Disa vite me pare, kur isha nje pastor ne nje kongrgacion Presbiterianesh te reformuar ne Jug, une fillova nje projekt qe do me shpiente perfundimisht qe ta braktisja Kalvinizmin edhe te hyja me ane te pagezimit ne Kishen Ortodokse Lindore.

Per cdokend ne kampin e te Reformuarve te Vertete, keto ishin fjale tronditese. Sikur une vete ti lexoja ato fjale shtate apo tete vite me pare, une do ti quaja ato blasfemuese. Ne fakt, une pata bere keshtu. Une njihja Frank Schaeffer, qe u konvertua ne Ortodoksi, edhe e konsideroja te ish nje tradheti ndaj cdo gjeje qe Bashkesia e tij e reformuar e mbante te shenjte. Ishte e papranueshme per mendjen Kalviniste, qe i biri i Francis Schaeffer do te mund te konvertohej ne nje religjion qe konsistonte me teper per nga "rituali supersticioz". I mbaj mend fare mire diskutimet me shoket e mi drejtuesa, per ate se ne mendonim qe kjo ish nje vendim tragjik qe kish te bente vetem me Frankun.


Projekti ku une u perfshiva, ishte pjeserisht i motivuar nga kthimi i Frankut ne Ortodoksi, si edhe ajo qe dukej te ish nje sulm nga ana e ministrave presbiteriane te nje fare seminari ne Veri per te hedhur poshte Romano-katoliket. Pra qellimi ishte: Studimi i mesimeve te Eterve te Kishes se hershme edhe te provuarit e atyre, ashtu sic edhe duhej te ishin, -- Kalvinistet e mire -- para Kalvinit. Kjo mund te tingelloje qesharake, por ka qene nje bindje e thelle. Nqs Kalvinizmi eshte mesimi i vertete i krishtere Apostolik, atehere duhej te ish e dukshme ne mesimet e atyre qe ishin me te afert me Krishtin edhe Apostojt e Tij.

Problemi ishte se Eterit e Kishes nuk ishin Klaviniste. Ata jetonin nje Krishterim shume ndryshe prej krishterimit qe doli rreth 500-viteve me pare ne Europen Veriore. Une e kuptova nga studimi se Krishterimi i Eterve te Kishes eshte Krishterimi i Ortodoksise Lindore, edhe ne fund mu be e qarte se nese deshiroja te isha nje i krishtere, me duhej te hyja me ane te pagezimit, ne Kishen qe vete Krishti e ka themeluar, qe eshte "Shtylla edhe themeli i se Vertetes" (1Tim 3:15).

Une nuk isha thjeshte nje Kalvinist si emer, por isha nje i Reformuar i vertete. Kam qene Plaku drejtues (pastori), nje minister i diplomuar, edhe pjese e nje sinodi qendror i njerit prej dominacioneve me konservative Presbiteriane. Nuk ndermorra asnje hap lehtesisht qe te me sillte jashte sistemit te reformuar te doktrines, por per me teper ka pas qene nje proces gradual, ashtu sikur drejtohej prej vete studimit tim te Eterve. Fillimisht u bera me teper liturgjikal, edhe me vone me ortodoks ne mendimet e mia, derisa une nuk mundesha me te mbetesha me te Reformuarit. Madje edhe atehere uen fillimisht u ktheva ne Anglikan, edhe me vone, pasi zbulova prej Eterve se duhet te kete vetem nje Kishe, flirtova me romano-Katoliket, para se te ne nje nate u solla ne nje sherbese te Mbremesores se Madhe ne nje Kishe Ortodokse, edhe pashe perfundimisht me syte e mi Trupin e Vertete te Krishtit, ne te cilin edhe u pagezova muaj me vone.

Ky eshte versioni i thjeshte i historise sime, pasi nuk eshte as vendi per te treguar ate te gjaten edhe kompleksen. Por per me teper, qellimi i kesaj faqeje, eshte per tu treguar besimtaret e Reformuar mendimet ortodokse, edhe per tu pergjigjur pyetjes, "Cfare do ta shtynte nje te Krishtere intelegjent edhe te Reformuar qe te kthehet ne Ortodoksine Lindore?" Edhe me kete, une po ju pajis me literaturen e meposhteme.

Permbajtje:

Pjesa I: Hyrje e pergjitheshme ne Ortodoksine Lindore.

Pjesa II: Ka Nje Kishe te dukshme, apo eshte e nje asamble e padukshme e te Zgjedhurve

Pjesa III: Tradita e Shenjte edhe Sola Scriptura (Vetem Bibla)

Pjesa IV: Zgjedhja edhe Sinergjia (bashkeveprimi, procesi)


[** Shenim Klod: Per arsye madhesie te materialit qe kam ne dore une do te perpiqem te paraqes vetem piken e katert, qe eshte edhe tema me e rrahur se fundmi ne Forum)


Vijon...