian vdiq.
    Nicja mendonte se eshte njeriu qe i ka krijuar Hyjnite e ashtu sic vdiqen Hyjnite Pagane me mijera tashme i erdhi koha te vdese edhe Zotit kristian i cili asgjesoi keto mijera hyjni pagane.
    Ne nje moment thote me deshperim se raca nordike ka 1500 vjet qe nuk ka krijuar asnje Zot e kjo tregonte se cfare humbjeje e madhe ishte per racen nordike moskrijimi i asnje zoti ne 1500 vjet.
    Nuk eshte aspak kunder idese se hyjnores ne vetvete, biles thote se nese Hyjnia eshte perfaqesues i nje populli i cili shpreh me ane te Hyjnise fuqine e vet,virtytet e veta ,pra pasqyron gjithcka te mire qe ky popull njeh tek vetvetja atehere mire se te vije.

    Hitleri ne nje moment tha: Ka ardhur koha te udhehiqemi nga Zoti i gjakut Gjermanik.
    Sigurisht qe kjo fraze eshte e ndikuar katerciperisht nga mendimi i Nices.

    Gjynah 4 faqe me brockulla.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #47
    elixirs
    Anėtarėsuar
    25-09-2007
    Postime
    1,435
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    [QUOTE=LIMANN;1414678]NIETSCHE, Wilhelm



    Biografia dhe veprat e Nietzsches

    Friedrich Wilhem Nietzsche ėshtė njė nga filozofėt mė tė mėdhenj gjerman tė shek. tė 19. Ai ka qenė njė kritik i bindur i Krishtėrimit, idealist gjerman i Feminizmit dhe modernizmit nė pėrgjithėsi. Ai konsiderohet si njė mjeshtėr i vėrtetė i aforizmave filozofike tė krijuara nė formė eksperimentale. Pėr kėtė arsye, ai ėshtė urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kėsaj dite filozofi mė i vėshtirė pėr t’u kuptuar.


    Nietzsche ka lindur me 15 tetor te vitit 1844 ne Ryken te Lajpcigut, ne Saksoni. Ai u rrit ne gjirin e nje familjeje protestante, ndersa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetem 4 vjec, pasi vuante nga nje semundje mendore. Se bashku me te emen dhe motren, Elizabeth, ai u transferua ne Naumburg ku do te jetonte per tete vite me radhe. Friedrich ishte nje adoleshent teper kurioz, nje nxenes i shkelqyer dhe ne momentin e perballjes me besimin fetar, nisi te anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofine ne Universitetin e Lajpcigut ku do te hasej me veprat e Shopenhaurit, te cilat do te perbenin dhe pikenisjen e frymezimit te tij filozofik.

    Ne vitin 1865, ne moshen 24 vjecare Nietzsche emerohet profesor ne Universitetin e Baselit dhe perfiton nėnshtetesi zviceriane. Nje vit me pare, kishte njohur kompozitorin Richard Wagner, me te cilin do te kishte nje miqesi te gjate, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si perfaqesues te kultures me dekadente ne bote, asaj gjermane. Ne kete periudhe studion filozofine antike greke, ne veēanti veprat e filozofeve para-sokrate, Heraklitit dhe Empedokles.

    Ne vitin 1870 Nietzsche sherbeu si asitent mjekesor ne Luften Franko-Pruse dhe ishte deshmitar i traumave dhe mjerimit njerezor, per me teper u sėmur nga dizinteria dhe difteria, pasojat e se cilave do t’i vuante gjate gjithe jetes. Pas rikthimit ne Bazel, ne vend qe te pushonte nisi te shkruante pambarimisht, duke shtyre fuqine e tij mendore ne limit. Ne 1872 publikoi vepren e tij te pare te famshme “Lindja e tragjedise’.

    Ne vitin 1879 braktis mesimdhenien per shkak te problemeve shendetesore dhe ne dekaden ne vazhdim e kaloi kohen ne Venecia, Torino dhe Nisa.

    Tre vite me pas, bie ne dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit refuzoi kerkesen e tij per martese. Po ne 1882 Nietzsche nis te shkruaje kryevepren e tij “Keshtu foli Zarathustra’( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet tre vite me vone.

    Ne 1888 transferohet ne Torino, ku dhe do te perfundoje veprat ‘Perendimi I idhujve’ dhe Ecce Homo – Si behet njeriu ai qe eshte.

    Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofise dhe artit te Greqise Antike, ne disfavor te klasicizmit, te cilin e veshtronte si nje afirmim te vizionit te arsyeshem dhe si per pasoje perfaqesues te dekadences. Ne vecanti tragjedia greke eshte interpretuar si nje shprehi e impulsit jetesor, apo sic shprehet Nietzsche i ‘momentit dionisiak’. Nice kritikon ashper vlerat morale te shoqerise dhe altruizmi te cilat ne fakt mohojne vete jeten. Sipas tij njeriu duhet te perjetoje edhe dhimbjen pasi ‘ēfaredo nuk te vret, te ben me te fuqishem’. Koncepti i njohur i Nices ‘ vullneti per fuqi’ luan nje rol kryesor ne filozofine e tij, duke u shprehur se‘ eshte esenca e ekzistences njerezore, sikur t’i thuash jetes po!’, pra afirmimi i saj. Nietzsche mendonte se lideret fetare perdorin besimin dhe moralin per te skllaveruar njerezimin. Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadente dhe shpreses per nje jete ne boten e pertejme dhe pranimin e jetes ashtu siē eshte ajo. Pra ndyshe nga keqinterpretimet e filozofise se tij, mbinjeriu nichean nuk eshte nje njeri i gjithefuqishem, por nje qenie qe duhet te evoluoje lirshem per te tejkaluar vetveten ( "..njeriu eshte nje ure dhe jo nje qellim." – kjo eshte edhe parabola e Zarathustres. Pikerisht ketu nis komploti nazist, i cili perdori me tjeter kuptim filozofine e Nietzsches. Shkrimet e tij persa i perket fuqise, dobesise, feminizmit dhe fese u bene aksioma te nazizmit ne perhapjen e doktrines se tyre totalitare, nderkohe qe vete Nietzsche ishte kunder anti-semitizmit dhe denimit me vdekje.

    Nje nga theniet me te famshme ne histori, ‘Zoti ka vdekur’, eshte thene pikerisht nga Nietzsche, por kuptimi nuk eshte aspak ai i supozuar, Nietzsche flet per kontemporanet e tij, ipokrizia e se cileve le te kuptohet se ata ne fakt jetojne ‘sikur Zoti te kishte vdekur’, sipas Nietzsche‘..ka ekzistuar vetem nje i krishtere i vertete, dhe Ai vdiq mbi Kryq’.

    Me 3 janar te vitit 1889, teksa ndodhej ne Sheshin Karlo Alberto, ne Torino, Nietzsche peson krizen e pare nervore duke shfaqur mendime delirante duke u vete-quajtur Krishti apo Dionisi, perendia greke e defrimit. Semundja e papritur e tij eshte debat me vete, disa mendojne se e ka trasheguar nga babai i tij, ndersa ndikimi ose jo i semundjes ne krijimtarine filozofike ndahet ne opinione te ndryshme.

    Fridrich Nietsche kaloi dy vitet e fundit te jetes se tij ne erresire mendore dhe u perkujdes nga motra e tij Elizabeta. Filozofi I madh u nda nga jeta me 25 gusht te vitit 1900, ne Weimar.

    Trashigimia e Nietzsches

    Filozofia e Nietzsches ka ndikuar ne kulturen dhe disa nga mjeshtrit e shekullit te 20, perfshi Thomas Man, Andre Gide, Herman Hesse, Zigmund Freud, Martin Heidegger apo Emil Cioran. Fatkeqesisht rreth viteve 20 filozofia e tij u intyerpretua ne menyre barbare nga nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, dhe per me teper te ndihmuar nga e motra e cila fallsifikoi disa nga tekstet. Tragjedia e vertete nicheane qendron ne faktin se keto intrepretime te gabuara vazhdojne te ekzistojne edhe sot e kesaj dite.

    Krijimtaria letrare e Nietzsches

    Shkrime dhe filozofi
    Aus meinem Leben, 1858
    Über Musik, 1858
    Napoleon III als Praesident, 1862
    Fatum und Geschichte, 1862
    Willensfreiheit und Fatum, 1862
    Kann der Neidische je wahrhaft glücklich sein?, 1863
    Über Stimmungen, 1864
    Mein Leben, 1864
    Homer und die klassische Philologie, 1868
    Über die Zukunft unserer Bildungsanstalten
    Fünf Vorreden zu fünf ungeschriebenen Büchern, 1872 perbere nga:
    . Über das Pathos der Wahrheit (Mbi patorsin e se vertetes)
    . Gedanken über die Zukunft unserer Bildungsanstalten (Mendime mbi te ardhmen e Institucioneve tona arsimore )
    . Der griechische Staat (Shteti grek)
    . Das Verhältnis der Schopenhauerischen Philosophie zu einer deutschen Cultur (Marredhenia midis filozofise Schopenhaueriane dhe kultures gjermane)
    . Homer's Wettkampf (Kundeshtimi i Homerit)
    Die Geburt der Tragödie, 1872 ( Lindja e tragjedise)
    Über Wahrheit und Lüge im aussermoralischen Sinn, 1873 (Mbi te verteten dhe fallsitetin ne nje kuptim me moralizues)
    Die Philosophie im tragischen Zeitalter der Griechen (Filozofia ne eren tragjike te grekeve)
    Unzeitgemässe Betrachtungen (Meditimet perfundimtare) perbere nga:
    . David Strauss: der Bekenner und der Schriftsteller, 1873 (David Strauss: Rrefyesi dhe shkrimtari )
    . Vom Nutzen und Nachtheil der Historie für das Leben, 1874 (Mbi perdorimin dhe abuzimin e Historise per Jeten )
    . Schopenhauer als Erzieher, 1874 (Schopenhauer si edukues)
    . Richard Wagner in Bayreuth, 1876
    Menschliches, Allzumenschliches, 1878 ( Njerezor, teper njerezor)
    Vermischte Meinungen und Sprüche, 1879 (Opinione te perzjera dhe aksioma
    Der Wanderer und sein Schatten, 1879 (Udhetari dhe hija e tij)
    Morgenröte, 1881 (Agimi)
    Die fröhliche Wissenschaft, 1882, 1887
    Also sprach Zarathustra, 1883-5 ( Keshtu foli Zarathustra)
    Jenseits von Gut und Böse, 1886 (Pertej se mires dhe se keqes)
    Zur Genealogie der Moral, 1887 (Mbi gjenealogjine e moralit)
    Der Fall Wagner, 1888 (Ēeshtja Wagner)
    Götzen-Dämmerung, 1888 (Perendimi i idhujve)
    Der Antichrist, 1888 (Antikrishti)
    Ecce Homo, 1888 (Ecce Homo. Si behet njeriu ai qe eshte)
    Nietzsche contra Wagner, 1888 (Nietzsche kunder Wagner)
    Der Wille zur Macht, publikuar filimisht ne vitin 1901 ( Vullneti per fuqi, nje koleksion I pezgjedhur shenimesh, publikuar pas vdekjes se autorit)
    Filologji
    De fontibus Laertii Diogenii
    Über die alten hexametrischen Nomen
    Über die Apophthegmata und ihre Sammler
    Über die literarhistorischen Quellen des Suidas
    Über die Quellen der Lexikographen
    Poezi·
    Idyllen aus Messina
    Dionysos-Dithyramben, shkruar 1888, publikuar 1892

    BK
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Vendndodhja
    Ne kete fshat elektronik!
    Mosha
    35
    Postime
    55
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga SKUTHI Lexo Postimin
    Per te qene te qarte eshte nje shprehje metaforike, besoj qe ato qe marin vesht nga filozofia e kuptojn, por e kam per ato qe nuk kan eksperience me Filozofine!

    Pres pergjigjet tuaja!
    Fjalia nuk eshte e mbaruar nga zoteria Nice,por besoj se keshtu vazhdon.....per te jetuar brenda nesh.

    Deep down underground

  9. #49
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,328
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime
    kam disa pytje per ju....

    kush nga ju e paska pare te vdekur ate?
    cfar gjinie kishte zoti kur vdiq?
    kur vdiq ?
    kush e varrosi ?
    ku eshte varri i Zotit ?
    kush e paska pare te gjall ate ?
    nga cfar vdiq ?

    ku jan faktet qe ka vdekur?
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #50
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    720
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 2 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga MmEeTtIi Lexo Postimin
    kam disa pytje per ju....

    kush nga ju e paska pare te vdekur ate?
    cfar gjinie kishte zoti kur vdiq?
    kur vdiq ?
    kush e varrosi ?
    ku eshte varri i Zotit ?
    kush e paska pare te gjall ate ?
    nga cfar vdiq ?

    ku jan faktet qe ka vdekur?
    Ore ti shoku, a ka mundesi ti fusesh nje xhiro andej nga Prezantoni veten dhe Mikun sepse ketu qenke i papershtatshem. Kur Nicja ka thene kete shprehje e ka pasur qellimin per Zotin Kristian, dhe nepermjet nje metafore ka kerkuar te demaskoje degradimin e kishes.
    Neqoftese nuk ja ke idene fare filozofise, me e pakta qe mund te besh eshte te lexosh temen apo te kerkosh informacion rreth saj. Nuk e kam vetem per ty kete po per te gjithe ata si puna jote qe vijne hedhin ndonje fjale duke banalizuar temen dhe marrin malet.

  11. #51
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,031
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nihilizmi

    A jeni dakort me idene esenciale te nihilizmit: Nuk duket se ka prova te bindshme per egzistencen e Zotit, 'morali i vertete' nuk egziston dhe per pasoje te jetosh eshte absurde.


    AuGuSt
    skerdigodo@hotmail.com

  12. #52
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Fakti qe te mos besosh te zoti nuk do te thote te perbuzesh jeten apo moralin!
    Shpesh kundervenia ndaj filozofive profetike , eshte ftese edhe per te mposhtur padrejtesite , paditurine, shtypjen, me vetedijen qe nuk egziston nje zot i fshehur qe drejton ngjarjet, bile as edhe
    ndonje ligj dialektik i natyres qe mund te garantoje rezultatin e aksioneve tona.
    Jane njerezit ata qe mund tu japin nje kuptim ngjarjeve, por qe ne veprimet e tyre egziston gjithmone rreziku qe te bien ne gabime.
    Pikerisht kjo vetedije te jep mundesi te korigjohesh ne kohe dhe te ndryshosh drejtim, para se te jete teper vone!
    La vida es un carnaval

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Cdo rryme filozofike ka linduar per te trajtuar nje fenomen social apo nje proces intelektual ne menyre sistematike, duke u bazuar ne idene "Hypotheses non fingo"; pra, ne dicka reale. Ideja qe hedh nihilizmi nuk eshte e thene te jete universale. Megjithate, kjo shfrytezohet keq per te goditur ateizmin, duke e cilesuar kete rryme si nihiliste, teksa ne te vertete ateizmi eshte promotor i gjalle i jetes dhe i deshires per te jetuar nje jete te moralshme, me ndergjegje te paster, etj. Pra, fjala kyce ketu eshte ndergjegjia.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  14. #54
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,773
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_ Lexo Postimin
    A jeni dakort me idene esenciale te nihilizmit: Nuk duket se ka prova te bindshme per egzistencen e Zotit, 'morali i vertete' nuk egziston dhe per pasoje te jetosh eshte absurde.


    AuGuSt
    edhe sikur mos kishte nje qenie mbinatyrore nuk jam dakort qe jeta sia vlen te jetohet !!! egzistenca eshte gjeja me e bukur qe na eshte dhene !!! zoti nuk na e ka dhene jeten te jetojme per te !!! zoti na e ka dhene jeten te jetojme per vete !!! ai nuk ka nevoje per ne, ne kemi nevoje per te !!!menyra jone e jeteses qe bejme eshte ajo qe na bashkon ose na ndan me zotin !!! nuk me duket e llogjikshme kjo rryme(nihilizmi) !!! ne nuk jetojme vetem per moralin ne jetojme per mijra gjera te tjera !!! jo vetem per moral !!! une sjetoj per te tjeret qe te thone ishte njeri i moralshem apo i pamoralshem !!! jetoj per vete duke u munduar me sjelljen time te ndikoj mire tek te tjeret !!! jetesa ime te me duket mua me vlere !!! nese vdes do harrohem skam dyshim per kete !!! por te pakten kam jetuar mire per vete edhe per njerzit qe me rrethojne me ose pa moralin qe duan te shikojne te tjeret ose te diktojne te tjeret tek une !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  15. #55
    elixirs
    Anėtarėsuar
    25-09-2007
    Postime
    1,435
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_ Lexo Postimin
    A jeni dakort me idene esenciale te nihilizmit: Nuk duket se ka prova te bindshme per egzistencen e Zotit, 'morali i vertete' nuk egziston dhe per pasoje te jetosh eshte absurde.


    AuGuSt
    PO ndalu njehre shikoje vendet nihiliste, qe u formuan gjat' koheve, kur i rrenjosen vlerat...."mitet".. tani pekiresht keto vende-shtete, u kthyen perseri tek vlerat e "vjetra"... Kjo nenkupton, se kot e kishin vetem mashrtuan e turturuan...,popullin e shkret....
    Nuk mundt njeriu-njerezimi te krijoj VLERA te reja kur te don ai...
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2007
    Postime
    120
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Zoti ska vdekur ja fusni kot ai ska lindur akoma.

  17. #57
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Deizmi eshte filozofi po jo feja!!! Feja eshte doktrine politike

  18. #58
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,427
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    nicja si filozof ka fol me shume se kushdo tjeter per nihilizmin , por ai ska qene nihilist. bile e ka mohuar kete gje disa here.
    nihilizmi eshte ideologji absurde . nqs doni te shihni fytyren e nihilizmit ''in persona'' , lexoni rreth jetes se Bakuninit dhe Nechayevit.

    perbindesha te vertete.

  19. #59
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    nicja si filozof ka fol me shume se kushdo tjeter per nihilizmin , por ai ska qene nihilist. bile e ka mohuar kete gje disa here.
    nihilizmi eshte ideologji absurde . nqs doni te shihni fytyren e nihilizmit ''in persona'' , lexoni rreth jetes se Bakuninit dhe Nechayevit.

    perbindesha te vertete.
    orientimi i nices eshte i paqarte, ne vepren e tij antikrishti, her shprehet si satanist here si nihilist, ndersa kur permend mbinjeriun duket i cmendur!! vetem nje gje eshte e qarte, urrejtja ndaj krishterizmit

  20. #60
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,520
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nihilizmi eshte nje rryme filozofike qe lindi ne Rusi ne shekullin XIX dhe ka te beje me mohimin e ēdo besimi.
    Ne fillim u shfaq si nje "gjendje e pashprese", veēori e te gjithe atyre qe nuk dine ē'te bejne me jeten e tyre. Me vone u be nje doktrine e parashtruar nga Nikolai Aleksandroviē, qellimi imediat i te cilit ishte te zhdukte te gjitha idet e perfiturara,te gjitha paragjykimet shoqerore, kurse qellimi i fundit ishte qe te ndertonte,duke u bashkuar me te dhenat shkencore, nje shoqeri te re,te afte per te siguruar lumturine e masave.

    *Objekti i nihilizmit eshte shkaterrimi i plote i strukturave sociale, pa patur nje qellim pozitiv per te ngritur struktura te reja.

    Nihilizmi perngjan me ANARKISTIN, per te cilin shkaterrimi dhe lufta perbejne qellimin ne vetvete.
    Kur flitet per nihilizem nuk mund te mos permendet Fridrih Niēe, i cili njihet si moralist dhe si poet.Ai eshte konsideruar si DEKARTI i moralit, sepsegjykimin moral e zevendesoi me dyshimin metodologjik. Nen dukjen e virtytit, Niēja zbuloi disa pasione morale. Ai do qe ta ngreje njeriun drejt nje tipi me te larte te realizmit moral. Ndjenjat qe e gjallerojne kete individ te ri jane ndjenja e plotesise, te krenarise dhe te tensionit te madh, ndjenja e nje pasurie te brendshme dhe gjalleruese, besimi ne vetvete, perbuzja ndaj meshires, respekti per traditen dhe lashtesine dhe sidomos dashuria dhe pasioni.

    Niēia ka folur edhe per nje DYSHIM POLITIK ,sepse politika qe behej,ishte e zhveshur nga parimet. Ai e akuzon demokracine e kohes se vet se nuk ka substance dhe eshte forma historike e degadences se shtetit dhe shpall se "shteti eshte me i forti nga permbindeshat e forte; nga goja e tij del vetem genjeshter" .
    Prandaj per Niēen qyteterimi yne europian ecen ,prej nje kohete gjate, ne tronditje dhe tensione, qe shtohen ne dhjetevjeēare, drejt nje katastrofe, me shqetesim, dhune, nxitim i ngjashem me nje lume qe shkon drejt detit.
    "Atehere, - thote Niēja. eshte MBINJERIU(koncepst filozofik qe nuk ka ndonje permbajtje sociale, as ndonje kuptim politik) ai qe ngrihet mbi kete det.Ai eshte heroi nje thirrje te perjetshme per te realizuar nje kapercim te vertete.

    *Qendrimi filozofik i Niēes realizohet permes dyshimit, i ngjashem me ate te Dekartit, por dyshimi i Dekartit provon mungesen e nje kriteri te se vertetes, kurse Miēja nderrmerr kritiken e gjykimit. Ai e sheh veprimtarine njerezore si nje pasoje te vullnetit.

    Ne vepren "Keshtu fliste Zarathusta" - Niēja e fton njeriun te kaperceje poshtersine dhe mediokritetin e tij drejt nje mbinjerezimi qe gjallerohet nga vullneti krijues, per te gjetur kuptimin e tokes dhe per te kapercyer vetveten ne dashurine per jeten.

    Ne vepren "Vullneti per pushtet" - Niēja ngre lart vullnetin per te jetuar. Ne vend te shpreses per nje jete te perjetshme pertej botes, ai flet per shijen e perjetesise ne dashurine e kulluar per token.

    Niēja ben dallimin midis moralit te sklleverve dhe te zoterinjve. I pari e dobeson jeten, i dyti e lulezon ate.
    Njeriu krahas trashegimise duhet te punoje qe te krijoj vete vlera per jeten. Dalja nga pesimizmi i thelle realizohet nepermjet njohjes se pervojave negative.

    Parrulla e Niēes ishte : " Ta kthesh deshperimin me te madh e me te thelle ne nje shprese te patundur"
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nietzsche
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:19
  2. Nihilizmi
    Nga SoinHo nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 07:53
  3. Toka mbas 200 milion vjetesh, oktapod gjigand popullojne evropen?
    Nga Judges of Ur nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 00:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •