Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 82
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fatos Klosi nën akuzën e drejtësisë

    Kush e ka pare nji film me Stalinin dhe veglen e tije Berian?

    RD per klosin.
    ----------------------
    Fatos Klosi urdhëroi deputetët socialistë që të mos bëhej votim i fshehtë

    Dosjet e krimit mbajnë Klosin

    Përgjatë gjithë ditës së djeshme Klosi së bashku me spiunët e tij i ka qëndruar si çengel mbi kokë deputetëve socialistë duke i kërcënuar ata me hapjen e dosjeve

    Dosjet e krimit të deputetëve socialistë kanë mbajtur dje në krye të SHIK-ut, kreun e mafias shqiptare. Fatos Klosi urdhëroi mbrëmë deputetët socialistë që të mos realizohet një votim i fshehtë për fatin e tij në krye të SHIK-ut. Përgjatë gjithë ditës së djeshme Klosi së bashku me spiunët e tij i ka qëndruar si çengel mbi kokë deputetëve socialistë duke i kërcënuar ata me hapjen e dosjeve.

    Byroja parlamentare e mbledhur pas mesnatës vendosi që votimi të kryhet i fshehtë. Këtij vendimi i është bashkuar edhe Kryeministri Majko, por kërkesa e Majkos ka çuar në një konflikt të ashpër brenda grupit parlamentar të PS-së. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Arben Malaj, kërkoi dhjetë minuta pushim për të shqyrtuar edhe një herë mënyrën e votimit. Ajo që është vënë re gjatë gjithë seancës së djeshme ka qenë një përkrahje e trembur e deputetëve socialistë ndaj Klosit. Ndërsa përkrahësit më të zjarrtë të Klosit i trembeshin votimit të fshehtë.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi mbrëmë në parlament se kërkesa e opozitës për largimin e Klosit është bërë për shkak se ai është organizatori kryesor i vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Berisha tha se, "më 12 Shtator para dite e pasdite, Klosi, me makinat e tij ka larguar nga godina e SHIK-ut të gjitha d\okumentat e rëndësishme. Klosi u largua në Himarë, por ai mashtroi duke deklaruar se ndodhej në Maqedoni". Lideri i opozitës tha, se Klosi dhe Rakipi nuk i kanë mohuar akuzat e bëra nga opozita. Më tej, Berisha, tha se Klosi ka drejtuar trafiqet kriminale të armëve dhe drogës nga ku ka marrë qindra mijëra dollarë.

    "Ne këmbëngulim në largimin e Klosit sepse ai nuk është vetëm autor i akteve terroriste, por edhe sepse është hajdut ordiner, ai vodhi Thesarin e Shtetit, ndërsa Rakipi bëshkëpunoi me të dhe mbylli dosjet. Ne kemi kërkuar shkarkimin e Klosit, sepse Shqipëria ze vendin e parë në trafiqet, krimin e organizuar dhe kontrabandën", tha ndër të tjera Berisha. Ai e akuzoi Klosin edhe si bashkëpunëtor të një sigurimi të huaj.

    Berisha iu drejtua deputetëve socialistë se, ju e mbroni Klosin, sepse disa prej jush bëjnë spiunin tek ai për padrinon. Në fund të fjalës së tij, Berisha iu drejtua Majkos se, "nuk e di zoti kryeministër a jeni i lirë apo jo për Fatos Klosin, për trafiqet, për krimin e organizuar, kontrabandën, por ai duhet të largohet me çdo kusht nga drejtimi i SHIK-ut". Berisha, tha se nuk është hera e parë që është kërkuar largimi i Klosit nga drejtimi i SHIK, ku edhe vetë kryeministri Majko ka kërkuar dy herë largimin e tij, por nuk ia arriti qëllimit.

    Ndërsa kryeministri Majko është vënë në mbrojtje të kryetarit të SHIK-ut, Fatos Klosi, mbrëmë në Parlament. Majko tha se SHIK reflekton të gjitha dobësitë reformuese dhe forcuese, por ato po ndiqen me vijimësi. Majko tha më tej se akuzat ndaj Klosit nuk janë akuza ndaj organit që ai drejton, prandaj kërkoj që të ngrihet një komision hetimor për akuzat e bëra.

    Të gjithë deputetët e opozitës që e morën fjalën, argumentuan shkaqet se përse duhet të largohet Klosi nga kreu i SHIK-ut. Nënkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, deklaroi gjatë fjalës së saj, se Fatos Klosi, duhej të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin që u vra Azem Hajdari, por ai nuk e bëri një gjë të tillë, sepse ishte urdhëruesi i kësaj vrasje makabre. Topalli tha se agjentët e Klosit eleminuan provat e vrasjes së Azem Hajdarit dhe ai bëri gradimin e vrasësve. Topalli tha më tej se Klosi mban përgjegjësi për vrasjen e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi. Nënkryetarja e Parlamentit tha se Klosi është i lidhur me merimangën e mafias dhe prandaj duhet të largohet sa më parë nga drejtimi i SHIK-ut.

    Deputeti i PD, Sokol Olldashi, u shpreh në fjalën e tij se, "Shërbimi Sekret është akuzuar për manipulimin e provave të vrasjes së zotit Hajdari dhe të farsës gjyqësore që u zhvillua për krimin më të rëndë politik në historinë e këtij vendi. Po përmend vetëm një fakt. Kryetari i Shërbimit Sekret lidhej me Jaho Mulosmanin dhe përpunonte qëndrimin e këtij të fundit përmes avokatit të Jahos, Vladimir Meçe, vëlla i hierarkut të Sigurimit të Shtetit, Artan Meçe, aktualisht drejtor i zbulimit në Shërbimin Informativ. Artan Meçe është njeriu që takohej rregullisht me Jaho Mulosmanin gjatë kohës që ky rrinte në Kosovë dhe që e bindi këtë të kthehej në Tropojë dhe të dorëzohej, duke siguruar viza për lëvizjen jashtë Shqipërisë të familjarëve. Fatos Klosi duhet të përgjigjet për këtë".

    "SHIK-u është shndërruar në një institucion të frikshëm", tha në fjalën e tij deputeti i PBK, Shpëtim Rroqi. Ai tha se kishte mbetur i zhgënjyer nga kryeministri Majko, i cili mbrojti Klosin në Parlament. Rroqi tha se Majko kishte kërkuar dy herë largimin e Klosit, por nuk ia arriti qëllimit. "Ndaj Klosit rëndojnë akuza të rënda për vrasje politike, trafik droge dhe armësh, krim të organizuar, por ai ka arritur deri aty sa të bëjë presion edhe mbi disa parlamentarë", tha Rroqi. Ai i bëri thirrje Majkos që, nëse është njeri i ndershëm, të këmbëngulë në largimin e Klosit.

    Sekretari i Komisionit Parlamentar të Rendit dhe SHIK-ut, Shaban Memia, deklaroi në fjalën e tij se në raportin e SHIK-ut është pranuar se trafiqet dhe krimi i organizuar kanë suport politik, por aty nuk është përmendur asnjë emër politikani. Memia përmendi vrasjen e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si dhe vrasjet e kundërshtarëve politikë të orientuara nga SHIK-u. Memia tha se ish-ministri i Rendit, Perikli Teta, ka deklaruar në sallën e gjyqit se Klosi e kishte ditur që më 15 Maj ’98 për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Ai tha se dy javë pas vrasjes së Azem Hajdarit, Klosi liroi nga burgu dy të akuzuar për këtë vrasje.

    Ndërsa deputeti i PR, Aleksandër Garuli tha, se akuzat ndaj Klosit duhen marrë seriozisht nga Parlamenti, Presidenti dhe Kryeministri. Ai tha se edhe qytetarët e thjeshtë e dinë se kush janë bosët e trafiqeve, krimit të organizuar, që vijnë në rritje sidomos gjatë këtyre dy viteve të fundit. Garuli tha se Klosi përkrah mbështetësit e mafies që janë në krye të mazhorancës.

    Kryetari i Komisionit Parlamentar të Rendit dhe SHIK-ut, Neritan Ceka, tha se ne kemi dëgjuar Klosin rreth akuzave të bëra ndaj tij, por është çështje e Prokurorisë që të hetojë më gjatë.

    Rexhep POLISI



    Përse akuzohet Klosi

    • Në një takim të zhvilluar në fundin e Gushtit ’98, në hotel Turizmin e qytetit të Tropojës F. Kërrnaja i është drejtuar Skënder Gjinushit, në prani të disa personave, me një ndër sharjet më të rënda, duke i kërkuar lirimin e Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhia nga burgu, të arrestuar po atë muaj me një furgon me armë në rrethin e Gramshit

    • Klosi ka realizuar lirimin e tyre, duke i paraqitur të dy të arrestuarit si punonjës të Shërbimit Informativ, të cilët trafikun e armëve, sipas tij, e bënin për llogari të këtij Shërbimi

    • Me datë 12 Shtator, paradite dhe mbasdite, dhe jo në darkë, ai me makinat e tij dhe makina të tjera, njëra prej të cilave drejtohej nga Bedri Ahmetaj, ka larguar nga godina e Shërbimit Informativ Kombëtar të gjithë dokumentat e rëndësishme të këtij Shërbimi, sepse parashikonte atë që kishte përgatitur

    • Përse u zhduk dhe u struk në Himarë dhe çfarë e shtyu atë të mashtrojë se ndodhej në Maqedoni?

    • Më datë 14 Shtator, Klosi, ka urdhëruar thyerjen e arkës së Shërbimit Informativ Kombëtar. Arka është thyer nga punonjës të këtij Shërbimi dhe janë zhdukur pa asnjë gjurmë qindra mijëra marka dhe monedha të tjera të forta perëndimore

    • Fatos Klosi së bashku me Rakipin dhe Tiranën, më 10 Gusht 1999, në kundërshtim flagrant me zotimin e këtyre dy të fundit para gjykatësve ndërkombëtarë, për mbajtjen në burg dhe hetimin e Fatmir Haklajt, pas identifikimit të këtij të fundit nga dëshmitarë okularë, e liron atë për ta likujduar shtetërisht më vonë

    • Në Shkurt të vitit 1999, Klosi urdhëroi Besnik Hodon përgjegjës për armatimin dhe Bardhyl Kasullin, magazinier, të nxjerrin nga magazinat e SHIK-ut mijëra armë, të cilat të ngarkuara në disa makina u zhdukën, së bashku me makinat, u shitën kundrejt vlerës rreth një milion dollarë dhe të cilat nuk u inkasuan ndonjëherë në arkën e shtetit. Klosi për t’i mbyllur gojën Kontrollit të Shtetit, shpërbleu kreun e tij me një veturë luksoze.

    • Në vitin 1999, në Rinas, njësiti i antidrogës konstatoi se makina e Drejtorit kryesor të SHIK-ut, Lesku, me shofer Arjan Hysenin, mori ngarkesën e drogës, për ardhjen e të cilës kishte njoftuar INTERPOLI. Drejtori i Kontrollit të SHIK-ut, Arben Saliasi, i njoftuar nga policia se makina me ngarkesën e drogës hyri në oborrin e SHIK-ut, kontrolloi dhe gjeti rreth 70 kg kokainë në makinë dhe vendosi në arrest disiplinor shoferin e Leskut dhe Lulëzim Mbrastarin, oficer i këtij Shërbimi. Makina u mbajt e bllokuar para zyrës së Klosit. Por Klosi urdhëroi lirimin e shoferit të Leskut dhe Mbrastarit

    • Më 24 Dhjetor 1998, Fatos Klosi zgjati dorën e hajdutit në Thesarin e Shtetit. Në kundërshtim me ligjin transferon nga zëri 0,5 në zërin 0,3 shumën që e konvertoi në 53.3 mijë dollarë, e merr vetë dy netë para Vitit të Ri dhe nuk jep asnjë destinacion për fatin e tyre
    -----------------------------------

    Cdo shqipetar duhet te jape ndihmesen qe vendi te shpetoje nga Klosi. Eshte i tmershme fakti qe perseri vendi yne eshte realisht nen kthetrat e KGB-se se Kloseve.

  2. #2
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Keshtu po,

    ka fakte dhe mund e duhet te ndermerren hetime per vertetesine e ketyre fakteve.

    Por jo kot eshte agjent e jepi.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ceka, shefi kuadrit.

    Neritani, arkeologu i tullave, spiun den baba den, restauroi ne kohe rekord KGB-ne me gjithe filialet e saje kur ishte minister Rendi i PS-se dhe Pad-se..

    Ja c'thote Shemsiu i Pd-se.
    -------
    Si u përgatit farsa gjyqësore e vrasjes së Liderit të Dhjetorit

    Hipokrizi shtetërore ndaj Azem Hajdarit

    Shemsi PRENÇI *

    Motivimi i vrasjes së Liderit të Dhjetorit dhe deputetit të PD, Azem Hajdari, në vendimin e gjykatësit Misko ndaj të akuzuarve në këtë çështje gjyqësore maratonë, ka bërë që të shpërthejnë polemika të ashpra të politikanëve, juntistëve, analistëve e gazetarëve. Tashmë pritet që ndonjëri nga stacionet private TV të çelë edhe rubrikën "Opinion" në formën e një "referendumi", siç është bërë zakon në Shqipëri për çështjet e rëndësishme, meqënëse parlamenti, presidenca, qeveria, Prokuroria, gjykata, etj., janë në krizë institucionale dhe nuk japin dot zgjidhje të pakontestueshme.

    Në rast se do të merrej kjo inisiativë nga ndonjë stacion televiziv, sipas mendjes time, dy do të ishin pyetjet kryesore që do t’i drejtonte gazetari qytetarit. Pas vendimit absurd të Gjykatës së Tiranës për vrasjen e shekullit, lindin dy pyetje: Përse është vrarë Azem Hajdari? Përse përpara selisë së Partisë Demokratike?

    Duke i dhënë përgjigje pyetjes së parë, çdo qytetar, i çdo moshe qoftë, do të sjellë ndërmend rregullat zakonore e kanuneve të lexuara apo të dëgjuara nga të moshuarit dhe do t’i thotë Jo vrasjes për hakmarrje e gjakmarrje, sepse Azemi nuk kishte vrarë, përkundrazi kishte falur, biles më shumë se duhej. Këtë veti të mirë të Azemit më mirë se kushdo e dinë disa deputetë të parlamentit, që ende nuk kanë marrë mundësinë të flasin për vrasjen e tij, megjithëse akoma nuk është vonë.

    Pyetja e dytë e ka përgjigjen të thjeshtë: Sepse aty ishte dhënë urdhër dhe aty ishin më të sigurtë për ta "fshehur" krimin e për ta "dorovitur" herë hakmarrje e herë politikë.

    Çfarë hipokrizie! Madje kjo lloj hipokrizie i kalon të gjithë kufijtë njerëzorë dhe jo më ato të kanunit e të ligjit. Shumë aktuale thënia e popullit: "Këta të vrasin natën e të qajnë ditën!".

    Për të denoncuar krimin nuk duhet pritur radha, pasi në radhët e denoncuesve dhe të atyre që analizojnë kriminalitetin tashmë janë futur dhe organizatorët dhe drejtuesit e organizatave të krimit. Një fenomen i tillë ndodh tashmë i freskët në sytë e të gjithë shoqërisë shqiptare, ku kryetari i Grupit parlamentar të Rendit e të SHIK-ut, Neritan Ceka, (e di ai se përse e mban këtë detyrë dy legjislatura) thërret në raport kryetarin e SHIK-ut, Fatos Klosin, gjoja për krimet e rënda të ndodhura ose ato që kanë ngelur në "skenare", por të parealizuara e tashmë të denoncuara kohët e fundit publikisht në sallat e gjyqit nga të akuzuarit për çështjen "Hajdari".

    Kam shumë kohë që "nuk e kam kuptuar" funksionimin e disa strukturave shtetërore, parë në këndvështrimin e profesionit tim, por hipokrizia shtetërore e përgjakur që shfaqet në strukturat e larta shtetërore, madje në ato që konsiderohen të shenjta, tashmë është shumë i lexueshëm për të gjithë. Shumë organizatorë, shumë skenaristë, shumë aktorë të krimit, ku herë mbrojnë njëri-tjetrin dhe herë analizojnë e thërrasin në raporte llogaridhënie njëri-tjetrin. Fenomene të kësaj natyre ka shumë e po t’i përmendësh duhet shumë kohë, por një gjë është tronditëse se tashmë këto fenomene janë kuptuar nga të gjithë e jo më nga ata që kanë mbi kurriz përgjegjësinë e këtyre veprave makabre të kriminalizimit të shoqërisë e të institucioneve. Disa muaj pas ndërrimit të pushteteve në vitin e mbrapshtë të 1997-ës, duke qenë ende në strukturat e Ministrisë Rendit në një grup ish-drejtues të drejtorive e organeve të Ministrisë së Rendit, me keqardhje shikonin se si drejtuesit e "padukshëm" e të dukshëm të rebelimit të revolucionit komunist të 1997 "uzurpuan" postet drejtuese të strukturave të MRP-së dhe të SHIK-ut.

    Të gjitha këto mbanin firmën e vulën e ministrit të Rendit Publik, Neritan Ceka, e të kryetarit të SHIK-ut me motivacionin e turpshëm: "Në kuadër të ripeshimit të strukturave", duke rikthyer kastën e vjetër dhe personat e inkriminuar, madje dhe nga ata që kishin bërë nga dy apo tre vrasje, kriminelë të dënuar edhe me 25 vjet burg, duke injoruar kështu edhe vendimet e gjykatave. Në të tilla kushte, shumë nga ish-drejtuesit e Ministrisë së Rendit dhe të SHIK-ut edhe pse i kishin kushtuar rininë profesionit të tyre, duke rrezikuar dhe jetën, braktisën detyrën, sepse tashmë më të rrezikuar ishin po të qëndronin në struktura ku në drejtim ishin kriminelët. Këto janë dhe arsyet kryesore që për 4 vjet kanë humbur jetën më shumë se 250 oficerë, policë e n/oficerë policie, e klasifikuar në strukturë është e barabartë me efektivin e një komisariati policie. Për të gjitha këto vrasje të oficerëve e policëve ka pikëpyetje të mëdha, për të cilat familjarët e tyre dyshojnë në ndërgjegjen dhe hipokrizinë shtetërore, ashtu siç dyshojnë kur motivoni vrasjen e Azem Hajdarit edhe pse tashmë e dini mirë se sa pushtet kanë patur ekzekutorët e deklaruar e jo më organizatorët, skenaristët, aktorët, që kanë qëndruar në "skenë", "rreth saj" "janë larguar pak" apo "larguar shumë". E pra, a nuk ngjason kjo me hipokrizi shtetërore të përgjakur?

    Inkuadrimi, titullimi, gradimi, emërimi në detyra në të gjitha strukturat e policisë dhe SHIK-ut i gjithë kontigjentit më ordiner, si dhe i të dënuarve me vendime gjyqësore të formës së prerë është shkelja më flagrante e ligjit, për të cilin ende opinioni publik nuk ka parë që dikush të marrë përgjegjësi ligjore. Madje këto lloj politikanësh si Ceka, Klosi, Teta, Koçi, etj., duke qëndruar në krye të dy institucioneve të rëndësishme të shtetit, nuk kanë marrë aspak në konsideratë dokumentin e rëndësishëm të vërtetimit të personalitetit të kandidatëve që punësonin, por punësonin të rekomanduarit që bënte Nano për bashkëvuajtësit.

    Nëse do të përpilohej një listë e kriminelëve të punësuar në Rend dhe SHIK në gjithë Shqipërinë, nga Ceka, Teta, Koçi e Klosi, me vlerësimet biografike nga Nano, Gjinushi, Dedja, Çuka, Malaj, Brokaj, Braho, do të formohej një organizatë terroriste për të cilën do t’ia kishte "zili" edhe Bin La Den e Alkaida e tij.

    Më të theksuar këto fenomene u shfaqën në Tropojë, Vlorë, Elbasan, Tepelenë, Shkodër, etj., ku shumë shpejt grupet e terrorit të veshur me uniformën e shtetit me spaleta e grada filluan gjuetinë e kundërshtarëve politikë e kryesisht drejtues të strukturave bazë të PD, duke synuar edhe krerët e opozitës tashmë të dekonspiruar në sallat e gjyqit.

    Vrasja e Azem Hajdarit shënoi edhe kulmin e skenarit të realizuar në skenat e krimit, por duke fshehur atë çka kishin në kokë për shefin e opozitës. Në atë kohë nga strukturat e reja të shtetit që dinë "të mbajnë sekretin", që radhën e kishte Berisha, por i ... Azemit për përmbysje të pushtetit, por tashmë skenari është dekonspiruar i plotë dhe publikisht duke mbajtur të fshehur vetëm detyrat dhe rolet e aktorëve në serialet e ndryshme të krimit, të cilat shpresojnë se do të provohen në procesin "Hajdari" nr. 2, që ka premtuar Prokurori i ri Sollaku ose nga ndonjë prokuror tjetër.

    Hipokrizia shtetërore e përgjakur vazhdon si në filmat serial, por me një ndryshim, pasi vrasjet bëhen të pastra për motive politike, këtu në trojet e shqipeve e sidomos në Tropojë, por "skenarët" politikanë dhe "ekspertët", prokurorët, gjyqtarët, i motivojnë vrasje për gjakmarrje apo hakmarrje. Të tilla motivime bëhen edhe pse ka plot ngjarje kriminale, ku vetë shteti nuk ka kryer veprime në vendngjarje, sepse kishte frikë nga "shteti".

    O Zot! Në ç’vit ndodhemi? Cilin vit jetojmë? Përse këta shtetarë nuk njohin e zbatojnë ligjin? Si kanë kurajo këta "monstra" të politikës të trokasin në dyert e BE-së.

    Përse nuk interesohen të paktën të mësojnë traditat e shkëlqyera të të parëve tanë në shekuj, të cilat përmenden me shumë kujdes nga malësorët si për t’iu kujtuar politikanëve troç, se ne jemi më të civilizuar e më të emancipuar se ju, ndaj dhe siç thonë në malësi: "Ta vënë kësulën sipas kokës".

    Kjo duket më së miri në dritë të diellit, ku në Tropojë brenda një viti Metën e detyrojnë të ngrejë dy gishtat e të largohet me bisht në shalë. Ridvan Peshkopisë i marrin peng makinën, ndërsa me Pandeli Majkon bisedojnë mbi 200 burra, pavarësisht bindjeve politike.

    Malësorët kanë ditur të dallojnë të mirën nga e keqja zotërinj politikanë edhe të keqen e vogël nga e keqja e madhe, që jeni ju me acarimet e herëpashershme. Malësorët kanë ditur mirë t’i japin zgjidhje edhe vrasjeve për gjakmarrje. Por gjakmarrjeve të inskenuara nga politika e mbrapshtë e një qeverisjeje të mbrapshtë komuniste, nuk kanë se çfarë t’i bëjë as "institucioni" i pajtimit të gjaqeve, as pleqtë e mençur të malësisë, sepse qeveritarët e sotëm, pasi denigruan ligjet, tashmë mundohen të injorojnë edhe zakonet e normat kanunore.

    Kur shteti cilëson vrasjet për gjakmarrje apo hakmarrje, pleqtë e urtë e të mençur të Tropojës e Malësisë ende nuk e dinë se:

    Ç’gjak kishte për të larë Azem Hajdari, lideri i pluralizmit politik, deputet i 4 legjislaturave direkt nga votat e popullit. Ç’gjak kishte për të larë Abdyl Matoshi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Ç’gjak kishin për të larë vëllezërit Dizdari, të dy mësues e intelektualë, ç’gjak kishte për të larë Gjin Kolbucaj, oficer i SHIK-ut, ç’gjak kishin për të larë oficerët e policisë, Jonuz Hyka e Shaqir Hoxha? Ç’gjak kishin për të larë intelektualët Isuf Bashkurti, Byslim Hyka, Halil Hoxha e plot 178 djem, burra, nëna, motra nga Tropoja?

    Për të gjitha këto duhet të mendohen më së miri ata që motivojnë krimin ose në se dikujt i intereson në "skenaret" e tyre ta parashikojnë mirë edhe këtë pikë të "skenarit" kriminal, sepse kjo frenon krimin ose e ndez më egër kriminalitetin, larg qoftë nëse dikujt i intereson varianti i dytë.

    Tashmë, më së miri lexohet në ndërgjegjen mbarëpopullore, të atyre që flasin në emisionet e Arjana Qatipit dhe prehin shpirtrat e miliona qytetarëve, por edhe të atyre që nuk flasin dhe një gjë është e qartë, se gjithkush e sidomos politikanët dhe ata që duhet të ndëshkojnë krimin, të marrin përgjegjësitë politike, penale dhe historike, për çfarë ka ndodhur e çfarë ka ngelur pa ndodhur nga skenaret e krimit të organizuar politik e ordiner, sepse krimi dhe mafia një ditë do ti godasë e ndëshkojë edhe ata vetë, pasi "ligjet" e mafies dhe të krimit njohin vetëm para dhe krime.

    Nëse nuk do gjendet një Prokurore Carla Del Ponte për të vënë para përgjegjësisë penale politikanët dhe shtetarët shqiptarë që kanë rënuar institucionet e shtetit, përgjegjësia politike dhe historike do të shoqëroj fajtorët gjithmonë me pyetësorin?

    1. Kush i titulloi kriminelët oficerë dhe iu vuri nën komandë policinë e shtetit?

    2. Kush ideoi dhe organizoi vrasjet seriale politike nga Tropoja në Sarandë nga Azem Hajdari tek Bujar Suli?

    3. Kush ishin politikanët dhe shtetarët që bënë pazaret për mbylljen e çështjes së vrasjes së oficerit Shaqir Hoxha brenda në komisariatin e policisë dhe kthimin e vrasësit përsëri brenda 6 muajsh drejt policisë?

    4. Përse dha dorëheqje të parevokueshme drejtori i kuadrit i Ministrisë së Rendit në atë periudhë?

    5. Çfarë debatesh janë zhvilluar mes krerëve të Rendit e të SHIK-ut në rastin e vrasjes A. Matoshit, N. Dizdarit, Gj. Kolbuçes, Sh. Hoxhës?

    6. Përse heshti prokurori që ka bërë kqyrjen e vendngjarjes të komisariatit të policisë Tropojë?

    7. Përse heshtin ish-drejtorët e policisë Hil Lushahu e Ylli Vasili, që kanë qenë në vendngjarje në Tropojë edhe kur vrasësi kthehet përsëri koleg i tyre, përse nuk veprojnë si Nikoll Rica?

    8. Cila është e vërteta për ngjarjen e ndodhur në Fush-Mret Elbasan më 14.9.1997, ku mbetën 7 veta të vrarë? Cilët ishin politikanët e ministrat e përfolur?

    9. Përse një numër i madh oficerësh specialistë braktisën detyrat në vitet ’97 – ’98?

    10. Si shpjegohet apo argumentohet nga drejtuesit e policisë që në 4 vjet vriten 250 oficerë policie?

    11. Deri kur do të vazhdojë kriminalizimi politik dhe ordiner i policisë shqiptare?

    12. Kush i mësoi dhe dërgoi prokurorët dhe oficerët e SHIK-ut tek Astrit Muldaka, duke u prezantuar me emra të tjerë, duke rrezikuar kolegët nga Tropoja për ta vrarë për hakmarrje?

    Të gjitha këto janë një apel për të dhënë kontributin modest gjithësecili në zbutjen e krimit politik, ordiner, pasi sot fenomene të tilla po shtohen dita-ditës, ku kohët e fundit krimi në familje po trondit opinionin publik. Shoqëria shqiptare duhet të civilizohet, pavarësisht vektorit kriminal të politikës së sotme në pushtet.

    * Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
    -----------------

  4. #4
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Beria vertete,

    por ai e pati nje fund, po kete Klosin cfare fundi e pret? ai i Berias apo ndonje tjeter i ndryshem nga adashi i permendur ketu?

    Klosi i ka futur te dy kembet ne nje kepuce socialisteve dhe i mban nen presionin e berjes publike te maskaralliqeve qe kane kryer ne keto vite te pasjes se pushtetit.

    Interesant do ishte te dinim sa grupe ekzistojne ne fakt brenda PS, drejtuesit dhe mbeshtetesit e tyre te jashtem dhe rolin e Klosit mes ketyre grupeve.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Jetimi
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    3

    E verteta eshte e hidhur

    Me e hidhur se pelimi do te jete e verteta,por ajo do te dal ne shesh dhe cdo kush do ta shoh ate se si eshte . Cka do thone mbeshtetsit e Klosit dhe basjhkepunetoret e tij rreth gjithe atyre krimeve te kryera ne trojet shqipetare brenda ketyre viteve te "DEMOKRACISE"kur te gjith pritnin se do te jene te lire,te sigurt ne trojet e tyre e perkundrazi shume njerez perjetuan kataklizma,perjetuan tragjedi nga ana e klosarve ne tere trojet shqipetare.Por drejtesia vonon por nuk harron.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    klosi dhe nard ndoka

    Nga SHEKULLI
    -------------------------
    Komisioni përbëhet nga 8 vetë dhe do të hetojë aktivitetinz e SHISH-it dhe kryetarit Klosi


    Parlamenti, sot nis hetimi për SHISH


    Ngritja e komisionit u pengua nga kërcënimi i PDR-së që u la jashtë. Berisha: Klosi po ikën nga Shqipëria


    TIRANË - Parlamenti do të votojë sot ngritjen e komisionit parlamentar hetimor për hetimin e veprimtarisë së SHISH-it dhe kryetarit të tij Fatos Klosi. Ngritja e komisionit u diskutua që mbrëmë ku maxhoranca dhe PD-ja ishin për miratim të shpejtë të tij, por një gjë të tillë nuk e kanë lejuar reformatorët dhe legalistët, të cilët kanë debatuar gjatë si me përfaqësuesit e PD-së, ashtu dhe të maxhorancës. Objekti i debatit ishte mospjesëmarrja e tyre në këtë komision. PD-ja nuk i kishte lënë asnjë hapësirë që reformatorët, por edhe aleati i tyre në "Bashkimin për Fitore", të merrnin pjesë me nga një anëtar në komision. Demokratët nga ana e tyre propozuan Ngjelën, Palokën dhe Bejën, ndërsa nga aleatët propozuan republikanin Çeku. Legalistët kanë debatuar me demokratët, të cilët i kishin bërë një vend republikanëve që kanë pesë deputetë në Parlament, ndërsa legalistëve asnjë edhe pse kanë gjashtë deputetë. Ata kanë kërkuar patjetër pjesëmarrje në këtë komision, ose do të tërheqin firmat e vëna në iniciativën parlamentare e PD-së për ngritjen e këtij komisioni. Por reformatorët kanë qenë më të ashpër, pastaj u kanë kujtuar demokratëve se po shkelnin ligjin për organizimin dhe funksionimin e komisioneve parlamentare hetimore. Berisha në fjalën e tij tha se "kam informacione që Fatos Klosi po përgatit largimin nga Shqipëria".

    Rikthehet Gazidede
    "Në bazë të këtij ligji, çdo grup parlamentar duhet të ketë nga një përfaqësues në komisionet hetimore, por ata propozuan katër vetë, ndërkohë që grupi ynë parlamentar është i treti në Parlament",- tha mbrëmë Nard Ndoka, kryetari i grupit parlamentar të PDr-së. Sipas tij nëse Partia Demokratike do të këmbëngulë që katër vendet në këtë komision t'i mbajë ajo dhe aleatët e saj, atëherë reformatorët do e çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, si dhe do të kërkojë që komisioni hetimor të hetojë veprimtarinë e gjashtëmujorit të fundit të ish-kryetarit të SHIK-ut Bashkim Gazidede. "Nëse ajo tërhiqet nga pozicionimi i saj i mbrëmshëm, pra të na lejojë të marrim edhe ne pjesë, atëherë edhe ne do të tërhiqemi nga ankimimi në Gjykatën Kushtetuese dhe nga hetimi i Gazidedes",- u shpreh Ndoka. Maxhoranca nga ana e saj nuk ka debatuar me përfaqësuesit e opozitës, por as me aleatët e saj. Ajo propozoi pesë deputetë që do të marrin pjesë në komisionin parlamentar hetimor, këto emra janë: Albert Çaçi, Bashkim Fino, Gazmir Bizhga, Mustafa Muçi dhe Spartak Braho.
    Komisioni
    Objektivat e punës së këtij komisioni do të bëhen të qarta në momentin kur ky komision do të fillojë punën. Motivacioni i opozitës për ngritjen e këtij komisioni është "hetim i kushtetueshmërisë së veprimtarisë së SHISH-it dhe kryetarit të tij Fatos Klosi". Komisioni do të përcaktojë disa objektiva pune, siç është fushat dhe personat që do të hetohen, dokumentet që do të shqyrtohen, dëshmitarët që do të dëgjohen, grupet e punës dhe grupet ndihmëse që do të ngrihen në kuadër të funksionimit të komisionit. Akuzat që kanë bërë përfaqësues të opozitës, por edhe ato që ka botuar shtypi, do të jenë prioritare në punën e komisionit. "Vrasjet politike, siç është ajo e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Krasniqi, vrasjen e deputetit Hajdari, për të dyja këto vrasje ka dokumenta të detajuara, të cilët vërtetojnë pjesëmarrje të SHIK-ut dhe të agjentëve të saj",- tha dje Rusmali, sekretari për çështjet ligjore në PD. Ai përmend si rast paprecedent përgjimi i liderve politikë gjatë negociatave për gjetjen e kandidatit konsensual për president. Rusmali vë në dukje se ky nuk është rasti i parë, por ka me qindra, të cilat janë të dokumentuara dhe të verifikueshme nga ana e komisionit. Sipas tij, ka raste konkrete për shpërdorim të fondeve të buxhetit dhe jo të buxhetit. Ai përmend rastin e marrjes nga ana e Klosit të 80 mijë dollarëve nga institucioni i tij, "pasi u denoncua ky veprim, ai i riktheu, pa dhënë sqarime se pse i mori dhe ç'është më e rëndësishme pse nuk u dënua për këtë akt". Rusmali flet edhe për fonde të dhëna nga institucione homologe të SHISH-it, siç është CIA e cila jep fonde, por nuk dihet se ku shkojnë si dhe akuza të tjera që mund të dalin gjatë procesit të hetimit.
    Gilmana Bushati

    -------------------

    Ps propozon:
    "Ajo propozoi pesë deputetë që do të marrin pjesë në komisionin parlamentar hetimor, këto emra janë: Albert Çaçi, Bashkim Fino, Gazmir Bizhga, Mustafa Muçi dhe Spartak Braho."

    Kam bindje qe keta qe te 5 -te jane agjenta sigurimi qe ne klase te 8 fillore me pages te rregullt.

    Se c'vjen nji era e keqe tek partia e Pollo-Nard Ndokes.
    Me duket se aty militojne nje pjese spiunesh sigurimi qe ne gjimnaz. Kusuri jane punesuar me kohe nga Moz Ruci e Zylo Ramizi.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 31-07-2002 më 06:29

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    ZP i Ben Shantazh Ngjeles

    Tani qe hetohet Klosi, ZP kercellen dhembet ...

    http://www.zeripopullit.com/arkiva/2...menti/sup2.htm
    Caktimi në krye të Komisionit për hetimin e veprimtarisë së kreut të SHUSH, Klosi i deputetit Ngjela, rrezikon seriozitetin e hetimit
    TIRANE - Komisioni Parlamentar për hetimin e veprimtarisë së kryetarit të SHISH-it, Fatos Klosi është ngritur dy ditë më parë, dhe është votuar nga Parlamenti shqiptar. Gjithë problemi është se a do jetë në gjendje vallë deputeti i PD, Spartak Ngjela, që të shfaqë seriozitetin e tij për të hetuar në mënyrë serioze dhe për të dhënë një rezultat serioz në lidhje me veprimtarinë e kreut të SHISH, dhe për më tepër nëse bëhet fjalë për shtrirë hetimin edhe jashtë vendit dhe mos e dhëntë zoti në Itali, ku Ngjela është shpallur person i padëshiruar, që para dy vjetësh. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për natyrën gazmore të një gaztori të përjetshëm dhe të pakonsumuar siç është z.Ngjela. Aspak, ai është deputet, ka qënë jurist, më pas ka kaluar, kur ishte kaluar në Bllok, në institutin e historisë, për t’u kthyer më pas në një avokat tepër i rëndësishëm dhe i palinçensuar, me zyrë konsulence. Pra i ka të gjitha atributet, pasi ka mbrojtur dhe ka hetuar çështje shumë të rëndësishme, që nga mbrojtja e Vehbi Alimuçës, kuptohet duke dërguar avokatë të zyrës së tij e deri tek njerëzit e krimit, drogës, prostitucionit dhe kontrabandës. Problemi është nëse shërbimi sekret i drejtuar nga kryetari Klosi gjatë këtyre viteve jetë aktive në politikë dhe avokati, të deputetit Ngjela, që dy ditë më parë u zgjodh në krye të komisionit të hetimit të Klosit, pra nëse në këto vite, si rastësisht ka shënuar në ndonjë cep edhe emrin e avokat Ngjelës. Pasi nuk kanë qënë të pakta rastet kur sa herë ka ndodhur ndonjë ndalim kontrabande, njeriu krimi, trafikanti droge apo qenjesh njerëzore, mashtruesi klasik në shuma shumë të mëdha, pas tij, në mbrojtje të tij, si për konçidencë, në të gjitha rastet për konçidencë ka qënë avokat Ngjela.
    S.Vuçiterna
    alumni,

    gjithmone nxenes

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Dyshja Serioze

    Dyshe SkrapaStrite.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    alumni,

    gjithmone nxenes

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk dua te mbroj NGJELEN tani por dua te hedh drite mbi kte Ekzemplarin " S. vuciterni".

    Personi me Nickun " S. VUCITERNI" eshte njeriu ne ZP qe godet me helm cdo dite demokracine.

    Kush eshte S. VUCITERNI jam shume kurioz.

    I mencur eshte.. hipokrit.. shpifes.. qites i shkelqyer.. demagog i hatashem ...i pa ftyre..
    Shkurt S. Vuciterni eshte personifikimi i ZP-se..
    Gjen ne kete emer kundermimin e kufomes se Stalinit, Vishinskit, Berias, Enverit, Pol potit, gjendet aroma e parfumit te Ramizit, djersa e egersirave si kico Blushi, Rucit, Brahos, Cekes, Jaho salihit, dinakeria e Namik Dokles, zabitit etj..

    Jepi S Vuciterni jepi, me te lumte sqepi.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Klosi drejt shkarkimit


    Opozita kerkon shkarkimin e kryetarit te SHISH pas perfundimit te hetimit nga komisoni i posacem parlamentar. Anetaret e opozites ne kete komision kane deklaruar se, qellimi i hetimit te veprimtarise se SHISH ka nje synim te vetem, ate te largimit te Klosit nga posti i kreut te SHISH. Nderkohe, anetare te mazhorances ne kete komision u shprehen se, nuk do te kete akuza ndaj Klosit, por gjithsesi pas perfundimit te punes se komisionit Klosi mund te shkarkohet. Perfaqesuesit e mazhorances ne komisionin e posacem hetimor anti-Klos do te hetojne tre akuzat e forta, qe opozita ka ngritur ndaj Kryetarit te SHISH. Anetari i selise blu ne kete komision Edi Paloka u shpreh se, pervec opozites edhe anetaret e PS jane angazhuar ne hetimin e bemave te kryetarit te SHISH, Fatos Klosi.

    Mbi bazen e rezultateve qe komisioni pritet te nxjerre ne tetor, do te vendoset nese Klosi do te qendroje ose jo ne detyre.

    Partia Demokratike ka pergatitur nje relacion prej tre pikash qe do t'i hapin rruge hetimit. Implikimi ne vrasjen e Azem Hajdarit, perfshirja ne trafiqe dhe arme, si dhe pergjimi, qe Klosi i beri bisedes se zhvilluar mes Nanos dhe Berishes gjate takimit me kandidatin per president konsensual, Artur Kuko jane pikat qe opozita pretendon se, nuk do te leshoje pe. Demokratet pranojne se, nuk ka qene i lehte kontrolli ndaj veprimtarise se ketij institucioni. Megjithate ata shprehen se, pikat ne fjale jane mese te mjaftueshme, qe te mundesojne me pas shkarkimin e tij nga kjo detyre. Komisioni hetimor parlamentar do te filloje punen vetem ne daten 2 shtator. Gjate muajit gusht dy drejtuesit e komisionit, Fino dhe Ngjela do te hartojne rregulloren e punes. Ngjela ka siguruar se, opozita do ti shkoje deri ne fund hetimit. Anetaret e komisionit do te mbeshteten ne Ligjin "Per veprimtarine e SHISH". Gjate periudhes se hetimit, kryetari i SHISH, Fatos Klosi do te merret ne pyetje per akuzat e ngritura. Inisiativa e opozites per shkarkimin e kryetarit te SHISH vjen pas mocionit per debat, qe deputetet paraqiten kohe me pare ndaj kryetarit te SHISH, Fatos Klosi. Sipas zyrtareve te larte te PD, Klosi ka abuzuar rende ne shume aspekte te veprimtarise se tij duke dale jashte kompetencave te veta. Per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar u mblodhen 36 firma nga deputetet e opozites. Pavaresisht kerkeses per ngritjen e ketij komisioni gjasat per te hetuar veprimtarine e SHISH jane shume te pakta. Megjithate SHISH mbetet synimi kryesor i opozites per t'u permiresuar.

    N.Perndoj
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Nano dhe Moisiu shkarkojne Fatos Klosin

    Nevila Perndoj /Fatos Klosi shkarkohet nga detyra e kryetarit te Sherbimit Informativ Shteteror. Presidenti Alfred Moisiu dekretoi dje propozimin e kryeministrit Fatos Nano per shkarkimin e SHISH, Fatos Klosi. Menjehere pas hedhjes ne gjyq te revistes italiane "L'Espresso", ku Kryeministri Fatos Nano akuzohej per afera korruptive mbi bazen e nje raporti sekret te Prokurorise se Napolit, kreu i ekzekutivit dergoi ne te njejten dite Kreut te Shtetit Alfred Moisiu shkarkimin e papritur te Kryetarit te SHISH, Fatos Klosi. Kryeministri Fatos Nano i ka komunikuar personalisht dje ne mesdite presidentit Moisiu arsyet e shkarkimit. Pasi eshte konsultuar mbi bazen kushtetuese dhe rrethanat juridike, qe motivojne ndryshimin e titullarit te ketij sherbimi, Moisiu pranoi propozimin e kryeministrit Fatos Nano. Moisiu do te dekretoje emerimin e Drejtorit te SHISH, vetem pas konsultimeve perkatese, mbeshtetur ne propozimin me shkrim te kryeministrit Fatos Nano. Ceshtja e shkarkimit te kryetarit te SHISH, Fatos Klosi duket se, ka qene objekti kryesor i bisedes qe Moisiu zhvilloi dje paradite me ish-Presidentin Rexhep Meidani. Meidani ne kohen kur ushtronte funksionin e Presidentit, nuk ka pranuar dy here radhazi propozimin e ish-kryeministrave Nano e Majko per shkarkimin e Klosit. Sipas njoftimit zyrtar te presidences, gjate bisedes u diskutua mbi mangesite e funksionimit ligjor te institucioneve. Presidenti Moisiu u shpreh se,"nuk eshte me koha qe shume funksione te kryhen mbi bazen e miqesirave dhe dashamiresive, por duhet te perpilohen ligjet dhe vendimet perkatese". I te njejtit mendim ishte edhe Meidani, i cili u shpreh se "per kete qellim duhen mbajtur dhe forcuar kontaktet me juriste dhe eksperte te ligjit, gje qe ben te mundur edhe perforcimin e luadrit ligjor ne pergjithesi".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  12. #12
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ja 22 krimet e Klosit

    Fatos Klosi është paraqitur personalisht në Gjykatën e Gramshit dhe gjykimin e përcaktuar për javën e parë të tetorit për Haklajn dhe Haxhinë e kanë ofruar në javën e parë të shtatorit. Klosi ka realizuar lirimin e tyre, duke i paraqitur të dy të arrestuarit si punonjës të Shërbimit Informativ...



    Më datën 12 shtator paradite dhe pasdite, dhe jo në darkë, ai me makinat e tij dhe makina të tjera, njëra prej të cilave drejtohej prej Bedri Ahmetaj, ka larguar nga godina e Shërbimit Informativ Kombëtar të gjithë dokumentet e rëndësishme të këtij Shërbimi, sepse parashikonte atë që kishte përgatitur



    Më datën 14 shtator Klosi ka urdhëruar thyerjen e arkës së Shërbimit Informativ Kombëtar. Arka është thyer nga punonjës të këtij Shërbimi dhe janë zhdukur pa asnjë gjurmë qindra mijëra marka dhe monedha të tjera



    Klosi së bashku me Rakipin dhe Tiranën, më 10 Gusht 1999, në kundërshtim flagrant me zotimin e këtyre dy të fundit para gjykatësve ndërkombëtarë për mbajtjen në burg dhe hetimin e Fatmir Haklaj, pas identifikimit të këtij të fundit nga dëshmitarë okularë, e liron atë për ta likujduar shtetërisht më vonë



    Klosi përpunoi informatorët e tij për dëshmi të rreme në procesin "Hajdari", si edhe shndërroi në dëshmitarë anëtarë të skuadrës së pushkatimit, si Muldaka, veprime këto të denoncuara me fakte në PD. Fatos Klosi manipuloi vrasësin Salihi nëpërmjet drejtorit të zbulimit, Meçe, i cili ishte takuar rregullisht me të



    Në vitin 1999, në Rinas, njësiti i antidrogës konstatoi se makina e Drejtorit kryesor të SHIK-ut, Lesku, me shoferin Arjan Hyseni, mori ngarkesën e drogës për ardhjen e së cilës kishte njoftuar Interpoli



    Në Shkurt të vitit 1999, Klosi urdhëroi Besnik Hodon, përgjegjës për armatimin, dhe Bardhyl Kasullin, magazinier, të nxirrnin nga magazina e SHIK-ut mijëra armë, të cilat të ngarkuara në disa makina u zhdukën së bashku me makinat, u shitën kundrejt vlerës rreth një milion dollarë



    Më 24 Dhjetor 1998, Fatos Klosi zgjati dorën e hajdutit në Thesarin e Shtetit. Në kundërshtim me ligjin, transferon nga zëri 0,5 në zërin 0,3 shumën që e konvertoi në 53.3 mijë dollarë, e merr vetë dy netë para Vitit të Ri dhe nuk jep asnjë destinacion për fatin e tyre.

    Inkriminimi i Klosit në Vrasjen e Shekullit



    Klosin akuzohet si organizatori kryesor i vrasjes së deputetit Hajdari sepse:

    - Në një takim të zhvilluar në fundin e Gushtit ’98, në Hotel Turizmin e qytetit të Tropojës, F. Kërrnaja i është drejtuar Skënder Gjinushit, në prani të disa personave, me një ndër sharjet më të rënda, duke i kërkuar lirimin e Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhia nga burgu, të arrestuar po atë muaj me një furgon me armë në rrethin e Gramshit. Po në këtë bisedë, Kërrnaja, sipas dëshmitarëve, i premtoi Gjinushit eleminimin e Hajdarit.

    Një javë pas kësaj bisede, Fatos Klosi është paraqitur personalisht në Gjykatën e Gramshit dhe gjykimin e përcaktuar për javën e parë të tetorit për Haklajn dhe Haxhinë e kanë ofruar në javën e parë të shtatorit. Klosi ka realizuar lirimin e tyre, duke i paraqitur të dy të arrestuarit si punonjës të Shërbimit Informativ, të cilët trafikun e armëve, sipas tij, e bënin për llogari të këtij Shërbimi. Sot, është provuar se të dy ata, një javë pas lirimit, morën pjesë në ekzekutimin e deputetit Hajdari. Të gjitha këto janë denoncuar më dt. 12 Shtator të vitit 1998.

    - Klosi akuzohet si organizator kryesor i ekzekutimit të deputetit Hajdari, sepse më datën 12 shtator paradite dhe pasdite, dhe jo në darkë, ai me makinat e tij dhe makina të tjera, njëra prej të cilave drejtohej prej Bedri Ahmetaj, ka larguar nga godina e Shërbimit Informativ Kombëtar të gjithë dokumentet e rëndësishme të këtij Shërbimi, sepse parashikonte atë që kishte përgatitur.

    Natën e 12 shtatorit, skuadra e pushkatimit, sipas dëshmitarëve okularë, ishte e pajisur me radiot e SHIK-ut. Opozita ka denoncuar këtë më 12 shtator dhe më vonë, kurse Klosi as edhe bashkëpunëtori i tij, Rakipi, gjer sot nuk e ka mohuar dot.

    - Klosi akuzohet si organizator kryesor të vrasjes së shekullit, sepse menjëherë pas ekzekutimit të zotit Hajdari, ai është zhdukur nga Tirana dhe sipas kryeministrit të asaj kohe, ai kishte deklaruar se ndodhej në Maqedoni, në të vërtetë ai mashtron, sepse ndodhej jo në Maqedoni, por në një qytet të jugut të Shqipërisë,180 km larg nga Tirana. Mashtrimin e autoriteteve zyrtare nga Klosi e kemi denoncuar disa herë, Klosi nuk e ka mohuar dot. Përse u zhduk dhe u struk në Himarë, dhe çfarë e shtyu atë të mashtrojë se ndodhej në Maqedoni? I takon drejtësisë të qartësojë. Klosi akuzohet si organizator kryesor të vrasjes së deputetit Hajdari, sepse më datën 14 shtator Klosi ka urdhëruar thyerjen e arkës së Shërbimit Informativ Kombëtar. Arka është thyer nga punonjës të këtij Shërbimi dhe janë zhdukur pa asnjë gjurmë qindra mijëra marka dhe monedha të tjera të forta perëndimore, shpërbleu me ta vrasësit apo ndërtoi me to vilat e restorantet e tij, është çështje e drejtësisë. Për thyerjen e arkës së shtetit ka dijeni të plotë qeveria, opozita e ka ngritur në mënyrë të përsëritur.

    - Klosi akuzohet si organizator kryesor të vrasjes së deputetit Hajdari, sepse ai së bashku me Rakipin dhe Tiranën, më 10 Gusht 1999, në kundërshtim flagrant me zotimin e këtyre dy të fundit para gjykatësve ndërkombëtarë për mbajtjen në burg dhe hetimin e Fatmir Haklaj, pas identifikimit të këtij të fundit nga dëshmitarë okularë, e liron atë për ta likujduar shtetërisht më vonë. Këtë ne e kemi denoncuar në shtyp, por edhe para gjykatësve ndërkombëtarë.

    - Klosi përpunoi informatorët e tij për dëshmi të rreme në procesin "Hajdari", si edhe shndërroi në dëshmitarë anëtarë të skuadrës së pushkatimit, si Muldaka, veprime këto të denoncuara me fakte në PD. Fatos Klosi manipuloi vrasësin Salihi nëpërmjet drejtorit të zbulimit, Meçe, i cili ishte takuar rregullisht me të.



    Fakte të shndërrimit

    të SHIK-ut në institucionin kryesor të krimit të organizuar



    Opozita ka kërkuar shkarkimin e Klosit, sepse në një kohë kur Shqipëria është shndërruar në megalopolin e krimit të organizuar, trafiqeve kriminale, Klosi ka shndërruar Shërbimin Informativ Kombëtar në institucionin kryesor të krimit të drogës, të armëve në veçanti. Dhe për këto e kanë akuzuar raporte të agjensive më serioze, të bëra publike në të gjitha gazetat kryesore të metropoleve të mëdha perëndimore.

    Por unë do të ndalem në raste konkrete dhe emra konkretë. Në vitin 1999, në Rinas, njësiti i antidrogës konstatoi se makina e Drejtorit kryesor të SHIK-ut, Lesku, me shoferin Arjan Hyseni, mori ngarkesën e drogës për ardhjen e së cilës kishte njoftuar Interpoli. Drejtori i Kontrollit të SHIK-ut, Arben Saliasi, i njoftuar nga policia se makina me ngarkesën e drogës hyri në oborrin e SHIK-ut, kontrolloi dhe gjeti rreth 70 kg kokainë në makinë dhe vendosi në arrest disiplinor sheferin e Leskut dhe Lulëzim Brastarin, oficer i këtij shërbimi. Makina u mbajt e bllokuar para zyrës së Klosit. Por Klosi urdhëroi lirimin e shoferit të Leskut dhe Mbrastarit. Ky i fundit gjatë natës e mori kokainën dhe iku nga Shqipëria.

    Opozita denoncoi trafikun e drogës, ndërsa Rakipi, ish-agjent i Sigurimit të Shtetit mbylli dosjen e padronit të tij.

    Qindra mijëra dollarë ka vjedhur Fatos Klosi nga trafiku i armëve. Në Shkurt të vitit 1999, Klosi urdhëroi Besnik Hodon, përgjegjës për armatimin, dhe Bardhyl Kasullin, magazinier, të nxirrnin nga magazina e SHIK-ut mijëra armë, të cilat të ngarkuara në disa makina u zhdukën së bashku me makinat, u shitën kundrejt vlerës rreth një milion dollarë, të cilat nuk u inkasuan ndonjëherë në arkën e shtetit. Klosi, për t’i mbyllur gojën Kontrollit të Shtetit, shpërbleu kreun e tij me një makinë luksoze.

    Opozita kërkoi largimin e Klosit, sepse ai nuk është vetëm autor i akteve të shëmtuara të terrorizmit shqiptar, i trafiqeve kriminale të të gjitha llojeve, por është dhe hajdut ordiner i buxhetit të shtetit. Më 24 Dhjetor 1998, Fatos Klosi zgjati dorën e hajdutit në Thesarin e Shtetit. Në kundërshtim me ligjin, transferon nga zëri 0,5 në zërin 0,3 shumën që e konvertoi në 53.3 mijë dollarë, e merr vetë dy netë para Vitit të Ri dhe nuk jep asnjë destinacion për fatin e tyre. Për këtë akt, punonjës të ndershëm të Shërbimit Informativ më njoftuan mua, kryeministrin Majko dhe zëvendësministrin Meta.

    Pasi u siguruan dokumentat dhe informacionin e nevojshëm, opoizita e denoncoi këtë skandal, paratë u kthyen vetëm gjashtë muaj më vonë, pasi u qarkulluan në vilat e hajdutëve. Komisioni i SHIK-ut kërkoi ndjekjen nga Prokuroria, por Rakipi, bashkëpunëtor në të gjitha krimet e Klosit, mbylli dosjen.


    RD
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qeerrata i madh ki Klosi.
    Ka bere biznes me CIAN. U ka shitur Arab me qillo e ka blere karriken e Zires..Mbasandaja eshte marre rehat rehat me gjetje tropojanesh qe per nji rrot makine vrasin dhe baben e tyre.
    qerrata per zone.

    Ja cthot Gaz.Shqip.
    -----------------------------

    Cili është fizikanti që pas KQZ drejtoi për 5 vjet Shërbimin Sekret Shqiptar. I përkëdheluri i Perëndimit

    Klosi: Nano dhe Moisiu u ngutën
    Shefi i shërbimit flet për Gazetën pas shkarkimit


    --------------------------------------------------------------------------------

    al.kre

    TIRANE

    Reagoi menjëherë shefi i shërbimeve sekrete shqiptare, Fatos Klosi, pas shkarkimit. "Presidenti dhe kryeministri u ngutën. Ata duhet të prisnin hetimet e komisionit parlamentar që, përveç institucionit, do të hetonte edhe për personin tim dhe akuzat që më bëhen", kështu deklaroi dje Klosi për televizionin NEWS 24 e Gazeta Shqiptare, pak minuta pas nënshkrimit të dekretit që e largoi atë nga detyra.

    Ky është i vetmi reagim që Klosi ka bërë dje pas shkarkimit dhe është marrë nëpërmjet telefonit. Ai ka shtuar gjithashtu se, pas kësaj që ndodhi, "ka rrezik që të abuzohet". Duket se kjo është edhe frika e Fatos Klosit pas shkarkimit duke patur parasysh se ka nisur punën një komision hetimor në lidhje me të. Ky ishte reagimi i djeshëm Fatos Klosit dhënë me telefon dje për NEWS 24 dhe Gazeta Shqiptare duke treguar mosaprovimin e tij për vendimin e marrë nga ana e Kryeministrit Nano dhe Presidentit Moisiu. Dje në mesditë televizioni NEWS 24 u transmetoi dje i pari hollësitë e shkarkimit të Klosit dhe reagimin e tij.

    Historia
    Profesori i fizikës në Universitetin e Tiranës e ndryshoi rrjedhën e jetë së tij për shkak të miqësisë që kishte me ish-presidentin Meidani, por edhe me politikanë të tjerë shqiptarë. Klosi megjithatë hapin e parë e bëri jo te shërbimet sekrete, por te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Si përfaqësues i PS-së ai ishte nënkryetari i komisionit për votimet e 29 qershorit të vitit 1997. Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe krijimit të qeverisë së parë socialiste, që drejtohej nga Fatos Nano, Klosi u emërua nga presidenti Meidani, në shtator të 1997, si drejtues i këtij shërbimi inteligjence, që në atë kohë quhej Shërbimi Informativ Kombëtar ose SHIK. Në muajt e parë të punës së tij Klosi nuk u sulmua, por më pas ndaj tij opozita shpërtheu në akuza të forta, duke nisur me atë për vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo akuzë nuk është hedhur poshtë as tani që është dhënë vendimi i gjykatës për këtë çështje.

    Mbështetja
    Nano, Majko dhe opozita kanë kërkuar disa herë shkarkimin e Klosit. Asnjë prej tyre nuk mundi ta bindte ish-presidentin Meidani, që ta shkarkonte kreun e Shërbimit Sekret Shqiptar. Në kohën e konfliktit, gati publik, mes Majkos dhe Klosit, filloi të përmendej edhe një batutë e kreut të SHISH-it drejtuar Majkos. Ai mësohet të ketë thënë: "Mos e prek bishtin e luanit". Kjo u interpretua si një simbolizim i mbështetjes që jepnin shërbimet sekrete amerikane për drejtuesin e SHISH-it, por edhe italianët. Klosi e kishte fituar këtë mbështetje, duke i ndihmuar këto shërbime në disa operacione të tyre. Në 1998-n nga Shqipëria u dëbuan disa arabë të cilët ishin në kërkim nga CIA si terroristë islamikë. Arrestimet dhe dëbimet e tyre vazhduan deri vonë. Ndërsa për llogari të shërbimeve sekrete italiane Klosi dhe SHISH-i kishte ndjekur dhe kishte dhënë informacione për eksponentë të mafias shqiptare dhe italiane.
    ------------------

    Ja si reagon drejtoria e ish sigurimit...PSD e gjinushit.
    ------
    Gjinushi: Shkarkimi i Klosit erdhi me urdhër të Berishës


    --------------------------------------------------------------------------------

    Socialdemokratët kundër shkarkimit të Fatos Klosit. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, është pozicionuar dje menjëherë kundër këtij vendimi ndaj kryetarit të SHISH-it. Ai e ka konsideruar kërkesën e Nanos dhe dekretimin nga presidenti Mosiu, si urdhër të liderit demokrat, Sali Berisha. "Siç duket, shkarkimi i Klosit ishte i pritshëm, sepse Berisha gjithmonë i ka treguar lojërat para se të bëhen. Ai kishte disa ditë që ishte i sigurt për shkarkimin e Klosit dhe kjo është e qartë, se shkarkimi është bërë me urdhër të tij". Gjinushi thekson se gjithçka është absurde, sepse fillimisht ata kërkuan ngritjen e një komisioni hetimor dhe pastaj vepruan në mënyrë ekstreme. Kryetari socialdemokrat mendon se përshpejtimi i procedurës, përvec akuzave të ngritura, është edhe një tallje ndaj Parlamentit. "Ca gjëra kanë dalë jashtë kontrollit", tha ai. Sipas Gjinushit, shkarkimi i Klosit është pjesë e marrëveshjes Nano-Berisha, ndaj ky vendim pritej.

    -------------
    Cilët ishin drejtuesit e SHISH-it që nga '91-shi


    --------------------------------------------------------------------------------

    Shërbimi Informativ i Shtetit ka njohur, gjatë viteve të demokracisë, në krye të tij jo pak titullarë. Në vitin 1991, gjatë qeverisë teknike, në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar (i njohur si Sigurimi i Shtetit gjatë periudhës komuniste) u vu Irakli Koçollari. Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, që nga viti 1992-1997, në krye të këtij institucioni u vendos Bashkim Gazidede. Pas ngjarjeve të '97-s, si rrjedhojë e revoltave popullore u krijua qeveria e Pajtimit Kombëtar e Bashkim Finos, i cili vendosi si të komanduar në postin e kreut të SHIK-ut, Astrit Kodrën, dhe më pas emëroi Arben Karkinin. Me fitoren e maxhorancës socialiste, kryeministri Fatos Nanmo i kërkoi këtij të fundit dorëheqjen nga ky post, por Karkini nuk e pranoi. Kjo solli edhe shkarkimin e tij, duke u zëvendësuar me Fatos Klosin, i cili qëndroi në këtë detyrë deri dje, pas propozimin për shkarkim po nga kryeministri Nano. Në vitin 1998 Shërbimi Informativ Kombëtar u shndërrua në Shërbimin Informativ të Shtetit.
    -----------
    Të gjitha rastet e dështimeve

    Kur është kërkuar shkarkimi i Klosit


    --------------------------------------------------------------------------------

    ¨ Në shtator të vitit 1998, ish-kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, i kërkoi Klosit të jepte dorëheqjen dhe ish-presidentit Meidani që ta shkarkonte shefin e SHIK-ut. Kërkesa u bë pas arrestimit të 6 funksionarëve të lartë që ishin në kohën e PD-së dhe që u akuzuan për genocid. Meidani e refuzoi shkarkimin.
    ¨ Në 1999, ish-kryeministri Majko hyri në konflikt të hapur me drejtuesin e SHIK-ut dhe ia paraqiti kërkesën Meidanit për shkarkim. Ish-presidenti e refuzoi dhe Majko e hodhi çështjen në gjyq, duke dashur që ta vendoste në vartësi të shefit të ekzekutivit këtë institucion. Kërkesa e dytë kishte të bënte me ndryshimin e emrit nga SHIK në SHISH. Gjykata e rrëzoi kërkesën e parë dhe la në fuqi kërkesën e dytë.
    ¨ Pranverë 2002, opozita, pas shkarkimit të Rakipit, kërkon mbajtjen e një seance debati për SHISH-in dhe kërkon miratimin e një rezolute që t'i kërkonte kryeministrit paraqitejen e propozimit pranë presidentit për shkarkim. PS-ja vendosi kundër dhe Klosi shpëtoi.
    ¨ Korrik 2002, PD-ja dhe PR-ja kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor për SHIK-un dhe Klosin. Ky komision vazhdon punën dhe do të hetojë, edhe pse Klosi nuk është më në krye të Shërbimit Sekret Shqiptar.

    ----------

    GAZ.SHQIP


    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 08-08-2002 më 10:36

  14. #14
    Nje mafioz me pak ne drejtim te institucioneve shqiptare.

    Pas Rakipit, Mejdanit, tani me ne fund edhe Klosi.

    Nje treshe famekeqe kjo qe e ka mbajtur shtetin shqiptar peng te mafias, droges, korrupsionit, prostitucionit dhe trafiqeve te tjera te paligjshme.

    Me deshtimin e zgjedhjeve te fundit parlamentare dhe me kredite e humbura nga jashte, opozita fitoi terren dhe arriti deri aty sa te imponoje rregullat e veta.

    Tashme tre prej insitucioneve me te rendesishme te shtetit, Prokuroria, Presidenca dhe Sherbimi Informatik, nuk jane me nen kontrollin e mafiozeve famekeqe.

  15. #15
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Pyetja ime do te ishte qe a ka valle "opozita" rregulla te vetat?! dhe nqs ka cilat jane (flas per realet se zyrtaret i kendon Sala dite per dite te pallati i kultures).
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Postuar më parë nga Vinny_T
    Pyetja ime do te ishte qe a ka valle "opozita" rregulla te vetat?! dhe nqs ka cilat jane (flas per realet se zyrtaret i kendon Sala dite per dite te pallati i kultures).
    Pershendetje
    Vinny_T, c'lidhje ka kjo pyetje me temen ne fjale? Qe te mesosh rregullat e nje partie te duhet te sigurosh statutin e asaj partie. Por statuti nuk perben "rregullat e qeverisjes" por rregullat brenda perbrenda partise. Qe te njihesh me formen e qeverisjes qe ofron opozita, duhet te njihesh me platformen e saj, qe do te thote te degjosh e lexosh me vemendje ato qendrime qe mban lidershipi i saj me probleme te caktuare.

    Ne problemin ne fjale, opozita nuk kerkon thjeshte shkarkimin e Klosit por hetimin e tij pasi opozita beson se ai ka shkelur ligjin dhe ka ushtruar dhune karshi saj dhe njerezve te saj.

    Gjithe te mirat !
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    RD i numeron akuzat Klosit

    Plote 22 krime i numron RD ish kryeagjentit shqiptar. Me 22 akuza veshtire te shpetosh...veç ne Shqiperi....edhe bene vaki.
    __________________________________________________ _

    Fakte tronditëse të inkriminimit të kreut të SHIK-ut

    Ja 22 krimet e Klosit

    Fatos Klosi është paraqitur personalisht në Gjykatën e Gramshit dhe gjykimin e përcaktuar për javën e parë të tetorit për Haklajn dhe Haxhinë e kanë ofruar në javën e parë të shtatorit. Klosi ka realizuar lirimin e tyre, duke i paraqitur të dy të arrestuarit si punonjës të Shërbimit Informativ...



    Më datën 12 shtator paradite dhe pasdite, dhe jo në darkë, ai me makinat e tij dhe makina të tjera, njëra prej të cilave drejtohej prej Bedri Ahmetaj, ka larguar nga godina e Shërbimit Informativ Kombëtar të gjithë dokumentet e rëndësishme të këtij Shërbimi, sepse parashikonte atë që kishte përgatitur



    Më datën 14 shtator Klosi ka urdhëruar thyerjen e arkës së Shërbimit Informativ Kombëtar. Arka është thyer nga punonjës të këtij Shërbimi dhe janë zhdukur pa asnjë gjurmë qindra mijëra marka dhe monedha të tjera



    Klosi së bashku me Rakipin dhe Tiranën, më 10 Gusht 1999, në kundërshtim flagrant me zotimin e këtyre dy të fundit para gjykatësve ndërkombëtarë për mbajtjen në burg dhe hetimin e Fatmir Haklaj, pas identifikimit të këtij të fundit nga dëshmitarë okularë, e liron atë për ta likujduar shtetërisht më vonë



    Klosi përpunoi informatorët e tij për dëshmi të rreme në procesin "Hajdari", si edhe shndërroi në dëshmitarë anëtarë të skuadrës së pushkatimit, si Muldaka, veprime këto të denoncuara me fakte në PD. Fatos Klosi manipuloi vrasësin Salihi nëpërmjet drejtorit të zbulimit, Meçe, i cili ishte takuar rregullisht me të



    Në vitin 1999, në Rinas, njësiti i antidrogës konstatoi se makina e Drejtorit kryesor të SHIK-ut, Lesku, me shoferin Arjan Hyseni, mori ngarkesën e drogës për ardhjen e së cilës kishte njoftuar Interpoli



    Në Shkurt të vitit 1999, Klosi urdhëroi Besnik Hodon, përgjegjës për armatimin, dhe Bardhyl Kasullin, magazinier, të nxirrnin nga magazina e SHIK-ut mijëra armë, të cilat të ngarkuara në disa makina u zhdukën së bashku me makinat, u shitën kundrejt vlerës rreth një milion dollarë



    Më 24 Dhjetor 1998, Fatos Klosi zgjati dorën e hajdutit në Thesarin e Shtetit. Në kundërshtim me ligjin, transferon nga zëri 0,5 në zërin 0,3 shumën që e konvertoi në 53.3 mijë dollarë, e merr vetë dy netë para Vitit të Ri dhe nuk jep asnjë destinacion për fatin e tyre.

    Inkriminimi i Klosit në Vrasjen e Shekullit



    Klosin akuzohet si organizatori kryesor i vrasjes së deputetit Hajdari sepse:

    - Në një takim të zhvilluar në fundin e Gushtit ’98, në Hotel Turizmin e qytetit të Tropojës, F. Kërrnaja i është drejtuar Skënder Gjinushit, në prani të disa personave, me një ndër sharjet më të rënda, duke i kërkuar lirimin e Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhia nga burgu, të arrestuar po atë muaj me një furgon me armë në rrethin e Gramshit. Po në këtë bisedë, Kërrnaja, sipas dëshmitarëve, i premtoi Gjinushit eleminimin e Hajdarit.

    Një javë pas kësaj bisede, Fatos Klosi është paraqitur personalisht në Gjykatën e Gramshit dhe gjykimin e përcaktuar për javën e parë të tetorit për Haklajn dhe Haxhinë e kanë ofruar në javën e parë të shtatorit. Klosi ka realizuar lirimin e tyre, duke i paraqitur të dy të arrestuarit si punonjës të Shërbimit Informativ, të cilët trafikun e armëve, sipas tij, e bënin për llogari të këtij Shërbimi. Sot, është provuar se të dy ata, një javë pas lirimit, morën pjesë në ekzekutimin e deputetit Hajdari. Të gjitha këto janë denoncuar më dt. 12 Shtator të vitit 1998.

    - Klosi akuzohet si organizator kryesor i ekzekutimit të deputetit Hajdari, sepse më datën 12 shtator paradite dhe pasdite, dhe jo në darkë, ai me makinat e tij dhe makina të tjera, njëra prej të cilave drejtohej prej Bedri Ahmetaj, ka larguar nga godina e Shërbimit Informativ Kombëtar të gjithë dokumentet e rëndësishme të këtij Shërbimi, sepse parashikonte atë që kishte përgatitur.

    Natën e 12 shtatorit, skuadra e pushkatimit, sipas dëshmitarëve okularë, ishte e pajisur me radiot e SHIK-ut. Opozita ka denoncuar këtë më 12 shtator dhe më vonë, kurse Klosi as edhe bashkëpunëtori i tij, Rakipi, gjer sot nuk e ka mohuar dot.

    - Klosi akuzohet si organizator kryesor të vrasjes së shekullit, sepse menjëherë pas ekzekutimit të zotit Hajdari, ai është zhdukur nga Tirana dhe sipas kryeministrit të asaj kohe, ai kishte deklaruar se ndodhej në Maqedoni, në të vërtetë ai mashtron, sepse ndodhej jo në Maqedoni, por në një qytet të jugut të Shqipërisë,180 km larg nga Tirana. Mashtrimin e autoriteteve zyrtare nga Klosi e kemi denoncuar disa herë, Klosi nuk e ka mohuar dot. Përse u zhduk dhe u struk në Himarë, dhe çfarë e shtyu atë të mashtrojë se ndodhej në Maqedoni? I takon drejtësisë të qartësojë. Klosi akuzohet si organizator kryesor të vrasjes së deputetit Hajdari, sepse më datën 14 shtator Klosi ka urdhëruar thyerjen e arkës së Shërbimit Informativ Kombëtar. Arka është thyer nga punonjës të këtij Shërbimi dhe janë zhdukur pa asnjë gjurmë qindra mijëra marka dhe monedha të tjera të forta perëndimore, shpërbleu me ta vrasësit apo ndërtoi me to vilat e restorantet e tij, është çështje e drejtësisë. Për thyerjen e arkës së shtetit ka dijeni të plotë qeveria, opozita e ka ngritur në mënyrë të përsëritur.

    - Klosi akuzohet si organizator kryesor të vrasjes së deputetit Hajdari, sepse ai së bashku me Rakipin dhe Tiranën, më 10 Gusht 1999, në kundërshtim flagrant me zotimin e këtyre dy të fundit para gjykatësve ndërkombëtarë për mbajtjen në burg dhe hetimin e Fatmir Haklaj, pas identifikimit të këtij të fundit nga dëshmitarë okularë, e liron atë për ta likujduar shtetërisht më vonë. Këtë ne e kemi denoncuar në shtyp, por edhe para gjykatësve ndërkombëtarë.

    - Klosi përpunoi informatorët e tij për dëshmi të rreme në procesin "Hajdari", si edhe shndërroi në dëshmitarë anëtarë të skuadrës së pushkatimit, si Muldaka, veprime këto të denoncuara me fakte në PD. Fatos Klosi manipuloi vrasësin Salihi nëpërmjet drejtorit të zbulimit, Meçe, i cili ishte takuar rregullisht me të.



    Fakte të shndërrimit

    të SHIK-ut në institucionin kryesor të krimit të organizuar



    Opozita ka kërkuar shkarkimin e Klosit, sepse në një kohë kur Shqipëria është shndërruar në megalopolin e krimit të organizuar, trafiqeve kriminale, Klosi ka shndërruar Shërbimin Informativ Kombëtar në institucionin kryesor të krimit të drogës, të armëve në veçanti. Dhe për këto e kanë akuzuar raporte të agjensive më serioze, të bëra publike në të gjitha gazetat kryesore të metropoleve të mëdha perëndimore.

    Por unë do të ndalem në raste konkrete dhe emra konkretë. Në vitin 1999, në Rinas, njësiti i antidrogës konstatoi se makina e Drejtorit kryesor të SHIK-ut, Lesku, me shoferin Arjan Hyseni, mori ngarkesën e drogës për ardhjen e së cilës kishte njoftuar Interpoli. Drejtori i Kontrollit të SHIK-ut, Arben Saliasi, i njoftuar nga policia se makina me ngarkesën e drogës hyri në oborrin e SHIK-ut, kontrolloi dhe gjeti rreth 70 kg kokainë në makinë dhe vendosi në arrest disiplinor sheferin e Leskut dhe Lulëzim Brastarin, oficer i këtij shërbimi. Makina u mbajt e bllokuar para zyrës së Klosit. Por Klosi urdhëroi lirimin e shoferit të Leskut dhe Mbrastarit. Ky i fundit gjatë natës e mori kokainën dhe iku nga Shqipëria.

    Opozita denoncoi trafikun e drogës, ndërsa Rakipi, ish-agjent i Sigurimit të Shtetit mbylli dosjen e padronit të tij.

    Qindra mijëra dollarë ka vjedhur Fatos Klosi nga trafiku i armëve. Në Shkurt të vitit 1999, Klosi urdhëroi Besnik Hodon, përgjegjës për armatimin, dhe Bardhyl Kasullin, magazinier, të nxirrnin nga magazina e SHIK-ut mijëra armë, të cilat të ngarkuara në disa makina u zhdukën së bashku me makinat, u shitën kundrejt vlerës rreth një milion dollarë, të cilat nuk u inkasuan ndonjëherë në arkën e shtetit. Klosi, për t’i mbyllur gojën Kontrollit të Shtetit, shpërbleu kreun e tij me një makinë luksoze.

    Opozita kërkoi largimin e Klosit, sepse ai nuk është vetëm autor i akteve të shëmtuara të terrorizmit shqiptar, i trafiqeve kriminale të të gjitha llojeve, por është dhe hajdut ordiner i buxhetit të shtetit. Më 24 Dhjetor 1998, Fatos Klosi zgjati dorën e hajdutit në Thesarin e Shtetit. Në kundërshtim me ligjin, transferon nga zëri 0,5 në zërin 0,3 shumën që e konvertoi në 53.3 mijë dollarë, e merr vetë dy netë para Vitit të Ri dhe nuk jep asnjë destinacion për fatin e tyre. Për këtë akt, punonjës të ndershëm të Shërbimit Informativ më njoftuan mua, kryeministrin Majko dhe zëvendësministrin Meta.

    Pasi u siguruan dokumentat dhe informacionin e nevojshëm, opoizita e denoncoi këtë skandal, paratë u kthyen vetëm gjashtë muaj më vonë, pasi u qarkulluan në vilat e hajdutëve. Komisioni i SHIK-ut kërkoi ndjekjen nga Prokuroria, por Rakipi, bashkëpunëtor në të gjitha krimet e Klosit, mbylli dosjen.
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenë një zonjë e randë,
    Burrat e dheut të thirrsin NANË
    Vaso Pasha

  18. #18
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Albo,
    Kjo kishte lidhje me ato qe thoshte Redi, qe me keto arritje opozita arriti te fitoje rerren e impononte rregullat e veta.
    Keshtu qe perpara se te kritikosh nje mendim lexo perse behet fjale. Thjesht bera nje pyetje per dike qe ndoshta i njef me mire rregullat e opozites, pasi une thjesht diskutoj ketu se e di shume mire qe per momentin nuk mund te perkrah as poziten e as opoziten pasi me duken te dyja ne nivele qesharake.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Ish-shefi i SHISH-it tentoi dje të arratiset nga Shqipëria

    Fatos Klosi bllokohet në Rinas

    Një urdhër i Nanos, i mbështetur në ligjin për SHISH-in, i ishtë shpërndarë të gjitha pikave kufitare për të ndaluar ish-shefin e SHISH-it, në rast tentative për t’u larguar. Zv.ministri i Jashtëm, Hajdaraga, kishte bllokuar pasaportën diplomatike të ish-kreut të shërbimit sekret. Fatos Klosi ka pasur dijeni për urdhërin e Nanos, pasi është njoftuar për këtë zyrtarisht, por megjithatë është përpjekur që të ikë

    Policia ka penguar dje tentativën e ish-kreut të SHIK-ut, Fatos Klosi, për t’u arratisur nga Shqipëria. Klosi, i cili ndodhej nën shoqërinë e deputetit socialist Taulant Dedja, është ndaluar nga policia e Rinasit, ndërsa po bëhej gati që të hipte në një avion të shoqërisë ajrore Alitalia. Urdhërin për bllokimin e largimit nga Shqipëria e ka dhënë kryeministri, Fatos Nano, i cili është mbështetur në këtë urdhër në një klauzolë të ligjit për SHIK-un, ku thuhet se shefi i SHIK-ut nuk mund të largohet nga vendi, deri pesë vjet pas lënies së detyrës, pa njoftuar kryeministrin. Nano ka urdhëruar të gjitha pikat kufitare, që të pengojnë një largim të Klosit, duke u mbështetur tek klauzola e mësipërme. Mësohet se zv.ministri i Jashtëm, Luan Hajdaraga, ka bllokuar pasaportën diplomatike të Fatos Klosit, i cili, pas shkarkimit nga detyra që mbante, nuk mund që ta gëzojë më këtë lloj pasaporte.

    Shoqëruesi i Klosit, Dedja, ka kërkuar sqarime menjëherë pas bllokimit që i është bërë në Rinas, Klosit. Në mënyrë zyrtare atij i janë komunikuar procedurat ligjore, që kanë bërë të pamundur largimin nga Shqipëria të Klosit.

    Vetë Klosi ka qenë i informuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Bilbil Mema, se ai nuk mund të largohej nga Shqipëria pa informuar më parë kryeministrin.Megjithatë Klosi ka tentuar të largohet në preteksin e një vizite tek vëllai i tij në Itali.

    Tentativa e Klosit për t’u arratisur nga Shqipëria bëhet vetëm katër ditë, pasi kryeministri firmosi shkarkimin e tij, ndërsa Presidenti Moisiu e dekretoi këtë shkarkim. Klosi, në dy intervistat e fundit të dhëna për mediat, konfirmoi se nuk kishte ndërmend që të largohej nga Shqipëria, ndërsa dje ai ka bërë tentativën e parë për të lënë vendin. Por tentativa e Klosit për t’u arratisur nga Shqipëria, bëhet edhe pas një sërë paralajmërimesh që kishin dhënë në media avokatët e tij. Gjinushi dhe Meidani besohet se janë dy nxitësit kryesorë, që kanë kërkuar largimin nga Shqipëria të Klosit. Kjo për arsyen se një inkriminim i mundshëm i Klosit, do të nxirrte edhe inkriminimin e përkrahësve të tij politikë, në një sërë aktesh të dënueshme.

    PD dhe kryetari i Komisionit Hetimor për SHIK-un, Ngjela, ka kërkuar në mënyrë sistematike, që nga dita e shkarkimit të Klosit, që të garantohet qëndrimi i tij në Shqipëri. Ngjela ka paraqitur dy ditë më parë, në mënyrë zyrtare, kërkesën për të garantuar qëndrimin e Klosit në Shqipëri, pranë Presidentit të Republikës, kryeministrit si dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas Ngjelës, Klosi duhet të qëndrojë në Shqipëri, deri në fund të hetimit që komisioni parlamentar pritet të nisë në SHIK.

    Tentativa e djeshme për t’u arratisur e Klosit dëshmon edhe njëherë për inkriminimin e këtij të fundit në një seri veprash kriminale. Klosi po kërkon t’i shpëtojë me çdo kusht drejtësisë. Inkriminimi i tij e bën atë që të mos jetë i qetë në Shqipëri dhe për këtë po shikon tashmë mundësinë e arratisjes në një vend tjetër, ku pritet që të kërkojë dhe azil politik.

    Rilindja Demokratike
    11 Gusht 2002
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rrethi po ngushtohet.

    Mos valle shtabi i vrasjes se Azemit e ka kryer kte vrasje pa dijenine e NANOS?

    Dyshoj se Nano nuk eshte nxites i rebelizmit te 97-tes.
    Dyshoj se Nano nuk ka gisht ne vrasjen e A. Hajdarit.

    Dyshoj se REBELIZMI ka si koke Gjinushin, Zabitin , Mejdanin, Doklen, Ceken etj.
    Taulanti i Dedajve nuk eshte rastesisht ne Rinas me KLOSIN.
    Taulanti ishte ai qe krijoj Alibine per Jaho Salihin.
    KLOSI ka mundesi brenda javes te jete ne burg.
    Gjinushi me Shoke do bejne namin per ta mbrojtur.

    Te shohim.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkarkohen Delijorgjasit e drejtësisë ...
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2008, 14:33
  2. Shqipëria firmosi sot me KE marrëveshjen për vizat
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 09-01-2008, 04:43
  3. PD dhe e ardhmja e saj..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 09:40
  4. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  5. Shqipëria ngjitet në indeksin për korrupsionin
    Nga Lioness në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 14:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •