Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Varësia ndaj drogës, prirje personale!

    Ka më shumë se 2000 ilaçe për trajtimin dhe parandalimin e drogave në fazën e eksperimentimit klinik, me ndërhyrjen direkte ose financimin e "National Institute on Drag Abuse and Alcoholism". Instituti "Picoëer Institute for Learning and Memory" të "Massachusetts Institute of Technology", që organizon një konferencë ndërkombëtare mbi këtë temë me pjesëmarrjen e neurologëve dhe biokimistëve më të mëdhenj të botës. "Journal of Neurosience" dëshiron të reklamojë kërkimet mbi këtë temë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është hapur lufta kundër drogave dhe ajo që e ka deklaruar këtë ka qenë Nora Volkaw, drejtoreshë e institutit "Drag Abuse" të Institutit Ndërkombëtar të Shëndetit.

    Psikiatre dhe neuroshkencëtare me famë botërore, Volkow ka treguar se te drogat janë verifikuar ndryshime fizike në reagimet cerebrale, të cilat janë të përfshira në arsye, vendosmëri dhe kënaqësi. Duke punuar për ciklin e dopaminës, një neurotransmetues ka treguar se sasitë e pranishme në trurin e një individi mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e përgjegjësisë së saj në marrjen e drogës dhe që ulja e disa substancave si acidi "gama aminobutyric" dhe "glutamato" mund ta mjekojnë sëmundjen. Rezultati i kërkimeve të saj ka shërbyer për të stimuluar atë që mund të jetë përshkruar si një hap ndaj substancës, e cila është e aftë të kurojë të droguarit. Nora Volkaw ka dhënë një intervistë për ta shpjeguar më mirë këtë fenomen.

    Droga është një sëmundje e trurit?

    Mbërritja e rezonancës magnetike dhe teknika të tjera të një parashikimi të kompjuterizuar të proceseve fiziologjike në jetesë na kanë lejuar të kërkojmë në trurin e personave të sëmurë nga e keqja. Është konfirmuar se bëhet fjalë për një shqetësim fiziologjik, që influencon në proceset cerebrale, të cilat rregullojnë arsyen, mënyrën në të cilën merren vendimet dhe mekanizmat që parandalojnë mënyrën e të sjellurit. Jo vetëm këtë, por edhe arritjen e përparimit në mënyrën e të mësuarit. Kështu konsolidojmë informacionet dhe arkivojmë eksperiencat.

    Cilat janë mosfunksionimet cerebrale që shkaktojnë drogat?

    Në fillimin e drogës ndërhyjnë shumë hapësira të trurit dhe shumë mosbalancime kimike të ndryshme. Ndryshimet më të fsheha janë ato që mund t‘i interesojnë sistemit të dopaminës, një neurotransmetues shumë i rëndësishëm, sepse është i përfshirë në uljen dhe rregullimin e aktiviteteve të hapësirave cerebrale të cilat marrin pjesë në precizionin e kënaqësisë dhe të dhimbjes dhe drejtojnë përgjigjen shpërblyese të sjelljes tonë. Dopamina influencon edhe në hapësirat e trurit, të cilat janë përgjegjëse të përgjigjes emocionale dhe që kontrollojnë dëshirat dhe pasionet tona. Gjithashtu dopamina është e përshirë edhe në përgjigjen e menjëhershme të stimujve emocionalë dhe ambientalë; luan një rol të rëndësishëm në kujtesë. Pra, dopamina është një nga neurotransmetuesit parësorë dhe një prej përzierësve kimikë që goditet më shumë nga përdorimi i drogave. Nëse shqetësohet dopamina, shqetësohen të gjitha hapësirat përgjegjëse të sjelljeve që përshkruam deri tani.

    Në cilën mënyrë sistemi i dopaminës goditet nga përdorimi i drogave dhe çfarë ndërhyrjesh mund të përdoren për të ristabilizuar ciklin natyral?

    Celulat që prodhojnë dopaminën janë zakonisht të aktivizuara nga ngjarje të rëndësishme nga shumë pikëpamje. Një gjë që shkakton kënaqësi është një ngjarje e dukshme, të njëjtën gjë mund të themi edhe për atë që provokon dhimbje. Celulat e dopaminës, të aktivizuara një herë, e shtyjnë trurin të përgjigjet ndaj stimulit. Nëse një fakt është shumë i kënaqshëm, celulat e dopaminës aktivizohen dhe i komunikojnë trurit që është e nevojshme të përgjigjet në mënyrë pohuese të plotë. Për shembull: nëse Ajo, që është një person i shëndoshë, takon një mik, sistemi i saj i dopaminës aktivizohet dhe i dërgon një mesazh trurit duke i komunikuar se është e nevojshme të arrijë kënaqësinë e plotë nga ai stimul. Sepse ndodh kjo gjë: ajo adopton një sërë strategjish- do ta vonojë rikthimin e tij në vendin e punës, në shtëpi ose në shkollë -për ta mbajtur veten me mikun. Nëse ndërhyn me sistemin e dopaminës, çekuilibrohen edhe sjelljet natyrale, si dashuria për fëmijët ose dashuria për nusen, apo instinktet e tjera, të cilat janë të rëndësishme për mbijetesën. Kur pretendohen droga si kokaina, marijuana apo alkooli, krijohet një konkurrencë e brendshme për aktivizimin e sistemit të dopaminës: aktivizimi i shkaktuar nga drogat është më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm se ai i prodhuar nga stimujt natyralë, aktivizimi i shkaktuar nga droga paraardhëse dhe ajo pasardhëse nga aktivizuesit natyralë. Përdoruesi i drogës në fund nuk i përgjigjet më stimulit natyral, por vazhdon të reagojë ndaj stimulit të drogës. Fillon kështu një rreth vicioz dhe për të motivuar një person duhet të ndërhyjnë stimuj më të fuqishëm se ata natyralë.

    Kërkuesit janë në kapje të molekulave të afta që luftojnë këtë efekt. Çfarë ka në horizont?

    Dy përbërës shumë premtues, gaba dhe glutamato, që janë të afta të ngacmojnë neuronet. Ndërsa gaba në kundërshtim është penguesi kryesor i tyre, le të themi që glutamato i shërben trurit si përshpejtues i motorit dhe gaba është njësoj sikur të jetë frena. Kështu, kur përdoret gaba celulat nuk ngacmohen, ndërkohë që reagojnë fort kur përdoret glutamato. Të gjithë përbërësit së bashku kërkojnë të kompensojnë efektin e drogave në tru. Në shumë raste gaba arrin të zvogëlojë kapacitetin cerebral për të reaguar në mënyrë graduale ndaj stimulit të drogës.

    Dhe në këtë rast çfarë ndodh?

    Marrim si shembull përgjigjen normale të trurit njerëzor ndaj një dëshire. Shpesh herë na ndodh të shikojmë diçka që duam, por jo gjithmonë reagojmë në mënyrë të vetëdijshme; shumë herë vendosim të bëjmë më pak gjëra për shumë arsye. Në këtë moment është gaba ajo që vepron. Duke mos lejuar efektet, personi do të ketë vështirësi për të kontrolluar intensitetin e dëshirës në zotërim dhe kjo do të shkatërrohet. Një nga hapësirat ngacmuese të kërkimit për ilaçet direkte në mjekimin e të droguarve është ajo relative ndaj përdorimit të ilaçeve që zhvillojnë koncentrimin e gaba-s në tru. Në përgjithësi ilaçet për të trajtuar epilepsinë, apo miorilassanti, si "topiramato" dhe "balclofen" funksionojnë më së miri në ristabilizimin e ekuilibrit të gaba-s dhe japin rezultate të kënaqshme në mjekimin e të alkoolizuarve dhe të atyre që marrin kokainë.

    Kjo do të thotë që vetëm një ilaç mund të jetë ndihmë në të gjithë llojet e vartësve?

    Nëse jo në të gjithë, të paktën në një pjesë të mirë. Disa përbërës influencojnë në reagimin e trurit si depresioni, inati. Sigurisht që të njëjtat ilaçe mund të përdoren në luftimin e atyre drogave që shkaktojnë të njëjtat reagime. Dhe ndoshta mund të funksionojnë edhe në shërbim të lindjes së sëmundjes si iperfagia, loja me zare, mosfunksionimi i sjelljeve seksuale.

    Cilat janë hapësirat e trurit që ndërhyjnë në formacionin e sjelljes së të droguarit?

    Hapësirat kyçe janë amigdala, që gjithmonë luan një rol të rëndësishëm tek emocionet; korja frontale, që është e përfshirë kur përcaktojmë një eksperiencë ose një stimul, është zona orbitale. Kur një person është i droguar, kjo e fundit përshpejtohet dhe përfshin si kujtesën, ashtu edhe trurin.

    Një ilaç që arrin të bllokojë reagimin e amigdaloidit mund të ndalojë aktivizimin e gjithë punës.

    Ju mendoni me të vërtetë që neurofiziologjia mjafton për të shpjeguar të droguarit kronikë?

    Unë mendoj se vetëm duke kuptuar mirë se cilat janë arsyet që i japin drejtim një sjelljeje të varur pas pushimit duhen trajtuar me kujdes. Marrim si shembull të droguarit kronikë: ka një ndryshim të madh mes atyre që përdorin marijuanë dhe atyre që përdorin kokainë ose amfetaminë. Duhet të kuptojmë jo vetëm trajtimet e përgjithshme të një vartësie. Nëse njëri merr amfetaminë, sistemi i dopaminës prishet më në thellësi, sesa me drogat e tjera. Ata që e përdorin janë shumë shkatërrues dhe aftësitë e tyre njohëse janë vërtet komprometuese, por është një mënyrë shumë ndryshe nga ajo e alkoolizimit, që në fakt bën të vuajë akoma më shumë memorien.

    Mundja e drogimit kronik kalon vetëm me një pilulë?

    Sigurisht që një ilaç të ndihmon, të paktën të bllokojë dhunën e sëmundjes. Por vetëm nuk mundet. Duhet të ndërhyjmë me zgjidhjet e sjelljeve dhe kjo fazë e dytë arrin më shumë nëse personi nuk është i burgosur mendërisht në domosdoshmërinë për të marrë dozën e përditshme. Ilaçet anti-varësi mund të jenë protagonistë të anti-dhimbjes: përdoren për të qetësuar dhimbjen dhe më pas për të kuruar pacientin. E njëjta gjë mund të ndodhë me pilulën kundër varësisë: bllokohet dëshira që më pas të ndërhyhet me terapinë.

    Metadone, naltrexone dhe bruprenorfina nuk zhvillojnë këtë funksion?

    Jo, ato janë molekula të cilat aktivizojnë receptorët e dopaminës, siç bëjnë drogat e tjera. Është njëlloj sikur loja me shkallët muzikore të zëvendësohet si një drogim kronik me një tjetër. Objektivi ynë duhet të jetë ai për të kuruar sëmundjen, jo ta zëvendësojmë.


    Nga alkooli te kokaina

    Në pritje për të ardhur ilaçet, të cilat janë të afta për të reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi mekanizmin e formacionit të drogave, psikiatrit dhe neurologët përdorin një sërë molekulash, të cilat reagojnë mbi stimujt e vetë drogave kronike dhe mund të ndihmojnë në terapi.

    ja disa prej tyre:

    Antidepresivë

    Shpesh përdoren edhe për të trajtuar varësitë ndaj substancave: në veçanti "amitriptillina" është efikas kundër varësisë ndaj duhanit.

    ACAMPROSATO

    Ilaç anti-dëshirë (përshkruhet kështu dëshira e thellë dhe e pafrenueshme për të pranuar një substancë specifike) përdorur në Evropë në trajtimin e alkoolizmit, që është aprovuar vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mekanizmi i aksionit vazhdon të jetë pak i njohur dhe ka efekte të rënda anësore.

    Balcofen

    Është përdorur për qetësimin e muskujve, është shfaqur efikas për trajtimin e alkoolizmit dhe në disa raste të varësisë nga heroina dhe kokaina. Duket se është i aftë për të ndaluar çlirimin e neurotransmetuesve që janë të përfshirë në sjelljen abuzive dhe varësinë (dopamina, noradrenalina, seteronina dhe glutamato).

    BENZODIAZEPINA

    Ilaç me veprim qetësues-hipnotik. Është përdorur në shumë raste për të kuruar efektet e substancave abuzive, për shembull për të trajtuar toksikimin e menjëhershëm nga "Lsd" dhe varësinë nga kokaina.

    Buprenorfina

    Molekulë e sintezave që ka karakteristikë në pjesë të ngjashme, në pjesët e kundërta ndaj atyre narkotike. Është përdorur për vite për trajtimin e varësisë nga lëndët narkotike dhe kokaina.

    Bupropione

    Ka lindur si antidepresiv. Është përdorur për trajtimin e varësisë nga duhani, vetëm ose në lidhje me leukoplastin në bazë të nikotinës.

    Clonudina

    Antidepresiv që reagon mbi sistemin nervor. Është shfaqur efikas kundër krizave të maturisë nga nikotina dhe nga substanca të tjera, edhe pse shfaq efekte anësore të papërfillshme.


    Marre nga: Sipas nje studimi te fundit, gjithcka varet nga truri yne.Shpresa e se ardhmes medikamentet qe do te rregullojne mosfunksionimet cerebrale qe na kthejne ne skllever te pluhurit te bardhe

    "Revista Jone"
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Tymosja e marihuanës dëmton pjesë të rëndësishme të trurit

    Kënaqësia shumëvjeçare me marihuanë mund të nxis zvogëlimin e pjesëve të rëndësishme të trurit deri në 12 për qind, kanë publikuar shkencëtarët australianë nga universiteti në Melbourne.

    Incizimet e detajuara të trurit tek 15 të anketuar, të cilët gjatë 20 viteve kanë konsumuar së paku pesë cigare marihuanë në ditë, kanë dëshmuar se hipokampusi i tyre është më i vogël për 12 për qind, derisa amigdala për shtatë për qind, krahasuar me 16 personat në grupin testues, të cilët nuk kanë konsumuar marihuanë.

    Hipokampusi rregullon memorien dhe emocionet derisa amigdala luan rol në menaxhimin e frikës dhe agresionit. Ata të cilët kanë konsumuar marihuanën kanë kaluar keq edhe në testet e memories, ku u është kërkuar të mbajnë mend një listë prej 15 fjalësh.

    "Këto rezultate sjellin në pikëpyetje besimin e shpërndarë se pirja e marihuanës ka pak apo aspak ndikim në tru", ka thënë njëri nga hulumtuesit për gazetën Herald Sun.

    Të 15 të anketuarit të cilët kanë pirë marihuanë kanë mesatarisht 39 vjet dhe nuk kanë konsumuar lloje të drogave tjera.


    "Spekter"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Marihuana në moshë të re shkakton vartësi

    Qeveria amerikane ka dhënë informata sipas së cilave kombinimi i rrezikshëm i depresionit, adoleshencës dhe marrjes së marihuanës mund të sjelli deri te vartësia, sëmundjet mentale dhe tendencat vetëvrasëse.

    Departamenti për kontrollimin e drogës, pranë Shtëpisë së Bardhë, ka paralajmëruar se tinejxherët të cilët janë në depresion kanë mundësinë dy herë më shumë që ta provojnë marihuanën në krahasim me ata të cilët nuk janë në depresion edhe atë në raport prej 25 % ndaj 12 %. Derisa pirja e marihuanës mund të shkaktojë shumë probleme serioze.

    Konsumimi i marihuanës rrit rrezikun për sëmundje mentale për 40 %, ndërsa tinejxherët të cilat kanë pirë marihuanë së paku një herë në muaj brenda një viti, tri herë më shumë mendojnë për vetëvrasje.

    "Koha Jone"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Droga dhe parandalimi i saj


    Dr. med. Musli Ferati


    Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.


    Në kuptimin gjithpërfshirës droga paraqet një varg materiesh psiko-aktive, të cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanë aftësi që të ndryshojnë dhe dëmtojnë seriozisht integritetin psiko-fizik të subjektit i cili i përdorë, gjegjësisht i keqpërdorë ato. Thuhet me të drejtë se abuzimi me këto substanca psikotrope është një problem i madh shoqëror dhe shëndetësor mbarëbotëror, ngase pasojat që dalin nga efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janë shumëfish të dëmshme për vetë individin që është bërë rob i marrjes pa masë i materieve dehëse, si dhe për rrethin më të gjerë social ku jeton dhe vepron ky ose një grup më i madh abuzuesish të drogave.

    Që të kemi një ide më të qartë mbi këtë fenomen të rrezikshëm mediko-social, dhe jo vetëm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmërinë nga droga që kohëve të fundit e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në të cilin tekstualisht thuhet: Vartësia nga droga paraqet një gjendje të intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmësintetike, dhe e cila karakterizohet me një dëshirë dhe apasion të prafrenueshëm që të merret me çdo kusht, prirje për të rritur dozën (toleranca), varshmëri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se është edhe më i mprehtë kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne më së shumti prek rininë, ardhmërinë e çdo komuniteti, në tërë globin, duke mos kursyer asnjë shtreë sociale dhe përkatësi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme që shoqëron çdo abuzim me këto lëndë shkundulitëse është shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndërprerjes së konsumimit të drogës, shpeshherë edhe me simptome dhe komplikime më të rënda se substanca që ka shkaktuar këtë varshmëri këmbëngulëse.

    Në këtë grup materiesh nootropike, para së gjithash, sipas klasifikimit më të ri të çrregulliomeve mentale, që vijnë si rezultat i përdorimit kompulsiv, bëjnë pjesë këto nëngrupe substancash distimike:

    *
    alkooli
    *
    opiatet
    *
    kanabinoidet
    *
    sedativet dhe hipnotikë
    *
    kokaina
    *
    kofeina dhe stimulues të tjerë të sistemit qendror nervor
    *
    halucinogjenët
    *
    duhani
    *
    tretësit që avullohen
    *
    adikcioni me më shumë lloje drogash njëkohësisht.

    Duke patur parasysh objektivin e këtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik të kësaj materie kaq voluminoze, do të shqyrtojmë përciptazi shkaqet dhe faktorët që sjellin deri tek paraqitja dhe përhapja me përmasa kërcënuese të këtij vesi kompleks që me një shpejtësi marramendëse dëmton dukshëm mirëqenien e mbarë njerëzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonë vulnerabil. Përkundër ligjeve dhe konventave antidrogë që ka miratuar çdo shtet, dukuria e narkomanisë sa vjen e po bëhet më aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve të rinj, bile edhe ndër nxënësit e shkollave fillore.

    Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.

    Meqë momentet etiologjike janë të shumta, faktorët dhe rrethanat që shpien deri në përhapjen e narkomanisë do t’i klasifikojmë në tre grupe, edhe atë: faktorët që përcaktojnë personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetë substanca psikoaktive si faktor provokues.



    1.
    Për sa i takon veçorive që karakterizojnë tiparet e personit që konsumon drogë, mund të thuhet se në rastet tipike këto subjekte janë adoleshentë psiko-labil të cilët përveç tjerash janë intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakë me teke të çuditshme, psikopatë latentë që janë personalisht të papjekur, neurotikë dhe individë që i përkasin grupit “border line”, si dhe një dyzinë delikuentësh që i ka inaktivizuar për punë kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.



    1.
    Më të akuzuar dhe njëherit më të prevenueshëm janë konditat socio-ekonomike, në të cilin rolin dominant e ka funksionimi i shëndoshë i mjedisit familjar me të gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe në shumë raste negativisht në paraqitjen e kësaj dukurie të mbrapshtë. Raportet e këqija ndërnjerëzore që ekzistojnë dhe në mënyrë perfide maskohen nga udhëheqësit lokalë irritojnë të rinjtë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj padrejtësive, edhe ashtu zhgënjyese, papunësia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj të rinjve kontribuon në shtimin e numrit të narkomanëve.



    1.
    Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilësitë e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, përbëjnë një moment tjetër inicues dhe favorizues që të rritet pa ndalë aradha e atyre që shpëtimin idilik e kërkojnë dhe gjenë tek droga, ose siç shprehet një psikiatër i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.

    Për sa u përket të dhënave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e përgjithshëm të narkomanëve nëpër vendet e ndryshme të botës, duhet të jetë i rezervuar mbi saktësinë dhe prezentimin real të gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se për çdo të regjistruar si viktimë e lëndëve të ndryshme që e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtërore vinë së paku edhe 10 individë që fshehtas e përdorin drogën, d.m.th. as edhe më të afërmit nuk e dinë se i pikasuri është narkoman.

    Megjithëkëtë, sot llogaritet se në përmasa botërore ka më se 200 milionë narkomanë aktiv, nga të cilët dy të tretat e përbëjnë grupmoshën deri në 28 vjeç, kurse nga numri i mësipërm rritet përqindja e atyre 12-13 vjeç, që sigurisht duhet të na brengosë të gjithëve. Ajo që duhet të theksohet këtu është se, në dy dekadat e fundit është dyfishuar numri absolut dhe relativ i përdoruesve të drogës si rezultat i rënies së bllokut socialist. Vlen të përmendim se toksikomania i përngjet një sëmundje infektive, ngase çdo konsumues droge patjetër në këtë lojë të rrezikshme e fut herët a vonë shokun e vet më të ngushtë. Ajo që i shtyn të rinjtë tanë, sidomos, që të provojnë njëherë drogë dhe më pas të mos ndahen kurrë nga ajo, qëndron në të dhënën që çdokush më e din, se përfitimet nga kontrabanda me drogë janë astronomike dhe brenda natës.

    Duhet të na shqetësojë fakti se, edhe përdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, që arsyetohet fare lehtë nga mjekët me anë të recetave, indirekt shton kuotën e narkomanëve. Duke analizuar të dhënat komparative statistikore mbi përmasat e narkomanisë nëpër vendet e ndryshme të botës, mund të thuhet se në trevat tona Narkomania nuk është edhe aq e përhapur dhe pikërisht gjendet në stadiumet fillestare, që nuk përjashton mundësinë e një vale të madhe që mund të pllakos në një të ardhme të afërt. Kjo para së gjithash kur dihet mentaliteti ynë patologjik për të fituar para me batakçillëqe alla kollumbiane.

    Derisa jemi tek shkoqitja e faktorëve stimulues dhe inhibues të kësaj dukurie me pasoja të rënda shëndetësore dhe implikime të parenovueshme socio-ekonomike, është e udhës të pranojmë si tepër inkurajuese studimet e shumta nëpër SHBA, të kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogë (NIDA), në të cilat është konstatuar se masat e ndryshme preventive deri në 50% kanë ulur numrin e narkomanëve ndër adoleshentë për një periudhë kohore 10 vjeçare. Më tutje në këtë raport vihet në dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve për 4 herë në mjekimin dhe shërimin definitiv të një narkomani. Cilat janë, pra, këto masa profilaktike që mundësojnë një efikasitet të tillë kundër kësaj sëmundje sociale? Para së gjithash, duhet punuar më tepër me prindërit dhe arsimtarët të cilët rrisin dhe edukojnë brezin e ri, gjë të cilën në rend të parë duhet ta bëjë personeli mjekësor në krye me mjekët familjar, psikiatrët, psikologët, sociologët dhe pedagogët.

    Vuajtjet e shumta jetësore na kanë mësuar se një e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dëfrim” rrënues përcillet me rritjen e numrit të të sëmuarve nga Hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit në formë vjedhjesh, dhunës, prostitucionit dhe vrasjeve. Një gabim tjetër ndër ne bëhet kur i stigmatizojmë narkomanët, të cilët edhe më tepër mbyllen në botën e tyre të pashpresë, duke i çuar të njëjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet të dijmë se edhe ata janë njerëz të cilëve u duhet ndihmë jo vetëm mjekësore, por edhe mbështetje morale e materiale për një risocializim sa më human, qëndrim ky i cili shumë do të rriste numrin e atyre që do të heqin dorë nga ky aktivitet keqbërës.



    marrë nga: Revista Vepra
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Shprehja kryesore e shume narkomanëve asht Lost in Marihuana dmth kan ra viktim apo jan plotsisht gips tan kohen edhe nuk kan mundesi me menu se qysh me dal prej kesaj gjendjeje .!.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Shprehja kryesore e shume narkomanëve asht Lost in Marihuana dmth kan ra viktim apo jan plotsisht gips tan kohen edhe nuk kan mundesi me menu se qysh me dal prej kesaj gjendjeje .!.
    Heu !
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga andromeda_rock Lexo Postimin
    Shprehja kryesore e shume narkomanëve asht Lost in Marihuana dmth kan ra viktim apo jan plotsisht gips tan kohen edhe nuk kan mundesi me menu se qysh me dal prej kesaj gjendjeje .!.
    Sa keq po me vjen!Po kur sduan veten ça te bejme ne!!
    "Carpe Diem"

Tema të Ngjashme

  1. Spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane
    Nga CEZARND në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 18:41
  2. Zëra nga diaspora shqiptare në Amerikë kërkojnë hetim për Nanon
    Nga CEZARND në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 21:57
  3. Shqiperia vendi i dyte ne bote per marijuanen.
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-07-2003, 21:47
  4. Kosova dhe ndalimi i tregtise se droges
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2003, 12:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •