Ngjela: Si do hetoje Komisioni Parlamentar
TIRANE - Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar per veprimtarine e SHISH dhe konkretisht te ish- kryetarit te saj Fatos Klosi, Spartak Ngjela, ka paralajmeruar dje se nese komisioni pas hetimit do te vereje se ne sherbimin intiligjent jane bere shkelje ligjore, atehere pergjegjesit per keto shkelje do te duhet te ballafaqohen me drejtesine. Sipas Ngjeles, komisioni hetimor, i cili do te filloje punen me 2 shtator 2002, "do te merret me te gjitha ceshtjet te cilat, sipas ligjit, jane objekt hetimi nga ana e komisionit parlamentar". "Do te mundohemi te gjejme te verteten. Nuk i kemi bere ne si komision akuzat. Akuzat per te cilat do te hetohet ne SHISH, jane ato qe qarkullojne dhe qe i kane bere te tjeret. Jane ato qe ka bere opozita, por i ka bere edhe opinioni. Komisioni eshte ngritur te hetoje. Ai do te jape rezultatin e hetimit. Do te mundohemi te jemi, jo vetem te paanshem, por edhe teper profesional ne gjithe kete proces", nenvizon Ngjela. Kreu i komisionit hetimor parlamentar per veprimtarine e SHISH, perpiqet te binde se me kete komision nuk do te ndodhe ashtu si me shume komisione te tjera parlamentare, te cilat me te shumten e rasteve jane ngritur per te "groposur" ceshtjet te cilat kane hetuar. Rasti me kuptimplote eshte ai i komisionit parlamentar hetimor per ngjarjet e marsit '97, ne te cilin Ngjela ishte kryetar i ketij komisioni. Megjithe c'ka kishte ndodhur pranveren e '97-tes, asnje pergjegjesi shteterore dhe politike nuk doli ne shesh, pervec atyre qe kishte bere publike media. Gjithsesi Ngjela shpreson se kete rradhe do te jete i suksesshem. Sipas tij, ky komision nuk do te kete fatin e komisioneve te tjera parlamentare. "Jam gjithnje i suksesshem", nenvizon Ngjela. Kreu i komisionit nenvizon se pas hetimit parlamentar do te duhet te merren masa, ne varesi te shkeljeve ligjore qe jane bere. Ngjela eshte i mendimit se nese rezulton se ka gjera per proces penal, hetimi do t'i dergohet Prokurorise dhe "nese nuk ka asgje s'do te kete ndjekje penale". "Duhet te kuptojme se gjithshka persa i perket vendimit per ndjekje penale, behet me nje vendim te Kuvendit. Kjo nuk eshte ne dore te posacme te komisionit", thekson Ngjela. Kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar me kete rast sqaron se nuk ka te dhena te sakta, lidhur me ndonje perpjekje te Klosit per t'u larguar nga vendi. Ngjela nenvizon se "perderisa jemi ne hetim, nuk mund te flitet per gjera qe nuk kemi te dhena te sakta". "Kemi kerkuar qe ai te mos largohet. Kete gje e kemi kerkuar ne menyre administrative, duke menduar se eshte mire edhe per hetimin, por edhe per vete Klosin qe ai te mos largohet nga vendi", thekson Ngjela.
A. META
Krijoni Kontakt