Vehbi Skėnderi lindi nė Strelcė (Korēė) mė 1929. Pasi kreu studimet e larta nė Universitetin e Tiranės punoi si gazetar, redaktor dhe njė pjesė tė mirė tė veprimtarisė sė tij ja kushtoi publicistikės kritike. Pėr shkak tė mendimeve tė shprehura nė publicistikėn kritike ai u persekutua nga didktatura. Ai ėshtė autor i sa e sa lirikave dhe epikave tė mbrekullueshme si dhe i vėllimeve me poezi si `Kėngėt e para`, `Vjersha`, `Fletė nga ditari im`,`Vjershat e poemat e Drinit`etj. Ndėr krijimet e tij mė mbresėlėnėse pėrmendet poezia 'Ofelia'.
Thuaja Hėnės
Kur ke diēka,-pėr tė mė thėnė,-diēka qė se mban
dot pėr vete
Qė nuk ja thua e s`e shkul dot prej zemrės
Dhe nuk tė shqitet kudo qė vete:
Trokit nė hėnė! Thuaja hėnės!
Dhe nė t`u sjelltė hėnė pak ftohtė
kudo tė jem nė ēast vjen e m`a thotė.Trokit nė hėnė!
Kur tė bezdisesh nga njė grigje halle,
Mos u besosh as ėngjėjve as djajve
As gurėve e sendeve reale
Mos u beso as hijeve as ėndėrrės
E ta ndiesh zbrazėtirėn gjer te dhimbja
prit sa tė vijė mbrėmja.Thuaja hėnės!
Sado e largėt tė tė shtiret, sado e kotė
Ka zemėr delikate hėna! Vjen nė sekondė mė thotė...
Kur ke nė gjoks njė plagė, gur tė rėndė!
Brengosje e plagosje. Makth! Brengė poshtruese
E je shterur krejt duke besuar-
Diēka qė s`ia thua as shoqes sate,as nėnės:
Trokit nė hėnė! Thuaja hėnės!
Ajo dhe yll tė jem ne Univers-
Mbirė prej nebulozave e prej ėndėrrės-
Vjen m`i kumton tė gjitha nė vesh!
Vjen m`i kumton nė vesh...
Trokit nė hėnė. Thuaja hėnės!
p.s. Materiali u mundėsua pjesėrisht nga Estref Ago. Informacion mė i detajuar pėr jetėn si dhe krijime tė autorit janė tė mirėpritura.
Krijoni Kontakt