Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292

    At Bernardin Palaj

    Arjeta Ferlushkaj: Bernardin Palaj-poet nė fletėt e pakta tė studiuesve
    Mė 8 dhjetor 2007 u bėnė 60 vjet pa shkrimtarin, folkloristin, muzikologun dhe etnografin dukagjinas Bernardin Palaj. Me kėtė rast ia kemi pėr borxh kėtij njeriu pak fjalė pėrkujtuese, pasi, po tė shprehemi me fjalėt e shkrimtarit dhe studiuesit Alfred Ēapaliku “Palaj mori nė popull diēka pastaj i ktheu atij gjithēka”. Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė tė hulumtojė Bernardinin poet, por mė sė shumti tė paraqesė njė “shtrirje gjeografike” tė tij ndėr shkrimet e studiuesve.
    Bernardin Palaj na ka lėnė gjithsej 5691 vargje poetike (pėrjashtuar poezinė “Kosova e robnueme“ dhe njė pa titull kushtuar Koliqit). Nuk duhet vėnė nė dyshim se ky numėr do tė ishte rritur edhe mė, nėse ai s’do e “frenonte” veten. Bernardini nuk e la tė lirė frymėzimin e lindur prej poeti, sidomos atė epik. Arsyeja ishte “mos me dhanė pėrshtypjen qė donte tė matej me Mjeshtrin e Madh (Gjergj Fishtėn-shėn.im-A.F.)”. Se sa potencial kishte ai nė epikė, pos“ vargjeve qė ka lėnė, e dėshmon edhe vetė Fishta kur thotė “mund t“ma kalojė edhe mue“. Nė shpėrthimet e tij tė para poetike, Palaj ėshtė maskuar nėn pseudonime jo gjithmonė tė njėjta. Nė poezinė e parė “Prej burgut tė jetės”, ai fshihet nėn pseudonimin Kukėl Lapaj. Mė pas, emrin e tij do ta gjejmė tė fshehur pas Costandinus e Viator.


    Nė qarqet letrare, sidomos nė rang kombėtar, Palajt nuk i njihen vlerat e meritat ashtu siē duhet, pavarėsisht se ai konsiderohet si njė ndėr ata shkrimtarė tė viteve “30 qė e nxorėn letėrsinė shqipe nga monotonia e temave dhe e formave .
    Alfred Ēapaliku, i vetmi qė ka hartuar njė monografi mbi Bernardin Palaj, me tė drejtė vė nė dukje se pėrhapja e botimeve tė Palaj nėpėr organe tė ndryshme shtypi tė asaj kohe do tė sillte si pasojė mungesėn e interesimit tė studiuesve, por edhe lexuesve pėr vlerat e krijimtarisė sė dukagjinasit Palaj. Por jo vetėm kjo. Ashtu si mjaft shkrimtarė tė tjerė klerikė, duke nisur qė nga Fishta etj., mospėrfshirja e tij ndėr libra antologjie apo studimorė ishte e qėllimshme.
    Pėrpjekjet e Koliqit pėr hulumtime rreth poezisė sė Palajt janė cilėsore, por sporadike. Atij i mjaftoi vetėm cikatja e disa krijimeve tė Palajt pėr t“i dhėnė njė „vend tė ndershėm” nė letėrsinė shqiptare. Kėto i botoi nėpėr faqe gazetash e revistash duke mos vonuar tė sinjalizojė lexuesin dhe studiuesin: Bernardin Palaj ishte talent i lindur dhe nuk meriton tė lihet nė harresė. Jo mė kot revista prestigjioze “Shźjzat” e ka pasur gjithnjė nė gji tė vet Bernardinin, kjo falė Koliqit, Gradilones etj. Te kjo revistė mori shtysėn Angela Cirrincione pėr tė mbledhur krijimtarinė e Palajt. Ėshtė pikėrisht vepra e kėsaj studiueseje tė huaj, qė do tė na kujtojė se ne kemi njė Bernardin, njė djalė me prejardhje malėsore, qė di tė shkruajė bukur poezinė epike dhe lirike, por qė ėshtė edhe fort i dashuruar mbas pasurisė sė gjuhės popullore e folklorit shqiptar. Nė vitin 1969, 22 vjet pas vdekjes sė Palaj, ajo boton “At Bernardin Palaj. Vepra. Vėllimi I. Poezi.“, ku ka pėrfshirė gati gjithė krijimtarinė e tij poetike. Kjo vepėr u bė referentja bosht pėr studiuesit e tjerė, qė u kujtuan pėr Bernardin Palaj. Kėtu ata patėn mundėsi tė njihen me vargjet e poetit, por edhe me analizėn e shkurtėr, megjithatė me vlerė, qė i bėn Cirrincione poezive tė Palaj.
    Nė shkrimet e studiuesve qė janė marrė me Palajn, disa prej tyre e “mitizojnė”, disa janė mė objektivė, veēanėrisht kur i referohen poezisė “Valėt e njė shpirtit”. Isak Ahmeti, shqiptar nga Kosova, nė librin e tij “Kleri katolik shqiptar dhe letėrsia” i anashkalon disa dukuri tė poetikės sė Palajt qė nuk janė shumė tė arrira artistikisht. Dukuritė mė tė spikatura do t’i rreshtojė Ernest Koliqi nė shkrimin“Bernardin Palaj dhe njė poemth i tij i pakryem”. Pėr “Valėt e njė shpirtit” Koliqi vė nė dukje pėrpjekjen e poetit pėr tė shkrirė dy idetė: lavdinė ilire dhe ngadhėnjimin e krishtėrimit, por qė nuk ia del; metrikėn jo tė duhur si dhe titullin e papėrshtatshėm “…valėt e njė shpirtit nuk i pėrshtatet si titull nji hartimi epik”. Edhe Ēapaliku dhe Cirrincione, tek ecin nėpėr vargjet e Bernardinit, nė pėrgjithėsi ia pranojnė ndonjė zbehje frymėzimi, sepse, siē shprehet studiuesja italiane “…edhe dielli nuk shkelxen, nuk nxenė, nuk ndritė nė tė gjitha orėt e ditės me tė njajtėn forcė ngrohėsie e drite.”
    Sipas njė mendimi pėrgjithėsues tė studiuesve, nė krijimtarinė poetike tė Palajt nuk ka ndonjė rrėfim tė karakterit personal. Alfred Ēapaliku mendon se “…ajo [pėr poezinė “Vorreve tė flamurit”-shėn.im- A.F.] pėr herė tė parė e tė fundit nė tė gjithė poezinė e Palajt, e deklaron hapur heroin lirik, gati si nė njė monografi”.
    Ndėrsa Cirrincione bindėse pohon se “asnjena ndėr veprat e tija ka karakter biografik.”
    Nė ishtė mė sė pari poet a folklorist, mendimet janė tė ndryshme. Koliqi dhe Ēapaliku i lėnė vend tė parė folkloristit, pasi ishte pikėrisht “vepra e tij si folklorist [qė] e brumosi[…] prodhimin letrar”. Pėr Cirrincionen dhe I. Ahmetin, mė sė pari nga tė gjitha, Palaj ėshtė poet “i pajisun me tė gjitha ato kėrkesa qė lyp vepra e artit, i hapun ndaj tė gjitha pamjeve tė jetės,[…] intuitiv dhe depėrtues, me njė shije shumė tė hollė”.
    Studiuesit vėrejnė, se pavarėsisht ndikimeve tė Palajt nga autorė tė ndryshėm (Fishta, Carducci, D`Annunzio etj.), pa harruar dhe popullin-poet, krijimi qė del nga pena e Bernardinit ėshtė i ri, pėrfundimisht i pastėr pėr tė mbajtur veē emrin e tij.

    -infoshkodra
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alproud : 25-05-2008 mė 23:50
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

Tema tė Ngjashme

  1. Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni nga 1944-1990
    Nga Anton nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2011, 12:41
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. IN MEMORIAM: Imzot Bernardin Shllaku
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 15:11
  4. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  5. At Bernardin Palaj
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2003, 10:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •