Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 82
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush eshte Klosi del shume e qarte.
    Ne listen e vrasesve te Azemit figuronte dhe nji i afert i Gjinushit tash del dhe banda Hakmarrja e Shytve te famshem ne krime.




    RD thote sot:


    Zbulohet baza ilegale e ish-drejtuesit të SHISH

    Banda "Hakmarrja për drejtësi" fsheh Klosin

    Burime të sigurta zyrtare bënë të ditur mbrëmë se Fatos Klosi mbahet i fshehur nga ekpsponentë të grupit kriminal "Hakmarrja për Drejtësi". Streha e fundit që ka aktualisht ish-kreu i Shërbimit Sekret shqiptar është ajo e një bandë të njohur për aktet e saja terroriste në Tiranë në verën e ’96. Kjo organizatë terroriste vendosi pranë një supermarketi në Tiranë një eksploziv të fuqishëm si pasojë e të cilit humbi jetën një punëtore, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë. Anëtarë të kësaj bande janë akuzuar nga drejtësia edhe për një sërë vrajsesh të tjera mes të cilëve edhe vrasje të eksponentëve të lartë shtetërorë. Pjestarët e kësaj bande u prangosën vetëm pak kohë pas kryerjes së akteve kriminale, ndërsa u liruan nga rebelimi i ’97. Anëtarët e kësaj bande vazhdojnë të jenë në kërkim nga organet e rendit, ndërsa fshehja e Klosit në strehën e tyre e bën akoma më të qartë arsyen se përse këta elementë nuk kanë arritur që të prangosen gjatë pesë viteve që Klosi ishte në krye të SHISH.

    Skuta ku gjendet Klosi hedh akoma dhe më shumë dritë mbi aktivitetin terrorist që ish-kreu i SHISH ka zhvilluar gjatë pesë viteve të tij në krye të Shërbimit Sekret. Por duket se Nano ka qenë në dijeni të lidhjeve të Klosit me elementë kriminalë. Gjatë prezantimit të djeshëm të kreut të ri të SHISH, Nano i kërkoi këtij shërbimi pastrimin nga elementët e inkriminuar si dhe refuzim kategorik të kontakteve me këtë kategori personash që paraqesin rrezikshmëri për sigurinë në vend.

    I trembur nga një arrestim i mundshëm, Fatos Klosi zgjodhi si rrugën më të mirë të mbrojtjes, atë të kalimit në ilegalitet. Klosi ka pranuar gjatë një interviste se ai nuk ndodhet në shtëpinë e tij pasi sipas tij kjo shtëpi ishte në survejim. Por Klosi harroi të tregonte arsyet se përse ai fshihej dhe se kujt i fshihej realisht. Fatos Klosi ka kaluar në ilegalitet që nga dita që prokuroria deklaroi zyrtarisht se në bazë të hetimeve të kryera kishte rezultuar se Fatos Klosi kishte shkelur ligjin. Klosi e ka pasur të pamundur që të arratiset nga Shqipëria, pasi të dy pasaportat i janë blllokuar si dhe për arsyen se masat e sigurisë janë forcuar në të gjitha pikat e kalimit.

    Fshehja e Klosit vjen pas dështimit të dy tentativave të tij për tu arrratisur nga Shqipëria.Herën e parë Klosi u bllokua në aeroportin e Rinasit, ndërsa për të dytën herë Klosi u bllokua në pikën kufitare të Qafë Thanës. Fshehja e fundit e Klosit si dhe dy tentativat e tij për tu larguar me domosdoshmëri nga Shqipëria flasin për një panik që e ka mbrëthyer kreun e SHISH nga përballja e shpejtë me drejtësinë.



    Ju mbroni Klosin. Ne mbrojmë shërbimin e vërtetë inteligjent

    SHISH-i i Klosit jo vetëm që ka ndjekur e përgjuar opozitën, por në bashkëpunim me Arben Rakipin dhe veglat e tij, Bujar Himçi dhe Agim Tirana, kanë penalizuar me dhjetra e dhjetra qytetarë të pafajshëm, anëtarë e simpatizantë të PD-së vetëm e vetëm për motive politike

    Nga Sali Shehu*



    Eshtë e dyta herë që mblidhemi këtu dhe debatojmë mbi një figurë komplekse dhe ky është Fatos Klosi, ish-kryetari i SHISH-it. Po në ç’pozicion ishim në diskutimin e parë? Ju u munduat të mbani në këmbë një ngrehinë të rrëzuar, ndërsa ne u munduam t’ju bindim se ky njeri duhej larguar, me qëllimin për të reformuar SHISH-in si institucion mjaft i rëndësishëm.

    Ç’është e vërteta edhe përse kryeministri juaj kërkoi shkarkimin dhe ndjekjen penale të Klosit, unë isha skeptik se qëndrimi juaj ndaj Klosit në përfundim të hetimeve do të ishte në të njëjtën gjatësi vale me opozitën. Dhe kështu ndodhi, dolën dy raporte, përqasja e të cilëve natyrshëm të sjell në mendje shprehjen: "Unë ju tregoj ujkun, ju më tregoni gjurmët"(!)

    E përmenda këtë shprehje jo pa qëllim, pasi në raportin "Fino" krahas të tjerave mund të gjesh edhe paradokse me të cilët raportshkruesit kanë menduar me naivitet se do të mbronin Fatos Klosin. Kështu p.sh, në faqen 2, paragrafi 2: "Degët rajonale të shërbimit në Lezhë e Shkodër kanë grumbulluar informacione të përfshira në dosjet e centralizuara nNr. 24 dhe "Rebelimi", në të cilat bëhet fjalë për një grup të armatosur, në drejtim të të cilit përmend emrat e kryetarit të PD, Sali Berisha, si dhe të deputetëve Azem Hajdari, Ferit Hoti, Pal Dajçi, Mark Kroqi, etj.

    Në faqen 3, paragrafi 3 thuhet: Këto institucione kanë qenë vetëm konstatuese dhe se në drejtim të këtyre personaliteteve nuk është bërë asnjë lloj hetimi, si dhe nuk është marrë asnjë masë me karakter operativ ose janë ndjekur apo survejuar nga ana e SHISH.

    Kjo logjikë nuk funksionon, pasi dojet e centralizuara kujtohen vetëm nëpërmjet ushtrimit të mjeteve e metodave të punës së fshehtë dhe se personat në ngarkim të të cilëve çelen këto dosje quhen objekte përpunimi, që mbahen nën kontroll me anë të ndjekjes, gjurmimit, filmimit, fotografimit, survejimit, përgjimit, madje dhe hetimit.

    Kjo analizë e thjeshtë të kujton bindjen se hetimi i pasqyruar në raportin "Fino" ka qenë sa i përcipët, aq paradoksal, sa joprofesional, aq edhe i papërgjegjshëm, pasi SHISH-i i Klosit jo vetëm që ka ndjekur e përgjuar opozitën, por në bashkëpunim me Arben Rakipin dhe veglat e tij, Bujar Himçi dhe Agim Tirana, kanë penalizuar me dhjetra e dhjetra qytetarë të pafajshëm, anëtarë e simpatizantë të PD-së vetëm e vetëm për motive politike.

    Thelbi i çështjes "Klosi" për të cilën po debatojmë sot, është ekspozeja e saktë që ka bërë në raportin e tij zotit Ngjela, pasi hetimi i opozitës i orientuar nga sensi i profesionalizmit dhe i përgjegjshmërisë ka bërë të mundur të identifikojë platformën "Klosi" lidhur me opozitën. Qëllimi i platformës ishte inskenimi i kryengritjes me anë të një strategjie mjaft të studiuar, për realizimin e së cilës do të përdoreshin taktika mjaft të stërholluara për të etiketuar PD dhe opozitën, si e keqja e madhe ose si një bandë terroriste në drejtim të së cilës ishin drejtues kryesorë të opozitës.

    Pikën kulminante të kësaj platforme ogurzezë e përbën vrasja e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, i cili pasi ishte cilësuar si komandant i kryengritjes në Shkodër, Lezhë, Tiranë e Gjirokastër, ishte vënë në shënjestër dhe u vra më 12 Shtator 1998 para selisë së PD-së nga një bandë e mbushur me komisarë, shefa, oficerë të policisë së shtetit, të cilët hynin në zyrën e Klosit si në zyrën e tyre.

    Edhe kjo ngjarje mjaft e rëndë, e cila shkaktoi indinjatë të thellë, nuk bëri të realizohej ëndrra e kryengritjes për të cilën Klosi për dy vite me radhë mezi priste të realizohej.

    Përballë këtyre fakteve të vërtetuara nga hetimi parlamentar dhe burime të tjera legale, fakte të cilat provojnë jo vetëm se ky njeri, pra Klosi, ka dëmtuar arkën e shtetit rreth 1 milion dollarë, por realisht vërtetojmë se këto veprime nuk kanë dëmtuar vetëm PD dhe opozitën, por kanë dëmtuar rëndë demokracinë e brishtë shqiptare dhe institucionet e saj të reja. Në këto rrethana, të marrësh në mbrojtje Klosin, do të thotë se këtë veprim të "pamatur e bën për dy arsye":

    1. Ose këta njerëz i kanë Klosit detyrime aq të mëdha, sa që detyrohen të dalin në mbrojtje, duke pranuar kështu edhe faturën e implikimit në gjithë këtë histori kriminale.

    2. Ose këta mbrojtës të zellshëm i ka molepsur naiviteti politik dhe nuk e perceptojnë dot dimensionin real të situatës së re politike, sepse filozofia politike e tyre është enverizimi dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, qoftë dhe integrimin e Shqipërisë me strukturat euro-atlantike.

    *Deputet

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Fatos Klosi-tani do merrem me politike

    Si eshte bere zakon apo tradite ne trojet shqipetare qe ushtarak apo udheheqesh sherbimesh te ndryshme pas perfundimit te karieres se tyre ushtarake (pa marre parasyshe si)te merren krysisht me politike,apo me themelimin e partive te tyre politike.Ky ishte nje poropozim nga perendimoret e qe sot po zbatohet ne jete nga shume ushtarak.Ja edhe shembulli i funidt.


    Tani do merrem me politikë

    Fatos Klosi


    TIRANE (23 Nentor) - Nuk i kishte shkuar kurrë në mendje se një ditë do të ishte shumë pranë burgut. Dhe fillimisht nuk e ka besuar. Madje ka qeshur. Por kur "informatorët" i kanë thënë se plani për arrestimin e tij ishte serioz dhe i afërt, atëherë ai ka dalë në ilegalitet. Ish-kryespiuni shqiptar Fatos Klosi ka provuar ekstremet në mënyrën e të jetuarit. Pas votimit në Parlament dhe pas kundërshtimit në bllok që iu bë propozimit të raportit "Ngjela", Fatos Klosi është më pak i trembur. Madje dje ka dalë edhe në publik. Megjithatë "jeta ilegale" do të vazhdojë. "Nuk mund të them se deri kur", tha Klosi. Nëpërmjet telefonit celular (që thotë se e ka mbyllur vetëm kur ka qëndruar në helikopter) caktojmë orën dhe vendin e takimit. Përpara bar "Artistit", nga një makinë "Land Rover" Fatos Klosi zbret në shoqërinë e truprojës. "Nuk është e vërtetë, nuk ma kanë hequr as shoferin e as truprojën. Një ditë i kanë pyetur madje mund të them se u kanë bërë edhe presion në oborrin e SHIK-ut", sqaron Klosi. Për të treguar se nuk fshihet nga publiku, Klosi e lë në dorën tonë të zgjedhim vendin ku do të intervistohet. E ndërsa ende nuk kemi porositur pijet, një mesoburrë duke na kërkuar ndjesë për shqetësimin vjen "vetëm për të të falënderuar (Klosin). Bravo, je treguar burrë", thotë ai. Porosisim, por për të paguar? "I shleu një kosovar", thotë kamarieri i lokalit pa thënë identitetin e atij që pagoi. Nga mesi i bisedës së gjatë, Klosi publikon edhe vendimin për karrierën e ardhshme të tij. "Do të merrem me politikë. Sepse kam detyrim ndaj këtij populli për t'i thënë të vërtetën", shpjegon ish-shefi i shërbimit sekret. Në intervistën për Gazetën, Klosi tregon edhe ankthin e ditëve kur të tjerët bënin plane si mund ta arrestonin.
    Ku është fshehur Fatos Klosi këto kohë?
    "Nuk jam fshehur. Nuk është e vërtetë. Unë kam qëndruar pak i tërhequr, në mënyrë që të mos isha në kontakt të drejtpërdrejtë me ata që donin të më arrestonin. Nuk doja që t'ua bëja kaq të lehtë këtë veprim".
    Po ku ke jetuar?
    "Në Tiranë dhe në Durrës. Por më shumë në Durrës. Kam qenë më i qetë. Atje kam dhe shumë miq e të njohur. Deti të qetëson edhe kur është i egër".
    Si mbushet dita e ish-shefit të shërbimit sekret?
    "Thjesht. Tani jam shlodhur. Kam lexuar, një gjë që kisha kohë, vite që nuk e kisha bërë".
    E çfarë po lexon?
    "Libra historikë dhe kujtime. Libri i Kujtimeve të një gjenereli amerikan. Një libër për historinë e aviacionit e libra të tjera".
    Me se do të merresh në vazhdim, pasi ke lënë edhe leksionet në fakultet?
    "Do të bëj politikë. Ndjej dhe kam detyrim ndaj këtij populli për të thënë të vërtetën. Do të luftoj me të gjithë ata politikanë që gënjejnë, shpifin dhe mashtrojnë këtë popull. Shoh se kam shumë njerëz që më besojnë e më mbështesin në ato që them".
    Si do të merresh me politikë. Mos do të krijosh një parti të re?
    (Qesh) "Kjo është absurde. Shiko, unë para se të bëhesha kryetar i SHIK-ut kam qenë anëtar i Partisë Socialiste. Megjithatë është ende herët për të përcaktuar mënyrën se si do të bëj politikë, për këtë do të konslutohem me miqtë e mi".
    Po si e ke marrë një vendim të tillë?
    "Mua më detyroi politika që të bëhem publik, duke u mbrojtur. Sepse ata menduan se unë do të dorëzohesha lehtë ndaj akuzave absurde që mu bënë. Dhe gjatë kësaj kohe unë kam parë se politikanët tallen me këtë popull. E konsiderojnë si një gjë që mund të mashtrohet, si një gjë ndaj të cilit nuk kanë detyrime".Si e vlerëson rezultatin e votimit të raportit të komisionit "Ngjela"? "Dua të bëj një sqarim, se po luhet shumë me shifrën 58 deputetë. Nuk ishin 58, por 72. Sepse 14 deputetë dhe këta dihet se cilët janë sepse votimi ishte i hapur, abstenuan. Ishte ai grup deputetësh, të cilët nuk ishin dakord as me përfundimin se unë kisha abuzuar me financat e SHIK-ut".Cili ishte momenti më interesant i debatit? "Berisha në disa momente mu duke si nxënës besnik i Enver Hoxhës. Në replikën që bëri me Skënder Gjinushin dhe Nazmi Bilanin, përdori të njëjtin stil si Enver Hoxha në konferencën e famshme të Tiranës, në vitit 56. Nuk e ka reformuar fare stilin". dxh/ko (GazetaShqiptare/BalkanWeb
    ---------------------------------
    -------------------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Uaaa sa cudi !

    Klosi kunder Enverit, Gjinushi kunder Enverit dhe Mejdani gjithashtu.
    Berisha me Enverin. Azemi me Enverin.
    Deputetet e Ps-se kunder Enverit me qe jane me Klosin.
    Pra Klosi me hajdutet e tropojes te veshur polica e me radiot e Shikut paskan qene anti-Enver dhe kane vrare Azemin si pro-Enver.
    Braho, miku i Sulo Gradecit e ish kryetari shoqates "vullnetaret e Enverit" na qenka bere Anti-Enver.
    I ziu Klos po lufton kunder Enveristeve.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Fatos Klosi
    Maske e nje klani mafioz,pjese e nje dosje te zeze per historine shqiptare.
    Arsyet qe u kontrollua SHISH,TE NDRYSHME edhe per te pare politika deri ku jane te dhenat per to te pergjuara sigurisht ne menyre te paligjeshme,moral brenda amoralitetit.
    Sherbimi informativ shqiptar edhe pas dy legjendareve,Gazidede,Klosi do te nxjerre nje tjeter emer,por do te jete me i mbrojtur se do te sherbej klaneve me kujdes dhe nje eksperience te re.
    Kur SHISH do te merret me kontrollin e aktiviteteve te te huajve qe hyjne ne shqiperi,sa Te presim dhe shpresojme aSHTU SIKURSE NE KETO 63 VJET ILUZIONESH PER NJE JETE ME TE MIRE.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje te gjitheve!

    Personalisht mendoj qe SHIK-u ka mare pjese ne trafikim droge e armesh bile jam i bindur per kete, por a e ngarkon kjo gje personalisht Klosin?
    Pse ne seancat ku Klosi u pyet nga pozita dhe nga OPOZITA nuk u permend asgje nga keto?
    Sepse shtetaret dhe opozitaret kane gisht vete ne keto pune (bile dhe shkaku i vrasjes se Hajdarit eshte lufta per kontrabanden e armeve)
    E gjitha eshte farse e opozites per te luftuar personalisht ato qe "si do" sic eshte edhe propozimi i fundit per hetimin e Rames.
    Pse druhet OPOZITA por edhe pozita qe ceshtjen ta kaloj ne gjykate?
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Materiali i vënë në dispozicion të hetimit është kryesisht për tenderin e blerjes së makinave dhe pajisjeve kancelarike
    Nano depoziton prova të reja për Klosin


    Kryeministria i dërgoi dje prokurorisë së Tiranës prova të tjera për abuzimet e shkeljet në SHISH

    Ened Janina
    TIRANË- Kryeministria dorëzon në Prokurorinë e Rrethit Tiranë prova të tjera për fajësinë e ish- kreut të SHISH- it, Fatos Klosi. Pas kërkesës që organi i akuzës së kryeqytetit i bëri një javë më parë, Këshilli i Ministrave solli dje disa fashikuj me materiale, të cilat sipas tyre provojnë se Klosi ka kryer abuzime financiare. Këto materiale flasin më kryesisht për tenderat e blerjes së makinave dhe tenderat për blerjen e pajisjeve të zyrave të Shërbimit Informativ Shqiptar. Lajmi është pohuar dje nga burime të organit të akuzës së kryeqytetit. Sipas tyre, këto prova sapo kanë ardhur dhe për pasojë nuk janë shqyrtuar ende nga prokurorët e çështjes. Hetimi për ish- kreun e SHISH- it, Fatos Klosi, ka filluar në mes të muajit nëntor pas një denoncimi të bërë nga kryeministri Fatos Nano. Rreth një javë më parë, Prokuroria e rrethit Tiranë i dërgoi kallëzuesit një shkresë zyrtare ku i kërkonte prova të tjera. Sipas shkresës së organit të akuzës, “kallëzuesi (kryeministria) duhet të sillte prova të tjera për të provuar fajësinë e shtetasit Fatos Klosi. Hetimet e deritanishme të prokurorisë, të bazuara në kallëzimin e bërë nga Fatos Nano, nuk kanë vërtetuar akuzën e ngritur për abuzime me fondet shtetërore. Dokumentet e paraqitura ishin të paplota dhe duhet të plotësoheshin me shkresa të tjera zyrtare që të tregonin se Klosi kishte abuzuar”. Në kallëzimin e bërë nga ana e Fatos Nanos akuzohej ish- kreu i SHISH- it se ka abuzuar me fondet e shpërblimeve që i janë dhënë agjentëve dhe informatorëve të ndryshëm. Madje, sipas Nanos, ai nuk ka regjistruar asgjë në lidhje me mënyrën se si janë harxhuar paratë e fondit rezervë të SHISH- it për pagimin e informatorëve dhe marrjen e informacionit. Për kryeministrin, së bashku me Klosin janë fajtorë edhe dy drejtorë Bardhyl Mema dhe Ramadan Rama. “Klosi i ka akorduar vetes së tij shpërblime tepër të larta si dhe nuk ka mbajtur ashtu siç duhej financat duke hedhur një hije dyshimi se ku kanë shkuar paratë e dhëna. Ai dhe drejtuesit e Shërbimit Informativ Shtetëror gjatë administrimit të fondeve buxhetore që u janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, kanë vepruar në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, të cilat rregullojnë mënyrën e përdorimit të fondeve buxhetore në përgjithësi dhe atyre që i vihen në dispozicion SHISH- it në veçanti”, thuhej në kallëzimin e depozituar në prokurori. Këto shkelje i kishte zbuluar drejtoria e kontrollit pranë Këshillit të Ministriave. Pas “alarmit” të prokurorisë se për Fatos Klosin nuk kishte prova, kryeministria reagoi menjëherë. Njerëzit e saj rihapën materialet që kishin për ish- kreun e SHISH- it dhe i kontrolluan edhe një herë për të gjetur materiale të tjera shtesë që të fajësonin Klosin. Dje ata dorëzuan në Prokurorinë e rrethit Tiranë të gjitha materialet e tjera që gjetën. Këto materiale ishin dokumentet e tenderave. Sipas kryeministrisë, Klosi ka abuzuar gjatë tenderit të blerjes së makinave për institucionin e tij. Makinat ishin blerë më shtrenjtë seç duhej dhe në dokumentet e tenderit kishte pasur abuzime. Kryesisht makinat e blera në këtë tender janë fuoristrada tip “KIA” dhe vetura tip “Volksvagen Bora”. Tashmë ato janë në përdorim të zyrtarëve të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ndërkohë tenderi i dytë ishte ai i blerjes së pajisjeve të zyrës. Gjatë kohës kur Fatos Klosi kishte drejtuar SHISH- in ishte zhvilluar një tender ku ishin blerë pajisje kancelarie për zyrat e institucionit. Kontrollet e zhvilluara nga ana e njerëzve të kryeministrisë, tregojnë se Klosi ka abuzuar në këto tendera duke përfituar shuma parash. Burime të prokurorisë pohuan dje se të gjitha këto materiale do të verifikohen nga grupi i prokurorëve që po merret me hetimin e çështjes. Ata do t’i kontrollojnë dhe do të hetojnë në lidhje me këto dokumente. Më pas do të përcaktojnë nëse Klosi ka kryer elementë të veprës penale dhe do të merret i pandehur ose jo. Deri tani, hetimet nuk kanë nxjerrë ndonjë vepër penale të kryer nga ana e Fatos Klosit. Burime nga grupi hetimor pohuan dje, se afatet e hetimit janë deri në muajin prill. Në rast se deri atëherë nuk do të evidentohen shkelje, hetimi do të mbyllet për mungesë të elementëve të veprës penale.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    O Albo !

    Kjo puna tenderave eshte si puna e "kafeve te Nexhmijes"

    Pyetja shtrohet: Pse pozita dhe opozita nuk kane b_ythe me e akuzu per kontrabande armesh dhe droge,per eliminime personi ????????!!!!!!!!! sikurse deklaronte para kamerave senator avokat Ngjela para se komisioni te fillonte pune.

    - jane te paafte ti nxjerin keto te verteta?
    - nuk duan?
    - apo SHIK-u eshte i lare nga te tilla gjera?

    Keto jane pyetje qe kerkojne pergjigje


    p.s. per ty dhe te tjeret qe ne vend te diskutimit ne forum vendosin artikuj gazetash
    Artikujt e gazetave ( qe per hir te vertetes duhen pare me sy kritik, se shkruajne nga pozita klanesh ose personale ) sherbejne per ilustruar ndonje ARGUMENT TENDIN, ose per te mbeshtetur theniet e njerit apo tjetrit dhe ne te tilla raste mund te citohen ose te sillen ne forum pjeserisht. Por JO te sillen sic merren nga gazetat me right click se ky eshte forum ku diskutohen,ngjarje, fakte rihen mendime etj. Shtypin e dites e lexon ( ose e perbuz me neveri ) gjithsekush per hesap te vet.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    G55


    --------

    Ngjela: Shteti po falimenton totalisht

    Opozita deklaron se organizata kriminale "Hakmarrje për Drejtësi" ka qenë në shërbim të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të vetë ish-kreut të tij Fatos Klosi dhe skandali i gjykatës dëshmon falimentimin absolut dhe total të shtetit

    "Shteti po falimenton ndaj krimit të organizuar përfundimisht. Është edhe skandali i djeshëm që gjykata e Tiranës pushon çështjen për grupin "Hakmarrje për Drejtësi". E konceptojmë këtë si fillim i falimentimit total të shtetit dhe i bëjmë thirrje organit të akuzës, gjykatave, të kenë parasysh se për grupin që kanë liruar, ne kemi të dhëna të plota, që ka qenë në shërbim të SHISH-it, të drejtuar nga ish-kryetari Klosi"

    "Qeveria shqiptare është e lidhur me krimin e organizuar, i cili po godet institucionet më të larta shtetërore". Këto akuza në drejtim të qeverisë, kanë ardhur nga opozita shqiptare, të transmetuara nga sekretari i marrdhënieve me publikun në PD z.Spartak Ngjela. Sekretari demokrat e ka argumentuar këtë akuzë të opozitës, me çështjen gjyqësore "Hakmarrje për Drejtësi", duke e pushuar së gjykuari pa mundur të japë asnjë gjykim. Sipas Ngjelës, "organizata kriminale "Hakmarrje për Drejtësi" ka qene ne sherbim të Shërbimin Informativ Shtetëror dhe të vetë ish-kreut të tij Fatos Klosi. Skandali i gjykatës, është shprehur Ngjela, dëshmon falimentimin absolut dhe total të shtetit.

    Kjo tregon se shteti po falimenton ndaj tij perfundimisht. Është edhe skandali i djeshem, ku gjykata e Tiranës pushoi çështjen për grupin "Hakmarrje për Drejtësi". Ngjela ka theksuar se, ne e konceptojme këtë si fillim i falimentimit total të shtetit dhe i bëjmë thirrje organit të akuzës, gjykatave, të kene parasysh se për grupin që kanë liruar, ne kemi të dhëna të plota, që ka qene në shërbim të SHISH-it, të drejtuar nga ish-kryetari Klosi. Ne do t'i drejtohemi dhe drejtorit të ri të SHISH-it që ta zbardhë këtë çështje. Nëpërmjet Klosit dhe Pobratit, ai grup ka punuar në Shërbimin Informativ". Por drejtuesit e opozitës shqiptare nuk mbarojnë këtu me akuzat ndaj qeverisë, e cila tashmë po thellon çdo ditë e më shumë lidhjet e saj me krimin e organizuar, trafiqet dhe kontrabandën. Edhe vete kryetari i PD-së z.Berisha, një ditë më parë ka akuzuar në sallën e parlamentit, drejtpërdrejt kryeministrin Nano, i cili është lidhur me krimin e organizuar, që i ka rrënjet edhe ne qeveri dhe ai nuk guxon të heqë apo të shkarkojë ndonjë ministër, sepse rrëzohet qeveria e babëzisë së tij. Ai është shprehur, se "si opozitë marr përsipër t'ju provoj fytyrën e shemtuar, ju nuk duhet te ma pengoni kete te drejte, sepse kercenimet i merr opozita dhe ajo është e vendosur për të qëndruar deri ne fund. Edhe nje here, jam këtu për t'ju bere thirrje të zbatoni rregulloren e parlamentit". Më tej, Berisha është shprehur se "janë ministrat, bijtë e te cileve vrasin në rrugë dhe nuk dënohen, janë ata që shkatërrojnë Shqipërinë dhe që sot ndodhen në sallën e parlamentit, të ulur në kabinetin qeveritar. Njerëz të cilët Fatos Nano i mban, sepse ka frikë se një lëvizje po të bëjë, i rrokulliset babëzia e tij-qeveria. Ne jemi në partneritet me shoqërinë shqiptare dhe komunitetin ndërkombëtar, në luftën kundër atij faktori që është shndërruar në kancer të këtij vendi". Të gjitha këto shqetësime dhe akuza të drejtuara në adresë të qeverisë, opozita ka vendosur t'i bëjë të njohura publikisht çdo ditë, me fakte dhe dokumente konkrete.

    Eva Gjura


    ----------


    Moderatoreve!

    Nji mendim kam:


    Me then te drejten , une personalisht nuk i kushtoj fare rendesi temave te caktuara si KRYETEMA.

    Zakonisht lexoj temen e siperme qe ndodhet poshte Kryetemave.

    Me mire qe te lihet e lire Koka e Rubrikes dhe te rrije e para tema e rrahur ne castin e fundit.

    Ne raste te vecanta edhe mundet te caktohet nji kryeteme e dites ose e javes por jo keshtu si statuja po nji pal Tema te "myken" aty lart si kater mjekroshet klasike ne sfond te podiumeve te mbledhjeve ne kohen e PPSH-se..


    Cdo te mire..


    ---------

    Ne lidhje me temen e Klosit dhe "hakmarrjes" do te thosha se NGJELA eshte nji SPARTAK i vertete qe guxon te dale kunder mafies socialiste.

    I uroj jet te gjate kti Njeriu te Kulturuar e Trim.

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Edhe pse hetuesit nuk kanë mbërritur ende në një konkluzion të saktë për frytshmërinë e këtyre materialeve të reja, pritet që ato të hedhin më tepër dritë mbi çështjen e përfolur

    Pas kërkesës së hetuesve, vijnë materialet për "abuzimet financiare" në SHISH

    Klosi, provat e reja prokurorisë
    Nano dorëzon dokumentet e kontrollit

    TIRANE

    LAJMI

    Mbërrijnë në Prokurori dokumente të reja ndaj ish-kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosit. Kryeministria e cila ka bërë edhe denoncimin, i është përgjigjur kërkesë së Prokurorisë, duke i vënë në dispozicion materialet e kërkuara, për të vërtetuar abuzimet financiare në institucionin sekret. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se mbërritja e dokumenteve të kërkuara pritet të shënojë zhvillime të reja të procesit hetimor, i cili ka filluar prej pesë muajsh.

    Kryeministri Nano dërgon dokumente të reja në prokurori për çështjen "Klosi". Hetimet ndaj ish-kreut të SHISH-it, Fatos Klosi, pritet të hyjnë në një fazë të re të zhvillimit të tyre, që pas mbërritjes së disa materiale shtesë nga Këshilli i Ministrave. Pas kërkesës zyrtare të organit të akuzës dhe rrezikut të pushimit të hetimeve ndaj ish-kreut të shërbimeve sekrete, ekzekutivi ka dorëzuar ditët e fundit disa dokumente të reja për akuzën e abuzimeve financiare të SHISH-it. Edhe pse hetuesit nuk kanë mbërritur ende në një konkluzion të saktë për frytshmërinë e këtyre materialeve të reja, pritet që ato të hedhin më tepër dritë mbi çështjen e përfolur të tenderave të karburanteve, fondit të shpërblimeve apo akuzave të tjera të ngritura edhe publikisht ndaj ish-kreut të SHISH-it. Prokuroria e Tiranës po heton prej pesë muajsh Klosin për abuzime financiare në SHISH, megjithëse ndaj tij ende nuk ka ndonjë akuzë zyrtare. Fillimi i hetimeve u iniciua nga kryeministri Fatos Nano në gusht të viti të kaluar. Megjithëse ndaj Klosit u hodhën një sërë akuzash publike, që kishin të bënin me detyrën e tij në krye të SHISH-it, Prokuroria vendosi të hetojë vetëm për akuzën e abuzimeve financiare. Një akuzë e tillë u vërtetua edhe nga komisioni parlamentar hetimor. Por, me sa duket, dokumentacioni i vënë në dispozicion organit të akuzës nga Kryeministria nuk ishte i mjaftueshëm për të vërtetuar pretendimin e mësipërm. Ky ka qenë edhe shkaku që Prokuroria pas rreth 3 muaj hetimi i kërkoi Nanos dokumente të tjera shtesë, të cilat tanimë janë në duart e hetuesve.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ALBO ..mendoj se keto KRYETEMAT e bejne pak bajat Rubriken e Shtypit.

    Nuk kuptohet se kush eshte e reja e dites sepse gjithmon keto rrine lart artificialisht.

    Me mire leri temat te qarkullojne sipas interesimit te Forumistave.



    Tash per Klosin..
    --------


    Ja c'thote KLANI..per Klosin ku nga i pari e deri tek portieri e roja i nates jane agjenta te Klosit. E vertetuar kjo.

    I merr malli per Shefin pezaket e Klanit.

    ---------

    Jeta e re e Fatos Klosit

    Ka themeluar nje qender per studime rajonale dhe po jep leksione ne fakultet. Nje jete larg nga politika? Aspak. Sepse ka marre teseren e PS me firmen e Nanos dhe eshte zgjedhur ne forumet drejtuese te partise se Tiranes. Duke synuar me lart, i mbeshtetur tek miqte e perhershem ne PS

    nga Alfred Peza



    Fatos Klosi, ne nje ore mesimi ne fakultetin e shkencave

    Pasi ka parkuar makinen ne fund te Bulevardit Zogu I, mengjesin e se martes se kesaj jave, me duart te "zhytur" ne xhepat e palltos se zeze, Fatos Klosi eshte drejtuar i vetem drejt salles 227 te godines "A" te Fakultetit te Shkencave te Natyres. Ishte dita e pare e leksioneve me studentet e vitit te pare dhe te trete, pas afro 6 vjetesh shkeputje nga profesioni i tij. Ndaj prapa xhamave te syzeve, me shume se veshtrimi i ftohte i nje kryespiuni te regjur, rrezatohej nostalgjia per rikthimin tek "aroma" e harruar e shkumesit.

    Thuajse te gjithe studentet kthenin koken per te veshtruar "live", pamjen e ish shefit te sherbimeve sekrete shqiptare. Pas trazirave te 1997, qe kur u zgjodh kryetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te 29 qershorit dhe me pas shef i SHISH, Klosi nuk kishte shkelur neper ato korridore. Keshtu qe studentet nuk mund ta dinin se ai po rikthehej si pedagog i lendes se fizikes se kristaleve. Ndaj dukej se po shfrytezonin shansin per te takuar nga afer njeriun e bere "te famshem" pak muaj me pare, pas nje debati te bujshem ne Komisionin Hetimor Parlamentar "Ngjela", per veprimtarine e tij ne krye te SHISH. Atehere kur kryeministri Nano deklaroi se nuk do lejonte "qe e gjitha kjo, te kthehet ne kapital politik per Klosin" dhe shumica e deputeteve rrezoi nje kerkese per hetimin e tij.

    Ndryshe nga shume ish kolege qe gjate ketyre 10- 12 vjeteve kane braktisur profesionin per karrieren politike, Fatos Klosi i eshte rikthyer "dashurise" se pare. Madje sic thote ai, me shume dashuri dhe me te njejtin pasion. Deri tek ky rikthim i tanishem ka rrjedhur shume uje dhe profesori i fizikes ka marre edhe vete jo pak leksione nga pervoja ne drejtimin e SHISH. Me 18 shkurt, diten e pare kur kaperceu pragun e Fakultetit, ai reflektonte qetesine e nje njeriu qe sapo ka rinisur cilesisht ndryshe, nje rruge te re. Nje rruge qe sic thote me bindje, do ta beje te luaje serish nje rol te rendesishem ne jeten shqiptare.

    "Por kete radhe, ndryshe nga deri tani, synoj ta realizoj nepermjet nje angazhimi aktiv te drejtperdrejte publik, intelektual dhe politik", deklaron Klosi, duke pranuar te rrefeje per here te pare, ndryshimet e reja dhe planet per te ardhmen. Qe jane disa e qe fillojne me leksionet, teseren roze, studimet per zhvillimet rajonale dhe pengesat qe vijne nga dosja e hapur ne Prokurori dhe te qenurit i vetmi qytetar i Shqiperise qe e ka te ndaluar te mbaje nje pasaporte nderkombetare me urdher te kryetarit te qeverise.

    Tesera me firmen e Nanos

    E ndersa flet me pasion per jeten e re, Fatos Klosi ndalon pak dhe duke te pare drejt e ne sy, deklaron pa asnje ekuivok, ndoshta me te rendesishmin e te gjitha vendimeve te shpejta qe i eshte dashur te marre brenda pak muajsh: "Dua te hyj ne politike". Nje kapercim drejt nje permase te re, vendimi per te cilen, ndoshta i ka shkrepetire rrufeshem, atehere kur edhe nuk pritej. Ne kohen kur politikanet ne Parlament gati e cuan ate ne qeli, nen akuzen e aferave korruptive dhe abuzimit me postin, ne kohen kur drejtoi per 5 vjet sherbimin sekret shqiptar.

    Dhe 3 muaj me pare, kur Fatos Nano udhehiqte fushaten per lincimin e tij, askujt nuk i shkonte ne mendje se nje teser roze gjithesesi kishte mundur te mbante lidhur me nje fije raportet mes dy ish miqve, te shnderruar ne armiqte me te medhenj te momentit. Nen shembullin e kolegut te vjeter te fakultetit, ish presidentit Meidani dhe ndoshta edhe me aprovimin qofte ne heshtje te zv/kryeministrit Ilir Meta, Klosi kishte aplikuar per t'u bere anetar i thjeshte i Partise Socialiste.

    "Tashme kam ne xhep dokumentin me simbolin socialist. Nje tesere qe mban firmen e kryesocialistit Nano", shpjegon Klosi, i cili nuk di sakte te pergjigjet, nese ai vete ka dijeni per kete veprim. "Per anetaresimin besoj se po. Por duke qene se behet fjale per nje dokument qe prodhohet ne seri bashke me firmen, nuk besoj se ai njeh shume hollesi. Megjithate, kjo nuk ka ndonje rendesi per mua", thote Klosi.

    Si per te treguar se vendimi per t'i hyre politikes nuk ishte nje enderr per te qetesuar perkohesisht sedren e lenduar, ai sqaron se ka arritur te zgjidhet nderkohe anetar i Keshillit te Zones numer 6 te PS se Tiranes. Nje strukture kjo drejtuese e disa organizatave, qe jane qeliza baze e piramides socialiste, ne zonen e oxhakut te Shkolles se Bashkuar, prane selise qendrore te SHISH. Deri ketu gjithcka duket te jete arritur me dinamizmin ne heshtje te nje ish kryespiuni, e gershetuar me llogarite ftohtesisht te qarta te nje profesori te shkencave ekzakte.

    Por duket se ambicjet e reja politike te Fatos Klosit, nuk mund te perfundojne ketu. Jo vetem per faktin se vitin tjeter jane zgjedhjet e reja parlamentare dhe ai i ka shpeshtuar se tepermi udhetimet drejt Mallakstres, zones se origjines se familjes se tij. Por, edhe per faktin se ai nuk e fsheh qe tenton t'i ngjitet sa me lart majes socialiste. "Synoj qe te perfshihem ne forumet kryesore te PS, atje ku fjala degjohet edhe me shume. Per kete, kam nisur edhe angazhimin tim intelektual e shoqeror. Pasi qe te pretendosh, duhet te kontribuosh. Dua te jem nje ze i lire brenda kesaj partie, pa patur sikletin se c'do te thone per kete, Nano apo Meta", sqaron Klosi.

    Por duke patur te pashlyer ende shijen luftes politike me emrin e tij, ai nuk harron te shtoje se "beson qe me kete angazhim te mos arrije te behet i bezdisshem per askend". Vendimi per t'i hyre pikerisht ne kete kohe kesaj rruge, nuk duhet te kete qene edhe aq i thjeshte per nje intelektual qe nuk ishte angazhuar gjate ketyre 12 viteve brenda radheve te ndonje partie politike. Por gjate 5- 6 viteve te se majtes ne pushtet, puna e tij ka qene e tille, qe e ka lidhur thuajse me te gjithe aktoret kryesore te jetes politike. Ndaj edhe nisma per te ndjekur kete rruge, "ishte jo vetem konkluzion i te gjithe rrethit te miqve, por edhe i politikaneve ne nivelet me te larta te PS", thote Klosi.

    Kjo duket se ia ben atij me te lehte deklarimin e ambicjeve politike. "Pervec synimit per t'u zgjedhur ne strukturat e partise ne kryeqytet dhe forumet e saj qendrore, deshiroj dhe them se do te jem edhe delegat ne Kongresin e PS, qe do te zhvillohet ne vjeshten e ketij viti", shton ai. Duke saktesuar se ka vendosur qe tani te diskutoje para forumit me te larte te socialisteve shqiptare. Klosi beson tek demokracia e brendshme dhe hapesirat per konkurim qe ofrojne strukturat e PS.

    Ne qarqet politike, ai njihet si mik i Meidanit, Dokles apo Brokajt, te cilet nuk kane deshire te identifikohen si pjese e grupit te Nanos apo Metes. Por qe Fatos Klosi te mund te realizoje synimin e tij, per t'u bere nje personazh i rendesishem i jetes politike shqiptare, nuk mund te mos mbeshtetet ne njerin, apo tjetrin grupim. Aq me teper kur Nano dhe Meta duket se po i vajisin serish armet, per betejen politike te radhes. Gjate takimeve te shumta te diteve te fundit te zv/kryeministrit ne korridoret qe te cojne ne zyren e tij ne ministrine e Jashtme, eshte pare edhe Fatos Klosi. Por, ai vete duket se nuk ka shume deshire te diskutoje per kete teme.

    Per te, me e rendesishme se kjo mbetet shfrytezimi i hapesirave te nevojshme per zbatimin e ideve te tij politike. Te cilat, sic shpjegon vete, jane kristalizuar nga eksperienca disa vjecare gjate drejtimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe Sherbimit Informativ Shteteror. Klosi beson se aktualisht ato "mund te gjejne zbatim nepermjet angazhimit ne strukturat dhe forumet drejtuese te Partise Socialiste".

    Dashuria e pare

    I mbetur i papune deri dje, koha e lire ne dispozicion te ish shefit te sherbimit sekret sa vjen dhe pakesohet. Mbi nje muaj me pare ai themeloi Qendren e Studimeve Rajonale, ndersa qe te marten, i duhet te angazhohet 16 ore ne jave per te dhene leksione te fizikes se pergjithshme e te kristaleve me studentet e vitit te pare dhe te trete.

    Por, per te mos qene "i lidhur" me kete pune, ai ka deshire te qendroje nje pedagog i thjeshte. Duke i lene pas, njehere e pergjithmone aspiratat e dikurshe, kur ngriti laboratorin me te mire ne Shqiperi per fiziken materiale dhe ishte ne krye te Qendres se Mikroskopise Elektronike. Ai nuk duket se do t'i gezohet me laboratorit te tij unik, qe pas shume perpjekjesh, me ndihmen edhe te ish ministrit te Mbrojtjes se PD, Safet Zhulali arriti ta kompletonte me paisjet e marra nga Instituti numer 6 i Ushtrise, i drejtuar dikur nga djali i madh i Enver Hoxhes, Iliri. Klosi ndihet i kenaqur qe edhe keshtu, mbase i ndihmuar nga grada shkencore "Profesor", arrin te siguroje nje page te kenaqshme per nivelin aktual te arsimit shqiptar.

    E kjo duket se i jep qetesine e nevojshme dhe e ben te ndjehet serish i vleresuar ne profesionin qe i ka kushtuar pjesen me te madhe te jetes, e qe e beri te njohur. "Per te qene plotesisht i sakte, une nuk e rifillova punen ne fakultet tani, por diten e pare te ketij viti shkollor, me 3 tetor 2002", sqaron Klosi, duke zbuluar se kjo zgjati vetem 2- 3 dite. "Ishte koha kur nga momenti ne moment, pritej arrestimi im dhe policia kishte nisur te levrinte. Me shume se kesaj, i frikesohesha prangosjes ne ambjentet e Fakultetit te Shkencave, e ndoshta edhe me keq, ne sy te studenteve te mij, gjate ndonje ore leksioni".

    Por, kujtimi i diteve me te veshtira te jetes se tij, tashme i duket si nje enderr e keqe, e larget. Pas 6 vjetesh, ai eshte ulur serish ne poltronin e pedagogut te katedres se Fizikes se Materialeve, ne Fakultetin e Shkencave te Natyres. Studentet dhe koleget, do vazhdojne ta gjejne si dikur profesor Klosin, ne zyren e tij, ne katin e pare te Godines "C" te fakultetit. Madje, duke mos e fshehur kenaqesine, Klosi thote se "zyra ime eshte po ajo qe une kam patur para se te largohem ne '97. Askush nuk e kishte perdorur gjate kesaj kohe dhe pervec pluhurit, cdo gje ishte ne vendin e vet".

    Por gjate mungeses se tij, pavaresisht se nje shkence ekzakte, Fatos Klosi thote se fizika e materialeve ka njohur zhvillime te reja. Nje konstatim qe duket se po rindez ne dejet e tij, "gjakun e shprishur" te shkencetarit. Ndaj vec oreve me studentet, te marten e kesaj jave, ai nuk ngurroi te merrte pjese edhe ne nje cikel leksionesh qe po jep keto dite ne Tirane, njeri prej shkencetareve me te njohur te Italise, per fiziken e materialeve.

    Qendra e studimeve

    Njohurite, pervoja si shef i sherbimeve sekrete dhe kontaktet e shpeshta me mediat, e kane bere Fatos Klosin te kuptoje se ai mund te kontribuoje edhe ne nje fushe tjeter: ate te studimeve per raportet aktuale te faktorit shqiptar me politiken, ekonomine dhe krimin e organizuar ne Ballkan. "Per kete qellim, mbi nje muaj me pare themelova Qendren e Studimeve Rajonale, nderkohe qe jemi duke punuar per zyrtarizimin e saj para se te dalim ne publik me punimet tona te para", pohon Klosi. Ne zyren e re prane godines se Ambasades Amerikane ne Tirane, bashke me grupin nismetar te perbere nga politikane si Sabit Brokaj, apo diplomate si Agim Fagu, ne projektet e saj pritet te angazhohet elita e mendimit aktual shqiptar.

    Klosi thote se "duke i pare tre fushat e objektit te punes se Qendres, te lidhura me njera- tjetren, do synojme qe me artikuj apo cikel artikujsh ne media, punime shkencore, seminare dhe tryezat te rrumbullaketa, te analizohen zhvillimet dhe tendencat kryesore, duke dhene edhe opsionet tona mbi to". Keto punime pritet te behen publike edhe nepermjet botimit te nje reviste nje here ne 3 apo 6 muaj dhe faqes se qendres ne internet.

    Realizimi i ketyre projekteve, sigurisht qe do te varet edhe nga grumbullimi i fondeve te donatoreve. Por kjo nuk ka qene nje aresye qe Klosi dhe njerezit e tij te mos e nisin punen per "te kerkuar bashkepunetore ne te gjitha qendrat e shteteve ku jetojne e punojne shqiptaret; ne Prishtine, Shkup, Stamboll, Athine, Rome". Per kete, Klosit do t'i duhet te udhetoje shpesh edhe jashte Shqiperise. Por prej disa muajsh, atij nuk i lejohet te mbaje pasaporte nderkombetare, pas bllokimit te saj nga policia, me urdher te kryeministrit. "Per ta zhbllokuar kete situate absurde, kam ndjekur rrugen ligjore dhe bashke me avokatin po presim vendimin e Gjykates se Faktit te Tiranes", deklaron ish shefi i SHISH. I cili nderkohe ka edhe nje "hesap" tjeter te pambyllur me drejtesine shqiptare. Nje dosje vazhdon te jete e hapur per te ne prokurori, pas denoncimit te Nanos "per abuzime financiare gjate kohes qe Klosi drejtoi sherbimin sekret".

    Hetuesit thone se provat e ofruara nga ekspertet e Kontrollit te Brendshem Financiar te qeverise nuk kane cuar ende ne perfundime per formulimin e nje akuze ligjore ndaj ish Drejtorit te SHISH. Burimet kofidenciale pranojne se per shkak te angazhimit te drejtperdrejte te Nanos ne kete ceshtje, pergjigja perfundimtare per ngritjen ose jo te nje akuze zyrtare per te, duket se do te vonoje.

    Pervoja 5 vjecare ne krye te sherbimit inteligjent, duket se e kane bere Fatos Klosin te shohe pertej pengesave te ketij kalibri. Kete e tregojne edhe veprimet e tij te fundit, per te rinisur nje jete krejt te re, ndryshe nga ajo e disa muajve me pare. Nje jete mes leksioneve dhe studimeve per ceshtjet me te rendesishme te shqiptareve ne rajon. Te materializuara sefundi, me angazhimin e drejtperdrejte ne jeten politike te vendit. Megjithese politika per pak i kushtoi shume. Por Fatos Klosi i ka harruar ditet dhe netet e ankthit. Te marten e kesaj jave, ai ka pershkruar i vetem korridoret e Fakultetit te Shkencave te Natyres, pa patur me friken se nje dite, dikush mund ta ndaloje ne sallen e leksioneve per ta arrestuar, ne sy te studenteve.
    ---------

  11. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Hetimi për Klosin u kërkua nga kryeministri Fatos Nano. Klosi dhe avokati i tij Pëllumbi kanë kundërshtuar akuzën

    Prokuroria merr të pandehur Fatos Klosin

    Ish-kreu i shërbimit sekret akuzohet për abuzim me fondet shtetërore, por nuk saktësohet dëmi

    Ened Janina
    TIRANË- Prokuroria merr të pandehur Fatos Klosin, ish- kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar. Klosi akuzohet nga organi i akuzës së kryeqytetit se ka shpërdoruar detyrën duke abuzuar me fondet që i ishin akorduar nga buxheti i shtetit. Pas gjashtë muaj hetimesh, Prokuroria e Rrethit Tiranë, ka vendosur që t’i japë zgjidhje dosjes së shumëpërfolur “Klosi” duke marrë të pandehur ish- kreun e SHISH- it. Në total, fondi që Klosi ka patur në dispozicion është 45 milionë lekë të vjetra por prokuroria nuk ka mundur ende që të saktësojë se sa është dëmi i shkaktuar. Ndërkohë, vetë Klosi, së bashku me avokatin mbrojtës, nuk e kanë pranuar akuzën. Nga ana tjetër, prokurori i çështjes Altin Dumani nuk ka pranuar që të bëjë komente për mediat. Ai vetëm ka pohuar faktin që Fatos Klosi është vënë në akuzë për shpërdorim detyre. I akuzuari Fatos Klosi ka deklaruar se ende nuk janë studiuar të gjitha materialet e dosjes së prokurorisë.
    Megjithëse orari zyrtar i Prokurorisë së rrethit Tiranë kishte mbaruar, disa prokurorë ende nuk po largoheshin nga detyra. Vetëm tre minuta pasi ora kishte kaluar 16:00, në derën e prokurorisë është shfaqur ish- kreu i SHISH-it, Fatos Klosi. Ai erdhi së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Mark Pëllumbi. Ai ishte thirrur nga prokurori i çështjes, Altin Dumani, për t’iu komunikuar një vendim i rëndësishëm. Klosi dhe avokati i tij mbrojtës kanë qëndruar në prokurori për rreth një orë e 35 minuta. Në orën 17 e 40 minuta ai ka dalë nga prokuroria pa pranuar që t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Pak minuta më pas, avokati i tij mbrojtës, Mark Pëllumbi, ka deklaruar se klienti i tij ishte marrë i pandehur. “Ne na u komunikua se Fatos Klosi ishte nën akuzë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës duke abuzuar me fondet që i ishin akorduar”,- deklaroi Pëllumbi. Sipas tij, prokurori i çështjes u kishte dorëzuar një shkresë me anë të së cilës i njoftonte se Klosi ishte nën akuzë. Tashmë ai ka statusin e të pandehurit dhe duhet të përgjigjet përpara ligjit. Avokati Pëllumbi deklaroi dje se prokuroria po gabon me këtë çështje. Sipas tij, në materialet e prokurorisë thuhet se Klosi ka patur në dorë rreth 45 milonë lekë të vjetra. Ai me këto para ka bërë blerje të ndryshme por nuk ka aplikuar sistemin e tenderit. Për blerjet e vogla ai ka zgjedhur dyqanet më të para dhe nuk ka marrë në vlerësim tre oferta. “I gjithë fondi në total është 45 milionë lekë, shkeljet, edhe po të jenë, nuk mund të shkojnë më shumë se dy milionë lekë të vjetra. E gjithë ajo zhurmë për këtë është bërë”,- deklaroi dje avokati Pëllumbi. Sipas tij, në akuzën e prokurorisë nuk janë përfshirë as tenderat për blerjen e pajisjeve të syrës dhe as ato për blerjen e automjeteve. I vetmi vend ku janë gjetur veprime abuzive është menaxhimi i fondeve. Për këtë gjë Klosi duhet të mbrohet përpara gjykatës. Ndërkohë prokurori i çështjes nuk ka pranuar që të flasë në lidhje me vënien e Klosit nën akuzë. Ai ka konfirmuar vetëm faktin që Klosi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Kjo vepër penale parashikohet në nenin 248 të Kodit Penal dhe ka një dënim nga gjoba deri në shtatë vjet burg. Denoncimi për Fatos Klosin është dorëzuaer në prokurori nga ana e kryeministrit Fatos Nano. Ky i fundit, sapo mori detyrën, kërkoi shkarkimin e Klosit si dhe dërgimin e tij për ndjekje penale. Në materialet e dorëzuara në prokurori, Klosi akuzohej nga kryeministri për abuzime të shumta me detyrën. Më kryesoret ishin ato të tenderave për blerjen e pajisjeve të zyrave dhe blerjen e makinave tip “Fuoristrada” për institucionin. Gjithashtu Klosi u akuzua se kishte abuzuar me shpërblimin e informatorëve. Nga hetimet e prokurorisë këto gjëra nuk u vërtetuan dot. Pas tre muaj hetimesh Prokuroria e Rrethit, Tiranë, i bëri një apel kryeministrisë se dosja e saj hetimore ishte pa prova. Me anë të një shkrese zyrtare, prokuroria i kërkonte kryeministrisë që të sillte materiale të tjera që të provonin fajësinë e Klosit pasi të parat nuk mjaftonin. Në rast se nuk do të vinin materiale të tjera, atëherë dosja duhej të mbyllej. Vetëm dy ditë më pas, Këshilli i Ministrave i dëgoi organit të akuzës një dosje me materiale të reja për Klosin. Nga këto materiale doli edhe akuza që u formulua dje nga ana e prokurorit të çështjes.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Nuk ju ka alarmuar me shume fakti i sotem. Per dhenien per shtate vjet te bazes ushtarake te bishtit te palles ushtrise greke. Gazeta korrieri e sotme 04/04/2003. Shtate vjet per vetem 4.5 milion euro pune qe do bejne.

  13. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Nis procesi ndaj i Klosit ne Gjykaten e Tiranes

    Nis ne Gjykatene Tiranes, proces ne ngarkim te ish shefit te Sherbimit Sekret, Shqiptar(SHISH), Fatos Klosi. Seanca e pare gjyqesore e procesit per ceshtjen nr. 986 te Gjykates se Faktits, nisi ne oren 9.30 te mengjesit te djeshem, kur gjyqtari i ceshtjes, Kreshnik Omari, lexoi nisjen e procesit. Prokurori i ceshtjes Altin Dumani, pasi lexoi akuzen, "per sherdorim detyre me pasoja ekonomike". Sipas Dumanit, Klosi eshte pergjegjes, pasi ne 15 tendera te zhvilluar ne organin e sherbimit te intelgjences, eshte verjetuar nje abuzim me vlere 608 milione leke te vjetra.

    Ndersa gjate senaces se tij te pare, ashtu si edhe gjate marrjes se tij ne pyetje nga prokuroria, eshte mbrojtur nga avokati i tij, Mark Pellumbi. Z.Klosi nuk e ka pranuar akuzen e prokurorise. Ne seancen e djeshme, pala akuzuese dhe i pandehuri, rane dakord mes tyre per deshmitaret, numrin dhe emrat e tyre. Ata do te jene ish- drejtore te departamenteve te brendshme te SHISH-it,, ne kohen qe sherbimi i inteligjeces, eshte drejtuar nga Klosi. Avokati Pellumbi, kerkoi nga trupi gjykues, qe seancat kur do te kryhej shqyrtimi gjyqesor, te kryheshin me dyer te mbyllura, pasi gjate seancave, mund te kerkohej nxjerrja e dokumentave sekrete shteterore. Gjyqtari Omari e hodhi poshte kete kerkese, me pretendimin se kjo nuk ishte kerkuar nga organi i akuzes, por as edhe nga Shierbimi Informativ Shteteror (SHISH). Seanca e ardhshme u la te zhvillohet me 3 tetor per te proceduar me pyetjen e deshmitareve te mbrojtjes dhe akuzes. Fillimi i procesit perkon me fillimin e disa polemikave ne media midis z.Klosi dhe z.Moisiu, gjate nje vizite ne Insititucionin e SHISH-it.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  14. #74
    GJYKATA E TIRANES SHPALL TE PAFAJSHEM ISH-KREUN E SHISH-it

    Fatos Klosi, ish-shefi i Sherbimit sekret shqiptar eshte shpallur i pafajshem sot nga Gjykata e Tiranes. Ai u akuzua nga kryemininistri Fatos Nano per shperdorim detyre dhe per abuzime financiare dhe prokuroria kerkoi denimin me 1 milion leke gjobe. Kjo masë ndëshkimore u cilësua nga vetë Klosi si qesharake dhe një maskaradë politike që po kryen shefi i qeverisë Nano. Ceshtja ‘Klosi’ pervec hetimeve te prokurorise u be objekt edhe i hetimit te nje komisioni parlamentar te drejtuar nga deputeti demokrat Spartak Ngjela.

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Gjykata: Fatos Klosi i pafajshem
    Ish- kreu i Sherbimit Informativ Kombetar, Fatos Klosi, ka fituar dje pafajesine ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes. Vendimi u dha nga gjyqtari i ceshtjes Kreshnik Omari, pas kerkeses per pafajesi te bere nga mbrojtja. Prokuroria kishte kerkuar denimin e tij me 1 milion leke gjobe

    Keti BANUSHI

    Pafajesi per ish- kreun e Sherbimit, Informativ Shteteror, Fatos Klosi, i akuzuar per "shperdorim detyre" nga Prokuroria e Tiranes. Ky ishte vendimi qe dha dje, gjyqtari i Gjykates se Tiranes, Kreshnik Omari, i cili i dha fund gjykimit ne shkallen e pare te procesit penal te ngritur ndaj Klosit. Fillimisht, ne seancen e djeshme gjykata ka degjuar konkluzionet perfundimtare te mbrojtjes, ku avokati Mark Pellumbi ka kerkuar shpalljen te pafajshem te klientit te tij, duke rrezuar te gjitha akuzat e bera ne drejtim te ish kryeagjentit shqiptar ne vitet 1997- 2002. Sipas avokatit, Klosi nuk kishte konsumuar ne asnje moment, akuzen e "shperdorimit te detyres", pasi kishte vepruar brenda kushteve te parashikuara nga ligji. Ndersa vete ish- kreu i Sherbimit Informativ ne kerkesen e fundit ka kerkuar shpalljen e tij te pafajshem, duke pohuar se ai nuk kishte konsumuar elementet e vepres penale, per te cilen akuzohej. Sipas Klosit ne raste se ai do te kishte vepruar ndryshe per blerjen e paisjeve te posacme per kete Sherbim, demi nuk do te ishte kaq sic pretendonte prokuroria, por do te ishte disa here me shume. Nje seance me pare prokuroria i kishte kerkuar Gjykates se Tiranes, denimin e, Fatos Klosit me 1 milion leke te reja gjobe, per demin e shkaktuar. Kerkesa eshte bere nga Prokurori i ceshtjes, Besnik Cani, i cili ka lexuar para gjykates konkluzionet perfundimtare te hetimit. Ai, e ka cilesuar te pandehurin fajtor per vepren penale te shperdorimit te detyres dhe i ka kerkuar gjykates denimin e tij me 1 milion leke te reja gjobe. Akuza ka pretenduar se gjate shqyrtimit gjyqesor eshte vertetuar se Fatos Klosi, gjate kohes qe ka punuar ne krye te Sherbimit Informativ Shteteror, ka kryer me prokurim te drejteperdrejte 15 tendera, te cilat i kane shkaktuar shtetit nje dem rreth 640 mije lekesh te reja. Sipas akuzes ne baze te hetimeve te kryera ka rezultuar se Klosi ka vepruar ne kundershtim me ligjin per buxhetin e shtetit dhe vendimet e qeverise per administrimin e fondeve te akorduara per institucionin qe ai drejtonte. Procedimi penal ne ngarkim te Fatos Klosit nisi mbi bazen e kallezimit penal te dates 8 Tetor 2002, ngritur nga Kryeministri Fatos Nano. Ne daten 20 Qershor te vitit te kaluar, prokuroria e Tiranes, dergoi per gjykim dosjen 'Klosi', i cili akuzohej per vepren penale te "shperdorimit te detyres". Nga hetimet paraprake, rezultoi se i pandehuri Fatos Klosi, duke qene ne cilesine e kryetarit te SHISH-it, ne kundershtim me vendimet e Keshillit te Ministrave, ka urdheruar blerjen me prokurim te drejteperdrejte te mjeteve e pajisjeve te ndryshme ne kete institucion, ne nje shume totale prej 60.796.280 lekesh. Qe ne seancen e pare te procesit gjyqesor, ne date 19 Shtator te vitit 2003, Klosi deklaroi se nuk e pranonte akuzen e ngritur ndaj tij. Gjate seancave gjyqesore, deshmitaret e thirrur nga prokuroria si Drejtori i Drejtorise Operacionale ne SHISH, Enver Cani, Kryetari i Deges Informatike Ramazan Zeneli, inspektori ne drejtorine e Task Forces, nga Shtatori i vitit 2000 deri ne Tetor te vitit 2002, Bardhyl Rrapi, te cilet kane kane deklaruar para trupit gjykues se prokurimet e drejtperdrejta per te cilat akuzohej ish drejtori i SHISH-it, Klosi, ishin te domosdoshme dhe urgjente. Sipas deshmitareve aplikimi i prokurimit te drejtperdrejte, perfilialet e Vlores, Durresit, Lezhes dhe Himares, ishin te domosdoshme pasi ato ishin totalisht te shkateruara dhe nuk mund te pritej me kohe.


    korrieri
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta korrieri shkruan perseri:

    ----


    Kur mund te denohet nje shef i sherbimeve sekrete


    Ne te gjithe boten, ish-shefat e Sherbimit Sekret, jo vetem ruhen nga shteti dhe i krijohen te gjitha kushtet, qe nga arkiva e kokes se tyre mos rrjedhe asnje sekret sado i vogel qofte, edhe per shkak te delikateses se operacioneve qe i eshte dashur te drejtojne. Nje shef sherbimi sekret, mund te denohet vetem per "tradheti ndaj atdheut", kur ai mund te vihet ne sherbim te nje agjenture te nje shteti qe demton interesat tona kombetare, ose kur me papergjegjshmerine ne punen e tij, i sjell nje dem te pariparueshem interesave te atdheut.

    Ne rastin konkret, Fatos Klosit te pakten i njihen dy merita te medha, -ndoshta me shume nga sherbimet e huaja sekrete, -lufta e Kosoves dhe ajo kunder terrorizmit, ku ne vitet 1998-2000 u shkaterruan disa celula teper te rrezikshme te saj. Po t'i besosh shefit te CIA Xhorxh Tenet, ne veren e vitit 1998, u arrit te neutralizohej edhe nje atentat i "AL Kaeda" kunder ambasades se SHBA ne Tirane. Nga ana tjeter, gjate ketyre 14 viteve tranzicion Shqiperia ka nje histori teper te dhimbshme me sherbimin sekret kur rrjeti i saj agjenturor brenda dhe jashte vendit u dekonspirua, kur ajo eshte perdorur si nje polici politike, deri edhe per shtypjen me dhune te protestave popullore antifajde. Por per asnjeren nga keto, askujt nuk i ka hyre gjemb ne kembe. Madje, as ish shefit famekeq te SHIK Bashkim Gazidede, per te cilin Prokuroria i ka pushuar me kohe hetimet dhe mbi te nuk rendon asnje akuze zyrtare, si drejtues i operacionit kunder jugut te vendit ne marsin e 1997.

    Por me Fatos Klosin ka ndodhur krejt ndryshe. Me shume se per shperdorimet me tenderat, procesi ndaj tij ka nje sfond personal. Klosit mund t'i jene atribuar te dhenat qe qarkullonin neper Tirane, ne gojen e kundershtareve me te betuar te Nanos, per "Thembren e Akilit" te bashkeshortes se tij. E vertete apo jo, sapo mori serish ne dore frenat e pushtetit, ne veren e vitit 2002, Fatos Nano e kishte pare shefin e sherbimit sekret, si nje nder autoret kryesore te thashethemnajes. E cila, ne nje nga ditet me te erreta te karrieres se tij, u be publike nepermjet ekranit te nje televizioni lokal ne Tirane. Pas se ciles, Nano leshoi kercenimin e tmerrshem: "Fatos Klosi, une do te shkaterroj jeten".

    Por megjithese padia kunder Klosit, mban firmen e kryeministrit Fatos Nano, dje Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, dha pafajesine per te. Nuk eshte cudi qe shkallet e tjera te gjyqesorit, nen ndikimin politik te Nanos, ta denojne Klosin. Megjithate Klosi eshte tashme fituesi jo vetem moral i nje procesi. Pasi gjykata dha leksionin se qytetaret shqiptare s'mund te jene viktima te tekave te njerezve, sado te fuqishem jane ata, qofte edhe kur denoncuesi eshte vete kryeministri i vendit.


    ------------




    ...
    dy llafe.. per korrieret e fatos Klosit..

    fatos klosi eshte organizatori i vrasjes se Azem Hajdarit dhe Korrieri nuk e permend fare kete..
    sigurisht qe rrogat qe kane marre gazetaret eKorrierit ngaTosKlosi bejne te veten ..
    fatos klosi nuk i ka sherbyer asnje minut atdheut..
    Ai ka sajuar legjenden e "Rrezikut terrorist te Fondamentalizmit islamik" qe gjoja strehoet ne Tirane duke e vene Shqiperinen artificialisht nen Izolim..e qe pasojat e saje kushedi kur lahen..
    Ai i sherbeu Mafies se Ps ne revolucion te vonuar dhe i sherben per dite asaj ne vjedhjet e pallogaritshme..
    Ai eshte shok e instruktor i jaho salihve e i Shyt-Arapve te Hakmarrjes dhe i shume vrasesve te tjere profesioniste...
    Ai eshte vegel e kryemafiozit Edvin rames..
    Ne ceshtjen e Kosoves ai ka ndihmuar Terroristet kosovare enveriste ne eleminimet e pabesa qe u jane bere atdhetareve gjat e pas luftes..

    Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit eshte nje veper e Klos-Thaq-Halit Melaim Zekave..e kte e di gjithkush..

    Ai eshte rrenacak i paftyre e kete e tregoi kur fallcifikoi dokumentat si komisioner i Votimeve per Ps-ne..

    Dalja si i pafajshem e Klosit eshte ogur i zi per Shqiperine..

    Ai eshte perfaqsues i forcave me te erreta Kexhibiiste staliniste fterro-terbacioto-corrushjoto mocalore..

    Ai ka buzqeshjen e Ramizit.. dinakerine e Enverit e egersine e xhelatve te birucave te kohes Partise Punes..

    Mjer ky Popull cka majm ne Tirane..

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pafajësia : Flet ish-kreu i SHISH-it pas marrjes së pafajësisë në gjykatë : Fatos Klosi: Ditët e mia kur i fshihesha arrestimit

    Nga Besiana info Më 2.Jun.2004 15:18

    2Qershor 2004

    vendimi i gjykatës

    pafajësia


    Flet ish-kreu i SHISH-it pas marrjes së pafajësisë në gjykatë

    Fatos Klosi: Ditët e mia kur i fshihesha arrestimit


    Vladimir Karaj

    Një dorë e ka gjithmonë të zënë me telefonin që e mban pranë veshit, ndërsa me zë të lartë përsërit vazhdimisht fjalët “faleminderit”.

    Është ora 21.30 minuta, kur Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH-it, kthehet në shtëpinë e tij në apartamentin e një pallti te “21 dhjetori”, pas një dite maratonë, që u ka dhënë fund peripecive të tij me drejtësinë. Nga toni i zërit, i qetë dhe i lartë, duket se është mjaft i kënaqur nga vendimi që dha dje Gjykata e Faktit e Tiranës, e cila e shpalli të pafajshëm, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ish-kreu i SHISH-it për periudhën 1997 - 2002, ka treguar në një intervistë për gazetën “Panorama”, ditët kur dyshohej se ai mund të arrestohej. Përse nuk mendoi kurrë se mund të largohej nga Shqipëria dhe si u fsheh për t´u treguar atyre që donin ta arrestonin se nuk do të ishte e lehtë. Ai pranon se për një periudhë kohe nuk ka qëndruar në shtëpinë e tij, por se asnjëherë nuk ka pasur frikë nga e vërteta. Ka besuar gjithmonë se do ta fitonte gjyqin, por nuk e fsheh habinë që mundi ta fitonte kaq shpejt. Vendimi i dhënë dje rreth orës 13.30 i ka dhënë të drejtë të thotë se “në Shqipëri ekziston drejtësia”.

    Si ndiheni pas vendimit të gjykatës në favorin tuaj?
    Normalisht, jam i qetë, kjo pas shumë kohësh përballje me prokurorinë dhe pas shumë seancash gjyqësore.

    Si ka ndikuar te ju periudha gjatë së cilës ishit nën akuzë?
    Nuk është se më ka penguar, por më duhet të them se është një gjendje që duhet të mbyllet zyrtarisht dhe nuk mund të mbyllet me një fjalë goje. Kuptohet, pas vendimit të sotëm (e martë) s’e kam më atë sikletin e të dhënit shpjegimeve. Tani nuk më duhet t´i shpjegohem më asnjë njeriu. Atë që kisha për të shpjeguar e thashë para shtetit apo, më saktë, para gjykatësit dhe drejtësia ishte ajo që vendosi.

    Gjykata ju dha pafajësinë, por, në lidhje me akuzat që ngriti prokuroria, çfarë komentesh keni?
    Që në fillim bëhej fjalë për rreth 15 blerje nga institucioni i Shërbimit Informativ Shtetëror gjatë kohës kur unë isha në krye të tij. Por, sikurse kam deklaruar unë vetë dhe kolegët e mi, ne kemi zbatuar vetëm detyrën dhe nuk kemi abuzuar me fondet që janë akorduar nga qeveria.

    Ku e bazoni këtë pretendim tuajin?
    Në bazë të ligjit në fuqi, pas akordimit të fondeve, ne si institucion kishim të drejtën që rreth 30 për qind të shumës së dhënë nga qeveria, ta përdornim për interesa të caktuara të institucionit dhe nuk mund të kërkohet se si janë përdorur. Por edhe në këtë rast të gjitha shumat e akorduara nga qeveria janë përdoruar në shërbim të institucionit si për rikostruksionin, ashtu edhe në blerjen e objekteve të nevojshme.

    Fakti që denoncimi ishte berë nga kryeministri e ka ndikuar në ngritjen e akuzës ndaj jush nga ana e prokurorisë?
    Mendoj plotësisht që është ndikuar, pasi institucioni i akuzës nuk kishte asnjë provë që të më akuzonte në mënyrë të drejtpërdrejtë për shpërdorim detyre.

    Tashmë që gjykata është shprehur në favorin tuaj, e konsideroni këtë si një vendim të drejtë të gjykatës apo si humbje të kryeministrit Fatos Nano?
    Në radhë të parë, them se ishte një vendim i drejtë i gjykatës. Ndërsa Nano them se është ndikuar nga servilë të cilët i pëshpërinin që unë kisha abuzuar me detyrën. Mendoj se kryeministri nuk i njihte çështjet juridike, prandaj edhe ka bërë denoncimin ndaj meje, por, nga ana tjetër, mendoj se ka pasur edhe opinione personale.

    Keni menduar ndonjëherë gjatë kohës që keni qenë nën akuzë të largoheni nga Shqipëria dhe a jeni përpjekur për ta realizuar këtë, gjatë kohës kur flitej se ju mund të arrestoheshit?
    Jo, nuk kam menduar asnjëherë që të largohem nga Shqipëria, por ka qenë një periudhë në të cilën jam përpjekur që të mos ekspozohem shumë, në mënyrë që t´u tregoja atyre që do të donin të më arrestonin se kjo nuk do të ishte një gjë aq e lehtë. Por asnjëherë nuk kam menduar për të ikur nga vendi dhe gjithmonë kam qenë i bindur në pafajësinë time.

    Megjithatë, është folur shumë se ju mund të arrestoheshit, e keni pritur një moment të tillë gjatë kohës që ishit nën akuzë?
    Po. E kam pritur.

    Me gjithë zhvillimet dhe faktin se në një moment mund t’ju arrestonin, ju keni qëndruar gjatë gjithë kohës në shtëpi?
    Kam qenë gjatë gjithë kohës në Shqipëri, nuk mund të them se kam qenë në shtëpinë time, por nuk jam larguar nga Shqipëria.

    E prisnit që gjykata të vendoste në favorin tuaj?
    Absolutisht po, megjithëse ende gjithçka nuk ka përfunduar.

    Mendoni se çështja do të vazhdojë në shkallët më të larta dhe, nëse po, si do të veproni ju?
    Po, mendoj që prokuroria do të apelojë, ndërsa për mua mund të mbyllet edhe me kaq. Megjithatë, uroj që vendimi i sotëm të ketë shërbyer për t´i bërë të kuptojnë se nuk ka asnjë provë për ta vazhduar më tej këtë çështje. Do të ishte më mirë që kjo çështje të mbyllej me kaq. Megjithatë, unë do të vazhdoj ta ndjek deri sa gjykata të marrë vendimin e formës së prerë.

    Mendoni se akuzat ndaj jush u rrëzuan, sepse kishin karakter politik dhe nuk ishin të bazuara në prova?
    Në fakt, unë mendoj se akuzat politike përfunduan në Parlament, ishte ai që edhe dha vendimin për to. Ndërkohë, kjo pjesë qe një shtojcë, që ata që dështuan në Parlament menduan se duke qenë një shkallë më e ulët do të mund ta manipulonin më lehtë. Por, me sa duket, drejtësia ekziston akoma dhe nuk ndodhi ashtu siç prisnin ata.

    Kishit menduar ndonjëherë se gjykata sot (të martën) mund të vendoste kundër jush?
    Situata e përgjithshme në vend është e tillë sa mund të mendosh se gjithçka mund të ndodhë dhe se asgjë nuk është e pamundur. Megjithatë, asnjëherë nuk kam dyshuar që e vërteta do të dilte një ditë, vetëm se unë nuk e prisja që ajo të dilte kaq shpejt dhe që në fillim.

    Shumë persona kanë hedhur ndaj jush akuza të ndryshme publike, keni ndërmend t´i padisni ata?
    Jo. Për mua nuk ka më kuptim ta vazhdoj këtë histori.

    Çfarë do t´u thoni sot që gjykata vendosi në favorin tuaj personave që ju paditën, duke filluar që nga kryeministri Fatos Nano?
    Do t’u thosha që herë tjetër të jenë më të kujdesshëm. Ata ndodhen në poste të larta dhe me përgjegjësi, ndaj duhet t’i lënë mënjanë emocionet e çastit e të jenë më të qetë në marrjen e vendimeve.



    etapat

    Korrik 2002
    Ngrihet komisioni parlamentar për hetimin e veprimtarisë së SHISH-it në periudhën 1992 - 2002. Fatos Klosi, kreu i këtij institucioni për periudhën ´97 – ‘02, është personi më i atakuar nga komisioni

    10 tetor 2002
    Kryeministri Fatos Nano denoncon ish-kreun e SHISH-it, Fatos Klosi, në Prokurorinë e Tiranës. Organi i akuzës nis hetimet ndaj Klosit për akuzën e shpërdorimit të detyrës

    Mars 2003
    Fatos Klosi thirret disa herë në prokurorinë e kryeqytetit për të dhënë shpjegime rreth akuzës së ngritur dhe në këtë kohë merret i pandehur

    21 qershor 2003
    Pas 8 muajsh mbyllet hetimi ndaj Klosit. Gjatë tij u sekuestruan disa dokumente në lidhje me tenderat në SHISH. Dosja bëhet gati për t´u nisur në gjykatë

    21 shtator 2003
    Ish-kreu i shërbimit sekret, Fatos Klosi, ulet në bankën e të pandehurve për t´u përballur me akuzën e shpërdorimit të detyrës, nga e cila rrezikon një gjobë të madhe dhe deri në 7 vjet burg

    18 maj 2004
    Prokurori i çështjes, Besnik Cani, në pretencën e tij i kërkon gjykatës ta shpallë fajtor Fatos Klosin dhe ta dënojë atë me një gjobë prej 1 milion lekësh të reja.

    01 qershor 2004
    Përfundon procesi gjyqësor. Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, pas shqyrtimit të dosjes, e shpall të pafajshëm Fatos Klosin


    Historia e komisionit hetimor

    Kur “thashethemet” për largimin e Fatos Klosit zienin akoma, u propozua të ngrihet një komision për hetimin e institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Emri i juristit Spartak Ngjela u lakua së tepërmi si personi që do ta drejtonte këtë komision dhe, në të vërtetë, kështu ndodhi. Në këtë mënyrë ish-kreu i shërbimeve sekrete për periudhën 1997 - 2002, Fatos Klosi, u detyrua të dalë para komisionit dhe t’u përgjigjet mjaft pyetjeve të drejtuara ndaj tij si nga anëtarët e opozitës, ashtu edhe ata të pozitës. Por ndërsa mendohej se komisioni do të dilte me një relacion të përbashkët dhe do ta kryqëzonte Klosin ka ndodhur e kundërta. Menjëhërë u vu alarmi se po bëheshin publike dokumente sekrete, të cilat do të kishin pasoja për institucionin. Shumë persona, qoftë edhe jashtë politikës, u shprehën se, nëse do të publikoheshin edhe dokumente të tjera sekrete që gjendeshin në SHISH, atëherë ky institucion nuk do të quhej më sekret. Por, pas përfundimit të punës së këtij komisioni, nuk u arrit të nënshkruhej një relacion i përbashkët. Pasi relacionet kaluan në Parlament për miratim, Klosi duket se doli “fitues”, pasi nuk u akuzua në mënyrë të drejtpërdrejtë për abuzime me detyrën, në lidhje me urdhrat e dhëna personave që punojnë në Shërbimin Informativ Shtetëror. Ndërkohë që “kryqëzimi” për Klosin do të vinte nga kryeministri Fatos Nano, i cili e denoncoi në prokurori për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Por edhe kjo akuzë ka rënë dje, kur Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës e shpalli Klosin të pafajshëm.



    “Alo, urime zoti Klosi!”

    ”Qindra telefonata, nuk më ka pushuar telefoni sot”, thotë ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, që, vetëm pak sekonda pasi e ka hequr atë nga veshi, detyrohet ta ngrejë sërish dhe të përsërisë pa pushim, ”Faleminderit, faleminderit”. Telefoni nuk pushon edhe gjatë kohës që ai ngjit shkallët për në apartamentin e tij, pasi është kthyer nga një ditë feste për të, fitimi i pafajësisë në shkallën e parë të drejtësisë shqiptare. Telefoni e ”bezdis” edhe në momentin kur përpiqet të hapë derën e shtëpisë. Një numër telefonatash, që ai mund ta ketë marrë vetëm gjatë kohës kur punonte si kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar. Kuptohet të gjitha janë urime nga miq e shokë e të afërm, që e urojnë për fitimin e gjyqit dhe e pyesin se si do të vazhdojë më tej. Edhe pse është e vështirë të besohet që çështja do të mbyllet me kaq, ai sërish e vlerëson këtë ”fitore” të parë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Llap edhe se je katundar ti ke nuhatje te dallosh lajmet qe jane sihariq per partine e KEK.. pra per ju enveristet e Kosoves..
    Eshte e vertete ajo qe thote shkrimi qe ti ke postuar.. se nuk i pushonin xerrat ne telefon Tos Klosit qe e uronin per Fitoren..
    Dhe 99 % e atyre xerrave behen nga ju enveristet Kosovare sepse Klosi eshte dhe nje nga Shefat tuaj te larte dhe se ju me Klosin keni bere mjaft per njeri tjetrin..pra ju e ndihmonit Klosin te heq qafe demokrat Shqiperie..sikurse rasti HAJDARI AZEM.. ku dihet se Jaho dhe grupi i vrasesve qe vrane Azemin ishin vegla te Klosit dhe miq te Halit Xhavit Ramushave..dhe strehues te Vrasesve me vone ne Kosove.. por dhe ju keni gjetur ndihme tek Klosi per te realizuar vrasjet qe ju a diktonte ajo Lista e famshme e perpiluar nga Shiku i LPK-se prej vitesh..

    Pra qe Klosi te jete i qete ishte nje domosdoshmeri per Halit Ramushat se ashtu flejne me mire ne Harrese te zezat qe keni bere..

    Kur them ju..nuk flas per ty si person por per Shefat e tu qe ti i dashuron..

  19. #79

    Exclamation

    DUKE KERKUAR MBIEMRIN TIM NE GOOGLEGJE NJE TEME SHUME TE PAKUPTIMTE!!!!!!!!!!!!!!!!!!kUPTOHET PER MENDMIN TIM
    eKXEMPLARI S.VUCITERNI DHE FLITEJ QE ISHTE NJE SHPIFES E BLALLLL..

    UNE JAM HELIDON VUCITERNI DJALI I FATLUM VUCITERNI DHE NIPI I

    SULEJMAN VUCITERNI TE LINDUR NE KOSOVE DHE TE VRARE NGA REGJIMI I DIKTATORIT HOXHA

    SOT SULEJMAN VUCITERNI ESHTE NJE NDER PATRIOTET ME TE MEDHENJ NE KOSOVE DHE MARTIRET E PATE TE DEMOKRACISE 1992

    RAHMET PAST KA QENE KOMANDANTI I PRGJITHSHEM I FORCAVE CLIRIMTARE NE 1911 DHE DREJTORI MADHOR I DHKOLLES MBRETERORE.

    hISTORI ESHTE E GJATE...

    SHKURT PER TEMOS KRIJUAR KEQKUPTIME TI SHKRUAJNE EMRIN (((s.VUCITERNI))) TJETER QE ME TE VERTETE UNE NUK NJOH VUCITERNE TE TJRE NE SHQIPERI.

    TELUTEM AUTORI TE TREGOJE KUSH EDHTE KY PERSON!????
    HELIDON VUCITERNI
    __________________
    ALSAT-TEAM

    WWW.ALSAT.CO.UK
    ALSAT-TEAM

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    helidon..!


    nicku "s.vuciterni" qe perdor nje shpifes profesionist ne gazeten shpifese 65 vjecare ZP eshte i perditshem ne kete gazete..


    une mendoj se eshte ndonje usta i erion Braces sepse Nano nuk e le ZP ashtu fare ne dore te erionit qe eshte nje krimb i neveritshem.. por pa eksperience..
    Pra aty duhet te kete nje grup shpifesish profesioniste qe e perdorin nickun "s Vuciterni.."..nga ata te shkolles vjeter enveristo-stalinisto-gebelsiane..

    pse e perdorin kte Nick ata?

    sali Berisha eshte fis Berisha e Vuciterni , qytet ne Kosove, ka shume fis Berisha.. e ZP luan me emrat.. Pra SV ose SB ..

    Pra ata shpifin cdo dite per Berishen pra per SB-ne e keto shpifje i ben po SB ose SV meqe Vuciterni jan Berish..
    Nejse ti nuk i di keto se je i vogel..

    Nuk i dine as ata tra-pushet e RD-se qe i psonis Saliu njerin me rryp se tjetrin.. nejse..



    Jo vetem kjo ..por .. ZP punon me nje cinizem te kultivuar me dekada..
    aty kane punuar shpifesit e ketyre 65 viteve qe nga enver hoxha e thanas nano e deri tek gellcat e bracet..

    Ku qendron Cinizmi ketu..

    Ata te ZP-se i dine mire historite.. dhe e dine se S Vuciterni i vertete pra baba i fatlumit e gjyshi juaj ka vdekur nga torturat e xhelateve te ZP-PPSH-se ne vitet 1945-50 ne kampin e Maliqit..

    Kur gjithe EUROPA mbas Luftes po i gezohej PAQES shqiperia e Enver Hoxhes ndertonte ne modelin hitlerian e Stalinian Mat hauzena e Gulaga e bile ne sy te ambasadave te huaja..ku masakronte mijra e mijra intelektuale te pafajshem e atdhetare sikur gjyshi juaj..i ndjeri Sulejman Vuciterni..



    askush nuk ja u ndali doren xhelatve..
    Ata sunduan te qete 50 vite rresht.. e sot sundojne me ndihmen e qarqeve te zeza nderkombetare .. qe nuk eshte vendi ketu ti themi..
    Prandaj ata perdorin nickun e tille per te treguar se NE jemi prap e prap ju a bejme keshtu sic u a beme athere ne MALIQ e SPAC e Bulqize..

    U ngrit nje Azem Me shoke e ja u ndali doren kriminale.. por perkohesisht sepse ata me 97 erdhen perseri ne Pushtet..

    Megjithate ti helidon mos u merzit..
    Ai ZP-isti nje dite do demaskohet.. e do i paguaje shpifjet e tije te ndyra..

    Rendesi ka qe populli e di kush ka qene S.Vuciterni i vertete..dhe ju njef dhe juve qe jeni familje e mrekullueshme..

    Fatlumi, babi yt, eshte nje nga burrat me te mire qe ka Shqiperia..

    Suksese ne shkoll a ku je e mos caj kok per politiken..

    a merresh me sport ti?

    Behu volejbollist si yt ate..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 16-07-2004 më 18:21

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkarkohen Delijorgjasit e drejtësisë ...
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2008, 14:33
  2. Shqipëria firmosi sot me KE marrëveshjen për vizat
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 09-01-2008, 04:43
  3. PD dhe e ardhmja e saj..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 09:40
  4. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  5. Shqipëria ngjitet në indeksin për korrupsionin
    Nga Lioness në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 14:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •