Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    KAPITULLI XIII

    Sherimi i dhembjes se kokes dhe i migrenes


    Ne permbledhjen e vet me hadithe, imam Ibn Maxhxhe e ka cituar hadithin ne te cilin i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte vene kena ne koke, sepse i dhembte shume koka, dhe tha: Me vullnetin e All-llahut, kjo do te ndihmoje.65 Megjthese ka disa ceshtje lidhur me saktesine e vargut te transmetuesve te hadithit te cituar, prapeseprape, me vullnetin e All-llahut, me poshte do ta arsyetojme duke treguar disa nga dobite e kenase per sherimin e dhembjes se kokes.
    Dhembja e pergjithshme e kokes shkaktohet nga mungesa e ekuilibrit ne kombinimin e kater sekrecioneve themelore te trupit, qe eshte crregullim i sekrecioneve te trupit qe ndjek pothuajse cdo semundje. Dhembja tipike e kokes (suda) mund te jete e madhe dhe e pjeserishme. Kur eshte periodike dhe e kufizuar ne njeren ane te kokes, eshte quajtur migrene ose hemikrani (shakika), ndersa kur e perfshin krejt koken eshte quajtur bajda, havsa (arabisht) ose helmete, me qellim qe te krahasohet me shtrirjen e dhembjes ne tere koken sikurse helmeta qe e mbulon krejt koken. Kur dhembja e godet anen e pasme te kokes, quhet cefalgji, kurse ekzistojne shume lloje te dhembjes se kokes dhe po aq shkaktare.
    Thene pergjithesisht, dhembja e kokes eshte pasoje e inflamacionit te cipave te trurit (lat. meningitis) per shkak te akumulimit te avujve qe duan te dalin jashte, por duke mos pasur mundesi te dalin, ata shkaktojne dhembje te forte dhe intensive te kokes. Po kjo mund te ndodhe si per shembull me rastin e zierjes ne tenxhere, kur perberesit e saj velojne dhe kerkojne te zgjerohen. Kur avujt e tille perhapen ne koke dhe ne menyre te pakontrolluar, ata shkaktojne rritjen e sasise se lengut ne kranium, enjtjen e membranes se kokes dhe kur ato nuk i leshojne, shkaktojne nje lloj dhembje te kokes e cila quhet delirium (sidr). Pra, temperatura ne koke, edhe pa enjtje, ndonjehere shkakton emocione te pakontrolluara, shqetesime, shpirtngushtesi dhe fjali te palidhura, qe njihet si dilerium i genjeshtert.

    1. Llojet e dhembjes se kokes

    Ekzistojne shume lloje te dhembjes se kokes. Kater prej tyre jane shkak i crregullimit te ekuilibrit te kater sekrecioneve themelore te trupit; lloji i peste eshte pasoje e te thatit ne lukth. Per pasoje, i thati shkakton dhembjen e kokes nepermjet nervus vagusit, i cili e lidh trurin dhe lukthin; lloji i gjashte eshte pasoje e gazrave te ndenjur te lukthit qe perhapen deri ne koke; lloji i shtate eshte pasoje e rrjedhjes se gjakut nga arteria gastrike (gastrica dextra et sinistra); lloji i tete eshte pasoje e ngrenies se tepert, dhe kur nje pjese e ushqimit tretet dhe kalon ne zorre, ekuilibri i ushqimit qe nuk tretet shkakton dhembje koke dhe lodhje; lloji i nente i dhembjes se kokes shfaqet si efekt shoqerues i aktit seksual per shkak te depertimit te nxehtesise; lloji i dhjete i dhembjes se kokes eshte shkaktuar me mjetin per vjellje ose me purgativ per shkak te depertimit te thatesise ose lageshtise ne lukth; lloji i njembedhjete eshte pasoje e qendrimit per kohe te gjate ne diell ose ne temperatura te larta; lloji i dymbedhjete shkaktohet nga te ftohtet dhe nga kondensimi i avujve ne koke; lloji i trembedhjete shkaktohet nga gjumi i pakte (insomnia) ose qendrimi zgjuar me shume ore gjate nates; lloji i katermbedhjete i dhembjes se kokes eshte pasoje e presionit ne koke nga nje material i rende ose per shkak te lendimit te kokes; lloji i pesembedhjete eshte pasoje e bisedes se tepert ne ate menyre qe e dobeson fuqine e trurit; lloji i gjashtembedhjete eshte pasoje e zvogelimit te ushtrimeve fizike dhe i lodhjes se tepert; lloji i shtatembedhjete eshte depresioni, shqetesimet emocionale dhe mendimet lakmitare; lloji i tetembedhjete eshte pasoje e urise, me crast avujt ngriten deri ne koke dhe shkaktojne dhembje; lloji i nentembedhjete eshte shkaktuar nga enjtja e mbeshtjellesit trunor, me te cilen individit i duket sikur po i pelcet koka ose se eshte goditur me cekan; lloji i njezet i dhembjes se kokes eshte pasoje e etheve te medha ose e nje semundjeje teper serioze qe e ka kaluar individi. All-llahu e di me se miri.
    *Simptoma me e shpeshte neurologjike eshte dhembja e kokes. Shkaktaret jane te shumte, duke filluar nga ata psikogjen e deri te tumoret. Neurologjia regjistron keta tipa te dhembjes se kokes:
    - psikogjen,
    - ndryshimet ne sy (anomalite refraktive, hipermetropia, astigmatizmi, miopia etj.),
    - dhembja adontogjene,
    - semurja e sinuseve paranazale,
    - hipertensioni arterial,
    - dhembja histaminike e kokes (sindromi i Hortonit),
    - dhembja traumatike e kokes,
    - dhembjet meningiale te kokes, qe per nga intensiteti jane me te fortat,
    - tumoret intrakranial,
    - gjakderdhja subaraknoidale,
    - migrena (hemicrania),
    - neuralgjia e trigeminusit,
    - neuralgjia vagale etj.*

    2. Shkaktari i migrenes

    Migrena ose hemikrania shkaktohet edhe nga mbyllja e eneve te gjakut (embolia) ne tru, e cila vazhdon te zhvillohet me tej apo anon andej. Nje mbyllje e ketille eshte pasoje e dromcave te gjakut qe perhapen me ane te gjakut (qarkullimit te gjakut). Ajo mund te shkaktohet edhe nga dominimi i sekrecioneve te trupit ose nga depertimi i te ftohtit ose i nxehtesise ne sekrecionet e trupit (ahlat). Simptomat specifike te migrenes jane pulsi i shpejtuar, pulsimet e kokes, dhembja e kokes me intensitet te larte, shtypja e larte e gjakut.
    *Migrena eshte nje nder format me te perhapura te dhembjes se kokes, dhe ne 50% te rasteve keta persona jane femrat. Migrena perben 16% te dhembjeve paresore te kokes, d.m.th. te atyre qe nuk jane shkaktuar ne prezence edhe te semundjeve te tjera. Manifestohet me nje dhembje te forte e pulsuese, qe pergjithesisht godet vetem gjysmen e kokes. Ka gjithashtu edhe simptoma te tjera, si: shqetesim nga drita dhe zhurmat, te perziera e te vjella, irritueshmeri, nervozizem dhe shok emotiv.
    Shumica e te semureve i takojne familjeve te te cilat shume pjesetare te saj kane dhembje koke te njejta (herediteti). Nje hipoteze, ne baze te pervojave te deritashme te studimeve biokimike dhe farmakologjike, migrenen e shpjegon si vijon: fillimisht, gjate vasokonstriksionit kryhet lirimi lokal i kateholamineve, gjate hiperemise reaktive serotonina lirohet nga trombocitet dhe i sensibilizon nociceptoret kranial, sistemin kininogjen (kinina luan gjithashtu rol gjate vazodilatimit, paraqitet neurokinina dhe zvogelohet kininogjeni; kinina vepron fuqishem ne receptoret e dhembjeve, te cilet me pare i ka sensibilizuar serotonina.
    Sot, pervec ilaceve antimigrene (Sandomigran, Avamigran, Migristen, Cafergot, Ditamin, betabllokuesit, antidepresivet, magneziumi etj.) pacientit duhet shpjeguar rolin e tendosjeve fizike e psikike dhe emocionale gjate sulmit migrenoz.*
    Lidhja e kokes me dicka do ta ndale dhembjen. Ne librin e tij Mjekesia e te Derguarit, Ebu Naim ka thene se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ndonjehere vuante nga migrena dhe kjo semundje e mbyllte nje apo dy dite ne shtepi. Ibn Abasi ka thene se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., njehere kishte mbajtur fjalim ne hutbe me koken e lidhur me nje shirit. Ne pergjithesi lidhja e shiritit rreth kokes e zvogelon intensitetin e migrenes (shakika) njesoj mire si edhe ne llojet e tjera te dhembjes se kokes.

    3. Sherimi i dhembjes se kokes

    Secili lloj i dhembjes se kokes trajtohet ne perputhje me llojin dhe shkaktarin e vet. Ndonjehere dhembja e kokes mund te trajtohet me purgativ ose duke shkaktuar vjellje, ndersa ndonjehere mund te trajtohet vetem me pushim, qetesi dhe rehati. Llojet e tjera sherohen duke lidhur shiritin rreth kokes ose duke vene kompresa te ftohta e ndonjehere edhe kompresa te nxehta, apo duke qendruar larg zhurmes dhe duke pushuar.Kuptohet, se ne ate kohe nuk ka pasur analgjetike dhe ilace antimigrenoze qe njihen sot.
    Kur eshte diagnostikuar mire shkaktari i migrenes, atehere mund te kuptohet se trajtimi qe e ka perdorur i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., sic eshte shenuar ne hadithin e permendur me siper lidhur me venien e kenase ne koke, qe eshte ilac i pjeserishem ose i kufizuar. Ky trajtim eshte vecanerisht efikas ne viset jashtezakonisht te nxehta, sic eshte Gadishulli Arabik, per shembull. Kur dhembja e kokes nuk eshte shkaktuar me ndonje materie te demshme, e cila kerkon pastrimin e zorreve, atehere lyerja e siperfaqes se kafkes me leng te zier te kenase mund te jete e dobishme. Ne mjekimin e dhembjes se kokes kenaja mund te vihet gjithashtu si komprese e nxehte qe behet nga pluhuri i saj i perzier me uthull. Kjo ben qe te hiqet dhembja dhe te qetesohen nervat. Dobite nga ky zbatim nuk jane te kufizuara vetem ne sherimin e dhembjes se kokes, dhe kjo eshte e dobishme gati per cdo dhembje te ekstremiteteve, por do te veproje edhe ne tonusin e muskujve. Perdorimi i kompresave te nxehta te kenase si lidhese rreth indit te fryre per shkak te nxehtesise ose rreth indit te fryre te trupit do te qetesoje zonen e pezmatuar. Ne Tarihu-n e Buhariut eshte thene, edhe nga Ebu Davudi ne permbledhjen e tij te haditheve, se kur dikush i eshte ankuar te Derguarit te All-llahut, s.a.v.s., per dhembje koke, ai do ia preferonte leshimin e gjakut ne kupezore, duke e prere siperfaqen e lekures, ndersa kur dikush i ankohej per dhembjen e shputes, ai do i thoshte te vinte kompresa me kena.66 Imam Tirmidhi ka shenuar ne permbledhjen e vet te haditheve se Selma ummu Rafi kishte thene: Kurdo qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ankohej ne lendim ose ne dhembje koke, i vendosja kena mbi vendin e semure. 67


    4. Natyra e kenase

    Ne shkallen e pare kenaja eshte e ftohte, kurse ne te dyten e thate. Vetite mjekesore dhe fitoterapeutike te drurit te kenase dhe te degeve te saj perfshijne: faktorin shkrires te dobesise se organeve, karakteristikat e te cilit vijne nga lageshtia ekuilibruese qe e permban. Ajo permban gjithashtu veti konstipimi te substances se ftohte te tokes. Disa nga dobite e kenase (hana)68 perfshijne edhe sherimin e vendeve te djegura, pershtatja me nervat kur shfrytezohet si kompresa te nxehta, ndersa eshte perdorur ne sherimin e te thateve te gojes, stomatitis, te vendeve te djegura dhe enjtjeve te nxehta. Venia e kenase se zier mbi vende te prera ka po ato pasoja mjekesore sic jane ato te drurit gjaku i gjarprit.69 Imam Tirmidhi dhe imam Bejhekiu kane shenuar ne permbledhjet e veta hadithin qe thote se Ummu Selema eshte shprehur keshtu: I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., sa here qe ka pesuar ndonje lendim apo thumbim, ka vene kena dhe nuk ka vuajtur kurre. Venia e lengut te zier te kenase dhe balsam trendafili te perzier me dyll te shkrire te qirinjve ndihmon gjithashtu ne sherimin e pleuritit. Kena ndihmon gjithashtu ne sherimin e varioles ne stadin e saj fillestar. Kjo behet ne kete menyre: pjesa e pasme e thembres se femijes lyhet me kena, dhe kjo do te pengoje perhapjen e metejme. Ky trajtim eshte i njohur mire dhe eshte trajtimi me i pergjithshem ne rastin e varioles. Kur gjethet e kenase vihen ne rroba te leshta, ato marrin ere dhe e ruajne nga tenjat. Kur gjethet e kenase njomen ne uje te fresket ne perpjesetim 20:10 drame sheqer, pastaj kullohen, kjo tretje pihet per cdo dite dhe kura zgjat 40 dite; nese mishi i qengjit zihet ne kete tretje dhe perdoret 40 dite, ai ndihmon ne sherimin e lebres ne stadet e saj fillestare. Balsami i kenase mund te perdoret gjithashtu ne sherimin e thyerjes se thonjve. Kjo behet si vijon: pihet uji qe kullon prej gjetheve te shtrydhura te kenase. Kjo kure zgjat dhjete dite. Pasta e kenase ndihmon ne mirembajtjen e thonjve dhe zbukurimin e tyre. Perzierja e pluhurit te kenase me gjalpe te perpunuar ndihmon gjithashtu ne sherimin e enjtjeve te nxehta qe i shkakton vreri i verdhe. Kur perdoret si kompresa te ngrohta, ky ilac ndihmon ne sherimin e kromes dhe zgjebes. Kenaja ndihmon edhe ne rritjen e flokeve, rrit freskine rinore, permireson te paret, rrit nxitjen seksuale dhe eshte e dobishme ne sherimin e kallove, pucrrave dhe te thateve ndermjet kembeve. Lidhur me kete teme, ne Sahihun e Buhariut eshte shenuar qe nje njeri i ishte ankuar te Derguarit te Zotit , s.a.v.s., per nje dhembje ne kembe, kurse ai i kishte thene: Lyeji me kena. Ebu Davudi ka treguar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Nuk ka bime me te dashur per All-llahun se druri i kenase.
    "Shoku Mjekesise"

  2. #22
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    KAPITULLI XIV

    Te ushqyerit e pacientit


    Imam Tirmidhi ne vepren e vet Xhamiu dhe imam Ibn Maxhxhe ne Sunen-in e tij kane shenuar se Ukbe bin Amir el-Xhuni e ka treguar hadithin ne te cilin i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Pacienteve tuaj mos u jepni te hane e te pine me zor , sepse All-llahu i gjithefuqishem i ushqen dhe u jep pijet e tyre.70
    Disa mjek te njohur kane shenuar qe ky hadith, si nje burim i pashtershem, i shfrytezon urtesite e Zotit qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka thene me fjale te sakta. Dobite e tij jane te shumefishta dhe ai nenkupton udheheqjen per te gjithe mjeket, po ashtu edhe per te gjithe ata qe kujdesen per pacientet. Ne te vertete kur pacienti nuk e duron nje ushqim ose nuk deshiron te haje apo te pije dicka, kjo do te thote se natyra e tij eshte e zene ne lufte me semundjen dhe ka shenja te humbjes se oreksit, dobesimin e aftesive te tij ose humbjen e funksioneve te lindura te tij. Cilido qofte shkaktari, as ushqimi, as pijet nuk duhet i jepen pacientit me zor. Kur pacienti te ndieje uri, kjo do te thote se trupi i tij kerkon perberes qe aftesite e tij nuk mund ia ofrojne, ose kjo do te thote se ne sasine e perberesve qe ka pasur e ka absorbuar ose e ka tretur. Duke kerkuar kesi perberes te nevojshem ekstremitetet me te largeta imponohen mbi ato te afertat, duke krijuar nje tension te tille ne lukth, qe me vone rezulton ne kerkimin e ushqimit. Perndryshe, gjate kohes se semundjes, aftesite do te jene te zena me pjekjen, perpunimin dhe eleminimin e substancave te padeshirueshme. Per kete arsye, imponimi i ushqimit ose i pijes ne kete rast do ta zere lukthin e pacientit me tretjen e ushqimit tjeter (te ri) dhe, per kete arsye, do ta pengoje procesin natyror te eleminimit te semundjes. Pasoja te ketilla jane sidomos te fuqishme ne kohen e dobesimit te aftesive te tij ose gjate krizes se semundjes, gje qe mund te shkaktoje komplikime te cilat ndiqen nga djersitja e madhe dhe ulja e temperatures (buhran). Ne te vertete ne keto rrethana pacientit mund i jepet vetem dieta e ushqimit te domosdoshem, e cila nuk e shqeteson traktin tretes te tij, gje qe do i ndihmoje per te ruajtur fuqine dhe per ta mposhtur semundjen.
    Per kete arsye, ne kohen e krizave te tilla, pacientit mund i jepen perberes te domosdoshem per forcim sic jane lengu i nimfes aromatike (Nymphaea odorata), leng molle, shurup trendafili ne mase te caktuar. Sa i perket shujtave, mund i jepet nje supe e pergatitur mire me mish zogu. Per ta freskuar shpirtin e tij, pacienti, nder te tjera, kerkon mjedis me arome te kendshme, i japin kurajo te tjeret dhe te degjoje vetem lajme te mira, sepse mjeku i vertete eshte sherbetor dhe bamires i natyres, e jo kundershtar i saj.
    Individi duhet te dije se gjaku i shendoshe permban perberes te nevojshem dhe substanca te domosdoshme per ndertimin e qelizave ne trup, derisa sekrecioni eshte gjak i pazhvilluar. Kur ka depertime te sekrecionit ne trup, natyra do te ndihmoje qe ky sekrecion te piqet mire dhe do ta shnderroje ne gjak ne menyre qe per nje kohe te plotesoje nevojat e trupit. Ne te vertete natyra eshte fuqi qe All-llahu e ka autorizuar me urdher per te rregulluar funksionet e trupit dhe per te ruajtur shendetin e njeriut gjate kohes sa jeton ai.
    Pacienti nuk ka nevoje te ushqehet me force, pervec ne rastet kur nuk eshte ne gjendje te vetedijshme ose eshte i marre. Ne kete kuptim eshte nje hadith: Mos ua impononi ushqimin ose pijet pacienteve tuaj, sepse All-llahu i gjithefuqishem i ushqen dhe u jep te pine, qe perputhet me gjendjen e pergjithshme fizike dhe nuk devijon nga ligji natyror. Rendesia e hadithit te siperpermendur eshte qe pacienti mund te jetoje disa dite pa marre as ushqim, as pije, d.m.th. ajo eshte nje gjendje kur personi i shendoshe nuk do te mund ta duronte pa dobesimin e gjendjes se tij. Hadithi i te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., ...sepse All-llahu i gjithefuqishem i ushqen dhe u jep te pine, shpreh kuptimin subtil te cilin mund ta kuptojne vetem mjeket qe i kushtojne kujdes gjendjes se vertete te zemres dhe anes shpirterore. Ne rastin e tyre, ata mund ta njohin funksionin e trupit dhe te shpirtit, dhe rolin natyror interaktiv ne te. Per kete shkak, duke bere aluzion ne ate, vetem mund te themi se kur mendja e dikujt eshte e pushtuar nga mendimi per ate qe deshiron ose kunder saj, ose kur eshte e shqetesuar ose e frikesuar, mund ta hedhe ushqimin ose ujin dhe nuk eshte e thene qe do te ndieje uri, etje, ftohesi ose nxehtesi. Ne vend te kesaj, ndijimet e tij jane preokupuar dhe perpiqen deri ne ate shkalle saqe ai edhe mund te mos e ndieje goditjen, prerjen ose ndonje dhembje tjeter. Eshte e sigurt se secili prej nesh e ka provuar ne vete nje shkalle te tille te harrimit, nje grumbullim te tille te ideve imagjinative dhe te mposhtjes se dhembjes, urise dhe etjes. Kur mendimet jane te mira (pozitive) , ato i zevendesojne substancat ushqyese, kurse trupi ngopet dhe freskohet, ndersa rriten forcat e tij. Gjaku do te qarkulloje pa pengesa ne zemer dhe kjo do te shfaqet dhe verehet si nje shkelqim ne fytyren e tij, sepse kenaqesia e freskon gjakun, e shpejton qarkullimin e tij neper arterie dhe e shuan etjen. Ne kete rast, kenaqesia behet perberes primar i trupit, ndersa trupi do te deshironte nje perjetim te tille dhe do te mbahej perkohesisht me te dhe kjo do i sherbeje si zevendesim i ushqimit konvencional.

    Ushqimi shpirteror

    Kur natyra e manifeston prirjen e vet ose perfshin hapesira me te medha, kenaqesia e saj e tejkalon ate qe eshte nenshtruese dhe sekondare. Per kete arsye eshte me rendesi mendimi i shprehur i te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., : Une jam me Zotin tim, kurse Ai ma jep ushqimin dhe pijen time. Nga ana tjeter, kur drejtuesi nxit deshperimin, hidherimin ose dhembjen, ketu, perseri, natyra preokupohet me luftimin, kundershtimin dhe shtyrjen e tinezarit. Ne kete rast, nje lufte e tille prin gjithashtu ne kerkim te ushqimit. Individi do te duhej ta fitonte betejen, pastaj trupi do te ndjehej i rilindur dhe i fresket dhe do te kthehej kah ato substanca ushqyese thelbesore qe nuk i ka perdorur. Mirepo, nese beteja eshte humbur me fajin personal te armikut, atehere ai e humb fuqine dhe behet dicka e padeshirueshme. Me tej, ne rastin e gares, fuqia ndryshon. Ne thelb, nje lufte e tille e brendshme eshte si lufta mes dy armiqve. (Kjo eshte lufta me nefsin deshiren ilegale, egon, unin e pakontrolluar.). Fituesi eshte ai qe feston, ndersa humbesi ose do te vritet, ose do te zihet rob. Sikur kjo, personi i semure e merr ndihmen nga All-llahu i gjithefuqishem, e cila ndihme do ta autorizoje qe te kete dobi nga afersia e Zotit te tij. Ne te vertete vartesit dhe robte e All-llahut jane afer Zotit kur jane te lenduara zemrat e tyre dhe kjo do ua beje te mundur qe i afrohen meshires dhe dhembshurise se All-llahut. Pacienti duhet te jete njeri i devotshem dhe i perzemert dhe nje ushqim i tille shpirteror do ta pershkoje zemren e tij, do ta rivitalizoje natyren e tij (tabia) dhe do te forcoje trupin e tij. Natyrisht, nje ushqim i tille shpirteror ka nje baze dhe rendesi shume me te madhe per trupin sesa ushqimi dhe uji. Sa me i fuqishem te jete besimi, aq me e madhe eshte dashuria per Zotin, te miren dhe kenaqesia e te qenit afer Tij, dhe sa me e perzemert dhe e zjarrte te jete gjakimi per ta takuar Zotin vete, aq me te fuqishme behen deshmia (jekin), kenaqesia, kenaqesia per vullnetin e Zotit dhe njohja e dhuratave te Tij te panumerta. Nje perteritje e tille e forces shpirterore i kompenson ne menyre te pakufishme nevojat e pacientit, ndersa dituria e mjekeve laike nuk mund ta arrije kete shkalle te te kuptuarit, te pershkrimit te nje cudie te ketille ose te kuptuarit e nje gjendjeje te tille te qartesise dhe ngjitjes per shkak te vranesires qe e mbulon arsyen dhe shpirtin e tyre, dhe per shkak se atyre u mungon besimi. Per ta kuptuar kete fenomen, individi mund te mendoje mbi gjendjen e artistit entuziast, i cili e pelqen pikturimin dhe skulpturat dhe zemra e tij eshte e mbushur me kete gjendje, te adhurimit dhe admirimit nga afersia. Ne te vertete kur individi eshte i magjepsur plotesisht nga prirja per te pikturuar, me poziten shoqerore, titujt, parate, diturine ose dashurine per njerezit, nepermjet koncentrimit te tij te pandryshueshem, ai mund i pranoje cudirat dhe beharin me zbulimet e vazhdueshme per vetveten njesoj si edhe per te tjeret.
    Ne Sahih eshte shkruar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka pasur zakon i kaloje disa dite panderprere ne agjerim, ndersa kete gje ua ndalonte ashabeve te vet. Kur e kishin pyetur per kete, ishte pergjigjur: Une nuk jam si ju, une mbetem prane Zotit tim, i cili ma jep ushqimin dhe ujin tim.71 Natyrisht, nje ushqim i tille shpirteror nuk eshte marre nga goja, sepse atehere nuk do te kishte dallim ndermjet agjerimit dhe ngrenies dhe ne kete rast ai nuk do te agjeronte. Kjo nenkupton gjithashtu se ai, s.a.v.s., eshte i ushqyer me respekte te jashtezakonshme, gje qe e bejne te afte per ate qe ata nuk jane ne gjendje ta durojne. Perndryshe, sikur te kishte ngrene dhe pire vertet, nuk do te thoshte: Une nuk jam si ju (haia). Pacienti qe eshte i lidhur per krevat dhe te cilit i mungojne keto lloj ushqimesh shpirterore per shpirtin dhe zemren, njesoj si edhe rolet e tij ne prodhimin e ilacit per semundjen e tij dhe rivitalizimin e natyres se tij, dhe i cili ballafaqohet me mosefikasitetin e ilacit qe trupi i tij perpiqet ta trete ngrohtesisht, do ta kuptoje ate qe eshte thene me kete, All-llahu eshte Ai qe con kuptimin perpara.



    Pezmatimi i fytit

    Ne Sahihu-n eshte thene se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Disa nga ilacet e juaja me te mira ndodhen ne flebotomi* dhe ne alojen indiane72 dhe mos i lendoni femijet tuaj duke ua shtypur njerithin (lat. uvulae) kur jane te semure nga pezmatimi i fytit.73,74 . Ne hadithin tjeter, qe e tregon Xhabir bin Abdullahu, thuhet se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., shkoi tek Aisheja, All-llahu qofte i kenaqur me te, dhe e gjeti duke u kujdesur per nje femije qe po i rridhnin hundet gjak. E pyeti: Cpo ndodh? Ajo i ishte pergjigjur: Me siguri ka pezmatim te fytit (ā€˜uzra) ose dhembje koke! I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., atehere tha: Mos i vrisni femijet tuaj. Kur femija juaj semuret nga pezmatimi i fytit ose dhembja e kokes (per sherimin e tij) perdorni alojen indiane te trajtuar ne uje te fresket dhe femija le ta thithe nga hunda.75 Aisheja menjehere e kerkoi ilacin, e perdori dhe femija u sherua.76
    Sipas mendimit te tij, Ebu Ubejde ka shpjeguar se ā€˜uzra zhvillohet nga pezmatimi i grykes ose nga acarimi i trakese qe shkaktohet me gjak (si njeri nga kater sekrecionet baze te trupit teoria mesjetare). Kur trajtohet, individi duhet te heshte nje kohe te shkurter dhe do te arsyetohet per ate qe ka heshtur. Te tjeret thone se ā€˜uzra eshte qelbezimi qe shkaktohet nga pezmatimi qe ndodh mes veshit dhe fytit dhe me se shumti i godet femijet. Dobia nga thithja me hunde e pluhurit te alojes indiane qendron ne faktin se ā€˜uzra krijohet ne gjakun perplot mukus, kurse aloja indiane ndihmon ne ndalimin e enjtjes se uvules dhe e ben te mundur terheqjen e saj ne vendin perkates. Simptomat e ā€˜uzres perfshijne gjithashtu uvulen* dhe bajamet (tonsilae) e semura dhe te enjtura, elongimin* dhe inflamimin e uvules, ngjirjen e zerit, dhe ndonjehere, gjendjen me rrufe qe ndikon ne gjak dhe sekrecion.
    Kohe pas kohe, semundjet inflamuese mund te sherohen me ilace te nxehta. Ibn Sina ne vepren e vet Kanun fi tibbi flet per sherimin e pezmatimit dhe elongacionin e uvules (lat. uvulaptosis) duke thithur nga hunda perzierjet, pluhur te shapit (alaunit),77 farat e mirhut (lat. Cammiphora myrrah) dhe te alojes indiane. Aloja indiane qe nevojitet per kete sherim prodhon lule te bardha me shije te embelsires. Me heret njerezit e kishin zakon te sherojne pezmatimin e grykes dhe tonsilitisin duke e shtypur uvulen. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i mesoi me te kunderten e kesaj dhe ua mesoi ilacin. Suut eshte cfaredo ilaci i cili thithet nga hunda, nganjehere perfshin edhe ilace te zakonshme ose te komplikuara. Perzierja bluhet imet dhe behet pluhur i bute, sitet dhe laget pak, pastaj e linin per u thare. Kur kishin nevoje per te, perzierja njomej ne uje dhe thithej nga hunda. Pacienti duhet patjeter te shtrihet ne shpine me koken te kthyer anash, me ane te peshqirit te hedhur mbi krahet, ne menyre qe te behet e mundur qe ilaci te merret duke e thithur me hunde, te arrije ne sinus. Ne kete menyre semundja nxirrej jashte me teshtitje. Ibn Abasi ka treguar se ndonjehere i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka perdorur edhe ilace mjekesore qe merren me ane te thithjes nga hunda dhe kete e ka preferuar per sherimin e semundjeve te ndryshme.78




    KAPITULLI XVI
    Zgjerimi i zemres


    Ebu Davudi ne Sunenin e tij ka shenuar se Saidi ka thene: I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., gjate kohes sa kam qene semure, e vinte doren e vet ndermjet majave te sisave, kurse une i kam ndier bekimet e tij te ftohta ne organet qe ndodhen nen murin e perparme te kafazit te kraharorit. Pastaj ka shpjeguar: Je semure nga zgjerimi i zemres (mefud). Thirrni Haris bin Kaladahun. Ai e sheron kete semundje. I thuani te marre shtate hurma (ā€˜ajva) medinase te thara, shtypi bashke me farat e tyre per te bere nje perzierje (ilac) te sherueshme, pastaj le ta beje masazh gjoksin tend.79
    Hurmat medinase (te Medines) kane veti te theksuara mjekuese80 dhe receta e te Derguarit te All-llahut me shtate hurmat per trajtimin e permendur me siper ka vlere te persosur shpirterore, e cila mund te kuptohet nepermes fese. Ne Dy sahihet eshte thene se babai i Sad bin Ebi Vekkasit ka shenuar nga i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., se ka thene: Kush i ha per dreke shtate hurma nga plantacioni ā€˜Alijeh, ai njeri ate dite nuk do te vuaje as nga helmimi, as nga sehiret (magjite).81
    Hurmat kane nxehtesi ne shkalle te dyte, ndersa thatesi ne shkalle te pare. Disa thone se hurmat jane te lageshta. Hurmat jane ushqim i shkelqyeshem, sidomos per ata qe jane mesuar i hane ato, sic jane banoret e Medines. Hurmat sigurojne substanca ushqyese te nevojshme ne vendet me klime te ftohte, por jane me te dobishme per banoret ne vende me klime te nxehte. Lukth i banoreve te vendeve me klime te ftohte eshte i nxehte, kurse lukthi i banoreve te vendeve me klime te nxehte eshte i ftohte. Kjo shpjegon arsyen pse banoret e Gadishullit Arabik, te Jemenit, te Taifes dhe te viseve perreth, qe kane klime te nxehte, e durojne ushqimin e nxehte, sic eshte mjalti dhe hurmat, dhe per shkak se me me deshire hedhin melmesa dhe koper ne ushqimin e tyre, duke i shtuar ushqimit perafersisht dhjete here me shume se sasia e atyre qe perdoret zakonisht ne vendet me klime te ftohte dhe mesatare. Edhe ne krahasim me banoret e viseve te ftohta ata hane speca djeges dhe xhenxhefil dhe i perdorin nenproduktet e tyre njesoj sic i hane embelsirat e tjera. Ne te vertete nje ushqim i tille perputhet me ata, sepse lukthi i tyre eshte i ftohte, ndersa nxehtesia e trupit te tyre rritet ne siperfaqe te lekures. Kjo eshte e ngjashme me burimet dhe gurrat natyrore, ku uji eshte me i ftohte veres, kurse me i nxehte dimrit. Ngjashem me kete, nje lukth mund ta trete nje ushqim te zakonshem dimrit, por ndoshta kete nuk mund ta beje veres.
    Prandaj, banoret e Medines per shembull, varen shume nga hurmat si ushqim, njesoj sikurse te tjeret qe varen nga mielli. Nga hurmat ata marrin aftesite e nevojshme dhe substancat plotesuese themelore. Hurmat medinase te drurit te palmes (lat. Phoenix dactilifera) nga alijehu jane nenlloji me i mire. Ato kane ngjyre te murrme, jane te medha, te embla dhe mishtake. Ato e paten marre bekimin sepse ishin mbjelle nga dora e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s. Hurmat jane konsideruar ushqim, ilac, si dhe fruta shume te mira. Ato jane te mira per shumicen e njerezve, e rrisin fuqine seksuale dhe nuk prodhojne substanca te demshme dhe te padobishme, si disa fruta te tjera. Ne vend te kesaj, per ata qe i perdorin shpesh, hurmat e pengojne kalbezimin e sekrecioneve te trupit (ahlat) dhe prishjen e tyre.
    Ndoshta ky hadith vlen vetem per banoret e Medines dhe fqinjet e tyre. Prandaj, mund te behet se produktet agrikulturore te krahines se tyre ua sigurojne banoreve te vet ilacin kritik. A duhet te mbillet kjo bime ne vise te tjera? Ndoshta kjo nuk do te prodhoje vlera ushqyese te njejta me ato qe i permendem me siper ose veti mjekuese. Shkak i kesaj eshte lloji i tokes, i ujit dhe i ajrit. Ne te vertete ne toke ekzistojne shume dallime, si edhe te njerezit. Prandaj secila toke prodhon ushqimin e nevojshem me vlera ushqyese qe i nevojiten njerezve te atij vendi. Disa lloje bimesh mund te jene te ushqyeshme dhe hahen ne disa vende, ndersa ne vende te tjera ato konsiderohen te helmueshme, apo disa bime mund te jene ilac per disa njerez, ndersa per te tjere ato jane ushqim.
    "Shoku Mjekesise"

  3. #23
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    2. Kuptimi shpirteror (ezoterik) i shtate hurmave

    Sa i perket kuptimit shpirteror (ezoterik) te shtate hurmave te permendura ne hadith, ky numer eshte rezultat i percaktimit te Zotit (kader) para se te krijoheshin krijesat e All-llahut. Numri shtate eshte vendosur me Sheriat. Ne te vertete gjithcka e krijuar eshte e shtatefishte. All-llahu i madherishem ka krijuar shtate Xhennete me shtate perfaqesues; dy toka ne shtate forma; e ka perfunduar krijimin e njeriut si qenie ne shtate periudha (atvar); ka dhene urdher qe besimtaret e tij duhet te bejne shtate here tavaf ne Qabe; shtate here ta kalojne largesine ndermjet dy kodrave; shtate here me nga shtate gure ta gjuajne shejtanin ne Mina dhe i thurin lavde Zotit nga shtate here ne secilin bajram (ā€˜id). I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene se femijet duhet ta kryejne namazin kur ta arrijne moshen shtate vjec.82 Ne rast te prishjes se kurores, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka saktesuar se femija mund te zgjedhe ndermjet nenes dhe babes pasi i kete mbushur shtate vjet.83 Ne hadithin tjeter ai ka gjykuar se babai i femijes eshte me i pershtatshem i plotesoje nevojat e femijes, ndersa ne rastin tjeter specifik ia ka dhene kete te drejte nenes. Gjate kohes se semundjes se tij te fundit, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte kerkuar nga ashabet qe ia derdhin shtate calike uje mbi koken e tij.84 All-llahu i gjithefuqishem e kishte urdheruar eren e fuqishme qe ta sulmonte pa meshire popullin e pafe te Adit shtate net pa nderprere, si denim. Keshtu, ajo e arriti kulmin e saj duke i shkaterruar ata. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka lutur All-llahun e gjithefuqishem qe i ndihmoje per ia derguar popullit Shpalljen me shtate bekime, ashtu sic i jane dhene Jusufit.85 Pastaj erdhi krahasimi i All-llahut ne Kur'an, sipas te ciles All-llahu do ta shumefishoje shperblimin e bamiresise shtate here. Ai thote:
    Shembulli i pasurise se atyre qe e japin ne rrugen e All-llahut, eshte si i nje kokrre qe i mbin shtate kallinj, ne secilin kalli njeqind kokrra. All-llahu ia shumefishon (shperblimin) atij qe deshiron, All-llahu eshte bujar i madh, i di qellimet. (El Bekare, 261)
    Gjithashtu, gjate kohes se te Derguarit te All-llahut - Jusufit (Qetesia qofte mbi te!), mbreti i Egjiptit kishte pare enderr shtate kallinj gruri dhe me shpjegimin e Jusufit, qe ishte i burgosur, egjiptianet kane mbjelle shtate vjet. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte paralajmeruar qe me pare se shtatedhjete mije pasues te tij do te hyjne ne Xhennet pa dhene llogari. Me tej, nuk ka asnje dyshim se numri shtate ka kuptim te rendesishem shpirteror, te cilin nuk e kane numrat e tjere. Po kete rendesi te numrit shtate e kane gjithashtu edhe namazet nafile naten: shafa dhe viter.
    Shqyrtime po kaq te degjuara lidhur me numrin shtate ka edhe ne filozofine greke dhe ne veprimet mjekesore. Hipokrati ne studimet e tij ka nenvizuar se gjithcka ne kete univers ka shtate anet e veta (septilateral). Ekzistojne shtate planete ne sistemin tone diellor, shtate periudha ne jeten e njeriut, sic jane: periudha e mekimit (ne gji), femijeria, rinia, adoleshenca, mosha e mesme, pleqeria dhe rraskapitja, me te cilen mbyllet jeta ne kete bote. All-llahu e di me se miri kuptimin e vertete, qellimin, urdhrin dhe mencurine qe ka caktuar ne krijimin e numrit shtate, dhe drejtimi i permendur e shpjegon plotesisht kuptimin qe kane shtate hurma te qytetit Medine, raportet e tyre reciproke dhe mbrojtjen e tyre nga magjepsja dhe helmimi, sic eshte permendur ne shpjegimin e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s. Pervec kesaj, po ai ilac dhe mendim eshte dhene edhe nga Hipokrati dhe Galeni, nder mjeket me te famshem, por me siguri kete zbulim do ta lejonin dhe do ta pershkruanin te gjithe mjeket e botes, sikur mendimet e tyre te mbeshteteshin ne krijimin e rasteve dhe kuptimit te vrojtimit. Nga ana tjeter, fjalet e bekuara te te Derguarit te All-llahut, s.a.v.s., jane thene nga dituria, besimi dhe argumentimi dhe jane shpallur nepermjet frymezimit te All-llahut, prandaj ato do te duhej te ishin me te vlershme per nga profesioni, dituria, lejimi dhe autoriteti. Megjithate, mbi baze te sherimit te helmeve te ftohta, ekzistojne disa veprime te pergjithshme me te pranueshme qe jane perdorur ne trajtimin e tyre dhe ne raste te tjera te vecanta, ekzistojne substanca te tjera kunderhelmuese qe ndodhen ne shume bime, ne gur gjysme te cmueshem dhe ne mineralet: oniks, granit, kristal ose bruz. All-llahu di me se miri dhe ne te gjitha kohet.

    3. Besimi: kunderhelm


    Ne shqyrtimin e metejshem te hadithit te permendur: Ai qe ha ne mengjes shtate hurma nga plantacioni Alijeh, nuk do te vuaje ate dite as nga helmimi, as nga magjepsja, mundet qe hurmat mjekesore argumentojne ne menyre te vecante se permbajne kunderhelm te nevojshem i cili vepron kunder magjepsjes se keqe ose mund te kene ilacin perkates i cili vepron mbi llojet specifike te helmeve te ftohta. Ne rastin per te cilin do te bejme fjale ne vijim, toka, uji dhe ajri i qytetit te bekuar te te Derguarit te All-llahut, s.a.v.s., do te japin pergjigjen. Mirepo, ekziston nje gjendje parakushtezuese per u sheruar nga semundja dhe telashet qe i godasin njerezit, e ai eshte roli i fese ne promovimin e sherimit. Me tej, ne rastin kur i semuri perdor ilace, ai se pari duhet ta pranoje dhe te besoje ne efikasitetin e sherimit te semundjes se tij. Prandaj, natyrae individit (tabia) do i vleresoje keto vlera dhe do te siguroje ilac te sigurt per te ndihmuar ne kapercimin e semundjes. Ne te vertete disa qasje ne sherimin e suksesshem mbeshteten fuqimisht ne besimin qe ka pacienti (pranimi i plote dhe plotesisht i ilacit), dhe besimi ne efikasitetin e tij. Keso fenomenesh te cuditshme jane edhe te pergjithshme, sepse me gjendje te rregullt psikologjike natyra do te pajtohet fort me ilacin, ndersa shpirti do ta pranoje me gezim, duke provuar autenticitetin dhe superioritetin e funksioneve natyrore, duke nxitur rezistencen natyrore te individit dhe duke e detyruar ngurtesine e tij karakteristike (haar garidi) ose antitrupat natyrore qe te prodhojne limfocite te nevojshme dhe antitrupa te tjere natyrore te cilet do te pengojne zhvillimin e mikroorganizmave te demshem dhe do ta eleminojne helmin.
    Sa per krahasim, shpeshhere ilaci i vertete mund te jete joefikas kur pacienti ka rezerva ose dyshime te pabaza dhe mungese te besimit ne rezultatin sherues te tij. Keshtu ndodh qe natyra te beje perjashtim dhe te veproje ne menyre indiferente ndaj ilacit. Ne kete rast, nuk do i ndihmoje asnje ilac. Nje shembull i ketille mund te gjendet ne ilacin me te mire, te shqyrtuar me hollesi per zemren, trupin dhe shpirtin, dhe ne trajtimin me te favorshem qe rezulton me dobine e individit ne kete jete dhe ne jeten pas vdekjes. Ai ilac quhet Kur'ani i Shenjte, i cili eshte ilac per cdo semundje. Nese zemrat nuk besojne tek ai, nuk do te kene dobi prej tij. Ne vend te kesaj, ai do te rrite semundjet e tyre. Nga ana tjeter, nuk ka ilac qe kujdeset per sherim te pandryshueshem, te plote dhe te perhershem me mire se Kur'ani, sepse urtesia, dituria dhe drita e tij e madherishme jane dieta me e mire dhe ilaci me i mire per cdo semundje. Perkunder kesaj, shumica e zemrave ia kthejne shpinen atij; shumica e mangesise se besimit te vertete ne ilacet e tij per trupin, mendjen dhe shpirtin gjenden ne rrugen e kundert te kerkimit te ilacit per semundjet e tyre. Natyrisht, ilacet e tyre jane veprime te komplikuara qe ata i kane zbuluar permes perpjekjes dhe gabimit dhe te cilat ata i kane perdorur nga shprehia. Ne te vertete ata kane vepruar keshtu me me deshire sesa te ngriten ne nivele me te larta dhe te marrin ilace te verteta. Njerezit qe kane zemra te tilla kane besim me te fuqishem ne funksionet e krijuara dhe ne veprimin e natyres ne perballimin e semundjes se tyre. Nje varesi e tille rritet permes shprehise, perpjekjes se pergjithshme per te kerkuar metoda efikase per i perballuar. Kjo behet kur nuk mjaftojne aftesite shpirterore te individit. Ne kete menyre semundjet e pergjithshme dhe kronike mbizoterojne mbi mendjet, trupat dhe zemrat njerezore. Si pacienti, ashtu edhe mjeku i tij krijojne varesi nga keto ilace dhe ne kete menyre krijojne ndjeshmerine dhe brengen e sinqerte lidhur me llojin e tyre, ne vend qe te respektojne mjekesine e Kur'anit dhe sherimin tradicional te te Derguarit te All-llahut, s.a.v.s. Ata ia kane borxh besimin, respektin, frymen dhe mendimin pozitiv mesimeve qe ua dhane mesuesit e tyre te ditur, ndersa nxenesit jane te helmuar me besimin dhe respektin e tyre te ri ne veprat laike dhe e zbatojne shkencen me me deshire sesa fjalet e Krijuesit te tyre dhe mesimet e te Derguarit te Tij , s.a.v.s. Si pasoje e semundjes se pergjithshme, semundjet e reja dhe semundjet me serioze nga te gjitha, si te thuash86 zemra fiton dimensione te reja, zhvillon komplikime te reja shtese, i detyron njerezit te bijne ne gjunje dhe deri tek varesia per keto trajtime dhe i preokupon mendjet mjekesore ne kerkimin e shkaqeve dhe eksperimenteve ne sintetizimin e ilacit. Ne te vertete sa me shume qe ata i sherojne semundjet e komplikuara me sintetike komplekse, te ashtuquajtur ilace, semundjet do te intensifikohen edhe me shume, dhe do te zhvillohen me tej komplikime. Natyrisht, ne kete menyre faktet jane provuar, ndersa All-llahu e di me mire.
    Poeti njehere ka shkruar:

    Sa cudi! Kurse ngjarje te cuditshme ka plot
    Ilaci eshte afer, megjithate nuk e kerkojne (pra, nuk e kerkon askush).
    Mu si karvani, devete e te cilit jane te etshme,
    Ndersa uje me bollek bartet mbi shpinat e tyre.
    "Shoku Mjekesise"

  4. #24
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    KAPITULLI XVII

    Ekuilibrimi i ushqimit si sherim primar parandalues


    Ne Dy sahihet thuhet se Abdullah bin Xhaferi ka thene: Kam pare sesi i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., hante hurma te fresketa te pjekura me kastravec.87 (Buhariu dhe Muslimi)

    Dobite nga ngrenia e hurmave dhe kastravecave te fresket

    Per te ruajtur shendet te mire duhet te kontrollohet dhe te ekuilibrohet ngrenia e ushqimit dhe e frutave. Krijimi i ekuilibrit te ushqimit do te pengoje cfaredo demi qe mund te permbajne ato dhe do te optimizoje dobite e tyre. Hurmat e freketa te pjekura (rutab) jane te nxehta dhe te lengeta ne shkalle te dyte. Ato i ndihmojne simptomat e perzierjes se dobet te sekrecioneve te keqija te lukthit qe shkaktohen per shkak te vleres se ulet kalorike te ushqimit dhe ndihmojne gjendjen e substancave me natyre te ftohte ne lukth. Ato gjithashtu pajtohen me lukthin, e ndihmojne absorbimin e materieve ushqyese ne zorre dhe i permiresojne dobesite e tretjes njesoj sikurse e permiresojne temperaturen e trupit kur i perziejme me shurup mjalti dhe uthull88 ose me trendafil te eger. Megjithate, hurmat e pjekura prishen shpejt. Hurmat e fresketa te pjekura e shtojne sasine e fares se mashkullit dhe aftesine seksuale te tij, ndersa ngrenia e tepert do ta ngacmoje gjakun, do te shkaktoje dhembje koke, do te krijoje pengesa ne enet e gjakut, do te shkaktoje dhembje ne fshikezen urinare, do te shtoje etjen dhe do i demtoje dhembet. Nga ana tjeter, kastravecat kane shkallen e dyte te ftohtesise dhe lageshtise. Ata e shuajne etjen dhe stimuloje fuqine me ane te eres se tyre shume te mire. Ata e ftohin gjendjen e keqe (perzierjen e kater sekrecioneve themelore te trupit) te lukthit, i ekuilibrojne funksionet gastrointensitale dhe e ulin temperaturen. Farat e thara te kastravecit, te bluara, te situra dhe te bera emulzion e shuajne etjen, do te ndikojne si diuretik dhe do ta pakesojne dhembjen e fshikezes urinare, kurse larja (ferkimi) e dhembeve me farat e thara e te bluara te kastravecit i zbardhe dhembet. Keto jane vetem disa nga dobite e shumta.
    Te gjitha se bashku, hurmat e fresketa te pjekura jane te nxehta, ndersa kastravecat te ftohte. Secila do i kompensoje mangesite e tjetres, do i ekuilibroje dhe do i permiresoje proceset mbrojtese digjestive. Pasojat e keqija te hurmave mund te neutralizohen duke ngrene fare bademi dhe hashashi. Ne te vertete kundervenia ndaj cdo substance te merzitshme do i ekuilibroje kundershtite e saj, do i eleminoje demet e saj dhe do i vere ne dukje dobite e saj. Ky eshte thelbi i ligjit natyror, qe eshte themel i sherimit mjekesor, mbeshtetje per ruajtjen e trupit te shendoshe dhe te forte, si dhe eshte berthame e mjekesise si shkence. Ne hadithet eshte shenuar se Aishja (Zoti qofte i kenaqur me te!) ka thene: Me kane dhene per te ngrene te gjitha llojet e ushqimeve, per te shtuar peshen e trupit, por nuk kam arritur asgje. Pastaj kane shtuar kastravec dhe hurma te fresketa ne ushqimin tim, dhe kjo me ndihmoi. Prandaj, e ftohta eshte perzier me te nxehten, e nxehta me te ftohten, e lageshta me te thaten dhe e thata me te lagshten. Kjo do i nxjerre jashte demet e tyre dhe do i ekuilibroje pasojat e tyre. I ngjashem me kete teori eshte udhezimi i te Derguarit per perzierjen e sanes me gjalpe dhe mjalte (sunut) si laksativ i lehte natyror, sepse sunut89 i zbut pasojat e gjetheve te sanes. Qofte i lavderuar All-llahu dhe Ai le i derdhe te gjitha bekimet e Veta me te medha mbi te Derguarin e Vet , s.a.v.s., i cili ka qene derguar per te ndihmuar ne permiresimin e gjendjes se zemrave, te jape udhezime per ruajtjen e shendetit te mire dhe i sherbeje secilit ne pikepamje te mireqenies se tij ne kete bote dhe ne jeten pas vdekjes.

    KAPITULLI XVIII
    Imponimi i abstenimit (heqjes dore) nga ushqimi


    Sherimi implikon dy gjera: frika nga marrja e substancave te demshme dhe mbrojtja e konstitucionit te trupit me ane te ushqimit te shendoshe per u mbrojtur nga pengesat ne funksionet natyrore. Kur sekrecionet themelore te trupit arrijne shkallen e kalbezimit, shfaqet nevoja per nxitjen e menyres se purgacionit te drejte. Prandaj, thelbi i praktikes mjekesore e ka bazen ne keto dy parime. Jane dy lloj abstenimesh (himja): ajo qe pengon semundjen, dhe ajo qe ndal pasojat e saj dhe e lejon trupin i nxjerre jashte. Abstenimi i pare eshte mjekesia parandaluese, e cila eshte nje diete e ushqyeshme e personit te shendoshe, kurse tjetra eshte dieta themelore dhe e domosdoshme qe i duhet personit te semure. Kur te percaktohet njehere, ajo ben qe semundja te ndalet dhe kjo ndihmon qe nepermjet aftesise se individit te nxirret jashte. Burimi i udhezimit te All-llahut per te imponuar abstenimin nga ushqimi vjen nga Kur'ani, ku All-llahu i gjithefuqishem thote:
    ...Nese jeni te semure, apo ne ndonje udhetim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultesira (nevojtorja), ose keni takuar grate, e nuk gjeni uje, atehere mesyne dheun dhe ferkoni me te fytyrat dhe duart (tejemmum).... (En Nisae, 43)
    Pra, personit te semure i eshte lejuar qe te mos e perdor ujin kur perdorimi i tij i jashtem eshte i demshem. Perseri, ky udhezim tregon nevojen qe te hiqet dore ne menyre qe te zvogelohen komplikimet e dyshimta shendetesore duke vene bazat e rregullit themelor te trajtimit mjekesor.
    Ibn Maxhxhe ne permbledhjen e tij te haditheve shenon se Ummi el-Mundhir bin Kajs el-Ensarijja ka thene: I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., hyri ne cadren time dhe se bashku me te ishte edhe Aliu , r.a., i cili ishte sheruar (nakihun) nga semundja. Aty afer e kishim nje trup palme me kalavesha hurmash qe vareshin ne deget e saj. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., rrinte dhe hante hurma. Po keshtu hante edhe Aliu, r.a. I Derguari i All-llahut, s.a.v.s., iu drejtua Aliut, r.a., dhe i tha: Pak, pak, ende je duke u sheruar. Aliu, r.a., nuk hengri me dhe une ia pergatita nje pjate me rrepa90 te ziera me elb. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha Aliut, r.a., aje kete ushqim, sepse eshte me i pershtatshem per ty.91
    Ne permbledhjen e haditheve te Ibn Maxhxhes kemi pare se Suhajbi ka thene: Njehere kisha shkuar ta vizitoja te Derguarin e All-llahut , s.a.v.s., i cili po hante buke e hurma. Me tha: ā€˜Eja e ha me mua. Keshtu u ula dhe fillova te haja hurma. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., me tha: ā€˜A ha hurma kur vuan nga konjuktivitisi?92 Iu pergjigja: ā€˜O i Derguar i All-llahut, i pertypi me anen tjeter! Kur e degjoi kete, i Derguari i All-llahut qeshi.93
    Ne hadithin tjeter i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Kur All-llahu e do robin, Ai e mbron nga telashet e kesaj bote, ashtu sikurse dikush nga ju nuk pushojne se mbrojturi pacientin e vet nga ushqimet dhe pijet.94 Ashtu sic jane edhe keshillat e zakonshme: Imponimi i abstenimit nga ushqimet dhe pijet eshte mjekesia me e mire; Lukthi eshte vendi i cdo semundjeje; Mjekoni cdo person me ate qe eshte mesuar lukthi i tij; te gjitha keto fjale te urta jane te mjekut arab Haris bin Kaladahut dhe nuk eshte e drejte te thuhet se jane te te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s. Disa studiues te haditheve edhe pse pajtohen ne kete ceshtje, megjithate eshte shenuar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Lukthi eshte ena qendrore e trupit, kurse venat lidhen ne te. Kur lukthi eshte i shendoshe, edhe venat do te qarkullojne po ashtu te shendetshme, ndersa kur lukthi eshte i kalbezuar, venat do te absorbojne nje kalbezim te tille, po edhe indet po ashtu.95
    Haris bin Kaladah e kishte zakon te thoshte: Abstenimi eshte permbledhje e shkurter e mjekesise. Duke u mbeshtetur ne arabet e asaj kohe, abstenimi (himja) nenkuptonte lidhjen e dietes me mjekesine parandaluese ne menyre qe shendeti te mbahet mire. Ata kane pohuar gjithashtu se himja dietale e njeriut te shendoshe ka po ate rendesi si periudha e permiresimit (nakaha), qe eshte e nevojshme per personat e shendoshe; edhe kur personi i shendoshe jepet pas ushqimeve, eshte si kalbezimi i sekrecioneve te trupit (ahlat) tek personat e semure. Natyrisht, imponimi i abstenimit nga substancat e demshme per personin e shendoshe dhe kufizimi i marrjes se ushqimit kur ai person eshte ne permiresim e siper, eshte me e dobishmja per permiresimin e tij. Gjate kohes sa zgjat kjo periudhe, konstitucioni i trupit edhe me tej forcohet dhe trakti i tij digjestiv eshte i dobet. Shendeti i tij ne ate periudhe eshte me i pershtatshmi per iu nenshtruar degjenerimit dhe ai rrezikon qe semundja i kthehet perseri. Nje kthim i ketille mund te jete me i keq sesa semundja fillestare dhe eshte me kritike per shendetin.
    Duhet ta dime se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i kishte dhene Aliut, r.a., keshillen me te mire mjekesore kur ia kishte ndaluar te hante hurma te fresketa te pjekura ne kohen kur ishte duke u permiresuar nga pikepamja shendetesore. Ne rastin e tij, hurmat e fresketa te pjekura, kalaveshet e te cilave njerezit e asaj kohe i virrnin ne shtepiat e tyre, ne krahasim me llojet e tjera te frutave, jane te renda per tretje kur gjendja e njeriut eshte e dobet dhe kur natyra nuk mund ta shpenzoje lehte per arsye se eshte e zene me mposhtjen (nxjerrjen) e semundjes. Kjo, para se gjithash, eshte e sakte sa i perket disa llojeve te hurmave qe jane te renda per lukth. Prandaj, ngrenia e tyre gjate periudhes se permiresimit, pacientit i shkakton me shume dem se dobi.
    Ne kete rast, ajo qe ngelet nga semundja mund te qendroje ne trup ose ndoshta edhe te perparoje me tej. Kur Ummu el-Munzir i ishte paraqitur Aliut, r.a., me enen e rrepes se zier me elb, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e kishte ftuar ta hante ate, sepse ky lloj ushqimi eshte me i shendetshem per permiresimin e pacientit. Uji ne te cilin eshte zier rrepa e ftohe lukthin, vepron si purgativ dhe laksativ dhe siguron substanca te nevojshme per pacientin. Nje shujte e ketille eshte e dobishme, sidomos kur elbi zihet me kercejt dhe gjethet e rrepes. Kjo shujte siguron ushqimin me te mire per nje lukth te ndieshem dhe nuk e shkakton prishjen e sekrecioneve te trupit.
    Zejd bin Eslemi kishte treguar se njehere Omer bin Hattabi kishte qene semure nga temperatura e larte. Ishte vene ne regjim te rrepte diete dhe nga ai kerkohej qe te permbahet shume nga cfaredo ushqimi dhe pije. Gjate kohes sa ishte semure, edhe pa uri, Omeri, r.a., ndonjehere do te thithte berthamen e hurmase. Ne perfundim, abstenimi dietal nga ushqimi per personin e semure ne stade te hershme te semundjes se tij eshte ilaci me i mire para se te filloje te marre ilacet, kurse ne rastin kur ilaci eshte me se i domosdoshem per iu kundervene semundjes, abstenimi pengon komplikimet dhe ndihmon trupin qe zgjerimin e semundjes te mbaje nen kontroll.


    KAPITULLI XIX
    Deshirat e zjarrta te personit te semure


    Nese pacienti, personi gjate kohes sa zgjate permiresimi i tij, ose nese personi i shendoshe nxit dhe zhvillon deshiren e fuqishme per nje ushqim te caktuar, ose per ndonje pije e cila nuk i lejohet, kurse deshira e tij e zjarrte per ate ushqim ose pije rritet, atehere nuk do te kete dem nese i jepet (atij personi). Por, me kete rast duhet dhene vetem nje sasi e vogel e asaj qe e deshiron me aq zjarr te madh, te cilin mund ta trete organizmi i tij. Nje sasi e ketille nuk e demton. Perkundrazi, i ndihmon me siguri, sepse deshira e tij natyrore paralajmeron se konstitucioni i trupit te tij do ta pranoje me deshire ate qe e kerkon zemra, kurse nje efekt i tille pozitiv do te neutralizoje dhe do te tejkaloje cfaredo demi te mundshem, nje pjese te vogel te te cilit e permban ne vete. Ne te vertete nje ushqim ose pije qe merret ne kete menyre eshte me e dobishme per trupin sesa ngrenia ose pirja e asaj qe nuk i pelqen. Kjo e shpjegon shkakun pse i Derguari i All-llahut, s.a.v.s., ka lejuar qe Suhejbi i hengri disa hurma te fresketa (ratib) kur ishte i semure nga konjuktivitisi. Ai e dinte qe ato nuk do i benin dem. Ne nje transmetim te ngjashem, eshte thene se Aliu, r.a., i kishte bere vizite te Derguarit te All-llahut, s.a.v.s., i cili e kishte pyetur: Per cfare ke deshire? Aliu, r.a., ishte pergjigjur: Per hurma te fresketa. I Derguari i All-llahut, s.a.v.s., nga dashuria e madhe dhe ndjenja e bashkevuajtjes me ashabet e tij, qeshi ne kohen kur po ia hidhte nje hurme Aliut, r.a., i cili e mori me shume falenderime. Nje cast me vone, i Derguari i All-llahut, s.a.v.s., ia hodhi hurmen tjeter, pastaj te treten, dhe vazhdoi keshtu derisa Aliu, r.a., i hengri shtate hurma. Pastaj i Derguari i All-llahut, s.a.v.s., tha: Ali, ke ngrene mjaft!
    Ne nje transmetim tjeter, qe eshte shenuar nga Ibn Maxhxhe, thuhet se i Derguari i All-llahut, kur po i bente vizite nje personi te semure, e kishte pyetur: A ke deshire per dicka? I semuri ishte pergjigjur: Per nje cope buke gruri. I Derguari i All-llahut, s.a.v.s., u tha ashabeve: Nese dikush prej jush ka miell gruri ne shtepi, i sillni pak vellait tuaj. Pastaj shtoi: Nese pacienti juaj ka deshire per nje ushqim ose pije te caktuar, ia jepni ta haje apo ta pije.96 Sigurisht se kjo keshille e te Derguarit tregon bukurine e shkathtesine mjekesore te cilen mund ta kuptojne mjeket e afte.
    Ne thelb, kur pacienti ha dicka qe e deshiron, por pa pasur uri te vertete dhe oreks te natyrshem, kjo mund te jete me e dobishme per te sesa ngrenia ose pirja e dickaje te cilen nuk e deshiron. Pastaj, trupi do te trete me lehtesi me te madhe dicka qe eshte ngrene ose pire me deshire dhe kur instinkti i individit kerkon dicka te tille. All-llahu e di me se miri.
    "Shoku Mjekesise"

  5. #25
    Ftoi (Disa dobi mjeksore nga mjeksia profetike)



    Talha bin Ubejdullah , r.a., ka thene: Njehere kur shkova tek i Derguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e gjeta duke mbajtur nje ftua ne dore, te cilin ma ofroi duke me thene: ” Merre kete, o Talha, dhe haje, sepse ky eshte mjet per forcim, i cili perqendron fuqine e zemrese”.

    Ftoi eshte peme e familjes se molleve me trung te vogel Cydonia oblonga, e familjes se trendafilit. Me se shumti perdoret i zier dhe si recel. Ftoi eshte i ftohte dhe i thate ne shkalle te ndryshme, varesisht nga shija e tij. Por, ftoi eshte mjet i fuqishem per tkurrje dhe eshte i mire per barkqitje. Ftoi i embel eshte me pak i ftohte dhe eshte me i afert me ftoin e lehte, ndersa ftoi i hidhur dhe i tharte eshte me teper mbylles, i thate dhe i ftohte.
    Te gjitha llojet e ftoit e shuajne etjen, ndalin te vjellat, rritin nxjerrjen e urines, ekuilibrojne ndjenjat, sherbejne per sherimin e furunkulave (te thateve) ne zorre, menjanojne te enjturit gjate menstruacioneve, ndihmojne laktacionin (rrjedhen e qumeshtit) dhe rrisin tajitjen e qumeshtit te gjirit, zvogelojne nauzene (ndjenjen e te vjellave) dhe qetesojne lekuren dhe membranen (qelizore).

    Ngrenia e ftoit pas bukes zbut barkun, vepron si laksativ (pastrues i zorreve), lehteson vrerin dhe koncentrimin e vrerit te verdhe, dhe parapengon ngritjen e avullimeve. Ngrenia e ftoit para bukes vepron si konstriktor (lidhes, shtrengues) i fuqishem.
    Ftoi pershpejton gjithashtu kalimin e qullit te ushqimit te tretur dhe te sedimenteve te tjera neper zorre, por ngrenia e tepert e tij mund te shkaktoje dhembje ne zorre dhe te demtoje nervat. Ngrenia e ftoit te zier vepron si shtrengues (lidhes) i lehte dhe eshte me i kendshem per bark. Hapja e vrimes ne ftua, heqja e farave dhe mbushja e tij me mjalte dhe me argjile te paster natyror dhe pjekja ne hi te nxehte (pastaj perdorimi i tij) per sherim e ben ftoin elektuarium.*

    Me se miri eshte kur ftoi hahet i zier ose i pjekur me mjalte. Fara e frutit te ftoit eshte e dobishme per sterfyellin (lat. Trachea), sheron acarimin e fytit dhe kollen. Venia e melhemit te perfituar nga ftoi ndal djersitjen, forcon venat dhe barkun.
    Si peme e zier, ftoi forcon barkun dhe meleine, vepron si mjet per forcimin e zemres, menjanon shtrengimet ne gjoks, relakson zemren dhe hap enet e gjakut.
    Ftoi ka prejardhje nga Persia. Perdoret i fresket ose ne forme kompostoje, reeeli, prevedeje, marmelate, si dhe per tei dhene shije, arome dhe per ta bere me te qendrueshme marmelaten e molles, te dardhes dhe te frutave te tjera.

    Ftoi eshte i ushqyeshem: ai permban vitamina A dhe C, sheqerna, pektine, acide, kripera minerale (kalium etj.). Fruti i ftoit eshte i pasur me lende aromatike, qe ia shtojne vleren. Ftoi ka veti rrudhese dhe, per kete qellim, eshte perdorur qe ne kohet e lashta. Perdoret kunder diarrese, dizenterise dhe te vjellave. Perdorim te mire ka ne forcimin e organizmit te pleqve dhe te atyre qe jane ne rekonvaleshence. Rezultate shume te mira jane arritur kunder crregullimeve te lukthit dhe te zorreve, kur ftoi perdoret si caj, i cili ka efekt rrudhes (shtrengues).
    Receta: 1-2 kokrra ftoi pastrohen dhe priten ne copa te vogla, te cilat zihen nje ore ne tre eerek litre uje. Lengu i perfituar pihet 1-2 gota ne dite. Kjo kure zgjat 2-3 dite.
    Vlere te madhe kane edhe gjethet e ftoit, te cilat perdoren si qetesues kunder nevrastenise, pagjumesise, kunder rrahjeve te shpeshta te zemres (takikardia), kunder kolles se panderprere etj.

    Receta: 5 g gjethe te ftoit zihen ne 100 g uje per 10 minuta. caji pihet menjehere.
    Lengu i perfituar nga zierja e gjetheve te ftoit perdoret per larjen e syve ne raste kur dhembin.
    Farat e ftoit permbajne lende mucilagjinoze e yndyrna. Ato perdoren kunder hemorragjive (gjakderdhjeve), hemorroideve etj. Kane efekt ne rastet e crregullimeve te lukthit dhe te zorreve dhe ndihmojne ne pastrimin e zorreve.
    Ne keto raste merren: 200 g fara dhe pasi te shtypen, zhyten ne 100 g uje. Lengu i fituar, pas kullimit, pihet njeheresh. Ky leng perdoret edhe per larjen e plageve dhe per gargara (shperlarje) ne acarimet e grykes.*

  6. #26
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Muhamedi dhe likujdimi i kundershtareve
    Nga Matrix nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-04-2007, 17:54
  3. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  4. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •