TIRANE (21 Tetor)
- Përpara largimit, Klosi u është përgjigjur me rradhë pyetjeve të anëtarëve të komisionit, duke u kujtuar atyre vazhdimisht se nxjerrja e dokumentave nga SHISH, përbën shkelje të ligjit. I pyetur nëse sheh ndonjë lidhje me faktin që Hajdari rezultonte se lider i dyte i kryengritjes, gjë që në informacionin e dytë nuk figuron, me vrasjen e Hajdarit, Klosi tha se ky është një spektakël që bëhet në interes të PD. I pyetur nëse ka akses SHISH në kërkesën për heqjen e imunitetit të lidervë të opozitës, dy ditë pas ngjarjeve të 14 shtatorit, Klosi e mohoi një gjë të tillë. Ngjela kërkoi nga Klosi sqarime, se përse ky i fundit nuk ndodhej në Shqipëri gjatë 11-13 shtatorit. "Kam shkuar në Ohër, dhe e kam dëgjuar në rrugë atë që kishte ndodhur. Kam qenë 11-13 kam qenë në Ohër për probleme personale. Pasi asgjë nuk ndodhi në datën 10, nga ana tjetër nuk kisha informacion se kur do të ndodhte vrasja e Hajdarit, ndaj nuk ndodhesha në Tiranë. Unë e kam bërë detyrën time, që konvergon me përfundimet e Gjykatës për këtë vrasje" - deklaroi Klosi.
anjo/mr (BalkanWeb)
TIRANE (21 tetor)
- Kryetari i Komisionit parlamentar të hetimit të SHISH Spartak Ngjela, akuzoi drejtorin e komanduar të SHISH Petrit Myftari, se po ndërhyn në sovranitetin e shtetit. "Do t'i kërkoj kryeministrit shkarkimin urgjent të tij" - tha Ngjela. Sipas tij, kanë qëne në pikëpyetje parlamentarizmi dhe fjala e lirë. "Ne kërkojmë të ndërtojmë sistemin, kurse ata kërkojnë të mnajnë të gjallë krimin. Ne nuk do ta cënojmë shërbimin, por do shpëtojmë politikën dhe shtypin nga "gjëma" e madhe". Ngjela parashikon një të ardhme të shkëlqyer. SHISH-it do t'i hiqet drejtimi nga një parti, po denoncohen monstruozitete. Ai siguroi se "Komisioni nuk prishet nga largimi i 3 anëtarëve, pasi me Kushtetutë, Parlamenti duhet t'i zëvendësojë ata me 3 deputetë të tjerë. anjo/mr (BalkanWeb)
TIRANE (21 tetor)
- Fatos Klosi dhe anëtarët socialistë të komisionit parlamentar braktisin sallën e mbledhjes.
Pas leximit të një letre të drejtorit të komanduar të SHISH Petrit Myftari, i cili kërkoi t'i jepet fund publikimit të dokumentave sekrete ne media, anetari i komisionit Gazmir Bizhga, ka protestuar dhe është larguar nga Komisioni. Pas kësaj, anëtarët socialistë të komisionit parlamentar të hetimit të SHISH, kërkojnë largimin nga mbledhja të përfaqësuesit e medias. Gjatë gjithë seancës, ata kanë tërhequr vëmendjen për dokumentat sekrete që po publikohen në media. Pas kërkesës për largimin e medias, që nuk u pranua nga pjesa tjetër e komisionit, socialistët dhe bashkë me ta edhe Klosi, braktisën sallën.
anjo/mr (BalkanWeb)
Krijoni Kontakt