Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 189 prej 189
  1. #181
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Ok, kërkoj ndjesë për ato që shkruajta. Nuk e përsëris më.

    Toni me të cilin shkruante zonjusha pas gjithë atyre replikave të sjellshme edhe mua mu duk me të vërtetë fyes.

    Njerëz jemi, edhe nxehemi

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dasius,gjyshi im ka mbajtur si miq ne kullen e tij gjermanet ne luften e dyte boterore.Ndoshta te duket e quditshme mirepo ashtu eshte.Deri ne vitin 1999 para se kete kulle ta shkaterronin serbet ka pasur edhe disa gur qe kane qene te gdhendur dhe vendosur ne kulle si shenje respekti ndaj gjermaneve.Te te sqaroj,une jam nga Kosova.Nuk e di a ka qene gjyshi im drejtperdrejte i angazhuar ne divizionin ss mirepo e dij qe ka pasur respekt dhe i ka ndihmuar perreth 6 muaj keta gjerman ne strehim.Nje eshte e sigurte qe kete miqesi e kane pasur si rezultat ndaj armiqesise me serbet dhe malazezet.
    Ne rajonin ku une jetoj,gati gjysma e Kosoves eshte"pushtuar"nga 2 gjerman me motociklete.
    Mendimi im eshte se gjermanet ne ate kohe ne Kosove ishin deri diku te mireseardhur.
    Keshtuqe perrallat e filmave bardh e zi mund te jau tregosh dikuj tjeter.
    Une per veten time ende mallkoj shqiptaret pse ne ate kohe nuk u "pushtuan"teresisht nga gjermanet.Paramendo ku do ishim sot,mirepo u pushtuam e u vrame nga serbet,greket,bullgaret etj.
    Perrallat me filmat e partizaneve u takojne vetem arkivave te filmit,jo historise.

  3. #183
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Fatlumi

    Gjyshi jot si shumë Shqiptarë dhe Kosovarë të tjerë kanë bërë atë që ishte më e logjikshme të bëhej në atë periudhë. Ata me dëshirën për liri e pavarësi ose edhe për përfitime dhe në naivitet të plotë u bënë pa dashur aleatë me ushtrinë e gabuar, ashtu siç u bënë Balli, Legaliteti e Disa nga Bajraktarët e veriut.

    Diku më lart thashë që shumë Shqiptarë i shohin gjërat ngushtësisht nga perspektiva e tyre personale. Këtë bënë atëherë shumë Shqiptarë, këtë gjë je duke bërë edhe ti tani.

    Divizioni SS Skanderbeg është një njollë e zezë në historinë e Kosovës dhe nuk është parë asnjëherë me sy të mirë në hitorinë botërore të L2B. Po të lexosh dy rreshta për divizionin do ta kuptosh shumë shpejt se ai divizioni është përgjegjës për vrasje, masakra, plaçkitje e tmerre të tjera, dhe jo vetëm kundër Serbëve por edhe kundër vetë Shqiptarëve. Dikush mund të thotë "mirë u a kanë bërë serbëve" dhe në ndërgjegjen time edhe unë kështu them, por ne të dy e dimë shumë mirë që me këto gjëra nuk e kalon dot gjykimin e historisë, apo jo?

    Nuk më duket e çuditshme që gjyshi yt ka vperuar në këtë mënyrë. Gjermanët mund ta kenë paguar mirë e në fund të fundit, kush nuk i do paratë? Sa ka si gjyshi jot!!!
    Nuk më duket as çudi që krahinën tënde e kanë pushtuar 2 gjermanë me motoçikletë edhe pse si fakt më duket paksa si shumë e thjeshtuar. Është fakt që në Kosovë nuk kishte lëvizje partizane, kjo për arsye se me partizanë nënkuptohej Sllavë dhe Lëvizja Antifashiste Jugosllave nuk bëri ndonjëherë punë të mirë për përhapjen e lëvizjes antifashiste në Kosovë.

    Historia e vërtetë është shumë më komplekse se Filmat propagandistikë. Në filma trajtohet një ngjarje e caktuar me qëllimin për të dhënë një mesazh të caktuar, ndërsa realiteti është i ndërlikuar.

    P.sh.:

    është fakt që një pjesë e mirë e brigadave partizane u mbush me ish-antarë të çetave balliste. Kur them një pjesë e mirë, nënkuptoj mijëra. Shumë prej tyre që u kishin drejtuar armët partizanëve, shumë shpejt për arsye të ndryshme u gjendën në njësitë ushtarake partizane. Shumë prej tyre sot janë heronj.

    shumë fshatarë të veriut përfshi ish-Ballista dhe ish-Zogista që deri në një farë periudhe i shihnin Gjermanët me respekt, një ditë u gjendën në malet e Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës me dëshirën e tyre, duke ndjekur Gjermanët këmba këmbës, majë maleve, në mes të acarit, të pa ngrënë e të rraskapitur. Me qindra ishin heronjtë, atdhetarët njerëz të thjeshtë, as komunista e as Enverista. (ju lutem, kursejeni komentin që pastaj Enveri i vrau dhe i rrasi burgjeve. Është kthyer në klishe tashmë)

    është fakt që edhe Ballistët edhe Zogistët edhe Bajraktarët e veriut e të Kosovës ishin gjatë gjithë kohës nën presionin e misionarëve ushtarakë Britanikë, që ose të luftonin kundër Gjermanëve, ose të bashkoheshin me LNÇ. Oficerët Britanikë e dinë seç kanë hequr me ta për tu mbushur mendjet. Ata jo vetëm që hezituan, por u futën në "tradhti" deri në fyt. Kur u erdhi UNÇSH tek dera, tashmë ishte tepër vonë.

    është fakt që një pjesë e mirë e Kosovarëve mbështesnin Gjermanët për shkak të Serbëve, por është gjithashtu fakt që me mijëra ishin djemtë dhe vajzat Kosovare që u bashkuan me njësitë e UNÇSH dhe luftuan si ua ka hije Kosovarëve, dhe populli Kosovar e mbështeti fuqishëm UNÇSH ngaqë ajo ishte Shqiptare. (Ndoshta jo gjyshi jot, por komshiu i gjyshit tënd është e sigurt.) Deri në fund të luftës UNÇSH arriti 70.000 luftëtarë, prej tyre gjysma ishin veriorë dhe Kosovarë.

    Pra, siç mund ta shikosh, unë nuk jam nga ata që gënjehem nga përrallat e filmave bardh e zi.
    Këto që shkruajta më lart janë të gjitha të shkruara e zeza mbi të bardhë në të gjithë librat që ekzistojnë sot për L2B në Shqipëri. Mungojnë vetëm njerëzit që t'i lexojnë e të nxjerrin konkluzionet e sakta.

  4. #184
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    WTF............

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    Ballistat ishin hajdutët më të pnagopur dhe ça vidhnin e konsumonin direkt. Gjë që në Shqipëri është përsëritur edhe rishtazi. Sa herë që Partizanët i rrethonin Ballistat, këta iknin nga sytë këmbët dhe nga mbrapa linin gjithçka kishin zhvatur lart e poshtë, mushka, viça, dele, pula, derra, plaçka e deri kukulla fëmijësh. Bë hesap ti!
    Luftar Paja sidomos ka qene hajdut i madh

  6. #186
    “Bëmat e komunizmit shqiptar kapërcejnë çdo imagjinatë njerëzore. Çdo vështrim bardh e zi i tyre, i përket një historie të cunguar me heronj e tradhtarë të paqenë, që nuk i hy në punë askujt. Përkundrazi, na ngatërron më keq e na motivon të përplasemi pambarim”.
    Mënyra si e ka memorizuar Nikoll Melyshi, babai i Pal Melyshit, njërit prej heronjve të heshtur të Sigurimit të Shtetit, historinë e gjysmës së dytë të shekullit të XX, është sa e veçantë, aq dhe interesante. Një profil të tillë me sa duket ia ka kushtëzuar rrjedha dramatike e jetës me karrierën e oficerit të ushtrisë kombëtare dhe kontributin e nacionalistit të orëve të para, me rreshtimin në radhët e “Brigadës së Shtatë” dhe reagimin e antikomunistit të vendosur, me qëndresën disa mujore në male dhe arratinë për t’iu bashkuar diasporës, që nuk rresht përpjekjet ndaj regjimit të Enver Hoxhës. Padyshim që, Nikoll Melyshi nuk mund t’i koleksiononte në detaje ato që ka përjetuar, por ka daltuar kreshpat e ngjarjeve, momentet më kulmore të ndodhive. Dhe është munduar t’i hedhë në letër me kujdes e kthjelltësi, deri sa mosha ka bërë të veten e duart nuk i janë bindur më. Pastaj ka vazhduar me metodën tjetër, duke i regjistruar në magnetofon. Me rikthimin pas katër dekadave në Shqipëri, i ka sjellë me vete si thesarin e vetëm që mundi të rezervojë për të njohurit dhe bashkatdhetarët. Tani që nuk jeton më, arkivi me qindra faqe e dhjetëra kaseta ndodhet në përkujdesjen e të nipit, dr.Kastriot Melyshi, i cili është skrupuloz në ruajtjen e auticitetit të kujtimeve. I rezervuar për njerëzit e medias nga “sensibilitetet e ndryshme që mund të shkaktojnë botimi i tyre”, ai mendon se është herët për t’i bërë publike, pasi majft nga personazhet e këtyre kujtimeve, janë ende gjallë. Gjithsesi, pas një këmbngulje të gjatë, harritëm ti marrim një pjesë të tyre, ku veç kredos së autorit për historinë dhe të vërtetën, zbulohen aspekte të panjohura për ditët e para të pushtimit të vendit dhe luftën nacionalçlirimtare, për të vërtetën e vrasjes së Bardhok Bibës, Pal Melyshit e Baba Faja Martaneshit si dhe tradhëtinë e lidershipit komunist të Tiranës ndaj nacionalistëve të Kosovës...

    Pushtimin e Shqipërisë, siç e pashë me sy
    Në datën 4 prill 1939, me urdhër të Mbretit, ngarkohet si komandant i rrethit të Burrelit, major Sul Kurti nga Matja. Ai sa merr detyrën thërret në telefon Gjon Marka Gjonin dhe i thotë: Shqipëria është në rrezik prej Italisë, sa armë të duhen për mirditasit. Kapiten Gjoni i përgjigjet: Brenda 24 orëve kam grumbullu 3000 vet te kroni i Shen Lleshdrit në katundin Bulger. E vërteta ishte se 4500 burra prej bajraqeve Kethell e Mirditë me tri ditë bukë me veti, u gjetën të gatshëm në vendin e caktuam, tue prit armët t’u vinin nga Tirana. Por mjerisht për tre ditë në pritje, armët nuk erdhën. Në vend të tyre në zonë u dukën këmishzinjtë e Mussolinit me motoçikleta. Kapidan Gjoni ende për tre ditë qëndronte në Shen Pal, në lidhje të vazhdueshme telefonike me Sul Kurtin. Më 7 prill 39, Sul Kurti e lajmëroi se Italia më në fund hyni në Shqipëri dhe Mbreti Zog duel në Greqi.
    Në atë kohë unë isha toger në Peqin. Në orën 4 të datës 5 prill mora urdhrin me u paraqit në Elbasan. Aty gjeta të gjithë oficerët të mbledhur në Shtëpinë e Oficerëve. Në orën 10 të mbrëmjes dëgjuam zërin e radio Romës, ku ishte t’u fol vet Musolini dhe po tregonte se trupat italiane kanë marrë udhën me zbarku në Shqipëri. Në datën 6, ora 4 pasdreke, marr urdhër dhe bashkë me 30 të tjerë nisemi me një kamion civil për në Durrës. Paraqitemi në fushën e sportit dy orë pa marrë dielli. Unë mendoja se atje do të gjenim forcat ushtarake efektive të mbrojtjes kombëtare, ndërsa gjeta një mishmash, ku ishin mbledhë, në formë rebelimi ushtarakë e civilë bashkë, jo më shumë se 200 veta nën komandën e majorit të xhandarmërisë Abaz Kupi, i cili kishte pranë vetes dhe dy togerë, Ndue Pal Dedën dhe Gjon Dostanishtën. Major Abaz Kupi ishte t’u dhënë urdhra me zënë pozicion. Mue bashkë me 30 të tjerë më komanduan në pozicionet e Bishtit të Pallës dhe u nisa me shpejtësi në këmbë. Gjatë kohës që Abaz Kupi jepte porosi në fushën e sportit, mbi qytet fluturuan dy skuadrilje aeroplanësh italianë. Menjëherë, forcat e mbrojtjes u shpërndanë e u futën në hendeqe e kanale për t’u mbrojtur. Aty për aty u hap fjalë se Mbreti ishte largue. Gjithçka rreth e qark ishte e shkrehur dhe e demobilizua. U habita shumë kur pashë se disa oficerë madhorë me grada e kulturë të ushtrisë kombëtare, të shërbimit të përhershëm, që ishin aty nën komandën e Abaz Kupit, në momentin më të kritikueshëm të kombit shqiptar, ishin tulatur e çorientuar. Aty veç ushtri të rregullt nuk kishte. Ai rast tragjik më shtyu në mendime të thella sa mos me gjet rrugëdalje. Asht për t’u pa, e me lot për tu qa ajo kohë fatkeqe se si u llogarit dhe si u zhvillue në atë çast mjerimi fronti ushtarak i mbrojtjes kombëtare.
    Ushtria italiane marrshoi për në Tiranë pa kurrfarë rezistence. Lufta e Durrësit logjikisht mund të thuhet se nuk qe luftë aktive, veç një reagim pasiv sa mos me u dhënë rast të huajve me thënë se shqiptarët ia dorëzuan Shqipërinë Italisë pa luftë. Një tjetër çudi ose më mirë me thënë qëllim, është se në datat 5 dhe 6 prill 1939, tre të katërtat e oficerëve kanë qenë në udhëtim pse kanë marrë urdhrat e transferimit prej reparteve të tyre në vende të ndryshme, me urdhër telegrafik nga Tirana. Më 6 prill, kur Zogu kishte mbledh në pallatin e vet ministrat dhe këshillin parlamentar, për me dekretu daljen legale të tij nga Shqipëria, përpara Pallatit Mbretëror ishin mbledh të gjithë studentët dhe gjithë rinia paraushtarake tue ba protestë e tue kërkue armë me luftue Italinë. Zogu vet del në penxhere dhe u thotë: Shpërndahuni!

    Rob i komunistëve 30 ditë
    Ka ndodhur vërtetë kësisoj. Unë nacionalisti i flaktë për disa muaj, kam manovrue nën komunizëm e kam luftue bashkë me ta. Bashkë me disa shokë pata fatin e zi me qenë në radhët e partizanëve e me pa veprimtarinë e tyne...
    Në muajin tetor 1944, gjermanët e kishin humb luftën dhe kishin nis tërheqjen, tue lënë tokën shqiptare me drejtim ka Mali i Zi. Ndodhi që sa u largun nga kryeqyteti Tirana, këtë të fundit e morën në dorë komunistët. Gjenerali i kuq Enver Hoxha, sa mori frenat në dorë, me qëllim me paksue kundërshtarët e vet, shpalli menjëherë një amisti të përgjithshme për ushtarakët e civilët që në një mënyrë apo në një tjetër kishin bashkpunue me të huajt. Pastaj tue i mbledh rreth vetit, pak nga pak, i çfarrosi të tërë.
    Në fillim të nëntorit ‘44, pas një lufte të përgjakshme brigadat komuniste morën në dorë nënprefekturën e Shën Palit të Mirditës. Aty u vendos shtabi i tyne me të gjithë eprorët e lart si Tuk Jakova, Tahir Kadareja, Gjin Marku etj. Unë me disa shokë të tjerë që kishin qenë oficerë e nuk kishim patur mundësi me u largue nga Shqipëria, ishim të arratisur nëpër male. Shtabi i komunistëve në Shën Pal na bëri një thirrje zyrtare me u paraqit dhe me u dorëzue në besën e Gjin Pjetër Marka Tomës, që ishte nga katundi Bazë i Kthellës dhe ishte komandant i Brigadës së Shtatë. Kështu ne oficerët që morëm lajmin prej Gjin Markut, unë, Mark Doçi, Dod Bardhoku, Frrok Fusha dhe Ndue Preng Kol Gjonmarkaj, vendosëm me u dorëzue vetëm e vetëm në të mirë të fëmijëve dhe pasi nuk kishim mundësi tjetër për të shpëtuar. Ndërkaq, ne pranuam t’i përgjigjemi apelit të komunistëve me shpresë se ishalla po ndryshon politika e anglo-amerikanëve, dhe po bahet Shqipnia siç u ba përpara Greqia. Kështu, ne pesë nacionalistët e arratisun në mal u dorëzum bashkë me armët tona dhe pa asnjë konditë te komandanti i kuq Gjin Marku. Majori komunist Gjin Pjetri na tha se jeni më të sigurt të vini me ne si partizanë se sa të rrini nëpër shtëpi, mbasi jeni në sy të komandantëve të vendit. Fakti që do merrni pjesë dhe ju në luftën kundër okupatorit, do jetë një siguri për jetën tuj dhe mos me u prish familjet. Në shtator u rreshtuam të pestë në Brigadën e Shtatë dhe nisëm marrshimin me partizanët në drejtim të Shkodrës.
    E vërteta është se Gjin Marku na u duk më i ndershmi e më i ndërgjegjshmi i të gjithë përgjegjësve të tjerë, pavarësisht se ai nuk mund të ndryshonte vijën politike që ndiqte si komunist. Shpesh partizanë të ndryshëm na thoshin se ne ishim luftëtarë pas dreke, pas vaktit. Kapiten Mark Doçi, tue pas shpresën te Gjin Marku se do ta integronte në strukturat e tyne, e caktoi menjëherë oficerin operativ të brigadës së vet.. Ne të tjerët u futëm në efektivat e partizanëve të thjeshtë. Kur bëheshin mbledhjet e partisë ne na nxirreshin jashtë.
    Më 19 nëntor 1944 hymë në Shkodër, prej aty ndoqëm gjermanin nëpër Mal të Zi. Në rrethinat e Podgoricës kena pushue dy javë. Të ftohtit e dimrit kishte fillue me tërbim të madh. Aty pamë se shumë oficerë i kishim mobilizue dhe nga Shkodra. Njëri prej tyne, nënkolonel Rexhep Xhilani, një burrë plak, e pashë të ngarkue me një mitraloz të rëndë Breeta kalibri 8 m/m që mezi ecte. Gjermanët tërhiqeshin me masa sigurimi, partizanët sulmoshin për çdo natë dhe shpesh edhe vriteshin nga gjermanët. Jugosllavët krahas nesh, çuditeshin me mënyrën si sulmonin partizanët shqiptar të cilët jetonin vetëm me dy patate në ditë. Gjatë asaj kohe disa bregamatas që ishin mobilizue si dhe ne për të sulmue gjermanin nëpër Mal të Zi, u arratisën. Disa syrsh i kapën. Në këtë kohë dyshimi lindi dhe për pjesën tonë. Pas kësaj ngjarje na arrestuan edhe ne, mua, Dod Bardhokun dhe Frrok Fushën. Na procedoi komisari i Brigadës Qazim Kapisyzi dhe na lidhën me duar pas shpine duke na mbajt të izolum në kushte shumë të vështira. Gjermanët ishin tu tërhek me automjete dhe prapa rojet e tyne kishin ba një qëndër të fortë në Vishegrad të Bosnjës. Aty afër një qyteti Frrok Fushëm dhe një djalë të ri nga Kthella e Epër, mbasi i kalbën me dru i pushkatun. Mua dhe Dod Bardhokun na lirun. Mbaj mënd që ishte një i ftohtë i madh dhe në radhët e partizanëve kishte rënë sëmundja e morrit të kuq. Fakti që nuk kishte ilaçe për mjekim solli dhe majft pasoja në njerëz. Pasi gjermanët u largun nga Vishegradi, partizanët e futën aty dhe vërshuan me gjet buk e gjëna të vlefshme me jetue. Mirpo në këto përpjekje mjaft nga partizanët ranë në kuthin e minave që kishin lënë gjermanët dhe u vranë e saktun. Në gjysmë e muajit Fruer 1945, brigada e shtatë merr urdhër nga Armata e Pestë që ishte me qëndër në Shkup për me u kthye në Kosovë. Nisemi nëpër borë e shi tue kalue ato bjeshkë të ftohta të Bosnjës dhe arritëm në Kosovë të dërrmuar e të përgjysmum nga lufta dhe nga sëmundjet. U futëm nëpër katunde duke u ndarë nëpër shtëpia tue mbush barkun me bukë gruri dhe mish dashi. Në atë kohë Jugoskllavia kishte interes me i shfrytëzue shqiptarët deri në palcë...

    Tradhtia e partizanëve në Kosovë
    Oficerët partizanë të luftës të brigadave shqiptare, u dehën nga propaganda ruse e jugosllave dhe nuk ishin në gjendje me pa çfarë fshihej në të vërtetë pas fjalëve të Titos. Ata ranë viktima të sllavizmit. Në atë kohë në malet e Kosovës gjendeshin të arratisur mbi 500 antikomunistë kosovar. Ata kryesoheshin nga Hysen Tërpeza, Adem Ali Pozhari, Mehmet Aga, Ismail Gorani, Shaban Polluzha, Adem Bllavica e tjerë. Marrshalli Tito, tue dit mirë se kosovarët nuk i dorëzohen gjallë Jugosllavisë, futi në lojë brigadat partizane shqiptare, që ti rrejshin të arratisurit e Kosovës dhe me i marrë në dorëzim në besën e zakonit shqiptar. Ai shpalli një falje të posaçme, vetëm për kosovarët, tue u premtue se do të jenë të lirë me armë, por pasi të mobilizohen në brigadat partizane. Qëllimi ishte me i vu në dorë me pabesi, pa qenë nevoja me hap luftë frontale me ta. Udhëheqësit e brigadave komuniste shqiptare, sipas porosisë së serbëve, duke u marrë vesh me disa pari të antikomunistëve kosovar, u bënë thirrje me u dorëzue, se nuk do të shkojshin nëpër gjyqe jugosllave, duke ju mbushur mendjen se do të jenë në mbrojtjen e tyne. Kosovarët që ishin arratis maleve në Kosovë e Metohi, u rrejtën nga fjala e besa e përgjegjësve të shtabeve shqiptare dhe kujtuan se ato kanë ardh prej Tirane për ti çlirue nga sllavizmi. Ata kurrsesi nuk e dijshin se në atë kohë brigadat shqiptare ishin nën komandën e Armatës së Pestë të Jugosllavisë me qendër në Shkup e prej asaj merrshin urdhra dhe jo prej Tirane. Tito për me bë politikën e vet e për me rrejt të arratisurit e Kosovës që tu dorëzohen brigadave shqiptare, u kishte dhanë autoritet oficerëve shqiptarë që të mbushnin kuadrin e brigadave me ushtarë kosovar dhe të kenë të drejta sundimi në të gjithë territorin jugosllav të barabartë me autoritetet jugosllave. Brigadat shqiptare kishin hap lajmin se tashmë jemi të vëllazërum dhe nuk ekziston më kufiri në mes dy shteteve tona. Kosovarët e maleve më tepër se 300 vetë u dorëzuen nëpër brigadat komuniste shqiptare, natyrisht t’ue i besue traditës dhe besës shqiptare. Ata shkuan grupe grupe dhe ranë në duart e xhelatëve të Titos. Brigadat shqiptare i morën në dorëzim dhe i mbajtën nëpër reparte të armatosur në Kosovë më tepër se një muaj me qëllim që të dorëzoheshin dhe të tjerët. Kur panë se Hysen Tërpeza, Mehmet Ago, Shaban Polluzha me 300 e ca vet të tjerë nuk u dorëzuan, atëherë brigadat shqiptare filluan arrestimin e kosovarëve që kishin në dorë, pjesë pjesë dhe ja dorëzuan policisë jugosllave në Vuçiterrnë e në Mitrovicë. Kjo e fundit sa i mori i pushkatoi të tërë pa përjashtim.
    Kjo është një tragjedi e shëmtume për tu qarë me lot gjaku, sepse atëherë në Kosovë veproshin tri brigada partizane, e pesta, e gjashta dhe e shtata që përbënin divizionin e gjashtë shqiptar të komanduar nga kolonel Gjin Marku. Në këtë periudhë ne oficerët e mobilizu më herët në Shqipni nga komunistët partizanë, ishim tu prit momentin e arrestimit nga dita në ditë dhe jetonim me frikë të madhe. Kjo ishte periudha e vllaznimit komunist dhe e marrëzisë komuniste që thërriste “Enver-Tito-Stalin” Enver Hoxhës i erdhi rasti në dorë si kryetar i qeverisë për të shpëtue të pa ndarë Kosovën nga Shqipnia, por ai i dha më shumë rëndësi karriges së pushtetit të tij sesa lirisë së dy milionë shqiptarëve nën Jugosllavi. Enver Hoxha e dinte se kosovarët janë fetar e me tradita dhe kundra komunizmit dhe tue pasë frikë se të bashkuar me antikomunistët e Shqipërisë së Veriut, ai nuk do të qëndronte më në kolltuk as për një muaj. Prandaj i hoqi kosovarët nga telashja e vet personale dhe ja fali dy milionë Titos tue nënshkrue paktin pa kundërshtime, pa kondita, për të mos cenuar pozitën e vet. Me siguri sikur Tito ti kërkonte dhe tre prefekturat e Veriut Shkodrën, Kukësin dhe Dibrën, Enveri ishte gati me ja dorëzue. Çfarë nuk bëri Enveri vetëm e vetëm me rujt pushtetin personal. Tue qënë i bindur dhe i trembur nga gabimet dhe tradhtitë e veta, ai zhduku nga jeta një varg të madh intelektualësh që mendonin me bë një qeveri socialiste modeste për të cilën kishin bërë goxha sakrifica qysh nga lufta nacionalçlirimtare. Enver Hoxha në mënyra nga më të paskrupulltat vrau dhe zhduku një varg liderësh të vlefshëm socialistë si Mustafa Gjinishin, Nako Spiron, Koci Xoxen, Sejfulla Malshovën, Tuk Jakovën, Ymer Dishnicën, Riza Danin, Kol Prelën, Islam Radovickën, Dali Nderun, Halim Xhelon e shumë të tjerë. Pastaj i mbushi koburen Mehmet Shehut tue i dhënë letër të bardhë me vra popull pa hak e pa gjyq dhe vrau me mijëra burra, dërgoi në burgje e kampe internimi 25 mijë të tjerë, pleq, gra e fëmijë të pafajshëm. Sistemi i Hoxhës prodhoi një tragjedi të tërë kombëtare. Për të faktue këtë mjafton të përmendim disa shembuj: 1- Në harkun e viteve 1944-1953, klika komuniste zhduku 2200 antikomunistë në Shqipërinë e Veriut. 2-Operacioni famkeq i gushtit 1949 që bëri vet Mehmet Shehu në Mirditë tue pas dëshmitarë rreth vetes dy kolonelë sovjetikë ku vrau 14 burra të pafajshëm nga Kthella e Mirditës, gjoja për hakmarrje për vrasjen e komunistit Bardhok Biba të cilin e vranë të arratisurit e malit. Për këtë nuk u mjaftua gjaku i këtyre 14 burrave, por u dërguan në burgun e torturave të Shkodrës 300 burra të tjerë dhe 400 familje mirditase u internuan në Tepelenë.

  7. #187
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288

    Thumbs down Ky ma zi se Benanti

    O pasha zotin! Ku mi gjeni këta palo patriota mor se ma hoqët trurin?!?!?! Këta rrejnë dhe të vdekmit jo më të gjallët. Këta i thonë të bardhës të zezë e su dridhet qerpiku e s'iu bën syri tërr.

    Posi xhanëm kanë kurajë e shkruajnë në mënyrë kaq trashanike? Çfarë iu thotë mendja? Epo normal, se u bë deti kos e pse mos ta thonë edhe këta fjalën e tyre. Ka plotë injorantë që u duken këto rrëfime si shfaqja e Krishtit.

    Së pari

    Ama, çkujtime na paska shkruar ky "Atdhetari i flaktë"!!!! Sikur është në klasë të pestë. Ditë e muaj të tëra përmblidhen vetëm me një fjali dhe kjo fjali ka më shumë tendeciozitet se tregim.

    E dyta

    Ky "Patrioti", kur vjen tek pjesa që flet për Kamunistat, më shumë komenton e paragjykon sesa tregon e analizon si duket për të justifikuar veprimet e veta prej frikacaku, dezertori e mashtruesi.

    Në muajin tetor 1944, gjermanët e kishin humb luftën dhe kishin nis tërheqjen, tue lënë tokën shqiptare me drejtim ka Mali i Zi. Ndodhi që sa u largun nga kryeqyteti Tirana, këtë të fundit e morën në dorë komunistët.
    Tiranën e morën në dorë Partizanët pas 2 muajsh luftime të përgjakshme. Prej këtij sulmi Komanda Gjermane njoftonte se zhvendosja e pikës së gravitetit nga veriu i shqipërisë vonohet të paktën 2 javë.

    Gjenerali i kuq Enver Hoxha, sa mori frenat në dorë, me qëllim me paksue kundërshtarët e vet, shpalli menjëherë një amisti të përgjithshme për ushtarakët e civilët që në një mënyrë apo në një tjetër kishin bashkpunue me të huajt. Pastaj tue i mbledh rreth vetit, pak nga pak, i çfarrosi të tërë.
    Që nga përdorimi i termit Gjenerali i Kuq duket qartë se tregimtari nuk do të analizojë as edhe një fakt me gjakftohtësi.

    Ky ia fut kot për amnistinë se amnistia ishte e vlefshme për sa kohë zhvilloheshin luftimet me qëllim që të gjithë oficerat e ushtarakët që kishin qenë bashkëpunëtorë të Gjermanëve të kishin edhe një shanc të fundit që tu bashkoheshin njësive të UNÇSH dhe të lanin fajet e tyre, fundja edhe Zoti ta jep një shanc të fundit për të kërkuar falje. Kur Partizanët hynë në Tiranë, amnistia nuk ishte më e vlefshme. Ishte e natyrshme që këta njerëz të kalonin në gjyqet ushtarake dhe secili sipas fajit që kishte kryer do të merrte dënimin e merituar. Kur je në luftë, nuk gjykohesh si në paqe. O do më vrasësh, o do të vras.

    (shpresh keqardhjen time për disa persona të pafajshëm që kanë ikur kot për dhjam qeni, por këtre gjërave në kohë lufte su shpëton dot)

    E treta

    Ky bie kokë e këmbë në kontradiktë me veten e tij

    Në fillim të nëntorit ‘44, pas një lufte të përgjakshme brigadat komuniste morën në dorë nënprefekturën e Shën Palit të Mirditës. Aty u vendos shtabi i tyne me të gjithë eprorët e lart si Tuk Jakova, Tahir Kadareja, Gjin Marku etj. Unë me disa shokë të tjerë që kishin qenë oficerë e nuk kishim patur mundësi me u largue nga Shqipëria, ishim të arratisur nëpër male. Shtabi i komunistëve në Shën Pal na bëri një thirrje zyrtare me u paraqit dhe me u dorëzue në besën e Gjin Pjetër Marka Tomës, që ishte nga katundi Bazë i Kthellës dhe ishte komandant i Brigadës së Shtatë. Kështu ne oficerët që morëm lajmin prej Gjin Markut, unë, Mark Doçi, Dod Bardhoku, Frrok Fusha dhe Ndue Preng Kol Gjonmarkaj, vendosëm me u dorëzue vetëm e vetëm në të mirë të fëmijëve dhe pasi nuk kishim mundësi tjetër për të shpëtuar. Ndërkaq, ne pranuam t’i përgjigjemi apelit të komunistëve me shpresë se ishalla po ndryshon politika e anglo-amerikanëve, dhe po bahet Shqipnia siç u ba përpara Greqia.Kështu ne oficerët që morëm lajmin prej Gjin Markut, unë, Mark Doçi, Dod Bardhoku, Frrok Fusha dhe Ndue Preng Kol Gjonmarkaj, vendosëm me u dorëzue vetëm e vetëm në të mirë të fëmijëve dhe pasi nuk kishim mundësi tjetër për të shpëtuar. Ndërkaq, ne pranuam t’i përgjigjemi apelit të komunistëve me shpresë se ishalla po ndryshon politika e anglo-amerikanëve, dhe po bahet Shqipnia siç u ba përpara Greqia.
    Ky "Intelektuali Patriot" nuk shpjegon arsyet se pse ishte arratisur në mal dhe pse Partizanëve u duhej të përdornin besën e Gjin Pjetër Marka Tomës që këta të dorëzoheshin në Shën Pal. Iu a them unë pse. Sepse në Shën Pal u shpartalluan forcat e Legalitetit me Abaz Kupin në krye, të cilët jo vetëm ishin për Kthimin e mbretit Zogoll, por edhe bashkëpunuan kokë e këmbë me Gjermanët kundër Partizanëve.

    A nuk është vallë ai Naltëmadhënia e Tij spurdhjake që i la 4500 burra të prisnin 3 ditë më kot për armë???? A nuk është vallë ai Palo Mbret që në datën 5 dhe 6 prill i kishte çuar të gjithë Oficerët për transferim??? A nuk ishe ai Ahmet bej Zogolli që "kishte mbledh në pallatin e vet ministrat dhe këshillin parlamentar, për me dekretu daljen legale të tij nga Shqipëria"????? A nuk ishte vallë ai "mbreti i opingave" që u tha studentëve dhe paraushtarakëve që kërkonin armë, "Shpërndahuni!" Dhe së fundmi, a nuk është vallë ai satrap që ditën e "kiametit" e kishte katandisur frontin ushtarak të mbrojtjes kombëtare në një tufë delesh?

    Lind pyetja, po Abaz Kupi, duke qenë se e pa vetë me sytë e tij dështimin e Mbretit, pse u bë mbështetësi i tij më i fuqishëm????? Pse ai bashkëpunoi me Gjermanët kundër partizanëve????

    Ky zotëria më poshtë sqaron se shpresa ishte që Anglezë të zbarkonin në Shqipëri dhe Shqipëria të bëhesh si Greqia. Mirëpo, a e di vallë ky kaqoli se çfarë ndodhi në Greqi??? A e di vallë ky që në Greqi nga luftë antifashiste plasi lufta civile më frikshme e gjithë historisë së Greqisë??? Dhe e gjithë kjo me ndihmën e Anglezëve. Lexoni e do të kuptoni se kush ishin Anglezët asokohe.

    Pra, nga sa del më sipër vërtetohet që politika e UNÇSH me popullin e thjeshtë dhe me njerëzit e gënjyer ka qenë më se e drejtë. Në vend që tu bënte thirrje për dorëzim paqësor, UNÇSH shumë mirë mund t'i ndiqte këmba këmbës të gjithë ata që kishin mbetur maleve pas shpartallimit dhe t'i zhdukte pa nam e nishan. Por ky e pranon vetë që për hir të fëmijëve iu dha një mundësi për të shpëtuar. Jo vetëm kaq, por për të larë fajet e tij, iu bë një ofertë jo pa vend. Ai vetë tregon:

    Kështu, ne pesë nacionalistët e arratisun në mal u dorëzum bashkë me armët tona dhe pa asnjë konditë te komandanti i kuq Gjin Marku. Majori komunist Gjin Pjetri na tha se jeni më të sigurt të vini me ne si partizanë se sa të rrini nëpër shtëpi, mbasi jeni në sy të komandantëve të vendit. Fakti që do merrni pjesë dhe ju në luftën kundër okupatorit, do jetë një siguri për jetën tuj dhe mos me u prish familjet
    Duket qartë që "Komisari i kuq" Gjin Pjetri me urtësi e ka analizuar situatën e tyre dhe u ka bërë një ofertë dashamirëse për ta zhbërë të kaluarën e tyre tradhtare. E kush ta fal një mundësi të tillë në luftë??? Fundja, luftove kundër partizanëve, pse mos luftosh tani kundër Gjermanëve???

    Vetëm ky episod flet shumë për marrëdhënien e UNÇSH me popullin, me të gënjyerit, me ata që u lyen në tradhti. Fakti që ky është mosmirënjohës nuk vërteton të kundërtën.

    Dhe shiko se çthotë më poshtë:

    Menjëherë Gjin Marku (komunisti i kuq) e caktoi Mark Doçin e sapo dorëzuar oficerin operativ të brigadës së vet. Ne të tjerët u futëm në efektivat e partizanëve të thjeshtë.
    Ueeeeeeeeee, a ka më vëllazëri se kaq në luftë?!?!?! T'i japësh të humburit vendin e oficerit. Kjo ngjarje flet vetë nuk ka nevojë për komente.

    Më 19 nëntor 1944 hymë në Shkodër, prej aty ndoqëm gjermanin nëpër Mal të Zi. Në rrethinat e Podgoricës kena pushue dy javë. Të ftohtit e dimrit kishte fillue me tërbim të madh. Aty pamë se shumë oficerë i kishim mobilizue dhe nga Shkodra. Njëri prej tyne, nënkolonel Rexhep Xhilani, një burrë plak, e pashë të ngarkue me një mitraloz të rëndë Breeta kalibri 8 m/m që mezi ecte. Gjermanët tërhiqeshin me masa sigurimi, partizanët sulmoshin për çdo natë dhe shpesh edhe vriteshin nga gjermanët. Jugosllavët krahas nesh, çuditeshin me mënyrën si sulmonin partizanët shqiptar të cilët jetonin vetëm me dy patate në ditë.
    Vihet re tendenca për t'i parë Partizanët Shqiptarë gjithmonë me përbuzje. Tipar i zakonshëm i gjithë dështakëve. Njësoj si Benanti.

    Gjatë asaj kohe disa bregamatas që ishin mobilizue si dhe ne për të sulmue gjermanin nëpër Mal të Zi, u arratisën. Disa syrsh i kapën. Në këtë kohë dyshimi lindi dhe për pjesën tonë. Pas kësaj ngjarje na arrestuan edhe ne, mua, Dod Bardhokun dhe Frrok Fushën. Na procedoi komisari i Brigadës Qazim Kapisyzi dhe na lidhën me duar pas shpine duke na mbajt të izolum në kushte shumë të vështira.
    Po si është e mundur që pak më sipër iu fal jeta e tani për hir të dikujt tjetër arrestohen këta pa arsye???? Edhe ku, në Mal të Zi!!! Mos bënë këta vallë tentativë për dezertim por ky nuk e thotë???? Po gratë e fëmijët që lanë pas???? Nuk menduan për ta?

    Në atë kohë në malet e Kosovës gjendeshin të arratisur mbi 500 antikomunistë kosova
    Po ku e dinin këta 500 Kosovarët se ça ishte komunizmi mor aman??? Ata ishin kundër forcave Antifashiste, kaq. Nuk mund tu japim më shumë kredi se kaq.


    Marrshalli Tito, tue dit mirë se kosovarët nuk i dorëzohen gjallë Jugosllavisë, futi në lojë brigadat partizane shqiptare, që ti rrejshin të arratisurit e Kosovës dhe me i marrë në dorëzim në besën e zakonit shqiptar. Ai shpalli një falje të posaçme, vetëm për kosovarët, tue u premtue se do të jenë të lirë me armë, por pasi të mobilizohen në brigadat partizane. Qëllimi ishte me i vu në dorë me pabesi, pa qenë nevoja me hap luftë frontale me ta. Udhëheqësit e brigadave komuniste shqiptare, sipas porosisë së serbëve, duke u marrë vesh me disa pari të antikomunistëve kosovar, u bënë thirrje me u dorëzue, se nuk do të shkojshin nëpër gjyqe jugosllave, duke ju mbushur mendjen se do të jenë në mbrojtjen e tyne. Kosovarët që ishin arratis maleve në Kosovë e Metohi, u rrejtën nga fjala e besa e përgjegjësve të shtabeve shqiptare dhe kujtuan se ato kanë ardh prej Tirane për ti çlirue nga sllavizmi. Ata kurrsesi nuk e dijshin se në atë kohë brigadat shqiptare ishin nën komandën e Armatës së Pestë të Jugosllavisë me qendër në Shkup e prej asaj merrshin urdhra dhe jo prej Tirane. Tito për me bë politikën e vet e për me rrejt të arratisurit e Kosovës që tu dorëzohen brigadave shqiptare, u kishte dhanë autoritet oficerëve shqiptarë që të mbushnin kuadrin e brigadave me ushtarë kosovar dhe të kenë të drejta sundimi në të gjithë territorin jugosllav të barabartë me autoritetet jugosllave. Brigadat shqiptare kishin hap lajmin se tashmë jemi të vëllazërum dhe nuk ekziston më kufiri në mes dy shteteve tona. Kosovarët e maleve më tepër se 300 vetë u dorëzuen nëpër brigadat komuniste shqiptare, natyrisht t’ue i besue traditës dhe besës shqiptare. Ata shkuan grupe grupe dhe ranë në duart e xhelatëve të Titos. Brigadat shqiptare i morën në dorëzim dhe i mbajtën nëpër reparte të armatosur në Kosovë më tepër se një muaj me qëllim që të dorëzoheshin dhe të tjerët. Kur panë se Hysen Tërpeza, Mehmet Ago, Shaban Polluzha me 300 e ca vet të tjerë nuk u dorëzuan, atëherë brigadat shqiptare filluan arrestimin e kosovarëve që kishin në dorë, pjesë pjesë dhe ja dorëzuan policisë jugosllave në Vuçiterrnë e në Mitrovicë. Kjo e fundit sa i mori i pushkatoi të tërë pa përjashtim.
    Në historikun e Brigadës V S shkruhet:

    "...mirëpo udhëheqësit jugosllavë, duke u nisur nga qëllime antishqiptare, bënë krejt të kundërtën. Repartet e tyre të nxitura nga ndjenjat e tyre shoviniste serbomadhe, së bashku me njerëzit e OZNA-s, filluan të kryenin veprime terroriste mbi popullsinë shqiptare."

    Udhëzime nga Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH

    "Të ruemi të mos biem në pozitat e disa njerëzve pasi në zonat ku jemi e ku do shkojmë shovinizmi është shumë i zhvilluar, aq sa ka arritur edhe në krime. Kundër shoviniztëve të çdo kombësie të jemi të drejtë e të ashpër në kulm.

    Të kemi kujdes pasi rrënjët e reaksionit jugosllav tentojnë të na armiqësojnë... Për çdo dallavere që mund të lozin drazhistët nën petkat e Partizanit, të jemi të ashpër kundër dallaveraxhinjve e të mbrojmë vijën që na cakton FNÇ

    Kudo të bëhen konferenca, të ngrihet pushteti."

    Më poshtë në historikun e Briadës V sulmuese shkruhet:

    "...mirëpo dias fshatra u gjetën pa njerëz (Drenicë). Banorët ishin larguar pyejeve nga sulmet e bandave drazhiste dhe nga ndjekjet e OZNA-s (shërbimi sekret i ushtrisë partizane jugosllave). Popullsia Shqiptare i qe nënshtruar një terrori të dyfishtë, prandaj kur dëgjonte për ardhjen e Brigadave shqiptare qetësohej dhe, bashkë me to, kthehej pranë vatrave të saj."

    Në librin me titull "Historia e artit ushtarak të LANÇ të popullit shqiptar shkruhet:

    ...Krejt ndryshe ishin synimet dhe qëndrimet e kuadrove serbë e malazezë në Brigadat kosovare dhe të brigadave serbe e malazeze që vepronin në Kosovë. Shtabet e brigadve dhe ai i Divizionit V i shprehën shqetësimet komitetit krahinor të Partisë dhe shtabit të Kosmetit prë shovinizmin serb, shqetësim të cilin e kishin edhe komunistët e luftëtarët shqiptarë të Kosovës. Shqefqet Peçi, komandant i shtabit Operativ i shkruante Korparmatës I "...ushtarakisht shkohet përpara, por fatkeqësisht punë nuk shkojnë ashtu edhe politikisht... Në ushtrinë jugosllave mungon një vijë politike për vëllazërimin e popujve... Gjendja është bërë kaotike. Ambicjet kanë filluar të rinjallen dhe hakmarrja (nga serbët e malazezët) të ndjekë rrugën e saj...Arrestohen të pafajshëm. Familjet nxirren me zor prej shtëpive me pretekst se dikur gjoja i kanë rrëmbyer. Kontrollet dhe arrestime bëhen pa autorizim dhe të gjitha këto ndodhin në familjet muhamendane...Ndër vende ku janë partizanët tanë punët nuk shkojnë keq, sepse çdo veprim bëhet prej të dyja palëve. Po të mos merren masa të prera bolshevike, punët do të shkojnë keq e më keq."

    Genocidi i ushtruar prej serbomëdhenjve në kosovë e gjetkë nuk filloi në 1944 dhe nuk do mbaronte atëhere. Madje ai vazhdoi deri në 1999.

    Kjo ishte periudha e vllaznimit komunist dhe e marrëzisë komuniste që thërriste “Enver-Tito-Stalin” Enver Hoxhës i erdhi rasti në dorë si kryetar i qeverisë për të shpëtue të pa ndarë Kosovën nga Shqipnia, por ai i dha më shumë rëndësi karriges së pushtetit të tij sesa lirisë së dy milionë shqiptarëve nën Jugosllavi.
    UNÇSH përveç se të ruante qetësinë atje ku ajo ishte prezent dhe të luftonte bandat drazhiste nuk mund të bënte më tepër. Ushtria jugosllave ishte shumë e madhe (1.000.000 ushtarë) për ta mbajtur kosovën me forcë. Kosova ishte e Jugosllavisë dhe këtë e kishin vulosur të mëdhenjtë. UNÇSH nuk mund të bënte shumë në këtë drejtim përveç se të protestonte.

    Enver Hoxha e dinte se kosovarët janë fetar e me tradita dhe kundra komunizmit dhe tue pasë frikë se të bashkuar me antikomunistët e Shqipërisë së Veriut, ai nuk do të qëndronte më në kolltuk as për një muaj. Prandaj i hoqi kosovarët nga telashja e vet personale dhe ja fali dy milionë Titos tue nënshkrue paktin pa kundërshtime, pa kondita, për të mos cenuar pozitën e vet. Me siguri sikur Tito ti kërkonte dhe tre prefekturat e Veriut Shkodrën, Kukësin dhe Dibrën, Enveri ishte gati me ja dorëzue. Çfarë nuk bëri Enveri vetëm e vetëm me rujt pushtetin personal.
    Ah çia fut kot ky, për zotin! Pupupupup. Pse shqiptarët e Shqipërisë nuk ishin fetarë atëhere? A llosh, e llosh! Pastaj, ku dinin kosovarët se ça ishte komunizmi? Ku e mësuan? Në internet, apo me SMS???

    Tue qënë i bindur dhe i trembur nga gabimet dhe tradhtitë e veta, ai zhduku nga jeta një varg të madh intelektualësh që mendonin me bë një qeveri socialiste modeste për të cilën kishin bërë goxha sakrifica qysh nga lufta nacionalçlirimtare. Enver Hoxha në mënyra nga më të paskrupulltat vrau dhe zhduku një varg liderësh të vlefshëm socialistë si Mustafa Gjinishin, Nako Spiron, Koci Xoxen, Sejfulla Malshovën, Tuk Jakovën, Ymer Dishnicën, Riza Danin, Kol Prelën, Islam Radovickën, Dali Nderun, Halim Xhelon e shumë të tjerë.
    Bobobobob sa i lodhur që është! Enveri ishte mirë. Të kishte pushtetin Koçi Xoxe me Nako Spirun ose Mehmeti atëhere ta kishte parë bythën e viçit ky. Do ta kishin vrarë që në Shën Pal. Ky edhe si di ngjarjet edhe shkruan kot. Po sikur ata të kishin qenë më të këqinj se Enveri????

    Operacioni famkeq i gushtit 1949 që bëri vet Mehmet Shehu në Mirditë tue pas dëshmitarë rreth vetes dy kolonelë sovjetikë ku vrau 14 burra të pafajshëm nga Kthella e Mirditës, gjoja për hakmarrje për vrasjen e komunistit Bardhok Biba të cilin e vranë të arratisurit e malit.
    Kjo ngjarje është e vërtetë, mehmet Shehu është kritikuar rëndë.

    Disa përfundime.

    Jam dakord që internimet janë një njollë e zezë e historisë së Shiqpërisë. Shumë njerëz të pafajshëm, pa qenë nevoja, vuajtën gabimet e familjarëve të tyre. Kjo është vërtetë tragjedi.

    Ndërsa për sa i përket intelektualëve dhe patriotëve të rezistencës antipartizane, lind pyetja: si është e mundur që gjithë këta njerëz kaq të ndritur përfunduan kokoshi nje thelë??? Si është e mundur që përfunduan 20 këtu, 30 atje, etj, të shpërndarë nëpër male ndërkohë që UNÇSH kishte 70.000 luftëtarë??? Mos vallë këta pseudo intelektualët dhe pseudo patriotët populli nuk i donte?????
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dasius : 31-07-2010 më 09:57
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dasius ,e di se ndoshta edhe nuk mund te terhiqet paralele e njejte ne mes Shqiperise dhe Kosoves sa i perket kesaj lufte qe po permendet ketu.Sepse ne Kosove perveq "pushtuesve"gjerman,ne te vertete ishin pushtuesit tjere qe tashme ishin ne Kosove pra fjalen e kam per serbet.Keshtu qe gjermanet nuk u pane si pushtues ne Kosove pasiqe shqiptaret e Kosoves kishte kohe qe ishin te pushtuar,te ndjekur dhe te vrare qe nje kohe te gjate nga sllavet,perkatesisht serbet,dhe "pushtimi"nga gjermanet ishte nje lloj clirimi nga serbet,pasiqe tashme shqiptaret mendonin ose kujtonin se kishin nje aleat kunder pushtimit dhe vrasjeve qe beheshin nga serbet.
    Sllavet ,kupto serbet ne veqanti,nen ombrellen dhe nene pretekstin e kesaj LNÇ-se,benin perndjekjet dhe spastrimet e fshatrave te Kosoves nga shqiptaret.Dihen masakrat qe jane bere menjehere pas perfundimit ose edhe gjate L 2-boterore kunder shqiptareve nga ana e serbeve.
    Historia e te ashtuquajtures LNÇ,shqiptareve te Kosoves u eshte imponuar nga serbet dhe nga sherbetoret e tyre ne Kosove,qofshin ata edhe shqiptar,me genjeshtra dhe me intriga,duke iu servuar popullit shqiptar heroizma te rrejshme te luftes partizane.E verteta ishte ndryshe.
    E verteta e shqiptareve te Kosoves pergjate kesaj periudhe eshte ne fakt qe shqiptaret nuk u vrane e masakruan nga gjermanet,keta u vrane e u perndjeken nga serbet.Kjo eshte e verteta.
    Ishte fati i serbeve dhe tragjedia e shqiptareve te Kosoves ne ate kohe qe gjermania humbi frontet tjera dhe u dobesua se perndryshe,mendoj,Kosova do ishte cliruar nga serbet ne vitin 1945.Mendimi im.

    Gjyshi jot si shumë Shqiptarë dhe Kosovarë të tjerë kanë bërë atë që ishte më e logjikshme të bëhej në atë periudhë. Ata me dëshirën për liri e pavarësi ose edhe për përfitime dhe në naivitet të plotë u bënë pa dashur aleatë me ushtrinë e gabuar, ashtu siç u bënë Balli, Legaliteti e Disa nga Bajraktarët e veriut.
    Nuk mendoj se ndonje shqiptare nga Kosova, ta kene bere nje gje te tille nga lakmia,sepse ata tekefundit nuk kishte nevoje ti blente ose ti mashtronin gjermanet ,siq e kam thene edhe me larte nuk kane hasur ne ndonje resistence nga ana e shqiptareve per te invaduar Kosoven.
    Ketu me poshte jane tri foto qe mund te shihen qarte se si ndiheshin shqiptaret e Kosoves kundrejt gjermaneve ose edhe italianeve ne ate kohe.Shiheshin si clirimtar.



  9. #189
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Dasius ,e di se ndoshta edhe nuk mund te terhiqet paralele e njejte ne mes Shqiperise dhe Kosoves sa i perket kesaj lufte qe po permendet ketu.Sepse ne Kosove perveq "pushtuesve"gjerman,ne te vertete ishin pushtuesit tjere qe tashme ishin ne Kosove pra fjalen e kam per serbet.Keshtu qe gjermanet nuk u pane si pushtues ne Kosove pasiqe shqiptaret e Kosoves kishte kohe qe ishin te pushtuar,te ndjekur dhe te vrare qe nje kohe te gjate nga sllavet,perkatesisht serbet,dhe "pushtimi"nga gjermanet ishte nje lloj clirimi nga serbet,pasiqe tashme shqiptaret mendonin ose kujtonin se kishin nje aleat kunder pushtimit dhe vrasjeve qe beheshin nga serbet.
    Pikërisht këtu qëndron naiviteti, të mendosh se mund të shpëtosh nga një pushtues me një pushtues tjetër.

    Sllavet ,kupto serbet ne veqanti,nen ombrellen dhe nene pretekstin e kesaj LNÇ-se,benin perndjekjet dhe spastrimet e fshatrave te Kosoves nga shqiptaret.Dihen masakrat qe jane bere menjehere pas perfundimit ose edhe gjate L 2-boterore kunder shqiptareve nga ana e serbeve.
    Përsa i përket persekutimeve që u bëheshin Shqiptarëve na OZNA, për këtë kam folur një postim më sipër.

    Historia e te ashtuquajtures LNÇ,shqiptareve te Kosoves u eshte imponuar nga serbet dhe nga sherbetoret e tyre ne Kosove,qofshin ata edhe shqiptar,me genjeshtra dhe me intriga,duke iu servuar popullit shqiptar heroizma te rrejshme te luftes partizane.E verteta ishte ndryshe.
    Historira të rrejshme???? 53 mijë kosovarë u bashkuan me UNÇSH dhe brigada antifashiste kosovare. Hapi librat, lexo, vërteto deklarat e tua.

    E verteta e shqiptareve te Kosoves pergjate kesaj periudhe eshte ne fakt qe shqiptaret nuk u vrane e masakruan nga gjermanet,keta u vrane e u perndjeken nga serbet.Kjo eshte e verteta.
    Ishte fati i serbeve dhe tragjedia e shqiptareve te Kosoves ne ate kohe qe gjermania humbi frontet tjera dhe u dobesua se perndryshe,mendoj,Kosova do ishte cliruar nga serbet ne vitin 1945.Mendimi im.
    Lirinë nuk ta dhuron njeri, sidomos një ushtri që pushtoi gjithë Europën. Ajo duhet fituar me gjak ashtu siç edhe u bë. Kështu ka qenë para 2000 vjetësh, kështu është sot, kështu do të jetë edhe pas 2000 vjetësh. Lexo për Divizionin SS Skanderbeg, lexo për çifutët e kosovës, lexo për patriotët kosovarë, lexo për L2B, mos logjiko me muhabetet e kafeneve. Mendimi jot është të fluturosh me pras në b... themi ne këtej nga Tirana.

    Nuk mendoj se ndonje shqiptare nga Kosova, ta kene bere nje gje te tille nga lakmia,sepse ata tekefundit nuk kishte nevoje ti blente ose ti mashtronin gjermanet ,siq e kam thene edhe me larte nuk kane hasur ne ndonje resistence nga ana e shqiptareve per te invaduar Kosoven.
    Hehehehehehehe. Parja dhe Shqiptari si lopa dhe bari.

    Si ato fotot ke sa të duash këtu në qytetet shqiptare. Ato tregojnë vetëm njërën anë të medaljes.

    Gjithashtu, para se të na lëshosh ndonjë mufkë tjetër në lidhje me të ardhmen e ndritur të Shqipërisë në Nazizëm, lexo pak për Fashizmin, Nazizmin, holokaustin, çfarë eksperience tregon historia kur një popull më i zhvilluar pushton një më të prapambetur, etj etj.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •