Mjekesia e te Derguarit Muhamed a.s
Per me shume shiko ne kete link
http://mjekesia-profetike.com/islam/...hp?readmore=13
Ibn Kajim el Xheuezi
H Y R J E
Themi, kurse All-llahu ėshtė ndihmės i cili dhuron pasuri dhe kontrollon veprimet, se ekzistojnė dy lloj sėmundjesh qė janė shpjeguar nė Kur'an:
1) sėmundjet e zemrės dhe
2) sėmundjet e trupit.
Sa i pėrket sėmundjeve tė zemrės, ato janė dy llojesh:
E para ėshtė sėmundja e dyshimit dhe dilemės,
ndėrsa e dyta ėshtė sėmundja e lakmisė, tėrheqjes (e joshjes, epshore...).
Qė tė dyjat pėrmenden nė Kur'an. Pėr kėtė All-llahu i gjithėfuqishėm thotė:
“Nė zemrat e tyre kanė sėmundje, e All-llahu u shton sėmundje edhe mė shumė”. (El Bekare, 10)
Gjithashtu ka thėnė:
“Dhe ata qė zemrat i kanė tė sėmura dhe jobesimtarėt tė thanė:’Ēka dashti All-llahu me kėtė shembull?’”. (El Muddeththir, 31)
Ai, mė i madhėrishmi, lidhur me ata qė refuzojnė tė pranojnė kriteret e Kur'anit dhe synnetin e Pejgamberit, thotė:“E kur thirrėn qė ndėrmjet tyre tė gjykojė All-llahu dhe i dėrguari i Tij, njė grup prej tyre nuk i pėrgjigjen asaj; po nėse ėshtė qė e drejta u takon atyre (nė atė gjykim) ata i shkojnė atij tė bindur e me respekt. A thua janė tė sėmurė nė zemrat e tyre apo mos dyshojnė (nė tė dėrguarin) ose frikėsohen se All-llahu dhe i dėrguari i Tij do tė gjykojnė padrejt kundėr tyre? Por jo, ata janė zullumqarė”. (En Nurė, 48-50)
Kjo ėshtė sėmundja e dyshimit apo e dilemės.
Sa i pėrket sėmundjes sė lakmisė, joshjes dhe mendjelehtėsisė (shfrenimit),, All-llahu i gjithėfuqishėm dhe mė i madhėrishmi, duke ua tėrhequr vėrejtjen besimtarėve, porosit gratė e Pejgamberit tė tij, tė cilat shėrbenin dhe udhėheqnin pėrkujdesjen pėr nevojat nė rritje tė numrit gjithnjė e mė tė madh tė njerėzve tė cilėt e vizitonin Pejgamberin dhe e lutnin pėr t’u dhėnė kėshilla, dhe thotė:
“O gratė e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjė grua tjetėr, nėse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni nė tė folur e tė lakmojė ai qė ka sėmundje nė zemrėn e tij, por thuani fjalė tė matura!” (El Ahzabė, 32)
Sėmundja e lakmisė, e cila pėrmendet kėtu, ėshtė sėmundja e prostitucionit, ndėrsa All-llahu e di mė sė miri!
Sėmundjet e trupit
Pėr sėmundjet e trupit, All-llahu i gjithėfuqishėm dhe mė i madhėrishmi, thotė:
“Nuk ėshtė mėkat (tė ngelė pa dalė) pėr tė verbėrin, pėr tė ēalin, e as pėr tė sėmurin!” (El Fet-h, 17)
Ai, Zoti i plotfuqishėm, e pėrmend gjithashtu sėmundjen e trupit lidhur me ritualin e haxhit, me agjėrimin dhe me cilėsitė higjienike tė marrjes sė abdestit, pa marrė parasysh dobitė e tjera. Ai dėshiron t’u tregojė atyre qė e lexojnė Kur'anin, se si mirėqenia praktike, ashtu edhe mirėqenia shpirtėrore, ėshtė e fshehur nė Kur'anin famėmadh, d.m.th. t’ua tėrheq vėmendjen qė tė veprojnė mbi bazė tė asaj qė pėrmbajnė sekretet e tij. Pėr dallim nga tė tjerėt, kjo do t’i ndihmojė ata qė e kuptojnė Kur'anin pėr t’i plotėsuar kėrkesat mė tė larta me rastin e zbatimit tė udhėzimeve hyjnore. Kjo pėr arsye se janė tri rregulla themelore pėr shėndetin e trupit: mjekėsia parandaluese (preventive), vetėpėrmbajtja nga ajo qė ėshtė e dėmshme, dhe pastrimi i trupit nga sekrecionet qė e dėmtojnė.
All-llahu i gjithėfuqishėm i pėrmend kėto tri parime nė kėto tri vende:
- nė versetin mbi agjėrimin: “(Jeni tė obliguar) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė”. (El Bekare, 184).
Sipas kėsaj, Ai ia ka lejuar tė sėmurit ta shtyjė agjėrimin e vet derisa tė shėrohet nga sėmundja, udhėtarit qė ta shtyjė agjėrimin e obliguar pėrkohėsisht dhe ta ruajė fuqinė pėr shkak tė ngarkesės fizike gjatė udhėtimit;
- nė versetin mbi haxhin, Ai thotė: “Po kush ėshtė prej jush i sėmurė ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi ėshtė: agjėrim, sadaka ose kurban”. (El Bekare, 196)
Kėtu pėrsėri All-llahu i gjithėfuqishėm ia lejon personit tė sėmurė ose atij qė ėshtė i sėmurė nga zgjebja, zbokthi ose morrat, apo nga ndonjė sėmundje tjetėr e lėkurės sė kokės, qė ta rruajė kokėn gjatė kohės kur e vesh ihramin, edhe pse nuk ėshtė e lejuar, t’i eleminojė avullimet e dėmshme qė do tė mblidheshin pėrreth kokės, dhe pėr pasojė do ta mbyllte frymėmarrjen e poreve dhe, ndoshta, do tė shkaktonte infektimin e folikulave tė qimeve (folikulitis). Kur tė rruhet koka, hapen poret dhe kėto avullime dalin nė lėkurė dhe e bėjnė tė mundur procesin e pastrimit natyror. Kėshtu, nga versetet e cituara tė Kur'anit, dhe ajo qė do tė mund tė kuptohej nga shpjegimet hyjnore, lejohet mėsimi nė zgjidhjen e sėmundjeve tė lehta nė mėnyrė qė tė ndihmohet shėrimi i sėmundjeve serioze, prandaj, pėr kėtė arsye, ėshtė zhvilluar metoda deduktive, qė njihet me emrin qiyas, pėr eleminimin (pastrimin) e helmeve tė dėmshme dhe gėlqerizimeve tė tjera. Kjo metodė ndahet nė dhjetė pjesė tė trupit tė njeriut duke pėrfshirė: gjakun kur vlon (rrjedh), farėn (spermėn) kur vrushkullon, urinėn, fecesin, fryrjen (ėnjtjen), vjelljen, teshtitjen, gjumin, urinėn dhe etjen. Secili nga kėto dhjetė elemente, kur grumbullohet, shkakton sėmundje dhe pastaj e bėn tė domosdoshme pastrimin;
- nga pikėpamja e vetėpėrmbajtjes dietetike (arab. himyah), udhėheqja shpirtėrore ėshtė pėrkujdesur nė Kapitullin e abdestit, ku All-llahu i gjithėfuqishėm thotė:
- “Nėse jeni tė sėmurė, jeni nė ndonjė udhėtim, ose ndonjėri prej jush vjen nga ultėsia (nevojtorja) ose keni takuar gratė, e nuk gjeni ujė, atėherė mėsyne dheun dhe fėrkoni me tė fytyrat dhe duart (tejemum). All-llahu shlyen e falė mėkatet”. (En Nisaė, 43)
Nė kėtė rast All-llahu i gjithėfuqishėm ia lejon tė sėmurit qė tė zėvendėsojė abdestin e zakonshėm me tejemum (pastrim simbolik) dhe mos tė pėrdorė ujin, kur pėrdorimi i tij i jashtėm ėshtė i dėmshėm. Kjo ėshtė edhe njė vėrejtje pėr njerėzit, e cila u tregon atyre se duhet tė ruhen nga tė gjitha ato qė e dėmtojnė trupin, qoftė me karakter tė jashtėm qoftė me karakter tė brendshėm. Por All-llahu i gjithėfuqishėm ua ka dėrguar robve tė vet parimet themelore tė shėrimit mjekėsor dhe tė rregullimit tė tyre.
Nė kėtė vepėr, ne do t’i paraqesim gjithashtu udhėzimet mjekėsore qė janė dhėnė nga i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe me siguri nuk ka rrugė mė tė mirė pėr pėrdorimin e kėsaj diturie. Sa i pėrket shėrimit tė zemrės, ajo mund tė shėrohet vetėm nėpėrmjet pejgamberėve tė All-llahut. Prandaj, njė zemėr, pėr t’u shėruar dhe pastruar nga ndyrėsitė, sė pari duhet ta njohė Krijuesin dhe Zotin, emrat dhe cilėsitė e Tij, veprat dhe rregullat e Tij, tė ndjekė veprimin e Tij, tė mendojė pėr urtėsinė e Tij. Dhe qė e tėrė kjo tė veprojė nė ato zemra tė tilla nė atė mėnyrė qė ato zemra tė dėshirojnė atė qė urdhėron e dėshiron Ai, ndėrsa tė vetėpėrmbahen nga ajo qė Ai e ndalon dhe e urren. Dhe nuk ka jetė dhe shėndet tė vėrtetė pėrveē nė kėtė mėnyrė. Kėto dituri mund tė mėsohen vetėm nga mėsimet e tė dėrguarve tė Tij, (Qofshin tė gjithė nė paqe!), nė tė kundėrtėn meditimi do tė jetė krejtėsisht i gabuar dhe i pafrytshėm. As nuk mund tė mendojmė se do tė mund tė veprojmė nė kundėrshtim me udhėzimet, ndėrsa zemrat tė jenė tė shėndosha. Do tė mashtrohet ai qė mendon kėsisoj, sepse njė mėnyrė e kėtillė do tė jetė vetėm ushqim i jetės dhe i fuqisė sė qenies sė tij shtazore. Jeta e tij do tė jetė e pakuptimshme dhe e ngjashme me jetėn e kafshėve, ndėrsa zemra e vėrtetė dhe e devotshme ėshtė e ēliruar nga parafytyrime tė tilla tė ulėta. Ai qė nuk mund ta dallojė ndryshimin ndėrmjet kėtyre dy gjėrave tė zemrės, duhet tė qajė pėr jetėn e zemrės sė vet. Sepse ajo ėshtė plotėsisht e vdekur. Zemra e vėrtetė ėshtė e mbushur me dritė, ndėrsa zemra e vdekur ėshtė mbytur nė ambisiet e errėsirės.
Mjekėsia e trupit
Pejgamberi i All-llahut , s.a.v.s., ka treguar se ekzistojnė dy lloje diturish:
dituria mbi fenė (dituria religjoze) dhe
dituria mbi trupin.
Ekzistojnė dy mėnyra (mjekėsore) pėr shėrimin e sėmundjeve tė trupit.
E para, e lindur pėr njerėzit dhe kafshėt, pėr tė cilat nuk nevojitet mjeku. Tė tilla janė:
uria,
etja,
ftohja dhe lodhja, ngase ekzistojnė ilaēe natyrore pėr to;
dhe lloji i dytė i sėmundjeve, tė cilat kėrkojnė diagnostikim dhe shėrim, dhe ndikon nė kombinimin e sekrecioneve tė trupit dhe tė dukurive, siē janė: nxehtėsia,
ftohtėsia,
thatėsia apo lagėshtia nė trup, tė cilat tejkalojnė ekuilibrin e tyre natyror.
Kėto lloj sėmundjesh ndahen nė dy lloje:
somatike (trupore)
dhe kolaterale (indirekte).
Pra, sėmundja somatike manifestohet nė formė tė gjakut tė pėrzier (dallgėzuar) apo nė formė tė ndarjes nė pjesė (elemente), ndėrsa sėmundja kolaterale paraqitet (manifestohet) si pasojė e kėsaj shpėrndarjeje tė tepėrt (ndarje) dhe pas eleminimit tė shkakut tė vėrtetė (shkaktarit). Prandaj, shkaktarėt e sėmundjeve shkatėrrohen (mėnjanohen), ndėrsa ata qė kanė mbetur (shumė tė paktė) veprojnė nė kombinimin e sekrecioneve tė trupit.
Sėmundja somatike (e trupit) ka pėrkatėsisht nxitėsit ose shkaqet e veta. Kėshtu, nėse sėmundja ėshtė pasojė e nxitjes vetjake (ngacmim), sė pari duhet tė diagnostikohet shkaktari i parė, pastaj (pėrcaktohen) shkaqet, pastaj duhet tė gjendet ilaēi dhe nė fund fare tė fillohet mjekimi. Ose, nėse sėmundjet somatike, tė cilat paraqiten nė formė tė ndryshimeve fiziologjike, siē ėshtė hapėsira nė organe, zvogėlimi apo rritja e kanaleve, deformimi i organeve (pėr shembull zemra e zmadhuar apo barku i vogėl), indi i vrazhdė (ashpėr) apo i butė (i lėmuar) i murit tė mitrės, eshtrat e dislokuar (tė shpėrndarė) apo organet e zhvendosura si dhe sėmundje tė tjera, kur organet janė nė lidhje reciproke dhe punojnė nė mėnyrė harmonike, ato formojnė trup tė shėndetshėm, ndėrsa, nėse janė abnormale, tė paharmonishme dhe funskionojnė gabimisht (nė mėnyrė tė deformuar), nė tė njėjtėn kohė shkaktojnė paraqitjen e sėmundjeve, prej tė cilave disa janė organike, ndėrsa disa ndikojnė nė kombinimin e sekrecioneve tė trupit.
Sėmundjet e pėrgjithshme janė shkak i funksionimit tė gabuar (tė dobėt) tė sekrecioneve tė trupit.
Ky ērregullim quhet “sėmundje” (lėngim). Kur ndjehet dėmi i tyre, ai manifestohet nė tetė vende:
katėr prej tyre janė tė pėrbėra,
ndėrsa katėr tė tjerat janė tė thjeshta.
Tė thjeshta janė: ftohtėsia, nxehtėsia, lagėshtia dhe thatėsia. Gjendjet e pėrbėra manifestohen nėpėrmjet nxehtėsisė dhe lagėshtisė, ftohtėsisė dhe lagėshtisė, nxehtėsisė dhe thatėsisė dhe ftohtėsisė dhe thatėsisė. Kjo ėshtė shkaktuar me apo pa ndarje tė komponentėve, por nėse sėmundja nuk shkakton shqetėsim tė zakonshėm, kjo tregon se trupit i mungon ekuilibri i duhur.
Trupi i njeriut mund tė ketė tri gjendje.
Kėto janė: gjendja e shėndetshme natyrore, gjendja jonormale dhe gjendja jostabile.
Gjendja e shėndetshme natyrore manifestohet me veprime tė rėndomta dhe ato e pėrbėjnė shėndetin e trupit tė njeriut;
gjendja e dytė ėshtė gjendje e sėmundjes,
kurse gjendja e tretė ėshtė gjendje mesatare dhe qėndron ndėrmjet dy gjendjeve paraprake. Ajo ėshtė ndėrgjendje, e cila trajtohet si toleruese (e pranueshme), pa pasur nevojė pėr ndihmėn e mjekut, dhe shėrohet duke marrė mjete pėr zvogėlimin e dhembjes. Kjo ndėrgjendje “e pashėndetshme” dhe “josėmundje” mund tė ngecė nė tė njėjtėn gjendje, kur e keqja nuk bėhet mė mirė, por mė parė mbetet konstante dhe e pandryshuar.
Shkaku i “panatyrshmėrisė” sė trupit mund tė jetė i brendshėm ose i jashtėm. Shkaqet e brendshme paraqiten pėr arsye tė katėr gjendjeve tė pėrbėra: nxehtėsisė, ftohtėsisė, lagėshtisė dhe thatėsisė, ndėrsa sa i pėrket shkaqeve tė jashtme, ato paraqiten pėr shkak tė faktorėve tė ndryshėm, tė cilėt mund tė jenė tė pranueshėm apo tė papranueshėm pėr trupin. Prandaj paraqiten dėmet apo sėmundjet, tė cilat kanė pėr pasojė kėtė mungesė ekuilibri dhe mungesė rregullsie, apo tė cilat mund tė jenė si pasojė e funksionimit tė keq tė organit specifik ose tė plogėshtisė sė pėrgjithshme tė trupit, ose bile edhe dobėsisė sė energjisė qė e mban trupi. Kjo gjendje e pėrgjithshme ėshtė shkaktuar nga: pasivitetii i rritur i atyre substancave qė duhet tė jenė tė ekuilibruara, kur ato substanca nuk i kompensojnė (e duhet tė kompensojnė) humbjet e veta; ose duke zvogėluar adaptimin e nevojshėm tė faktorėve ekuilibrues tė sekrecioneve tė trupit kur ata nuk e kompensojnė ngopjen; ose duke mbyllur (gėlqerizuar) agensat, tė cilėt do tė duheshin tė bėjnė tė mundur rrjedhjen (rrjedhėn) e faktorėve ekuilibrues; ose duke lidhur agensat qė ndėrtojnė lidhjet tė cilat bijnė nė konflikt me prodhimet e ekuilibrit tė drejtė; ose duke rritur sasinė e atij qė do tė duhej tė ishte i matur; ose duke deformuar molekulat; ose duke hequr (transferuar) organet.
Mjeku ėshtė personi i cili mund tė pėrcaktojė kėto parregullsi dhe tė eleminojė gjithashtu shkaktarėt qė e kanė prishur strukturėn karakteristike tė trupit tė shėndoshė, ose ndoshta do tė jetė e mundur tė vėrė ekuilibrin dhe dalėngadalė, pėrmes trajtimit adekuat, t’ia dalė nė krye me sėmundjen duke u shėrbyer me antihelm real ose me dietė adekuate (tė saktė) (arab. himja), e cila e zvogėlon tepricėn dhe maturinė. E gjithė kjo vėrteton se, siē do tė shohim kėtu, ilaēi mė i mirė ėshtė shėrimi natyror me mjekėsinė e tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s., nė tė cilėn, me lejen e All-llahut, ndodhet ilaēi.
Vijon.....
Krijoni Kontakt