Motomodelja shqiptare nga Shkupi, 21 vjeçarja Sara Leshi, do të jetë shqiptarja e parë që do të pozoj Sara Leshi, shqiptarja e parë në ‘’PLAYBOY’’ nudo për edicionin slloven të revistës së njohur amerikane të meshkujve "PLAYBOY". Sara Leshi si rezultat i paraqitjes së saj në ballinën e kësaj reviste pornografike, ka qenë edhe mysafire speciale e pronarit të "PLAYBOY’"-it, Hugh Hefner, në vilën e tij luksoze në Los Angeles të Kalifornisë, në SHBA. Shkupjania bukuroshe shprehet se ka nderin që të jetë fotomodeleja e parë shqiptare që do të pozoj nudo për një revistë kaq të famshme botërore dhe ndjehet tepër krenare që do të thyej tabutë se femrat shqiptare janë inferiore ndaj trendeve moderne të shoqërisë.
Kush është Sara Leshi?
Sara Leshi ka lindur më 7 Mars 1987, në Shkup të Maqedonisë. Është vetëm 21 vjeçe, biondinë, e lartë 176 cm dhe peshon 48 kg, sykaltër. I posedon të gjitha predispozitat fizike të jetë shqiptarja e parë që do thyej mitin e mos lakuriqësisë së femrës shqiptare. Karriera e saj në show biznes ka nisur që herët, që në moshë të re, ku ajo me bukurinë dhe sharmin e saj ka marrë pjesë në shumë sfilita mode, edicione bukurie e spote reklamuese. Kulmi i suksesit të saj është shpallja MISS MAQEDONIA më vitin 2004.
Krijoni Kontakt