Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 76

Tema: Globalizimi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87

    mendimi juaj per popullin no global

    Pershendetje te gjitheve!Desha (per kuriozitet me teper) te di se cfare mendoni per no global-et.Ne Itali po merr nje perkrahje gjithnje e me te madhe per me teper tani qe aderojne edhe shume rryma te ndryshme politike flas per te rinjte dhe sindikatat si mendoni a do te kete jete te gjate kjo levizje apo eshte e destinuar te zhduket?A mendoni se mund te luaj nje rol me aktiv ne jeten politike te botes sidomos tani pas fitores te se djathtes ne pjese te ndryshme te evropes apo do te shkrihet ne parti te ndryshme kombetare?Jeni te lutur te sillni komentet tuaja!

  2. #2
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127

    Globalizimi nuk ndalet

    Bota po kthehet gjithmone e me Globale. Nuk mund ta ndalojne dot protestat ne Itali apo kudo. Ato mund ta ngadalesojne nese jane te fuqishme, por kjo gje nuk ndalet.
    Sidomos ne shtetet e varfera. Shumica e shteteve jane te varfera, dhe atyre u intereson te kene influence nga ekonomia dhe politika e vendeve te fuqishme.
    A nuk do Shqiperia te kete sa me teper biznese Amerikane ne Shqiperi, me teper vende pune nga keto dhe me e fuqishme ekonomia.
    Ka te mira dhe te keqia, por une shoh me teper te mira nga kjo. Do te kete me pak luftra, sepse ekonomia do te jete me e nderthurur dhe nuk do kete interes per to.
    Gjithashtu me teper levizje njerezish dhe njerezit do te jene me mendjehapur ndaj kulturave te tjera te huaja.
    Etj te tilla.
    Winners Don't Quit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    Globalizmi eshte i mire, por

    Bota po shkon drejt ndryshimeve te medha. Globalizmi po e con boten ashtu sic ka qene me pare, pa kufij (ashtu duhet te jete).
    No-globalet nuk jane kunder nje bote pa kufij. Ne fakt pjesa me e madhe e tyre jane pro-globalizmit. Ata jane kunder rregullave qe institucionet nderkombetare dhe qeveri te vendeve te ndryshme miratojne. P.sh. pjesa me e madhe e takimeve nderkombetare behen me dyer te mbyllura. Se cfare ligjesh ata aprovojne ne nuk e dime.
    Globalizmi qe po ndodh sot nuk eshte aspak ne interes te njerezve, por te korporatave te fuqishme. P.sh. NAFTA (North American Free Trade Agreement) u dha te drejta bizneseve dhe kompanive por nuk beri asgje per mbrojtjen e punetoreve mexicane. (Ose kompanite italiane te kepuceve ne Shqiperi shfrytezojne punetoret shqiptare dhe i paguajne relativisht pak ne krahasim me fitimet qe nxjerrin).
    Perkrahesit e globalizmit mbulohen me slogane si 'a world without borders', por ajo nenkupton levizjen e lire "te pataksuar" te mallrave dhe serviseve dhe jo te njerezve, dicka qe eshte antihumane. P.sh mallrat kalojne nga Mexica pa u taksuar por mexikanet paguajne takse dhe jo te gjithe mund te kalojne lirisht ne USA. Per me teper NAFTA miratoi ligje qe u jep te drejta te pakufizuara korporatave kundra qeverive te shume vendeve. Nqs qeverite Mexicane apo Kanadeze marrin masa kunder korporatave te ndryshme, korporatat mund te hedhin ne gjyq ato qeveri dhe perfitojne miliarda dollare.

    Globalizmi qe po ndodh sot ne bote eshte nje lloj menyre per te shfrytezuar krahun e lire te punes ne "vendet e botes se trete". Per sa kohe kjo vazhdon, edhe levizja e jo-globaleve do te vazhdoje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    GLOBALIZMI

    Te gjithe ata qe mbeshtesin NO-GLOBAL ne Itali jane,o komunistat ,o te majtet,o qendrat sociale ku rehabilitohen te droguarit,me nje fjale jane te tere teste di cazzo.

    E majta qe kur humbi zgjedhjet ne Itali nuk ka me alternativa per te ardhur perseri ne pushtet dhe tani bashkohet me NO GLOBAL per te marre ca vota
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 05-06-2002 mė 08:53

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    Per: GLOBALIZMI

    Postuar mė parė nga PRINCE E75
    Te gjithe ata qe mbeshtesin globalizmin ne Itali jane,o komunistat ,o te majtet,o qendrat sociale ku rehabilitohen te droguarit,me nje fjale jane te tere teste di cazzo.

    E majta qe kur humbi zgjedhjet ne Itali nuk ka me alternativa per te ardhur perseri ne pushtet dhe tani bashkohet me NO GLOBAL per te marre ca vota

    Se kush mbeshtet No Global-et nuk ka shume rendesi. Fakti qe Globalizmi qe po zbatohet sot ne bote eshte vetem ne interes te korporatave me te fuqishme, eshte i pamohueshem.
    Te them te drejten ne shqiptareve per momentin na intereson me shume Globalizmi se sa No Globalizmi, sepse sistemi komunist na mbylli nga bota dhe kemi shume mangesi. Situata eshte e tille qe Shqiperia me shume perfiton se sa humbet nga Globalizmi. Por kjo eshte vetem per momentin. Pavaresisht nga kjo, nuk duhet harruar fakti qe Globalet nuk perpiqen te ndihmojne vendet e varfera, por t'i shfrytezojne ato. Eshte e llogjikshme, secili perpiqet per interes te vet.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    NOGLOBAL do tė thotė NO PROGRES!

    Kjo temė mirė qė hapet, por kujt i shėrben!?
    Tė gjithė ata qė manifestojnė nė sheshet e Italisė apo tė Europės me parrulla NOGLOBAL, janė turrma injorante tė pėrpunuara nga e MAJTA EUROPIANE!
    Nėse doni tė dini, nė atė turmma bėjnė pjesė:
    - parazitėt dhe dembelėt qė urrejnė PUNĖN!
    - tė inkriminuarit me drogėn, veset, dhe alkoolin
    - tė futur nga MAFIA POLITIKE
    - tė futur nga MAFIA EKONOMIKE
    - tė futur nga SHĖRBIMET SEKRETE antiprogres!
    SHIKONI SESA PUNĖ TĖ NDYRĖ PO BĖN COFERATI nė Itali!
    Prindėrit e atyre tė rinjve debilė qė dalin pėrkrah tij, si dhe liderėt e sė majtės D?Alema, Rutelli, Fasino etj. PIKĖRISHT QĖ TĖ MIRATOHET DIKUR ARTIKULLI 18 kanė luftuar gjithė jetėn! Berlusconi e vuri nė fuqi - ata e kundėrshtojnė! Pėrse?
    Sepse duan atė qė e kanė humbur dhe qė nuk pajtohen kurrØØe me atė lloj humbje - PUSHETIN!
    Agimi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    Re: NOGLOBAL do tė thotė NO PROGRES!

    Postuar mė parė nga Agim Doēi
    Kjo temė mirė qė hapet, por kujt i shėrben!?
    Tė gjithė ata qė manifestojnė nė sheshet e Italisė apo tė Europės me parrulla NOGLOBAL, janė turrma injorante tė pėrpunuara nga e MAJTA EUROPIANE!
    Nėse doni tė dini, nė atė turmma bėjnė pjesė:
    - parazitėt dhe dembelėt qė urrejnė PUNĖN!
    - tė inkriminuarit me drogėn, veset, dhe alkoolin
    - tė futur nga MAFIA POLITIKE
    - tė futur nga MAFIA EKONOMIKE
    - tė futur nga SHĖRBIMET SEKRETE antiprogres!
    SHIKONI SESA PUNĖ TĖ NDYRĖ PO BĖN COFERATI nė Itali!
    Prindėrit e atyre tė rinjve debilė qė dalin pėrkrah tij, si dhe liderėt e sė majtės D?Alema, Rutelli, Fasino etj. PIKĖRISHT QĖ TĖ MIRATOHET DIKUR ARTIKULLI 18 kanė luftuar gjithė jetėn! Berlusconi e vuri nė fuqi - ata e kundėrshtojnė! Pėrse?
    Sepse duan atė qė e kanė humbur dhe qė nuk pajtohen kurrØØe me atė lloj humbje - PUSHETIN!
    Agimi

    Ata qe mbeshtesin popullin jo-global jane injorante??? Jane dembele dhe e urrejne punen???


    Une do te thoja te kunderten. Globalizmi drejtohet nga USA qe e filluan kete proces. Cdo njeri me dy pare mend do te pyeste veten pse e bejne USA kete, se i dhimbset bota apo per interes te vet. Sigurisht per interes te vet, do te thoshte llogjika. Psh ne Itali mallrat amerikane futen pa u taksuar dhe cfare ndodh? Ato fitojne konkurrencen me mallrat italiane, dhe keto te fundit falimentojne. KJO KRIJON PAPUNESI. Sigurisht mallrat italiane konkurrojne mire ne Evropen Lindore, Shqiperi psh, dhe kane perfitim atje. Ne total nuk e di se si del Italia. Por di kete: Ne Mexike 2 milion veta dolen te papune vetem 9 muajve te pare qe NAFTA hyri ne fuqi. Pse?? Sepse kokurrenca e mallrave amerikane detyroi mbi 120 000 kompani mexikane te falimentojne.

    Kush fiton? Te fortit. Kush humbet? Te dobtit. Une per vete e fus veten ne anen e te dobteve, dhe eshte llogjike te mbroj interesat e tyre se mbroj vetveten (nuk tregon aspak injorance). Sa per ju, nqs keni ndonje korporate te fuqishme, eshte e llogjikshme te mbroni interesat e te forteve. Por nqs ekonomikisht jeni ne anen e te dobteve, do te thoja qe ju jeni nje nga shkaqet qe fjala Injorance vazhdon te existoje.

    Njerez. Nqs keni frike nga propaganda e majte, ruhuni. Por ne te njejten kohe mos u beni VIKTIMA as te propagandes se djathte.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Skerdi!
    Unė jam Presidenti i Trustit "By**grisurit e Kombit" dhe punoj si Avokat i sė Vėrtetės.
    Ajo qė i paraprin argumentimit tė mbrapshtė NO GLOBAL ėshtė pikėrisht PROPOGANDA E MAJTĖ!
    E Majta kriminale kudo nė Botė, ka infektuar psiqikėn e shumė vetave saqė u duket qė "mbrojtja" qė ata i bėjnė "proletariatit" ka tė bėjė me KARSHILLĖK ndaj USA-s.
    Dėgjo or mik!
    1. Po tė mos ishte ajo USA, vėllezrit tanė shqiptarė nė Kosovė dhe gjetkė ku kanė qenė tė pushtuar nga kriminelėt sllavė,(ndoshta edhe ne tė shtetit Amė) do ISHIM TĖ GJITHĖ NĖ NJĖ VARR MASIV si luftėtarė tė NO GLOBAL! (Apo jo?!)
    2. Po tė mos ishte ajo USA, komunizmi famėkeq do ishte endč nė pushtet dhe ti, unė dhe tė gjitha familjet tona do ishin nėn Pushtetin e Tallonit!(Apo jo!?)
    3. Po tė mos ishte ajo USA (as pisat socialistė nuk do tė merrnin me grusht shteti PUSHTETIN DEMOKRATIK nė vitin 1997 (Apo jo!?)
    ...Meqėnse paske "gravitacion majtas" a ti ktheu paret Fatos Nano dhe zhgani i tij?! Paret pra qė tė vodhi qeveria Meksi dhe Sali Berisha?!!! (Mos ke qenė gjė dhe nė ato turmat e "studentėve" vlonjatė qė bėrtisnin "Sali! Sali! Va fa n' c***!" nė rrebelimin antishqiptar tė vitit 1997?
    Dhe tani mos m'u refero mua, por vazhdo referoju atyre qė tė kanė "droguar" me idetė e majta!
    Unė jam ky, ti rri Ai

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Per globalizmin vihen re dy rryma:
    njera qe mendon se "dora e padukeshme" e tregut eshte ne gjendje te beje gjithcka,prodhimin dhe shperndarjen optimale te te ardhurave dhe ana tjeter (me ndikime te forta social-komuniste) qe besojne se mireqenia mund te sigurohet me dekrete e imponime nga lart shteteve e organizmave financiare.

    Por nje gje eshte e sigurte:
    Globalizmi eshte realitet.Realitet ne te cilin jetojme,pa e hyjnizuar e as demonizuar.

    Ne kete realitet vihet re:
    -Vendet me te globalizuara jane ato qe me shpejt dalin nga mjerimi.Sa me shume qe nje vend hyn ne rrjetin internacional te shkembimeve,aq me shume zhvillohet.E kjo vlen jo vetem per treguesit ekonomike,por edhe social (arsimimi,sherbimi shendetesor,demokratizimi etj).
    Kuota e popullsise boterore me te ardhura nen 2 dollare ne dite eshte me se pergjysmuar (nga 34% ne 16,6%) dhe ajo me te ardhura nen 1 dollar ne dite eshte zvogeluar nga 1 miliard e 297 milion ne 1 miliard e 146 milion.
    -Eksiston dhe ana tjeter e medaljes.Kjo rritje s'eshte homogjene.
    Ne vendet drejt globalizimit rritet diferenca mes atyre qe mund te perfitojne nga zhvillimi dhe atyre qe jane te perjashtuar.Edhe ne vendet e zhvilluara del ne pah nevoja e ndihmes per me te dobetit.

    Ne situata te tilla politika eshte e rendesishme.Ajo s'duhet te hiqet menjane duke i lene vend vetem marrshimit triumfues te tregut,por duhet te luaje rol aktiv jo duke sugjeruar forma asistencialiste,por ne krijimin e mundesive per te gjithe.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Respekte Shkodėr

    I nderuar
    ØKe argument prej ekonomisti, ky asht fakt dhe respektet e mija!GLOBALIZMI asht nevojė e shekullit tė ri. Padyshim njė shpikje e mėnēur e ekonomistave perėndimore dhe sipėrmarrėsve tė fuqishėm, qė GLOBALIZMI tė mos kthehet nė bumerang. Asht HAPJA E VENDEVE TĖ REJA TĖ PUNĖS - thlebėsore dhe jo asistenca sociale apo rritja e pensioneve dhe ulja e taksave! Nėse GLOBALIZOHET ekonomia botėrore, padyshim disiplinohen Lėvizjet mafioze tė ēmimeve tė Naftės dhe produkteve tė saj, luftohet me efikasitet parazitizmi social dhe ajo qė asht ma e randsishmja futen njerzit nė fronte tė reja pune! Vendet me burime tė pasura nėntoksore nuk kanė as mundėsi dhe as forcė financiare pėr ZHVILLIM = GLOBALIZIM!
    Pėr tė mos "teorizuar" shumė unė mendoj qė LIdershipi Ekonomik - Financiar USA dhe 8 TĖ MĖDHENJT ku futen Japonia, Rusia, Gjermani, Franca, Italia, Anglia, Kina(!) po tė bahen sėbashku me STRATEGJI POZITIVE a arrijnė GLOBALIZIMIN e kėsaj Bote, qė problem ma imediat TERRORIZMIN! Ky TERROIZMI asht i shumėllojshėm! Nė Itali e aplikon e MAJTA me SINDIKATAT, nė Amerikė e aplikon CIA dhe FBI-ja (terrori psiqik i survejimit dhe i gjurmimit) nė bashkėpunim tė ngushtė me ARMATORĖT (prodhuesit dhe trafikantėt mė tė mėdhenj tė ARMĖVE), ndėrsa nė vendet islamike dhe ato tė Lindjes, mendoj qė TERRORIZMI asht "ftuar nė tapet" pėr tė pėrligjur KRIMIN MONSTRUOZ tė shtrembėrimit religjiv se gjoja KURANI na mėson kėshtu(!)
    Pėrfundimisht ose GLABALIZIM = PROGRES ose do tė kalojmė drejt aplikimit tė "varianteve Maltusiane".
    Me respekt Agimi

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Postuar mė parė nga Agim Doēi
    Skerdi!
    Unė jam Presidenti i Trustit "By**grisurit e Kombit" dhe punoj si Avokat i sė Vėrtetės.
    Ajo qė i paraprin argumentimit tė mbrapshtė NO GLOBAL ėshtė pikėrisht PROPOGANDA E MAJTĖ!
    E Majta kriminale kudo nė Botė, ka infektuar psiqikėn e shumė vetave saqė u duket qė "mbrojtja" qė ata i bėjnė "proletariatit" ka tė bėjė me KARSHILLĖK ndaj USA-s.
    Dėgjo or mik!
    1. Po tė mos ishte ajo USA, vėllezrit tanė shqiptarė nė Kosovė dhe gjetkė ku kanė qenė tė pushtuar nga kriminelėt sllavė,(ndoshta edhe ne tė shtetit Amė) do ISHIM TĖ GJITHĖ NĖ NJĖ VARR MASIV si luftėtarė tė NO GLOBAL! (Apo jo?!)
    2. Po tė mos ishte ajo USA, komunizmi famėkeq do ishte endč nė pushtet dhe ti, unė dhe tė gjitha familjet tona do ishin nėn Pushtetin e Tallonit!(Apo jo!?)
    3. Po tė mos ishte ajo USA (as pisat socialistė nuk do tė merrnin me grusht shteti PUSHTETIN DEMOKRATIK nė vitin 1997 (Apo jo!?)
    ...Meqėnse paske "gravitacion majtas" a ti ktheu paret Fatos Nano dhe zhgani i tij?! Paret pra qė tė vodhi qeveria Meksi dhe Sali Berisha?!!! (Mos ke qenė gjė dhe nė ato turmat e "studentėve" vlonjatė qė bėrtisnin "Sali! Sali! Va fa n' c***!" nė rrebelimin antishqiptar tė vitit 1997?
    Dhe tani mos m'u refero mua, por vazhdo referoju atyre qė tė kanė "droguar" me idetė e majta!
    Unė jam ky, ti rri Ai

    Ca te te them une? Mua me duket se ti je pre e propagandes se djathte. Sa per mua, me intereson realiteti. Meqe je ne dashuri me USA po te pershendes: Rrofte USA dhe G.W.Bush, rrofte pushtimi i Vjetnamit dhe Hiroshima.

    Sa per demonstratat, kam marre pjese vetem ne ato te Dhjetorit 90. Paret e Vefes nuk pres te m'i japi as Nano, as ti. Sa per te m'i marre m'i mori Sala (Qenke tifoz i madh i Sales). Se dolem pak nga tema. Mos u merr me propagande. Flasim per globalizmin ne kete dhome. Do ishte mire te lexoje pak per globalizmin para se t'i bije gjoksit me dore.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    sKERDI MĖGNJĖRASHIT

    Skerdi mėngjėrashit!
    OK! Unė gjoksit vėrtetė qė i bije me dorė!
    As pyka e drurit nuk futet nė kokat tuaja prej mėngjėrashėsh prandaj vuani nė vetminė tuaj, se USA as nuk e ka ndėr mend tė ia dijė pėr opinionin tim. e jo mė pėr atė opinionin tėnd!
    hajt me tė mira Skerdi
    Agimi

  13. #13
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Arrow

    Zoti Doci, tani qe u futet edhe ju ne diskutimin e kesaj teme me siguri ... ka me dal doret krejt . E rendesishme eshte ti permbahemi temes dhe jo perkatesive politike apo komenteve te tipit radio Kontakt. Per me teper shko shiko dicka qe ndoshta ia vlen , tek forumi Per ideal te Partise

    Mos ki merak se ne keto kohe te erreta qe kane ardhur USA po lexon (pergjon) mendimet e te gjitheve perfshi edhe te tuat ndoshta.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Shkodra 13 faleminderit per shpjegimet sidoqofte eshte pak teorik dhe i pergjithshem si vete tema ne fund te fundit.Levizje si no global shpresoj se nuk do te jene krijimi i nje internacionaleje te re vete mua do te me pelqente me teper nje sindikalist i vjeter sesa nje i fiksuar qe del ne rruge duke bertitur per che guevaren .Ketu ishte dhe thelbi i pyetjes sime a do te kete te ardhme levizja no global sic pati ajo e 68 apo do te shkrihet ne levizje dhe parti te ndryshme nacionale?Po ti shikosh 68-shat e dikurshem (seshte termi i sakte m.gj.ate ) kane ruajtur rolin kryesor ne vitet 90 ne politiken boterore apo do te shkrihet sikur ska qene ndonjehere.Agim temen e hapa thjesht per kuriozitet m.gj.se faktikisht nuk sherben shume e kete e pranoj.
    Pershendetje

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Globalizimi ekonomik eshte nje nevoje e shekullit te ri, por kur globalizimi ekonomik shoqerohet nga "globalizimi politik" atehere behet shume i rrezikshem. Politikat globale jane thurrur nga vendet e zhvilluara per te zgjeruar tregjet e tyre, pra per te zgjeruar mushkerite e ekonomive te tyre. Kjo i siguron ketyre vendeve resurse dhe mundesi te reja per te rritur kapacitetin e ekonomive te tyre, dhe detyrimisht edhe te ardhurat vjetore.

    Politikat globale kane deshmuar me se miri se vendet e pasura po pasurohen me shume teksa vendet e varfera (aka "ne zhvillim") po perkeqesohen dhe varferohen me keq. E mira e globalizimit eshte garantimi i zhvillimit te metejshem teknologjik qe ka lehtesuar ndjeshem infrastrukturen e zhvillimit dhe komunikimit. E keqja e madhe e globalizimit eshte se eshte nje proces i pandalshem qe askush nuk mund ti parashikoje fundin. Jo vetem aq, por akumulimi i pushtetit boteror ne njerez apo institucione le vend per abuzim me kete pushtet qe mund te sjelle pasoja te paimagjinueshme per njerezimin. Shume analiste mendojne se fenomene si terrorizmi si shkak kryesor kane edhe politikat globale qe kane arritur deri aty sa te prekin identitetin kombetar te shume shteteve te medha apo te vegjel, ne shkembim te te mirave materiale (materilizmit).

    Nuk besoj ne politikat globale dhe une mendoj se pasoja akoma me te renda te ketyre politikave do te na shohin syte ne ditet qe do te vine. Sic e thashe edhe me lart, eshte e kote te mundohesh te luftosh politikat globale, pasi ato jane te pandalshme dhe perbejne edhe profeci biblike. Keto politika vetem sa pershpejtojne procesin e degradimit te qyterimit ne te cilin jetojme. Sic do te shprehej nje profesor i historise se lashte:

    "Historia na meson se cdo qyteterim e pa lulezimin e tij atehere kur te gjitha shtresat e shoqerise pane nje ndryshim per mire me kalimin e kohes dhe nje shtrese e mesme konsolidohet. Gjithashtu, cdo qyteterimi i ka ardhur fundi kur rritet hendeku midis shtreses se pasur dhe asaj te varfer qe con ne avullimin e shtreses se mesme."
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    Te mirat e Globalizmit

    Globalizmi eshte nje nga gjerat me te mira qe do i ndodhe njerezimit dhe eshte ne cdo menyre i pashmangshem. Sigurisht do te duhet shume kohe qe te perparoje.

    Njerezit do te jene njesoj, me te drejta te barabarta. Do te kete vetem nje nenshtetesi.
    Globalizmi do t'i jape fund semundjeve te tilla si racizmi, lufterat nderkombetare, nacionalitetit te semure qe ka shkaktuar luftera per vite me rradhe.
    Nuk do te kete me ndryshime te medha ekonomike e sociale midis vendeve te tilla si USA dhe Somalia.
    Kulturat e ndryshme do te shkrihen dhe gjasat jane qe kultura e re e krijuar do te marre 'te mirat' e kulturave te meparshme.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    Te keqijat e Globalizmit

    Vende te ndryshme do te humbasin kulturen, gjuhen dhe shume vlera qe shoqerite e atyre vendeve kane.
    Ne njefare menyre Globalizmi eshte anti-nacional.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    E verteta

    Globalizmi ka me shume te mira se te keqija. Per mendimin tim nuk ka te keqija fare.
    E verteta eshte se "Globalizmi" qe po ndodh sot eshte shume larg Globalizmit. Sigurisht te gjitha te mirat nuk vijne brenda nje dite. Por traktatet e nenshkruara midis vendeve te ndryshme sot dhe politika e zbatuar ne "boten globale" eshte shume e njeanshme dhe ka per qellim dominimin e botes nga "me te fortit". Dhe pikerisht, do te jete presioni i "No Globaleve" qe do te detyroje "te fortet" te kryejne ato reforma qe duhet te kryen, ato reforma qe do t'i japin fjales Globalizem kuptimin e vertete.

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Re: Te mirat e Globalizmit

    Postuar mė parė nga skerdi
    Globalizmi eshte nje nga gjerat me te mira qe do i ndodhe njerezimit dhe eshte ne cdo menyre i pashmangshem. Sigurisht do te duhet shume kohe qe te perparoje.

    Njerezit do te jene njesoj, me te drejta te barabarta. Do te kete vetem nje nenshtetesi.
    Globalizmi do t'i jape fund semundjeve te tilla si racizmi, lufterat nderkombetare, nacionalitetit te semure qe ka shkaktuar luftera per vite me rradhe.
    Nuk do te kete me ndryshime te medha ekonomike e sociale midis vendeve te tilla si USA dhe Somalia.
    Kulturat e ndryshme do te shkrihen dhe gjasat jane qe kultura e re e krijuar do te marre 'te mirat' e kulturave te meparshme.
    Skerdi, mos e ngaterro Komunizmin me Globalizimin. Globalizimi nuk eshte ngritur mbi Barazine por mbi Kapitalizmin. Ne kapitalizem nuk ka barazi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    Re: Re: Te mirat e Globalizmit

    Postuar mė parė nga Albo


    Skerdi, mos e ngaterro Komunizmin me Globalizimin. Globalizimi nuk eshte ngritur mbi Barazine por mbi Kapitalizmin. Ne kapitalizem nuk ka barazi.

    E kam fjalen per barazi sociale dhe politike (te pakten ne teori) dhe jo ekonomike. Globalizmi krijon nje bote pa kufij dhe te gjithe shtetasit kane te drejta te barabarta perpara ligjit (te drejte te votojne etj etj).

    Interesant sa here do te them ndonje gje, do me vihet ndonje nofke (komunist i ndyre, kelysh komunisti, viktime e propagandes se kuqe, mengjarash).haha.
    Pershendetje.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •