Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 82
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17
    Ngjela: Si do hetoje Komisioni Parlamentar


    TIRANE - Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar per veprimtarine e SHISH dhe konkretisht te ish- kryetarit te saj Fatos Klosi, Spartak Ngjela, ka paralajmeruar dje se nese komisioni pas hetimit do te vereje se ne sherbimin intiligjent jane bere shkelje ligjore, atehere pergjegjesit per keto shkelje do te duhet te ballafaqohen me drejtesine. Sipas Ngjeles, komisioni hetimor, i cili do te filloje punen me 2 shtator 2002, "do te merret me te gjitha ceshtjet te cilat, sipas ligjit, jane objekt hetimi nga ana e komisionit parlamentar". "Do te mundohemi te gjejme te verteten. Nuk i kemi bere ne si komision akuzat. Akuzat per te cilat do te hetohet ne SHISH, jane ato qe qarkullojne dhe qe i kane bere te tjeret. Jane ato qe ka bere opozita, por i ka bere edhe opinioni. Komisioni eshte ngritur te hetoje. Ai do te jape rezultatin e hetimit. Do te mundohemi te jemi, jo vetem te paanshem, por edhe teper profesional ne gjithe kete proces", nenvizon Ngjela. Kreu i komisionit hetimor parlamentar per veprimtarine e SHISH, perpiqet te binde se me kete komision nuk do te ndodhe ashtu si me shume komisione te tjera parlamentare, te cilat me te shumten e rasteve jane ngritur per te "groposur" ceshtjet te cilat kane hetuar. Rasti me kuptimplote eshte ai i komisionit parlamentar hetimor per ngjarjet e marsit '97, ne te cilin Ngjela ishte kryetar i ketij komisioni. Megjithe c'ka kishte ndodhur pranveren e '97-tes, asnje pergjegjesi shteterore dhe politike nuk doli ne shesh, pervec atyre qe kishte bere publike media. Gjithsesi Ngjela shpreson se kete rradhe do te jete i suksesshem. Sipas tij, ky komision nuk do te kete fatin e komisioneve te tjera parlamentare. "Jam gjithnje i suksesshem", nenvizon Ngjela. Kreu i komisionit nenvizon se pas hetimit parlamentar do te duhet te merren masa, ne varesi te shkeljeve ligjore qe jane bere. Ngjela eshte i mendimit se nese rezulton se ka gjera per proces penal, hetimi do t'i dergohet Prokurorise dhe "nese nuk ka asgje s'do te kete ndjekje penale". "Duhet te kuptojme se gjithshka persa i perket vendimit per ndjekje penale, behet me nje vendim te Kuvendit. Kjo nuk eshte ne dore te posacme te komisionit", thekson Ngjela. Kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar me kete rast sqaron se nuk ka te dhena te sakta, lidhur me ndonje perpjekje te Klosit per t'u larguar nga vendi. Ngjela nenvizon se "perderisa jemi ne hetim, nuk mund te flitet per gjera qe nuk kemi te dhena te sakta". "Kemi kerkuar qe ai te mos largohet. Kete gje e kemi kerkuar ne menyre administrative, duke menduar se eshte mire edhe per hetimin, por edhe per vete Klosin qe ai te mos largohet nga vendi", thekson Ngjela.



    A. META
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17
    Nano: Kontroll sherbimit sekret

    Kryeministri urdheron Departamentin e Kontrollit te Brendshem Administrativ te verifikoje bazueshmerine ne ligj te akteve te nxjerra nga Sherbimi Informativ dhe qe mbajne firmen e ish-kryetarit Fatos Klosi. Me pas do te jete radha e Komisionit "Ngjela"

    Elton METAJ

    Kryeministri Fatos Nano ka urdheruar dje ushtrimin e kontrollit ne Sherbimin Informativ Kombetar per zbatimin e ligjshmerise dhe bazueshmerine ligjore te akteve te nxjerra nga ky institucion. Per kete kreu i qeverise, me nje urdher te posacem firmosur mesditen e djeshme, ka ngarkuar Departamentin e Kontrollit te Brendshem Administrativ prane Kryeministrit te nise nje kontroll te menjehershem ne sherbimin sekret. Kontrolli i pergjithshem do te kete per objekt, sipas zedhenesit te Nanos, Aldrin Dalipi, "zbatimin e ligjshmerise dhe bazueshmerise ligjore te akteve te nxjerra nga Sherbimi Informativ Shteteror". Me tej, zedhenesi i Kryeministrit sqaroi se ne "funksion te ketij urdheri do te verifikohet se si ky institucion ka zbatuar vendimet e qeverise dhe te Kryeministrit, sa te perputhura jane aktet e brendshme te institucionit me ligjin per SHISH-in dhe si jane respektuar keto procedura per ushtrimin brenda kompetencave te ketij institucioni".

    Vetem pak dite pasi firmosi propozimin e shkarkimit te Fatos Klosit nga drejtimi i sherbimit sekret, per paaftesi dhe per t'i hapur rruge hetimeve te Komisionit te posacem Parlamentar, shefi i qeverise ka vendosur te hedhe nje tjeter hap, qe sipas tij do te ndihmonte punen e komisionit "Ngjela". "Ky hap i ndermarre do te sherbeje, gjithashtu, si nje baze e mire edhe per veprimtarine e Komisionit Hetimor Parlamentar per veprimtarine e SHISH ne funksion te normalitetit dhe veprimtarise ligjore te ketij institucioni te rendesishem per sigurine kombetare", tha dje zedhenesi Dalipi.

    Tashme do t'i takoje Departamentit te Kontrollit te Brendshem Administrativ prane Kryeministrit, te drejtuar nga Artan Gjylbegu, te nise perpara Komisionit "Ngjela" hetimin e zbatimit te ligjshmerise nga ana e sherbimit sekret. I larguar nga detyra prej Kryeministrit Meta ne fillim te ketij viti per ceshtjen e shumeperfolur te tenderit te pasaportave, Gjylbegu do te drejtoje inspektoret e tij ne zyrat e sherbimit sekret ne periferi te kryeqytetit per te pare menyren e zbatimit te vendimeve te qeverise dhe Kryeministrit. Jashte ketij kontrolli, sipas burimeve nga Kryeministria, nuk do te mbeten urdherat e firmosura nga ish-kryetari Fatos Klosi, i akuzuar nga opozita per perfshirje ne veprimtari te paligjshme. Urdherat, qe mbajne poshte firmen e Klosit, pritet te kalohen ne siten e juristeve te Kryeministrise per te pare nese ato jane konform ligjit per sherbimin sekret. Nderkohe qe, sipas burimeve, kontrolli financiar i institucionit eshte kompetence e Kontrollit te Larte te Shtetit dhe nuk pritet te jete ne objektin e inspektoreve te Gjylbegut. Vete Klosi eshte akuzuar nga opozita per abuzime financiare gjate drejtimit te sherbimit sekret. Por pak dite me pare, kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit, Mustafa Kercuku ka konfirmuar ne nje interviste televizive se SHIK jane konstatuar shkelje te ligjeve financiare, por jo nga vete Klosi.

    I ndodhur ne qender te zhvillimeve politike te diteve te fundit, sherbimi sekret shqiptar do te prese brenda pak ditesh "viziten" e inspektoreve te kontrollit te Kryeministrit Nano. Perfundimi i punes se te cileve do t'ia lere vendin 9 deputeteve te Komisionit Hetimor Parlamentar, te udhehequr nga demokrati Spartak Ngjela. Fatos Klosi, kreu i sherbimit sekret shqiptar, u shkarkua nje jave me pare me nje dekret te Presidentit Moisiu, pas propozimit te Kryeministrit Nano. Drejtimi i sherbimit inteligjent iu besua zevendesdrejtorit Petrit Myftari, deri ne emerimin e pasardhesit te Klosit.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 08/13/2002
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #23
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Klani hoxha po vendos pikat mbi I,

    Nano, perfaqesuesi i ketij klani po e ben punen shume mire, koha e turbullirave ne PS mbaroi.

    Nano shpetimtari
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-07-2002
    Postime
    32
    Braro, ta kam thene une, ke pak dobesi per Nanon
    ti.
    Mos na thuaj tani qe Nanon e detyruan te
    perfitonte nga 97-a per t'u bere krieminister!
    Apo e detyruan qe te premtonte kthimin e parave
    ne Vlore ne 97-en.
    Sipas teje Nano na qenka i paster, jane ata qe ka
    perreth qe bejne prapesira. Keshtu thuhej edhe
    per Berishen me pare. Doktorri eshte i paster,
    por e moren ne qafe ata qe mbante perreth apo
    "ku e dine doktorri se cfare behej".
    Vertet Nano te mos e dije se cfare behet?
    Veshtire te mos e dish kur merr rregullisht
    nje perqindje lekesh nga te papastrit.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-07-2002
    Postime
    32
    Per ta perfunduar mendimin tim:
    Nano po sakrifikon disa shoke per te dale
    vete i lare. Dhe po e perdor bukur edhe
    opoziten per te marre diplomen e "te pastrit".

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zhgenjuarii!

    E di parimin me vektoret qe kur jan ne nji kafje rezultanti behet me i madh dhe e kunderta.
    Ne se Nano godet scafistat duhet pershendetur. ne se godet mafien duhet pershendetur.
    Sepse goditja nanos plus goditja e opozites behet rezultati me i mire.
    Nejse..

    ja cthote 55-sa.

    *** Në Vlorë dhunë dhe terror ndaj demokratëve

    Sigurimi i Shtetit i Rindërtuar me emrin SHISH me në krye Tomorr Bolenën dhe Policia Politike me në krye shokun Nallbati terrorizojnë kundërshtarët e tyre politikë

    Nga Nebi ZAJMI

    Që Vlora është një "shtet" komunist kjo duket në radhë të parë dhe mbi të gjitha në luftën e egër që bëjnë organet e diktaturës së proletariatit, SHISH dhe Policia Politike, ndaj kundërshtarëve politikë.

    Janë të shumtë kundërshtarët politikë të regjimit të sotëm neokomunist ose socialist, që janë kërcënuar, terrorizuar, fyer e poshtëruar, rrahur e burgosur prej ish-oficerëve të Sigurimit të grupuar në SHISH dhe Policisë Politike të shokut Nallbati, Koci etj.

    Maja e mprehtë e shpatës në diktaturën e proletariatit është e drejtuar veçanërisht ndaj të persekutuarve politikë. Dje ishin baballarët që burgosën dhe vranë baballarët e rinisë së sotme sot janë bijtë e ish-oficerëve të komunistëve të shndërruar në "demokratë" që vazhdojnë të kërcënojnë dhe terrorizojnë bijtë e të burgosurve politikë, të internuarve piolitikë, të pushkatuarve politikë.

    Kudo që shkel në Vlorë duket qartë ndarja me thikë në dy kampe armiqësore: demokratë dhe socialistë ose neokomunistë.

    Të ndodhur në kushtet e një persekucioni të egër, të provokacioneve të vazhdueshme të ushtruara prej policisë dhe oficerëve të SHISH, rinisë si mbetet tjetër veçse të iki, të iki të iki...!!!

    Po ku të shkojnë? Një mërgim i detyruar për të shpëtuar fyerjeve rrahjeve, burgosjeve, terrorizmit prej policisë prej "shtetit" komunist të Vlorës.

    Asnjë shpresë për të jetuar në vendlindje. Lënë nënë e babë, lenë gra e fëmijë dhe mërgojnë në qytete të tjera po më shumë jashtë vendit. Ku nuk kanë shkuar vlonjatët në Greqi e Itali tani janë të zakonshme, por ata gjenden në Amerikë në Afrikën e Jugut e deri në Zelandën e Re.

    Prindërit,gratë,fëmijët mbajnë sytë nga qielli dhe i luten zotit por deri kur kështu? Unë takova familjet e tre prej këtyre të mjerëve dhe ja se çfarë më thanë:

    Familja e Guri Nuro Rodha

    Babai i Guriut, një antikomunist i vendosur, pas çlirimit mori pjesë në lëvizjen e Zhapotikut, disa e quajnë kryengritja e Zhapotikut vendlindjes së tij. Komunistët e dënuan me vdekje dhe më vonë ja kthyen në 25 vjet burg. Pasi doli nga burgu i zi, atë e priste puna nën tokë, kështu kaloi 20 vjet të jetës së tij në minierën e Memaliajt të Tepelenës. Me atë punë të mundimshme dhe me atë pagë minimale ai rriti 11 fëmijë.

    Por megjithatë babai i Guriut ishte i kënaqur sepse kishte dhe më keq, vëllai i tij Dulja u vra në minierë në moshën 32 vjeç duke lënë në mjerim të plotë tre fëmijë.

    Kështu u rrit edhe Guriu ndërmjet 10 vëllezërve e motrave dhe nga fshati i tij Zhapotik i Tepelenës duke bërë dy orë udhë në këmbë ai mbaroi në Memaliaj gjimnazin me rezultate shumë të larta. Shkolla i dha bursë në gjuhët e huaja. Por e përjashtuan si biri i një armiku pas tre ditësh.

    Me ndihmën e miqve ai mundi të vendoset në fermën bujqësore Akërni të Vlorës, vëndi i të internuarve. Atje martohet me një shoqen e tij Elisabeta Brahimaj nga Lepenica e persekutuar egër prej regjimit.

    Pas viteve 90-të Guri Rrodha së bashku me kunetërit e tij Ylberin, Naimin etj theu levën e Partisë Punës, Bashkimet Profesionale dhe krijuan Sindikatën e pavarur. Mori pjesë në themelimin e Partisë Demokratike dhe qëndroi gjatë gjithë kohës në vijën e parë të luftës kundër regjimit diktatorial komunist. E shoqja, Elisabeta ju bë krah e ndihmë në punën dhe luftën e tij atdhetare.

    Ai ka qenë një ndër aktivistët e dalluar të Partisë Demokratike, ka qenë në komisionet e zgjedhjeve, në agjitacion e propagandë antikomuniste.

    Kështu vijmë deri më 14 maj 2000 në mitingun madhështor që Vlora përgatiti për të pritur prof.dr.Sali Berishën. Guriu ishte në krye të përgatitjeve, sigurimit të mitingut dhe të jetës së Sali Berishës. Gjatë kohës që Guri Rrodha shkonte në çdo lagje të Vlorës, në çdo seksion të PD-së dhe bënte thirrje që të mbanin sytë hapur dhe të merrnin pjesë të gjithë në miting, policia dhe oficerët e SHISH e ndoqën dhe e evidentuan si person të rrezikshëm.

    Një ditë policia dhe agjentë civilë i prishin kioskën dhe lokalin ku ai ushqente fëmijët e tij të mitur. Policia vazhdon me kërcënime dhe provokacione, kështu më 7 maj 2001 dhe më 12 maj 2001 është marrë forcërisht në polici me pretekste të sajuara dhe është ushtruar ndaj tij dhunë dhe terror që të largohet prej komisionit të zgjedhjeve ku ishte përfaqësues i PD-së.

    Në një rast tjetër policia e ka rrahur në mënyrë demonstrative publikisht, e ka goditur dhe tërhequr zvarrë. Ai ka marrë telefonata dhe sinjalizime për t'u larguar prej Shqipërisë në të kundërt do të shkonte në atë "botë" ku kishin shkuar edhe shokët e tij!...

    Familja e Platon Temo Koçaj

    Platoni ka lindur më 7 nëntor 1972 dhe banon në lagjen "Qazim Kokoshi" ( 10 Korriku) është anëtar dhe aktivist i njohur i Partisë Demokratke. Gjyshi i tij nga nëna Nuro Hoxhaj është i dënuar politik. Dajua i tij, Zaim Hoxha është një ndër themeluesit dhe udhëheqësit e PD-së në Vlorë për këto motive Platon Koçaj ka qenë ndjekur prej policisë politike të Vlorës dhe Sigurimit të Shtetit ose SHISH-it.

    Më 8 mars 1997 policia e Vlorës e ka rrahur terrorizuar dhe kërcënuar për jetën nëse ai nuk "zhduket" nga Shqipëria! Për të shpëtuar kokën u detyrua të mërgojë ilegalisht në Greqi duke lënë këtu të fshehur në Tiranë nusen shtatzënë dhe djalin e vogël.

    Më 14 maj 2000, pas mitingut madhështor që Vlora i bëri Prof.dr. Sali Berishës, policia e ka shoqëruar Platonin në qelitë e saj dhe atje oficerë të SHISH-it e kërcënuan dhe i thanë se nëse ai nuk zhdukej nga Shqipëria do ta zhduknin ata!

    Nuk mjaftoi vetëm kjo për persona të panjohur që duhet të kenë qenë oficerë të policisë politike ose bashkëpunëtorë të tyre kërcënuan vazhdimisht në telefon të shoqen për t'u larguar prej Shqipërisë.

    Më 26 qershor 2001 e rreh barbarisht policia dhe e terrorizon. Platoni nxorri edhe raport mediko-ligjor por në Shqipëri ende nuk ka drejtësi të pavarur për të gjykuar kriminelët politikë.

    Në këto rrethana Platon Kocaj u detyrua të largohet me gjithë gruan në SHBA duke lënë këtu dy fëmijët e tyre të mitur pa asnjë ndihmë ekonomike dhe në një mjerim të plotë.

    Familja e Zagoll Tahir Kabellos

    Zagolli i përket njërës prej familjeve më fisnike dhe më trime të Tragjasit. Babai i tij priti në stan emisarët e lirisë Zagoll Rakipin, Hysen Lepenicën dhe Sami Lepenicën më 1949, ata vinin prej botës së lirë për tu bërë therror për lirinë e vendit të tyre. Tahiri, babai i Zagollit dhe i vëllai Hamiti nuk iu trembën thundrës së hekurt komuniste dhe as pabesisë së komunistëve të Tragjasit. Ata i pritën miqtë e përtejdetit dhe i përcollën. Por dihet se këta trima ishin tradhtuar që në nisje nga bota e lirë dhe ranë heroikisht për lirinë e vendit të tyre.

    Pas kësaj Tahir Kabellua dhe i vëllai Hamit Kabellua u varën me kokë poshtë në lokalitetin e Dukatit, prej fshatarit të tyre komunistit Gjon Banushi. Asnjë armik tjetër në Shqipëri nuk ishte sjellë kështu dhe nuk i kishte poshtëruar kështu burrat shqiptarë siç po bënte tani fshatari i tyre komunist Gjon Banushi. Kështu populli po njihte se cilët ishin komunistët.

    Zagolli nuk trashëgoi nga babai betëm trimërinë dhe besën por edhe zgjuarsinë dhe sakrificën për mikun dhe shokun.

    Më 1992 pas rrëzimit të diktaturës komuniste ai hyri në polici dhe shquante mbi shokët e sërës së tij për aftësi profesinale për përkushtim në detyrë dhe sakrificë. Edhe gjatë vitit 1997 kur bandat komuniste dogjën dhe shkretuan vendin Zagolli qëndroi si një bir i denjë i asaj familjeje, si një ushtar i devotshëm i vendit të tij.

    Ai thoshte me shaka se jam i detyruar të qëndroj sepse babai im ma ka vënë emrin Zagoll për nder të mikut të tij Zagoll Rakipit dhe unë duhet ta nderoj babanë.Ai kish të drejtë. Gjonzenelajt ishin antikomunistë të vendosur dhe një prej familjeve më fisnike të Tragjasit, vendlindjes së Zagollit.

    Bandat komuniste e ndoqën për ta vrarë dhe i zunë pritë në rrugën e Ujit të Ftohtë tek Pusi i Naftës, por për fatin e tij të mirë dhe falë edhe trimërisë së tij ai shpëtoi pa prekur.

    Edhe më vonë, gjatë vitit 1997 dhe më 1998, ai pati goditje me armë për ta vrarë, provokacione dhe kërcënime për t'u larguar prej Shqipërisë.

    Shefi i personelit të Komisariatit të Policisë, Vladimir Zanaj i ardhur prej bandave dhe njësiteve guerrile komuniste të 97-ës kur e pushoi nga puna në polici i tha:"Je i pa dëshirueshëm për pushtetin!", shprehje kjo që do ta kishin zili edhe kriminelët e Kadri Hazbiut dhe Hysni Kapos!

    Në këto rrethana Zagoll Kobellua largohet prej qytetit dhe qëndron i fshehur në fshatin e tij në Tragjas. Edhe atje oficerë të SHISH-it e kërcënojnë për t'u larguar nga Shqipëria.

    Zagolli është ende në Vlorë për jeton me akthin se mund t'i bëjnë pritë si shokëve të tij të idealit Kapiten Viron Rrapit, n/oficer Gëzim Shabanit etj dhe ta vrasin.

    Por Zagolli nuk është tërhequr nga lufta antikomuniste dhe antiqeveri, ai është shembulli i luftëtarit dhe qëndrestarit.

    * * *

    Këto ishin vetëm tre shembuj, por të tillë ka shumë në Vlorën e okupuar prej neokomunistëve të Shpëtim Gjikës, Bashkim Habilit e Niko Veizit.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Demokratet kthehen ne pushtet lokal per te luftuar brenda institucionve

    Rikthimi i demokrateve ne pushtet lokal, do t'i thote thote jo vjedhjes se parave dhe lufte e ashper ndaj vjedhejs se votes

    Rikthimi i demokratëve në këshillat bashkiakë, nuk është njohje e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale, por është vetëm një respektim i parimit të njohjes së institucioneve dhe bërjes së luftës politike nëpërmjet institucioneve. Rikthimi i këtyre anëtarëve, është edhe një here rikthimi i linjës së qeveritarëve, për të luftuar këtë qeverisje të mykur, të shkatërruar, por mbi të gjitha, është fakt tjetër që tregon se opozita po bën një oponencë të fortë dhe do të luftoje korrupsionin, kontrabandën dhe vjedhjen kolosale të tenderave që bëhen nga bashkiakët, duke qenë përpara tyre dhe duke i sulmuar ata me fakte dhe argumente konkrete. Pasi opozita shqiptare ka treguar tashmë, se është kundër vjedhjeve dhe korrupsionit, të cilin socialistët e kanë shtrire si metastaza kanceri në pushtetin lokal.

    Këtu dihet fare mirë sesi shpërndahen lejet e ndërtimit të ndërtesave dhe pallateve, sesi jepen liçensat për të ushtruar një aktivitet tregtar nga drejtuesit e pushtetit lokal.

    Qytetarët e dinë fare mirë, se një favor të tillë e kanë vetem ata njerëz që janë leva dhe masha në duart e drejtuesve të pushtetit lokal, që u kanë dhënë një ndihmesë të madhe gjatë zgjedhjeve të pushtetit lokal, për vjedhjen dhe masakrimin e votave të lira. Pra, janë komisionerët që kanë qenë në qendrat e votimit dhe tregtarët e votave, ata që sot përfitojnë nga pushteti lokal, pa harruar këtu fitimet kolosale që kanë vetë drejtuesit e këtij institucioni. Duke pasur parasysh të gjitha këto shkelje, vjedhje dhe shkallën e lartë të korrupsionit që zhvillohet në pushtetin lokal, PD-ja vendosi që njerëzit e saj, tashmë të zgjedhur, të marrin pjese në institucionet lokale.

    Të jenë më pranë, për të parë më nga afër shkeljet dhe korrupsionin e lartë që zhvillohet sot në këto dikastere. Prezenca e së djathtës në këto institucione lokale është një shpresë, një rreze drite për qytetarët dhe shqiptarët kudo që janë në territorin e Shqipërisë, që gjenden në humbëtirën e varfërisë, në skëterrën e papunësisë, në asistencat qesharake sociale dhe ku fondet, jo vetem që vidhen me "katër duart", por përdoren vetëm për qëllime politike. Besoj se pushtetarët lokalë, duhet ta dinë fare mirë sesa asistencë merr një i papunë në Shqipëri dhe sesa shpenzon një drejtues i pushtetit lokal, për të plotësuar tekat e tij dhe të ndonjë te afërmi, që tashmë është mësuar më luksin, duke mos e vrarë mendjen se pjesa më e madhe jashtë dikasterit të pushtetit lokal, nuk kanë bukë për të ngrënë, nuk kanë para për të blerë ilaçe dhe për të mbuluar shpenzimet më minimale të ditës. Këto shkelje, PD-ja i ka bërë publike me fakte dhe argumente, por tashmë ajo kërkon të jetë edhe më e saktë, duke i dërguar njerëzit e saj brenda në institucion, për t'u njohur konkretisht me shkeljet e shumta të drejtuesve të pushtetit lokal.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Gazeta 55 shkruan ate qe ndodh realisht ne Shqiperi

    Ndersa te tjeret e zbukurojne gjendjen ne shqiperi me deklarata te tipit, "mos respektimi i te drejtave te njeriut, shkelja e te drejtes elementare te shprehjes dhe ..." kodra pas bregut, Gazeta 55 shkruan ate qe ndodh ne te vertet ne Shqiperi. Nuk eshte ekzagjerim nese perdorim shprehjet shteti komunist sepse i tille eshte shteti shqiptar, nuk eshte ekzagjerim nese themi sigurimi i shtetit sepse i tille eshte sherbimi yne informativ.
    Dhe diçka per Nanon. Kush kujton se ai po punon per Shqiperin dhe me veprimet e tij don te çoj punet perpara e ka gabim( gabim e paça une ) . Po ta njohesh sadopak, ai shet dhe (çfare i ngelet atij se gruan nuk e ka me!!!) dhe te emen. Siç e thote dikush me lart ai do qe te dal ai i lar dhe pse jo te rimarr pushtetin. Me dallget qe ai ngre do te mbys te tjeret. Por sigurisht ai nuk na ka lene zgjidhje tjeter veç ti themi "Mire e ke!"
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenë një zonjë e randë,
    Burrat e dheut të thirrsin NANË
    Vaso Pasha

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17
    Fillon punen komisioni "Klosi"

    Pas shkarkimit te drejtuesve kryesore te Sherbimit Informativ Shteteror, eshte mbledhur per here te pare dje Komisioni Parlamentar qe do te hetoje mbi veprimtarine e ketij institucioni. Edhe pas largimeve te bujshme te diteve te fundit nga SHISH-i, komisioni i posacem parlamentar do te perqendroje punen rreth akuzave te ngritura kohe me pare ndaj drejtuesve te tij. "Eshte percaktuar rregullorja dhe pas dy ditesh do te filloje puna e vertete e ketij komisoni, pasi sot jemi marre me anen teknike", tha Ngjela. Mbledhja e pare e komisionit hetimor mbi veprimtarine e SHISH-it, u zhvillua me dyer te mbyllura dhe disa prej anetareve te tij u paraqiten vetem ne perfundim te ketij takimi. Deputetet e mazhorances kane kembengulur qe te miratohet nje projektplatforme ku do te bazohet puna e komisionit hetimor. Por kjo nuk eshte vendosur ende. Disa nga anetaret e komisionit pohuan se duhet te percaktohet qarte se cfare do te hetohet dhe cilat do te jene kompetencat. Pas shkarkimit nga detyra te kreut te SHISH-it Fatos Klosi, pritet qe emri i tij te mos perfshihet ne hetime. Komisioni i posacem parlamentar per te hetuar mbi veprimtarine e SHISH-it u miratua nga Kuvendi ne fund te muajit korrik, pas akuzave te opozites kundrejt ish-kryetarit te SHISH-it Klosi.

    a.r.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17
    Për të dy kandidaturat e fundit ka dhënë miratimin e tij edhe lideri demokrat Sali Berisha
    Në shkresën e shkarkimit të Bares kanë qenë të shënuar edhe emrat e dy drejtuesëve të tjerë të SHIK-ut: Vodica dhe Ymeri


    Ikën dhe Bare, zëvendësi i Klosit
    Shkarkohen dhe dy drejtues të tjerë të SHISH-it



    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Vetëm një muaj pas shkarkimit të Fatos Klosit, është larguar nga Shërbimi Sekret edhe zëvendësi i tij Sokol Bare, njëkohësisht edhe një nga miqtë e Klosit. Por në shkresën e shkarkimit të Bares kanë qenë të shënuar edhe emrat e dy drejtuesve të tjerë të SHIK-ut.

    Burime zyrtare të këtij organi pohojnë se janë shkarkuar nga detyra edhe Frederik Ymeri, shef i Antikrimit dhe Eduart Vodica . Kështu Myftarit, drejtorit të komanduar të SHISH, tashmë i duhet të mbajë "mbi supe" drejti-min total të Shërbimit Sekret.

    Shkarkimet
    Dje paradite kreu i komanduar i Shërbimit Sekret Shqiptar, Petrit Myftari, u ka komunikuar tre vartësve të tij vendimin e shkarkimit. Sokol Bare që mbante detyrën e zëvendësit të Myftarit ka pohuar se e priste këtë largim. Sokol Bare është një nga oficerët e karrierës së Shërbimeve Sekrete. Pasi ka përfunduar ish-shkollën e Ministrisë së Brendshme (dega Sigurim) ai ka nisur punë si oficer i thjeshtë në Sigurimin e Shtetit. E në vitin 1992, kohë kur ai ishte inspektor në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ai del i papunë. Deri në mars-prillin e vitit 1997, kur zgjidhet zëvendësministër i Rendit në Ministrinë e Brendshme në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Por pas rënies së qeverisë dhe largimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Agim Shehu, Bare emërohet drejtor policie, detyrë që e mbajti deri në vitin 1998. Pas kësaj Bare shkon në Shërbimin Sekret në detyrën e zëvendësit të Fatos Klosit. Bare ka qenë një nga të dërguarit e posaçëm të Shërbimit Sekret në bisedimet e Rambujesë, dhe për misionin e tij atje pati fërkime edhe me ish-kryeministrin e atëhershëm, Pandeli Majko.

    Motivet
    Motivi zyrtar i shkarkimit të tre oficerëve madhorë të Shërbimit Sekret ka qenë "reforma në Shërbimin Sekret Shqiptar për t'i hapur rrugë impaktit të ri në funksionet që ata mbanin". Por burime pranë të liruarve nga detyra pohojnë se, shkarkimet e tyre janë më shumë për motive politike. Ata njihen si bashkëpunëtorët më të ngushtë të Klosit, drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar. Vetë protagonistët nuk kanë preferuar që të komentojnë shkarkimin e tyre. Afro një muaj më parë Kryeministri Nano kishte propozuar shkarkimin e Klosit, propozim që është nënshkruar menjëherë nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Arsyetimet që ka përdorur Nano para presidentit për shkarkimin e Klosit kanë qenë tejkalim i shpeshtë i kompetencave që i ka lejuar ligji, ndërhyrjen në procesin politik të rizgjidhjes së presidentit të ri të vendit. Aftësia në drejtimin e Shërbimit Sekret nuk ka qenë në nivelin e kërkuar dhe shpeshherë nuk është përputhur me progresin e bërë. Lidhjen e Klosit me një nga ngjarjet më të bujshme, vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari. Për veprimtarinë e Klosit gjatë kohës që ai ka qenë në krye të Shërbimit Sekret, Parlamenti vendosi ngritjen e një komisioni hetimor. Dhe sipas Nanos, largimi i Klosit do të lehtësonte mjaft edhe punën e këtij komisioni. Tashmë kanë nisur thashethemet edhe për kandidaturat e mundshme që do të zëvendësojnë katër drejtuesit e Shërbimit Sekret.

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17
    Nano: Klosi, abuzimi 1.2 milion USD


    Kryeministri paraqet ne Komisionin hetimor parlamentar shifrat e abuzimeve financiare dhe shkeljeve administrative ne sherbimin sekret. Por edhe informacionet per vrasjes e Hajdarit dhe arrestimin e "te gjashteve"

    Alketa MYFTIU

    Nje abuzim prej 1.2 milion dollare, 25 shkelje administrative dhe pozicioni i Nanos ne arrestimin e 6 ish-funksionareve te Partise Demokratike dhe vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ishin temat tek te cilat eshte fokusuar Kryeministri, ne seancen me dyer te mbyllura ne komisionin hetimor "Ngjela". Megjithese Nano ftoi anetaret e komisionit qe te gjitha te dhenat qe ai do te vinte ne dispozicion te tyre te mos publikoheshin, pasi behej fjale per nje material te klasifikuar, "Korrieri" ka mundur te gjeje te dhenat e panjohura dhe te bujshme qe permban raporti i Kryeministrit. Raport qe bazohet ne te dhenat e Departamentit te Kontrollit te Brendshem Administrativ te Keshillit te Ministrave mbi sherbimin sekret shqiptar dhe ish-shefin e tij, Fatos Klosi gjate 5 viteve qe ai e drejtoi ate, nga 1997 deri ne gusht te 2002, kur Kryeministri Nano firmosi propozimin per shkarkimin e tij.


    Abuzimi Financiar

    Sipas aktkontrollit qe ka bere Departamenti i Kontrollit te Brendshem te qeverise, i urdheruar nga vete Kryeministri, jane konstatuar shkelje financiare me nje fature prej 1.2 milion dollare per buxhetin e shtetit. Ne raport theksohet se perdorimi i fondeve te Sherbimit Informativ Shteteror eshte bere pa nje plan te qarte dhe transparent. Pas nje kontrolli te bere ne dokumentacionin financiar te sherbimit, ne raport nenvizohet se mbetet per t'u sqaruar perdorimi i dy fondeve te konsiderueshme ne valute, ku njeri me vlere prej 50 mije dollare dhe tjetri prej 900 mije euro. Gjithmone sipas aktkontrollit, nuk dihet se ku ka shkuar edhe nje fond i trete qe kap shumen e 300 milione lekeve (te vjetra). Shkelje jane konstatuar edhe ne zbatimin e ligjit per shperblimin e punonjesve, ne fund te vitit. Keshtu, sipas te dhenave qe raporton Departamenti i Kontrollit mbeten per t'u verifikuar fondet e akorduara per shperblimet per vitin e ri per punonjesit e sherbimit, ku, specifikon raporti, vete Klosi ka perfituar nje shume prej 2 milione leke. Gjithsesi, Kryeministri Nano ka theksuar se shifrat qe servir raporti nuk jane perfundimtare dhe mbeten per t'u provuar.

    Shkeljet Administrative

    Krahas demit financiar, kontrolloret e Nanos raportojne edhe 25 shkelje administrative dhe kushtetuese. Ne raport nenvizohet se nje nder shkeljet me flagrante ne kete drejtim jane emerimet jo ne perputhje me ligjin. Marrja ne pune e punonjesve ne SHISH, thuhet ne raport, eshte bere sipas interesave te kryetarit te sherbimit, Fatos Klosi. Nje tjeter shkelje, e konstatuar eshte mosrespektimi i procedurave per ushtrimin brenda kopetencave te veprimtarise se SHISH. Ishin pikerisht keto konstatime per te cilat ne gusht te ketij viti Kryeministri Nano hodhi firmen mbi dokumentin qe i propozoi Presidentit te Republikes largimin e Klosit nga drejtimi i Sherbimit.

    Vrasja e Hajdarit dhe arrestimi i "te gjashteve"

    Pervec analizes se veprimtarise administrativo-ligjore, Nano ka dhene edhe versionin e tij sesi eshte njohur me vrasjen e deputetit te Partise Demokratike, Azem Hajdari dhe arrestimin e 6 ish-funksionareve te larte te PD. Te dyja ngjarjet kane ndodhur ne periudhen gusht-shtator 1998, kur Nano mbante postin e Kryeministrit. Per vrasjen e deputetit Hajdari, me 12 shtator te '98, Nano ka thene se e "kam marre vesh vetem pasi ka ndodhur". "Ndodhesha ne zyren time, ku sapo isha kthyer nga nje vizite ne Lisbona", mesohet te jete shprehur shefi i qeverise. Te njejten pergjigje ka rezervuar edhe per ngjarjen tjeter, arrestimin me 20 gusht te '98 te ish-funksionareve te PD, e njohur edhe si arrestimi i "te gjashteve". "Per arrestimin jam informuar nga babai, kur isha ne Maqedoni ne nje takim me Cervenkovskin", mesohet te kete thene Nano. Duke shtuar se nuk ka patur informacion paraprak nga sherbimi sekret.

    Pas raportimit te Kryeministrit, kryetari i Komisionit, Spartak Ngjela u shpreh i kenaqur nga informacioni, por theksoi se detajet e tij nuk mund te publikohen per shkak te sekretit te hetimeve. Ngjela u shpreh se raporti i Kryeministrit eshte nje rruge e mbare per hetimin e suksesshem te veprimtarise se insitucionit te SHISH. Gjithsesi, gjithcka qe Nano raportoi dje i mbetet detyre komisionit hetimor "Ngjela", per ta vertetuar.




    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 9/14/02
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Analisti Gavrosh Levonja

    "Fundgushti vitit 1998
    Nga Gavrosh Levonja/ Pas deponimeve te kryeministrit Nano para Komisionit parlamentar per hetimin e veprimtarise se SHISH-it dhe shkeljeve te bera gjate ketyre pese viteve qe ai eshte drejtuar nga Fatos Klosi, ngjarjet qe ndodhen ne fundgushtin e vitit 1998, te cilat do te kulmonin me 12 dhe 14 shtatorin, shihen nen nje kendveshtrim tjeter. Ne kete kuader edhe motivet e vrasjes se heroit te demokracise, Azem Hajdari, anojne me teper nga politika. Dhe, lidhur me kete nje proces tjeter, nen driten e fakteve qe do te zbulohen gjate veprimtarise hetimore te Komisionit "Ngjela", eshte i domsdoshem.

    Sic dihet, gjithcka ne ate kohe do te fillonte me arrestimin ne mnyre krejt te papritur te gjashte ish-zyrtareve te pushtetit te PD-se, nen akuzen "per krime kunder njerezimit". Nuk kishte nevoje per me shume per t'i vene shkrepsen nje procesi te shpejte destabilizimi, bash ne momentin kur po pritej kthesa. Madje, ajo qe ishte per te ardhur keq kishte te bente me faktin se ne ato dite ishte pergatitur terreni per inicimin e nje dialogu pushtet-opozite persa i perket diskutimit te projektkushtetutes. Me se fundi opozita po braktiste bojkotin ndaj procesit te berjes se vendit me

    kushtetute duke ofruar ne tryeze opcionet e saj. Madje, ne faqet e gazetave "Koha Jone" dhe "Albania" paralajmerohej dhe nje takim midis Nanos, ne ate kohe kryeminister dhe liderit te opozites, Berisha, gje qe nuk u pergenjeshtrua nga shtabet e dy figurave kryesore te politikes shqiptare. Po te ishte zhvilluar ai takim ne ato dite te fundit te gushtit te vitit 1998, ndoshta dhe procesi i filluar tani do te ishte inicuar qe atehere duke shmangur ngjarje te renda qe do te ndodhnin deri tani. Por, pa kaluar njezetekater ore nga publikimi i ketij takimi ndodh arrestimi i "te gjashteve". Pas kesaj ishte e kuptueshme qe nuk mund te flitej me per dialog e aq me pak per nje takim Nano-Berisha. PD, pavaresisht nga angazhimi per pjesemarrje ne procesin kushtetues, nuk mund ta kaperdinte kete arrestim spektakolar, i cili ishte nje provokim i mirefillte. Por nderprerja e perpjekjeve per dialog ishte ndoshta me shume edhe ne dem te vete kryeministrit Nano, i cili ishte me i interesuar se kushdo per normalitet, si nje kusht i domosdoshem per realizimin e objektivave te qeverisjes. Fakt eshte se Nano me te ardhur ne Tirane nga Maqedonia, e denoi publikisht kete arrestim duke lene te kuptohej ne publik se nuk kishte asnje lidhje me kete dhe se ishin te tjere ata qe e kishin urdheruar. Pak a shume e njejta gje mund te thuhet per liderin e PD-se, Berisha, i cili pas periudhes se pashmangshme te mitingjeve, si e vetmja menyre per te rimekembur nje parti te shkermoqur pas ngjarjeve te 1997-es, po pergatiste terrenin per te filluar realpolitiken. Ai, gjithashtu ishte i interesuar t'i hiqte vetes, pak nga pak edhe damken e destabilizuesit si dhe te fillonte procesin e rehabilitimit tek faktori nderkombetar. Precipitimi m shpejtesi i ngjarjeve per te arritur tek vrasja e shekullit dhe revolta spontane e 14 shtatorit, te conte ne perfundimin se arrestimi i "gjashteshes" se PD-se ishte vetem hapi i pare i nje skeme qe kishte si pikesynim eliminimin jo vetem te Hajdarit, por ndoshta me shume Nanos e Berishes. Ishte mese e qarte qe nje akt si vrasja e nje figure me permasa unikale si ajo e Azem Hajdarit nuk mund te tolerohej nga opozita. Ithtaret dhe simpatizantet e PD-se, perballe humbjes se simbolit te tyre, do te reagonin deri ne menyre te pakontrolluar kunder qeverise dhe institucioneve shteterore. Per me teper po te kihet parasysh se Hajdari u kishte shpetuar per qime atentateve dhe pritave, ndonjehere te organizuara dhe zyrtarisht me pjesemarrjen e njerezve te sherbimit sekret. Fakt eshte se ekzekutoret e tij ishin te gjithe funksionare te policise se atehershme. Duke pasur parasysh prirjen e shqiptareve per ta lidhur gjithcka me simbole e idhuj, nuk kishte as me te voglin dyshim se gjithe zemerimi dhe revolta ekstreme do te fokusoheshin tek Nano, i cili, ashtu si Berisha per socialistet, per demokratet perfaqesonte simbolin e te keqes se madhe. Keshtu, turmave te zemeruara te simpatizanteve te PD-se dhe ithtareve te Hajdarit, e vetmja gje qe u mbetej per te shpaguar humbjen e simbolit te tyre ishte vrasja e Nanos, i akuzuar dhe nga vete Berisha si organizatori i vrasjes se shekullit. Ne kete drejtim autoret e skenarit te vrasjes se Hajdarit i kishin bere kalkulimet ne menyre perfekte. Pas vrasjes se Nanos, venia nen pranga dhe denimi i Berishes, si organizator dhe nxites i vrasjes se Nanos, ishte i padiskutueshem. Pas kesaj, Shqiperia do te ishte krejtesisht ne doren e nje klani te vetem, i cili do te vetereklamohej si shpetimtari i vendit, si sjellesi i qetesise, duke i dhene fund epokes se konflikteve, shkaktare per te cilen ishin vetem dy vete; Nano dhe Berisha."
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17
    Kryeministri zhvilloi dje në mbrëmje një seancë tjetër negociatash në Presidencë

    Nano te Moisiu për SHIK-un
    Presidenti ka refuzuar Irakli Koçollarin



    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Emri i kryetarit të ri të Shërbimit Informativ të Shtetit ka mbledhur dje në mbrëmje Presidentin Moisiu dhe Kryeministrin Nano. Nevoja për të zgjedhur kreun e ri, pasi ka kaluar pothuaj një muaj prej shkarkimit të ish-drejtuesit Klosi, ka takuar dy personalitetet më të larta të shtetit.

    Presidenti Moisiu i sapo kthyer nga një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi menjëherë dje takimin e parë për drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror me Kryeministrin Nano. Ky nxitim ka të bëjë jo vetëm me faktin se ky institucion prej mëse një muaji po drejtohet nga Petrit Myftari, si i komanduar në këtë detyrë, por edhe me kërkesat e vazhdueshme të paraqitura nga opozita për ndryshime në këtë institucion, duke filluar së pari me kreun e tij. Nuk dihet ende se kush janë kandidaturat që janë paraqitur në këtë takim, por dy drejtuesit kryesorë të shtetit duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët midis tyre për emrin e ri në krye të këtij institucioni, i cili duhet të gëzojë edhe mbështetjen e opozitës, veçanërisht të Partisë Demokratike. Kjo e fundit pati shfaqur mjaft kritika ndaj SHISH-it, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të Klosit nga ky post. Pasi kjo u realizua, pas vendimit të Nanos për shkarkimin e tij nga kjo detyrë demokratët parashtruan kërkesën për të gjetur një emër konsensual në krye të SHISH-it, i cili do të dilte pas një diskutimi midis Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Por, pas këtyre reagimeve të para, nga vetë demokratët u pa një tërheqje.

    Kryetari i kësaj partie, Berisha deklaroi se nga PD-ja nuk do të paraqitet asnjë kandidaturë konk-rete për kreun e SHISH-it, pasi kjo është kompetencë e presidentit dhe kryeministrit, por emri i ri duhet të gjejë mirëkuptimin dhe mbështetjen si të mazhorancës ashtu edhe të minorancës. Ky ndryshim i kursit të demokratëve ka të bëjë me shpresën se Kryeministri Nano do të jetë tepër i matur në propozimin e emrit të ri të SHISH-it, i cili më pas do të marrë edhe aprovimin e Moisiut, pas gatishmërisë që tregoi për hetimin ndaj SHISH-it. Vetëm pak ditë më parë ai paraqiti një raport, nëpërmjet të cilit u vinte në dispozicion anëtarëve të Komisionit Parlamentar hetimor të gjithë konkluzionet e kontrollit të brendshëm të Këshillit të Ministrave pikërisht mbi veprimtarinë e këtij institucioni dhe të ish-kryetarit Fatos Klosi. Po ashtu, nga ana tjetër edhe vetë Presidenti Moisiu, i vendosur pas konsensusit pozitë-opozitë duhet të jetë tepër i ekuilibruar në dhënien e OK për kreun e ri të SHISH-it. Takimi i djeshëm është vazhdë e takimeve që këta të dy kanë zhvilluar gjatë këtij muaji, pikërisht për këtë problem. Nga takimet e mëparshme Nano ka kërkuar nga Moisiu që të pranojë kandidaturën e Irakli Koçollarit, aktualisht këshilltar për sigurinë pranë kryeministrit, si drejtuesin e ardhshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, por kjo është kundërshtuar nga Presidenti Moisiu.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17
    Klosi që udhëtonte nën shoqërinë e dy miqve të tij me një makinë tip "Mitsubishi, Land Rover", me targë të Tiranës, është ndaluar nga policët e shërbimit në Doganë

    Donte të shkonte në Tetovë të Maqedonisë. Policët kthejnë mbrapsht ish-kryeagjentin

    Klosi ndalohet në Qafë-Thanë
    Shoqërohej nga oficeri i Ministrisë, Sokol Peza


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANË

    Fatos Klosi është ndaluar dje të kalojë kufirin për të hyrë në Maqedoni nga policia shqiptare. Pas më shumë se 150 kilometrash rrugë nën shoqërinë e oficerit të lartë të Ministrisë së Rendit, Sokol Peza, dhe të një vajze (mësohet se ka qenë ish-sekretarja e Klosit) ish-drejtori i Shërbimit Sekret Shqiptar është kthyer mbrapsht në doganën e Qafë-Thanës në Pogradec.

    Lajmi konfirmohet nga burime shumë të besuesheme të policisë lokale, por edhe nga krerët e Ministrisë së Rendit. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 6 të mbrëmjes së djeshme. Burimet shtojnë se Klosi që udhëtonte nën shoqërinë e dy miqve të tij me një makinë tip "Mitsubishi, Land Rover", me targë të Tiranës, është ndaluar nga nga policët e shërbimit, të cilët menjëherë kanë lajmëruar për këtë "klient" interesant "shefat" e tyre të drejtorisë së policisë së Korçës. Vetëm këta të fundit i kanë "komunikuar Klosit pamundësinë për të kaluar kufirin". Personat e pranishëm gjatë gjithë kohës që Klosi ka qenë në doganë, kanë treguar se "shumë i qetë Klosi ka treguar se do të shkonte te disa miqtë e tij në Tetovë të Maqedonisë". "Nuk ka ndonjë problem, përderisa ju keni një urdhër, unë e kuptoj situatën dhe pozicionin tuaj", ka thënë Klosi, duke mos vënë në pozicion të vështirë policët e doganës. "Për të kaluar në Maqedoni, ish-shefit të Shërbimit Sekret Shqiptar (ashtu si gjithë qytetarët e tjerë), nuk i nevojitet viza, pasi mund ta sigurojë atë edhe në doganë. Pas kësaj ish-kreu i Shërbimit Sekret Shqiptar për më shumë se 5 vite është kthyer mbrapsht për në Tiranë. Ndërkohë edhe bashkudhëtari dhe shoqëruesi i tij, Sokol Peza që është njëkohësisht dhe shef i administratës në Ministrinë e Rendit, do të "merret në analizë" për veprimin e bërë. Burime zyrtare të Ministrisë së Rendit pohojnë se ai mund të "procedohet penalisht për ndihme e favorizim të kalimit të paligjshëm të kufirit".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    nga gazeta shqiptare

    ...................

    .Arian Çani
    .............
    Një nga njerëzit kryesorë që po organizon dhe urdhëron ekzekutimin e kësaj vepre të shëmtuar quhet Irakli Koçollari

    EKSKLUZIVE..

    Ish shefi i Shërbimit Sekret flet për Gazetën:

    Pse denoncoj këshilltarin e Nanos

    "Unë, Fatos Klosi, akuzoj"
    "Ja kush po e shkatërron SHIK-un"


    ..............

    Arian Çani

    TIRANE

    Unë, Fatos Klosi, deklaroj sot se SHIK-un janë duke e shkatërruar. Një nga njerëzit kryesorë që po organizon dhe urdhëron ekzeku-timin e kësaj vepre të shëmtuar quhet Irakli Koçollari.

    Unë e akuzoj këtë njeri se nga pozicioni zyrtar i këshilltarit, është duke gënjyer në mënyrë flagrante shefin e tij, Kryeministrin e Shqipërisë. Zoti Koçollari po i servir Fatos Nanos si burime informacioni edhe emra oficerësh të shërbimeve sekrete homologe…". Për herë të parë, ky është fillimi i një rrëfimi të gjatë të ish shefit të Shërbimit Sekret shqiptar Fatos Klosi.

    Zoti Klosi pranoi të flasë ekskluzivisht për "Gazeta Shqiptare" duke hedhur dritë mbi disa çështje të panjohura deri më sot për publikun shqiptar. Ish shefi i shërbimit sekret shqiptar ka deklaruar se SHIK-u ka nisur të shkatërrohet realisht që pas ndërhyrjes për kontroll të imtësishëm të një Komisioni parlamentar në të gjitha zyrat, sirtarët dhe ambjentet e fshehta dhe jo vetëm në Tiranë. Klosi thotë se kjo ndërhyrje është juridikisht normale pasi Komisioni e ka mandatin për të kontrolluar. Por ai sqaron për Gazetën se mënyra se si kjo ndërhyrje po realizohet nga një grup deputetësh është duke larguar nga institucioni të gjithë bashkëpunëtorët e SHIK-ut. "Më besoni, nuk ka mënyrë më efika-se se sa kjo për të shkatërruar realisht një shërbim inteligjent", shton ish shefi i SHIK-ut.

    Por përse e akuzon Fatos Klosi këshilltarin e Kryeministrit Fatos Nano dhe cilat janë, sipas tij, motivet e sulmit të Irakli Koçollarit ndaj tij dhe Shërbimit? Klosi tha mbrëmë se Irakli Koçollari, këshilltari aktual i Kryeministrit shqiptar, ka tentuar të shkatërrojë SHIK-un në mënyra të ngjashme që në vitin 1992. Por Klosi nguli këmbë se do të fliste më konkretisht në një moment tjetër lidhur me këtë çështje. Ai tha vetëm se një nga motivet e sulmeve të Irakli Koçollarit ndaj tij ka qenë dhe është synimi për të qenë në krye të këtij institucioni. "Të gjithë e dinë tashmë se ai po kandidon për këtë post", shtoi ish shefi i SHIK-ut. Fatos Klosi është shkarkuar vetëm pak javë më parë nga kjo detyrë me propozim të Kryeministrit Fatos Nano dhe me firmë të Presidentit konsensual Alfred Moisiu. Ndaj ish shefit të shërbimit sekret nuk ka ende ndonjë akuzë të depozituar zyrtarisht në Prokurori.
    ......................

    Surpriza tjetër e ish shefit të Shërbimit

    "Në fakt, emri im i vërtetë është Fatosh Klosi"


    .............

    "Në fakt emri im i vërtetë është Fatosh dhe jo Fatos. Pra me (sh) dhe jo me (s). Por meqënëse shumica, që nga fëmijëria ime e deri më sot, më kanë thirrur Fatos, nuk ia vlente t'u sqaroja të gjithëve se në dokumentat e gjendjes civile apo në pasaportë emri im është me (sh). Kjo është dhe arsyeja për të cilën u nxitua të abuzohej se gjoja unë paskam udhëtuar me pasaportë jo të rregullt". Dhe kjo është surpriza tjetër që na ofroi mbrëmë ish shefi i shërbimit sekret. Klosi tha se në të dyja pasaportat që tashmë i kishin sekuestruar pas urdhërit të Nanos për të mos dalë nga Shqipëria, emri i tij ka qenë Fatosh Klosi. Ndonëse kjo nuk ndryshon asgjë nga thelbi i asaj që po përjeton Klosi këto javët e fundit, është gjithësesi interesante dhe kurioze të mësosh papritur një detaj të tillë siç është emri i vërtetë i njeriut që ka drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të vendit. Ndoshta do të jetë e vështirë për shumëkënd të mësohet ta thërrasë ish shefin e SHIK-ut me emrin e tij të vërtetë, Fatosh. Vetëm pak ditë më parë, Kryeministri i Shqipërisë ka nxjerrë një urdhër sipas të cilit, ish shefi i sherbimit sekret shqiptar Fato(s) Klosi nuk lejohet të dale nga Shqipëria pa lejen e kryeministrit... Pas kësaj surprize, Nano duhet ta riformulojë urdhërin pasi ai nuk është i vlefshëm për shtetasin Fato(sh) Klosi.
    ..............


    "Të hënën filloj në Fakultetin e Shkencave"


    ................

    Të hënën, Fatos Klosi, ish shefi i Shërbimit Sekret shqiptar i rikthehet pas më shumë se 6 vjetësh profesionit dhe pasionit të tij të parë, Fakultetit të Shkencave, godinës së vjetër e të lyer rishtazi në Bulevardin "Zogu i Parë" në Tiranë. Klosi tha mbrëmë për Gazetën se tashmë i kanë fiksuar dhe orët e leksioneve.

    "Do të takohem sërish me studentët dhe kjo më kënaq shumë. Do të jap Fizikë të Përgjithshme për vitin e tretë në Fakultetin e Shkencave, Fizikën e Kristaleve për vitin e katërt si dhe do të jem punonjës shkencor në Qendrën e Mikroskopisë Elektronike". Klosi tha mbrëmë se nuk i mungojnë emocionet dhe se nuk ka ndërmend t'i fshehë ato pas kaq vitesh ndërpreje të profesionit dhe pasionit të tij të parë. "Por mendoj se është shumë e rëndësishme në jetë që njeriu të kryejë me përgjegjësi dhe ndershmëri punën e tij, cilado qoftë ajo. Unë jam i qetë për këtë", shton ish shefi i SHIK-ut.

    .............
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Një alibi për të pohuar krimin

    Astrit PATOZI

    Para së premtes, mund të ketë pasur shumë njerëz në Shqipëri, që nuk e kanë besuar kurrë përfshirjen e Shërbimit Informativ në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.
    Por pasi kanë parë ish-shefin e SHIK-ut, Fatos Klosi, në emisionin e ndjekur me kërshëri të Top Channel "Shqip", ata që mendojnë të kundërtën, kanë mbetur fare pak.
    Dhe për këtë duhet falenderuar vetë protagonisti i kësaj historie, i cili na ndihmoi për të parë më mirë përtej asaj perdeje misteri që mbulonte si institucionin, ashtu edhe atë vetë në këto pesë vjet skandalesh të njëpasnjëshme.

    Fatos Klosi pohoi tërthorazi se ai vetë ka qenë plotësisht i përzier në të ashtuquajturën Vrasje të Shekullit, pavarësisht se ai të gjitha pyetjeve iu përgjigj negativisht.
    Me siguri që gjithkush e ka ndjekur parmbrëmë emisionin, ka mbetur i shokuar kur ai tha se për vrasjen e Azem Hajdarit ishte njoftuar vetëm të nesërmen dhe krejt rastësisht nëpërmjet radios.
    Mjafton ky fakt për të mos u marrë më me Fatos Klosin dhe as me përpjekjet që po bën klani politik, që ai përfaqëson, për të fshehur gjurmët e krimeve. Sepse nuk besoj se ka ndonjë socialist fanatik, madje edhe nga ata fajkonjtë e marrjes së votave me armë nëpër fushata, që ta besojë se ajo që tha Klosi, është e vërtetë.

    Dhe pasi jemi siguruar që ish-shefi i SHIK-ut gënjen për këtë, nuk do shumë mund për të arritur në përfundimin se ai është i detyruar që ta bënte këtë, sepse është i përzier deri në fyt me krimin që tronditi vendin.
    Një ngërç i madh e detyroi ish-shefin e shërbimit sekret, që më mirë të pranonte poshtërimin profesional, vetëm që të kishte një alibi, sado e trashë dhe absurde të ishte ajo.
    Sepse nuk ka ku të shkojë më shumë papërgjegjshmëria, kur njeriu kyç i sigurimit kombëtar të vendit thotë me plot gojën që e ka marrë vesh i fundit ngjarjen, që destabilizoi Shqipërinë edhe shumë kohë pas 12 Shtatorit të vitit 1998.
    Ndërkohë, që për këtë ngjarje sekretarja Amerikane e Shtetit, Madlin Ollbrajt, ishte prononcuar jo më shumë se gjysmë ore pasi ajo kishte ndodhur dhe kur mbi tremilion shqiptarët kishin mbajtur frymën, jo më shumë se pesë minuta, pasi Azem Hajdari kishte mbërritur pa shpirt në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

    Edhe sikur të mos ishin me dhjetra faktet dhe argumentet që mbërthejnë në fajësi ish-shefin e SHIK-ut dhe institucionin, që për pesë vjet u shndërrua në gijotinë për opozitën, ky mashtrim publik do të kishte qenë i mjaftueshëm për të damkosur përfundimisht Fatos Klosin.
    Ai u përpoq pa sukses të përdorë ekranin për një shpëlarje të mundshme të duarve nga gjaku dhe nga pisllëku i trafiqeve, me të cilat u ndye SHK-u në vitet e zeza të drejtimit të tij. Por bëri të kundërtën.
    I tregoi publikut, se përveç implikimit të qartë për sa është akuzuar, ish-shefi i SHIK-ut për pesë vjet ka qenë një njeri ordiner, me një intelekt të mangët, dhe mbi të gjitha, me moralin zero. Për këtë ai meriton të falenderohet.

    .................................................



    E mor Astrit Patozaraku nuk je as ti inteligjernt sepse ajo qe duheshe te kapje ne fillim eshte pikerisht :
    ..PSE Fatosi Shkoj ne Chanallin e Rudines e jo diku tjeter..
    Pra e rendesishme pse Fatosi klosit gjeti Rudinen te rrefehej nuk eshte rastesi por sepse Rudina eshte ne " Tave".
    Rudina ishte pjese ne Lojen kunder Azemit dhe Saliut. Ajo kishte nji detyre speciale ato dite.
    Pra Klosi shkoj te rrefehej te SHIKISTJA e TIJE. Mbrapa Rudines eshte Sigurimi.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gaz55
    ............................


    Ramiz Alia i kërkon Nanos faljen e Klosit dhe grupit te tij

    Përvec miqesiesë personale Klosi ka edhe lidhje farefisnore me Ramizin.

    Nga Arjan Lako

    Sic dihet tashme nga te gjitha ngjarjet e zhvillimet politike te dukshme e te padukshme, konflikti ne Partine Socialiste ka avancuar shume. Ky konflikt, i cili eshte shumë i vjetër në PPSH , ka prapa disa shtete, herë aleate e herë kundërshtare. Këtë ekuilibër u pëpoq ta ruaje Enver Hoxha, por e prishi me goditjen që i dha Mehmet Shehut. Me pas e mbajti ekuilibrin Ramiz Alia deri ne vitet '90-të. Por tashme edhe me "lajme eksluzive " neper disa media te vecante, nuk fshihen dot gjurmet e acarimit të këtij konflikti që tashme duket se ka arritur pikun e tij. Nga njëra anë është Fatos Nano e grupi i tij dhe nga ana tjetër Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Fatos Klosi, Edi Rama , Kastriot Islami, etj...

    Deri në këto momente dhe në këto zhvillime të politikës, dihet se më i rrezikuari i këtij grupi është Fatos Klosi, prandaj dhe takimi është i pazakonte, por që Nano ka qenë i detyruar ta bëjë. Burime te afërta me takimin duan të thone që, përvec argumentave Ramizi edhe e ka kërcënuar Fatos Nanon. Por këtu vlen të theksohet fakti që Ramiz Alia nuk është ndjerë fare në momentet kur ky grup e ka kërcënuar e sulmuar Fatos Nanon, gjë që të le fare lehtë të kuptosh se mund të jetë pikërisht Alia frymëzusi dhe inspiruesi i gjithë luftës. Nuk dihet ende se cfarë argumentash dhe kërcënimesh ka përdorur Ramizi, por dihet që Nanos ai i ka përmendur goditjet ndaj Mejdanit dhe Klosit.

    Natyrisht nga ana tjetër Nano ka shpjegur para tij se ky grup ka dashur t'i faturoje atij deshtimet e krimet.

    Gjithsesi konflikti nuk mbyllet dot me një takim ku kërkesa imediate e Ramiz Alisë ka qenë falja e Fatos Klosit, i cili nga ana tjetër nuk ka vetëm miqesi personale me Aline por edhe lidhje farefisnore.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Edi Ramën e tmerron vetëm fjala LIGJ!

    Edi Rama: Të japë dorëheqjen populli

    Ik nga karrigia e kryetarit, pa te shohim si bilbilos!

    tha mesazh politik qe lidhet me ngjarjet

    Duke dëgjuar me shumë vëmendje fjalimin nevrastenik të një kryetari bashkie, të cilit më shumë e kurrë nuk i erdhi keq për të gjithë ata mjeranë, të cilëve u hodhi në erë të ardhurat, të mirat materiale, vete jetën e tyre, natyrisht nuk patëm as më të voglën medyshje, se ky fjalim do të ishte ndryshe! Se cili ka qenë roli dhe aspirimi real i Edi Rames në politikë dhe jo vetëm si kryetar bashkie, e kemi thënë shumë qartë dhe këtë në fakt, na e konfirmoi edhe qëndrimi i asaj që ka qenë fatkeqësisht "zonjë e parë" e vendit për pesë vjet, Lidra Meidani, që na ishte kthyer në një gardiane të sallës ku mbahej mbledhja e këshillit bashkiak. Ishte vërtet fatkeqësi, që ky njeri nuk tha as edhe një fjalë për shkakun real të hapjes së portës së digës, dhe mori përsipër përgjegjësi sa për te larë gojën dhe i gjithë fjalimi i tij, u përqendrua në fyerje dhe etiketime të opozitës. Programimin nga ana e Fatos Klosit ai e ka shumë të saktë, tamam për alla-Klos dhe alla-Rama, por as llomotitjet e thirrjet histerike të tij dhe as bibat e tjera qe me zor kanë mbaruar juridikun dhe shkollën e "heqjes së njollës nga ana e partisë", nuk besoj se mallengjejnë njeri. Ky personazh cirku u përqendrua vetëm në sharjet për politikën dhe kryesisht, e pati dhe me qeverine. Ky King-Kong, kur i thotë opozita vërejtjet e saj për qeverinë, ky zotëri nuk i pranon, por i duken te sakta ato, vetëm kur i thotë vetë, pasi ndjen rrezikun se po i hiqet e drejta ekskluzive për vjedhje. Sa për ato shkrimet qe na përmend lart e poshtë, se po na u botokan nëpër botë për një "Shqipëri Europiane alla-Edi Rama" duhet t'i vijë zor, sepse i dimë edhe pagesat qe janë bërë për ato shkrime dhe ato lekë kanë dalë nga xhepat e tiranasve. Të të gjithë tiranasve, se ketij, kur bëhet fjalë për vjedhje nuk i bëhet shumë vonë për njeri dhe vjedh njësoj, si demokratët dhe socialistet.

    Ky njeri mbështetet nga Lidra dhe Rexhepi, sepse në rast të një mandati të ri të Xhepit, ky njeri do te ishte lider opozite, Gjinushi do të ishte kryeminister dhe më vonë Rama mund edhe të pretendonte postin e Gjinushit, me ndihmën e Fatos Klosit.

    Konkretisht, ky njeri që na flet për shkrimet e paguara lart e poshtë, e sigurojmë se dimë edhe shumat që ka paguar, e ka idenë se Shqipëra është vendi i 7 miliardë dollarëve trafiqe, vendi i korrupsionit dhe nga mengjesi deri në darkë, në të gjitha mediat e botës lakohet emri i Shqipërisë së Edi Ramës dhe qeverisjes që ai përfaqëson këtu me njolla të zeza.

    Ky zotëri, nuk tha asnje fjalë dhe nuk mori asnjë përgjegjësi reale për atë që ka ndodhur. Nëse ka njeri që i zbërthen frazat e tij të mëposhtme, ju lutem të na e sjellë përkthimin në redaksi! Ai u shpreh se:

    1.diga që përmbush kriteret teknike që të quhet dige e klasit të parë, duhet të merret në mbrojtje të shtetit, si objekt i rendësisë së veçantë dhe ruajtja e digës duhet te kryhej nga shteti, i cili ka edhe nje organ këshillimor dhe ish-Ministria e Puneve Publike, që me ligj ishte prane ketij komiteti, për të kontrolluar sigurine e digave gjate ndertimit, shfrytëzimit dhe mirembajtjes, eshte detyre e strukturave te përmedura për të treguar se nje dige e shfrytëzueshme dhe jo e rrezikshme për të demtuar të tretet. Me te trete ligji përmbledh ata që janë poshte digës. Diga ruhet nga policia shtetorore dhe jo nga rrjeti i policise bashkiake.

    2.Kolektori të mos e kryejë si duhet funksionin e tij dhe kështu uji të mos shkoje ne rrugen e tij, por të përmbysë Tiranen, kolektori është shkarkues që ze fill tek porta e diges dhe shkarkohet në Lanë. Ky shkarkues 12 vitet e fundit ka kaluar në goditjet e nje tranzicioni rraskapites. Kolektori ynë administrohej nga Ndermarrja e ujesjelles-kanalizimeve, si institucion buxhetor në varësi të Ministrisë se Puneve Publike dhe bashkisë së Tiranes deri në vitin 2000.

    Eshtë për të ardhur keq, mungesa e përgjegjësisë së tij, e cila vazhdon të jete e njejte dhe s'ka ilaç që t'i bëjë derman. Në të gjitha vendet e botës po të kishte ndodhur kjo, nje njeri normal do të jepte dorëheqjen! Por ky nuk e jep dhe mban fjalime dhe hartime të tetëvjeçares. Fjalimi i tij është në radhë të parë, vlerësimi që ka ai për këtë popull. E vlerëson si primitiv dhe i thote se, eshte populli që duhet të japë doreheqjen. Natyrisht, eshte e vështirë pak të merresh me pozitën absurde të një njeriu që nuk ka minimumin e përgjegjësisë, se për të tjera s'bëhet fjalë!

    Tani, edhe një kerkese për zotin kryeminister. Ju lutem, mos na sillni më në krye të institucioneve shtetërore thonjpalarë që i gjeni rrugëve të botës! Se dyti, ka ardhur koha të mbani premtimin për penalizimin e atyre kryetarëve të bashkive që kanë kryer masakra urbane! Ky i ka kryer të gjitha llojet e masakrave, Gonxhja e bashkisë iku, tani na e hiq këtë Karafilin që s'do të shkulet! Le të ikë njëherë nga karrigia dhe të shohim si të bilbilosë!

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TIRANE (14 Tetor)

    - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi ka kërkuar sot në mbledhjen e Byrosë Parlamentare shkrirjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimtarinë e SHISH.

    "Përderisa ka një çështje e cila është në prokurori nuk ka pse të ketë edhe një komision hetimor parlamentar. Komisioni parlamentar kur hyn prokuroria nuk mund të zhvillojë hetime paralele "

    - u shpreh Ppëllumbi, i cili u mbështet edhe nga anëtarët e tjerë të Byrosë.

    Prokuroria ka nisur hetimet ndaj SHISH dhe ish-kreut Fatos Klosi, pas urdhërit të dhënë para disa ditësh nga kryeministri Nano.

    dxh/ko (BalkanWeb)

    .....................................



    Pse trembet valle Serveti?

    Cte keqe ka se nji komision parlamentar gjen kohe te kontrolloje nji institucion te Shtetit?

    Perse eshte pra parlamenti?

    Pse eshte Pellumbi kryetar?

    Ah ..dhelper e vjeter...dhelper ngele..

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Xhoi rrezikon marreveshjen Nano-Berisha
    Anila Rama, Nevila Perndoj/ Rrezikohet seriozisht marreveshja Nano-Berisha. Pas skandalit te djeshem, lidhur me kerkesen e kryetarit te Komisionit Hetimor te Rendit dhe SHISH-it ndaj SHISH-it per nje dosje te Xhoana Nanos, bashkeshortja aktuale e kryeministrit Fatos Nano, ngjarjet per kete komision dhe vete politiken duket se kane ndryshuar.

    Burime te sigurta prane Spartak Ngjeles, pohuan dje per "KJ" se per kerkesen e bere ne adrese te institucionit te SHISH-it, ka pasur dijeni edhe kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha. Burimet nuk saktesojne nese vete Berisha ka udhezuar Ngjelen per nje veprim te tille, por thone se ai ka qene ne dijeni te nje kerkese te tille te bere nga kryetari i Komisionit hetimor ndaj SHISH-it.

    Por nje fakt i tille rrezikon seriozisht marreveshjen Nano-Berisha. Burime prane kryeministrit thane dje per "KJ" se Nano e ka marre vesh faktin se Berisha eshte vene ne dijeni per kete ceshtje. Kreu i pozites nuk mund te qendroje indiferent, pas kerkeses qe nje nga anetaret e komisionit ka bere ne adrese te kryetarit te SHISH-it per dosjen e Xhoana Nanos. Edhe pse ne perfundim te te gjithe ketyre fakteve dhe deklaratave, per Xhoana Nanon nuk ekziston asnje dosje ne SHISH, sipas informacionit zyrtar, kjo kerkese, ka minuar marreveshjen Nano-Berisha.

    Te shkarkohet Ngjela

    Menjehere sapo anetaret socialiste te grupit hetimor kane marre vesh mbi kerkesen personale te Spartak Ngjeles ne SHISH, jane mbledhur dje pasdite per te marre masa te menjehershme ndaj kryetarit te komisiont. Nje nga deputetet socialiste te ketij grupi tha dje per "KJ" se pese anetaret e pozites ne kete komision, do te kerkojne nje mbledhje te jashtezakonshme te Komisionit per te shkarkuar nga detyra e kryetarit te Komisionit hetimor te Rendit dhe SHISH-it, Spartak Ngjelen. Mbledhja mund te zhvillohet gjate dites se sotme, ose te pritet mbledhja e radhes, por arsyeja qe deputetet e pozites do te japin per shkarkimin e Spartak Ngjeles nga posti i kryetarit eshte "kerkesa personale te tij per te marre informacione nga Sherbimi Informativ i Shtetit, pa vene ne dijeni anetaret e ketij komisioni". Raporti i votave ne komision mbetet pese me kater ne favor te pozites, por duket se vendimet e ndermarra deri me tani nga ky komision kane qene ne favor te opozites. Megjithate Spartak Ngjela duket se nuk do ta kete te lehte pas incidentit qe ai vete shkaktoi me bashkeshorten e kryeministrit, pavaresisht se Ngjela do te mbrohet nga deputetet e opozites ne kete komision.

    Si nisi konflikti

    Spartak Ngjela, kryetar i komisionit, kerkoi materiale hetimore ne SHISH, pa vene ne dijeni anetaret e tjere te komisionit te posacem parlamentar. Tri dite me pare ai ka perpiluar nje shkrese zyrtare ku ka kerkuar nga drejtori i komanduar i SHISH-it, Petrit Myftari, dosjen ku kishte te dhena mbi jeten e bashkeshortes se kryeministrit Fatos Nano, Xhoana Nano. Ky fakt eshte bere objekt debati ne mbledhjen e radhes te zhvilluar dje, midis kryetarit Ngjela dhe perfaqesuesve te PS-se ne komision. Anetaret socialiste te komisionit kerkuan sqarime nga Ngjela, lidhur me kete veprim te tij, per nje informacion qe nuk eshte objekt i punes hetimore te komisionit, aq me teper pa u vene ne dijeni anetaret e komisionit. Nenkryetari i komisionit Bashkim Fino, deklaroi dje pas mbledhjes se veprimi i bere nga Ngjela ka cenuar punen e komisionit, pasi ceshtja ne fjale nuk eshte fare objekti i hetimit. "Ne kemi kerkuar prej tij qe ai te jape sqarime per kete ceshtje. C'pune ka komisioni me bashkeshorten e kryeministrit?", tha Fino per "KJ". Por pas akuzave qe Fino beri ne media dje, kryetari i ketij komisioni Spartak Ngjela eshte detyruar te pranoje se i ka kerkuar kryetarit te SHISH-it, Myftari, informacione qe lidheshin me lidhjet e perfolura te bashkeshortes se kryeministrit me nje agjenture te huaj. Sipas Ngjeles, shkak per kete eshte bere nje emision ne nje televizion privat, i cili e akuzonte znj. Nano se punonte per Asfaline greke. Por nga ana tjeter, sherbimi sekret shqiptar kishte marre i pari te gjitha informacionet e nevojshme. Sipas Ngjeles kreu i komanduar Myftari, konfirmon se ky sherbim nuk ka asnje te dhene per perfshirjen e Xhoana Nanos ne agjenturat e huaja. "Nuk ka asnje dosje ne asnje dokument qe te ngarkoje znj. Xhoana Nano me ceshtjen per te cilen eshte akuzuar nepermjet nje emisioni", tha Ngjela. Ai e mbron si te ligjshme kerkesen e tij drejtuar SHISH-it, e cila sic pohon vete ai eshte pasuar nga 11 shkresa te tjera zyrtare, objekti i te cilave eshte sekret. Nderkaq Ngjela thote me tej se anetaret socialiste te komisionit e bene publik kete ceshtje per te sulmuar Kryeministrin Fatos Nano.

    I gjithe debati lindi pas daljes ne nje televizion privat te ish-kreut te SHISH, Fatos Klosi. Kur Klosi u pyet nga gazetaret, nese kishte dijeni se bashkeshortja e kryeministrit jep informacion tek agjenturat e huaja, ai u pergjigj: "Nuk bej komente per kete problem. Kam folur ne institucionet pekatese". Pas kesaj, filloi edhe procesi i hetimeve per Xhoana Nanon.

    .......

    "Ceshtja Xhoi beri buje"
    "Komisioni ka diskutuar faktin qe une i kisha kerkuar SHISH-it kete gje, nga kryetari i SHISH-it. Problemi duket me ngjyrime politike te grupeve brenda PS, sepse e rendesishme eshte qe ketu nuk eshte shkelur asnje ligj. Komisioni ka tre objekte hetimi te vendosura unanimisht. Raporti i SHISH-it me ceshtjen "Hajdari", me politiken dhe perkatesisht me opoziten dhe raporti i SHISH-it me mediat, per te pare sesi eshte perdorur media. Nje nga problemet qe ka bere me shume buje, ka qene ceshtja e Xhoana Nanos. Kjo eshte nje shtetase shqiptare qe kerkon me te gjitha menyrat sesi eshte trajtuar ne shtyp edhe nga ish-shefi i sherbimit sikur ka dicka. Atehere komisioni eshte i detyruar ta coje deri ne fund.

    Ju e keni vene ne dijeni komisionin per kete fakt?

    Komisioni ka 12 kerkesa te mia qe jane bere me emrin tim brenda hetimit dhe objektit. Nuk ka pjese komisioni per te kerkuar nje dokument. E rendesishme per t'u theksuar eshte fakti se asnje nga socialistet nuk ka marre pjese ne hetime, kete e ben vetem grupi yne. Problemi qendron qe asnjeri nga socialistet nuk pyeti a ka ardhur nje pergjigje per kete kerkese. Ka nje pergjigje, te cilen zyrtarisht e kam marre si kryetar i komisionit. Kryetari i SHISH-it deklaron se ne kete sherbim nuk ka asnje dosje, nuk ka asnje shenje, asnje gje negative, apo pozitive qe mund te kete marre ky sherbim per Xhoana Nanon. Une, si kryetar komisioni do t'ia beja te qarte kete gje opininonit publik kur te vinte koha.


    ..........
    Fatos Beja ne mbrojtje te Ngjeles
    "Ne, sigurisht qe mbeshtesim kryetarin e Komisionit hetimor ndaj SHISH-it, Spartak Ngjela, sepse keshtu thote ligji. Ne baze te Kushtetutes, 1/4 e komisionit hetimor nuk mund te kufizoje kerkesen per hetim qe mund te ndermerret nga grupi nismetar. Kjo eshte nje perpjekje per te zvarritur punen e ketij komisioni. Nje gje e tille duket qarte qe me deklarimin e kryetarit te Kuvendit, Servet Pellumbi, i cili se bashku me disa perfaqesues brenda partise po bejne perpjekje per te sabotuar punen e ketij komisioni. Pellumbi dhe disa te tjere nuk e kane ende te qarte se grupi nismetar ngre shqetesimin qe SHISH t'i sherbeje shtetit dhe jo klaneve dhe as partive. Me kete dua te them se qellimi yne nuk eshte thjesht Fatos Klosi, por qe SHISH te marre mesazhin dhe gjithe shoqeria shqiptare qe te zbatojne ligjin dhe te mos behen pre e interesave te caktuara. Ne kete kuader vihen ne levizje perpjekjet per te bllokuar punen e komisionit. Ndryshe nga prokuroria, komisioni per hetimin e veprimtarise se SHISH nuk ben gjyq. Ky komision ka te drejte te hetoje dhe te degjoje qofte edhe personat me imunitet. Grupi socialist refuzoi qe te thirret ish-Presidenti Rexhep Meidani nderkohe qe sot duket se do te vazhdoje perpjekja me kete tentative ne kete rast duke kerkuar shkarkimin e kryetarit te ketij komisioni Spartak Ngjela".



    ..........
    SHISH: Nuk kemi dosje per Xhoanen
    Zedhenesi i SHISH, Artan Bizhga, ne nje deklarate per shtyp sqaron se, "per shkak te interpretimeve te pasakta jemi te detyruar te deklarojme se marredheniet e institucionit me komisonin parlamentar per hetimin e veprimtarise se SHISH jane marredhenie te bazuara ne ligjn 8891 dt 02.05. 2002 (Per Komisionet Hetimore Parlamentare) dhe ne vendimin 52, te Kuvendit te Shqiperise. Persa i perket shtetases Xhoana Nano, ne kushtet qe per te po spekulohet, sqarojme se nuk disponojme asnje te dhene apo material per te".



    ........



    ????????????????????

    hajde gestapo hajde.

    Povera Xhoi...edhe ate e ndiqka Shiku i Ramiz-Klos-Mejdaniit...
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Sot SHISH-i ne Parlament

    TIRANE (21 Tetor)

    - Komisioni i hetimit të veprimtarisë së SHISH e përfundoi seancën e dëgjimit të ish-shefit të SHISH Fatos Klosi. Seanca e sotme u karakterizua nga replikat mes Klosit dhe përfaqësuesve të PD, pyetjet e të cilëve sipas Klosit, ishin të paragjykuara. Gjatë gjithë kohës, Klosi tërhoqi vëmendjen për nxjerrje të sekretit shtetëror. Ish-shefi i SHISH shprehu kërkesën e tij për të qenë i pranishëm gjatë dëshmive të njerëzve të tjerë në këtë komision. Ndërkaq Ngjela, deklaroi se anëtarët do të njoftohen së shpejti për mbledhjen e afërt të komisionit.


    anjo/mr (BalkanWeb)





    ......................

    Postoni po deshet ketu gjith shkrimet per seancen e sotme ne Kuvend ku Ngjela dhe Klosi bejne debat per SHISH-in.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkarkohen Delijorgjasit e drejtësisë ...
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2008, 14:33
  2. Shqipëria firmosi sot me KE marrëveshjen për vizat
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 09-01-2008, 04:43
  3. PD dhe e ardhmja e saj..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 09:40
  4. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  5. Shqipëria ngjitet në indeksin për korrupsionin
    Nga Lioness në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 14:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •