E pėrditshmja britanike Daily Telegraph, i ka bėrė njė pėrshkrim tė shkurtėr tė dėshmisė sė presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova nė gjyqin kundėr Sllobodan Milloshevicit.
Herėn e fundit qė u takuan, Rugova u ēua nė vilėn e Millosheviēit nė Beograd pėr t’i dhėnė dorėn atij dhe pėr tė bėrė thirrje para televizionit pėr ndėrprerjen e bombardimeve ajrore – nis artikulli pėr tė shtuar se
nė rrėfimin e djeshėm, Rugova i paraqiste faktet e tij me njė ton tė qetė dhe tė matur, ndėrsa refuzonte tė shikonte nga Millosheviēi.
“Beogradi qartėsisht vendosi tė shkatėrrone Kosovėn nėpėrmjet dhunės dhe luftės” i tha Rugova tribunalit tė Hagės pėr krimet e luftės nė ish-Jugosllavi.
Pėr tė siguruar njė dėnim, prokuroria duhet tė japė prova se Millosheviēi dinte ose duhet tė kishte dijeni pėr mizoritė nė Kosovė.
Zoti Rugova, zyrtari mė i lartė qė ka dėshmuar nė gjyq deri mė tani, - vijon Daily Telegraph, pohoi se gjatė takimit tė tyre nė Beograd, ai i pati thėnė Millosheviēit qė forcat serbe po i pėrzinin shqiptarėt nga shtėpitė e tyre. “ Sė pari shpreha shqetėsimin tim pėr bashkėatdhetarėt e mi dhe i thashė se njerėzit po pėrziheshin nga Kosova nga policia, ushtria dhe grupet e tjera. I kėrkova qė tė zbulonte se ku qėndronte problemi dhe tė bėnte diēka, Milosheviēi po degjonte”-tha Rugova.
Kur foli pėr “dėbimet, vrasjet” Millosheviēi “ fajėsoi komunitetin ndėrkombėtar pėr gjithė kėtė”- shtoi mė tej ai.
Asokohe shtrėngimi i tyre i duarve nė televizion dhe apeli i zotit Rugova pėr dhėnien fund bombardimit, ēoi nė akuzat se ai kishte bashkėpunuar me diktatorin, veēanėrisht kjo pasi ai nuk qe nė gjendje tė thoshte qartė se deklaratat i kishte bėrė nėn presion – kujton Dejli Telegraf, pėr tė raportuar se dje, presidenti i Kosovės tha se takimi ishte inskenuar nga Millosheviēi, pėr tė pėrēarė rezistencėn shqiptare ndaj regjimit serb. “Sigurisht ata menduan se do mė kompromentonin politikisht dhe do tė mė diskreditonin nė sytė e shqiptarėve tė Kosovės”, tha zoti Rugova. “ Nuk ishte ajo ēfarė unė dėshiroja, por kėtė ma kėrkoi Millosheviēi, duke mė thėnė se nė tė kundėrt do tė kisha pasoja. Nuk kisha ēfarė tė diskutoja. Unė isha i burgosur.”-citon Dejli Telegraf presidentin e Kosovės.
Millosheviēi e pyeti disa herė Ibrahim Rugovėn nėse UĒK-ja ishte njė organizatė terroriste, ndėrsa Rugova iu pėrgjigj se “kėto janė thėniet e gazetave, UĒK-ja ishte njė organizatė, e cila iu pėrgjigj represionit dhe dhunės tuaj me qėllimin e fitimit tė lirisė pėr popullin”, citon e pėrditshmja britanike pėr tė pėrmbyllur:
Ish presidenti Jugosllav pėrballet me njė total pre 66 akuzash midis tė cilave ato pėr vrasjen e shqiptarėve etnikė dhe dėbimin e 800 000 tė tjerėve nga Kosova.

Ndėrkaq Washington Post vlerėson me tone pozitive deklaratėn e sekretarit amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell, pėr mbajtjen e njė konference ndėrkombėtare pėr Lindjen e Mesme nė Uashington.
Me propozimin e njė konference tė tillė, administrata Bush ka marė angazhime mė tė thella nė njė konflikt, impenjim qė deri tani ishte pėrpjekur ta shmangte – konstaton Uashington Post. Nė vetvete kjo ėshtė diēka e mirė e po ashtu forcimi i kuartetit diplomatik tė Shteteve tė Bashkuara, Bashkimit Evropian, Rusisė dhe Kombeve tė Bashkuara, tė cilat gjenden pas kėsaj nisme. Deri tani ėshtė e qartė pėr shumicėn e palestinezėve dhe izraelitėve, se ata nuk do jenė nė gjendje t’i japin kurrė fund luftės sė 18 muajve tė fundit, pa njė ndėrhyrje energjike tė Shteteve tė Bashkuara dhe komunitetit ndėrkombėtar. Duke e zgjeruar procesin me pėrfshirjen e shteteve arabe dhe ngritjen e njė aleance tė plotfuqishme pėr ta drejtuar atė, administrata Bush mundet tė apelojė nėse jo tek politikanėt, tek publiku i tė dyja krahėve – vėren Uashington Post nė editorialin e sotėm.