Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 262
  1. #201
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga angelina o2 Lexo Postimin
    Nuk eshte se nuk ke force,nuk ke deshire me te fluturosh,sepse e di cdo te thote te biesh papritur,sepse nuk ka me kuptim e nuk ia vlen,kur e di se cdo fluturim mund te te nderpritet pa kuptim ne mes.
    Vuajtjet paskan sic duket te njejten shembellim tek cdo femer!Sa keq,nuk dua te perjetoje njeri mpirjen dhe vdekjen e brendshme.Me duket se Zoti na ka denuar neve femrave per ate gabimin e Zanafilles,morem ne qafe nje mashkull,sollem ne jete mekatin,tani po na kthehet ky fakt kunder!
    Flutura te uroj te gjesh vertet dashurine,ose me sakte besimin se ajo ekziston!

    Respekte

    Flm shume nga ti qe me kutpon se cfare dua te them ,edhe ne femrat nuk eshte se nuk dijme te duam ne dashurojme ne nje menyre shume te paster dhe dikush e shfrytezon kete pasterti sa qe ne fund te fundit te le pershtypjen se nuk ja vlen me te fillojme te duam serish....shumices se femrave nuk u mungon ajo ndjenja per te dashuruar por eshte frika qe te le ne gjysme te rruges dhe me e keqja eshte kur mendja ndahet ne dysh dhe se ke iden se cilen rruge te zgjedhesh ! Kjo eshte me e keqja ngecja ,frika ,se ndoshta personi qe ti fillon ta duash nuk ta kthen dashurine me dashuri...

    pershendetje respekt edhe nga ana ime.

  2. #202
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205

    Sonte

    Ku ke humbur sonte??? me kane munguar sonte fjalet e tua ,me munguan edhe ato dy puthjet qe ti kerkova ne kembim te nje puthjes time. Te ka zene gjumi sigurisht ,ndoshta numeron ditet qe te kthehesh ne vendlindje ,sa mire me vie qe ditet po te orfohen dhe nje mengjes do te gjendesh aty gezohem edhe une bashke me ty...Sa do te doja qe te te takoja ne nje mengjes dimri ne ate qytetin e bukur ,e te me tregosh se cfare enderre ke pare ??? do te doja ti ndaja pjeset me te bukura te enderrave te mia....ma merr mendja se do me mesoje te fluturoja pa u ndalur sepse je vertete personi me i vecante qe kam njohur. Por kam frike sepse kam nje te mete qe nuk mund ta lejoj veten te mesohem me dicka qe do ta kem gjithmone larg ,sepse ti e di se une e urrej largesine e urrej aq shume sepse me ndane nga njerzit qe une i dua....

  3. #203
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Jo une nuk e urrej largesin!E urrej vdekjen!Largesija mund te ofrohet nese vetem pak i mundohesh.E cka te beje une si ta kthej at qe me nuk eshte?Kot permallohem,kot e therras,nuk me degjon!Pse nuk me zgjodhe mua,po vdekjen?Gjithmon i kthehem kesaj pyetje,edhe pse e dij qe pergjigjeje sdo kem kurr.Sot nuk do te doja fare te mendoj qe je i vdekur,po nuk po mundem,dicka ne mua sot eshte zgjua dhe ne cdo kend me duket qe te shof,po kursesi te besoj qe me nuk je!Pse,pse o shpirt me ike?
    Mora nje laps ne dore dhe nje leter,per cudi vetem emrin tend e shkruaja asgje tjeter nuk me shkonte dora te shkruaj.I lash te gjitha dhe erdha zemer tek ti se bashku me gjithe letren,thuase do ta shohesh!U ula atu pran veshtroja fotografin tende dhe mu duk qe me thoje"Pse shpirt me rendon?E si te beje moj zemer kur ti ike dhe me vete more te gjitha,asgje nuk me le!Sa shum e gjelozova at gur mbi varrin tend,ato lule qe ishin siper varrit i gjelozova,por edhe ju kisha lakmi qe gjithmon ishin me Ty!E une here pas here te vij por nuk me mjafton!Ndoshta nuk mund te qendroj aq gjate zemer,por te betohem qe kurr nuk do te ndaloj deri sa edhe une ti mbylli syt dhe ta mbylli kete kapitull te ,,jetes'sime!Shum te dashta zemer!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  4. #204
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Kam degjuar.....

    Thone qe lumturia eshte fat...
    Nuk jam e ketij mendimi!
    Nuk kam dashur dhe nuk do te doja kurre te isha thjesht nenshtruese e ketij fati...
    Mendoj se mbi te gjitha lumturia eshte pasion dhe mjafton qe jeten ta mbushesh me ndjenjen e saj.
    Shumicen e rasteve njerezit kane frike pasionin,kane frike te duan dhe kane frike te marrin ate bukuri qe mund te japi ideali i mbushur me ndjenjen e dashurise.
    Nuk dua ti nenshtrohem fatit,di vetem ti nenshtrohem dashurise...
    Dua te jem une ajo qe vendos kush eshte e mira ne jeten time dhe absolutisht jo fati...
    Nuk dua te lihem ne meshiren e tij thjesht sepse pata vuajtje dhe shume dhimbje..Dua te zgjohem nje dite te bukur dhe ti them vetes....
    Kjo eshte Lumturia qe zgjodhe dhe e fitove.Ky eshte Pasioni i jetes.
    Dhe nuk do te desha asgje tjeter....Asgje.
    Athua do te zgjohemi ndojhere nga ky ,,gjume''i hidhur Diana?????
    Lutem per Ty me shum se per vete!Sepse une edhe po te zgjohem nuk do gjeje asgje perveq vetmis,lotit dhe mallit!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  5. #205
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    DIANA!
    Me fale qe shkruaj ne ditarin tuaj
    Pasi ditari ime eshte gris cope-cope
    Ashtu si me eshte coptuar zemra
    Ne te me nuk shkruaj dot!

    Nuk po mund ta hapi ditarin
    Dicka duart mi ndalon
    E shiqoj ashtu nga larg
    E shpirti gjak loton!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e gjashtlisat
    Anėtarėsuar
    11-04-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    77

    !!!!!!!!!

    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Nuk e di pse vuaj.....

    Nuk e di akoma se cfare me mundon ne vetvete...
    Ndoshta eshte nje plage e krijuar ne thellesine e shpirtit tim ate dite qe kam lindur dhe qe me kalimin e kohes eshte thelluar aq teper saqe zemra ime sot i ngjan nje humnere te thelle ku ne te cilen edhe njeriu me i forte po te binte ne fundin e saj nuk do te kishte mundesi shpetimi!
    Dhe nuk e di pse gjithmone kam besuar,qe nje dite,ne brendesine e ketij tuneli te erret dhe te thelle....nje dite,nje shprese,nje drite do te shfaqet ose ...ose nje shkemb i larte tek i cili do te doja te mbahesha,diten kur vete qenia ime te kishte deshiren e rrezimit te percmuar dhe vdekjeprures....
    Nuk e kam kuptuar kurre pse me sollen ne rradhen e atyre qe jetojne ne kete toke?
    Mos ndoshta per tu bere hije tokesoreve?
    Apo mos ndoshta per ti thene vuajtjes dhe brenges qe nje ushtar i sapolindur ka hyre ne listen e gjate dhe te pafund te mjerimit......
    Cila eshte kjo mani e jetes e cila si pa gje te keqe te jep lotet dhe dhimbjen,kur ne nje kohe te jep dhe jeten?
    Nuk e kam kuptuar kurre pse!
    Perse ekziston vuajtja?!

    Dhe aq me teper perse jeta ime ka marre nje drejtim te pakuptuar si nje labirint ku ne te cilin ka vetem kthesa te cuditshme!
    Kthesa ku ne te cilat edhe po ece pa shpejtesi ke mundesi perplasjeje....
    Diana!
    Nuk dij pse brenda ketyre rreshtave e gjeta nje pjese te jetes sime!!....ne ditarin tend kuptohet fryma dhe ajri i quajtur dashuri,faleminderit qe me shkrime tuja na bere ta njohim boten e pa njohur ne dashuri.Paq shendet e jetegjat qofsh!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjashtlisat : 15-11-2008 mė 16:44
    Diten kur tė kam pėrcjell...shpirtin tim,me Ty...e lashė!

  7. #207
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205

    Mbremje e zakonte...

    Sonte prap jame vetem ,do iki te fle ketu jeta eshte ne shume raste monotone ,me ka marre malli per qytetin tim te bukur ,per rruget ku kam ecur ,ku kam vrapuar ku isha e lumtur. Do te doja te te kisha prane sonte ,ne realitet jo ne enderr jam lodhur duke enderruar kot...megjithate skam rrugedalje tjeter te ftoj sonte prap ne enderrat e mia ty personi im i vecante....te pres ne te njejtin vend ne te njejten kohe por sonte nuk bie bore!!!

  8. #208
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime...Jeta ndonjehere i ngjan nje ujevare,tek e cila rrjedhat duken te frikshme,por njekohesisht pasionante per ate qe nuk ka frike te notoje.A nuk jemi ne vete qenia njerezore,qe dhe ne momente te tilla kerkojme nje rruge shpetimi?Deshira per te jetuar_do te thoja une!Atehere perse kur lendohemi,perse kur diēka e padeshirueshme na behet barrigade,menjehere mendojme arsyen per te cilen ja vlen te jetojme?Per shume nga ne,dhimbja dhe zhgenjimi,zene vendin me te bukur te zemres,duke e kthyer ate ne nje labirint te akullt,ne te cilin nuk ke te drejte fjetjeje dhe as te shohesh endrra.Dhe nuk duhet te jete ainsi.Kemi ardhur ne kete bote per te luftuar dhe per te fituar mbi forcat e keqberesise.Na duhet ndoshta me teper kurajo dhe optimizem..
    "Carpe Diem"

  9. #209
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Me duket sikur e shoh shpirtin tim njekohesisht me format e trupit tim.E ndjej veten te ekspozuar dhe jam krenare qe po tregohem e pakujdesshme dhe e guximshme,duke dashuruar me kaq ēmenduri!Entuziasmi im e gjen mbeshtetjen tek parfumi i jetes dhe i ketij trendafili qe me aromen e tij ka mbushur dhomen dhe perhapet si nje vale e rende tymi,te cilin te duket sikur mund ta prekesh me dore ose ta presesh me thike...Midis tyre dhe flokeve te mi,kaq prane se bashku,nje lidhje mjaft e mistershme eshte krijuar,forcuar fale lakuriqesise se trupit.Ne driten e qiriut kundroj imazhin e dashurise.Nata perjashta me duket e zbrazet.Mendoj se sa shume e dua ate njeri!Cfare nuk do te jepja po te me donin kaq shume.Ai eshte Zot i vetes time.E perfytyroj si nje diell shpikur nga nje mjeshter fishekzjarresh dhe qe shperthen ne forme shiu te zjarrte.Buzet e mia formojne fjalen "lavdi",e cila ne frengjisht emertōn mekanizmin qe ne piroteknike mundeson realizime fantastike qe kerkojne nje te puthur!
    "Carpe Diem"

  10. #210
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Perse dashurojme gjithmone ata qe na shkaktojne dhimbje?! Dashuria nuk eshte diēka e zakonte per te cilen mund te tjerresh_mendoj une!Me dhemb diku...Ate duhet ta japesh dhe ta pranosh,ta falesh dhe ta marresh pa asnje pretendim,por thjesht me afsh,e cila eshte menyra me e mire per te realizuar intimitetin e shpirtit dhe te trupit. Si adhurimi ashtu dhe dashuria jane aq te njohura per mua. Po te pandehja se ndōnje perendi do me deshte apo do ta doja, do te hiqja te gjitha rrobat ne trup ne ēast dhe do te notoja pa frike ne mes te peshkaqeneve, per te shkuar ta takoja ne oqeanin me te frikshem. Po kete do te beja...
    "Carpe Diem"

  11. #211
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime... Ndodhem ne nje gjendje lakuriqesie te plote perpara nje dritareje qe hapet ne kete nate te eger dhe te pafund,perballe detit te fresket dhe te gjalleruar.Keto mendime me krijojne nje gjendje shpirterore ngazellyese.Nuk e paskam pare vetem me perpara! Zogjte vertiteshin siper detit pa u larguar shume nga kepi vogel qe e lepinin valezat.....prej ku i kishin perzene njerezit,por kur do te ktheheshin pas pak te ēukisnin me te ikur ata aq larg sa mos ti trembnin me!Klithmat e tyre ēanin ajrin me shperthime qe te kujtonin flaket e shpeshta dhe te bardha te zjarrit,ndersa dielli ulej mbi koder dhe rera merrte nje refleks te trendafilte,pastaj te hirte,me pas vjollce e deri sa te erresohej fare.Ato britma ndryshonin,ēuditerisht ne te njejten mase si nje kenge qe ndryshon here pas here tonin...
    "Carpe Diem"

  12. #212
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vetmi!...Te gjithe elementet e natyres i bejne jehone njeri tjetrit.Deshmimtares ne fjale,ne vartesi nga karakteri i saj,i duket vetja e perjashtuar nga nje kompleks i tille.Prandaj provon nje ndjenje vetmie qe i ngjall friken nga te tjeret sa dhe merzine ose kenaqesine e te qenit vetem!..Vetmia nuk eshte e frikshme po ta mendosh holle.Mund ta quash si nje gjendje shpirterore te veēante per rastin tim,nje gjendje krijuar nga dashuria dhe e mbushur me kete ndjenje.E di qe paskam lindur per dashuri si peshku per ujin e zogu per eren,si salamandra per zjarrin...
    "Carpe Diem"

  13. #213
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    .....Nuk kam mbyllur sy kete nate siē e pata menduar,ose pothuaj fare,sepse mendja me punonte tek ēka do me ndodhe naten tjeter!Bente vape,isha gjithe djerse dhe shtrati me dukej teper i gjere dhe sado qe rrotullohesha ne te,nuk e gjeja nje cep te fresket.Zemra me rrihte me nxitim per shkak te loteve te derdhur.Ne mendje me kalonin ca si enderrime te shpejta,te rrufeshme,si shkarkimet e nje potenciali elektrik. Fytyra ime dallohet ne qiell e pervuajtur dhe qe afrohet duke u rrotulluar si nje vorbull ajrore,si nje yll qe ka humbur rrugen diku me poshte se hena dhe yjet.Kjo pershtypje me krijohet nga kjo levizje tyrrjele qe do te therrmohet fare,do te gozhdohet ne toke prej meje dhe prej qiellit,i cili,yll apo fytyre,do ta mbushe pastaj gjithe qiellin dhe do te shkrihej me naten!Atehere vetja me fundoset ne nje lumturi te paane qe s,eshte veēse nata vete,por fytyra e atij qe dua,qe ishte bere nate ne nje shkaperdredhje njollash teper te shndritshme...Sa ēudi _them me vete _qe per mua ai eshte sidomos nje fytyre dhe qe mua me pelqen te jem nje trup per te! Kjo nate qe kalova,nuk do te me mjaftonte ndoshta per te pergatitur kete ngjarje,per ta rregulluar ate si nje dasme mbreterore...me fjale te tjera: si nje balet mekanik.
    "Carpe Diem"

  14. #214
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    .....Shpesh vishem me te zeza.Ajo ngjyre me duket e pershtatshme per ceremonine e vuajtjes dhe nenshtrimin tim. Duke u bere njč me erresiren,ajo do te me ndihmoje te kaloj pa rene ne sy,neqoftese gjithsesi,ndokush mund te me pergjoje per tu mrekulluar me fatin tim. Nga ana tjeter,kjo ngjyre me hedh ne njefare menyre,ne krahet e fuqive te nates misheruar nga ai qe dua ..Kete une e ndjej turbull ne thellesi te zemres,ēka me le te kuptoj qe duke ia mbyllur gojen arsyes dhe vullnetit,duke shuar ēdo shkendi pavaresie,ajo me mahnit dhe i jepem me mish dhe me shpirt botes se erresires...Perpiqem te freskoj kerkesen e kujteses,duke deshiruar si neper ethe te mos kem harruar asgje nga faqet e lexuara fshehurazi,poshte librave te gramatikes ose nje lende tjeter...Dielli qenka ngritur lart ne qiell dhe kanata e ketij ballkoni qe nuk eshte mbyllur krejtesisht,po le te futet ne dhome nje rreze drite te gjere!..
    "Carpe Diem"

  15. #215
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,882
    Tė pėrshėndes Diana.

    LUMTURIA NUK ĖSHTĖ SHUM LARGĖ

    Ο Dianė e bukur! Si Bliri kur ēel,
    E mbush me aromė ambientin pėrreth!
    Nė zėmrėn tėnde,njė lule e bukur..,
    Rėnduar nga lotėt,pret ditėn me diell.

    Hape dritaren tė hyjė drita,
    E flake trishtimin,sa mundesh mė largė.
    Thuaj:-"Rilinda o jet e bukur",
    Dhe lumturia nuk ėshtė shum largė.
    Danel Cana

  16. #216
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Diana , u be kohe qe na mungoje.

    Urime per ditarin. Me eshte e bere e domosdoshme, sa here te hap forumin , te shfletoj ditarin . Te gjitha keto copeza, jane monologu meinteresant nje novele, qe besoj se nuk do tekshte dashsamires te letersise dhe njeri te dashururar te mos ndjente emoconet befasuese qe ju percillni kaq bukur.
    Mblidhi Diane, dhe do te jene Novele , ose roman ne lartesine e Vrxhinia Wolf.
    Me respekt Genti.

  17. #217
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shume flm Ali babe Tepele....I nderuar Gentjan Banaj te falenderoj nga fundi zemres per kurajon dhe besimin e dhene tek letersia. Me shume respekte.Diana
    "Carpe Diem"

  18. #218
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205

    pershendetje

    Diana kam nje pershendetje te vecante per ty dhe me vjen mire qe je kthyer tek ditari yt. Ka kohe qe s'kam lexuar nga ty. Te pershendes .

  19. #219
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E dashur Flutura...Te falenderoj shume per pershendetjen dhe njekohesisht per pelqimin e ketij ditari. Te pershendes duke te uruar fat dhe lumturi pafund.Me respekte..Diana
    "Carpe Diem"

  20. #220
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    ...Gjithmone kam menduar qe dijet e mia edhe pse mund te kishin ndonje te ēare,jane me siguri me te plota se pervoja e dikujt qe njoh dhe kjo me nderon si femer.Tendosja e mendimit po fillon te me bjere,sepse shqetesimi po fillon te me hallakatet..Me ka pushtuar tani nje lodhje dhe nje rreke lotesh pafund.Gjumi ndoshta do me pllakose si nje dallge qe rrokullis tufa te tera bimesh detare dhe une po filloj te humb vetedijen ne nje kohe qe perjashta pershendetjet ,thirrjet, dhe te qeshurat deshmojne pranine e jetes qe dita i ka kthyer ketij vendi.Dua te rri vetem shtrire ne kete dhome gjysem te erret...Nje enderrim po me shfaqet para syve ose po me magjeps,zanafilla e te cilit eshte nje rreze drite,e cila po vjen nga kanata e hapur ne ēastin kur dielli po i afrohet horizontit,duke krituar para meje nje njolle te kuqe,ose me sakte te purpurt per shkak te suvase ngjyre jeshile te mureve...
    "Carpe Diem"

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •