Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 76

Tema: Globalizimi

  1. #41
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Per mua deri tani nuk mund te thuhet asgje e sakte per antiglobalizmin kush e drejton kush ben pjese ne te vertete ne Itali p.sh ka edhe prifterinj qe marrin pjese jo te gjithe jane komuniste e ndoshta as liberale te pakten tani per tani.Nuk mund te semplifikosh gjerat e te thuash qe jane pasardhes te komunisteve.O.k marrin pjese edhe komunistet kjo po por ajo qe me intereson eshte ne do te kete nje vazhdim si filofik ashtu edhe politik kjo rryme.
    pershendetje

  2. #42
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    "Anti globalistet jane mbeturinat e demagogjise komuniste..."

    Pat Buchanan i se djathtes ekstreme ne amerike eshte simboli i
    anti-globalizimit ne kete shtet. Gjithe nacionalistet e djathte ne Europe po ashtu. Globalizimi perfaqeson nje ide te perafert me ate komuniste te internacionalizmit, vecse kete here ky internacionalizem i perket jo barazise idealiste por barazise se mundesive per sukses. Tregetia e lire ben qe vetem me i forti do mbijetoje per nje periudhe te larte.

    Kjo nuk u pelqen sidomos te djathteve per disa arsye. Se pari globalizimi eshte anti-tradite dhe anti-kulture se eshte teper komercial. Psh tradita e ushqimit ne shume vende po kercenohet nga "fast food" po ashtu edhe ajo muzikore po zevendesohet nga rryma muzikore teper te komercializuara.
    Se dyti globalizimi si rryme komercialiste nuk njef ndjenja te tilla si "nacionalizmi". Industri te tera te nje vendi mund te dominohen nga firma te huaja gje qe shume nacionalisteve nuk u pelqen. Psh ne nje ambient te hapur e kompetitiv askush nuk te garanton se frimat Greke apo Serbe jane te paafta te dominojne kete apo ate dege te industrise ne Shqiperi, ashtu si edhe ne me ata. Nacionalistet si tanet edhe greke apo serbe nuk e pranojne kete, gje qe tregon edhe njehere shkallen e ulet te civilizimit te mendimit te se djathtes se skajshme ne pergjithesi. Pra globalizimi ka shume pak respekt per identitetin
    dhe shume me teper konsiderate per aftesine dhe vleren e individit.

    Globalizimi sigurisht qe eshte e ardhmje e botes. Ne duhet ta perkrahim dhe ta vleresojme ate. Por ne se pari duhet te angazhojme veten per te qene te afte ta perballojme sfiden e tij. Pra ndryshe nga te djathtet qe vetem dine te qajne kur tjetri (jo shqiptar) i ben gjerat me mire se ne, ne duhet ta perdorim kete sfide si nje burim force e vullneti per te ecur perpara per te permiresuar dhe begatuar veten. Kjo nuk eshte detyre e vogel sidomos me te djathtet neper kembe qe kerkojne te bejne armiq sa here qe te tjeret vleresojne aftesine e te huajve ciletdo qofshin keta.

    Pra globalizimi kerkon aftesi, pune, sakrifica, mendje tolerante e liberale, dhe jo llafe boshe per tu hequr perparimtar. Sepse kur keto cilesi fillojne tiu vene perpara veshtiresive filloni te qani e te mallkoni ju ne emer te nacionalizmit per te cilin ju nacionalistet nuk keni asnje vlere.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    jetoj ne londer angli
    Postime
    15
    Ne hyrjen e mijevjecarit te ri prijesi dhe xhandarmeria vendosen qe te forcojne keshtjellen e tyre te demokracise pas disa kercenimesh nga disa kalores te erresires.prijesi dhe avokatet e tij jane pergjegjes per mekanizmin qe te gjithe jemi pergjegjes ta veme ne pune sa hapim syte ne mengjes.Ai quhet globalizem.Eshte shfrytezimi i pameshirshem i mases nga rrjete te vecanta per zhvillimin e industrise ne dobi te nje minoriteti.Me pak se njezete perqind e popullsise sot ne bote zoterojne me teper se tetedhjete perqind te pasurise te saj,eshte nje diference shume e madhe por mekanizmi do te vazhdoje punen dhe diferenca sa do vij e do te ritet.25 mije njerez ne dite vdesin nga varferia sot ne bote , por ata bejne pjese ne anen e parendesishme te ndarjes.kur flasim ne gjuhen e globalizmit njerezit ndahen ne dy pjese ,ata te rendesishmit dhe ata te tjeret.shembulli me i mire per kete ishte 11shtatori kur 2 mije njerez u masakruan ne menyre barbare nga terroristet.per dite me rradhe mas media si nje nga veglat kryesore te mekanizmit nuk pushoi se qari,dhe biles beri te gjith boten te qante me emisionet e pafundme aq prekese.por cuditerisht e njejta media me te njejtet enjgjej qe e drejtojne nuk ka humbur as edhe dy sekonda ne transmetimet e saja te informoje publikun per faktin qe kater vitet e fundit peseqind mije femije nen moshen pese vjecare kane vekur ne irak si pasoje e bllokadave terroriste .(jo krim kunderr njerezimit por masa te marra ne dem te te parendesishmeve per te arritur golin e nje strategjie te caktuar ne sherbim te disa elemeteve te caktuara te globalizmit)pra sic thashe ata jane te parendesishmit e glob sic jane indianet e amerikes dhe asaj latine ,miliona ne afrike,miliona ne vietnam e indonezi,origjinalet e australise etj etj.askush nuk i kercenon dhe shkel parimet e demokracise pervec se ata vete me makinen e tyre shtypese.jan ata qe shpiken kolonianizmin dhe imperializmin qe me anen e mekanizmit dhe virtytin e tyre me te larte (hipokrizine)bejne shfrytezimin e njerezve ,lendeve natyrore,racizmin,diskriminimin,keq kuptimin,intolerancen dhe luftrat,te gjitha keto ne perputhje me traditat,mentalitetin dhestilin e jeteses te atij komuniteti,ne menyre qe ne te ardhmen te mohoet,ose nqs nuk mohoet te jete vetem nje keqkuptim tragjik i se kaluares (indianet e amerikes, skllaverimi etj etj)per te cilin askush nuk eshte pergjegjes.ata qe e mbrojne globalizmin jane ajo pjese qe arrine ta shikoje te verteten por qe mendon se eshte e pamundur qe ajo te dale ne drite.ata perpiqen qe te justifikojne pasi kane ndihmen e mas medias dhe injorancen ne favor te tyre.per kete ata meritojne dicka nga koshi i madh i plehrave te udheheqesit te plotfuqishem.kurse pjesa tjeter jane ata qe mbrojne te verteten,ata qe luftojne xhandarin neper sheshe ne europe,amerike,azi.ata qe luftojne prijesin dhe avokatet duke luftuar injorancen e popujve.(per interesa te perbashketa dhe jo per nje karige)ata q
    buzeqesh

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    jetoj ne londer angli
    Postime
    15
    qe luftojne pere ndrysime sepse besojne qe gjerat mund te ndryshojne.ata qe nuk e durojne dot shtypjen,represionin ,shfrytezimin dhe papergjegjshmerine e elites te globalizmit.ata qe duan nje bote per te gjithe .nje bote ku jeta e nje njeriu te respektohet dhe mbrohet edhe te konsiderohet si nje jete e rendesishme si gjith te tjerat pa dallim feje,etnie,race apo klase.nje bote qe te drejtohet nga nje sistem qe punon per te gjthe.
    buzeqesh

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Mu rikthye buzeqeshja kur e lexova kete. lol.

  6. #46
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    PO GLOBALIZMIT TE VLERAVE ! JO GLOBALIZMIT TE KAPITALIT!

    Ne nje sistem nderkombetar qe udhehiqet gjithnje e me shume nga interesat ekonomike te fuqive te medha te gjithe njerezit e ndjeshem te ketij planeti duhet te thone : PO Globalizimit te vlerave dhe JO globalizimit te kapitaleve dhe te shfrytezimit te popujve te tjere per faktin e vetem qe disa qelluan te jene te varfer dhe disa te pasur!!!
    Po Globalizimit te shoqerive multietnike, te tolerancen fetare dhe kulturore, PO ruajtjes se identiteteve kombetare ne nje bote te Globalizuar!!!

    Ne kete teme mund te qendrosh me dite te tera te shkruash, fjale pa mbarim, por esenca e asaj qe kerkojne shumica e Antiglobalisteve eshte ne ato pak fjale qe shpreha me siper.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #47
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    O Enri, po si me vlla "qelluan" te ishin te varfer?
    Nuk qellove te jesh i varfer, nuk ka aty me te qelluar, ja ku ke Rusine, te gjitha pasurite natyrale, territor sa te duash, njerez sa te duash, si mund te thuash qelluan te varfer?
    E kane lene veten ne varferi, nuk ua ka fajin njeri jo. Pa globalizim, me thuaj ti, si do ndertohet gje ne Shqiperi, se nuk dua te flas per vende te tjera? Si do zhvillohet pa investime te huaja?
    Pa emigracion, qe eshte prekursor i globalizimit?
    Me endrra thua ti o?
    Mire thone, nese je 20 vjec dhe nuk je i majte, nuk ke zemer, nese je mbi 30 dhe nuk je i djathte nuk ke tru(lol)
    Pershnetje Enro!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87

    Ushtarit te mire

    Ushtari i mire ti po ngaterrohesh pak!...E kane fajin vete !Edhe ketu ka per te diskutuar po nejse po e marrim per te vertete. c`d.m.th kjo m.q.se na e ngul Nanua apo Berisha duhet te na e nguli edhe Berlusconi apo Bushi.Ne rradhe te pare ata ta ngulin sepse keshtu funksionojne gjerat prej kushedi sa shekujsh.Pa globalizim nuk ka zhvillim kjo eshte e vertete po varet cfare lloj globalizmi krijohet nese vazhdon ky qe eshte tani nuk funksionon mire ne tre te katertat e botes nuk mendon se duhet te vihet mbi baza cike me te drejta.Ajo shprehja aty ne fund me ben pak te qesh se seshte hera e pare qe e degjoj e sfunksionon dhe aq shume ketu ku shumica jane te rinj.Te qenit i djathte apo i majte shpesh ka te beje me trashesine e portofolit dhe me ate se si te edukojne ne familje apo cila ane te intereson ne nje moment te caktuar.Antiglobalistet duam apo sduam ne apo ata jane shprehje e nje shqetesimi qe egziston pavaresisht se ty mund te te duken si te egzaltuar e jashte rendit natyral te te gjykuarit.

  9. #49
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Ushtarit te Mire

    Mire thone, nese je 20 vjec dhe nuk je i majte, nuk ke zemer, nese je mbi 30 dhe nuk je i djathte nuk ke tru(lol)
    Mbi 20 vjec jam...
    I majte jam, por varet se cfare kupton ti me majtas dhe djathtas...
    Mendimet e mia mund te zinin mbi 4 faqe ketu Ushtari_Mire, prandaj mu duk e pafrytshme te vazhdoja te shprehesha ne kete teme, pasi do pertonit te lexonit pastaj.
    Ti kur shprehesh per dike nese ka tru apo jo, do beje mire te lutem shume te ruaje etikat e forumi dhe te shprehjes se mendimit te mire. Gjithashtu do beje mire te rilexoje me vemendje ato qe une kam shkruajtur dhe qe shprehin mendimet e mia, te cilat askush s'mund te mi hedhe poshte apo te me paragjykoje.
    Sidoqofte...
    Kur thashe "qelluan te varfer" , e kisha me kuptim ironik, duke u bazuar ne disa prej filozofive politike qe mbizoterojne ne politiken ekonomike te marrdhenieve nderkombetare dhe qe quhet: teoria e nenzhvillimit... dhe ketu s'eshtre vendi me i pershtatshem per ta trajtuar.Me vjen keq qe s'arrite te kapesh kuptimin e fjaleve te mia. Megjithate me gjithe qejf qe ti argumentoj dhe une mendimet e mia. Sa per Rusine s'eshte e varfer jo, por eshte nen varesine ekonomiko-politike te Sh.B.A...
    Ne varferi pikerisht i ka lene vendet e botes se trete indiferentizmi i fuqive te medhaja ekonomike te cilat jo vetem qe s'duan tja dine per pasurite e pacmueshme kulturore dhe sociale, por mendjen e kane te kenaqin interesat e tyre ekonomike. E di ti ate teorine e Vendeve Banane? Te ka rene gje ne vesh ?
    Kur shkruajta mesiper s'e kisha fjalen as per Shqiperine dhe as per Europen, por per vendet Afrikane.
    Mireupjekshim .
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #50
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    E para nuk ta kisha per ofendim, eshte shprehje me te vertete, nese je ofenduar te kerkoj falje.
    E dyta, kur me thua se Rusia nuk eshte e varfer, c'do te thuash? Qe ka 200 njerez ne Rusi qe kane miliona?
    Po ashtu dhe Arabia SDaudite etj, kush ja ka fajin vendeve arabe?
    Pasuri perrallorem po njerezit e thjeshte si jetojne?Si mund tia vesh fajin Globalizimit?
    Ti thua te behet Globalizim me zemer ne dore.
    Po nese interesi ekonomik mungon, pse do te vije nje Amerikan bie fjala dhe te hape nje fabrike ne Afrike?
    Apo per te pare vallet dhe maskat e tyre?
    Interesi ekonomik i nxit te gjitha miku im, ne realitet, tani ne teori dhe ne nje bote utopike gjithshka mund te ndodhe.
    Une prap se prap them se globalizimi eshte me perfitim per te dyja palet si vendet e varfera ashtu edhe ato te pasura.
    Ja te marrim shembullin e nje vendi X ne Afrike.
    Vjen GM dhe hap nje fabrike automobilash ne X. Puneson 2000 vete, sjell para, sjell pune, sjell mireqenie qe me vete sjell dhe stabilitet dhe rend, keta 2000 vete jane 2000 veta me pak qe duan ndihme sociale apo buke falas etj, etj, GM i shet me lire makinat ose i shet me po te njejtin cmim dhe fiton me shume, paguan me shume taksa si ne X ashtu dhe ne USA etj.
    E sheh kete situate Nike ose Daimler-Chrysler dhe ben te njeten gje, ja dhe 6000 te tjere, qe natyrisht do duan shtepi(ndertimi) te hhane (restorante) po do shkojne ne pushime(travel industry) do zhvillojne ekonomine e vendit etj.
    Alternativa eshte ose uri, ose lemosha.
    Si thua ti Enro kush eshte me e drejte?

  11. #51
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    Duket qesharake menyra se si Z. Agim Doci po e diskuton kete teme. Tani i pashe shkrimet e tij. Megjithate do desha te thosha se nuk eshte e lehte te dish rezulatatet ekzakte te kesaj ceshtjeje e cila eshte me e madhja e ketij shekulli.
    Globalizimi eshte i mire, por ka edhe te keqijat e saj.
    Kompanite me te medha, kane me shume burime, do te fitojne dhe eleminojne me te voglat. Nese nipi yt Z. Doci, nese keni, do te donte te hapte nje kompani per te bere kepuce ne Shqiperi apo kudo, gjasat jane qe nuk do te zgjaste as edhe nje vit sepse kompanite me te fuqishme se Nike, Reebok etc nuk do ta linin nje gje te tille.
    Vlerat kulturore do te humbasin pak nga pak. Kjo eshte nje menyre tjeter qe te fitojne vlerat Perendimore, te cilat kane te mirat e tyre por edhe anet jo te mira, ka kultura te tjera ne cdo vend te Botes te cilat jane te magjishme, por gjasat jane qe keto te zdhuken. Rast konkret: Reklamat Amerikane reklamonin nje shampo floku ne Indi, duke perdorur nje vajze te bukur me floke te mbrekullueshem bjonde, pas disa muajsh vajzat bukuroshe Indiane filluan te mendojne se floket e tyre fantastik te trashe dhe te zinj nuk ishin te mire dhe nuk preferoheshin nga perendimoret.
    Po keshtu me Pepsi Clear qe nuk u proferua ne Amerike as per disa muaj dhe u cua i gjithe ne Azine Lindore dhe ata mendonin se po pinin gjene me te mire te krijuar ndonjehere.
    Gjithashtu nje gabim me dashje ne perkthim te nje motoje Pepsin: Te kthen te paret tuaj. Dhe ne Kine po hidhej ne Varret e te vdekurve se mos ngjalleshin.
    Keto dhe shume te tjera.
    Ka te mira kuptohet. Por njerezit jo largpames i shohin gjerat ne bardh e zi.
    Cdo kush qe di dicka nga biznesi dhe media do te kuptoje qe do te jete nje lufte e llatarshme midis luaneve te industrive dhe ku te mesmit dhe te vegjelit do te zdhuken nga faqja e tokes me pak mundim.
    Tjeter e keqe. Ne Amerike dihet qe politika varet nga bizneset e fuqishme. Me Globalizimin Politika dhe Ekonomia do te jene edhe me te nderlidhura, ku Politikanet do te mbeshtesin disa kompani ne dem te te tjerave dhe ku disa kompani do te mbeshtesin disa politikane per te fituar zgjedhjet kuder te tjere politikaneve edhe pse mund te jene me te mire.
    Ka te mira sa te duash, por ka edhe te keqija. Globalizimi do te vij dhe ka kohe qe ka shkelur ne kete toke. Shume ndryshime do te behen, me stabilizimin e Globalizimit me mire.
    Persa i perket Amerikes, na ka mbeshtetur, por nuk eshte aq e pafajshme sa u duket shume njerezve. 80% e Amerikaneve as nuk e dine se ku eshte Shqiperia ne harte, duke perfshire "intelektuale" te cilet kane mbaruar universitete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Niko D'Angelo : 18-01-2003 mė 07:21
    Winners Don't Quit

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Ushtarit te mire.

    Kush tha qe emigracioni eshte prekursor i Globalizmit? Ne fakt kjo eshte nje nga arsyet qe te ashtuquajturit Anti-Globale luftojne Globalizmin qe po ndodh ne bote. Ky Globalizem qe reklamon kaq shume "boten pa kufij", qe ne te vertete eshte pa kufij per kapitalin, por jo per njerezit.

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    jetoj ne londer angli
    Postime
    15

    mos u merni kot

    Nga eksperienca qe kam une duke shkembyer idete ne menyre inteligjente dhe demokratike me docat e globalizmit dhe injorantet e krahut te djathte te tij kam arritur tek konkluzioni qe eshte e kot.po po eshte e kote te bindesh tipa (po mar per shembull shqiperine)te cilet kan qene te kenaqur nga pushtimi turk dhe kan gjuajtur me gur gjithkend qe i shkonte kunder atij.po te njejtet tipa gjuanin me gur ata qe shkuan kunder pushtimit italian,gjerman,nje pjes edhe kunder diktatures dhe ne fund po te njejtet tipa shkuan kunder atyre qe u ngriten per parat e humbura (ne nje kohe ku nje popull ne nje qeveri demokratike pushton sheshet per taksa qe kane vlera qindarkshash).mor po nuk e di se kujt krahu i perkasin keta tipa ?Jane gjithmone te kenaqur te han dicka nga koshi i madh i plehrave te udheheqesit te plotfuqishem.E bazojne te verteten dhe idealet ne interesa fare banale.Me vjen shume keq qe jemi ngrohur te gjith ne te njejtin diell dhe nje pjes dermuese me nje fjal.....paskeni qen interesant mor burr.
    buzeqesh

  14. #54
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    E mer morracaket e tipit tjeter, kan qene gjithmone te kenaqur te jene morracake e me bark bosh, dhe gjithmone kane dashur tia marrin me dhune atij qe ka.
    Morri po morr do ngelet, kur flasin kta qe perhapen murtajen komuniste neper bote i ka ardh funi ksaj bote.
    Hej, guess what, si gjithmone ne histori vendet e morracakeve, morracake dote mbeten, dhe ata qe kundershtojne progresin po prapa do ngelen.
    Me sa shoh un, gjithe keta kundeshtaret e globalizimit, ama sec i perdorin per interesat e tyre vetite e tij, marshalla, neper bote jetojne, dhe kur te shkojn ne Shqiperi, per ndonje firme te huaj do punojn(globalizim!?) po thuj qe si gjithmone te pakenaqur me ekzistencen e tyre prej morri, duan te kthehen e te kafshojne doren qe po i ushqen.
    Gjithmone paraqiten si viktime dhe bejne ca thirrje patriotike qe jane shume qesharake kur vijne nga kryeqytetet e Evropes e botes se industrializuar, pergjegjese per kete perbindesh sic eshte globalizimi ne syte e tyre. Varferine e vendit prej nga vijne mundohen ta justifikojne dhe perligjin me pasurimin e dikujt jteter, duke shkuar komplet kundra procesit te perzgjedhjes naturale.
    Good luck, se globalizimi is here to stay!
    Chumps!

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Ushtarit te mire.

    I kafshojme doren atyre qe na ushqen? Po ti mos i lepin doren dhe i lan kembet Bushit me shoke? Ke te drejte qe sipas globalizmit ata qe jetojne neper kryeqytetet e Evropes po perfitojne nga globalizmi. Po a e kupton qe nga globalizmi me shume vuan ti??

  16. #56
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    O Enro a me shpjegon dot pak pse morracak qenka me ofenduese se injorant?
    Apo kshu te do ***** ty?
    Nuk do mesoheni ndonjehre ju me konceptin e divergjences se opinioneve.
    Mir o Enro, un e kuptoj qe ti je ne power trip se je bo moderator, po mos fillo ta kthesh ne personale.
    Nese me paralajmeron mua per perdorjen e fjales morracak, bohu burre dhe paralajmero per injorant, se un kot nuk perdora fjalen morracak, se nuk me rruhet shume jo, te pelqen ty apo jo, globalizimi eshte fakt qe po e jetojme cdo dite.
    Po nejse, VK, boj qef o daje, se te ka ardh dita.
    Masnej doni diskutime ju.
    Flisni si papagaj ca degjoni nga profesorat e majte neper universitete dhe boni moral ne emer te disa "vlerave" qe kane 1000 vjet qe na mbajne te varfer e pa fuqi ne dore, po nejse, boni qef, ta gezoni dhe ket tem se e paskeni pushtu si forcat vullnetare ne kohe te xhaxhit.

  17. #57
    Nuk jam ekspert por...
    Globalizmi i ka tė mirat dhe tė kėqiat e veta, por mė shumė tė mira. Zakonisht gjithmon ka ndodhur dhe ndodh qė ata qė e kanė forcėn edhe e keqpėrdorin! Nėse antiglobalistėt kanė qėllimin tė luftojn ndotjen e Planetit, janė nė tė drejt. Pėr gjėra tė tjera nuk kanė tė drejt. Vėrtetė vendet e pasura nuk bėjn sa duhet pėr tu zhdukur mjerimi nė vendet e varfėra, dhe pėr luftimin e sėmundjeve siē ėshtė eidsi nė Afrikė , ku janė tė infektuar me dhjetėra miliona njerėz.
    SHBA ėshtė i vetmi vend qė na ka dashur dhe na do, dhe dy herė na ka shpėtuar. Njė herė Vilsoni kėtė Shqipėri tė cunguar. Sikur tė mos kishte qenė ai kishim qenė si kurdėt pa shtet aspak. Herėn e dytė Kosovėn e ēliruan nga kriminelet serbė.
    Pajtohem me shkrimet e Z. Doēit. Amerika ka bėrė edhe gabime, por e ka ndihmuar gjithė Evropen me u rindėrtuar pas lu. II bot. e edhe Japoninė. Gati e gjithė vendet e Evro. Lindore u ēliruan me meritė tė tyre, edhe tre shtetet baltike.
    Kompanitė e mėdha vėrtetė e kanė qėllim profitin, por paguajn mė mirė se nė ekonomi socialiste. Kapitalizmi i ka edhe mangėsitė e veta, por ėshtė mė i miri sistem deri tash qė funksionon. Amerikanėt hynė nė luftė kundėr njė shteti tė krishterė pėr tė mbrojtur njė popull qė eshtė shumicė myslimane - nė Kosovė. Ashtu edhe nė Avganistan sa di unė shumė e sidomos gratė e kanė ndier veten tė ēliruar nga anakronėt, e mbrojtėsit e sė keqes, si pseudoreligjioz - talibanėt.
    Amerika dhe ata qė e pėrkrahin dėshirojn tė demokratizojn gjithė botėn!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Sa per sqarim.
    Globalizmi ka per qellim levizjen e lire te kapitalit, psh heqjen e tarifave ose taksave nga shteti. E bukura eshte se vendet me te fuqishme ekonomike perfitojne nga kjo dhe vendet e varfera (Shqiperia psh vuajne nga kjo).

    Fakte.
    1. EU kerkon nga vendet e Evropes Lindore heqjen e taksave per prodhimet e EU. Ne te njejten kohe EU vendos taksa kunder prodhimeve te Evropes Lindore per te mbrojtur prodhimet e veta. Me kerkese te Gjermanise EU takson prodhimet bujqesore te vendeve lindore, edhe pse kerkon nga vendet e mesiperme levizjen e taksave. Pak hipokrite nuk eshte.
    2. Shqiperia eshte vendi i dyte ne Evrope per prodhimin e kromit. EU takson mineralet e Evropes Lindore. Nqs Shqiperia nuk proteston per heqjen e atyre taksave, nje gje qe eshte e drejte e saj ne rangun e globalizmit, nuk do te perfitoje si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ana diplomatike qe te kete nje ze ne arenen nderkombetare.
    3. Nesttle eshte kompania me e madhe per prodhimin e chokollates. Gana eshte vendi me i madh per prodhimin e kakaos. EU nuk takson importin e kakaos nga Gana, por nqs Gana prodhon chokollate dhe zhvillon industrine e vete, EU takson prodhimet e Ganes 34%. Dmth Gana nuk mund te zhvilloje industrine e vet.
    4. Ne WTO USA eshte vendi kryesor qe kundershton vendosjen e ligjeve dhe rregulloren e taksave. Arsyeja eshte se USA ve dhe heq taksa kur i intereson dhe i ben presion botes qe te heqi taksat, ndermjet te tjerave vendeve te Lindjes se Mesme apo Irakut.
    Doni me shembuj???
    WTO... te tjerat i kuptoni vete.

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    jetoj ne londer angli
    Postime
    15

    Nje sqarim tjeter

    Pervec atyre qe tha skerdi me lart per te cilat une jam plotesisht dakort dua te jap disa te dhena te marra nga OKB mbi globalizmin.ne vitet 60-70numri i popullsise te varfer (e deklaruar nga banka botrore qe jetojne me me pak se 1 dollar ne dite ,u rrit ne dyqind 200 milion.me rritjen e shfrytezimit te lendeve natyrore dhe emancipimin e neoliberalizmitne fillimet e viteve nentedhjet90 ky numer u rrit ne dy 2 miliard njerez qe rrojne me me pak se nje 1 dollar ne dite .WRI(world resources institute)thote qe sot si pasoje e globalizmit trembedhjete 13 deri ne 14 milion femije vdesin cdo vit ku 12 milion prej tyre jane nen moshen 5 vjecare sipas development report e OKB-se.400 milion femije jetojne rrugeve ose punojne neper manifaktura(pa permbledhur ketu ata qe vdesin nga varferia apo ata qe implikohen ne industrine e kenaqesive perverteqe do te thote me shume se nje milion femije ne vitsipas statistikave te OKB.kjo fal konkurences dhe modernizimit te metodave fitimprurese te korp te cilat kane si synim ritjen me 200 per qind te fitimit ne me pak se dhjet vjet.Ata qe heshtin jane bashkepunetor,ata qe e mbrojne jane bashkepunetor dhe te lig ne zemer kurse shtetet qe e drejtojne jane (the axes of evil).
    buzeqesh

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e NdocRroku
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    9
    bravo te qofte skerdi. e ke spjeguar me pak fjale dhe shume qarte.
    Fatkeqsisht Shqiperia eshte nje vend i botes se trete dhe e tille do te qendroje per shume shekuj.Ne baze te ketij lloj 'globalizimi' vendet e botes se trete (si shqipria) nuk kan asnje shans zhvillimi.prandaj idete e 'no-global' lindin nga deshira e vendeve te botes se trete (shqiperia etc) per te pase te njejten mireqenje te njejten demokraci dhe te njejten respektim te vendeve perendimore.
    Keta ideale nuk jane as te majta e as te djathta.fatkeqesisht ose fatmiresht (varet nga pikpamjet politike te sejcilit) te vetmit politikane qe kane degjuar dhe jane munduar te kuptojne nje ēike me shume keta idena kane qene vetem te majte prandaj edhe levizja eshte zhvendosur drejt subjekteve politike te majta.
    Prandaj te jesh no-global nuk do te thote te jesh marksist ose komunist ose stalinist etj...
    pastaj edhe emri 'no -global ' eshte i gabuar. Leviszja nuk eshte kunder globalizimit. Globalizimi eshte nje fakt , nuk mund te ndalohet dhe do te ishte gabim te ndalohet, por 'levizja' eshte kunder ketij globalizimi kapitalist ku parate levizin ne te gjithe boten kurse banoret e botes se trete (shqiperia etc) nuk mund te levizin lirisht.....
    pershendetje te gjitheve

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •