Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e plumbi
    Anëtarësuar
    23-10-2002
    Vendndodhja
    Iliridë
    Postime
    74

    Question Loti për mëshirë...

    Loti për mëshirë…

    O ç’u plaka duke menduar për të kaluarën. Aq më shumë u plaka kur shoh se asgjë nuk po na pret në të ardhmen. Përsëri lojëra me plotë e përplotë gracka politike. Ah i gjori populli im, ah i gjori kombi im! Keni mbetur në duart e të padefinuarve, keni mbetur si foshnjë e posalindur, i pafuqishëm! O ç’më dogji malli për Lirinë e vërtetë. Pa më thoni ju lutem, si është Liria e vërtetë? Ju lutem, më tregoni se çka në të vërtetë është Liria? A e ka parë dikushi Lirinë e vërtetë? Më thoni ku ta gjej? Oh më tregoni se jam duke u zhytur në greminë, jam duke u fundosur në oqeanin e lotëve!
    O ju male që më rrethoni, e di se jeni të njomura me gjak, e di se jeni duke pritur ditën kur do të jeni të lirë. Ju e pritni ditën që të vijë mbi ju shqiponja e këtijë trolli, të fluturojë mbi majat e thepitura duke kënduar Këngën e Lirisë. Ju prisni që dielli të lind nga perëndimi.
    O ju fusha, e ju bjeshkë të vendit tim! A e keni haruar apo jo amanetin e të parëve tanë? A e dini ju se gjaku që u dha ngjyrë luleve tuaja është gjaku i njëjtë sikur para qindra viteve?! Mos u habitni me ne, ne jemi sikur që ishim edhe atëherë kur ju u ujitët me gjakun tonë. Ne jemi po ata njerëz. Mos mendoni se ne vdiqëm. Jo, paskeni gabuar. Na forcohemi edhe më shumë kur dikushi mendon se ne jemi zhdukur. Ne jemi të kapur për një litari të fortë që asnjëherë nuk guxon të këputet. Ne do të jetojmë bashkë me ju.
    O plumb që fishkëllen në veshët tanë, a më thua, kur do të takohemi përsëri? A më thua, a nuk pate mëshirë kur u fute në zemrën e njeriut? A nuk mendove se ti je prodhuar po nga ato duar që sot të lëshojnë nga gryka e armës?
    Sa keq, po luajm si aktorë në këtë epizodë të kësaj bote, duke menduar se nuk do të mbarojë kurrë. Mos u mashtroni, jeni vetëm në një skenë, pastaj rolin tuaj do ta mer dikush tjetër. Mos u merakosni se do të humbni nga kjo. Jo, ju do të jeni ata që do të fitoni po të mos e luani keq rolin tuaj.
    O ju male, më merni ju lutem, më merni atje lartë në zemrën tuaj. Unë këtu kam frikë, jam si një i huaj! Druaj të mos e humbi rrugën, prandaj mermëni dhe mua atje tek ju. Nuk duroj dot të shkilet gjaku i derdhur, nuk toleroj të hidhet amaneti i të rënëve për liri, nuk duroj që emri i dikujt të bëhet apostull!
    O ju maja të Sharrit plak, dhe ju të Korabit të thepitur që më rrethoni në të katër anët. Mos më lini vetëm, mermëni dhe mua të jetoj me ju. Mermëni atje ku uji buron nga zemra e shkëmbit. Atje ku Shqiponja vetëm shqip di të flasë. Atje ku edhe guri edhe lulja kanë domethënien e vetë. Mermëni dhe mos më ktheni më. Futmëni në mesin e shkëmbijve të thepitur. Aty dua të jem gjithmonë. Dua të ngrohem nën kthetrat e shqiponjës, jo më nën rrezet e diellit. Mos më leni, ju lutem mos. Këtu do të humbem, nuk shoh rrugë të drejta, janë nën hijen e reve të zeza. Unë dua të jetoj atje tek ju, bashkë me milingonat, insektet, kafshët dhe shpezët e malit. Dua të jetoj në zemrën tuaj tek foleja e shqiponjës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Liria nuk dhurohet, ajo me gjak fitohet.

  2. #2
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    +
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Plumbi!


    Uroj te na vi ajo liria e vertete qe deshiron ti dhe te tjeret.
    Uroj qe populli te nderoj per apostull ate qe adhuron ti personalisht. Athere ndoshta dhe plotesohet deri dikund endrra juaj.
    Nji pyetje kam dhe dua te pergjigjesh vetem me te verteten..

    A mund ta di ku eshte ky vend ku eshte marre ajo foto me luftetaret. Cili katund, cili Pyll, cila rruge eshte ne ate foto.

    Cdo te mire!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Plumbi..harrovanji gje..mundesisht trego dhe daten e sakte kur eshte bere ajo foto..mundesisht muajin dhe vitin..

    Cdo te mire!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e plumbi
    Anëtarësuar
    23-10-2002
    Vendndodhja
    Iliridë
    Postime
    74
    Brari!

    Pse vallë kaq shumë të intereson vendi, data, dita, pylli, muaji, i kësaj fotografie??? Mjafton të kënaqesh kur sheh në foto vëllezërit tu të reshtuar me një qëllim.
    Liria nuk dhurohet, ajo me gjak fitohet.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-03-2010, 09:30
  2. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. C'eshte meshira?
    Nga green në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 12:06
  4. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40
  5. Mëshirë
    Nga drini_në_TR në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2003, 13:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •