Tano Banushi, aktori i 1000 roleve.SHKODER, 1 Dhjetor/ATSH-M.Malja/.- Artisti i Popullit, aktori brilant i humorit shqiptar, Tano Banushi, ka interpretuar mbi 1000 role nė jetėn e tij tė gjatė skenike. Leo, Pashuku, Fotografi, Dulla, .. do tė duhet njė kohė e gjatė pėr t'u pėrmenduar mbi 1000 rolet e tij nė skenė, mbi 1000 fytyrat e papėrsėritshme tė interpretuara prej tij nė rreth 45 vjet jetė nė skenėn e Teatrit "Migjeni" tė Shkodrės, ku nisi jetėn e tij artistike. Fillimet.. "Nė dramėn "Armiku i popullit" tė Ibsenit nė 1945, nė mes shumė roleve, tėrhoqi vėmendjen edhe figura e tė dehurit, e cila bashkė me personazhin ibsenian, prezantoi aktorin komik Tano Banushi", do tė thoshte pėr tė nė njė shkrim portret kritiku Miho Gjini. Pėr tė vijuar mė pas nė komedinė "Pashuku" tė F. Ndocajt 1946, nė rolin e njė shėrbetori komik.
Elegant, i shkathėt, me njė humor befasues, me ngjyra shkodrane e i gėrshetuar me traditėn, improvizues dhe ekspresiv, do tė shfaqet Tano si prezantues i shfaqjeve tė grupit amator te klubit tė punėtorėve "Vasil Shanto". ...dhe me pas.. Nė rolin e marinarit nė "Njė tragjedi optimiste" tė Vishnjevskit; nė rolin e kapterit nė komedinė "Prefekti" tė B.Levonjes; nė rolin e Llomovit te "Fejesa" e Ēehovit; nė rolin e Mazllumit te komedia "Hej moj babė" tė J.Vojushit; nė rolin e Leos te komedia "Kėshilli i ndrikullave", tė Sh.Mitės. ...nė vazhdim tė plotėsimit tė portretit Nė vitin 1958 krijohet estrada profesioniste e qytetit tė Shkodrės. Tano Banushi, aktor komik interpreton me qindra role nga tė ndryshmet si brigadier, nėpunės, shef, bojaxhi, fotograf etj, tė cilat edhe sot e kėsaj dite kanė mbetur tė paharuara nė mendjet e artdashėsve tė humorit. Tano Banushi ėshtė njė figure komplekse. Realist. Brenda nje shfaqjeje e shihje nė role tė ndryshme. Te secili rol gjente veshjen e vecante artistike. Tanoja ishte nje aktor shumeplanesh. Brilant. Dinte te luante tragjedinė, komedinė, skecin, paradine, vodevilin, intermexon, etj. Ishte mjeshter pėr tė pėrjetuar brenda njė materiali letrar gjithė dridhjet e shpirtit tė njė personazhi. E personazhi qė krijonte Tanoja nuk ishte as klloun, as palaēo, por kishte humor tė brendshėm, theres, kishte dramė. Nje kujtim nga aktori, Artisti i Merituar, Bep Shiroka Tanoja ishte aktori zėmadh i humorit shkodran dhe atij shqiptar. Vazhdues i denjė i humoristėve shkodran Kolė Tivari, Osos se Falltores, Hilė Gegės etj. Ai shkelqeu nė tė gjitha zhanret e humorit. Aktor melodioz, i binte kitares. I vėmendshėm ndaj ēdo roli per ta luajtur sa me mire. Me planet e bukura qė ka interpretuar vonė ka pėr t'i ardhur Shkodrės njė Tano. Tano Banushi ka tete vite qė nuk jeton mė, por rolet e tij dhe humori i tij janė tė pranishėm nė sofren e humorit shkodran.
shkodra
http://youtube.com/watch?v=y9wTyxyTH2Y
Krijoni Kontakt