Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Durrës, trashëgimia në rrezik

    Shkarkimet e drejtuesve të Monumenteve të Kulturës kanë krijuar një kaos në administrimin e trashëgimisë

    Shkarkimi nga detyra i drejtores së Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Durrës ka nxjerrë në pah një problematikë të mprehtë që vë në diskutim mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në qytetin e lashtë dhe zonat përreth nga institucionet shtetërore. Problematika ka mbërritur deri te Kryeministri Sali Berisha, i cili nuk ka reaguar ende ndaj situatës kritike të krijuar në Durrës, ndërsa kritikohet një prej anëtarëve të kabinetit të tij për qëndrime të pabazuara që prekin specialistët në dëm të mbrojtjes së vlerave dhe kundërshtim të ligjit. Brenda pak muajsh, ky është lirimi i dytë nga detyra i drejtuesve të kësaj drejtorie rajonale bërë nga ministri i Kulturës Ylli Pango. Strumbullari i shkarkimeve është Torra Veneciane dhe synimi i Pangos për ta liruar atë nga qiramarrësit aktualë me të cilët shteti ka një kontratë të rregullt, pavarësisht se në ç‘kushte u realizua ajo. Vitet e fundit, shkarkimet e drejtuesve të Monumenteve të Kulturës kanë përsëritur situatën e shefave të policisë së portit në detyrë, duke i dhënë drejtorisë së Kulturës imazhin e një vendi pëllumbash. Kjo është shfrytëzuar edhe nga firma ndërtimi në Durrës, të cilat të penalizuara me pezullim punimesh nga drejtoria e kanë denoncuar atë në prokurori për vonesat që, sipas tyre, u kanë shkaktuar humbje ekonomiko-financiare. Për shkak të informalitetit dhe keqmenaxhimit të nëntokës muze, Durrësi, gjatë 17 viteve të fundit, i është nënshtruar një masakre me efekte shkatërruese të parikthyeshme në emër të modernizimit të qytetit. Aktualisht, me ligjin e ri, atributet administrative për dhënien e lejeve i janë hequr strukturave të Durrësit, duke u centralizuar në funksionet e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. Duke e parë me pozitivitet këtë reformë të ndërmarrë, arkeologia Brikena Shkodra, e emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës në Durrës në fund të janarit, thotë për gazetën se pjesa më e madhe e zbulimeve të bëra gjatë dy dekadave të fundit është varrosur në themelet e pallateve të cilat ajo i etiketon "monstra të kulturës kombëtare". Për t‘ju përgjigjur nevojave të Durrësit antik dhe pasurive të tij, Shkodra kërkon ndryshimin e organikës në të cilën mungojnë specialistët e mirëfilltë dhe fillon të realizojë hartën dixhitale të monumenteve, duke pasqyruar në të edhe objekte me vlera historike të papërfshira në mbrojtje deri tani. Puna e nisur prej saj u ndërpre në mes vetëm 3 muaj pas emërimit. Motivimi i shkarkimit nga ministri i Kulturës, Ylli Pango, ishte mospërmbushja e detyrave funksionale sipas kërkesave të ligjit. Lirimi nga detyra bëhet pa u njoftuar Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe as drejtuesja Shkodra, së cilës nuk i lihet mundësia të përballet me pakënaqësinë dhe pretendimin e ngritur ndaj saj për moskryerje të detyrave funksionale, ç‘ka përbën shkelje të Kodit të Punës. Megjithatë më 5 maj, e liruar nga detyra, Shkodra i drejton ministrit Ylli Pango një relacion mbi përmbushjen e detyrave funksionale të titullarit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, ku kundërshton motivimin e shkarkimit dhe rendit punën e bërë gjatë 3 muajve në detyrë, "jo aq për të ruajtur vendin e punës, sa për të mbrojtur dinjitetin profesional". Ndërsa është liruar nga detyra, arkeologia Brikena Shkodra është komanduar në vendin e saj, më 13 maj, Edlir Tërpo, ish-punonjës i Institutit të Hidrometeorologjisë.





    Firmat e ndërtimit dhe trashëgimia kulturore


    "Çdo pallat është një shkelje flagrante e ligjit për trashëgiminë kulturore", - thotë për "Shqip" arkeologia Brikena Shkodra. Por ata që i ndërtojnë pallatet janë ngritur kundër vlerave kulturore dhe atyre që i mbrojnë ato, në emër të pragmatizmit të thjeshtë. Reagim i pritshëm prej tyre dhe tepër i njohur në Durrës, ku problemi mes subjekteve ndërtuese dhe institucioneve që duhet të mbrojnë nëntokën muze, është i hershëm dhe shpesh ka lënë vend për abuzime dhe afera korruptive. Durrësi i sotëm është ndërtuar e rindërtuar disa herë mbi vetveten, qytetin e vjetër, veçanërisht qendra e tij. Kështu, që ngado që të gërmosh për të ndërtuar do të hasësh objekte të mesjetës apo antikitetit që toka me fanatizëm i ka ruajtur. Në një lojë si macja me miun, firmat ndërtuese përpiqen të mbyllin sa më shpejt themelet për të mos nxjerrë në dritë objektet e zbuluara, ose shpesh ndër vite kanë rënë në ujdi me drejtues të arkeologjisë lokale dhe qendrore për të vazhduar të patrazuar punimet. Bllokimi që iu bë rasteve më të fundit dhe kundërpërgjigjet e shpejta dhe të befasishme kanë krijuar një situatë të re në Durrës. Kur nuk funksionojnë marrëveshjet e kundërligjshme, gjendet një tjetër mënyrë për të reaguar. Në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar, firma ndërtuese "Fama" u denoncua për dëmtimin e materialit arkeologjik që u gjet gjatë gërmimeve të bëra prej saj për hapjen e themeleve të një pallati. Me gjithë kallëzimin ndaj firmës, punimet nuk reshtën. Të mbështetura nga persona të fuqishëm që nuk dalin në skenë, me gjithë shkeljen e ligjit dhe dëmtimit masiv të vlerave të zbuluara, firma kaloi në veprime të tjera. Denoncon për dëm ekonomik kreun e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Lorenc Bejko, për shkak të vonesës në kthimin e përgjigjes. Fakti që ligji ishte për miratim në Kuvend dhe zona arkeologjike në Durrës është në ndryshim pasi në të nuk janë përfshirë shumë zona të rëndësishme, mbështeste vonesën. Ndërkaq, një tjetër firmë, ajo "Millonai", e cila gërmoi pa survejimin e specialistëve të arkeologjisë, ndëshkohet me masë administrative. Pas një periudhe shumë të gjatë në mosaplikimin e gjobave nga Atelieja e Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës, për firmën që po ndërton përballë Drejtorisë së Policisë pritet një gjobë 50 milionë lekëshe (të vjetra). Firma hedh në gjyq drejtorinë. E pyetur për këto raste, Shkodra thotë se nuk gjen përgjigje tjetër përveçse: "U kemi prekur në kallo njerëzve që fshihen pas firmave të ndërtimit". Madje dhe shkarkimi i saj, i pamotivuar, lidhet me faktin se ajo preku interesa të fuqishme, ndërkohë që nuk mundi të realizojë urdhrin verbal, të pambështetur në një shkresë zyrtare dhe as në ligj, për lirimin e Torrës Veneciane, e cila është shndërruar në një tjetër objekt ogurzi për drejtuesit e pabindur.



    Torra Veneciane që pret koka drejtuesish


    Pas Olti Deliallisit, arkeologia Brikena Shkodra është e dyta kokë që pritet për Torrën që qëndron krenare në krye të shëtitores bregdetare "Taulantia". Forma e saj i mundëson një pamje të plotë nga deti dhe qyteti, duke e bërë dhe shumë të preferuar nga turistët e huaj dhe vendas që vizitojnë Durrësin. Një kafe te Torra dhe një fotografi në bedenat e saj janë kujtime që çdokush që vjen në Durrës kërkon t‘i marrë me vete pas largimit. Ky pozicion e ka kthyer monumentin historik në qendër të vëmendjes. Shkodra thotë se ka hezituar mjaft para se të merrte drejtimin e Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës në Durrës, detyrë e propozuar nga kolegët e saj, Iris Pojani dhe Lorenc Bejko. Ajo thotë se hezitimi kishte të bënte me traditën që po krijohej në këtë drejtori për shkarkimin dhe emërimin e titullarëve dhe frikën se dhe ajo do të përfshihej në të njëjtën situatë të pabazuar në argumente. Përtej përplasjes së krijuar nga zbatimi i detyrës me firmën e ndërtimit, problemi është pikërisht Torra dhe kokat e turkut që priten. Në zbatim të një urdhri verbal, jozyrtar, më 12 shkurt të këtij viti, pak kohë pas emërimit, Brikena Shkodra bën zgjidhjen e njëanshme të kontratës me qiramarrësin e objektit Torra Veneciane. Kërkesës së saj për të nxjerrë jashtë objektit qiramarrësin, policia i përgjigjet negativisht, duke e argumentuar këtë ligjërisht. Po ashtu dhe Inspektorati i Ndërtimit. Në këto rrethana, qiramarrësi vazhdon rregullisht aktivitetin, si dhe të shlyejë detyrimet e tij ndaj shtetit. Ndërkaq, titullari i Dikasterit të Kulturës Shqiptare vazhdon të këmbëngulë për t‘i vënë drynin objektit kulturor me çdo kusht. Shkarkimi i Shkodrës nga të gjitha gjasat është pjesë e kësaj detyre të pakryer, të cilën e ka marrë përsipër drejtuesi i ri, të cilit i mbahet peng emërimi deri në përmbushjen e detyrës. Në shkresën ankimore që i është drejtuar Kryeministrit Sali Berisha, ngrihet shqetësimi i këmbënguljes së padrejtë dhe antiligjor i ministrit Pango për lirimin e këtij objekti, ndërsa për një objekt tjetër të rëndësishëm, Muzeut Rajonal Arkeologjik të Durrësit, siguria e të cilit është në rrezik për shkak të mospagimit së rojeve të shërbimit dhe situatës së paqartë administrative, me gjithë relacionet e bëra, nuk ka asnjë reagim. Në Durrës, pas këtyre lëvizjeve të vazhdueshme me strumbullar Torrën, të gjithë janë kureshtarë të dinë se cili do të jetë fati i mëtejshëm i kullës së rrumbullakët dhe cilët do të jenë qiramarrësit e ardhshëm.

    Gazeta Shqip
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    teme e bukur por e ngritur nga nje gazete anti-shqip-tare.. qe ska hall torrash e kalash e arkeologjish.. por te ndonje mafiozi qe do i jet prishur.. kartabianka .. per te ndertuar mbi arkeologjine.. magazet e gratacielat e supermarketet e veta..

    torra smund te shohe me detin e as nga deti smund ta shohe kush me torren..
    nje dyzin gjigandesh te shemtuar jane ndertuar 30 metra perballe torres e buz detit.. dhe ja kan mbyllur pamjen.. vizitorit e shetitorit apo xhiro-beresave.. durrsake e te huaj.. qe duke kaluar bri torres te shohin detin apo duke vark-uar ne det te shohin torren..

    durrsaket as diellin smund ta shohin me kur dalin tek torra.. sepse atje tujte horizonti.. kur dikur mbremjeve shihej dielli duke u zhytur nen det.. ka humbur..
    nje gardh gigjand shum katshesh te shemtuar e kan zhdukur ate thesar..pra ate pamje qe ishte krenaria e durresit..
    askush nuk foli.. te gjithe jan te kenaqur e mburren se kan babin mafioz ndertimi e se kan tani benza e apartamente me nga 7 dhoma..e mobilje italane.. e soxhorno e ca llafe tjera qe i mesuan bilbil..




    pra e ka marre ferra uraten me kohe..

    me te drejte thote ajo brikena shkodra se..mbi pasurite arkeologjike te durresit eshte ndertuar e rindertuar disa here..

    po te prishesh nje shtepi te vjeter ne lagjet e vjetra te durresit padiskutim pritet nje thesar arkeologjik te dale ne drite..

    ne vitet e ppsh-se ( duhet te kene qene vitet 1960-70 besoj) u prishen ca dyqane e shpi te vjetra ne qender per te ndertuar pallatin e kultures aleksander moisiu..
    sapo rane kazmat e para aty dolen thesare arkeologjike 2000-3000 vjecare..
    nuk e di cdo jete debatuar aso kohe por megjithate pallati i kultures u ndertua dhe me la m.ut me shu.rre i lan ca gure nen themele te pallatit te kultures kinse po i ruajme arkeologjine..
    pak me tutje u prish nje shpi.. pak vite me vone.. e dolli.. e famshmja mozaik.. qe u quajt.. bukuroshja e durrsit.. po pak me tutje.. pun disa metrash.. u prish shkolla e vjeter e durrsit dhe dolli.. nje mrekulli me kolonada mermeri ne forme rrethore.. e keshtu me radhe kudo ku u vu kazma e nshn-ve te pARTIS SE PUNES DOLLEN.. thesare arkeologjike..

    pra ppsh prishi shtepi te viteve zogiste e para zogiste dhe dolen arkeologji mrekullira.. por ppsh vazhdoj punen e saje.. duke i masakruar monumentet kulturore 2mij e 3 mij vjecare per te ndertuar pallate te shemtuara per te strehuar falangat cobanore te sjella ne durres sikurse ne tirane nga trevat "marksisto" leninoisto stalinste manush myfisto hysni kapoisto enveriste sulo gradeco iste.. qe vinin ne durres e tirane per te "permirsuar" biografine e popullates qe ppsh e mendonte si pak borgjezo revizioniste.. qe duhet shendoshur me bajga te trevave cjapore xhelato-kerbacore,,

    erdhi demokracia.. u krijua nje mafie e re.. me e ndyre se ajo proletarja enveroiste..

    tash jo kazma por buldozeret rrafshuan c-u dolli para e poshte e larte e prapa.. per te ndertuar perandorine e tyre shum katshe,..
    dhe sot eshte vone per te permirsuar dicka..

    as populli as inteligjenca durrsake as arkeologet..nuk u ndjene..
    mafia ndertuse cau perpara e e beri te veten..



    cfar eshte dashur..

    qe ne vitet zogiste.. eshte dashur qe..

    qyteza e vjeter durrsake e ndertuar amatorisht.. mbi rrenojat 2000-3000 vjecare.. te durrsit antik.. pran skeles detare.. qe ne vitet 1800-1900 te mbetej sic qe.. dhe nje durres i ri te ndertohej ne kodrat e rashbullit deri ne shijak.. e pastaj dal nga dale me ndihmen e arkeologve te huaj e vendas.. te hapej pellembe per pellembe nentoka duke i zhvendosur me kujdes gur pas guri gjerat e banoret e athershem gradualisht te zhvendoseshin ne qytetin e ri.. mbas qafes se rrashbullit..

    do ruhej pra dhe arkeologjia por dhe keneta e durresit e cila ka qene nje eldorado e faunes e flores dhe e gjithckaje te vlefshme qe krijon mema natyre.. ne mijvjecare..

    dhe do kishim.. ne se dhe ppsh mbas 19945-ses.. do ta ndiqte kte linje.. nje gjigand arkeologjik te zbuluar e te pa masakruar qe fillonte nga torra buz detit e deri ne ujrat e kenetes.. nga porto romano e deri ne ur te dajlanit.. dhe turizmi nderkombetar.. ashtu sikurse thone..se nuku duhet vdekur pa pare paris e rrome.. do fusnin dhe durresin antik ne mrekullite e botes..

    gabim i madh i shtetit zogist.. gabim i pafalshem i shtetit enverist..dhe krim per shtetin post komunist.. pra per qeverrite pd-iste apo ps-iste.. kjo eshte..

    pra si durresi qe u masakrua ashtu dhe cdo qytet tjeter .. po bastardohet nen buldozerin mafioz te ndertusve..

    se fundi mbasi e gerdeci-zoje berishen..mire deri ne rrëzë.. edvin kodheli po realizon planin e tij per te betonizuar e oksigjen-asgjesuar.. tiranen..
    dhe mir u a ben..
    vet e kan votuar gozillen qe po ju a shkrumbon mushkerite me squfur e dioksid e plumb..

    dhe durrsakve mir u a ben mafia e ndertimit..

    sqen te zote ta mbrojne pasurine e tyre ne asnje kohe..

    vet i votojne kryemafiozet..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 19-05-2008 më 05:31

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    E vetmja gje per te cilen nuk mund te vendosin durrsaket eshte qeveria!Klani berishian ne kete legjislature te fituar zgjedhjesh eshte kthyer ne pushtet me i uritur se kurre. Dhe e keqja eshte se nje klan shume i vogel-POTHUAJ VETEM DJALI DHE VAJZA E TIJ- kane monopolizuar GJITHCKA!Menjehere pas fitimit te zgjedhjeve u be e qarte kjo per te gjithe te djathtet se sofra ishte shtruar VETEM PER KLANIN E NGUSHTE TE SALIHIT !Me nje babezi te papare i jane versulur me sy te erresuar pjeses se mbetur te pasurise se popullit , pa u ndalur PARA ASGJEJE! As para jeteve njerezore(kujto perlyerjen e Shkelzenit ne Gerdec) ,as para shkaterrimit te vlerave te antikitetit Durrsak. Ngopet ariu me milingona-e tilla ndoshta i duken NORDIKUT keto gjera

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Emigrantet, rrezik per sigurine kombetare
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 13:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •